Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/15

COVID 19 shtyn Festivalin e Filmit në Kanë?!

Festivali i Filmit në Kanë nuk do të zhvillohet “në formën e tij origjinale” këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Organizatorët fillimisht e shtynë festivalin muajin e kaluar, duke thënë se ata synojnë ta organizojnë atë në qershor ose në korrik të këtij viti.

Por në një deklaratë të fundit, ata thanë se tashmë festivali “nuk është më i mundur” pasi Franca zgjati masat e izolimit këtë javë.

Ata nuk sqaruan se cilat mund të jenë alternativat, por thanë se shpresojnë “t’i komunikojnë menjëherë” ato.

Festivali prestigjoz fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në jug të Francës nga 12 deri në 23 maj 2020.

Kur festivali u shty për herë të parë, presidenti i tij, Pierre Lescure, tha se ai ishte optimist se do të mbahej këtë vit.

Lescure i tha gazetës Le Figaro në atë kohë që ai besonte se kulmi i epidemisë do të “arrihet në fund të marsit dhe se do të marrim frymë pak më mirë në prill”.

Por të hënën, Presidenti Francez Emmanuel Macron njoftoi se bllokimi i vendit do të zgjerohej deri më 11 maj 2020, dhe se ngjarjet publike nuk mund të mbahen deri në korrik 2020.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...