Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/17

Nga Prof. Dr. Kim M. DRASA : Nuk ka kurim për COVID-19, mos u gënjeni nga se çfarë thotë interneti




Prof. Dr. Kim M. DRASA, MD, PhD.
* Urolog & Sexolog
* President i Shoqates Urologeve & Sexologeve Shqiptare
“MAKSUT DRASA”.

*Ne Urologjine Europiane ka titullin:”Emer i Spikatur ne Fushen e Botimeve Urologjike Europiane.”

(Prof. Francesco Montorsi, Editor-in-Chief, European Urology).

*Antar i vecante i fondacionit: “POST FINASTERIDE SYNDROME FOUNDATION “; Media Awareness Page (PFS-Foundation, New Jersey, USA).

*Antar i vecante Seksologjise Boterore. Website: “ISSM Find a Provider Directory”.

*Titull si “EAU SENIOR Membership.”

*Antar i Shoqates Amerikane te Urologjise (AUA).
*Antar i Shoqates Europiane & Boterore te Sexologjise“ESSM–ISSM”.

*Fitoi Çmimin e Vendit te 1 re me Studimin me Titull:
”PSA VDIQ, JETE te gjate PSA”(PSA is DEAD, Long Live PSA), (Awarded to Kim M. DRASA, MD, PhD), ne Simpoziumin e 4 te Internacional per Kancerin e Prostates & Onkollogjin Urologjike. 

(Mount Sinai Hospital; 8Nendor2019, Manhatam, New York, USA.).

Mos u gënjeni nga se çfarë thotë interneti

Nga Prof. Dr. Kim M. DRASA

Këtë artikull po e nis me këtë thënie: E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë dëme po aq sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, por në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.

Njerëzit janë më pak apo më shumë të paditur dhe kjo është ajo që quhet VIRTYT ose VES (vesi del vetëm me shpirtin), ndërsa vesi më dëshpërues është ai i padijes, që pandeh se i di të gjitha dhe atëherë i jep vetvetes të drejtën për të vrarë. Shpirti i vrasësit është i verbër dhe as mirësi të vërtetë dhe as dashuri të bukur nuk mund të ketë nëse mungon e gjithë qartëpamësia e mundshme.

Dezinformime rreth COVID-19, që aktualisht po përhapen online, duke përfshirë shumë fake kura ose trajtime për sëmundjen.
Të paktën 7 kompani janë paralajmëruar nga Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) për produktet e tyre false se gjoja trajtojnë COVID-19.
Produktet e cituara në këto shkresa paralajmëruese përfshijnë: çajrat, vajrat thelbësore, tinkturat dhe argjendin koloidal.
Sikundër ankthi për koronavirusin është përhapur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe vazhdon të rritet, po ashtu edhe lajmet (Fake news) për gjoja kurimin dhe trajtimin e Covid-19, sëmundjeve të shkaktuara nga virusi, po përhapen potencialisht me “shpejtësinë” e dritës. Po përhapen me shpejtësi potenciale.

Kjo është arsyeja që nxiti FDA dhe Komisionin Federal të Tregtisë (FTC), USA, për t’i dërguar shkresa paralajmëruese 7 trusteve (kompanive gjigante), të cilat ishin duke shitur aktualisht “produkte false për COVID-19”, të cilat pretendojnë se parandalojnë ose trajtojnë sëmundjen.

FDA deklaron se “aktualisht nuk ka vaksina dhe ilaçe të aprovuara për të parandaluar ose trajtuar COVID-19”.

MBULIMI I VIJËS SË SHËNDETIT TË KORONAVIRUSIT, HEALTHLINE’S CORONAVIRUS COVERAGE

Njerëzimi qëndron i informuar me updatet tona rreth shpërthimit aktuale të COVID-19. Gjithashtu, vizitoni portalin: “coronavirus hub” për më tepër informacion sesi të përgatitemi, këshillat mbi parandalimin dhe trajtimin si dhe rekomandimet e ekspertëve të vërtetë. (live updates coronavirus hub).

FDA aprovoi kërkesën drejtuar kompanive ku u kërkonte që të tregojnë se produktet e tyre – jo vetëm veprojnë ashtu siç thonë, por gjithashtu janë të detyruara, ligjërisht, të theksojnë që produktet e tyre, të cilat i tregtojnë, janë shëruese. Kjo shkresë përfshin urdhrin që pretendimet e tyre për cilësinë dhe efektet shëruese të produkteve të tyre të jenë të mirëdizenjuara me studime shkencore të besueshme.

Shumica e këtyre kompanive, të cilat u lajmëruan nga FDA, kanë kaluar përmes këtyre procedurave.

Kompanitë, të cilave iu dërgua kjo shkresë janë: Colloidal Vitality LLC, Guru Nanda LLC, Herbal Amy Inc., Quinessence Aromatherapy Ltd, The Jim Bakker Show, Vivify Holistic Clinic dhe Xephyr LLC dba N-Ergetics.

Komisionieri i FDA, Dr. Stephen M. HahnTrusted Source, ka thënë në një lajmërim që agjencitë “konsiderojnë se promovimi dhe shitja e këtyre produkteve COVID-19 false janë si një kërcënim për shëndetin publik”.

FDA do të vazhdojë të monitoroje online burimet për produkte të tjera false, “veçanërisht gjatë një tipari sinjifikant që ka të bëjë me shëndetin publik sikundër është‘Coronavirusi’”.

Shkresat paralajmëruese janë tamam hapi i parë. Agjencia (FDA) thekson se do të marrë hapa shtesë kundër çdolloj kompanie farmaceutike ose jofarmaceutike nëse ato do vazhdojnë të tregtojnë produktet e tyre të pacertifikuara nga FDA.

FTC është gjithashtu duke paralajmëruar konsumatorët nëpërmjet email-eve apo numrave të telefonit në lidhje me COVID-19.

Kjo përfshin edhe email-et që ju vijnë nga: Centers for Disease Control and Prevention (CDC), World Health Organization (WHO) ose nga agjenci të tjera qeveritare.

FAKE PRETENDIME SHËNDETËSORE PËR COVID-19

Fake pretendime shëndetësore që përhapen në internet nuk janë ndonjë gjë e re. Këto mashtrime kanë ekzistuar qëkur ka filluar interneti dhe paturpësisht vazhdojnë edhe në këtë situatë tragjike për njerëzimin.

Timothy Caulfield, një profesor i së drejtës shëndetësore dhe politikës shkencore në Universitetin e Alberta në Edmonton, ka dokumentuar dhe diskretituar këto gënjeshtra që prej shumë vitesh më parë. Aktualisht, profesori është duke trajtuar të gjitha dezinformimet rreth “kurave” për COVID-19, duke shkruar në “Twitter”: “ JO, zbardhues ose urinë lope nuk do të mund t’ju ndihmonin. JO, rregullimi kiropraktit nuk do të mund të ‘rrisë’ sistemin tuaj imunitar. JO, ju nuk keni nevoje për suplemente prej një natyrupathie. Dhe JO të fortë gjoja për të rregulluar funksionin hemopoetik!”

Catherine Troisi, PhD, një epidemiologe në shkollën e shëndetit publik në Austin, thotë qe fake pretendime shëndetësore mund të jene të rrezikshme në shumë situata—si kur person me kancer nuk mund të marrë mjekimin sepse ata janë duke përdorur një variant tjetër, të cilin e kanë lexuar në rrjetet, mediat sociale.

