Akademik prof dr Hakif Bajrami,Ph.D
(Pandemia virale kineze , viti i murtajës së zezë globale , me mortaliet të madh dhe ekonomi të dëmtuar )!
“Polivir-20” dhe COVIT -19 ,për vendin tonë do të mbetët brez pas brezi turpi i botës , nëse filozofojmë me “forcë” të “ekspertit partisë”.
Të paktën “Covid-19” ka dëshmuar një aksiomë se me çështje konkrete duhet të mirrën profesionistët.
Tani e kanë rastin mjekët të dëshmohën.
Poashtu pas pandemisë e kanë radhën edhe ekonomistët të thonë fjalën e tyre...
Lidhur me këtë, juristi kur don me gënjye , nuk i shpejgon nenët dhe paragrafët Kushtetuse , por ia mbath “frymës kushtetutëse”.
Kushtetuta nuk ka frymë. Kjo lëmi është “shkencë” e forcës.
E historiani kur don me gënjye dhe më e bërë llugë shkruan: Çka ka ndodhë, si ka ndodhë, si i pelqen dikujt apo vetë rregjimit.
Nuk e shpejgon pse ndodhi . Pa shkaqe , shkas, shpjegim të pasojave nuk ka shekncë, ska zgjidhje.
Kushtetuta e Kosovës bije fjala, neni 95, pargarfi 4 dhe 5 janë decidivë: ka parti dhe koalicion fitues.
Nuk denominohet askund “parti apo koalicion i dytë”.
Pra Presidenti shpallë zgjedhjet e reja, pasi që fituesi shkarkohet nuk arrin të formojë qeveri të re.
Të gjithë të tjerët me këtë Kushtetutë janë humbës.
Fjala vjen në Izrael fitues ishte ajo parti (koalicion) që fitoi 50,49%, e humbës ishte ajo parti (koalicion) që i kishte 49, 51% të votave.
Në SHBA gjuha angleze ka fituar për një votë, ku është sot gjermnaishtja.
Në Greqi gjuha greke ka fituar për dy vota në parlament.
Ku është sot gjuha shqipe. Madje shovinizmi grek ka shkaur aqë larg sa që shqipja as nuk guxon të përmedet, sikurse shqipja në Jugosllavinë mbretërore.
Kjo tragjedi që ka goditë sot globin, prej saj duhet të mbushemi mend dhe mos të na përseritet më historitë e tilla.
Pa dilemë, po e shtrojë pyetjën pse partitë tona të gjithë dijëshme nuk po e shpallin: “Corona virusin 19”, anti-kushtetues, për të na “çliruar” nga kjo pandenmi vrasëtare dhe shkatrruese e ekonomisë botërore, për dëmin e së cilës do të mësojmë edhe 50 vjetë më vonë.
Çdo ditë jemi duke dëgjuar poshtërsina në Parlamentin e Republikës tonë, duke dëgjuar persona të papërgjegjshëm, po bindëm në fjalët e At Gjergj Fishtës,se i ka plasë zemra me kokëboshët e politikës shqpitare, prandaj ka shpërthyer:
“Le ta dinë bota mbarë se Gjergj Fishta ma s` asht shqiptar”!...
Unë nuk do të them për veti kështu. Akoma jam gjallë e shëndosh e po ua them troçë...
I dashur Populli im ,
Nuk jam më intelegjent se Fishta!
Homeri shqiptar e ka shprehë një metaforë, që është gjeniale.
Po kush pyet sot për metafora! Të gjithë po e ‘dijmë’ gjuhësinë, kur histiriani është bërë “mjek”, e elektricisti është bërë filolog, eknomisti është bërë astrolog!
Të gjithë horrat ekësaj bote llomotitisin, e dihet çfarë fjalori kanë në Parlament. Ka deputet që s'din shkrim lexim sepse të mjerët s'i kanë lexuar dy romane për kryq.
E partia injorantin e bënë të fuqishëm, e ai pastaj kur del në breg nuk sheh asgjë, se njef asë babën e vet !!!
