Mirëmbrëma. Unë jam Mentoni juaj dhe sonte jemi këtu për një debat shumë të rëndësishëm. A kemi siguri për atë që ka ndodhur dhe do të ndodhë, apo mos vallë po endemi nëpër errësirë?

Për këtë arsye kemi thirrur ekspertët më të mirë të sektorit. Virologun Pandora, epidemiologun Pestis, mikrobiologun Zeiss, teknikun e futbollit Zanna dhe pneumologun Fumacchia.
Dhe këtu në të djathtën time janë statisticieni Gufi, gjenerali Ascella ekspert i luftës bakteriologjike, dhe gjeometrin Metris ekspert në matjen dhe përfaqësimin e njerëzve të zakonshëm. Fjalën e keni ju.
VIROLOGU PANDORA:
Gjëja e parë që dua të them është se maska është e domosdoshme. Fakti që prej muajsh nuk gjejmë një të tillë, është provë e faktit që është shumë e çmuar, ose që dikush ka organizuar ndonjë karnavale pa e ditur ne. Maska na mbron nga Covid.
EPIDEMIOLOGU PESTIS:
Maska duhet të mbahet vetëm një herë, përndryshe shndërrohet në fole bakteresh. Ose futeni në lavatriçe me dhjetë kilogramë alkool, ose do të bëhet një bartëse e mëtejshme e infeksionit.
ZEISS:
Maska vlen vetëm në shtatë metra e gjysmë distancë, dhe nuk duhet të ketë në mes pengesa apo ngarkesa alegorike, përndryshe është e kotë.
METRIS:
Maska duhet të jetë një metër e 723 centimetra distancë.
ZANNA: Për këtë arsye është e domosdoshme që të rifillojë kampionati i futbollit, duke qenë se penalltitë goditen nga 11 metra dhe si të tilla janë të painfektueshme.
PESTIS:
Pusho, ti dhe ai gjeometri që nuk hyn fare këtu, jeni idiotë. Ju kujtoj se koronavirusi nuk është veçse një lloj gripi i maskuar, çdo vit vdesin mijëra pleq, të bëjmë llogaritë dhe do të shihni që numrat janë të barabartë, po dramatizojmë për faj të nekrofilëve dramatizues.
PANDORA:
Ti je një shkencëtar i lodhur. Më kujtohen eksperimentet e tua që bashkonin qelizat e lakuriqëve të natës dhe bretkocave dhe jepnin si rezultat një virus me formë Pokemoni. Nuk do habitesha sikur një prej këtyre monstrave të vogla të kishin dalë nga laboratorët e tu.
ASCELLA:
Kemi provën që kinezët zotërojnë bombën bakteriologjike dhe janë gati të pushtojnë botën me virusin al vasabi. Kanë një ushtri të madhe. Dhe ne rrijmë këtu e flasim si budallenj.
No comments:
Post a Comment