Flori Bruqi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë të ditur se vendi i tij po ndërpret fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). “Sot po udhëzoj administratën time që të ndalojë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përderisa është bërë një rishqyrtim për vlerësimin e rolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”, tha Trump gjatë një brifingu me taskforcën e koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë. Trump tha se taksa-paguesit amerikanë sigurojnë midis 400-500 milionë dollarë në vit për organizatën përderisa Kina jep vetëm 40 milionë dollarë.
Presidenti Donald Trump i akuzoi vendet e tjera se po gënjejnë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë vendi me bilanci më të thellë të jetëve të humbura prej tij në mbarë globin. “A i beson dikush vërtetë shifrat e disa prej këtyre vendeve,” tha Trump gjatë konferencës për shtyp në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Në mënyrë të veçantë, ai përmendi Kinën. Kjo e fundit raportoi 82,295 raste të sëmundjes dhe 3,342 vdekje, por bilanci i Pekinit është vënë në pikëpyetje dhe ai është akuzuar se i ka mbajtur të fshehta përmasat e vërteta të pandemisë. Shtetet e Bashkuara kanë sot 20 përqind të të gjitha vdekjeve nga Covid 19, pavarësisht se përbëjnë vetëm katër përqind të popullsisë së globit.
Sekretari i Shtetit amerikan në Washington DC , Mike Pompeo kërkoi që Kina të qartësojë këtë situatë.

Wuhan
“Nuk e dimë nëse virusi ka dalë nga laboratori. E dimë që laboratori është pak milje larg tregut. Ka shumë gjëra për të mësuar. Qeveria e SHBA po punon për të kuptuar më shumë,” tha Pompeo.
Sipas një raportimi nga Fox News, virusi nuk ka dalë nga laboratori si armë biologjike, por si një përpjekje për të treguar se Kina është superiore ndaj amerikanëve në identifikimin e kërcënimeve nga viruset
Gazeta Daily Mail, e cila raportoi e para se virusi mund të ketë dalë nga laboratori, shkruan se "pacienti zero" punonte në laborator dhe e ka përhapur virusin në popullsi pasi ka dalë nga puna.

Një nga burimet i tha Fox News se “ky mund të jetë një nga mbulimet qeveritare më të kushtueshme të të gjitha kohërave”.
Ka prova në rritje, nga burime të hapura dhe të klasifikuara për këtë, raporton agjencioni Fox News.
I pyetur për këtë çështje, presidenti amerikan, Donald Trump tha se “po dëgjojmë gjithmonë e më shumë histori… ne po bëjmë një shqyrtim të plotë të kësaj situate të tmerrshme”.
Dokumentet tregojnë një përpjekje të mjekëve në laborator për të kufizuar përhapjen.
Tregu i lagësht i Wuhan-it, që është identifikuar fillimisht si burimi kryesor, nuk ka shitur kurrë lakuriqë.
Burimet thanë për Fox News se kjo është një përpjekje e Kinës për të hequr fajin nga laboratori në Wuhan.
Mjekët kanë zbuluar se origjina e virusit që po tmerron botën është nga mishi i kafshëve të egra që shiteshin në tregun ushqimor të qytetit Wuhan.
Bëhet fjalë se është mishi i gjarpërit ishte mbartësi i këtij virusi. Por pamjet që vijnë nga tregu i peshkut dhe mishit në qytetin prej 11 milionë banorësh tregojnë se cilat kanë qenë preferencat e kinezeve për ushqimin.
No comments:
Post a Comment