Çdo ditë dëgjojmë për personalitete të ndryshme se janë pjesë e ‘Illuminatit’ dhe se me shenjat dhe simbolet e tyre e dëshmojnë këtë.
Ithtarët e teorive konspirative i lidhin thuajse të gjithë njerëzit e suksesshëm me këtë ‘organizatë’ që dëshiron të vë rend të ri botëror.
Më poshtë ju sjellim në mënyrë ilustruese (natyrisht joserioze), “dëshmitë” se Illuminati është gjithkund përreth nesh dhe nuk kemi se si i shpëtojmë…
Sipas historiografisë zyrtare, ajo u krijua në Ingolstadt, Gjermani, më 1 maj 1776 nga Johann Adam Weishaupt (1748 - 1830), si një alternativë ndaj Masonerisë , duke supozuar një strukturë të ngjashme.
Emri Illuminati është përdorur shpesh në teoritë e konspiracionit për grupe të dyshuara që do kontrollojnë botën.
Vetëm adeptët e klasave të larta kanë qenë në dijeni të qëllimit të fundit të Urdhrit të vërtetë Iluminatit.
Udhëheqësi i Illuminati nuk mori pjesë personalisht, por dërgoi krahun e djathtë, Knige, një mason i njohur.
Mendohet që masonët janë njerëz të një shtrese politike dhe sociale shumë të lartë nga të gjitha vendet.
12 fakte që nuk i dinit për Illuminatin
1. Illuminati nënkupton “Të Iluminuarit”, duke sugjeruar që anëtarët e tij dinë më shumë se ata që nuk janë anëtarë.
2. Ndarja e Kishës dhe Shtetit
Përkundër asaj që thotë kultura pop, Illuminati është një organizatë jo-fetare. Në fakt, ata u krijuan si një grup laik, i cili donte të largonte ndikimin fetar mbi jetën publike dhe pushtetin shtetëror.
3. Dija është pushtet
Ata u krijuan fillimisht në Bavari në vitin 1776 dhe u nxorën jashtë ligjit në vitin 1785 kur, nga frika e ndikimit të Illuminatit, sundimtari konservator gjerman Karl Theodor i ndaloi të gjitha shoqëritë sekrete. Nëse ka një gjë nga e cila qeveria ka frikë, këto janë faktet.
4. Fëmijët e Iluminatit
Grupi Ordo Templi Orientis pretendon të jetë një organizatë me prejardhje të drejtpërdrejtë nga Iluminati origjinal.
5. Deklarata e Pavarësisë
Fakti që Deklarata e Pavarësisë u firmos në vitin 1776, dy muaj pas themelimit të Iluminatit ka mjaftuar që mbështetësit e teorive të konspiracionit të besojnë se Amerika u themelua nga Illuminati.
6. Klasa
Illuminati ka një sistem klasor me tre nivele: Klasa I – “Fidanishtja”, Klasa II – “Shkallët Masonike” dhe Klasa III – “Misteret”. Ka edhe nënklasa brenda këtyre klasave.
7. Mos i beso askujt
Ndër organizatat ku dyshohet se Illuminati ka infiltruar janë Qeveria e SHBA, Vatikani, NATO, OKB, Hollyvood dhe mediat globale.
8. Kontrolli i Mesazhit
Është për shkak se Illuminati është nën kontrollin e medias globale, që ky konspiracion masiv është në gjendje të rrijë fshehur.
9. Para, para, para
Gjithashtu, ruajtja e një komploti të tillë masiv global kërkon shumë para. Për fat të mirë për Illuminatët, ata gjithashtu kontrollojnë shumicën e bankave në botë.
10. Spiunimi
Meqë jemi tek paratë, një pjesë e arsyes pse qeveria e SHBA mendohet të jetë “në xhepin” e Iluminatit është sepse “Syri i Gjithëpushtetshëm” një simbol i lidhur shpesh me Iluminatin, duket qartë në kartëmonedhën 1 dollar.
11. Çfarë bufi!
Simboli që ishte përdorur realisht nga Illuminati nuk ishte syri, por një buf. Në mënyrë të veçantë, ishte “Bufi i Minervës” ose “Bufi i Athinasë”, që përfaqësonte mençurinë.
12. Vetëm Perëndia e di
Pavarësisht se janë anti-fetare në natyrë, Illuminati thuhet se e numëron Papën në mesin e anëtarësisë së vet.
Letëratura :
- Manfred Agethen: Geheimbund und Utopie. Illuminaten, Freimaurer und deutsche Spätaufklärung. Oldenbourg, München 1987, ISBN 3-486-54171-4.
- Richard van Dülmen: Der Geheimbund der Illuminaten. Frommann-Holzboog, Stuttgart 1977, ISBN 3-7728-0674-0 (Textauszug online). In: Zeitschrift für Bayerische Landesgeschichte. 36/1973, S. 793–833.
- Karl-Heinz Göttert: Knigge oder von den Illusionen des anständigen Lebens. dtv, München 1995, ISBN 3-423-04672-4.
- Stephan Gregory: Wissen und Geheimnis: Das Experiment des Illuminatenordens. Stroemfeld, Frankfurt am Main 2009, ISBN 978-3-86109-183-7.
- Thomas Grüter: Freimaurer, Illuminaten und andere Verschwörer. Wie Verschwörungstheorien funktionieren. Scherz, Frankfurt am Main 2006, ISBN 3-502-15047-8.
- Ludwig Hammermayer: Entwicklungslinien, Ergebnisse und Perspektiven neuerer Illuminatenforschung. In: Alois Schmid, Konrad Ackermann (Hrsg.): Staat und Verwaltung in Bayern. Festschrift für Wilhelm Volkert zum 75. Geburtstag. Beck, München 2003, ISBN 3-406-10720-6, S. 421–463.
- Jochen Hoffmann: Bedeutung und Funktion des Illuminatenordens in Norddeutschland. In: Zeitschrift für Bayerische Landesgeschichte. 45/1982, S. 3
- ^ "David Chilton. James H. Billington's «Fire in the Minds of Men»" (PDF). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 15 maj 2013. Marrë më 24 tetor 2017.^ Vernor L. Stauffer «New England and the Bavarian Illuminati», Ch.III