Publicisti i njohur shqiptar zt. Lulëzim Etemaj, njëri ndër pesë nismëtarët e pajtimit të gjaqeve , nxorri kohë më parë nga shtypi monografinë “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991”.
Në fakt, ky është aktiviteti i vetëm shënues i këtij përvjetori, duke qenë se nga institucionet e shtetit nuk është paraparë të ketë ndonjë organizim për këtë Lëvizje, që ia arriti t‘i pajtoi mbi 1000 gjaqe.
Historiku i pajtimit të gjaqeve; shtrira; drejtimi; efektet e tij primare edhe në zhvillimet e mëpastajme historike të Kosovës, janë përfshirë në librin e Etemajt.
“Monografia e ka për bazë konceptin e paraqitjes së historikut të pajtimit të gjaqeve. Nisma, zhvillimi i tij i shpejtë, pavarësisht pengesave të forcave serbe, nga aksioni në lëvizje gjithëpopullore; shtrirja e tij në nivel Kosove; tubimet më të mëdha; gjaqet e para të falura dhe tri kuvendet, janë disa nga segmentet e tij”.
Prof.Anton Çetta
Verrat e Llukës
Por, Serbia nuk ia arriti ta ndalë pajtimin e shqiptarëve. Nuk mundi t‘i ndalë as tubimet e tyre madhështore për faljen e gjaqeve. Pjesëmarrja masive në to, tregonte mosbindjen shqiptare. Guximin kundërshtues ndaj saj.
Bacë Adem Legjendari

Është fatkeqësisht në përputhje me natyrën shqiptare. Vonesa është njëra nga anët tona të errëta si komb. Pritja ka qenë që një monografi të tillë ta bëjnë njerëzit që i kanë profesion shkencat historike. Mungesa e një libri të tillë, të vlershëm për historiografinë shqiptare, por edhe evropiane, ka qenë për mua motivi kryesor për ta shkruar këtë libër. Ka qenë gjithsesi edhe obligim i imi që të shpreh edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin publik, si njëri nga pesë nismëtarët, por edhe si qytetar ndaj të gjithë atyre që na i hapen jo vetëm dyert e kullave dhe shtëpive, por edhe të zemrës. Ata iu përgjigjën pozitivisht ftesës sonë për pajtim, hoqën dorë nga gjakmarrja dhe çfarëdo hakmarrje tjetër në interes të Kosovës.
Adem Grabovci
Qëllimi i bërjes së monografisë nuk është as përmbysja e as rrënimi. Si fati i njërës, si tjetrës, po ashtu edhe i ngritjes së një versionit të qëndrueshëm, varet plotësisht nga përmbushja e parakushteve që shtron historiografia e mirëfilltë shkencore: mbështetja në fakte konkrete të qëndrueshme, e që në këtë rast janë të dorës së parë.
Pajtimi i gjaqeve bashkoi popullin për luftë
Nuk kishte një njeri të vetëm, as si nismëtar dhe as si drejtues. Kishte një trup drejtues në nivel të Kosovës. Ajo përbëhej nga pesë nismëtarët e pajtimit të gjaqeve: Have Shala, Myrvete Dreshaj, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj. Për këtë kishte vendosur Kuvendi I i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, i mbajtur më datë 19 maj 1990 në Strellc të Deçanit, ku krahas përfaqësuesve të shumtë të këshillave të pajtimin, pjesëmarrës në këtë kuvend kanë qenë edhe Anton Çetta, Zekeria Cana, etj.
Çdo vendim, ashtu si kur ishte vendosur të fillohej me pajtimin e gjaqeve, merrej pas diskutimeve të shumta dhe në pajtim të plotë të çdonjërit prej tyre. Pikërisht kjo frymë demokratike është njëri nga parakushtet themelore të suksesit të saj.
E konsideroj të rëndësisë së veçantë mbështetjen e madhe të Anton Çettës, të profesorëve dhe intelektualëve të tjerë, si dhe të qëndruarit e tij krah nesh.
Lëvizja që ndryshojë historinë
Me njohjen e gjerë të kulturës dhe traditës shqiptare si dhe urtësinë e tij, prof. Anton Çetta ia ka rritur peshën dhe respektin Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve. Kjo ka ndikuar pozitivisht edhe në suksesin e saj. Kishte një gërshetim të shkëlqyeshëm të energjisë, vizionit, vendosmërisë dhe përkushtimit rinor, me urtësinë dhe maturinë e tij.
Monografia e ka për bazë konceptin e paraqitjes së historikut të pajtimit të gjaqeve.
Nisma, zhvillimi i tij i shpejtë, pavarësisht pengesave të forcave serbe, nga aksioni në lëvizje gjithëpopullore; shtrirja e tij në nivel Kosove; tubimet më të mëdha; gjaqet e para të falura dhe tri kuvendet, janë disa nga segmentet e tij.

Mospërfshirja e çfarëdo emri, pajtimi të gjakut, plageje, ngatërreseje, tubimi a zhvillimi, nuk është bërë me qëllim nënvlerësimi.
E vlerësoj lartë çdo veprim, çdo akt si dhe çdo person, që me angazhimin e tij ka bërë që suksesi i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve të jetë madhështor.

Anton Çeta me bijat sokolesha të Kosovës
Ku femra shqiptare jo vetëm që ka qenë veprimtare e pajtimit, por e ka thënë edhe fjalën e saj, duke marrë pjesë në vendim apo dhe vendosur vet për faljen e gjakut.

Si rrjedhojë e kësaj përfshirjeje, ka plotë oda shqiptare dhe mjedise patriarkale ku femra shqiptare ka hyrë për herë të parë në oda të tilla, të dedikuara sipas traditës ekskluzivisht për burra.
Nuk më është e njohur të ketë pasur një lëvizje të tillë të pajtimit të gjaqeve as te popujt tjerë evropianë.

Prof.dr.Zekeria Cana

Origjinali i procesverbalit tetë faqesh të Kuvendit I, ashtu si dhe shumë dokumente dhe fotografi tjera, botohet për herë të parë në libër.

Kjo indiferencë nuk e zbeh aspak vlerën historike të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve. Është në përputhje të plotë me moskujdesin dhe mosrespektimin e vlerava tona kulturore historike.
Në cilin drejtim qëndron shoqëria dhe shteti ynë më mirë? Në asnjërin!
Madje as sa i përket luftës çlirimtare të UÇK-së, heronjve, dëshmorëve, përgjithësht viktimave të gjenocidit të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë, thotë mes tjerash autori i librit për medie zt. Lulëzim Etemaj.
Përgatiti :Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment