Epidemiologu i njohur shqiptar Akademik Prof.Dr.Isuf (Isuf) Dedushaj, ka thënë që shpreh keqardhje për familjarët që kanë humbur të afërmit nga sëmurja - Coronavirusi Covid-19.
Shkencëtari Dedushaj ka paralajmëruar se pritet që të ketë akoma të vdekur si pasojë e pandemisë SARS -CoV -2 në Kosovë.
“Shpreh keqardhje dhe ngushëllimet e mia familjarëve që i kanë humbur më të dashurit e tyre . Në Kosovë dhe rajon pritet të jenë shumë më shumë të vdekur gjatë prillit dhe majit të këtij viti.
Ka shkallë relativisht të lartë të vdekshmërisë, sidomos te personat e moshuar mbi 65 vjetë.
Në Itali edhe në vendet tjera kanë vdekur njerëz të moshës më të re, por që kanë pasë edhe ndonjë sëmundje tjetër”.
“Një javë ose 10 ditë para se të paraqitet rasti i parë në Kosovë, është marrë qëndrim të mbyllen të gjitha shkollat.
50 % e popullsisë kosovare janë në izolim.Tash më Urdhëresat e reja të MSH është izolimi dhe vetëizolimi shumë më shumë. E vetmja metodë e suksesshme në Kosovë, ka qenë ndalja e shkollave dhe tubimeve masive. Edhe prijësit fetarë i janë përgjigjur thirrjes që t’i ikin ceremonive fetare”.
Akademik Dedushaj ka theksuar se Kosova ka një përvojë të hidhur me sëmundjet ngjitëse, ndërsa thotë që është i kënaqur me angazhimin
“Ajo që më ka lënë përshtypje është angazhimi i stafit mjekësor, të cilët kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i kanë zbatuar me përpikëri masat e marra nga Qeveria kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 ”.
Epidemiologu në pension Akademik Prof.Dr. Isuf (Isuf) Dedushaj jep shpresa se pandemia do të kalojë me kohën e verës 2020.
Isuf (Isuf) Dedushaj thotë se maksimumi java e fundit e prillit, fillimi i majit do të fillojë rënia e numrit të infektuarve me coronavirus Covid 19 në Kosovë.
“Këto sëmundje që përhapen me spërkla janë si kashta kur ndizet. E arrin kurbën dhe pastaj shuhet. Mendoj se edhe kjo sëmundje është duke arritur kurbën”.
Ai thotë se në bazë të hulumtimeve matematikore COVID-19 është 20 herë më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm.
Epidemiologu thotë se gjatë muajve të verës ky virus është vështirë të mbijetojë në temperatura të larta.
“Edhe nëse vazhdon gjatë verës, shpresoj se do të ketë raste shumë të pakta”, tha ndër të tjera epidemiologu Akademik Prof.Dr.Isuf (Isuf) Dedushaj.
Flori Bruqi

No comments:
Post a Comment