2020-04-04

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ripërsëriti se në takimet me emisarin e presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, asnjëherë nuk i ka premtuar se do ta heqë tarifën, pa reciprocitet.



“Kanë qenë dy takime me Grenellin, një në tetor dhe një në janar, në të dyja ka qenë temë tarifa. Në të dy takimet e kam mbajtur qëndrimin e njëjtë, por ambasadori Grenell ka mundur t’i paraqesë mesazhet ku unë paskam thënë se e heq tarifën pa reciprocitet. Natyrisht se s’ka mesazh të tillë. Unë vazhdimisht kam thënë se tarifën duhet ta zëvendësojmë me reciprocitet, asnjëherë s’kam vënë pikë në fjali duke thënë se duhet ta heqim tarifën.

Ambasadori Grenell ka mundur ta shohë ndonjë pikë timen si presje. Nëse ka ndonjë politikan që dihet si mendon, jam unë. E dini, presidenti serb Vuçiqi që tha s’kemi trysni nga amerikanët. Nuk e di si erdhëm në këtë situatë ku Kosova, që ka për kryeministër dikë që ishte në burgjet e Millosheviqit ka pakrahasueshëm më shumë trysni sesa Serbia që duket se s’ka trysni fare e e ka për president një që ishte ministër i Millosheviçit. Si erdhëm në këtë situatë?”, tha Kurti në emisionin DESKU të KTV-së.

Ai shtoi se Kosovës i nevojiten edhe SHBA-ja edhe BE-ja dhe shtoi se s’ka zëvendësim për to. “Pa SHBA-në s’mund të kemi mbrojtje nga Rusia”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar përmes një letre kreut të qeverisë në detyrë e shefit të LVV, Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për kryeministër.



Në këtë letër, Thaçi e njofton Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, derisa, thotë se subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër.


Përveç kësaj letre, Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit, duke e falënderuar për dy letrat që ia ka nisur dje, derisa ka thënë se ishte kënaqësi që janë takuar.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se për herë të parë vendi kishte një qeveri që në programin e saj kishte përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë.



Ajo ka kujtuar rastin e Dren Cakës, i cili është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë

Osmani përmes një statusi në Facebook shkroi se “për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi. Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”.

Dje ishte 21-vjetori i masakrës në lagjen “Qerimi” në Gjakovë.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi në emisionin “Open” se atij nuk i është kërkuar nga SHBA-ja që të tërhiqet. Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër, e kjo solli zgjedhje të parakohshme në Kosovë.




“Unë kam qenë në Uashington ku për 2 orë e 30 minuta pata një takim me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Mike Pompeo. Por marrëdhëniet janë shumë të mira, por nuk më kanë kërkuar ata të largohem. Unë dhashë dorëheqjen si kundërshti për përpjekjet për ndarjen e Kosovës, nga Federika Mogherini, (përfaqësuesja e BE-së për Politikat e Jashtme). Tani do të kontribuoj duke forcuar partinë. Mendoj se kështu bëj mirë për Kosovën. Ndërsa nuk mendoj se është e drejtë që të angazhohem në një qeveri, sa për një vend pune.”, tha Haradinaj.

Ai tha se Albin Kurti e ka humbur shumicën kështu që nuk ka mundësi ta shpërbëjë parlamentin.

“Albin Kurti është rrëzu nga aleati i vet dhe mocioni i mosbesimit u përkrah nga opozita. Albin Kurti nuk mund të qëndrojë në qeveri sepse është pakicë. Parlamenti i Kosovës nuk kërkon të shpërbëhe. 2/3 e parlamentit nuk kërkon të shkojë në zgjedhje, kështu që Kurti nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohsme”- tha Haradinaj.

Hashim Thaçi akuzon Albin Kurtin, autoritete serbe veprojnë në territorin e Kosovës


Situata e krijuar në komunat e Veriut të Kosovës është e papranueshme dhe është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.



Kështu deklaroi Presidenti Hashim Thaçi, teksa e shtoi dozën e kritikave për premierin në detyrë të  Kosovës Albin  Kurtin, kur tha se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë.



“Të gjitha masat e ndërmarra nga institucionet shëndetësore dhe ato të rendit e ligjit, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka për detyrë të sigurohet që të zbatohen anekënd territorit të Republikës së Kosovës”  tha  presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“Si President i Republikës së Kosovës jam duke e përcjellë me shumë shqetësim situatën e krijuar në veriun e Republikës së Kosovës. I bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i përmbushë përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve tanë, të të gjitha komuniteteve, në tërë territorin e Republikës së Kosovës” e mbyll Thaçi deklaratën e tij për mediat.

Doktori gjerman më punë në Angli gjen vdekjen në Babelsberg të Berlinit nga Coronavirusi COVID 19.


Një doktor me bazë në Londër që refuzoi urdhrat e vetë-izolimit pas shfaqjes së simptomave të Covid-19 u gjet i vdekur pranë apartamentit të tij në Berlin, duke shkaktuar alarm se mund të ketë infektuar të tjerë gjatë fluturimit të tij nga Anglia.

Qytetari 58 vjeçar me kombësi gjermane punonte në Britani dhe eprorët i kishin thënë të vetë-izolohej prej datës 19 mars 2020 pas shfaqjes së simptomave të lidhura me koronavirusin, por nuk kishte bërë testin.



Më 25 mars 2020 ai udhëtoi drejt Berlinit, ku ka të afërm dhe zotëron një apartament në zonën Babelsberg në periferi të kryeqytetit. Prej të premtes ai nuk i përgjigjej më telefonatave kur dhe u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Babelsberg. Analizat postmortem tregonin se vuante nga Covid-19.

Çështja ka shkatuar zemërim mes qytetarëve gjermanë. “Jam i nevrikosur,” tha kryebashkiaku i Potsdam, Mike Schubert, për Berliner Zeitung. 

“Ishte një doktor që i njihte rreziqet dhe përsëri shkon e përzihet me turmat në disa shtete, një njeri që vepronte pa përgjegjshmëri”, shtoi ai.

Policia federale gjermane dhe ajo britanike kanë kaluar këtë javë duke ndjekur kontaktet e mundshme të doktorit të paemëruar gjatë rrugës së tij nga Anglia në Gjermani, që besohet të ketë ndodhur me fluturimin e 25 marsit 2020 të linjave Ryanair, nga aeroporti i Londrës Stansted, në atë Schönefeld në Berlin, i cili kishte pasur 41 pasagjerë.

Stomatologët, 6 muaj heqje licence nëse hapin klinikat në kohë pandemie


Urdhri i Stomatologut Shqiptar ka lëshuar një njoftim për të gjithë stomatologët në vend. Në njoftimin e tyre bëhet me dije se të gjithë ata që shkelin urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë do t’u hiqet licensa për 6 muaj.

“Stomatologët që shkelin Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë për mbylljen e klinikave dhe kabineteve dentare për shkaqet e pandemisë Covid-19, do të poçedohen nga komisionet e disiplinës profesionale të U.S.SH. me heqje të liçensës për një afat 6 mujor,“-shkruhet në njoftim.


Disa ditë më parë, ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu urdhëroi mbylljen pa afat të disa institucioneve dhe aktiviteteve ku mund të përhapet koronavirusi. Ndër to ishin të përfshira edhe klinkat dentare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...