Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/17

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) Mimoza Hajdari ,sqaron se si duhet të veprojnë bizneset nga një komunë në tjetrën.


MEPTINIS, duke i reaguar Odës së Afarizmit, thotë se ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga punëtorët e tyre të kenë leje për mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë.


“Të gjithë operatorët ekonomikë, respektivisht ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga stafi i ndërmarrjes të kenë leje mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë. Kjo mundësohet me formularin e konfirmimit nga ATK- sistemi EDI”, thuhet në sqarimin e MEPTINIS-it.

Kurse Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një shkrese adresuar ministres në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, i kishte shprehur shqetësimin për propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...