Ka rreth 50 vjetë që e kam lexuar romamin e Honore de Balzakut "Fshatarët" në origjinal.
Fshatari don të bëhet “kapitalist”, dhe e blen një pelë për punë, për t` u pasuar.
Një ditë fshatari e ngarkon pelën në qerre,sa që ajo nuk e terhejk dot peshën e papërballueshme.
Dhe fshatari duke mos ditur se e ka ngarkuar pelën tej mase e merr pushkën dhe vret pelën.
Kur e kupton se nuk ka fuqi tjetër për ta nxierr qerrën nga balta, e vren se ishte mashtruar në injorancën e mendjës së tij.
Despotit ishte analfabet, por atëherë për te ishte vonë: ngarkesa nuk ishte qitë në treg, pela kishte cofë, qerrja kishte mbetur në baltën e dendur, sana që e kishte në qerre nuk kishte shkuar në Pazar dhe kishte mbetë pa u shitë.
E unë e di, se jam histirian, por nuk jetoi në të kaluarën.
Prandaj nuk ia kam msy fare që të bëhem ‘kapitalist’-politikan, sepse nuk di të bëhem fare.
E këta politikanët e mëhallave tona, janë bërë ata që janë bërë kapitalist me “vitra”, madje e kanë sharë e pshtyrë Bacën Adem Dema, “se po donë të na hasmojë me tërë botën”, sespe Baca nuk i donte 1500 ushtarë të okupatorit në kufi me Shqipërinë dhe 2500 policë serbian për rend e “drejtësi” nepër Kosovë.
E emrat që e kanë sharë e larguar nga mbledhja Bacën, mu në kohën kur nuk dinin as dy fjalë kryq për dipmomaci dhe hemeneutikë filozofike e historike, se duhet sakrifikaur për liri shumë-shumë më tepër, se sa që ishim të gatshëm.
Politikanët dhe politikbërësit duhet ta lexojnë politikologun Shkelzen Gashi! Librin e tij për Bacën.
Do të medoni, se jo 50, si po them unë por, edhe 100 vjetë do të paguajmë haraq, me këta hilegji dhe profiterë politikë, dhe si pasojë edhe ekonomikë, që po na varfërojnë për çdo ditë me injorancë dhe kokëfortësi.
Po si të rrëzohet Qeveria, kur digjet shpia nga epidemia globale,o të mjerë.
E mos më quani se jamë pro VV-s .
JO, unë jamë pro të gjithëve që jeni kah punoni me inate feudale, me dinakëri aristokrate, me hipokrizi kapitaliste dhe ideologji totalitare komuniste, duke fetishizuar të parin e “safit”.
Nga përvoja mësohet dhe pasurohet njriu i urtë me dituri, në çdo shkollë.
Më kujtohet viti 1958.Isha nxënës tetëvjeçarës!
Mësues e kisha profesorin e ndjerë Hasan Shala.
Atëbotë mësuam , se me çfarë Virusi politik po helmohet populli,e po shpërngulët në Anadoll.
Dhe politikanët shqiptar të kohës së Fadil Hoxhës e luftuan epideminë e shpërnguljes ,me kërkesën e tyre që të mos lëvizë askush gjithandej; asnjë shqiptar mos t` i lëshoi vatrat stërgjyshore me asnjë çmim.
Lidhur me këtë, kur e hulumtoja temën e shpërnguljës shqiptarëve në Anadolli (1878-1966), në arkiva të armikut gjatë viteve 1978-1982, hasa edhe në këtë argument tragjikë, që e kishte lansuar Shatbi i Aleksandër Rankoviqit.
Rankoviqi , në vitin 1958 e kishte ftuar V. Llukiqin dhe S. Stefanoviqin dhe Reisyleman e Sarajevës në zyre, për të shkuar REISI boshnjak në Kosovë dhe Maqedoni, dhe për të mbajtur ligjeratë se: “Kush shkon në ÇABE, atij i lahen të gjitha gjynahet”.
