Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Metodat e mësimit të gjuhës shqipe me standarde të reja


Metodat e mësimit të gjuhës shqipe me standarde të reja - Telegrafi
Metodat e kërkimit mbi përvetësimin e shqipes janë pjesë e punës hulumtuese të studiuesve të gjuhës dhe të letërsisë. Hartimi i librave që ndihmojnë të huajt për mësimin e shqipes ka qenë një proces i vazhdueshëm, veçanërisht në katedrën e gjuhës shqipe. Së fundmi, një tjetër metodë i është shtuar tregut të librit. Metoda Shqip.al është botim i Departamentit të gjuhës shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, i cili është i vetmi institucion zyrtar i njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit për certifikimin e njohjes së gjuhës shqipe.


Kjo metodë është fryt i një përvoje të gjatë mësimdhënieje në lektoratet e gjuhës shqipe në universitete jashtë Shqipërisë, në kursin njëvjeçar dhe në shkollën verore që zhvillohen pranë këtij departamenti të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Për mësimin e gjuhës shqipe ka metoda të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj, por, sipas autoreve, kjo metodë është e para e hartuar sipas standardeve të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët (CEFR).


Autoret vënë në dukje se certifikimi i njohurive të marra në këtë metodë është i vlefshëm për vijimin e studimeve në universitetet shqiptare, për njohjen e gjuhës shqipe në kurrikula universitare të institucioneve të ndryshme jashtë Shqipërisë ku përfshihet si lëndë, si edhe për mundësi të reja punësimi, në të cilat është e nevojshme njohja e gjuhës shqipe, bazuar në kriteret ligjore të vendeve të BE-së etj.


Seti i librave të metodës përfshin 12 libra gjithsej, nga të cilët 6 janë libra mësimesh (niveli A1, A2, B1, B2, C1, C2) të formatit A4 dhe me ngjyra; 6 janë libra ushtrimesh (niveli A1, A2, B1, B2, C1, C2) të formatit A4 bardhezi. Pra secili prej gjashtë niveleve ka një libër mësimesh dhe një libër ushtrimesh.


Libri i mësimeve për secilin nivel ka 24 tema mësimore, të cilat përmbajnë rubrikat: Të lexuarit dhe të kuptuarit; Të folurit; Të shkruarit; Njohuri gramatikore, të shoqëruara me ushtrimet përkatëse. Në fund të 24 temave të secilit libër është një përsëritje e përgjithshme që përfshin njohuri të ndryshme nga gjitha temat mësimore të librit përkatës. Secili libër ushtrimesh ka gjithashtu 24 tema mësimore, të lidhura përkatësisht me temat e librave të mësimeve.


Çdo temë mësimore ka tekste dhe ushtrime të karakterit praktik. Pas çdo tre temave mësimore, ka një përsëritje (8 përsëritje në një libër) që përmban ushtrime nga tri temat paraardhëse. 

Hartuesit e tjerë të kësaj metode janë prof. dr. Aljula Jubani, prof. dr. Mimoza Gjokutaj, prof. dr. Mimoza Kore, prof. as. dr. Anila Çepani, prof. as. dr. Kledi Shegani, prof. as. dr. Rozana Rushiti, prof. as. dr. Adelina Çerpja, doc. dr. Albana Deda, dr. Elsa Rakipllari dhe dr. Maklena Çabej.

F.B

Kledi Shegani: Arsimi i të gjitha cikleve, vlerë kombëtare

Shegani: Studentët kinezë seriozë dhe të përkushtuar - Radio e ...

Prof. Dr.Kledi Satka (Shegani) ka lindur në Tiranë në 27 maj 1973. 

Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Dega Gjuhë & Letërsi Shqipe në vitin 1995.

 Eshtë pedagoge e lëndës së Sociolinguistikës dhe Redaktimit Gjuhësor pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës .

Është autore e disa librave dhe shumë artikujve dhe kumtesave të mbajtura në konferenca dhe aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Europass CV

Ka marrë gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 2009 me temën: “Mosha si ndryshore sociolinguistike nga “baby talk” te “peer groups”. 
Kohë më parë ka botuar  monografinë “Identitet përmes gjuhës. Nga fëmijëria në adoleshencë“. –

-Dëshiroj ta nis intervistën duke ju pyetur për një çështje aktuale që shkakton gjithmonë debate. E kam fjalën për rishikimin e standardit të gjuhës shqipe. Si mendoni ju a është në interes të kombit kjo kërkesë e grupeve të caktuara gjuhëtarësh & a është një nismë e nxituar?

Asnjë nismë për të rishikuar apo përmirësuar diçka nuk mendoj që është e nxituar. Emëruesi i përbashkët i këtyre nismave duhet të jetë padyshim përgjegjshmëria dhe dashuria për gjuhën. Standardi duhet rishikuar dhe përmirësuar aty, ku vetë rrjedha e gjuhës e sheh të nevojshme.

Katalogu i librave shkollorë: Klasa XII

Qëndrimet ekstreme për të mos ndërhyrë në standard, apo për ta ndryshuar atë, nuk më duket se janë me vend në realitetin e sotëm, jo vetëm gjuhësor.

Duhen riparë rregulla drejtshkrimi, ashtu siç duhet marrë në konsideratë gjithë ajo pasuri e madhe leksikore nga gjithë trevat shqiptare.

 Gabimisht në fakt, për mendimin tim, përmirësimi i standardit lidhet me raportet e dy dialekteve në standard. Gjuha është 
më shumë se kaq. 

Cafe d'Anvers (@danverscafe) Followers | Instagram photos, videos ...

Më pëlqen të citoj Heideggerin , sipas të cilit :”gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”.

Rishikimi i standardit do të kërkonte kosto përtej studimeve gjuhësore (edhe pse një pjesë e këtyre studimeve nuk janë realizuar), kosto ekonomike që do të shoqëronin politika dhe strategji institucionale të mirëstudiuara.

Në kontekstin e sotëm, praktikisht është e pamundur për shumë arsye që lidhen jo vetëm me gjuhën dhe funksionet e saj.

Kledi Shegani Shegani – Pedagog – Universiteti i Tiranes | LinkedIn

-Jeni pedagoge, ky është profesion që ka nisur si një dëshirë e juaja, apo ishte zgjedhje e një profesioni fisnik e të denjë për ju e familjen tuaj ?

Unë e dashuroj profesionin tim. Besoj që dëshira për të qenë pedagoge ka lindur që në vitet kur kam qenë studente. Bënte pjesë në ato ëndrra , të cilat njeriut i duket se i ka pasur gjithmonë brenda vetes dhe vetëm pret momentin t’i realizojë. 

Kjo nuk do të thotë që është më pak e rëndësishme fisnikëria e një profesioni të tillë që shumëfishon përmasat njerëzore dhe përgjegjësinë profesionale.

Në këtë kuadër, do ta rizgjidhja e do ta rizgjidhja përsëri magjinë që më dhuron të qenit pedagoge dhe sidomos pedagoge e gjuhës shqipe.

Gjuhë Shqipe - Ushtrime dhe teste të zgjidhura
– A po vlerësohet sot gjuha shqipe sa duhet në universitete?

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që gjuha shqipe ka një rol dhe një vend të patjetërsueshëm që i kalon kufijtë e universitetit. 

Fakti që thuajse në të gjitha fakultetet e universiteteve tona lënda e gjuhës shqipe ka hyrë si lëndë me zgjedhje tregon që vlerësimi për gjuhën ka marrë përmasë tjetër.

Ne e dimë që për standardin e gjuhës kanë njësoj nevojë si gjuhëtarët, gazetarët, juristët, ekonomistët apo edhe mjekët dhe shkencëtarët. Mendoj që është rritur ndërgjegjësimi për atë që përfaqëson gjuha dhe sidomos gjuha e folur dhe e shkruar si duhet.

