Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/16

Virulenca e koronavirusit SARS-CoV-2 , do të bjerë me rritjen e temperaturave




Prej një jave situata e epidemisë së koronavirusit në Spanjë ka nisur të përmirësohet. Numri i të sëmurëve në urgjenca ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe ata që vijnë në spital nuk vijnë në gjëndje të rëndë.

Por për mjekun shqiptar në Spanjë, i specializuar në neurokirugji dhe radiokirurgji, dr.Kita Sallabanda fakti që është rritur numri i të infektuarve në një ditë nuk është e favorshme

"Në Spanjë ka pasur një rritje me 5 mijë të infektuarve, ndërsa numri i atyre që ka ndërruar jetën ka një rënie të lehtë 523 në krahasim me dje që kanë qenë mbi 560. Nuk arrijmë të kuptojmë pse kemi pasur këtë rritje. Ministria e Shëndetësisë justifikohet se shkak është numri më I madh i testeve që kemi bërë, gjithsesi këto shifra nuk janë të favorshme. Nuk e dimë përse kemi pasur këtë rritje në një ditë,” tha Sallabanda per emisionin "Dite e Re' ne TV Ora.

Deri tani janë 25 mijë punonjës të personelit shëndetësor të infektuar, mjeku shqiptar thotë se situate në Spanjë edhe sa i takon furnizimit të mjekëve me pajisje sigurie është shumë e mirë

“Situate ka një javë që ka nisur të përmirësohet nuk kemi mungesë të mjeteve mbrojtëse. Unë kreva një operacion dhe isha tepër I sigurtë me masat që janë marrë."

Mjeku na dha dhe një lajm të mirë.

"Instituti Spanjoll i Meteorologjisë dhe Instituti Spanjoll i Epidemiologjisë ka bërë një studim shkencor shumë interesant që tregon se shpërndarja e koronavirusit dhe virulence varet dhe nga temperatura e ambientit. Unë këtë tezë e kam mbrojtur që në fillim bashkë me kolegët e mi dhe kemi thënë që virulenca e virusit do të bjerë bashkë me temperaturën. Tani është e konfirmuar shkencërisht. Me rritjen e temperaturës, në ato vende ku temperature 20- 21 gradë, virulence është më e vogël. Në Murtja, një rajon në jug të Spanjës, kemi pasur 100- 105 të vdekur, në Madrid kemi pasur 6 mijë të vdekur e në Barcelonë 3800 të vdekur. Edhe në Andaluzi numri i të sëmurëve dhe të vdekurve ëhstë 10 herë më i vogël se në Barecelonë" nënvizon mjeku i njohur.

Por kjo nuk do të thotë që duhet të lehtësohen masat kufizuese.

“Dua të paralajmëroj që kjo nuk është justifikim për të liruar masat kufizuese. Kur të vijë koha do i lirojmë. Duhet të vazhdojmë të marrim masat dhe higjienën. Kur të rriten temperaturat atëherë do të mendojmë. Nga mesi i majit parashikojmë një rritje të temperaturave në mënyrë të ndjeshme dhe atëherë mendojmë që do të ketë një rënie të ndjeshme të virulencës dhe të sëmurëve” tha Sallabanda

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...