2020-04-15

Teorive të konspiracionit, dezinformimi rreth koronavirusit të ri në shumë platforma dixhitale, të cilat po përpiqen të përballojnë krizat të këtij lloji, lehtësojnë përhapjen e informacionit të rremë.


Flori Bruqi - Wikipedia

Nga Flori Bruqi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke kritikuar administratën kineze se nuk ka informuar rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në kohë, tha se do të vijë koha kur përgjegjësit do të japin llogari.
“Do të vijë një kohë kur përgjegjësit do të japin llogari. Jam shumë i bindur se kjo do të ndodhë. Tani jemi të detyruar që të fokusohemi në detyrën tonë aktuale që fillimisht ekonominë amerikane dhe më pastaj ekonominë globale ta rifillojmë në mënyrë sistematike, por do të vijë koha e akuzës”, u shpreh Pompeo në deklaratën për gazetën gjermane Bild, në lidhje me pyetjen nëse Kina do të jetë përgjegjëse nga dëmi i global i koronavirusit.
“Qeveria kineze, Partia Komuniste e Kinës nuk na dha këtë informacion në kohë. Kjo është për të ardhur keq”, tha më tej ai.
Sekretari amerikan i Shtetit vuri në dukje se ka nevojë për shumë debate në aspektin global në lidhje me përgjegjësinë e Kinës ndaj krizës së koronavirusit të ri.

“Është e rëndësishme që të dimë se si dhe prej ku filloi virusi. I kemi parë raportet e tregjeve të kafshëve të egra në Kinë, që detajon se prej ku ka ardhur virusi. Ekonomia globale ishte e detyruar të mbyllet. Mbyllja e ekonomive është një çështje tragjike dhe do të kushtojë shumë. Duhet të sigurohemi se asnjë shtet më nuk do të shkaktojë një gjë të tillë”, shtoi më tej Pompeo.

Agjencitë e intelegjencës të SHBA-së dhe Britanisë lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën paraljmërojnë në dukurinë gjithnjë e më të shpeshta kibernetike të cilat përdorin pandeminë globale të koronavirsuit (COVID-19) si karrem.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Qendra Kombëtare britanike e Sigurisë Kibernetike theksuan se kriminelët dhe një grup që paraqet “kërcënim të vazhdueshëm” po përpiqen të transmetojnë softuerë të dëmshëm “ransomware” dhe “malware” që lidhen me pandeminë COVID-19.

Më tej shtohet se një shembull përfshin e-mailat që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ndërkaq, shembujt e tjerë janë ato të përpjekjeve të vjedhjes së identitetit që duken sikur vijnë nga Microsoft ose kompani të tjera të teknologjisë, mjetet e të cilave shpesh përdoren nga njerëz që punojnë nga shtëpia.

Deklarata thekson se nuk kanë hasur në një rritje të përgjithshme të krimit kibernetik, por është gjithnjë e në rritje përdorimi i kërcënimeve me qëllim të keq që përfshijnë temat e lidhur me COVID-19.

Më 11 mars 2020 , OBSH përhapjen e virusit e shpalli “pandemi globale”. Përveç Evropës, OBSH ka shpallur Shtetet e Bashkuara epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan. Më shumë se 83.400 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën, dhe më shumë se 1.440.000 raste janë konfirmuar globalisht, sipas të dhënave nga Universiteti amerikan Johns Hopkins. Deri më tani janë shëruar më shumë se 305.000 njerëz.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1.8 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave, që nga shfaqja e koronavirusit dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, me këtë virus janë konfirmuar gjithsej 1.800.791 persona, ndërkohë mbi 110.892 kanë vdekur dhe rreth 412.777 janë shëruar.

SHBA është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve, me gjithsej 20.464 vdekje, e ndjekur nga Italia me 19.899, Spanja me 16.972 dhe Franca me 13.851 vdekje.

Koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Ai sulmon kryesisht mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes. Shumica e të infektuarve përjetojnë simptoma të moderuara, por në raste të veçanta mund të jenë fatale për të moshuarit dhe ata me kushte ekzistuese si hipertensioni, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe astma.

Janë bërë disa përpjekje për të zhvilluar një vaksinë, por ekspertët besojnë se qëllimi mund të arrihet deri në 18 muaj.


Në qytetin kinez të Suifenhe, në kufi me Rusinë, është ndërtuar një spital i ri, ku do të trajtohen pacientët me Covid-19.

