Coronavirus nuk prek vetëm të moshuarit.

Andrea Napoli, është 33 vjeçar nga Roma .Është në formë të shkëlqyeshme fizike u gjend brenda një dite e gjysmë në kujdesin intensiv në Spitalin Columbus Covid-2 në Romë.
«Fatkeqësisht, këto gjëra duhet të jetohen për t’i kuptuar ato vërtet dhe plotësisht. Padyshim që nuk është një gjë e thjeshtë ”, thotë i riu, me profesion avokat por me një të kaluar si një sportist i mirë në vaterpolo.
«Gjatë qëndrimit tim pashë 3 persona që nuk mbijetuan – vazhdoi ai – pashë shumë dhimbje, shumë përpjekje. Mjekët gjithmonë duke luftuar, ata lodhen shumë ».
Andrea Napoli, i cili tani po përfundon karantinën në një hotel, shpjegoi atë që i mungon më shumë: “Një shëtitje e thjeshtë dhe të shoh përsëri prindërit e mi”.
Japonia u ofron falas 20 vendeve ilaçin kundër COVID-19, Avigan, i njohur gjithashtu si Favipiravir
Japonia ofron falas ilaçin kundër gripit për disa vende, përfshirë Turqinë, për të trajtuar pacientët me koronavirusin e ri (COVID-19), deklaroi ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi.

https://www.tasnimnews.com/en/news/2020/03/20/2227400/japan-to-give-iran-free-avigan-drug-for-treating-coronavirus
Siç raporton agjencia e lajmeve Kyodo News, Motegi tha se 20 vende mund të marrin ilaçin Avigan, i cili aktualisht po kalon teste klinike, përfshirë Turqinë, Bullgarinë, Çekinë, Indonezinë, Iranin, Mianmarin dhe Arabinë Saudite.
“Tridhjetë vende të tjera kanë shfaqur interes për ilaçin”, tha Motegi para gazetarëve.
“Ne do të punojmë me vendet e interesuara për zhvillimin e studimeve klinike të Avigan ndërkombëtarisht”, citoi agjencia të ketë thënë ai.
Avigan, i njohur gjithashtu si Favipiravir, është një ilaç antiviral i zhvilluar nga Toyama Chemical e Japonisë për të trajtuar gripin, por studiuesit në Kinë thonë se ka efekt edhe ndaj koronavirusit.
Japonia ka mbi 4.250 raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 93 kanë vdekur.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe ,shpalli gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në të paktën 7 prefektura nga 47, përfshirë Tokion, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Masat e reja i lejojnë pushtetit lokal të ndërmarrë hapa më rigoroze parandaluese, përfshirë kërkesën për të qëndruar në shtëpi dhe të kufizojë funksionimin e shkollave dhe shërbimeve të tjera.
Që kur u shfaq në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, me numrin e rasteve të konfirmuara që deri më dt. 15.4.2020 numri i të infektuarve në të gjithë botën nga koronavirusi sapo ka kaluar shifrën e 2 milionë njerëzve.
Ndërsa, nga të infektuarit me Covid-19, janë shëruar deri tani 484 597 persona.
Shteti me më shumë të infektuar dhe të vdekur në shkallë botërore është SHBA, me 614 246 të infektuar dhe 26 064 viktima.
Më pas vjen Spanja, me 174 060 të infektuar dhe 18 255 viktima, e më tej Italia, Franca, Gjermania etj.
Ndërsa, në Shqipëri janë konfirmuar si mbartës të Covid-19, deri tani 475 persona. Kurse, numri i viktimave nga virusi ka shkuar në 24 njerëz.

Më herët, ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës,dr. Arben Vitia, ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda.

Më datën 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK në Prishtinë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime.
Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë (8) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79).
Më datë 16 prill 2020, nga Klinika Infektive janë raportuar edhe dy raste të vdekjes.Rasti i parë, e gjinisë femër me moshë 73 vjeç nga Llugaxhi-Pejë, e konfirmuar me COVID-19 me datë 26.03.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar në Mjekimin Intenziv nga data 25.03. -16.04.2020, e intubuar dhe në respiratore. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati).
Rasti dytë: e gjinisë femër me moshë 71 vjeç nga Smrekonicë-Vushtrri, e konfirmuar me COVID-19 me datë 05.04.2020. Pacientja është referuar nga QE e spitalit të Vushtrrisë dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 05.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati ).
Nga data 08 shkurt deri më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e katërdhjetë e nëntë (449) me njëmbëdhjetë (11) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve.
(Agjencioni Floripress, është agjencion i shpejtë dhe i besueshëm që i shfrytëzon burimet ndërkombëtare të shëndetësisë nga vendi dhe mbarë bota).
No comments:
Post a Comment