“Por diferenca me COVID-19 është që ka një pjesë të madhe e njerëzve të shqetësuar dhe që u ka humbur shpresa se mund të shërohen, të ndodhur atje jashtë, të cilët mund të jenë të ndjeshëm ndaj këtyre tipeve të fake reklamave dhe për këtë arsye të gabuar, i blejnë dhe i përdorin”, theksoi kjo epidemiologe.

Disa pretendime, si ajo që mos hani akullore, janë pothuaj të habitshme se nuk kanë asnjë bazë reale.

Të tjera, siç është ha sa më shume hudhra, nuk janë vetë të dëmshme, nëse ky mendim nuk ju mban larg këshillave mjekësore, që aktualisht kanë evidencime shkencore që i mbështesin ata që ju këshillojnë shkencërisht. Konkretisht është gabim mendimi se vetëm duke ngrënë hudhra me shumicë, ju nuk keni nevojë për gjëra të tjera, të cilat shkencërisht janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga ky virus.

Por disa produkte mund të jenë të dëmshme, siç janë ato që gabimisht quhen “suplemente minerale të mrekullueshme” ose MMS. Këto përmbajnë chlorine dioxide, i cili është një agjent zbardhues shumë i fuqishëm, i cili mund të shkaktojë efekte anësore serioze siç janë të vjellat dhe diarre të ashpra.

Edhe disa kurime të bëra në shtëpi për të mjekuar COVID-19 mund të jenë, bile edhe vdekjeprurëse.

“The Daily Mail” ka raportuar se të paktën 44 njerëz vdiqën në Iran prej helmimit nga alkooli mbasi kishin pirë me shishe, jo me gota, se kishin menduar se po të pinin alkool me shumicë do të ngadalësonin përhapjen, bile mund të ngordhnin viruset nëse ishin futur në trupin e tyre.

Mënyra më e mirë për të ngadalësuar transmetimin është duke ndjekur hap pas hapi të gjitha këshillat shëndetësore, të cilat ju merrni nga burime të sigurta, siç janë larja shpesh e duarve, evitoni kontakte shumë të afërta me njerëz, të cilët janë të sëmurë, patjetër edhe me ata që mund të përballeni pa dashje, ballë përballë në rrugë ose në supermarket si dhe qëndrimi në shtëpi nëse ju jeni të sëmurë. Dhe pastroni dhe dezinfektoni shpesh pjesët e prekura, tamam ashtu siç duhet.

Disa njerëz në mediat sociale janë duke rekomanduar që ju duhet të përdorni produkte siç është vaji esencial, por këto nuk mund të jenë efektive kundër koronavirusit.

CDC ofron këshilla se cilat janë burimet e besueshme për të hequr qafe koronavirusin me pastrim, duke përfshirë produkte, të cilat janë provuar dhe kështu dihet që janë efektive duke pastruar për të hequr qafe këtë lloj koronavirusi.

PANDEMIA E DEZINFORMACIONEVE

Dr. Scott C. Ratzan, lektor i njohur në CUNY Graduate School të Shëndetit Publik dhe Politikave Shëndetësore, thotë se ne duhet të njohim rolin e qeverisë në mbrojtjen e popullit prej mashtrimeve shëndetësore, nëse ato janë fake trajtime për sëmundjen e Alzheimer ose “kurimet” për këtë koronavirusin e ri.

“U.S. FDA dhe FTC bëjnë një punë të mirë në paralajmërimin e popullit rreth produkteve mashtruese”, thote Ratzan, “akoma ne duhet të jemi të përgatitur ndaj mediave që duhen vënë në majë të gishtit, gjërat që ato reklamojnë para se ato të na dëmtojnë”.

Ai rekomandon që njerëzit të flasin me doktorin e tyre ose me sigurues të tjerë të kujdesit shëndetësor para se të përdorin ndonjë “kurë” për një sëmundje ose keqësim dhe t’i kërkojnë vetes tuaj nëse shërbimi ose produkti mund të bëjë ndonjë dëmtim. Troisi gjithashtu duartroket për përpjekjet e qeverive për të zhdukur pretendimet mashtruese për shërimin e COVID-19 dhe thotë që pronarët e kompanive teknologjikë duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shpërndarjen e dezinformimeve.

Ka të dhëna që këto kompani janë duke shkuar drejt sfidës. Për shembull, po të kërkosh në Google “COVID-19”, tani të shfaqen publikime nga rrjeti kryesor, ndjekur nga linku CDC; WHO ose agjenci të tjera të shëndetit më tepër të njohura.

Por Ratzan lajmëron: “Bile, nëse Amazon, Facebook, Google dhe të tjera janë duke provuar të jenë vigjilente, tregu dhe mundësitë për të ndaluar frikën janë një sfidë.

Troisi rekomandon se populli duhet të kërkojë burime të sigurta mbi informacionin, siç është CDCTrusted Source, WHOTrusted Source ose departamentet shtetërore ose shëndetësore.

“Për të luftuar këtë koronavirus pandemik, neve na duhet shkenca dhe jo frika”, tha ajo. “Për të marrë këtë shkencë këto [websites] bëjnë mirë të ikin, të na lënë rehat e të mos na fusin frikën”.

Troisi shton që më tepër gjithashtu nevojitet për tuberë më të sigurt që këto informacione të besueshme rreth COVID-19 të arrijnë te çdo njeri, duke përfshirë edhe njerëzit që nuk janë të arritshëm nga online.

“Ne thjesht supozojmë se të gjithë janë tru teknik, por që kjo nuk është e vërtetë”, theksoi ajo. “Dhe disa njerëz nuk kanë akses në internet sepse janë të varfër”.

BURIMET E LINJES SHENDETËSORE

A keni ju simptoma të COVID-19? Opsioni juaj për kujdesin

Merrni në telefon personin e kujdesit tuaj shëndetësor dhe diskutoni me atë për simptomat që keni, para se të shkoni për t’u vizituar te qendra shëndetësore ose merrni në celular një nr. urgjence, 127, dhe tregojini që ju mendoni se keni COVID-19. Veproni tamam siç do t’ju këshillojnë.

Fakti që personat asimptomatikë janë një burim potencial infektimi nga COVID-19, duhet patjetër të garantojmë rivlerësimin e dinamikës së transmetimit të shpërthimit aktual. Në këtë kontekst, përcaktimi i COVID-19 edhe në një ngarkesë më të lartë virale në një person në konvaleshencë (Pacienti 1), pra, mbasi ai është shëruar dhe po rigjeneron vetveten, ngjall shqetësimin për derdhjen (nxjerrjen) e zgjatur të COVID-19 edhe pas shërimit te pacientët. Në këta pacientë mbetet të provohet me anë të kulturës virale se a ka akoma virusin në trupin e vet.

Duhet të dini mirë se ekspirimet, teshtitjet dhe kollitjet jo vetëm që përbëhen nga pika mukosalivare (pjesë nga pështyma), të cilat ndjekin trajektoren e emetimeve gjysmëbalistike të distancës me rreze të shkurtër, por më e rëndësishmja, janë bërë kryesisht nga një re e gazit shumëfazor (nga fuqia e ventilatorëve) që ngërthen në ajër ambientin (si në kurthe) dhe mbartin me vete grupe pikash (spërklash) me një vazhdim qëndrimi në ajër dhe kjo kohë varet nga madhësia e këtyre pikave. Sipas meje, kjo është arsyeja më e shpjegueshme që po infektohen kaq shumë mjekë të frontit të parë (ballë përballë me COVID-19). Konkretisht, janë ventilatorët në dhomat e pacientëve. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe infektimin e infermierëve dhe të personelit shëndetësor që është në dhomën e pritjes, të rasteve të infektuara. Pra, kjo bën që personat, kur hipin në ashensor, mos ta hapin asnjëherë ventilatorin se para tyre mund të jetë futur ndonjë person i infektuar me COVID-in.

