Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/30

SURROGATËT POLITIK DUAN TA SUNDOJNË DHE POSHTROJNË REPUBLIKËN E KOSOVËS




Historiani i njohur, Hakif Bajrami i është bashkuar Lëvizjes ...

Akademik Prof.dr. Hakif BAJRAMI,Ph.D


AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NGA NJU JORKU ...


Kur mbushet shpirti me urrejtje, trurinduhet ta shpijmë sa më parë   në remont. 
Pra nuk thuhet kot se kur shpirti vuan, truri duhet të punojë.

Pse politikanët tanë janë në udhëkryq?

Populli ka duraur mjaftë, me papunësi, me premtime të kota , me izolim që vet e sollët ju me  servilitetin tuaj.

LDK  më 23 prill 2020 ,nominoi Abdullah Hotin për postin e Kryeministrit. U shkelë elektorati  në  VV dhe LDK , që kishin votuar më 6 tetor 2019  ndryshe! Ato ishin   zgjedhjet më të mira  parlamentare në Ballkan. 

Krizën politike dikush e kurdisi në Kosovë . Partitë politike  votuan mocionin më 25 mars 2020! 

Ata më siguri se  do të përballën me rivlerësimin e elektoratit në çdo zgjedhje të ardhshme, sepse ato zgjedhje  e kanë vënë Republikën në pozitën më të vështirë, pas çlirimit të Kosovës!

Po të mbahëshin zgjedhjet të diellën që vjen, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të fitonin  votat mbi  58-62%, në total. 

Sulmohen tek rrethojat e Kuvendit, Thaçi, Veseli, Haradinaj e ...

E ndofta në një të ardhme jo të largët Isa Mustafa, Hashim Thaçi e ndonjë i tretë , duhet të përshëndetën me pozitat që i kanë  ndrruar si këmishat këto 20 vjet,thuase nuk ka politikan tjetër në këtë Kosovën tonë!

 Nëse e emitojmë Amerikën, atje 8 vjet në pushtet arrihet fundi. 

E këta po duan me ia kaluar Titos, Enverit,Kastros, Maos, Stalinit, Hrushqovit, Çaushevskut, Luixhëve të Francës, e kujt dreçit jo.

Kosova është pra shumë e vogël për ta, thuese çdo gjë sillet rreth tyre.
Jeni në pozitë fatamorgane.Po bëri Përendimit të thotë një ditë bëni si të doni... vaji halli për Kosovën....

Populli është falë Hyjit gjallë e shëndosh , ai  do e nxjerrë prapë  qerrën nga balta e këneta, por rrotët ndofta  do të kalbën shpejtë si ata që i vunë përçarjet gjatë shekujve ( XIX dhe XX-të.) 

Shumë gjak është derdhë për këtë Tokë Dardane , dhe se  politikanët  tanë  nuk janë patronë të lirisë sonë.

Limaj flet pas takimit me Thaçin: Tallja mund t'i kushtojë Kosovës ...
 
...Aspak nuk çuditëm, për sielljet e Isa Mustafës ... Menjëherë pas çlirimit  në “fronin  e parë”, dualën disa ish udbash, ose fëmijë të tyre, që me elegancë u injektuan  në LDK. Pra Sigurimsat dhe persona të padukshëm,  bijë e bija të tyre( telefonat e të cilëve i posedonte kryeshefi i udbës serbe  Stanishiqi) të maskuar në syreta te popullit u bën demokrat dhe u bënë multimiliardera  duke  krijuar pasuri sheikesh . 

Në emër të demokracisë  dhe të  robërisë së  thellë ato fytyra meskine  para popullit krijuan terma “institucionalistë”,
”akademikë”,” inteleketualë” që ishin  veqë  surrogat të rrugëve , kafeneve publike  që prodhonin  gënjeshtra  , kërcnime demokratike ngase jetonin me  me vetë krimin.

Allies Unite to Topple Thaci Govt in Kosovo | Balkan Insight


12  herë u intervistova në Zyrat  sekrete te UNMIK-ut dhe Eulex-it për shkrimet e mia shkencore! 

Në ato shkrime  nuk kisha  urrejtje për popuj tjerë ,  por mbi të gjitha  me argumente shkencore  e zhvesha deri në palcë   krimin, fashizmin dhe totalitrizmin serbomadh.

Pas çlirimit  të Kosovës kur i vëreja në rreshtat e parë “politikanët me pedigre”, më vinte të vjellë se në duartë e kujtë kishim mbetë prap në disa mese.

 Po ua përkujtoi vetëm që mbi 8 herë  më muarën në pyetje agjentët sekret ( prej tyre 3 shkrimtarë me “famë”) duke mu kërcnuar se: 

 1. Po e “përhapja shovinizmin dhe nuk pajtohesha me ndryshimet kushtetuese në Kosovë më 1989. 

Shiqoni more të mjerë se si veproi Melihate Termkolli si heroinë;

2. Akuza e prokurorëve vaxhdonte: pse në “VJETAR”, i kisha botuar gjatë viteve 1985-1988(mbi 1018 faqe dokuemnete për diktatiurën ushtarke Titiste Jugosllave në Kosovë, e vëndosur më 8 shkurt 1945 deri më 16 qershor 1945”; pse e theksoja se Titoja  e nënshkroi Marrëveshjën gjetelmene më 1953; Çfar mizorish ka bërë Shtabi i Rankoviqit 1950-1966; Presioni për mbylljen e shkollave 1958 etj.)

Kështu shkruan në akuzë.

Nuk po thellohem, sepse shkrimi për surrogatët dhe sorollapët  e çdo kohe, jam  i gatëshëm ti  botojë dhe denoncojë në  publikpër të bërat e baballarëve të tyre...

Si frigohem askujt!Askujtë nuk i kam borxh !Do ethem publikisht 

të vërteten e hidhur  sidomos nga viti 1962 ,1968, 1980-1999 e tutje. 

Po, edhe nëse "vritem"  mos e harroni se  gjaku im do e tregojë   historinë tragjike të surrogatëve dhe kameleonëve politikë të kohës !

Essad Pasha Toptani - Wikiwand

 Po, Esat Pasha ka psë dalë nga zgafellat tinzare dhe bizare e sistemit të kalbur me intriga dhe afera -nga Porta e Stambollit, në luftë për nishana.

 Më duhet të them se janë tri marrëveshje:

 Esad Pasha-Nikolla Pashiq (1-Pashiq- Esad, Nish 1914; Pashiq-Esad, Durrës 1915; Pashiq-Esad, Selanik 1917); një Esad Pasha-oficeri serbian, në Tiranë më 1915. 

Unë nuk e  them kurrë se duhet të përseritet çasti i Avni Rrustemit. 

Ai çast është heroik dhe antologjik për mësim në historinë e ndritëshme shqiptare.

Kush nuk ka mësuar nga soji i Esat Pashës, nuk ka për të jetuar jetë lirie, sepse shpirti i tij është katran dhe është mësuar të jetojë me krimin dhe hajninë.

Sot çdo gjë është nën rrezatim. Latinët thonin : "Sub specie enternitatis"-"Nën dritën e përjetëshëme". 

Pra askujtë nuk i sigurohet froni i përjetëshëm, nën obligim (sub modo), sepse sot, nesër është dje. 

E për ta shpjeguar se në histori asgjë nuk është e re, dhe po provuam mund të zbulohet çdo gjë që e organizon mendja dhe dora e njeriut, po kthehëm në atmosferën e rrethanave në Kosovë dhjetor 1998/-janar 1999.

Është një staf që kishte siguruar të katër variantat e projekteve të Hillit për Kosovën: 

se si duhet të zgjidhet çështja e Kosovës. 



Baca Adem Demaçi - Simboli i Lirisë - Posts | Facebook

Ato, ne si staf hulumtuem me Bac Adem Demaçin qe edhe i kishim në tavolinë (tre veta), para se të shqyrtoheshin aty ku duhej. 

E vërteta, Shërbimi kontra informativ i Zyrës së Demaçit ishte në gjurmë të kësaj zejtarie sidomos asaj që liferonte në vijën: Prishtinë-Beograd-Tiranë-Strasburg. 




Ai shërbim lëre që e dinte se çka po lëviz nga Prishtina për Beograd dhe anasjelltas, por me kohë e kishte zbuluar KUNDËRTHËNJËN në mes Hollbrukut dhe Hillit, me një anë, dhe Grupit Kontaktit dhe TRURIT Komandues të NATO-s (!)...