“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij,- thotë profesor Cabej, e më duket se me këtë fjali i ka thënë të gjitha.

Sistemi arsimor në Shqipëri, pedagogia e Filologjikut publikon ...

– Cilët janë studentët që mbeten më tepër në kujtesën e nje pedagogeje ?

Kur lexoj këtë pyetje përpara syve më dalin portete studentësh nëpër vite, që me individualitetin e tyre kanë lënë gjurmë më shumë sesa të tjerët në kalendarin e kujtimeve të punës si pedagoge.

Natyrisht janë ata studentë që përgatiten, pyesin, diskutojnë dhe bashkëbisedojnë sistematikisht. Janë ata ish studentë,të cilët, tani profesionistë të zotë tregojnë çdo ditë se vlera e dijes asnjëherë nuk humbet në cilindo sistem referimi.

Unë, në fakt kam një privilegj më tepër, sepse punoj edhe me studentët e huaj që mësojnë gjuhën shqipe pranë Universitetit të Tiranës. Kontigjenti i studentëve që studjojnë gjuhën shqipe përfshin një spektër të gjerë . Vijnë studentë të degës së shqipes në universitete të ndryshme nga: Kina, Bullgaria, Serbia, etj, në bazë të marrëveshjeve me Universitetin e Tiranës.

Por, ka edhe studentë amerikanë, japonezë, indianë, që vijnë për të thelluar punën e tyre shkencore për tema të ndryshme lidhur me Ballkanin dhe vendin tonë.

Një mozaik shumëngjyrësh, një kombinim interesant përvojash dhe kulturash, që i bashkon gjuha shqipe dhe që transmetohen nëpërmjet saj.

Po kaq i larmishëm është edhe repertori i studentëve që mbeten gjatë në kujtesë.



– Cila është metoda që duhet të zgjedhë një pedagoge për të tërhequr vëmendjen e studentëve pa i lodhur ata ?

Mendoj që metoda më e mirë është bashkëbisedimi, pra kur studenti e ndjen që është bashkautor i orës së leksionit. Diskutimin bashkarisht edhe të detajeve më minimale të orës së mësimit, mënyrës së organizimit të leksioneve, seminareve dhe lirshmërinë në shprehjen e mendimit i vlerësoj si elemente të rëndësishme në mbarëvajtjen e punës .

Gjithmonë duhet zgjedhur momenti edhe për të dhënë një koncept të ri, për të diskutuar dhe për të vlerësuar mendimin e studentëve. Megjithatë , çdo orë kemi se çfarë të mësojmë për të përmirësuar punën dhe komunikimin me studentët tanë.

– Si është raporti juaj me studentët ?

Eshtë një raport që çdo ditë mbushet e bëhet më i bukur. Eshtë një raport që më emocionon çdo orë mësimi dhe më bën të ndihem shumë mirë kur jam mes tyre.

Sa herë e mendoj, më vjen në mend eksperimenti i enëve komunikuese, simbolikë që më së miri e identifikon këtë raport. Eshtë një raport që të dy palët investojnë vazhdimisht të mirëkuptohen dhe të realizojnë procesin mësimor në mënyrën më të mirë të mundshme. Eshtë një raport që nuk mbetet vetëm në auditorë, vazhdon dhe nuk mbaron.

– Një problematikë e hasur ditëve tona janë fjalët e huaja të përdorura vend e pavend, nga parlamenti në institucione, në shkolla e deri në media. Mos vallë situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ç’duhet bërë për ta ndryshuar?

– Duket si epidemi, që ka përfshirë për fat të keq institucionet, median dhe thuajse të gjitha mjediset, ku “veshja gjuhësore” zgjidhet në shumicën e rasteve si e papërshtatshme dhe e ngarkuar me fjalë të huaja.

Ndihet një tendencë modernizmi, apo një prirje për të “përqafuar” fjalën e huaj në institucione, media apo dhe mjediset tona shoqërore. Për ta ndryshuar?! Besoj se në kushtet e sotme është “mision i pamundur” .