Kryekrimineli serb Aleksandër Rankoviq, që politikën e zbehur për mos shpërngulje ta dëmtojë se: “vendi islamik është shpëtim në këtë botë dhe në atë tjetërn”, prandaj muslimanët nuk duhet ta harrojnë ÇABEN, pra shqiptarët musliman mos ta harrojnë Turqinë, sepse përems ÇABES mbahej gjallë psikologjia e robit , pra psikologjia e një dhune, të cilën duhej ta duronte dhe të lirohet prej sajë, çoftë edhe me luftë, si mësonte Adem Demaçi më 1963, me Program.
Reisi (boshnjak)nuk e kishte pranuar një dersë të tillë të Rankoviqit që e kishte marrë edhe funksionin e “hoxhës”, sepse mësimi i UDB-ës nuk ishte KURANOR, si e kërkonin UDB-ashët Jugosllavë.
Shkuarja në Çabe, ishte një “infekson” që islami mos të harrohet, do të thot shpërngulja në Turqi mos të zbehet.
Pra, një detyrë udbeske ishte bërë infektive- e që ishte shpërngulja.
Të pranishmëve në Beograd Reisi i urtë u kishte thënë: “Kush shkon në ÇABE, nuk lanë gjynahe, por e lanë një borç, që është obligim i muslimanit, për jetën e jetuar. Kaq”.
Po mësimi objektivë dhe i pathyeshëm u bë pronë popullore, dhe e patë thënë Mulla Hajriz Bllaca në Dumnicë të Llapit:“Kush e lëshon vatanin shkon pa imanë. Ai që shkon në ÇABE, ai nuk lanë gjynahe, por e lanë një borç jetësor, sepse ka krijuar pasuni me të cilën nuk e lenë për të vuajtur asnkend nga familja e ngushtë dhe e gjërë.
E ngritu e shko në Çabe e në anën tjetër banë MUNAFIKI për vllaun shqiptar, me i hi në hatër pushtetit. Jo.
E pushteti donë me ta marrë së pari një pullë nga pallta.
Pastaj ta lyp njanën mangë. Kur ta merr atë jepja tanë palltën, por thuej pragun e shpisë dha vatnin nuk ta jap se e kam borç”!...
E pse e ngritë Rankoviqi, “punën e ÇABËS më 1958”, sepse shqiptarët patën filluar të ngritën kombëtarsiht, dhe reaguan që shkollat nuk ka fuqi që na i ndalon (Fadil Hoxha), dhe me vetëdije ishin të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për shkollim, dhe shpërngulja u ndal në saje të vetëdiës kombëtare, por vetëm pasi që u zhduk virusi më 1966, relativisht.
Kjo nuk do të thotë se ata që janë shpërngulur në Turqi, nuk kanë pasë vetëdije kombëtare.
Përkundrazi, kanë qenë (shumica apsolute) e detyruar të shkojnë.
Këtë “virus” e vërtetojnë me mija dokumente e programe meskine të okupatorit serbosllavë .
Provoni sot t` i kheni 5 milionë shqiptarë nga Turqia, në vatrat e tyre stërgjushore .
Jo, ata kanë ‘vdekur’ përgjithëmonë, për së gjalli.
Për më tepër lexoni Fukujamën (Konflikti i kulturave) si nxënës i Hantigntonit (Konflikti i civilizimeve), që do të thotë se pushteti Titoist i kishte shitë shqiptarët për t`u larguar nga “virusi”, për t` i sllavizuar trojet e tyre si Toplicën 1877.
Ta theksoshë fjalën popull sot dhe mos me bërë asgjë për te (fatkeqësisht vetëm me marrë prej tij dhe mos me i kthyer atij asgjë) është një hipokrizim bizare.
Me diturinë e këtij tregu politik të “turnmës që kur shpërthen do të jetë vonë”.
Partitë tona këto ditë pritët të dalin e të thonë:
”E gjetëm vaksinën anti virus “C-19”, sepse e shpallëm “Aantikushtetuses”.
