Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/17

Mosharrim : Betohem në Zot; në diell e hanë; në tokë e nanë!

 Këto fjalë shqiptoheshin në vitin 1990 teksa të hasmëruarit i zgjatnin dorën e pajtimit shoqi-shoqit gjatë pajtimit të gjaqeve nëpër gjithë qytetet e fshatrat e Kosovës.

Cen Desku: Në vend të reagimit për shkrimet në disa portale për ...

Veprimatri dhe publicisti Cen Desku 

Mulla Xhevat Kryeziu do ta mirëpriste në xhaminë e Bubavecit don Lush Gjergjin. Më pas edhe mulla Xhevati do t’ia kthente nderin don Gjergjit, duke i bërë vizitë në kishë. Ishin vitet e etshme të pajtimit të gjaqeve në vitin 1990, kur të gjithë qenë mobilizuar për t’ia shtrirë dorën e pajtimit dhe klerikët e dy besimeve më të mëdha dhanë shembullin e paqes.

Promovohet libri për pajtimin e gjaqeve
Kjo ishte tema e librit “Pajtimet në motin e madh 1990” të autorit Cen Desku.


Redaktori e botuesi i librit, është profesori dhe shkrimtari i ynë i njohur zt.Nazmi Rrahmani nga shtëpia botuese “Faik Konica”.

Dosja Historike-Anton Çeta | MALESIA.ORG

Libri  ka për cak ndriçimin e pajtimit të motit të madh, një moment prej më të rëndësishmeve në historinë tonë më të re. Ky proces ishte element i parapërgatitjes për luftën e madhe çlirimtare, pasi duke i vetëdijesuar masat popullore rreth rëndësisë së pajtimit brendakombëtar u evitua një pengesë në rrugën drejt lirisë. Pengesë që u desh të evitohej edhe para luftërave të Skënderbeut apo të Lidhjes së Prizrenit. Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve kishte në radhët e veta kosovarë të të gjitha strukturave dhe shtresave shoqërore.


Anton Çetta (1920-1995) mbledhës i folklorit, profesor i letërsisë ...

Libri karakterizohet nga një shkallë e lartë shkencore dhe qasje metodologjike origjinale, i cili  i dedikohet të gjithë atyre që falën gjaqe dhe lidhën besën në një kohë kur ishim “të jesh a të mos jesh”, lidhën besën për organizim e rezistencë përballë pushtuesit. Kësaj lëvizjeje i printe Anton Çetta, duke shëruar plagët si më i miri mjek dhe zgjidhur ngatërresat si më i miri gjykatës.

Prof. Anton Çetta: Filozofi i paqëtimit | Iliria News Agency

 “Mot i Madh” ishte  pranvera e madhe e kombit tonë.Ndodhi populli, ndodhi vëllazëria gjithëshqiptare, ndodhi diçka mitologjike. Rastet kur familjet e hasmëruara jo vetëm që pajtoheshin, por edhe lidhnin mes vete martesa e fejesa, na bëjnë të themi se kurrë s’kemi qarë aq shumë si popull sa në pajtimin e gjaqeve. Por, këto ishin lot gëzimi. Pa shtet, pa gjyqësi, pa polici tonën, gjysmë milion njerëz u mblodhën tek Verrat e Llukës, në kulmimin e këtij procesi, ku festuam jetën, pajtimin, vëllazërimin. 

Arbresh info

Kjo ngjarje nuk guxon të harrohet, sepse harresa është armikja tinëzare e një populli dhe të ardhmes së tij.  
Pas leximin e librit të Deskut  e çmoj  kontributin e tij gjatë procesit të pajtimit të gjaqeve dhe  se librie është një oqean, ku vetëm një notar i shkathët si Ceni do të mundë të notonte.

Flori Bruqi 

No comments:

Post a Comment

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...