Ndërgjegjësimi i gjithësecilit për gjuhën dhe rëndësinë e përdorimit të sa më shumë fjalëve shqip në leksikun aktiv të përditshmërisë sonë më duket se është një hap i parë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.

-Nëse do të mund të ndryshonit diçka në arsimin shqiptar, cfarë do të ishte ajo ?

Mentalitetin do ndryshoja. Arsimi duhet parë si vlerë kombëtare dhe duhet konsideruar i tillë në të gjitha hallkat e zinxhirit, që nga arsimi parashkollor dhe deri tek ai pasuniversitar. Kjo vlen si për politikat shtetërore, ashtu edhe për të gjithë ata që punojnë në sistemin arsimor. Duhet investuar më shumë për përmirësimin e vlerave aktuale dhe në një fazë të mëpastajme mund të mendohet për ndryshime, të cilat gjithmonë duhet të bëhen në përputhje me kontekstin shoqëror dhe sistemin tonë arsimor.

-Cfarë ju bezdis me tepër ?

Gënjeshtra dhe hipokrizia. Më duken se e tjetërsojnë njeriun dhe janë dy cilësi, me të cilat nuk jam pajtuar asnjëherë. Më bezdisin deri në shqetësim padrejtësitë dhe mungesa e vlerave njerëzore dhe profesionale.

– Një këshillë për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin hapat e profesionit tuaj…

Dëshira për të ndjekur një profesion mendoj që lind së brendshmi. E megjithatë, është bukur të jesh pedagoge, është bukur të kesh një profesion fisnik në shërbim të brezit të ri, të atij brezi që e bën të bukur jetën . Eshtë një mundësi që raportin me vitet ta shohësh ndryshe. Vitet ikin…e mes studentëve gjithmonë jeton me ritmin universitar…

Monika Stafa - Monarkia kundër Republikës


Picture



"Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura. Në tekstet shkollore ose nuk përmendej fare, ose thjesht shtonte "një prej tradhtive të shumta të ish-mbretit Zog". Studimi i M. Stafës përfundimisht e shqipton problemin në formë akademike-shkencore, duke e shpëtuar prej folklorit dhe "shkencës atdhetare".
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë edhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zogut dhe Pashiq".Pasi përfundoi studimet e shkollës masteriale, duke mbrojtur tezën e saj për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin dhe stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq; Monika Shoshori Stafa ka kryer një studim tjetër me karakter gjithashtu monografik. “Monarkia kundër Republikës – Si u shit Shën Naumi”, botimi më i fundit i shtëpisë botuese “Naimi”. Bëhet fjalë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti (katër çerek-mbretër), republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet (protektorat), regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare. Të gjitha këto, të ndërprera prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme. Kjo monografi me karakter sintetik, mbështetur në të dhëna të fshehura a të mënjanuara të historiografisë shqiptare, si dhe në anketimin e mendimit shkencor aktual, përfshihet në këtë libër, ku botohet për herë të parë, duke shtruar e zgjidhur shumë pikëpyetje pikërisht në pragun e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.