Spitali do të ketë gjithsej 540 shtretër për pacientët me koronavirus. E vecanta e ndërtesës është se është ndërtuar në vetëm gjashtë ditë, pasi punimet nisën më datë 6 prill dhe mbaruan më datë 12 prill. Spitali tani është gati të presë pacientë të rinj, shkruan “Daily Mail”.Autoritetet kineze frikësohen se mund të vijë një valë e dytë pandemie nga Rusia, për shkak se shumë kinezë punojnë në shtetin rus.

Suifenhe është një qytet kinez në kufi me Rusinë, me lidhje të ngushta me shtetin rus. Madje, aty përpos parasë kineze të juanit, lejohet edhe përdorimi i rublave ruse.



Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley tha se nuk janë të besueshme pretendimet se koronavirusi i ri (COVID-19) është prodhuar në laborator.

Gjenerali Mark Milley në një konferencë të përbashkët për media me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, iu përgjigj pretendimeve rreth asaj se COVID-19 është prodhuar në laborator.

“Në media, blogje dhe webfaqe gjenden shumë thashetheme dhe spekulime. 

Mos të habiteni kur merremi me këto pretendime. Inteligjenca  amerikane hetoi seriozisht këto pretendime. 

Në këtë fazë, këto pretendime nuk janë të besueshme. Ekzistojnë prova të konsiderueshme që tregojnë se është e natyrshme. Por, përsëri nuk mund të sigurohemi plotësisht”, tha gjenrali Milley.



Pretendohej se COVID-19 është përhapur nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës, që hetonte virusët e dëmshëm tek lakuriqët.

 Gjithashtu pretendohej se Departamenti i shtetit i SHBA-së, para dy vitesh mori informacione nga inteligjenca se laboratori në Wuhan nuk ka marrë masa të mjaftueshme dhe një virus që do të dalë prej atje do të shkaktonte pandemi.

Kurat mrekullibërëse të teorive të konspiracionit, dezinformimi rreth koronavirusit të ri në shumë platforma dixhitale, të cilat po përpiqen të përballojnë krizat të këtij lloji, lehtësojnë përhapjen e informacionit të rremë.




Vaj susami për t’u imunizuar, eksod i kinezëve, virus i projektuar nga një laborator në Wuhan… 

Pra, shumë thashetheme janë përhapur javët e fundit në rrjetet sociale.


“Shumicës së atyre që fshihen pas këtyre lajmeve të rreme nuk iu intereson nëse ju i besoni apo jo. 


Ata thjesht e përdorin këtë epidemi si mjetin ideal për të arritur qëllimet e tyre, pavarësisht nëse gjenerojnë të ardhura apo ngjallin mosbesim”, thotë Carl Bergstrom, një profesor në Universitetin e Uashingtonit dhe një specialist i dezinformimit online.


Disa persona duan të shesin produkte dhe përpiqen t’i bëjnë njerëzit të besojnë se kanabisi bën të mundur imunizimin kundër virusit.


Të tjerët kërkojnë të rrisin shikimet dhe klikimet, nga të cilat gjenerojnë të ardhura nga reklamat.


“Dhe më pas, keni operacionet e vazhdueshme për të dobësuar demokracitë dhe të japin përshtypjen se askujt nuk mund t’i besohet”, shton Carl Bergstrom.


Zyrtarët amerikanë thonë se mijëra llogari të lidhura me Rusinë në Twitter, Facebook dhe Instagram po përhapnin dezinformata antiamerikane në lidhje me koronavirusin e ri për të krijuar mosmarrëveshje. Moska e ka mohuar.


Infodemi masive


Teoritë e shpërndara përfshijnë idenë se virusi u krijua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke rikujtuar përpjekjet e KGB-së për t’i bërë njerëzit të besojnë se, gjatë Luftës së Ftohtë, edhe HIV-i u shpik nga shkencëtarët amerikanë.


Menjëherë pasi dalin, teoritë e konspiracionit përhapen gjithnjë e më lehtë duke qenë se ekziston pasiguria mbi origjinën e sëmundjes dhe se publiku shqetësohet e kërkon shpjegime, mundësisht nëpër rrjete sociale.


Në fillim të shkurtit, OBSH e cilësoi si “infodemi masive” mbingarkesën e informacionit të pasaktë mbi këtë çështje, gjë që ndërlikon detyrën e saj dhe atë të autoriteteve shëndetësore.