Kuptohet pa ndonjë invsetim, sepse nuk kishte investime fare. 


Adem Demaçi pas lirimit nga burgu: Jam kundër hakmarrjes - Lajme247


E kreu i disa partive (LDK etj.), që i posedonin dokumnetet e Hillit, kur ato dilëshin nga përdorimi, dhe bënin krekosje se: “i kemi informatat e dorës parë”na dukej se: Naiviteti nuk ka kufi, pati thënë njëherë Mr Hamdi Thaçi (poliglot nga Gjakova). Ndërsa  S. Millosheviqi,  nuk ishte pa informata e shfrytëzonte çdo plasaritje të këtyre niveleve komunikative “pas taravive”, si thoshte Baca. 



Zyra politike e UÇK-së ishte vendosur gjatë kohës së luftës në shtëpinë e Avdi Paçaradës, në lagjen Tophane, të cilën e ka udhëhequr simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi.


Lëvizja VETËVENDOSJE! - Tribunë me rastin e 20 vjetorit të hapjes ...

Dhe më në fund, me vetëbindje se është mbi problemin, Milloshi që shpërndante edhe dezinformata me qëllim, do të shpërthej edhe para oficerëve të nderuar:KLARK dhe NAUMAN me këtë vetëbesim se është faraoni i Ballkanit duke thënë: “Në Kosovë është prishë me kohë balanci statistikor i popullsië, në mes serbëve dhe shqiptarëve, sepse fertiliteti te shqiptarët është i lartë, ne do ta harmonizojmë atë”. 

Me këtë Milloshi argumnetoi para oficerëve të shkolluar, se e ka në plan: disa shqiptarë t` i vrasë, disa të i shpërngulë dhe ta krijojë një balans të ri popullor në Kosovë 49% shqiptarë, ndërsa 51% sllavë.(Posedohet programi). 

E për të ardhur deri te ky realitet, në asnjë mënyrë, kishte shpërthyer Milloshi me një politikan që quhej Jirzhi Dinzbir, nuk do të lejohet që asnjë lloj DIALOGU në anën e shqiptarëve ta DREJTOJË ADEM DEMAÇI. 

A nuk është kërkesë që asnjë dialog sot: “nuk duhet të lejohet ta drejtojë Albin Kurti”. 





Para pesë muajëve thonin të njejtën gjë për Ramush Haradinajn.

 Kërkesën kundër Adem Demaçit, Milloshi ia kishte drejtuar Ivanovit (MPJ i Rusisë), por edhe një austriaku që hynte në Barakën afër Stadionit më lehtë, se në dhomën e tij të gjumit.

Familja nga Kosova falenderon familjen shqiptare që i mikpritën ...
 

A nuk ia kanë thënë një gjë të tillë Grenellit “turistët” e Isës (Abdullah Hoti etj) qoftë në Berlin qoftë në Washington DC !

PO !Këtë e tha edhe poeti  pejan Kujtim Shala në TV.

E kur Baca DEMË ua përkujtonte se: nuk i frigohem askujt, na thonin:” Milloshi është i fortë, duke thënë se kreu i LDK i ka të gjitha pajtimet e gatëshme” (….).

Me liferim të këtyre  këreksave  atëbotë (1998), ishte njoftuar edhe një agjent i CIA-s, i cili informatën ia plasoi Medlin  Ollbrajtit, pa hezitim. 
NATO kujton përvjetorin e fundit të bombardimeve ndaj forcave serbe



Atëherë vlera e Zyrës Demaçit u bë për disa shqiptarë që donin vetëm ata t` i kanë informatat tapi, edhe më e rrezikshme, për zejtarinë meskine të tyre që TRUMBETIONIN vetëm autonomi për Kosovën , do të thot sovraniteti i Jugosllavisë ruhej. 



Po, publikisht shtiheshin për engjujë, por vetëm të “Shën Egjidios”.

 Këtë surogatizëm populli atë botë nuk e kishte në dijeni. 

Mjerë ne çka kemi shtrydhë e ndrydhë mendjën, ku po na çojnë surrogatët e Esat Pashës.

Bombardovali Srbiju da bi je opljačkali: Vesli Klark i Medlin ...

Kur i merrnin informata nga Kosova dhe diaspora e jonë patriotike: Ollbarjt, Tallbot,Toni Blerë, Shreder, Shirak ,të gjithë do të rreshtohen në personalitete që e kërkonin intervenimin ushtrak kundër RFJ, pa dallim dhe pa pushim.

 Pra, edhe informata e të vegjëlve ka vlerë, edhe pse vjen nga poshtë-lartë, e mund të shkojë shumë lartë e më lartë, sepse ata më të lartit pastaj zgjohën, dhe e vërtetojnë se kanë mekanizma, kush po luan me një popull.


21 vjet nga dalja publike e UÇK-së | OxygenPress

 Kështu krijohet informimi dhe forcimi nga poshtë lartë.  


E duhet të dihet se, vendimi për intervenim ushtrak ndaj Serbisë ka ardhur nga informatat poshtë-lartë, nga trevat arbnore të viseve të Shqipërisë Etnike, që më në fund u firmos vendimi për sulme të NATO-s qysh në tetor 1998, por me fusnotë:“që Serbia mos të dëmtohet aq rëndë, por të vëndoset një kontroll ndrëkombtar në Kosovë,ku nuk do të kishte as fitore të  shqiptarëve, e as humbje të  serbëve”. 



Me këtë paradoks historikë po luhet edhe sot.

AdemDemaçit shumë lehtë iu gjetë SURROGATI në janar 1999, sepse me çdo çmim ai nuk duhej lejuar të shkonte në Paris. 

E kur nuk e pranoi  Dokumnetin e Rambujesë, emri i SURROGATIT dihej menjëherë. 

Rrugëtimi i Isa Mustafës për në majat e LDK-së

Por “nuk dihet”, kush e ka regrutuar surrogatin, sespe regrtuesi nuk kishte nevojë për kapelë, por për çizme, me ambicje se: “po nuk është Adem Dema në negociata në Paris, ka shansë që të jetë i pari në Rambuje” edhe pse nuk ishte as i dyti në Romë’.

27 vjet nga suprimimi i autonomisë së Kosovës - Radio Kosova e Lirë


 Dhe qendrat e fuqive të mëdha  do të pajtohën, me realitetin, për të cilin ne sot pagujmë haraq për ambicjet e sëmura shqiptare. 

Pra, shqiptarët shkuan në Rambuje, duke spijunuar  për njeri tjetrin si sot këta palaçot se: taborri im është kompetent me u marrë me negociata; klani im është siguria për fitorën e juej”, e lojëra të stilit Makiavelit sa të duash.

 Po, unë mendoi se Bac ADEMI ka bërë mirë që ua mundësoi shansën atyre që nënshkruan 1,500 ushtarë ta ruajnë kufirin shqiptaro -shqiptar; 

2,500 policë ta serbianë të ruajnë ‘rendin dhe drejtësinë” në Kosovë. 

pashtriku - histori - sheradin berisha: isa mustafa - pro ...


Plus sovraniteti i Jugoisllavisë mbi Kosovën mbeti i garantuar nder kombëtarisht për Milloshin, me nënshkrim të shqiptarëve!...

 Pra a nuk jemi ata që i rifilluam negociata TEKNIKE dhe ramë në sernishtë me negociata politike deri te ndarja e Kosovës. 

Nga Flori Bruqi-Lufta e Kosovës, krime pa dënim!

Mos e shpjegoni pseudo historinë e djeshme, me historinë e mëvonëshme, sepse atë e shkruan afro 1, 000.000 milion shqiptarë të larguar nga Kosova, afro 14,000 civilë të maskaruar,20, 000 femra të dhunuara, afro 1,000.000 libra shqip të djegura. 

Gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit shprehen përmes ekspozitës ...

Historinë famëlartë e shkroi UÇK, e shkroi NATO me SHBA dhe Popullin tonë liridashës !

Kosova është më përplotë  “juristë”  të aftë. 

Popull i dashur,  pas përkthimit Kushtetutës nga gjuha angleze ka qenë dashtë të bëhët dhe përshtatet shqip  ndonjë “lekturë-shkarravinë” në Kushtetutë, se për ndryshe autorët e Kushtetutës, nuk janë “made in Kosova”, fare.

Filozofia e drejtësisë është shkencë evolutive. E kushtetuta e Kosovës, duhet ZBATOHET, e jo të komentohet, apo të 
vlerësohet. 