Në Wuhan u pa që koncentrimi më i madh i sasisë së koronavirusit u gjet të ishte tek objektet e tualetit si dhe te dhomat e urgjencës ku qëndronin personat me Covid-19.

Mikrobiota (flora intestinale) në zorrët tona ka shumë rendësi për forcimin e Sistemit tonë imunitar. Pra, sa më natyral ta keni, aq më të mbrojtur jeni nga viruset.

Italianët (Alessandro Manzoni Hospital; Lecce- Itali) kanë zbuluar që COVID-19 mund të eksperimentojë edhe manifestime në lëkurë. Konkretisht, rreth 44% e këtyre rasteve që shfaqin manifestime në lëkurë fillojnë me shpërthime të puçrrave ose njolla, skuqje të lëkurës, urtikarie (teptisje-eruption) në lëkurë si fillim i simptomave të infektimit, ndërsa pjesa tjetër (56%) e pacientëve që preken nga COVID-19, u ndodh të shfaqin manifestime në lëkurë pas shtrimit ne spital.

Vazhdon të vërtetohet se edhe kafshët e tjera mund të kenë COVID-19 se të dielën u konstatua i prekur një tigër, 4 vjeç, në kopshtin zoologjik të Nju Jorkut.

Mesazhi: “Së pari mos bëni dëm. Pra, pse po dëmton veten!!!! sepse dëmton edhe të tjerët”.

KUJDES – RREZIK VDEKJE NGA COVID-19!!!!!!!

Po zbatuat këto porosi, KURRE nuk ju kap COVID-19:

1) Mos dilni pa maska dhe pa doreza dhe kur ktheheni në shtëpi, asnjëherë mos harroni radhën e veprimeve: në fillim hiqni dorezat dhe pastaj maskën.

1) Pallton o xhupin hiqeni dhe nxirreni në diell

2) Pastaj lani duart

3) Lani ambientin ku do të gatuani

4) Para përdorimit lani çdo gjë që do ushqeheni

5) Ushqimet që mund të zihen, mos hezitoni, por i zieni; se temperatura mbi 27 gradë celsius e ngordh koronavirusin.

6) Burrat ta fillojnë ditën duke u përulur para grave, se pa gratë Covid-19 do t’i zhdukte të gjithë meshkujt.

7) Mos u dorëzoni se edhe disa ditë dhe do fitojmë se Covidi do ikë nga ngrohja e kohës- mbi 30 gradë c.

8) Dëgjoni vetëm muzikë, muzikë, muzikë. Ata që duan të lexojnë libra, të lexojnë tregime dhe jo romane se lodhet truri; libri lexohet kur je i qetë se nuk kupton asgjë nga ato që lexon;

9) Shumica nuk ka lexuar asnjëherë libra, prandaj muzika është këshillë për popullatën.

10) Lajmet i shikoni vetëm një herë dhe jo e gjithë familja, por vetëm njëri që është më i qetë nga fisi dhe ai të lajmërojë të gjithë fisin; shyqyr celularët nuk i kapka ky mostër; e keqja merret vesh menjëherë; më keq se kaq nuk ka se të ndodhë.

11) Mos harroni distancën (2 metra) se ka edhe persona asimptomakikë, qe janë shumë më të rrezikshëm për të përhapur Covid-19.

12) Mos mendoni se personit që u shërua mund t’i rrini përballë pa u mbrojtur.

13) Simptoma e parë është humbja e nuhatjes dhe pastaj e shijes. Kontrollohuni, mos prisni sa t’ju fillojë kolla dhe temperatura.

14) Covidi-19 futet edhe nga syri nëpërmjet kanalit të lotit kalon në hundë, pastaj në faring dhe futet në bronke (mushkri) dhe për të evituar këtë mbani syze që dhe po harruat dhe çoni gishtat te sytë nuk ju lejojnë syzet të prekni sytë.

15) Personat që mbajnë lente në sy; këto kohë mos t’i përdorin se rrezikohen, por të mbajnë syze optike

16) Covid-19 po përhapet edhe me nxjerrjen e frymës (expirim) dhe të folurit normalisht.

17) Shkencëtarët vërtetuan se ky përhapet edhe me rrugën- aerosole (me ajër); pra, jo vetëm me spërkla, pra:

18) Sars-cov-2 ‘fluturon’, qëndron në ajër (airborn).

19) Në ashensor mos përdorni ventilatorin.

20) Grada e infektimit varet nga sasia e virusit që merr; pra, sa më shumë virus, aq më keq do jesh.

21) Pacientët e infektuar me Covid-19, si manifestim i parë mund të jenë edhe manifestimet në lëkurë, si skuqje; puçrra; urtikarie (edhe pa kruarje).

22) Po zbatuat këshillat e mësipërme, do jeni pothuaj të paprekur nga covid-19 dhe do të dilni pa depresion, nga kjo “luftë”.
Prof. dr. Kim M. Drasa, (MD, PHD), Urolog & seksolog, president i AUSA “Maksut Drasa

Shkrimtari dhe Fjalori

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit 
si një shërbesë e vyer për gjuhën shqipe. 



Nga Mira Meksi



Në nëntor të vitit 2019 u vu në qarkullim nga botimet “Bota shqiptare” fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit, i cili mban kaluar 25mijë shprehje frazeologjike. Kushdo që merret sadopak me gjuhësi, apo është thjesht një lexues i mirë, e kupton se bëhet fjalë për një vepër nga më madhoret në këtë lami, nga ato që kërkojnë për t’u hartuar domosdo një dituri të jashtëzakonshme të fushës, një përvojë të shumëgjatë dhe po aq të jashtëzakonshme sa dituria, një vullnet titanësh dhe një jetë pothuaj asketësh, – me pak fjalë kërkojnë një hero me gabaritin mitologjik që të bëjë një nga “punët e Herkulit”. Apo thjesht një të “marrosur gjenial”pas gjuhës shqipe, që e ka shpallur atë nënë e atë. Nuk është asfare e habitshme, autori i kësaj mega pune I ka të gjitha këto cilësi, është një shkencëtar i mirënjohur në fushën e filologjisë, por edhe në atë të përkthimit.


Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Akademik Prof.Dr.Eshef Ymeri,Ph.D


Shërbimi që i ka bërë gjuhës shqipe ky Herkul modern, përpos asaj ndaj punëtorëve që operojnë me gjuhën, është nga më të çmuarit: ka qëmtuar, ka nxjerrë, ka vlerësuar, ka matur peshën dhe forcën që ruajnë në kohën e sotme njësitë frazeologjike, të cilat mbajnë të ngërthyer në thelbin e tyre tërë historinë kulturore të shqiptarëve, qytetërimin e tyre. U ka rënë fort këmbanave të hulumtive të tij, që jehona e tyre etimologjike të dëgjohet e qartë në kohën e sotme; në fund të fundit, i ka mbrojtur nga Harresa. Ka shkuar, gjithësesi, shumë më larg në punën e tij për t’i përshkruar, për të ndikuar dhe për të ndërhyrë në paraqitjen e tyre – ka dhënë raportin midis gjuhës shqipe dhe njërës prej gjuhëve më të rëndësishme të njerëzimit në ditët e sotme, asaj që e konsiderojnë si lingua franca, që ndikon te të gjitha gjuhët e botës, gjuhës angleze. Nëpërmjet njësive frazeologjike, fjalëve të urta apo proverbave. Nëpërmjet barabitjes së tyre, nëpërmjet gjetjes, shpesh të paimagjinueshme për nga saktësia, të barasvlerësve…

I mirënjohuri prof.dr Hajri Shehu, në parathënien që i ka bërë këtij Fjalori të jashtëzakonshëm me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze dhe mijëra barasvlerës shqip, ka shpjeguar shumëçka, duke e ndihur mrekullisht përdoruesin e fjalorit apo thjesht lexuesin e tij, të kuptojë çdo hallkë dhe syth të thurimës së tij të pazakontë. Ka shkruar:

“ Me këtë Fjalor, frazeologjia shqipe dhe leksikologjia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze”.





Shkrimtari dhe fjalori



Kur flitet për një fjalor gjuhësor, apo një fjalor të veçantë frazeologjik, sidomos të këtyre përmasave, përmendet dobia e madhe që ai i sjell përkthyesve, studiuesve të gjuhës, deri edhe studentëve dhe askush nuk përmend shkrimtarin. E vërteta është se uniteti shkrimtar-fjalor është simbiozë. Shkrimtari pi ujë në fjalor, ndërkohë që ky i fundit ushqehet me ujin e burimit të veprës së shkrimtarit.

Në botën e artit, përgjatë shekullit që lamë pas dhe shekullit të ri, përherë e më qartë po duket se detyra e shkrimtarit është të marrë pjesë në jetën e gjuhës. Ajo që e dallon nga pjesa tjetër e artit, që e bën të veçantë shkrimtarin, në një kohë kur ekziston përballë tij një konkurrencë e ashpër me televizionin dhe kinemanë përsa i përket ngjarjeve, personazheve, apo edhe pikëpamjeve mbi botën dhe shprehjes së ndjenjave, është pikërisht shkrimi, shkrimësia, puna e tij me gjuhën. Puna e tij vetiake me gjuhën dhe për gjuhën.

Nuk e kam fjalën këtu për ata shkrimtarë që e përdorin gjuhën thjesht si një mjet komunikimi, gjuhën për hir të gjuhës, për të rrëfyer histori a ngjarje. Këta mund të jenë gazetarë të zotë, skenaristë të mirë, apo edhe krijues trillerash interesantë. E kam fjalën për shkrimtarët që e përdorën gjuhën ndryshe. Për shkrimtarët që për hir të poetikës apo simbolikës, por edhe për hir të rrëfimit, narrativës, e zhbëjnë dhe e ribëjnë thurimën e gjuhës, e përpunojnë dhe e ripërdorin për nevojat e tyre krijuese, të detyruar apo nën presionin e asaj që duan të thonë dhe të shprehin. E kam fjalën për ata shkrimtarë që kanë si mjeshtëri krijimin e veprave origjinale të bazuara tërësisht te fjalët, enët e kuptimit. I kanë quajtur “rojtarët e jetës” së gjuhës, sepse janë pikërisht ata që ndodhen më pranë burimit të saj. Janë shkrimtarët ata që i përdorin fjalët duke patur parasysh dhe duke e shprehur, prejardhjen e tyre. Gjuha është e gjallë, është përherë në lëvizje, në ndryshim. Gjuha është polemos, luftë, thotë Herakliti. Fjalori, në një farë mënyre, mban dhe përfaqëson gjuhën, një pjesë të madhe të gjuhës, leksikun e saj. Që këtu buron edhe lidhja e shkrimtarit me fjalorin. Fjalori përmbledh edhe raportin e gjuhës që përfaqëson me gjuhët e tjera, me huazimet, përshkruan vlefshmërinë apo prestigjin e një fjale në kohë si edhe vendin e saj në aktualitet. Shkrimtari luan rol të veçantë në krah të specialistëve të gjuhës, në lidhje me gjuhën dialektore përkundër gjuhës së normës ( sot ka në letrat shqipe shkrimtarë që po përdorin me sukses gjuhën dialektore), neologjizmave apo përzierjeve gjuhësore, të cilat e pasurojnë gjuhën.

Po le t’i kthehemi Fjalorit frazeologjik anglisht-shqip të prof.dr. Eshref Ymerit. Që kur nisa ta shfletoja përpara tre muajve, e “qava me lotë” mungesën e tij kohës së gjatë kur shkruaja romanin e vështirë “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”. Romani në fjalë, përpos trillëzimit të mundimshëm që i bën ngjarjeve historike, por edhe personazheve që gjallojnë në to, aq të largëta në kohë, aq të padokumentuara e të humbura në mjegullinat e kohërave, sa që shpesh marrin trajtën e gojëdhanave, është ndërtuar si një bllok i tërë i bazuar në fjalët e një gjuhe që mund të përfytyrohet si shëmbëlltyra e shqipes parake, e protoshqipes, e paprekur nga ndikimet e gjuhës së pushtonjësve përgjatë dymijë e dyqind vjetëve. Njëkohshëm, një gjuhë brenda kohës së sotme, brenda normave gjuhësore, Një ndërmarrje fort e vështirë. Ndërkohë që Fjalori i sipërpërmendur, ku gjendet forma e brendshme e njësive frazeologjike, kuptimi i tyre etimologjik, si shpirti i gjuhës, i papërzier me kuptimin aktual, kuptimi konkret që i shpëton rrjedhës së pamëshirshme të kohës, do të kish qenë një instrument magjik në punën time.

Në poçarinë time të sotme me baltë krijuese ende të paformë: në të majtë kam përherë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, si një mik të rrallë që “më shpëton jetën”sa herë mbytem nga dyshimet, që më tregon kuptimin e vërtetë, kur idengulitje shpesh absurde “më helmojnë” ekzistencën, që më ndihmon të vërtetoj një intuitë, ta konkretizoj dhe ta zhvilloj gjatë procesit të shkrimësisë; që pasuron me ngjyresa kuptimore teksin tim të fillimit, për ta rafinuar dhe lartësuar…Si një autoritet i sigurtë. Është heroi im.

U bënë tre muaj që pranë dorës së djathtë mbaj Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip të prof.dok. Eshref Ymerit. Iu avita atij së pari si lexuese, e rrëmbyer nga një pasion leximi i pavetëdijshëm, faqe pas faqeje. S’do ta kisha besuar kurrë se mund të lexoja kësisoj një fjalor. Për kënaqësinë e leximit. Më mrekulluan, veç të tjerash, edhe historitë e prejardhjes së njësive frazeologjike apo proverbave. Një enciklopedi e tërë. Me siguri s’do të ndalesha gjer në faqen e fundit, sikur ky proces të mos më bënte të ndalesha me dhjetra e dhjetra herë në shtyllat e gjuhës shqipe përbri njësive frazeologjike në anglisht dhe të përsiatesha gjatë. Shtyllat e shqipes përbënin fjalorë të vërtetë sinonimikë. Kishte raste që shtyllat kishin mbi 40 njësi. Një pasuri e vërtetë gjuhësore ndodhej aty. E mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Një pasuri që më vinte në lidhje edhe me letërsinë e madhe të botës, me autorët e mëdhenj të gjuhës angleze, me vetveten dhe me intertekstualitetin. Admirova ditë pas dite gjuhën tonë! Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte. Admirova zhvillimin e madh të frazeologjisë së shqipes, të letërsisë sonë, të kulturës sonë. Dhe njohjen e pafund të përpiluesit të Fjalorit, “gjuetarit të frazeologjisë”, njeriut të mijëra skedave gjuhësore që i ka gjurmuar, ndjekur dhe vjelë frazeologjitë, fjalët e urta, proverbat në mijëra e mijëra faqet e letërsisë së shkrimtarëve të gjuhës sonë.