Informacionet e rreme mund të shkaktojnë panik, të tilla si nxitimi për maska kirurgjikale, shërbimet e urgjencës të tejmbushura ose personat me simptoma që preferojnë të mos raportojnë nga frika e hakmarrjes imagjinare.


Për të koordinuar luftën kundër kësaj infodemie, OBSH-ja mblodhi 10 ditë më parë përfaqësues të grupeve kryesore të teknologjisë në selinë e Facebook-ut në Silicon Valley.


”Gjiganti i shitjeve online ‘Amazon’ ka vendosur të heqë produktet që pretendojnë në mënyrë të rreme se kurojnë koronavirusin e ri ose se mbrojnë nga infektimi”, sipas kanalit amerikan CNBC.


Facebook, Twitter dhe Google (përfshirë këtu YouTube) gjithashtu kanë forcuar politikat e tyre ekzistuese, të cilat përfshijnë heqjen e përmbajtjes që mund të jetë dëmtojë fizikisht publikun, për shembull, reklamat për kura të rrezikshme të rreme si dhe nxjerrjen në pah të mesazheve të besueshme (si ato të OBSH-së).


Një milion urithë


Rrjeti social mbizotërues gjithashtu mbështetet në ” Third party fact-checking”, programin e tij të verifikimit të palëve të treta të zhvilluar që nga viti 2016.


 Facebook paguan rreth 60 media në të gjithë botën, të përgjithshme ose të specializuara – përfshirë AFP-në – për përdorimin e “kontrolleve të tyre” në platformën e tij dhe në Instagram


Rrjeti social zvogëlon shumë audiencën e videove ose artikujve të etiketuar si të rremë nga këta verifikues të jashtëm


Por, Carl Bergstrom dhe Jevin West, bashkautorë të një libri të ardhshëm mbi dezinformimin, i shohin këto masa si “fashë”.


Ata denoncojnë “hipokrizinë” e platformave, algoritmet dhe modelet e biznesit të reklamimit e të cilave promovojnë përhapjen e përmbajtjes sensacionaliste ose mashtruese.


”Kjo është si loja e urithëve (“whac-a-mole”), përveç që ka një milion urithë që vijnë nga të gjitha anët dhe 5 njerëz që përpiqen t’i shtypin ato”, thotë Jevin West, profesor i shkencave kompjuterike.


Akademikë të tjerë që kanë studiuar fenomenet e dezinformimit gjatë krizave të fundit të virusit Zika dhe etheve të verdha në Brazil gjithashtu besojnë se përpjekjet për kontrollimin e fakteve mund të jenë joefektive, madje edhe kundërproduktive.


Në studimin e tyre të botuar në janar në “Science Advances” ata dalin në përfundimin se “të folurit rreth informacioneve të rrema mund të rrisë familjaritetin e tyre dhe t’i bëjë ata edhe më të besueshëm”.


Antiterrori heton teoritë e komplotit për përhapje paniku


Një numër qytetarësh që kanë hedhur ide mbi komplote që fshihen pas Pandemisë COVID-19 raportohet se janë hetuar nga njësia kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar , e cila thotë se ia ka përcjellë prokurorisë për të parë mundësinë e ngritjes së padive.


Duke supozuar se disa statuse në Facebook që duket se i përkasin rretheve të teoricienëve të komploteve, janë hedhur me qëllimin për të shkaktuar panik mes popullsisë gjithëshqiptare .


 Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit Shqiptar ka referuar në prokurori një material duke sugjeruar se kemi të bëjmë me një plan tinzar për të përhapur panik mes popullsisë së gjerë.


Një burim zyrtar pranë kësaj drejtorie , kanë referuar material kallëzues në prokurori ndaj disa personave që dyshohen se për përhapje të panikut nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale. 


Burimi nuk pranoi të komentojë për përmbajtjen e komenteve por konfirmoi shpjegimet e dhëna .


 Antiterrori ka ngritur dyshime se 10 persona kanë diskutuar dhe kanë hedhur qëllimisht statuse në llogaritë e tyre si edhe video në YouTube, me anë të të cilave aludojnë se Covid-19 është një armë biologjike dhe se ka një plan të errët për të varfëruar popullsinë, për të shkaktuar trazira sociale dhe për të përfituar ekonomikisht përmes blerjes së pronave të të varfërve përkundrejt çmimeve të lira.


Nëntorin e kaluar, njësia e antiterrorist në Policinë e Shtetit hetoi dy administratorë të faqes Jeta Osh Qef për përhapje paniku ndërsa policia arrestoi një vajzë 25 vjeçare nga Durrësi për të njëjtën akuzë. 