Vetëm shiqoni se si shkumojnë rreth mikrofonave duke i shiquar celularët se kush po i shkruan nga myhibët, çka me folë.
Lidhur me këtë, nuk flenë ironia dhe skizofrenia e tyre .. .
Në këtë vit të mbrapsht, që thonin se asgjë nuk do të ndodhë dhe ekonomia e tregut le vazhdojë, njerëzit le të vdesin, dhe të përfshihet sa më shumë turma në infeksion, sepse krijohet imuniteti i organizmit.
Këta "mendimtarë" të mjerë si në kohën e kryqzatave, kur e pyetën Papën, i thanë :
" Ç'farë të bëjmë me robërit e luftës"?
Papa ju tha: “I vrani të gjithë, se Zoti do të ketë punë me ta”.
E këta kapitalisto-totalitarët komunistë dhe “demokrat” me vegëza, flas në Kosovë, e kthyen globin për 50 vjetë prapa.
Por kur e panë se u smurën edhe vet, filluan t` i ndryshojnë fjalët, por ishte vonë.
Ngjalli të vdekurit tash, dhe purgatorin ekonimik shëndrrone në Parajsë premtimesh, kur friga e ka kapluar botën.
Çka do të i premtoni popullit në zgjedhjet e ardhshme?...
Kush juve ju beson më?
Llogariteni vetëm sa ka pësuar humbje Koosva apo globi këta tre muaj, e sa do të pësojë edhe sa muaj që epidemia vrastatre e njeriut dhe eknomisë së tregut do të rrënojë çdo gjë që i del përpara.
E ne duhet t` i dalim përpara, sepse duhet të sakrifikojmë diçka nga “luksi” jetësor.
Tani shtrohet pyetja prometeike: "Kush do të blenë mall nga Kina edhe së pakut dy-tre vite, në “emër të lirive të njeriut ideologjik dhe biologjik”, që po na verbon para syve tanë.
Po, e di se më tepër janë të infektuar politikanët, se sa kufoma e njeriu të vdekur nga “Corona virusi Covid- 19”.
Pse, sepse po i sjellin dëme njeriut shumë më tepër sesa epidemia me inate dhe hipokrizi bizare.
Gjallesa helmuese të padukshme ka pasë, po atë sekundë kur ka lind edhe njeriu.
Më kujtohet si student se lënda e parë që mësonim si themel i historisë ishte Arkeologjia.
Ligjëratat na i mbante një profesor kroat, me famë botërore.
Në provim çdo student e kishte zakonisht pyetjen e tretë nga “varret- virusët”.
E mbaj në mend se pyetja e tretë për mua ishte: “Mjekësia preventive dhe invazive”.
Një shok e kishte pyetjën pikërisht për "Virusët" në kohët e lashta dhe a janë pistë e infektimve recidiviste nepër epoka.
Dhe profesori e pyeti studentin: “A dukën virusët, a janë më të mëdhenjë se njerëzit, a janë më të rrezikshëm se sa njerëzit ndaj njëri tjetrit”.
Studenti nuk e dinte a dukën virusët në fillim.
Profesori e theskoi fjalën “Spiun” në kuptimin prozhiorativë.
Studenti nuk e kuptoi,ai heshti. Profesori dëshiron t `i ndihmoi dhe i thot:" A ka patur mikroskop bije fjala në Antikë"?....
Studenti, nuk i përgjigjet se nuk ka pasë, por i thotë se virusët nuk shihen me sy të rëndomtë, dhe fillon të shpejgojë për llojet e virusëve edhe atëherë me emra latin, se në çfarë qëllimash është përdorur virusi duke e gënjyer popullin.
Filloi me përpikëri të flas ngase ishte student i dalluar !
Vallë a din kush të na thotë se si kanë lindur bestytnitë e doktriant faraonikie dhe teoritë konsopiratve për kultin e individit, se smundjet kinse janë si “një denim prej “Zotave" dhe në vijim të Zotrave”.
Edhe politikanët tanë, janë duke ia pirë gjakun popullit, duke ia nxirë jetën me teket etyre infektive, për ta siguruar fronin e tyre, të infektuar për interesa meskine, për t' u vozitë me makina të blinduara, ku edhe në WC dëshirojnë të hyjnë më to!
Shiqoni se sa është varfëruar klasa e varfur, shiqoni dhe lexoni në internet se sa njerëz vdesin në shtetet ku lulzon luksi i një kaste, ndërsa 30 deri në 40 % e popullit është e pastrehë, në kuartët e qyteteve ku lulzon civilizimi dhe drogëria e varfëria mentale dhe ekonomike njëkohësisht.
Në ato kampe të namura të mbeturinave nuk ka asë zot, asë jetë, shpresë, kohë për të jetuar.
E në këtë realitet sovrani i Republikës tonë, sot, sidomos ai linduri para çlirimit, gati nuk beson, sepse në kohën e socilaizmit nuk ishte në gjndje të vizitojë asgjë, por ka jetuar me përralla të pushtetit dhe të ideologjisë para sajë ...
Edhe tash, këta të këtij pushteti kapitalist demokrat (më mirë do të ishte të quhën narkoliberal), në Kosovë me të bërat dhe të pabërat e tyre që na kanë izoluar tash e dy decenie si ta kishin virusin 2000 vjet.
Sot në Kosovë, mund të lëvizë vetëm ai që është i gatshëm të paguaj, dhe përballojë çdo virus.
Po,a ka në popullin tonë mendim se Diaspora e jonë është e psur dhe nuk e llogarisin se ajo diasporë, të paktën në vitet e para ka jetuar nepër kontenjerë , sepse janë konsideruar njerëz me “virus”, njerëz të një race që duhet të mirret vetëm me punët që nuk i bën raca e zgjedhur vëndase–“NOTABËL”.
Në ditët tona, ka politikanë që me vetëdije , në emër të demokracisë, sikur komunistët në emër të ideologjisë, po na bombardojnë me premtime që të: “jemi të lumtur me zor”.
Lidhur me këtë, sidomos sfera e Demokracisë ka pasë filluar të propognadojë në gjysmën e dytë të shekullit XX, në majet intelektuale se: i shkolluari që studion infeksionet epidemiologjike me virus, që luftohen vetëm me “mikroskop”, ngase janë njerëz të panevojshëm, janë njerëz që mirren me “ndytësira”, duke menduar se ata që nuk hanë yndyrëra, sepse nuk kanë, ata na i sjellin sëmundejt ngjitëse, duke mos llogaritur se mbipesha është virusi më vrasës dhe se anarkia në adete dhe zakone ushqimore, është virusi më gjakatar, se çdo virus që nuk shihet.
E them këtë se bota kurrë nuk është parë e sëmurë më shumë se sot me maska, me frigë dhe pasiguri totale.
Kush na ka siellë në këtë pozitë dihet:Gansterët e tregut të lirë që një litër vaj kinez sintetik e blenin me 5 cent. E vaji i vërtetë, duhet të kushtojë bije fjala 2 euro.
Është harruar Lufta e Tretë Bërthamore me bomba atomike.
Po, ka politikanë sot që thotë:
”Çka na lypset Sigurimi shëndetsor e Social”. "Çka na lypset Instituti i mikrobiologjisë dhe Virusiologjisë ", kur i kemi ndërtesat e bankave deri në dyzetë kate.
Jo, jo një virus i padukshëm që është edhe më i vogël se i milionta pjesë e një bakterje, është më e fuqishëm se ai gjiganti në 105 kate.
Pra, nëse madhësia është e pa matëshme, atëherë edhe vogëlsia është e pa matëshme.
Populli këtë duhet ta mësojë fare mirë.
Pra kush nuk vdes kurrë, që nuk ka çka i bënë asë madhësia e as vogëlsia, është dhe do të jetë koha , në të cilën Hyji vet përbehet në librat e shenjtë.