Kushtetuta e Kosovës/ Si mund të shkarkohet presidenti - Top Channel



Nenet 82 dhe 95 të Kushtetutës Kosovës i japin Presidentit të drejtë me rastin e themlimit të Qeverisë ta KONSUMOJË të drejtën kushtetuese vetëm DY HERË. 

Pra, Presidenti në rastin e tanishëm (prill 2020) e ka konsumur njëherë Kushtetutën,kur e ka nominuar Albin Kurtin për mandatar dhe është zgjedhë. 

Herën e dytë, pas MOCIONIT, Presdenti ia ka BESUAR prap VV mandatarin.

Rrufeja i merr jetën 54-vjeçarit në lagunën e Karavastasë

 PO shihet se VV nuk ka mundësi për ta rikrijuar Qeverinë, sepse të gjithë janë kundër saj.

 E shtroi pyetjën juristëve tanë, në cilin nen të Kushtetutës shkruan se: Presidenti për herë të TRETË, ia jep mandatin ndonjë partie (kësaj radhe asaj humbëse, e që ka vendin e dytë, por sikur të tjerat Kushtetuta e NOMINON HUMBËSE).

Sot mbahet seanca për shkarkimin e Qeverisë Kurti


 Çdo gjë përfundon këtu. Atë ditë kur VV nuk lëshon përgjegje të limituar me Kushtetutë, Presidenti ka vetëm një mundësi: vetëm t` i shapllë zgjedhjet e reja parlamentare.

Por për të mbetë me fytyrë në popull duhet që kjo çështjë ta jep në VERDIKT GJYKATA KUSHTEUESE. 

Nuk ka shpjegim tjetër, sepe partitë duhet ta çmojnë realitetin, që nuk ndryshohet tani.

 Në këtë drejtim faji është polivalent.

Presidenti si zot shtëpie, duhet ta ndiej përgjegjësinë, e ai më së shumti i ka fry krizës, me inate personale.
Kosovo's Hashim Thaci: From guerrilla leader to president - BBC News

 Unë e resepktojë dhe miqësisht i them: mendo për Republikën sovrane dhe të pavarur të Kosovës, që vet e ke shpallë. 

Pra, përgjegjësia është edhe tash historike dhe penale, kush shkelë  mbi atë çast histiorik me vlerë, sepse në çdo kohë duhet t 'ua japim hakun atyre që kanë derdhë  gjak dhe mund  për këtë tokë arbnore.

Sot (viti 2020), të ngrihesh e të shkosh (LDK) në Berlin te Grenelli e t` i thuash se vetëm neve jemi faktor proamerikan në Kosovë, është diçka që duhet ta shqyrtojë Hashim Thaçi!

Nëse  Hashim Thaçi dëshiron dhe don  të tregojë se luftën çlirimtare e ka pasë me shpirt, e jo me alter ego. 



Caktohet dita për seancën kur do të votohet mocioni ndaj Qeverisë ...

Së dyti, të shkosh (LDK) në Vashington me autorizim të Isa Mustafës dhe t' i thuash prap Grenellit me betim eutanizist, se vetëm LDK, apo Hashim Thaçi, ka kapaciet për negociata, është më tepër se tradhti kombëtare !

 Kush e ka bërë këtë dihet: Abdullah Hoti-Agim Veliu-Skender Hyseni. 

Prap Presidenti i Kosovës,zt. Hashim Thaçi që është përgjegjës për seicilin shtetas të Kosovës , si  Zot shtëpie, nëse nuk është regrutues me Isa Mustafën, ka shansë të zbardhë historinë e zezë, në këtë epizodë jetësore, dhe kjo zbardhje i duhet, për ndryshe i mbetët në votër, hafiellëku i tërë (ISA MUSTAFËS), si komunist i shkollës  së Kumrovcit dhe nxënës i mirë i Rrahman Morinës!

Edhe më drejtë për drejtë, President i nderuar HASHIM THAÇI, t` i thot një gazetari në TV publikisht: “I thuaj filanit jam në shtëpi dhe mere edhe fistekun dhe ejani”, është më shumë se qëndrim jo civilizes, pra është qëndrim feudal mesjetar. Hej burrështeti nuk sillet kështu. 


Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe në Prekaz - Albinfo

Pra as ata që kanë pozita e as ata që momnetalisht janë opozitë e po duan të pushtetohën me zor, nuk u ka hie të sillën para popullit si avanturier, sepse duhet ta dijnë se votat e tyre: Hotit, Ramushit, Fatmirit, Rakiqit etj, nuk bëjnë sa ka vota Vjosa Osamni.

 E nëse ia shtojmë edhe votat e Albinit dhe Kadrisë, atëherë në çfardo VARANTI kjo qeveri e zorti që po aspirohet me çdo çmim, do të jetë JOLEGJITIME. 

Nuk ju them me inati  sepse keni ushtruar DIREKTIVË se në TV nuk guxojnë ky e ai të dukën kurrë.

 Kjo nuk ka qenë praktikë as në komunizëm. 

Ta dini këtë, unë nuk ju urrej, sepse Kosovën e dua mbi të gjitha.

 Po, për këtë që po shkruaj, po më kërcnoni.

Dhe mendimin  tim , e shpreha më lartë.

Unë jam pajtimtar, dhe kam mësuar shumë nga Adem Demaçi, plus nepër sipoziume shekncore, nuk mundeni të më frigoni me asgjë. 


Who was Adem Jashari? [Tribute] - YouTube

Isha dhe jam i shkollës ADEM JASHARIT-që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK me Komunikatën nr. 71 e ka qiuajtë ADEM JASHARI -LEGJENDARI. 

Por nuk frigohem fare, se askujt nuk i kam boxhë asgjë.

Unë e kam këtë qëndrim tolerant dhe pajtimtar, sepse kam fakte të nevojshme për ta popullarizuar SHËNDETIN CIVILIZUES TË KOMBIT TIM.

Dhe e dua çdo pjestar të KOMBIN TIM ARBNOR, kudo që jeton.

I respetoi edhe kombet dhe racat në tërë globin. 

Po, shumë po manipulojnë me emrin e N.Mendelës, por kur e kam lexuar ofertën konfidenciale, se i jep azil Sllobodan Millosheviqit në Afrikën Jugore, nëse dëshiron, atëherë e kam kuptuar se shumë më mirë ka mbetë historia e Bacës sonë Bacit të EVROPËS, që nuk mori pushtet, sepse forca e pushtetit  ta koritë edhe hien nëse nuk je burr apo burrëreshë, nëse nuk dehesh, sepse: shpirti nga rakia vuan, por truri punon. 




Më besoni se nuk pi alkohol kurrë. Por po e them nga mësimet dhe pësimet e të tjerëve. 

E pra edhe ai fisteku, që porvon ta kontrollojë publikisht  Presidentin, që i bje se vetëm unë mund ta japi lejën për të lëvizë, shih duke shfrytëzuar COVITIN19, është një marrëzi që ka definicion njerëzor.

 Çdo gjë pra Ju që po veproni me INATE është në dëmin e popullit tonë të vuajtur!

VDES NJË 44 VJEÇAR, 21 VIKTIMA NGA COVID 19 NË KOSOVË - YouTube

Nuk është rrezik për LDK-ën, për  Vjosa Osmanin  e ndonjnjë  të tretë... Jo janë poltronët sahanlëpirësit politikë  në LDK etj. që i kanë ambiciet infektive, e që si surrogatë natë e ditë “meditojnë”, së pari rrënime shtetërore, e pastaj poste, në mënyrë që kur të ngjitën lartë, të mos e shohin as hien e vet. 

Kështu ky sojë i nëntokës në luftë për surrogat pa pushim provon ta kalojë një ditë edhe hijen e vet. 

Kurrë nuk do të ngjanë ai vakt, kurrë nuk do të vjen ai zaman.

 Por nëse ngjanë, si veproi Poeti Kujtim Shala, atëherë del se duhet zbuluar kush e REGRUTON surrogatin, kësaj radhe. 

Edhe regrutuesi për fat dihet, si në rastin e Adem Demaçit në janar1999: dihet emri dhe regrutuesi, por çka na duhet sot, kur po ata që e regrutuan atëherë, na kanë detyruar të paguajmë haraç deri me sot me UNMIK+EULEX në kurrizin tonë të krrususr nga robëria dhe bajratarizmi.

Gjykata Speciale dhe rrëzimi i Qeverisë Kurti - Syri Kosova ...

