Akademia e Shkencave e Bullgarisë(ABSH)
Kuvendi i akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë (të ABSH-së) e shqyrtoi kartën e ASHAM-it dhe qëndrimet e institucioneve. Anëtarët e kuvendit paraqitën qëndrime unanime në mbrojtje të të vërtetave dhe fakteve shkencore lidhur me prejardhjen, historinë dhe karakterin e gjuhës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët në Kartën e cekur ishin paraqitur në mënyrë të parregullt dhe me zëvendësim të terminologjisë shkencore”.
ASHAM- SHKUP
Duke vlerësuar se “faktet kërkojnë vëmendje të posaçme”, ABSH paralajmëron se për qëndrimet e veta zyrtarisht do t’i njoftojë Kuvendin nacional të Bullgarisë dhe institucionet më të larta shtetërore.
Akademia e Shkencave e Bullgarisë(ABSH)
“AShB dhe Kuvendi konsiderojnë se qëndrimi i Akademisë së Maqedonisë së Veriut i paraqitur në dokument është i pasaktë dhe i papranueshëm dhe i dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. Në atë kuptim, qëndrimi i ABSH-së mbetet unanim dhe i pandryshueshëm – gjuha zyrtare në RMV është standard i shkruar-rajonal i gjuhës bullgare. Kuvendi do të fokusohet në këtë fakt shkencor me një sërë ngjarjesh që do të marrin mbulim të gjerë publik dhe medial jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë”.
Më 3 dhjetor 2019, Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të vendit miratoi “Kartën për gjuhën maqedonase”. Në të janë konstruuar argumente historike dhe gjuhësore për mbrojtjen e gjuhës zyrtare letrare në Republikën e Maqedonisë së Veriut si gjuhë e posaçme e pavarur me vazhdimësi dhe gjenealogji, e cila në Shkup është quajtur ‘maqedonase’.