Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/16

Historiani i njohur, Hakif Bajrami i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se libri i Bajramit “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995” është një studim tejet i rëndësishëm.


“Sot Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua historiani ynë i njohur prof. dr. Hakif Bajrami. libri i tij ‘Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995’ është një studim i përmbledhur tejet i rëndësishëm dhe i vlefshëm. Librat e tij të tjerë të shumtë, prej studimeve mbi aradhat partizane te dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve për Turqi, për personalitetet kombëtare nga Bedri Pejani te Adem Demaçi, e deri te libri i tij i ndaluar në shtypshkronjë në vitin 1990 ‘Kosova nga Bujani në Kaçanik’ janë lexuar e lexohen vazhdimisht jo vetëm nga brezat e studentëve të historisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...