Pasuria e madhe e frazeologjisë së gjuhës shqipe e ndryrë në këtë Fjalor rrezikonte të më merrte përnjëmend frymën. E ndjeva peshën e saj të madhe si trysni, kur iu avita si lexuese. Si shkrimtare gjeta aty një burim të madh frymëzimi, ushqimi, dinamizmi: lexoj sinonimet, zbuloj të panjohura, shijoj dhjetra e dhjetra shembuj, nuanca të holla, rizbuloj shpirtin e gjuhës, të historisë, dhe imazhe krijohen në përfytyrimin tim, ndjesi, aromëra…

Ide krijuese me rrënjë të thella në frazeologjinë e gjuhës sime marrin jetë. Dhe balta në poçarinë time të shkrimësisë zë e merr formë.

*********

E Nderuara Zonja Mira,

Jam mrekulluar me magjinë e stilit të fjalës Suaj në analizën që i keni bërë Fjalorit tim. Fjalët e Esesë suaj më kujtuan Konicën e Madh kur fliste për ligjin themelor të stilit, i cili është “arti për të prekur ndjeshmërinë e lexuesit nëpërmjet mënyrës origjinale të autorit”.

Esenë Tuaj kam shumë dëshirë ta karakterizoj përsëri me fjalët e Konicës, i cili, lidhur me studimin që kishte botuar në vitin 1904 në Francë për gjuhët natyrale dhe gjuhët artificiale, në një letër që i dërgonte Profesorit danez Holdger Pedersen më 7 qershor 1906, i shkruante: “… është një studim që qëndron kaluar midis letërsisë dhe filozofisë gjuhësore…”.

Pra, Ju, Zonja Mira, si një shkrimtare e talentuar, në këtë Ese, artin e magjisë Suaj artistike e keni veshur me joshën e filozofisë gjuhësore.

Eseja Juaj më bëri të kthehem prapa në kohë dhe ta përfytyroj veten poshtë një ujëvare gëzimi, dhimbjeje dhe befasie të hareshme pas daljes së Fjalorit nga shtypi. Të njëjtat emocione përjetova edhe kur në shtator të vitit 2015 doli nga shtypi Fjalori frazeologjik rusisht-shqip.

Që kur i pata hyrë punës për hartimin e fjalorëve frazeologjikë gjysmë shekulli më parë, siç e thekson edhe Prof.dr. Rami Memushaj në Pasthënien e Fjalorit, kisha dyshim se po hyja në një dyluftim me “të pamundurën”. Por më ngushëllonte një aforizëm mrekullor i Napoleon Bonapartit. Ai thoshte:

“E pamundura është një fjalë e vjelë nga fjalori i budallenjve”.

Me këtë Ese që keni botuar për Fjalorin tim, Ju, Zonja Mira, radhiteni pranë shkrimtarit të shquar francez Anatol Frans për vlerësimin e fjalorëve. Ai theksonte:

“I kam qejf fjalorët. I kam qejf jo vetëm për dobinë e madhe që sjellin, por edhe për mrekullinë dhe madhështinë e përmbajtjes së tyre”.

Më lejoni t’Ju falënderoj nga zemra dhe t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë.

Eshref Ymeri


Pak fjalë për një Ese interesante



VOAL


Akademik  Prof.dr. Eshref Ymeri , Ph.D.


Ditën e djeshme, intelektuali Nue Oroshi kishte botuar në internet Esenë me titull “Marshi i filluar, kokat e bllokuara dhe lëvozhga e qëruar”. 

Kjo është një Ese bukur interesante, kushtuar trurit të politikanëve shqiptarë, të cilin ai e ka trajtuar si një intelektual me brumosje atdhetarie. 

Zotëria Nue Oroshi, si një intelektual me vizion perëndimor, rekomandon me shumë të drejtë se “duhet të punojnë intelektualët dhe ekspertët më të mirë shqiptarë në trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora atdhetare që në krye të politikës të vijë një elitë e re e politikanëve, të cilët e kanë të kaluar çështjen e kokave të bllokuara si dhe të levozhgës së qëruar, por me një vullnet të çeliktë dhe me një diapazon të gjerë të diturive do ta bëjnë drejtimin e shteteve dhe bashkimin e kombit shqiptar, në një shtet të vetëm, duke ndjekur një rrugë dhe drejtuar kombin shqiptar aty ku e ka vendin, aty ku dielli lind në perëndim”.

Jam i bindur plotësisht që populli shqiptar është mjaft i dëshiruar që të ketë në krye pikërisht politikanë të të tillë formati intelektual, siç rekomandon zotëria i nderuar Nue Oroshi. 

Por kam tri shqetësime që më bëjnë të dyshoj nëse do të jetë e mundur që të vijnë në krye politikanë të tillë.

Së pari, siç e kam theksuar shpeshherë në portale të ndryshme, shqiptarët vuajnë nga përçarja tragjike, të cilën e kanë gjenetike, që nga lashtësia pellazgoiliriane. 

Kjo përçarje vihet re edhe në radhët shqiptarëve të Diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka e pati ngritur si shqetësim shtatëdhjetë vjet më parë bashkëkohësi i Fan Nolit, zotëria Kosta Çekrezi, në librin me titull “Plani i tretëi copëtimit të Shqipërisë”, të botuar në Vashington në vitin 1951. Dëshminë e kësaj përçarjeje e jep sot Federata Mbarëshqiptare “Vatra”.

Pra, përçarja ka qenë dhe mbetet një virus varrmihës në radhët e shqiptarëve, e cila ka qenë arsyeja kryesore e copëtimit të trojeve tona etnike, sepse shovinizmi evropianoperëndimor, nën presionin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar, e ka njohur mirë natyrën përçarëse që na ka karakterizuar brez pas brezi. Prandaj Ismail Qemali deklaronte:

‘... Evropa ... na konsideron si disa fise sudaneze, të paaftë për t’u qeverisur”(Citohet sipas: “Ismail Qemali më 1913: Evropa na konsideron të paaftë për të qeverisur”. Faqja e internetit “Bota Sot”.02 maj 2019).

Së dyti, shqiptarët, tradicionalisht, kanë mbajtur një qëndrim servil ndaj të huajve. 

Prandaj nga radhët e tyre vazhdimisht kanë dalë politikanë mercenarë që u kanë shërbyer të huajve, duke nëpërkëmbur tragjikisht interesat tona kombëtare. 

Kësisoj, shqiptarët, duke e zhvendosur te të huajt gravitacionin e mikpritjes dhe të nderimit deri në servilizëm me aromë tradhtie, gjatë shekujve kanë pasë krijuar një boshllëk të ndjeshëm për ngjizjen e unitetit brenda vetvetes, çka ka krijuar truall për përçarjen tragjike që i ka karakterizuar me kalimin e shekujve. 

