Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/15

Flori Bruqi , mirënjohje pa kufi për veprën tënde të papërsëritur dhe madhështore.

DASHURIA


Përshëndetje i nderuar Flori!



Urime pa fund për këtë kurorë të zbukuruar me gurë të çmuar!



Para ca ditësh arriti në adresën time dhe pasi e lexova parathënien e hyra në brendësi të Librit.



Lexova lexova shumë por deri ku shkova nuk e vura re por mbeta shumë e kënaqur me një punë të zjarrtë prej një mjeshtri.



Një pasuri e domosdoshme në letërsinë shqiptare.



Urime Flori!



Shëndet e suksese!



Bajame Hoxha

1 prill 2020


**********


O ZOT ! ATDHEUN E GJERGJIT PO, E HAN DREQI!


I Nderuem Flori,

Emni i Yt vetem me gzon dhe me krijon knaqesi!

U bane sa vjet qe bashkpunojme si vllazen Shqiptare, si miq dhe gjithmone te mirkuptuem.

Me gzon, se gjithmone je i pandryshueshem ne rrugen Tande te palakueshme Atdhetare.

Me knaqe me qendrueshmenine Tande nder Parimet e Alpeve te Veriut te lavdishem...

Shume vete kujtojne se jeni VETEM NJE... Po, gjithmone jane gabue ata qe menduene ashtu!

"Leksioni Enciklopedik" asht vetem ajo pjese e drites s' Ate, qe ndricon e do te ndricoje....

Gjithmone me shkelqimet e drites se Bores se bardhe te Alpeve tona ...

E flladi i Flamurit te Ded Gjo' Lulit do te freskojne gjithmone dritaren Kosovare t' Isa Boletinit...

Vllaznisht Ju uroj vepra te tjera dhe Ju pershndes nga Melbourne, 


Fritz Radovani.

Melburn, 2 Mars 2020...



*********



Nga Flori Bruqi : Eruditizmi publicistiko-letrar i studiuesit dhe ...

Adem Avdia,ish ushtarak në pension 

Njerëzit e mëdhenj bëjnë vepra të mëdha e nuk kishte si të mos dilte nga mendja dhe dora jote ky libër, ky monument i shumëpritur nga kombi juaj i shtrenjtë, nga kombi të cilit i je përkushtuar, ai shqiptar.



Kjo vepër nuk është shkrim dosido, por është një pasuri që mban brenda jo vetëm njerëz e figura të spikatura, por mban personalitete që në vetvete mbajnë vlerë intelektuale, shkencore, kulturore, akademike, mbajnë element të spikatur për të cilat ka kaq shumë nevojë shqiptarizma.



Ju arritët jo vetëm t’i mblidhnit këto vlera e personalitete, por edhe t’i gruponit për të bërë më të lehtë kujdo përthithjen e intelektit të tyre. Ju jo vetëm ngritët në lartësitë e paimagjinuara punën dhe përpjekjet e tyre, por u dhatë mundësi gjithkujt të përfitoj nga këto produkte intelektuale.

Ju na treguat edhe njëherë se jeni në krye të plejadës së dijes e diturisë. Keni ditur jo vetëm të krijoni, por edhe më kryesorja të shpërndani dije e dituri në mbarë shqiptarizmën tuaj të shtrenjtë.

Me këtë vepër të pa çmuar mundi Juaj po çimentohet, po lartësohet e po merr vlera të paimagjinueshme.

Po mbeteni i paharruar miku im, po mbeteni i pashuar në këtë vend që ka kaq shumë nevojë për dritë e dituri.



Miku juaj

Adem Avdia

Kukës, 3 pril 2020.


**********





**********

Image result for leksikon enciklopedik


No comments:

Post a Comment

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...