Të dyja çështjet nuk janë dërguar ende në gjykatë. 


Organizatat për të drejtat e njeriut dhe aktivistët i konsideruan në atë kohë këto masa disproporcionale ndërsa vunë re se rrjedha e ngjarjeve sugjeron sikur policia frymëzohet nga axhenda politike e kryeministrit Edi Rama për të ndërmarrë veprime që bien ndesh me shtetin e së drejtës.


Dhjetë organizata ndërkombëtare të lirisë së shprehjes i dërguan një letër publike Këshillit të Europës duke kërkuar ndalimin e praktikave të disa vendeve anëtare që duket se po shfrytëzojnë frikën nga pandemia COVID-19 për të gërryer liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.


Teoritë e komplotit, të cilat sugjerojnë një axhendë të fshehtë të dikujt të fuqishëm si shpjegim për një ngjarje apo fenomen, janë të rëndomta në shumë vende të botës. 


Legjislacionet e vendeve demokratike në përgjithësi priren të luftojnë probleme të tilla me më shumë raportime faktuale dhe jo me masa represive, të cilat mund të kenë efekt frikësues për lirinë e shprehjes së gazetarëve.



Dezinformatat në Ballkan për virusin e ri korona SARS-Cov-2(COVID 19) “nuk shiten”


Në suaza të programit të saj për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, me çka Ballkani shumë shpesh kalojnë kufirin dhe shpejtë merren nga mediumet e shteteve të tjera dhe ndonjëherë edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht publikon se çka ka aktuale në shërbimet simotra për verifikimin e fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, gjegjësisht nga Kroacia në veri, deri në Greqi në jug.


Virusi i ri korona Covid-19 edhe më tej është top-temë e mediumeve ballkanike dhe temë e dezinformatave të njëpasnjëshme të cilat vazhdimisht zgjerohen.


Portali kroat për verifikimin e fakteve dhe luftës kundër lajmeve të rrejshme faktograf.hr shkruan për dezinformatat të cilat tashmë disa kohë shpërndahen në mediumet online dhe në blogje në gjuhën kroate, dhe lajmi më i ri është plasuar nga portali IstraIN – se vaksina kundër virusit të ri korona është krijuar para se të përhapet sëmundja. 


Se bëhet fjalë për një të pavërtetë, faktograf.hr e dëshmon me citate të Sistemit Kombëtar Shëndetësor dhe Organizatës Botërore Shëndetësore, të cilët informojnë se në këtë moment nuk ekziston vaksinë për Covid-19 dhe se është duke u punuar për krijimin e saj.

Dezinformata në mediumet nga Bosnja dhe Hercegovina për virusin korona janë të pranishme edhe në Sarajevë, të cilat u demaskuan nga shërbimi për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme raskrinkavanje.ba.


Televizioni BH me 21 shkurt publikoi në portalin e vet qëndrim me titullin “Korona virus iz Kine stigao u Sarajevo” (Virusi korona nga Kina arriti në Sarajevë), ndërsa përmbajta më pas është transmetuar në disa mediume-online, prej të cilave njëra pas një kohe të shkurtër fshiu lajmin e rrejshëm. 


Në tekstin e kontestueshëm pretendohet se tre persona të cilët kanë udhëtuar deri në Kinë në Kantonin e Sarajevës janë vendosur nën mbikëqyrje shëndetësore, por askund nuk thuhet se bëhet fjalë për persona të infektuar, gjegjësisht pretendimi i shprehur në titull, nuk gjenet në tekst brenda.

Shërbimi për luftën kundër lajmeve të rrejshme raskrinkavanje.ba rikujton se në kohën kur është publikuar lajmi i kontestueshëm nuk ka pasur asnjë verifikim pozitiv të virusit korona te tre individët, ndërsa për disa ditë dolën rezultatet se nuk ka të infektuar.





Komentet e dr. Anthony Faucit duket se e kanë zemëruar Presidentin Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump shpërndau në Twitter një thirrje për shkarkimin e Dr. Anthony Faucit, pasi eksperti më i lartë i vendit për sëmundjet infektive tha se mund të ishin shpëtuar më shumë jetë, nëse vendi do të ishte mbyllur më shpejt gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti Trump shpërndau të dielën në Twitter mesazhin e shkruar nga një ish-kandidat republikan për në Kongres, i cili citonte komentet e zotit Fauci gjatë një interviste televizive të dielën.