Në lidhje me këtë “atmosferë” studioni KATËR projekteet e Kristofer Hilit për Kosovën 1999. 

Provoni ta mësoni pse dështoi Marrëveshja Hollbruk-Millosheviq (13 tetor 1998). 

Provoni t` i gjeni dallimet në mes Shtabit të NATO-s dhe Grupit Kontaktit që debatonin për Kosovën më 1999. 

Provoni këto të gjitha me kundershtimet ordinere ruse qe dy shekuj. 

Kryeministri Albin KURTI - Posts | Facebook


Do ta kuptoni se si Milloshi për një PËRDORIM i tërhjek për hunde të gjithë-të dy taborret (1995-1999), sepse prapa tij qëpndronte dy mendsia edhe në Kosovë kundër UÇK-ës, në BE dhe NATO, plus Rusia dhe Kina pa dymendësi.

 E ju them kryeneqëve politik shqiptarë sot (2020), lehtë është veprimtarin e devotshëm më e shti në knetën politike, por është aftësi më e nxierr prej saj, sespe me e nxierrë popullin nga humnera, i ndihmoni sovranit . Pra Qeverinë KURTI , në momnetin historik, PDK si parti e istikameve, është dashtë ta shpëtojë dhe historikisht do të mbetej vepër largvajtëse për kombin, gjithnjë duke pasë para sysh se “vija e kuqe” në politikë është vetvrasëse!

DER STANDARD: Kriza kushtetuese pas ndërhyrjes nga i dërguari ...


Panterej thonin popujtë e lashtë. E ju të PDK-ës, pse nuk më ndigjuat, jo për ta shpëtuar VV-n, por Luftën e drejtë që e keni bërë, e për këtë paqi vetën në qafë të gjithë, por pa të keqën e popullit, i cili nuk ka çare pa u ferkua me juve. 

E unë publikisht kam bërë përpiekje që PDK-në  si parti serioze ta shpëtoi situatën historike, në këto rrethana të LUFTËS BILOGJIKE, duke mos votuar = mos ta votojë MOCIONIN, por bën ykdyl me një kali që fitoi, e humbëm të gjithë.

E humbjën do ta shihni shumë shpejtë, mjerishtë të gjithë. 

Kjo që po ndodhë sot në Kosovë e bëjnë vetëm “të marrët politikë”, që më lehtë e pranojnë me e kap  diellin me duar, sesa t` ia shtrijnë dorën njëri tjetrit, kur nuk kanë interes, sepse kur po kanë interes, po harrohet DEMARKACINONI, po harrohet TARIFA, po i harrojnë se 23 herë që e kanë shkelur  Kushtetutën,e kanë maskur fusnotën, e kanë përbaltë VENDIMIN e GJND-ës se Kosova mund të shpallet shtet sovran.


Tags - Bota Sot

Ku është fytyra e juaj këtu, para popullit.

 Po, gati të gjitha partitë po sillën sikur na e kanë shpirtin në grusht, sikur na e kanë siellë çlirimin nga çantat e tyre “VIP ”!

Po ku janë sot ata komunistat që kalëronin me makina luksoze.

 Në të njeJtat pozita do të vini edhe ju nesër. 

Nuk duam politikë… Pse jemi dashuruar me politikanin-menaxher ...



Më duket se dera, nuk do kallauz.

 Pas deklaratës së poetit Kujtim Shala  në TV7, se i është thënë Grenellit se:"Kurti nuk është person i përshtshëm për negociata", dhe ato janë veti e LDK si parti “akademike” dhe"institucionaliste”. 

Kjo epidemi politike që nuk është e sotit, duhet të zbulohet lakuruiq, sa nuk është bërë vonë, për tërë kombin.

 Këtë lakuriqsim e ka borgj edhe Tirana, besa edhe Shkupi, sepse ka informata sa të duash (Presidenti, Kryetari, Kryetarët e partive-HB). 

Shqiptarët e Kosovës-populli më pro anglo-amerikan në Botë ...

E vërteta, është s poeti Kujtim Shala, ka një virus se i ka kontaminuar shokët e partsië, sepse ata si HAFIE ma asksuh nuk i voton, të paktën rinia Jo. 

E në këtë rrethanë të hafiellëkut, duhet zbardhë hulmutuesi diçka krejtë të tretë. 

Trendi shqiptar i të bërit politikë me koronavirusin! - lexo

Ai që i ka nisë hafiet në  Berlinë, Washington DC   , janë të diskualifikuar për lojëra tjera, sepse bosët e bosit, duhet të ndihën komod, se diçka, së pakut një asht ministri e mos ndoshta po u bjen Bajrami në ramazan, e bëhët Kryetar Qeverie.



Fact or Fiction?: Archimedes Coined the Term "Eureka!" in the Bath ...

 U zbulua, shpejt -Eureka! 

Po kështu pikë për pikë veprohej edhe sa ishte gjallë  kundra Adem Demaçit duke thënë se: “Ky nuk ka ndienja, se është për luftë, e ne jemi paqësor”. 

Por armiku huk ishte paqësor dhe gati të gjithë si në orkestër (këtë Hashim Thaçi e di shumë mirë) thonin se “jeni terroristë”. 

Letrat e dëgjuesve | FOKUS | DW | 04.06.2011


Suksese tjera analfabetë politik drejtë greminës suej! 

Po ju me këto lojëra meskine, do të ecni, rruga do të mendoni se do t` ju duket shumë e gjatë, shumë shpejtë do ta kuptoni se po silleni në rreth të thatë, ku as korona virusi 19 e as polivirusi 20, nuk hyn se kanë me iu mbetë vetëm eshrat nga ata që i shfrytëzojnë.
Kazani mediatik dhe Kazani politik | Gazeta Dita



Shiqoni sa meskine është situata brenda partive, kur poeti Kujtim Shala e zbulon porosinë e tre musketarëve (Hoti, Veliu dhe Hyseni).

TRABOINI: March 2008



 Poeti Shala, tash mendon se vet do të jetë në një ditë në maje, se mjafton të flietet se është për President !!???), pra jo ata që i “kryen punët” në Berlin dhe Washington, si hafie prostitucional. 

Ata do të lëpihen me shpresa bothecësh për një kohë të gjatë dhe do të hidhërohën se “nuk e paskan ditur se me kend kanë punë”.

E pra, nuk është në pyetje Albin Kurti, as VV por është në pyetje fati i luftës, fati i Kosovës, së cilës disa po duan me ia qitë futën, edhe pse vet kanë qenë faktor shumë domethënës në te.

Debati “Stefani”, një debat që duhet çuar më tej | Gazeta Dita

 E lakmia për pushtet si duket i ka mëpirë më keq, se shlivovica.

 Por defaktorizimin e luftës, LDK po kujton se me këtë akt të MOCIONIT e ka plasuar aty ku i nevoitët: e ka defaktorizuar UÇK-luftën dhe e ka sjellë “instutucionalizmin” primitivë në modë, i ka bërë komandantët e luftës t` i përkulën tarifave  të pretimve dhe ta kuptojnë se edhe këta i ka në listë për ambasador “Republika e Melkezedekut”.


Licenca, tani edhe për mësuesit |


Kush do ta merr Qeverinë dhe çka thot Kushtetuta që duhet të ZBATOHET pikë për pikë, e jo të komentohet dhe spejgohet pa pikë e presë fare.

 Ja nenet e saj në saktësi, pa frymë dhe pa ekivoke, se si  do t` i komentonin apo  pelqenin partitë politike  . 

E për fat të kombit ato nene nuk ka fuqi tani për tani që ti ndryshon askushngase :

Kush dhunon luftëtarët e UÇK-së, fyen rëndë kombin shqiptar | ILLYRIA

Neni 82 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thotë :

 “Kuvendi shpërndahet në këto raste:

 1. Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të gormohet Qeveria;

2. Nëse për shpërndarjen e Kuvendit vetojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndajrja nëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës; 

3. Nëse brenda afatit prej gjshtëdhejtë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës Kosovës.

2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pa VENDIM të sukseshëm të mosbesimit të Qeverisë. (Çka ka nevojë këtu të spejgohet).

Jo, Kushtetuta duhet interpretohet në praktikë si zabtim.E zbatimi në rastin e Kosovës është se Presidenti duhet ta shpërndaj Parlamentin e të shkohet në zgjedhje të reja-HB).

Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Zgjedhja e Qeverisë)

Neni 95,Alinea 4:

Nëse përbërja e propozuar e Qeversië nuk merr shuicën e votave të nevojshme , Presidneti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emron kandidatin tjetër sipas së njejtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Koosvës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzetë (40) ditë nga dita e shpalljes së dytë.

Alinea 5:

Nëse Kryeministri jep dorëheqje ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetët i lirë.Qveria bje, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, NË KONSULTIM ME PATRITË POLITIKE ose KOALICIONIN që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.”

VENDIMI: “7 marsi përkujtohet prej 58 vjetësh”, ja si është ...
Ska nevojë për kurfar interpretimi apo spejgimi. Kushtetuta duhet të zabtohet, sepse askund nuk thot se:Presidenti ia jep mandatin partisë (koaliconit) TË DYTË apo të TRETË, sepse të gjitha konsiderohen HUMBËSE, sepse e drejta e Presidentit ështëkonsumaur herën e parë dhe të dytë ( që të dy konsumimet Presidenti i ka shterrë me VV), dhe, konsumim të tretënukka, me këtë Kushtetutë që është në fuqi.Unë mednoi se seicili vendim i GJYKATËS KUSHTEUESE duhet të respetohet.

Pse atëherë e tërë kjo urrejtje për njëri tjetrin.
E zbatoni  verdiktin kushtetues.

E tërë bota e civilizuar Perendimore, ku e kemi vendin, këtë e kërkon prej neve.


A e dini pse pëllumbi i bardhë simbolizon paqe? | CNA


Përfundim:

TrekëndshiGrenell-VV-LDK, është në pasqyrë të opinionit. 

Është shumë lehtë me humbë të gjithë, aq më parë kur VV është në mes dhe ndrydhet në mes të parit dhe të fundit. 

Do të ishte mençuri që VV (Kreu i saj) mos dal nga loja pa çmim:zbulo çdo gjë, sepse nuk dëmtohet Kosova fare.

 Duhet shpalosur argumentet e fundit, nëse posedohet Marrëveshja Thaçi-Vuçiq-Mogerini.

Ajo diku pushon, e strofulli dihet.

Në opinion, qëndrimi i AAK dhe NISMA-s është kah komentohet si çyqari e knetës.

Kurse PDK është kah grumbullon energji për t` i plasuar në greminë të gjithë, por jo vetëvetën dhe Kosovën, sepse e konsiderojnë punën e tyre si shpëtimtarë. 

Kujdesi se do të gjindën në “kenetë” do të ishte i dobishëm, për shëndetin masiv, sepse për atë individual nuk ka shansë që do të reahabilitohën si mendojnë, duke anatemuar të tjerët.

Ata që kanë njohuri të hollë diplomatike, mund ta kuptojnë se Grenell i realizoi dy Marrëveshje shumë shpejtë Kosovës-Serbi. 

E para, ishte që injektohej një firmë ajrore gjermane që të lëvizë lirshëm  nga Beogradi për Prishtinë dhe anasielltas.

Kjo ishte e ëmbël për Grenellin, se ishte firmë gjermane sepse ishte ambasador në Berlin. 

Paqe pa kufij” – takim i madh ndërkombëtar në Madrid - Vatican News


E dyta, marrëveshje spektakulare ishte për lidhjën HEKURUDHORE Prishtinë-Podujevë-Kurshumli-Nish.

Këto marrëveshje u nënshkruan nga personat që “askush në Kosovë nuk dinte kush janë”.

E dinte vetëm Presidenti dhe ndonjë kuadër që nuk duket.

Pas këtij suksesi Grenellit iu rritë apetiti dhe palnifikoi Marrëvesha e 3-të përfundimtare që të nënshkruhej  në Washington. 

Aty, u ftuan Hashim Thaçi, Albin Kurti, Abdullah Hoti dhe..Aty ishte dhe ekipi i  Millosheviqit më në kryeAleksandër Vuçiqit.

Nënshkrimi i dokumentit për të cilin Albini nuk dinte çka mshifej në te, nuk u nxorr në tavolinë, për t` i ra gërshërë KOSOVËS, sepse njeriu kompetent (Albin Kurti) mungoi. 

Këtu Grenell mori “temperaturë” dhe shfryrjën e gjeti te Abdullah Hoti i cili i tha se:" LDK-ja  do ta pranonte, çkado që nënshkruhej aty. Tash shtrohet pyetja, a e ka dijtë PËRMBAJTJËN Presidenti Hasshim Thaçi, me siguri se po.



 E lajmet që vijnë nga qendrat informative gjermane, shpjegojnë se Albin Kurti mbetet “kurban” i një akti që po të ishte në Washington,ai do të largohej nga akti solemn. 

E largimi do të ishte dëm i madh, se sa mos shkrurja. 

Tash, futjën e pasukseshme në grackë të Albinit, lere që po e paguan Qeveria e tij në detyrë, por në grackë do të bije edhe Ramushi, që ia përplasi Mogerinit hartat në fytyrë më 2019.

A do t` ia përplasë edhe pasardhësev mbetet të shihet.




Unë e di çka fshifet nën majën e Çakorit. 

Toka jonë na duhet, por edhe nëntoka duhet të ruhet, bile shumë me kujdes. 

Këtë e kam thënë publikisht.Asnjë pëllembë e Kosovës nuk është në pazar.

Edhe një fakt, për fund të fundit: Rasti i shpërthimit të Grenellit se dialogu duhet vazhdohet, e ai do të përgjigjet se: “nuk është koha për dialog, por për aksion”, tregon se ku ishim. 

Por ku do të jemi dhe si do të sillet SURROGATI i Albinit i quajtur Abdullah Hoti, nëse e merrë pushtetin, nuk varet prej tij. 

Isufi: Edhe Rugova e dinte se Çakorri është pjesë e Kosovës | Bota ...

Ai është mbi një prush tani e aty e ka vu Isa Mustafa. 

Por shpresoi se pasi që ta merr pushtetin, nëse e merr, paksa do të FTOFËT: pak nga friga, e pak nga fobia për pushtet. E në këto lojra mund të dali një hesap pozitivë për Kosovën. 

Bajden takohet me Veselin dhe Mustafën ndërkohë bisedon edhe me ...



E vërteta, Liga Shqiptaro - Amerikane është në potez.

Albanian American Civic League - Home | Facebook


Por sondazhet në luftën për Shtëpinë e Bardhë, kanë ndryshuar.Unë  Donald Trampin e dua, por e respektoi edhe Xho Bajdenin.


Zbulohen detajet e draft-marrëveshjes që u është prezantuar Thaçit ...

 Sigurishtë se nuk do të organizojmë ma “votim në TV Klan Kosova” se kush do të zgjidhet President në ShBA-ve . 


Skënder Hyseni tregon takimin që sapo pati me Ambasadorin Grenell ...

Atë do të bëjë populli amerikan , të cilit i dëshiriojmë shëndet të mirë dhe prosperitet ekonomikë pas Covid-it 19-të... 

Hyseni për Express: S'mund të tregojmë çfarë folëm me Grenellin ...


E ne si popull arbnor  jemi mësuar të jetojmë në kriza dhe varfëri.

Por dihet që shpresa kurrë nuk vdes, sepse kemi miqë të sinqertë dhe mbi të gjitha shumë të fuqishëm. Dhe se miqësia Shqiptaro-Amrikane  do të rrojë për jetë e mot.


Grenell mbështet qasjen e Mustafës për heqjen e taksës

E  ne si shqiptar nuk e harrojmë  miqësinë dhe dobinë ekonomke nga Gjermania, Zvira etj.sidomos 1989-1999.

Thank you George Washington, faleminderit Gjergj Kastrioti ...


Po nuk i harrojmë as miqët tjerë, që janë të shumtë dhe sinqerisht u jemi mirënjohës për jetë.Amin!.

Iliret - Projekt ne lenden e Historise!
PS:

Kemi qenë populli më i fuqishëm në Ballkan. 

Edhe këtë e kisha lexuar në një bibliotekë në Padovë se: “Dikur Kreta (tash greke!) është quajtur SHKRETË (ishte iliro rabanse).

Aty, jetonin vetëm 100 lavire, që ëndrronin të martohën me Posejdonin. 

Kur e panë se Posejdoni nuk po dukej, ato e hudhën njëra tjetrën në det. 

Mbeti vetëm një dhe u largua nga agronatutët për në DARDANELE (vend Iir). 

Aty u martua me Besforin dhe i lindi shtatë djem e tri vajza.

 Thuhej se njera prej tyre ishte stërgjyshja e Teutës. 