Të jetojmë para me dilirësi dhe me punën tonë që të jemi sa më realist dhe sa më të lumtur që kemi tru ku pushon logjika që të jemi solidar dhe tolerant, për të jetuar edhe tjetri në liri, sepse prej çdo epidemie dhe lufte njeriu duhet të dali më i ditur dhe më me përvojë.
E pastaj shkollimi përvojën e kthen në pasuri kolektive, nëse dëshirojmë për të jetuar gjatë,
shumë gjatë dhe pa viruse biologjike , politike, të çdo lloji.
Lufta ime me virusin shovinist serb më ka pas mësaur, më ka rrezikuar jetën në çdo çast 1962-1999, sikurse sot që i rrezikohet jeta Prof dr Salih Ahmetit-Hero (infektolog i njohur),me kolegët e tij, ose studentët e tij po përballen me virusin COVID 19 .
Publikisht ua shtrojë një pyetje. Çka për këta njerëz HERO (mjekë , infermjerë , punëtor ndihmsë, mikrobilog etj.) që nesër kanë me dalë në pension dhe do të dridhet si do t`i hargjoj 180- 260 eruro në muaj, sepse nuk kanë të ardhura tjera, si ngjanë me shumë pensionistë kulminantë në shekncat dhe lëmitë tjera.
Po këta janë Herojë po e kanë borç profesional.
E këta politikanët e demokracisë sikurse ata të totalitarizmit i kanë benefituar ata që mirren me hetimin e shefave EPORORË të tyre, që kanë vjedhë e bërë njëqindë punë të pista.
Këta ua kanë rritë rrogat porkurorëve dhe gjykatësve, sespe e “kanë jetën e rrezkuar”,
pikërishtë prej atyre që i kanë emruar.
Prej meje jo, por prej atyre që i kanë favorizuar në punë të pista.
Madje, disave ua sigurojnë edhe makinat e blinduara, me rroga të majme prej 1500-2500 e deri në 7000 euro në muaj, plus 3 deri në 7vende pune.
Kend po e votojmë dhe ku është populli ?Kujtë vallë po ia japim votën. Si është e mudur që një Shef qeverie që e ka kryer një fakultet me një qindë intervenime, ti hargjojë për një drekë apo darkë qindra -mijra euro !
Me këtë mentalitet të shëndrruar në aksiomë, do të na dhunojnë edhe më shumë nëse nuk dalin në zgjedhje 78 deri në 88% nesër.
Vetëm atëhrë ata do t` i kemi relativisht ndaj të gjithë politikanëve në kontrollë të vazhdueshme , sepe do të mësojnë se vota e popullit mundet t` i dërgojë edhe në “varr”.
Shiqoni se sa rrezistojnë sot deputetët e turpit që nuk po e shohin se janë bërë gazi i botës,kur thonë se nuk ka zgjedhje të reja parlamentare në Kosovë, sepse këta deputetët e apsolutizmit e të mëshirës së LIDERIT , që ua cakton se kushdo të jetë deputet, nëpunës i lartë dhe i ulët, kanë shkuar deri aty sa që një ditë do të pyesin shefin-zotërinë, si duhet t` u japin emrat fëmijëve, si do lindin dhe kur duhet të vdesin, sespe vëndos FARAONI, kryetari që ngadalë po bëhët më kultë se ai i kohës së Bacit Enver dhe “shokut” Tito, Leninit ,Stalinit , Erdogani e ndonjë diktatorë i llojit të narkomafisë Kolumbiane.
Me këta nuk është Zonja Merkel,por është e sigurt se Gospodin Putini, i smurë deri në fyt në punë intrigash mafioze nuk pranon që asnjë luftë ÇLIRIMTARE të shëndërrohet në model, si bije fjala UÇK-ja.
Vetëm shiqone se çfar intrigash thurën rreth UÇK-së, e kam fjalën deri më 10 qershor 1999.
Mu për këtë edhe kanë themluar me votën tonë Gjykatën Speciale, një virus juridik me të cilin pas një shekulli do të turprohet bota!
Pse të hetohet e gjykohet Liria e fituar më Luftë!!!.