 Mesazhi në Twitter titullohej “koha për të #ShkarkuarFaucin”.

Presidenti republikan në të kaluarën ka shpërndarë mesazhe kritikuese (të të tjerëve) për zyrtarët ose kundërshtarët e tij, duke mos preferuar t’i bëjë vetë kritikat. 

Shpërndarja e këtij mesazhi në Twitter nxiti spekullimet se Presidentit Donald Trump po i mbaron durimi me shkencëtarin e mirënjohur dhe se mund ta shkarkojë atë.

Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi të hënën këtë veprim në Twitter të Presidentit Trump.


Dr. Fauci ka marrë rëndësi kombëtare dhe një nivel pëlqimi, si një udhëheqës në luftën kundër koronavirusit.

 Ai ka kundërshtuar ose korrigjuar Presidentin Trump për çështje shkencore gjatë krizës së shëndetit publik, siç ishte p.sh. gjatë diskutimit nëse ilaçi anti-malaria hidroksilklorina është efektiv apo jo kundër koronavirusit.

Dr. Fauci u pyet në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN në lidhje me një raport të gazetës New York Times që dokumentonte paralajmërimet e hershme të dërguara Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin. 

Shkencëtari pranoi se mbyllja e vendit më shpejt mund të kishte shpëtuar jetë, por paralajmëroi se ishin të përfshirë një numër faktorësh.

“Natyrisht, do të ishte mirë nëse do të kishim patur një fillim më të mirë, por unë nuk mendoj se mund të thoni se jemi këtu ku jemi tani për shkak të një faktori,” tha Fauci. “Është shumë e ndërlikuar“.

I shndërruar tashmë në një objektiv të ekstremit të djathtë për kundërshtitë e tij ndaj Presidentit Trump, dr. Fauci tërhoqi kritika të mëtejshme pas intervistës.

Materialin e gazetës e denoncoi gjithashtu Presidenti Donald Trump në Twitter, duke e cilësuar atë “Fake” (“Fals”).

Javën e kaluar gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti  Donald Trump ndërhyri dhe e pengoi dr. Faucin t’i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me hidroksiklorurinën.


Dr. Fauci, 79 vjeç, ka udhëhequr agjencinë federale të sëmundjeve infektive që nga viti 1984 nën udhëheqjen e presidentëve republikanë dhe demokratë. 

Republikani George W. Bush e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2008.

Disa sondazhe gjatë krizës së shëndetit publik kanë treguar se amerikanët i besojnë atij më shumë sesa Presidentit Trump. zëri i amerikës.


Fushata e gjerë anti-amerikane e dezinformimit mbi koronavirusin që u orkestrua nga Pekini dhe Moska po tregon efekt të kundërt. Përpjekjet ordinere për të mbjellë kaos në shoqëritë perëndimore nuk mund të mbahet në këmbë nëse burimi i dezinformimit bëhet gjerësisht publik dhe të vërtetat rreth Kinës e Rusisë zbulohen.

Ishte fillimisht moszbulimi i përhapjes së COVID-19 nga ana e Kinës që tërhoqi botën drejt një ideje të rreme sigurie nga pandemia e përshkallëzuar. Në vend që të paralajmëronte të gjitha qeveritë për rreziqet, udhëheqja kineze i mbajti faktet e fshehura. Në mënyrë të ngjashme, mashtrimi i Rusisë në lidhje me përhapjen e COVID-19 atje ka bërë më të dukshme mungesën e kredibilitetit dhe besueshmërisë së Moskës.

Qëkur COVID-19 u shpall pandemi, edhe dezinformimi i qeverisë kineze është përhapur ashtu si një virus. Për të hequr vëmendjen nga paaftësia dhe papërgjegjmëria globale e Pekinit, Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se ushtria amerikane e kishte infektuar qëllimisht me këtë epidemi qytetin e Wuhan-it në Kinën Qendrore.

Në vijim, Pekini pretendoi se ai e kishte marrë virusin nën kontroll dhe se do të ndihmonte të shpëtonte botën nga një tjetër pandemi. Furnizimet e tij me ndihma për virusin në Itali, Serbi dhe vende të tjera janë qartësisht hile publiciteti. Pretendimet për marrjen nën kontroll të virusit nuk ka gjasa t’i bindin audiencat perëndimore se mund t’i besohet Partisë Komuniste në pushtet. Në një shtet autoritar, informacioni përpunohet në imtësi dhe shtrembërohet për t’i shërbyer interesave të pushtetarëve. Askush nuk e di numrin e saktë të infektimeve dhe vdekjeve në Kinë apo nëse virusi është neutralizuar me të vërtetë.