Ky nderim i të huajve deri në servilizëm revoltues, ka pasë qenë shkaku vendimtar i qëndrimit shpërfillës që politikanët shqiptarë kanë mbajtur ndaj popullit të vet. 

Kjo është arsyeja kryesore që ardhacakët sllavë, të dyndur nga stepat ruse drejt Gadishullit të Ilirisë, popullin rrënjës shqiptar e robëruan dhe e masakruan në mënyrat më barbare.

Së treti, politikanët shqiptarë janë të etur për vetëpasurim, deri në pangopësi. 

Pikërisht etja për vetëpasurim i bën politikanët shqiptarë të rrinë të mbërthyer pas kolltukut të pushtetit deri në marrëzi.

 Sepse politika në trojet shqiptare, sipas mendësisë së tyre të mykur, është biznesi më fitimprurës, i cili të bën që “sot ta ngrysësh ditën pa bukë, por të nesërmen të krekosesh në kolltuk”. 

Pasionin e papërmbajtur për të qëndruar përjetësisht në pushtet, atyre ua nguliti sidomos sundimi komunist gati gjysmëshekullor. 

Shembullin më të shëmtuar për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, e dhanë politikanët komunistë të shtetit amë, me kriminelin Enver Hoxha në krye. 

Lexuesit e nderuar le të kujtojnë për një çast Bllokun kriminal në Tiranën e Re, i cili ishte shndërruar në një shportë karavidhesh.

 Të strukur brenda asaj vatre kriminelësh, nën mbrojtjen e bajonetave të Gardës së Republikës, ata bënin një jetë luksoze, ndërkohë që populli i gjorë përtej caqeve të asaj shporte karavidhesh, jetonte në varfëri ekstreme.


Pajtohem plotësisht me intelektualin e nderuar Nue Oroshi se qoftë në trojet etnike, qoftë në Diasporë, ka mjaft intelektualë me vizion perëndimor që mund të vihen në krye të politikës në hapësirën Tiranë-Prishtinë-Shkup-Ulqin. 

Por intelektualë të tillë, me dinjitet të lartë kombëtar, qëndrojnë jashtë radhëve të partive politike, të cilat janë në krye të veprimtarisë përçarëse në radhët e kombit shqiptar.

 Fakti që në hapësirën e lartpërmendur janë të regjistruara në gjykata 92 parti politike, dëshmon më së miri se përçarja ndërshqiptare vazhdon të ketë përmasa tragjike deri në ditët tona. 

Prandaj lind pyetja: kush mund t’i ftojë dhe si mund të vihen në krye të politikës intelektualë të tillë, të cilët janë të papranueshëm për natyrën përçarëse të partive politike?

Edhe sikur intelektualë të tillë, me vizion perëndimor, siç rekomandon zotëria Nue Oroshi, të ishte e mundur që, “me ndihmën e magjisë”, të vijnë në krye të politikës, do të ishte më se e domosdoshme që në Kushtetutë të bëhej një shtojcë, sipas së cilës, në krye të vendit apo në drejtim të një partie politike, nuk mund të qëndrojë askush, e shumta, më tepër se dy mandate.

Jam i bindur që pyetja e mësipërme mbetet pa përgjigje.

Sinsinati, Ohajo,17 prill 2020

Analisti Agron Demi ua kujton disa figurave politike trajtimin jashtë vendit me para të shtetit

Analisti Agron Demi përmes një postimi në Facebook ka komentuar mbi deklaratat e disa figurave politike të cilët kundërshtuan deputeten e VV-së, Fitore Pacolli, e cila në Interaktiv të KTV-së foli për gjendjen e shëndetësisë në vend dhe shërimin e politikanëve dhe familjarëve të tyre jashtë vendit me para nga buxheti i Kosovës.

Ai përmes një postim në Facebook ka përmendur disa emra të politikës në vend të cilët nga buxheti i shtetit kanë marrë para për t’u shëruar jashtë vendit, por edhe të atillë të cilët kanë refuzuar të shërohen me para të Qeverisë.

Demi e ka quajtur të padurueshme histerinë e politikanëve të PAN-it dhe LDK-së, për të cilët thotë se janë fajtorë për gjendjen në shëndetësi.

“S'po durohet asesi histeria e politikanëve të PAN-it dhe LDK-së, fajtorët kryesorë për gjendjen në shëndetësi, ndaj një deklarate të deputetes Pacolli e cila e ilustroi gjendjen në shëndetësinë e Kosovës duke marrë si shembull se si as kryeministrat nuk i besojnë sistemit të shëndetësisë të cilin vetë e kanë pru në këtë gjendje”, ka thënë ai.

Ai ka listuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, Bujar Bukoshin, Xhavit Halitin e Bajrush Xhemajlin të cilët janë trajtuar jashtë vendit me para nga buxheti i Kosovës.

“Isa Mustafa ishte kryeministër. Por për shërim nuk iu drejtua spitaleve të Kosovës, ani pse për gjendjen e keqe të tyre ai është bashkëfajtorë. Qeveria në mars 2018 ka ndarë 39.700 euro për shërimin e tij. Qeveria ndau 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit. Ani pse Bukoshi e Isa Mustafa kurrë nuk kanë dhënë llogari për 50 milionë eurot e mbetura nga Fondi 3%. Kuvendi i kishte ndarë 18.000 euro Xhavit Halitit për një intervenim jashtë vendit, ani pse Haliti kishte deklaruar 110 mijë euro para të gatshme dhe pasuri të paluajtshme mbi një milion euro. Kur Bajrush Xhemajli kishte shkaktuar aksident komunikacioni, ai ishte transportuar me urgjencë për shërim jashtë vendit, kurse viktima e tij ishte lënë të vdiste në spitalet e Kosovës”, ka shkruar tutje ai.

Demi tutje ka përmendur ish-ushtarin i UÇK-së dhe ish-deputetin, Naim Malokun, për të cilin thotë se i kishte refuzuar paratë e Qeverisë për t’u shëruar jashtë vendit. “Ani pse Naimi është më së paku fajtorë për gjendjen në shëndetësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Demi ndër të tjera ka përmendur edhe disa figura të njohura në botë të cilët kishin refuzuar paratë e shtetit për shërim.

“Djali i kandidatit demokrat për president të ShBA, Joseph R. “Beau” Biden III ishte, prokuror, ushtarak dhe politikan. Kur u sëmurë prej kancerit, babai i tij Joe Biden planifikonte të shiste shtëpinë që ti mbulonte shpenzimet e kurimit. Presidenti Obama ofroi t'i huazonte para për shërim. Askujt nuk i kishte shkuar as nëpërmend që shpenzimet e spitalit t'i mbulonin nga buxheti i ShBA. Një ndër regjisorët më të mirë në botë Krzysztof Kieslowski kishte refuzuar të operohej jashtë vendit, edhe pse ishte paralajmëruar se spitalet polake nuk mund të kryenin operacionin që kërkohej. Edhe pse nuk ishte fajtorë për gjendjen në shëndetësi, ai u operua në vendin e tij”, ka shkruar ai.



Agron Demi është hulumtues i politikave publike, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP dhe njëri ndër analistët politik më të shquar në vend. Më parë ka punuar me NDI, në projekte ndihmëse për komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Agroni ka mbaruar studimet për Administratë Publike dhe për Punë Sociale në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë kolumnist i rregullt në disa gazeta vendore. Si aktivist i shoqërisë civile, ai është anëtar bordi i disa organizatave jo-qeveritare.