Në Dardanele jetonte fisi Ilir, që ishte në luftë me BESFORËT (më vonë Bosfor).

Tregim i mirë për fëmi dhe politikanë që duhet të mendojnë se në këtë jetë, janë në KALIM.

Por duhet të medohet se edhe jeta jonë një ditë do të duket përrallë, sepse kjo takë ka marrë e ka përceillë, shumë civilizime.

Prishtinë,  23-29-04.2020.

2020/04/29

Richard Grenell, de facto kryeministër i Republikës së Kosovës



Ajo që ndodhi në Kosovë me mocionin kundër qeverisë Kurti, po zbulohet dita-ditës se ishte një pazar i pastër i skalionit të vjetër të politikës kosovare për të hequr nga drejtimi një njeri dhe forcë jo komode.

Katër letrat formale të Presidentit Hashim Thaçi për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin provuan një inskenim grotesk zgjidhjes juridike për situata që kërkojnë vetëm zgjidhje politike.

Kërkesa për zgjedhje e Kurtit është e vetmja logjike pasi në kushtet e një mocioni të motivuar nga gjoja antiamerikanizmi, pra një aspekt retorik ipolitikës së jashtme, nuk i qëndron asnjë arsyetimi shtetformues.

E ndërkohë që Hashim Thaçi ka njoftuar se do të nisë konsultimet javën që vjen pa Vetëvendosjen, Isa Mustafa i LDK-së del në skenë me rolin e tij më të arrirë: atë të hienës politike. Sot z. Isa Mustafa ka deklaruar se nuk përjashton që të jetë kandidat për kryeministër, duke sinjalizuar se çfarë lloj kryeministri do të jetë.

Pas takimit dyorësh të Kryesisë, Isa Mustafa ka theksuar se nëse LDK-ja vjen në pushtet hapi i parë i saj do të jetë heqja e reciprocitetit, ashtu siç ka kërkuar i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun, Richard Grenell



Ndërkohë në stilin tipik shqiptar, në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së nuk është ftuar fare nënkryetarja e kësaj partie Vjosa Osmani, zëri kundërshtues brenda partisë për koalicionin me AAK-në e Nismën.

Isa Mustafa vepron në duet me Hashim  Thaçin, teksa një prej drejtueve të PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se nuk mund të ketë qeveri pa partinë e tij.

Çfarëpo ndodh duket në dritën e diellit: Richard Grenell është kryeministri i ri i Kosovës, në mëkëmbje të të cilit janë dorasët politikë të Kosovës.

Vetë  Albin Kurti ka akuzuar të Dërguarin amerikan se qëndron pas rrëzimit të qeverisë së tij dhe se po ashtu qëndron pas idesë së ndarjes së Kosovës, diçka të cilën Grenell e mohon vazhdimisht.

Ajo që implikon keq punët është statusi i Grenell, si i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Trump që po do me çdo kusht të imponojë marrëveshje akomoduese për Serbinë në mënyrë që ajo të japë njohjen. Trump nuk arriti ndonjë gjë të madhe me vrasjen e Kasem Soleimanit, thjesht ndërlikoi situatën në Lindjen e Mesme, tashmë ka prishur raportet me Kinën që e akuzon për koronavirusin dhe nuk ka asgjë në vijë me Europën. Atij i duhet një fitore në frontin e jashtëm dhe ka gjetur si pikë të dobët një vend si Kosova të cilës i ka hapur frontin e një debati të brendshëm.

Sigurisht që  Donald Trump i do njohur merita, apo fakti se nuk ka preferuar zgjidhjet ushtarake në politikën e jashtme, por shndërrimi i saj në një koncept pazari më jep të jap, thjeshton në mënyrë të dëmshme disa raporte që kanë histori nga pas.

Sa për koalicionin e ri në Kosovë të gjithë e dimë se çfarë përfaqësojnë PDK dhe LDK, edhe pse kushtetueshmërisht janë të mbrojtur.

Pëllumb Pipero: Vala e dytë, më e dobët. Riinfektimi, shumë i rrallë. Protokollet tona të mjekimit të CoVid-19




Në spitalet ku po kurohen të sëmurët me Covid-19, janë disa skemat e mjekimit që po ndiqen nga stafi shëndetësor. Baza e trajtimit mbetet hidoksiklorokina, e cila kombinohet me medikamente të tjera, që ndryshojnë nga një pacient te tjetri. Në një bisedë në Skype me studion e lajmeve në TvT, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se janë disa faktorët që përcaktojnë se cila skemë mjekimi ndiqet me secilin pacient.

“Skema e mjekimit që aplikojmë është në varësi të gravitetit, të moshës dhe sëmundjeve shoqëruese. Janë disa skema mjekimi. Baza e trajtimit është ajo me hidroksiklorokinë, azitromicinë, oksigjenoterapia, antikolagulantët ose holluesit e gjakut. Sipas rastit, edhe antibiotikët. Krahas hidroksiklorikinës, që është hë për hë skema bazë, kemi edhe antiviralë të tjerë si Kaletra ose Tamivir. Skemat e mjekimit janë të ndryshme në varësi të sëmundjes”, tha Pipero.

A ekziston mundësua e rikthimit të Covid-19 për herë të dytë te i njëjti pacient? Në mediat botërore ka pasur raportime të tilla, pavarësisht se kanë qenë raste të rralla. Por për Piperon, kjo shpjegohet më shumë me një riaktivizim të infeksionit, i cili mund të ketë qenë prezent te pacienti.

“Ka shumë diskutime në këtë drejtim. Mendoj që rastet e riinfektuara më tepër kanë pasur një relaps apo riakutizim të sëmundjes, apo nuk janë shëruar mirë sesa janë riinfektuar. Rënia në kontakt me virusin stimulon prodhimin e antikorpeve. Sesa ato bëhen imunitet i qëndrueshëm, kjo do disa muaj të studiohet. Në opinionin tim, rastet e rikthimit janë shumë të rralla”, tha ai.

Një valë e dytë e koronavirusit është frika e autoriteteve shëndetësore në të gjithë botën. Megjithatë, Pipero thotë se gjasat janë që një e tillë të rikthehet në fund të vjeshtës ose në fund të dimrit. Por do të jetë më e lehtë për ta përballuar.

“Asnjë nuk e dëshiron por specialistët e OBSH dhe të tjerë në mbarë botën nuk e përjashtojnë mundësinë e rikthimit të një vale të dytë të kësaj pandemie në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit. Ajo nuk do të ketë fuqinë e kësaj vale të parë, do të jetë më e dobët, do të prekë më pak njerëz sepse njerëzit bien në kontakt që tani me virusin, nga ana tjetër edhe popujt nuk janë të papërgatitur. Janë mësuar si të bashkëjetojnë dhe ta shmangin. Por edhe kapacitetet janë më të mëdha. Ne nuk duhet të trembemi. Kemi mundësi shumë herë më të mëdha për ta përballur me më pak kosto”, tha ai.

Përvoja me CoVid-19/Ventilatorët, masa e fundit që duhet marrë



Andre Bergmann, një mjek 48-vjeçar me koronavirus, zgjodhi klinikën e mushkërive “Bethanien”, në Moers, afër shtëpisë së tij në Gjermaninë veriperëndimore. Klinika njihet për gatishmërinë e saj për t’i vendosur pacientët me vështirësi në frymëmarrje në ventilatorët mekanikë – tipi që me tubat që shkojnë thellë në grykë.

Babai i dy fëmijëve shqetësohej se një ventilator invaziv do të ishte i dëmshëm. Por shumë shpejt, për Bergmann, ventilatori u bë i pashmangshëm.

Megjithatë, mjekët nuk e lidhën kurrë me një pajisje që do të kryente frymëmarrjen për të. Një javë më vonë, ai e kishte marrë veten dhe ishte gati për t’u kthyer në shtëpi.

Rasti i Bergmann ilustron strategjinë e mjekëve për përdorimin e ventilatorëve mekanikë. Nëse fillimisht mjekët e mbushnin kujdesin intensiv me pacientë në intubim, tani shumë janë duke eksploruar mundësi të tjera.

Makineritë që i ndihmojnë njerëzit të marrin frymë janë bërë arma kryesore për mjekët që luftojnë COVID-19, epidemia që deri më tani ka vrarë më shumë se 183 000 njerëz. Pak javë asi u shfaq sëmundja, qeveritë në mbarë botën u përpoqën të krijojnë ose të blejnë ventilatorë pasi shumica e spitaleve nuk kishin mjaftueshëm.