Mimoza Cika-Kelmendi - Kosova si çështje europiane


Picture



“Kosova si çështje europiane” është libri më i ri i gazetares së Deutsche Welles, Mimoza Cika-Kelmendi, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë, i cili del pikërisht në Ditët e Europës. Bëhet fjalë për një studim monografik që u kushtohet tërësisht raporteve të shtetit të ri të Kosovës dhe aspiratës së popullit kosovar për të qenë pjesë e Europës së bashkuar. Me përvojën e saj shumëvjeçare në DW, ajo sjell para lexuesve rrugën e gjatë që BE ka bërë për Kosovën qysh nga lufta në 1999 dhe deri në ditët e sotme. Libri nis me një parathënie në formë bisede të diplomatit austriak dhe ekspert për Ballkanin Wolfgang Petritsch: “Kosova në të vërtetë është prova e lakmusit për funksionimin e BE-së. Në qoftë se BE nuk arrin që problemin e Kosovës në sensin konstruktiv ta zgjidhë për të mirën e qytetarëve të saj, atëherë Kosova ka dështuar dhe nuk ka të drejtë të njihet si një aktor ndërkombëtar. Brukseli dhe Prishtina duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Njeriu duhet të shikojë që në Prishtinë është vendosur një shtet i të drejtave dhe që nuk ka korrupsion. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe, sepse edhe njerëzit do të kishin një ndjenjë, atë të qenies pjesë e Europës”, shkruan diplomati i njohur në hyrje të librit. Më tej, autorja fokusohet në sfidat dhe vështirësitë e ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme, integrimin europian të Kosovës, duke analizuar veçmas faktorët pengues, marrëdhëniet ndëretnike dhe situatat në veriun e Kosovës. Libri ndjek hap pas hapi axhendën e Brukselit për Prishtinën, pasqyrimin e kësaj rruge dhe refleksionet e politikës kosovare për të përmbushur parimet dhe standardet europiane duke parashtruar avantazhet dhe disavantazhet e shtetit më të ri ballkanik për t’u bërë pjesë e BE. Vend të rëndësishëm në këtë studim zë dhe roli i Gjermanisë në rrugën e përshpejtimit të reformave europiane, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimi me vendet fqinje. Por a është më i lehtë apo më i vështirë integrimi në BE i shtetit më të ri të Europës? Për t’u përgjigjur kësaj pyetjeje, autorja i referohet në mënyrë kronologjike zhvillimeve BE-Kosovë, ekspertëve ballkanikë e ndërkombëtarë, shtypit gjerman të cituar në Deutsche Welle. Mimoza Kelmendi është po ashtu autore e librit “Kadare ndryshe”, i pritur me mjaft interes nga lexuesi shqiptar.

Xhelal Staravecka - Përpara gjyqit të historisë


Picture

I dënuar tri herë me vdekje, por tri herë i shpëtuar mrekullisht. Mbreti Zog, Enver Hoxha, por edhe Italia fashiste kërkonin kokën e tij, por dukej se fati kishte rezervuar një tjetër “plan” për Xhelal Staraveckën, një personazh kyç në Luftën e Dytë Botërore. Një personazh në dukje kontradiktor. Nga drejtues i Luftës Antifashiste shqiptare, në kryekomandant të Xhandarmërisë në Tiranë. I akuzuar, i dënuar, i shpëtuar, ndër të tjera emri i Staraveckës lakohet sa herë flitet për masakrën e 4 shkurtit 1944. Ai akuzohet drejtpërdrejt si një nga organizatorët e saj. Sot, 68 vjet më vonë botohet dëshmia e vetë Staraveckës. Kjo dëshmi është vetëm një nga qindra episodet, ngjarjet apo figurat historike që autori përshkruan, duke iu referuar periudhës nga viti 1914 deri në fund të vitit 1966, ku në shumicën e tyre Xhelali ka qenë vetë protagonist: si organizator, së bashku me Riza Cerovën, i kryengritjes së Fierit; si një nga komandantët e parë dhe më të mëdhenj partizanë, shkolluar në Perëndim në një nga akademitë më të mira ushtarake europiane. Kujtimet historike të Xhelal Staraveckës, shkruar në Paris më 1966, ku ai vdiq në vitin 1980, do të publikohen të plota si libër nga shtëpia botuese “Naimi”, në bashkëpunim me trashëgimtarët e autorit, të cilët aktualisht jetojnë në SHBA. Libri, i cili në dorëshkrim ka rreth 500 faqe në format të madh, daktilografuar e nënshkruar nga autori, është përgatitur për botim, në kuadër të 100-vjetorit të shtetit shqiptar.  Në kujtimet e tij gjenden dëshmi, dokumente, foto për masakrat greke mbi shqiptarët e Jugut në vitet 1914-1915; pastaj për Ahmet Zogun dhe figura të tjera të rendit të parë të periudhës monarkike; për Fan Nolin kryeministër e poet; për të ashtuquajturën kryengritje të Fierit (1935). Më pas vjen njohja, bashkëpunimi dhe ndarja me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Spiro Mosiun, Haxhi Lleshin, Myslym Pezën, Gjin Markun, Mestan Ujanikun, Fiqirete Sanxhaktarin (Shehu),  Mehdi Frashërin, Ali Këlcyrën, Dali Ndreun, Abas Kupin, Abas Ermenjin, Xhafer Devën, Rexhep Mitrovicën etj. Dorëshkrimi përmban, gjithashtu, vlerësime deri edhe për figura të fesë, letërsisë e kulturës shqiptare apo të huaj, si Gjergj Fishta, Ernest Koliqi etj., për rolin e tyre në raport me fashizmin dhe interesat e kombit shqiptar.