********

Agron Demi is a Policy Analyst at GAP Institute. Agron is part of GAP from March 2008 and has served as Executive Director of GAP for six years (2010-2016). 

He holds a BA in Public Administration, as well as a BA in Social Work. He his certified from Harvard Kennedy School for strategic menagement of NGOs. Before joining GAP, he also worked for the National Democratic Institute (NDI) and as a Legislative Assistant for both the Parliamentary Committee on Health, Labor and Social Welfare and the Parliamentary Committee on Budget and Finance, at the Assembly of Kosovo....







Si e njoha shëndetësinë përmes fatkeqësisë familjare?



                               Ilustrimi: Big Eye


Pasditen e 16 qershorit 2015, mora një telefonatë nga anëtarët e familjes të cilët më thoshin urgjentisht të shkoja në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan. Aty ishte shtuar babai im, pas një sulmi në tru. Për herë të parë po përballeshim me një rast aq të rëndë shëndetësor. Po ashtu, për herë të parë, familja ime po përballej me sistemin shëndetësor në këtë shkallë emergjente.

Problemet filluan që në çastet e para të pranimit në Emergjencë. Listës së barnave që duhej blerë, farmacisti i ishte përgjigjur me një listë krejt tjetër të barnave. Pasi mjeku kujdestar pa barnat dhe kërkoi që t'i kthehen, “çuditërisht” farmacisti posedonte edhe barnat e përshkruara nga mjeku, por të cilat nuk e kishte parë të arsyeshme t'i shiste herën e parë. Për të, më me rëndësi ishte profiti që do e merrte nga kompania së cilës i promovonte barnat.

Në mungesë të një autoambulance, transferimi i prindit nga Emergjenca në repartin e Neurologjisë u shty për orë të tëra. Insistimit tim se kur do të mbërrijë autoambulanca, njëri nga stafi mjekësor u përgjigj se “autoambulanca vjen q’atëherë kur të vinë.” Më vonë kuptova se Spitali i Gjilanit kishte tri autoambulanca, dy prej të cilave ishin në shërbim, e njëra kishte probleme teknike.

Zhgënjimi ynë për vonesën e autoambulancës, u zëvendësua me dëshpërimin kur pamë ambientet dhe shtretërit në repartin e Neurologjisë. Dhomat me nga tre shtretër ishin të mbushur me pacientë. Tre apo katër anëtar të familjes së pacientit qëndronin pranë çdo shtrati. Dritarja tek koka e pacientit nuk mbyllej si pasojë e bravës së prishur, e kundërmimi i tualeteve ndihej kudo. Pacientët që kanë pësuar sulm në tru kanë nevojë për qetësi. E aty vetëm qetësi nuk kishte.

Nata ishte pjesa më e vështirë e qëndrimit në spital, si për pacientin ashtu edhe për anëtarët e familjes. Natën nuk kishte mjek kujdestar. Stafi tjetër mjekësor, të cilëve u kishte rënë hise që të kujdestaronin natën, mbylleshin në njërën nga dhomat e repartit, për të fjetur deri në mëngjes. Aty kah mesi i natës, edhe roja fillonte të kotej. Të vetmit që nuk flinin ishin familjarët e pacientëve, të cilët me ndërrime kujdestaronin pranë pacientëve dhe kujdeseshin për nevojat e tyre.

Mëngjesi fillonte duke u ndërruar stafi i repartit. Roja zëvendësonte rojën. Infermierët zëvendësonin infermierët. Anëtarët e familjes ndërroheshin me anëtar të tjerë. Vetëm mjeku ishte ai që nuk zëvendësonte askënd, ngase nuk kishte asnjë mjek që kishte marr mundin të qëndronte natën në repart.

Për stafin mjekësor, dita e re fillonte në kuzhinë. Era e specave të pjekur shpërndahej në korridoret e dhomat e repartit. Tek pas mëngjesit, mjeku bënte kontrollin e pacientëve. Vetëm pas 16 orësh nga shtrimi në spital, babait tim iu bë për herë të parë incizimi i kokës për të vlerësuar pasojat, që kishte sjellë sulmi i një dite më parë.

Bartja e pacientëve nga dhomat e spitalit deri tek Radiologjia ishte sfidë në vete. Përkundër asaj se objekti i Neurologjisë ishte një objekt i ri, projektuesit e objektit nuk kishin arritur ta dizajnonin repartin në atë mënyrë që pacientët - të cilët duhej të kryenin CT-në - të mos kishin nevojë të lëshonin hapësirat e spitalit. Në vend të kësaj, pacientët duhej të dilnin jashtë objektit dhe të silleshin nëpër oborr të spitalit për të arritur tek Radiologjia, e cila në fakt ishte vetëm një kat më poshtë të së njëjtës ndërtesë.

Për gjendjen e pacientëve mjekët nuk merrnin mundin të informonin familjarët. Në mungesë të komunikimit, familjarët e pacientëve krijonin tollovi dhe kërkonin informata për shëndetin e anëtarëve të tyre të familjes. Mungesa e informimit në fakt ishte gjëja më frustuese.

Pas shumë kohësh, arrita ta takoja mjekun që po trajtonte babanë tim. Atij ia shpreha zhgënjimin me menaxhimin e spitalit, sjelljen e stafit mjekësor dhe kaosin në atë repart. Unë jam përgjegjës vetëm për trajtimin profesional të pacientëve dhe dhënien e diagnozës, ishte përgjigja e tij. Menaxhimi i qendrës dhe sjellja e motrave nuk ishte në interes të tij. Madje, ai m’u kthye me akuza edhe mua. “Nuk po bëni mjaft presion atje 'nalt' për të mos lejuar që gjëra të tilla të ndodhin, atje ku politika punëson njerëz që nuk i japin përgjegjësi askujt.” Nga zyra e mjekut dola me faj më shumë unë se ai.

Për shkak të gjendjes së rëndë të babait, bartja e tij në një qendër tjetër shëndetësore ishte e vështirë. Duhej të bartej me autoambulancë dhe nën mbikëqyrje të personelit shëndetësor. Por edhe nuk ekzistonin alternativa më të mira brenda Kosovës ku mund të merrte trajtim më dinjitoz e më profesional. QKUK është në të njëjtën gjendje, kurse për një spital tjetër privat që ofronte shërbimet e neurologjisë, askush nuk na garantonte se do ofronin trajtim më profesional.

Pas insistimeve, Qendra Spitalore pranoi që të bartte prindin tim deri në Shkup me autoambulancë, por së pari duhej të prisja deri sa të servisohej teknikisht autoambulanca e vetme, e cila posedonte sigurim për të lëvizur në Maqedoni. Spitali nuk mund të siguronte dikë nga personeli mjekësor që ta shoqëronte pacientin. Bartjen pa mbikëqyrje duhej ta merrnim përsipër vetë. Çfarë edhe bëmë.

Në Shkup, babai im qëndroi vetëm një javë dhe pastaj u lirua për t’u trajtuar në shtëpi. Terapia profesionale që mori në Shkup nuk dallonte nga ajo që na dha mjeku në Gjilan. Por trajtimi ishte dinjitoz.

Ajo nga çfarë lëngon sistemi shëndetësor në Kosovë nuk është profesionalizmi i mjekëve, e as mungesa e buxhetit. Madje, buxheti për shëndetësinë është rritur me 124 % në shtatë vitet e fundit. Pagat e mjekëve janë rritur mbi 100% dhe kujdestaria e natës paguhet më mirë e më me rregull. Problemi qëndron te keqmenaxhimi, korrupsioni, mungesa e etikës profesionale e nepotizmi.