Dëzinformimi shtetëror kinez është amplifikuar më tej nga burimet ruse me disa përbërës të rinj. Për shembull, faqet e internetit ruse kanë cituar Igor Nikulin, një ish këshilltar rus në komisionin e Kombeve të Bashkuara mbi armët biologjike dhe kimike, i cili pretendon se amerikanët po zhvillonin një gjeneratë të re të armëve biologjike dhe se COVID-19 ishte planifikuar për të ndikuar vetëm etnitë aziatike dhe për të ndihmuar në shkatërrimin e ekonomisë kineze.

Trollet ruse, faqet mashtruese të internetit, reklamat e dezinformimit dhe zëdhënësit rus gjithashtu janë përpjekur të përdorin teoritë e komplotit të virusit për të ndikuar në fushatën zgjedhore të SHBA. Informacioni i rremë në lidhje me përhapjen ose marrjen nën kontroll të infeksionit do të manipulohet për t’i bindur amerikanët të heqin dorë nga të votuarit në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Sipas një dokumenti të BE-së të përpiluar nga divizioni i komunikimit strategjik i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), burimet mediatike pro-Kremlin kanë përhapur dezinformacion në perëndim rreth COVID-19 për të ulur besimin e popullit në institucionet demokratike. Ata gjithashtu kanë prodhuar të paqëna në lidhje me pandeminë për të përkeqësuar krizën shëndetësore në vendet perëndimore duke mbjellur mosbesim kundrejt qeverive kombëtare. Dezinformimi pro-Kremlin gjithashtu pretendon se ndërsa Perëndimi po dështon kundër COVID-19, Rusia e Putinit po e mund virusin.

Kremlini aktualisht po kërkon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të presidentit Putin. Frika e pandemisë i mundëson Moskës të pretendojë se sundimi i tij duhet të zgjatet pafundësisht për t’i bërë ballë virusit perëndimor të importuar, për të mos lejuar çfarëdo proteste masive bazuar në arsye sigurie dhe për të penguar ndonjë kërcënim të huaj të mëtejshëm. Mesazhi është se dora e fortë e Rusisë parandalon panikun dhe kaosin e llojit që aktualisht ka përfshirë Europën dhe Amerikën. Për më tepër, Kremlini mund të fajësojë “pandeminë perëndimore” për rënien e afërt të ekonomike së Rusisë.

Megjithëse mund ta gënjejnë në afatin e shkurtër, dezinformimi i brendshëm nuk ka gjasa të qetësojë një shoqëri gjithnjë e më të varfër. Rusia është në mes të një krize ekonomike dhe tërheqja e saj nga marrëveshja e çmimit të kartelit të naftës OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) i ka hedhur zjarrit benzinë. Ekonomia e Rusisë varet gjerësisht nga çmimet e naftës, të cilat kanë pësuar një nga rëniet e tyre më të mëdha në tre dekada. Buxheti i saj është planifikuar të ekulibrohet me një çmim nafte mbi 40 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi aktual ka rënë afër 30 dollarëve. Një PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) i tkurrur dhe zvogëlimi i rezervave financiare të Rusisë do të ulin edhe më tej standardet e jetës, do të rrisin papunësinë dhe do të shkurtojnë shërbimet qeveritare.


Ndërkohë, COVID-19 po përhapet me shpejtësi në mbarë Rusinë, edhe pse numri i infeksioneve dhe vdekjeve është fshehur nga zyrtarët. Paaftësia e qeverisë për të kontrolluar pandeminë do të ekspozojë gjithnjë e më shumë dobësitë e Putinit. Nëse infeksioni mund kapacitet e luhatura të kujdesit shëndetësor rus dhe me mijëra vdesin, zemërimi i popullit do të intensifikohet dhe nuk do ta pranojë më gjatë marrëzinë se kriza ekzistenciale është një komplot perëndimor. Sondazhet zyrtare të opinionit publik në Rusi janë famëkeqe për mungesën e besueshmërisë dhe testi i vërtetë i gjendjes shpirtërore të popullit do të bëhet i dukshëm në veprimet publike kundër një regjimi që me këmbëngulje mashtron popullin e vet, ashtu si dhe ata të Perëndimit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...