Liman Varoshi - Europeizmi si histori mendimi


Picture



“Europeizmi si histori mendimi” është i treti studim monografik brenda tre vjetësh i historianit Liman Varoshi. Ai vjen pas monografisë “Ballkani mes tri perandorive”, kushtuar zhvillimeve historike gjeopolitike që ndodhën në gadishullin e vjetër prej gjysmës së dytë të shekullit të 19-të deri në shembjen e perandorisë austro-hungareze, perandorisë otomane dhe perandorisë cariste ruse; dhe monografisë tjetër “Lufta e ftohtë në Europën e Lindjes”, një argument që në dekadat e fundme është sundues në studimet historiografike në botë. Liman Varoshi, në librin e tij të ri, ka për qëllim të certifikojë procesin se si utopia europeiste, pasi u bë një ide romantike, u kthye në një projekt funksionues, që është Europa e sotme, e cila përbën konfederatën më interesante në histori. Autori sjell në këtë libër tezën se  koha e revolucioneve ka vdekur prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, çështjet europiane nuk zgjidhen më me veprim në rrugë por me lëvizje mendimi.
Libri "Europeizmi si histori mendimi", është i ndarë në tre kapituj. Kapitulli i parë Demokracitë perëndimore përgjatë procesit të rindërtimit pas Luftës së Dytë Botërore paraqet zhvillimet ndërkombëtare në fushat ekonomike, politike, sociale, monetare, si dhe sferat e marrëdhënieve ndërkombëtare me gjithë komplikueshmërinë dhe prapaskenat e tyre. Në kapitullin e dytë me një titull signifikativ: Demokracitë perëndimore dhe Detanta, vë në pah horizontin e gjerë të njohjes të problemeve globale nga ana e autorit i cili trajton faktorët që kushtëzuan rritjen ekonomike perëndimore, me një përqëndrim të veçantë në SHB gjatë kohës së Kenedy-it dhe Nixon-it, për t'i ndërlidhur këto me problemet me të cilat ballafaqohej BE përballë sfidave të zgjerimit, probleme këto të ndërlidhura me detantën (zbutjen) e zhvillimeve të përshpejtuara të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kapitulli i tretë është një studim përmbyllës i dy kapitujve të parë, si në rrafshin horizontal të politikave monetare të shteteve si SHBA, Angli, Francë, Gjermani e Itali po ashtu edhe në rrafshin vertikal të zhvillimeve të hovshme të të ashtuquajturit revolucion multimedial i shoqërisë post-industriale.

Autori: Prof. dr. Liman Varoshi
Titulli: Europeizmi si histori mendimi
Kolana: “Universitas”
Gjinia: Studim mongrafik
ISBN: 978-9928-109-36-1
Nr. i faqeve: 336