Qendrat spitalore e repartet në Kosovë duken si institucione pa zot shtëpie. Në to mbizotëron kaosi. Tenderët dhe korrupsioni bëjnë që objektet spitalore të mos plotësojnë kushtet minimale për punë. Nepotizmi e ndikimi partiak bën që si personel shëndetësor të punësohen persona të paaftë, të cilët nuk i japin llogari askujt. E ndikimi i bizneseve farmaceutike bën që farmacitë të shesin barnat e tyre, madje edhe kur nuk përshkruhen nga mjeku.

Për reformim thelbësor të sistemit shëndetësor nuk mjafton vetëm rritja e buxhetit. Sistemi shëndetësor ka nevojë për menaxhim më të mirë. Qendrat spitalore janë shumë të rëndësishme për t'u lënë në dorë të “Dajës Curr” e njerëzve që duhet t'i rehatojë politika. Shëndetësisë në Kosovës nuk i duhen investime kapitale për t'i blerë xhip drejtorit në vlerë prej 70 mijë eurove.

Për të qenë konkurrues me spitalet në rajon dhe spitalet private në Kosovë, sistemi publik shëndetësor duhet të aplikojë edhe pagesa shtesë për shërbimet që ofrojnë spitalet publike. Po ashtu, për të motivuar mjekët dhe personelin shëndetësor në përgjithësi, nevojitet që të aplikohen pagesat në bazë të punës dhe të meritave. Tani, me një pagesë të njëjtë për punë jo të njëjtë, sistemi shëndetësor dekurajon profesionistët dhe ata të cilët janë më të angazhuar.

E ata që duhet të kujdesen për një sistem më të mirë shëndetësor nuk janë pacientë të këtij sistemi. Politikanët dhe familjarët e tyre trajtohen jashtë vendit, madje me para të shtetit. Kështu bëri ish kryetari i Komunës së Ferizajt. Pas aksidentit që ai shkaktoi, viktima e tij u la të trajtohej në spitalet vendore, kurse Bajrush Xhemajli u bart për shërim jashtë vendit dhe për këtë Qeveria ndau buxhet.

Menjëherë pas rënies së komunizmit, regjisori më i famshëm polak Krzysztof Kieslowski, përkundër mundësive financiare që të kurohej jashtë vendit, preferoi që të operohej në spitalet polake, duke arsyetuar se nuk do ishte e drejtë që ai të ketë trajtim, për të cilin nuk mund ta marrin pjesa më e madhe e polakëve. Operimi në spitalet polake i kushtoi me jetë. Por, shembulli i tij bëri që shëndetësisë në Poloni t'i kushtohej më shumë kujdes.

Në Kosovë, jo vetëm qeveritarët, por as vetë menaxherët e shëndetësisë nuk i besojnë shëndetësisë që ata e menaxhojnë. Ish drejtori i Qendrës Klinike Universitare në Kosovë kishte zgjedhur një spital privat që të kryente operimin në zemër. Para disa javësh, vetë Ministri i Shëndetësisë intervenoi që një basketbollist i Kosovës të trajtohej në Shkup e jo në Prishtinë.




Përkundër avancimeve të fushën e shëndetësisë, sëmundja e vdekja nuk mund të shmangen. Por mjekët dhe sistemi shëndetësor në përgjithësi duhet të sigurojnë që çdo pacient të trajtohet me dinjitet. Trajtimi dhe vdekja dinjitoze duhet të jenë fokus i punës së mjekëve dhe qendrave spitalore,” shkruan Atul Gawande në librin e tij Being Mortal.  (Agron Demi)

Përgatiti :Floripress(Flori Bruqi)

Mosharrim : Betohem në Zot; në diell e hanë; në tokë e nanë!

 Këto fjalë shqiptoheshin në vitin 1990 teksa të hasmëruarit i zgjatnin dorën e pajtimit shoqi-shoqit gjatë pajtimit të gjaqeve nëpër gjithë qytetet e fshatrat e Kosovës.

Cen Desku: Në vend të reagimit për shkrimet në disa portale për ...

Veprimatri dhe publicisti Cen Desku 

Mulla Xhevat Kryeziu do ta mirëpriste në xhaminë e Bubavecit don Lush Gjergjin. Më pas edhe mulla Xhevati do t’ia kthente nderin don Gjergjit, duke i bërë vizitë në kishë. Ishin vitet e etshme të pajtimit të gjaqeve në vitin 1990, kur të gjithë qenë mobilizuar për t’ia shtrirë dorën e pajtimit dhe klerikët e dy besimeve më të mëdha dhanë shembullin e paqes.

Promovohet libri për pajtimin e gjaqeve
Kjo ishte tema e librit “Pajtimet në motin e madh 1990” të autorit Cen Desku.


Redaktori e botuesi i librit, është profesori dhe shkrimtari i ynë i njohur zt.Nazmi Rrahmani nga shtëpia botuese “Faik Konica”.

Dosja Historike-Anton Çeta | MALESIA.ORG

Libri  ka për cak ndriçimin e pajtimit të motit të madh, një moment prej më të rëndësishmeve në historinë tonë më të re. Ky proces ishte element i parapërgatitjes për luftën e madhe çlirimtare, pasi duke i vetëdijesuar masat popullore rreth rëndësisë së pajtimit brendakombëtar u evitua një pengesë në rrugën drejt lirisë. Pengesë që u desh të evitohej edhe para luftërave të Skënderbeut apo të Lidhjes së Prizrenit. Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve kishte në radhët e veta kosovarë të të gjitha strukturave dhe shtresave shoqërore.


Anton Çetta (1920-1995) mbledhës i folklorit, profesor i letërsisë ...

Libri karakterizohet nga një shkallë e lartë shkencore dhe qasje metodologjike origjinale, i cili  i dedikohet të gjithë atyre që falën gjaqe dhe lidhën besën në një kohë kur ishim “të jesh a të mos jesh”, lidhën besën për organizim e rezistencë përballë pushtuesit. Kësaj lëvizjeje i printe Anton Çetta, duke shëruar plagët si më i miri mjek dhe zgjidhur ngatërresat si më i miri gjykatës.

Prof. Anton Çetta: Filozofi i paqëtimit | Iliria News Agency

 “Mot i Madh” ishte  pranvera e madhe e kombit tonë.Ndodhi populli, ndodhi vëllazëria gjithëshqiptare, ndodhi diçka mitologjike. Rastet kur familjet e hasmëruara jo vetëm që pajtoheshin, por edhe lidhnin mes vete martesa e fejesa, na bëjnë të themi se kurrë s’kemi qarë aq shumë si popull sa në pajtimin e gjaqeve. Por, këto ishin lot gëzimi. Pa shtet, pa gjyqësi, pa polici tonën, gjysmë milion njerëz u mblodhën tek Verrat e Llukës, në kulmimin e këtij procesi, ku festuam jetën, pajtimin, vëllazërimin. 

Arbresh info

Kjo ngjarje nuk guxon të harrohet, sepse harresa është armikja tinëzare e një populli dhe të ardhmes së tij.  
Pas leximin e librit të Deskut  e çmoj  kontributin e tij gjatë procesit të pajtimit të gjaqeve dhe  se librie është një oqean, ku vetëm një notar i shkathët si Ceni do të mundë të notonte.

Flori Bruqi 

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...