Gjermania ka porositur 10 000 të tillë. Administrata e Presidentit Donald Trump po shpenzon 2.9 miliardë dollarë për afro 190 000 ventilatorë. Qeveria amerikane ka kontraktuar me prodhues automjetesh të tilla si General Motors Co dhe Ford Motor Co si dhe prodhuesit e pajisjeve mjekësore, dhe dorëzimi i plotë pritet deri në fund të vitit. Trump deklaroi këtë javë që ShBA tani ishte "mbreti i ventilatorëve".

Sidoqoftë, ndërsa mjekët e njohin gjithnjë e më mirë virusin dhe atë që i shkakton trupit, shumë thonë që janë bërë më të kursyer me pajisjet e frymëmarrjes.

Reuters intervistoi 30 mjekë dhe profesionistë mjekësorë në vende përfshirë Kinë, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë përvojë në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Pothuajse të gjithë ranë dakord që ventilatorët janë me rëndësi jetike dhe kanë ndihmuar në shpëtimin e jetës. Në të njëjtën kohë, shumë vunë në dukje rreziqet nga përdorimi i llojeve më invazive - ventilatorët mekanikë - shumë herët ose shumë shpesh, ose nga jo-specialistë që i përdorin ato pa trajnime të duhura në spitalet e mbingarkuara.

Rezultate më të mira

Mënyra të ndryshme të ventilimit përdorin maska për të ndihmuar furnizimin e mushkërive me oksigjen. Por mjekët janë të shqetësuar për ventilimin mekanik, i cili ka të bëjë me futjen e tubave në rrugët e frymëmarrjes së pacientëve për të pompuar ajrin, një proces i njohur si intubacion. Kur i nënshtrohen këtij procesi, pacientëve u jepen qetësues të fortë, për të ndaluar muskujt që aktivizohen gjatë frymëmarrjes të luftojnë makinerinë.

Pacientët më vështirësi të rëndë në frymëmarrje, të njohur si hipoksia, intubohen në ventilator për 2-3 javë, me një shans 50% me 50-% për të dalë sërish prej andej.

Situata evoluon, por sugjeron që njerëzit me COVID-19 që janë intubuar kanë pasur, të paktën në fazat e hershme të pandemisë, një normë më të lartë vdekshmërie sesa pacientët e tjerë në ventilim, që kanë edhe sëmundje të tjera si pneumonia bakteriale ose problemet me mushkëritë. Megjithatë, kjo nuk është provë që ventilatorët kanë shpejtuar vdekjen: Lidhja midis intubacionit dhe niveleve të vdekjes ka nevojë për studim të mëtejshëm, thonë mjekët.

Në Kinë, 86% e 22 pacientëve COVID-19 nuk mbijetuan në ventilim invaziv në një njësi të kujdesit intensiv në Vuhan, qyteti ku filloi pandemia, sipas një studimi të botuar në “The Lancet” në shkurt. Normalisht, studimi thotë se pacientët me probleme të rënda të frymëmarrjes kanë një shans 50% për të mbijetuar. Një studim britanik i kohëve të fundit zbuloi se dy të tretat e pacientëve COVID-19, të vendosur në ventilatorë mekanikë, ndërruan jetë dhe një studim në Nju Jork zbuloi se 88% e 320 pacientëve të COVID-19 të ventiluar mekanikisht nuk mbijetuan.

Mjekët e intervistuar nga “Reuters” thonë se ventilatorët mekanikë janë pajisje thelbësore për shpëtimin e jetës, veçanërisht në raste të rënda kur pacientët përkeqësohen papritur. Kjo ndodh në rastet e pacientëve, sistemet imunitare të të cilëve mbingarkohen nga ajo që njihet si "stuhi citokine" e inflamacionit që mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, dëmtim të mushkërive dhe mosfunksionim të organeve.

COVID-19, sëmundja që shkakton virusi, është krahasuar me pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918-19, e cila vrau 50 milionë njerëz në të gjithë botën. Njësoj si atëherë, sëmundja është e re, e rëndë dhe përhapet me shpejtësi, çka i zhvendos kufijtë e shëndetit publik dhe njohurive mjekësore që kërkohen për ta trajtuar atë.

Mushkëritë që ndryshojnë

Në Vuhan, ku u shfaq koronavirusi fillimisht, mjekët në Spitalin Tongji në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong thanë që fillimisht e përdorën në fazat e hershme intubimin. Li Shusheng, shefi i departamentit të kujdesit intensiv të spitalit, tha se disa pacientë nuk u përmirësuan pas trajtimit të ventilatorit.

"Sëmundja," shpjegon ai, "i kishte ndryshuar mushkëritë e tyre përtej asaj që mund të imagjonohet". Kolegu i tij, Xu Shuyun, një mjek i specializuar në problemet e frymëmarrjes, tha që spitali u përshtat duke ndërprerë intubacionin.

Luciano Gattinoni, një profesor i ftuar në Departamentin e Anesteziologjisë, Mjekësisë Emergjente dhe Kujdesit Intensiv, Universiteti i Göttingen në Gjermani, dhe ekspert i njohur në ventilatorët, ishte nga të parët që ngriti pikëpyetjen se si duhet të përdoren ata për trajtimin e COVID-19.

"E kuptova sapo pashë skanerin e parë ... që kjo nuk kishte asnjë lidhje me atë që kishim parë dhe bërë për 40 vitet e fundit", i tha ai Reuters-it.

Në Gjermani, specialisti i mushkërive, Voshaar, shpreh gjithashtu shqetësim. “Një ventilator mekanik mund t’i dëmtojë mushkëritë”, thotë ai. Kjo do të thotë që pacientët të qëndrojnë në kujdes intensiv më gjatë, duke bllokuar shtretërit dhe duke krijuar një rreth vicioz në të cilin nevojiten gjithnjë e më shumë ventilatorë".

Midis viteve 1346 dhe 1350 u përhap një sëmundje e tmerrshme në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Pandemia e murtajës së zezë në Mesjetë

Ilir Hashorva


Midis viteve 1346 dhe 1350 u përhap një sëmundje e tmerrshme në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Në tetor të vitit 1347, në shumë anije tregtare që kishin ardhur nga Deti i Zi dhe kaluan nga Gjenova për në Mesina, në Sicili, njerëzit ose arrinin të vdekur, ose të sëmurë rëndë me një sëmundje misterioze. Ajo sëmundje u quajt murtaja e zezë ose vdekja e zezë, sepse viktimave u dilnin në trup njolla dhe puçrra të fryra të zeza me madhësi gati të një veze.

Në fshat, sëmundja shuhej pas rreth gjashtë muajsh, kurse në qytete zgjaste më shumë. Ajo pakësohej në dimër por rishfaqej në pranverë. Në Europë, nga një popullsi me rreth 80 milionë banorë në atë kohë, mendohet të kenë vdekur një e katërta e tyre, ose rreth 20 milionë njerëz. Nuk kishte më vend në varreza. Papa Klementi IV shenjtëroi ujërat e lumit Rhon në Francë, në mënyrë që kufomat e hedhura në ujërat e tij të konsideroheshin të varrosura sipas riteve fetare të krishtere.

Libri “Dekameroni” i Bokaços lidhet pikërisht me këtë pandemi. Në atë kohë Firencja u përfshi nga kjo sëmundje e tmerrshme, e panjohur e ngjitëse dhe shtatë vajza e tre djem, për të shpëtuar prej saj, vendosën të linin qytetin dhe të shkonin larg në rrethinat e tij, të rrinin aty për njëfarë kohe dhe, për t’u zbavitur e për të shkuar kohën, vendosën që secili prej tyre, gjatë ditëve të qëndrimit aty, të tregonte nga dhjetë rrëfenja, nga një për çdo ditë, për shokët e tij. Të dhjetë ditët që do të tregoheshin ato rrëfenja larg qytetit, i japin edhe titullin kësaj kryevepre botërore që quhet “Dekameron” e që në greqisht do të thotë dhjetë ditë. Kjo vepër u shkrua nga Bokaçoja gjatë dhe pas kësaj pandemie dhe u mbarua rreth vitit 1353. Po jap një pjesë të shkurtër nga ky libër që është në proces botimi dhe që së shpejti do të dalë në formën e tij të plotë, i përkthyer nga Ali Hashorva këtu e afro 70 vjet më parë. Ja pjesa që tregon fillimin e pandemisë:

Them, pra, se një mijë e treqind e dyzet e tetë vite kanë shkuar qysh prej kohës së mishërimit frutdhënës së të birit të Perëndisë, kur ra murtaja vdekjeprurëse në Firencen madhështore, një nga më të bukurat qytete të Italisë. Shkakun e përhapjes së kësaj sëmundjeje ose duhet ta kërkojmë në ndikimin e trupave qiellorë, ose në zemërimin e drejtë të Perëndisë, që ndofta ka dashur të na ndëshkojë për veprat tona të këqija. Kjo sëmundje, ca vjet përpara, ishte përhapur në anët e Lindjes, duke shkaktuar vdekje të panumërta në çdo vend. Pastaj, duke u kaluar pak nga pak nga njëri vend te tjetri, arriti gjer në Perëndim me pasoja të tmerrshme.