Naim Zoto - Antologji për gjuhën shqipe


Picture



Pikërisht pse miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e shkrimeve shqip; pikërisht pse përmes gjuhës dhe jo një totemi ndërperandorak jemi identifikuar; pikërisht pse gjuha shqipe ka konfirmuar të përbashkëtën dhe jo dallimin, në antologjinë që ka përgatitur Naim Zoto, ka mundur të bashkojë në një antologji për shqipen nga shkrimtarët shqiptarë autorët më të vjetër të epokës humaniste shqiptare, Nezimin e Frakullës (“Divan, kush pat folurë shqip / ajan e bëri Nezimi”), rilindësit e degës europiane dhe të asaj orientale, themeluesit e gjedhes kritike të mendimit shqiptar me ata të gjedhes etnocentriste, shkrimtarë të realizmit socialist dhe refuzues të rreptë të metodës së tyre në Perëndim, këngë popullore arvanitase dhe poetë arbëreshë të “Rilindjes së tretë” (duke qenë të prirur për ta pranuar mendimin e dijetarëve arbëreshë se ekziston një “Rilindje para Rilindjes” pikërisht në shekullin e 18-të, rilindja iluministe që përgatitën kolegjet, shkollat, shekulli i akademive dhe universiteteve). Në këtë antologji qendrojnë pranë e pranë pa ndonjë ankim ndaj njëri-tjetrit Buzuku e Bogdani, Budi e Bardhi, Nezimi e G. Schirò-i, Naimi e Lasgushi, Çajupi e Mitrushi, Ali Asllani e Filip Shiroka, Mjedja e Fishta, Koliqi e Camaj, Kadare e Agolli, Arapi e Gjetja, Qiriazi e Papleka, Hamiti e Podrimja, Lako e Leka.
Botimi i antologjive nuk është një traditë shumë e verifikuar në letërsinë shqipe. Më të suksesshme kanë qenë botimet e kategorisë “Studime e tekste”, duke qenë më të shfrytëzueshme për shkollat. Poradeci pati përgatitur qysh në vitin 1937 një “Antologji të kësikohshme të literaturës shqipe”. Musine Kokalari pati bërë gati një antologji të letërsisë shqipe në italisht. Nuk u botuan, jo sepse letërsia shqipe nuk e kishte kaluar tashmë vijën kritike “to collect or to select”, por sepse pritja e tyre ishte e diskutueshme.
Në rastin e antologjisë poetike për gjuhën shqipe pritja është më e sigurt. Jo vetëm sepse autori ka punuar me kërkesa të larta ndaj vetes, për të gjetur “pikën e nderit” në raportin midis vlefshmërisë dhe cilësisë, por dhe sepse me këtë antologji historishkrimi i letërsisë shqipe në fakt merr një mësim të rëndësishëm, ndonëse tërthorazi: botime të tilla, në prerjen tematologjike, do të mundësojnë ndryshimin e përfytyrimit për vetë traditën letrare, duke e promovuar atë me vlerat e saj të vërteta.
Shumë pikëpyetje që mund të ekzistojnë në mendjet e lexuesve, për mungesën e detit në letërsinë shqipe, për mungesën e erosit, të gruas, deri dhe të njeriut, do të merrnin një përgjigje bindëse, së pari, duke përzgjedhur çfarë është më cilësore në traditën e shkrimeve shqipe për këto fjalë-çelësa.Mund të thuhet se shqiptarët kanë mbijetuar ndër shekuj jo pse arritën të mbrojnë kështjellat, katedralet dhe qytetet mesjetare, sepse ato ranë në duart e një perandorie teokratike që sundoi edhe me anë të shqiptarëve për afro pesë shekuj, por përmes gjuhës së tyre. Shqipja që flasim (jo shqiponja që fluturon) është kryeshenja e identitetit kombëtar shqiptar.
Romantikët e quanin “gjuhë perëndie”. Miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e letërsisë kombëtare. Vetë letërsia shqipe lindi si një mundim për t’u shprehur në gjuhën amtare.

Autori: Naim Zoto
Titulli: Antologji për gjuhën shqipe
Kolana: “Në 100-vjetorin e shtetit shqiptar”
Gjinia: Poezi
Shoqëruar me një studim të prof. dr. Shaban Sinani
ISBN: 978-9928-109-21-7
Nr. i faqeve: 192

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...