Madje ka shansë që padia të shndërohet në akuzë kolektive, sepse virusi ka dalë nga kokat shoviniste si në BE ashtu edhe më gjërë, gjithnjë në emër se “po e pastrojmë UÇK-ën” .
Hipokrizia e politkanëve tanë nuk ka brirë!
Shiqone “pasqyrën e gjakut” politik në Kosovë: Prej rusëve frigohemi, prej amerikanëve fitojmë negociator të ri për çdo gjashtë mauj, prej BE-s na caktohen për me na pajtua me serbin ata që nuk na pranojnë.
Por ne duhet të jemi të vëndosur që ta sheh sejcili se Pavarësinë dhe oriemntimin Përendimor e kemi me seriozitet dhe jemi të gatshëm ta ruajmë çmimin e Pavarësisë.
Bije fjala, është një staf politikanësh që për çdo ditë kalëron nepër Ambasada, pale mos po i hynë ndokujt në hatër.
Ambasadorja amerikane para ca viteve na tha : “Mut e keni ba…!”
Ajo nuk ka menduar për partitë kineze, por për këta që po sundojnë që 20 vejtë!
Shumica syrësh janë aty prap duke i dëshmuar marrinat e çdo lloji.
Nuk ka deshtuar korigjimi i kufijëve me Serbinë, për shkak se do të na pyste Hashim Thaçi, mësa a na pyeti për Demarkacionin.
Por korigjimin e ka bërë copë e grimë ish Kryeministri i Maqedonsië (Zoran Zajev) që ka biseduar me dy politikanë serbian jo më pak se 15 herë, e ka bërë politika greke, e ka bërë politika malazeze, politika e Kroacisë për shkak të Bosnjës, e ka bërë Pastaj Merkel, sepse ka pasë kërkesë prej të gjithëve:
“Mos luani DOMINO me kufijë, është rrezik për të gjithë”!.
Po, më kujtohet se si historian për sllavët isha një “virus” shumë i rrezishëm.
Ne ishim në frontin e parë të luftës. Por ishim të bindur si historinë se duhet të jemi të qetë dhe jo ta konsiderojmë vetën HEROJË.
Jo, nuk ishim herojë duke e mbrojtur historinë kombëtare, trojet tona, adetet tona, çënjën tonë arbnore.
Ne këtë e kishim borgj , dhe për këtë ishim shkolluar.
Mu për këtë, nuk kemi kërkuar asnjë benificion jetësor.
Po këta politikanët e sotit, çdo gjë provojnë t` i fakturojnë popullit sepse “janë patriotë dhe duhet t` ju përulemi”.
Më duket se 1981-1999 na ka ndihmuar edhe ZOTI sepse ishim me shkollën e Adem Demaçit, pa marrë parasysh se drejtësia dhe argumentet ishin në anën tonë.
Shiqoni se si ndaj Afrikës është ngulitur një shoshë e hekurt dhe nuk akuzohet për asgjë se po na sjellë viruse.
JO, sepse u duhet energjia e tyre fizike me ardhë në Evropë, dhe me u marrë me punë që këta misterë e zotërinjë nuk i bëjnë, deri sa të konsolidohen bilogjikisht, sepse tani për tani u mungon fuqia punëtore, se ma nuk hargjojnë kohë kot me i okupuar si koloni.
Virusët e atjeshëm që kanë pushtet korona virus , vet ua sjellin lënden e parë, por edhe fuqinë fizike, pa luftë koloniale.
Edhe virusi ka ardhur vet i ipmortuar nga laboratoret e mafisë ekoniomike qoftë farmcutike qoftë rreligjioze apo ushtarake, ku dollari, petrodollari dhe euro me valutat tjera janë në qerdhën e tigrave, që e hanë njeri tjetrin me egersisht se “C-19”, e hanë njeriun e pambrojtur, jo imunë si llava e vullkanit që e hanë edhe gurin e stralluar.
Imunitet në vështërsi , sepse njeriu i urtë e mund me dituri, çdo fatkeqësi.
Prishtinë, 15 prill 2020
No comments:
Post a Comment