Këtu, thuajse në fillim të pranverës së vitit të sipërtreguar, filluan të shfaqeshin rrjedhimet e saj të hidhura në mënyra të tmerrshme dhe të çuditshme. Nuk vlejtën as urtësia, as masat e mara. Më kot njerëz të posaçëm pastronin qytetin nga ndyrësitë, më kot u ndalua hyrja e të sëmurëve në qytet, më kot u dhanë këshilla të shumta për ruajtjen e qytetit. Jo vetëm këto, por nuk ndihmuan as lutjet e shumta e të përvuajtura drejtuar Perëndisë, jo një herë, po kushedi sa herë prej besimtarëve, qoftë me anë procesionesh, qoftë me mënyra të tjera. Këtu kjo sëmundje u shfaq në fillim të pranverës në mënyrë të ndryshme nga ç’ishte shfaqur në Lindje. Aty, të dalët e gjakut nga hundët ishte një shenjë që tregonte vdekjen e sigurt, ndërsa këtu, në fillim të sëmundjes, pa dallim, si burrave dhe grave, u shfaqeshin ca xhumba të mëdha nëpër shalë ose nën sqetulla, disa prej të cilave ishin sa një mollë e zakonshme, disa sa një vezë, disa më të mëdha e disa më të vogla. Në pak kohë e sipër këto xhumba të mëdha, që populli i quante lunga, përhapeshin në tërë trupin. Kjo sëmundje e tmerrshme nuk shfaqej kurdoherë me të njëjtat simptoma. Ngandonjëherë shfaqej edhe me njolla të zeza, ose të zeshkëta, që u dilnin më të shumtëve, kujt të mëdha e të rralla, kujt të vockla e të dendura nëpër llërë, nëpër kofshë dhe pastaj në tërë trupin. Këto njolla, si dhe lungat që thamë, ishin shenjat e vdekjes së afërme.

Për të shëruar këtë sëmundje, nuk vlenin as këshillat e mjekëve, as barnat. Kjo sëmundje ose ishte e pashërueshme prej natyre, ose mjekët me pazotësinë e tyre (përveç mjekëve profesionistë qenë dhe një numër i madh burrash e grash që e ushtronin këtë mjeshtëri pa ditur kurrë më parë se ç’qe mjekësia) nuk ishin në gjendje të gjenin nga se rridhte, le pastaj ta shëronin. Prandaj ishin të paktë ata që shëroheshin dhe shumica, mund të them tri ditë pas shenjave të përmendura, a pak më parë, a pak më pas, vdisnin dhe në më të shumtën e herëve pa pasur as ethe, as ndonjë simptomë tjetër.

Kjo sëmundje u bë dhe më e tmerrshme kur, nga të sëmurët u ngjitej të shëndoshëve që kujdeseshin për ta, pikërisht ashtu si përhapet zjarri kur i afrohen sende të thata ose me lyrë. Lëngata shkoi edhe më tej: mjaftonte një njeri të fliste ose të rrinte me një të sëmurë, që të molepsej prej tij. Mjaftonte që ai të prekte rrobat ose çfarëdolloj sendi që kishte prekur ose përdorur i sëmuri, dhe të humbte jetën bashkë më të.

Do t’ju tregoj një gjë të çuditshme që as unë s’kisha për ta besuar, sado të besueshëm të ishin ata që do të ma kishin thënë dhe s’do të kisha guxuar ta përshkruaja, po të mos e kisha parë vetë e me shumë të tjerë.

Them se kjo sëmundje ngjitej në mënyrë të çuditshme nga njëri te tjetri. Jo vetëm njeriu ia lëshonte njeriut me lehtësi të madhe, po çka është më çuditshme, mjaftonte një send çfarëdo i të sëmurit, ose i ndonjë të vdekuri, që ta ngordhte aty për aty çfarëdo kafshe që ta kishte prekur atë send. Një ditë, siç thashë më sipër, pashë me sytë e mi një gjë të tillë: dy derra, duke parë leckat e një të vdekuri prej kësaj sëmundjeje të hedhura në rrugë, sipas zakonit të tyre, u lëshuan mbi to duke i trazuar me turi e me dhëmbë dhe pastaj i përplasën në fytyrë. Dhe, pa kaluar shumë kohë, si erdhën dy tri herë rrotull me konvulsione, ranë të dy të ngordhur mbi lecka, sikur të ishin helmuar.

Nga ngjarje të këtilla e nga shumtë tjera si këto edhe më të tmerrshme, u hyri një frikë e madhe në zemër të gjithë atyre që kishin shpëtuar nga vdekja, saqë të gjithë, pa përjashtim, shikonin si e si t’i braktisnin të sëmurët në mëshirën e fatit bashkë me plaçkat e tyre dhe të mërgoheshin syresh sa të ishte e mundur më larg, duke bërë kështu të mundur, të paktën, të shpëtonin jetën e tyre.

Kjo pra ishte murtaja e zezë që fillon e përshkruan Bokaçoja.

Por kjo sëmundje, përveç atyre që u mori jetën, pati pasoja shumë të rënda për hebrenjtë, të cilët në atë periudhë të historisë, sikurse edhe herë të tjera, fajësoheshin për të gjitha të këqijat që i binin njerëzimit.​

Fillimisht shumë njerëz e konsideruan atë sëmundje si një dënim nga Zoti dhe të krishterë, hebrenj dhe myslimanë luteshin dhe agjëronin që të purifikoheshin dhe të shpëtonin. Më pas, siç ndodh shpesh në fatkeqësi të ndryshme dhe për to kërkohen dhe “gjenden” fajtorët, të krishterët akuzuan hebrenjtë. Për ta u tha se kishin helmuar puset dhe burimet e ujërave dhe ndaj tyre filloi një goditje e egër që përfshiu të gjithë Europën. U tha se hebrenjtë kishin përzier dhe zier bretkosa, hardhuca, merimanga e zemra të të krishterëve, pastaj lëngun e kishin tharë, e kishin kthyer në pluhur dhe me të kishin helmuar ujërat.

Në shtator të vitit 1348, zyrtarët në Savojë ishin të parët që akuzuan hebrenjtë për helmimin e ujit. Të gjithë hebrenjtë e qytetit u arrestuan dhe pasuria e tyre u konfiskua. Nën mundimin e torturave, disa hebrenj pranuan se kishin helmuar burimet dhe puset e ujit për të përhapur murtajën e zezë dhe njëmbëdhjetë prej tyre u dogjën të gjallë. Ajo që filloi në Savojë, u përhap edhe në qytete të tjera. Hebrenjtë kapeshin dhe hidheshin në zjarr. Ndonëse Papa Klementi II u përpoq të ndalte vrasjet, duke thënë se hebrenjtë po sëmureshin njëlloj si të tjerët, sulmet ndaj tyre nuk pushuan. Edhe kur u gjet se sëmundja përhapej nga pickimi i morrave dhe pleshtave që më parë kishin jetuar në minj të infektuar, faji vazhdoi t’u binte hebrenjve.

Kjo, pra, ishte pandemia e mesjetës e shekullit të katërmbëdhjetë dhe kështu u kalua kjo: midis besimit fetar dhe injorancës, me dëme të mëdha njerëzore. Sot, në shekullin e njëzetenjëtë, në pandeminë e koronavirusit, jemi në tjetër situatë: mjekësia ka bërë përparime të jashtëzakonshme, ndërsa populli ka tjetër kulturë, tjetër përvojë dhe të tjera mundësi. Gjendja është serioze, por jo e pashpresë. Disiplina, zbatimi i rregullave të dhëna, është kushti kryesor në dorën tonë, të popullit, për kalimin e saj, ndonëse me mundim, por me sa më pak humbje.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...