
Gazeta gjermane “Kosmo” shkruan se politikania më e bukur e Ballkanit vjen nga Kosova dhe se bëhet fjalë për deputeten e njohur të Parlamentit të Kosovës, Dude Balja. Gazeta mban këtë titull dhe se shkruan që 42 vjeçarja Dude Balja në fillim nxiti debate për pasurinë e saj, ndërsa më pas tërhoqi vëmendjen si një nga deputetet më të bukura në Kuvendin e Kosovës, e cila provokonte me veshjet e saj.

Vetë deputetja e Kosovës me origjinë boshnjake u shpreh që shpesh merr komplimente nga burrat dhe “prandaj burri im është shpesh xheloz”. Ajo ka tre fëmijë.
Duda ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të Drejta të Barabarta dhe Persona të Humbur dhe ka një diplomë Master në Administrim Biznesi si edhe Doktoraturë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Mediat në Shqipëri dhe Kosovë kur ajo doli deputete, raportuan se kishte një pasuri të madhe: një apartament 60 metra katror në vlerë prej 80,000 eurosh; një shtëpi 500 metër katror me vlere 150,000 euro; dy hapësira zyre të burrit të saj në vlere prej 280,000 eurosh dhe dy makina me vlerë totale 30,000 euro.

Dude Balje, deputetja që ka rrëmbyer vëmendjen si simboli i bukurisë dhe feminizmit në Parlamentin e Kosovës, në një intervistë për DW ka folur dhe për ndikimin që ka aspekti të qenit e bukur dhe tërheqëse në politikë.

Ajo ka rrëfyer se nuk e ka pasur aspak të lehtë të përballet me komentet rreth fizikut të saj, por me kalimin e kohës i ka pranuar, dhe mendon se nuk është faji i saj, që ka një pamje të mirë dhe vishet modern.
Ajo është deputetet dhe nënë e tre fëmijëve, si i shihni ju komentet që kanë të bëjnë me dukjen tuaj fizike, jo vetëm me punën?


Dude Balje: Me thënë të drejtën në fillim nuk ka qenë e lehtë, shumë shpejt e kam kuptu që s’mundesh me luftu me medien, por pastaj e kam pranu këtë situatë shumë mirë.
Kam thënë ok kjo është Dude Balaj, ndoshta në dukje jam mirë sepse pamja fizike është përcepsion.
Unë vishem shumë modern, unë jam nënë e tre fëmijëve, unë s’mundem me ndryshu veten…
Unë s’mundem me ndalu komente, s’mundem me bo asnjë influencë…unë di çka jam, kam tre fëmijë që jam krenare…
No comments:
Post a Comment