Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/02

Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatin që ia dha Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, ka qenë i pritshëm për të, Qeverinë në detyrë dhe Vetëvendosjen.


Sveçla tha se Thaçi së bashku me opozitën u munduan të bëjnë një lojë me skenar, por që nuk iu ndezi.

“Presidenti Thaçi së bashku me opozitën u munduam ta bëjnë një lojë, ku dekretin e shpallën 5 minuta para orës 16:00 dhe një ditë para festës në mënyrë që t’ia lidhin kyrt kësaj pune, siç thotë populli dhe deshën që të shtunën ta votojnë qëverinë. Por kjo po tregohet se ishte një hap jo i logjikshëm dhe jolegal”, tha Sveçla .

Ai tha se Qeveria në detyrë ishte e përgatitur për këtë skenar, siç e quajti ai.

“Kanë pritur të na zënë në befasi, por ishim të përgatitur për këtë lloj skenari. Është fatkeqe çfarë lloj lidershipi kemi, përplot skenarë, nuk do t’i kishte hije asnjë të rrituri, e jo më e një lidershpi. Do t’i ngjante një ‘banane republike’ po të pranohej ky skenar, do të shkaktonte pakënaqësi të mëdha. Jemi të kënaqur dhe tash presim vendimin final të Gjykatës”, tha ai.

Svceçla pret që edhe vendimi final do të jetë në linjë me këtë që sot ishte i përkohshëm dhe vlen deri më 29 maj.

“Në qoftë se bazohemi në letra, fakte e dokumente, atëherë presim një vendim të ngjashëm për çështjen në tërësi, pasi kemi dokumetuar përmes ekipit të juristëve se hapat e presidentit janë shkelje pas shkelje e Kushtetutës”, ka vlerësuar ai.

Svceçla ka folur edhe për atë që sot bëri bujë në media, përmendja e Kushtetutës së Serbisë në ankesën që u dorëzua në Kushtetuese.

Sipas tij, ajo ishte përmendur në raport me presidentin.

“Ne nuk iu kemi referuar Kushtetutës së Serbisë në raport me VV-në, por në raport me sjelljet e presidentit të Kosovës. Ai thuajse harronte që Kosova ka Kushtetutë”, ka thënë Sveçla, i cili beson se edhe vendimi final i GJK-së do të jetë në favor të Qeverisë në detyrë.

“Unë besoj se ata (gjyqtarët) do të marrin një vendim, se nuk do të bien në presionin e presidentit që në mes të lojës t’i ndërrojnë rregullat”, tha ai.

RIZA SMAKA: KY VENDIM I KUSHTETUESES KA QENË I PRITUR – PAS PANDEMISË VENDI TË SHKOJË NË ZGJEDHJE


Prof.dr. Riza Smaka, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku e ka pezulluar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi me të cilin e ka nominuar për Kryeministër Prof.dr. Avdullah Hoti, ka qenë i pritur.
Smaka ka thënë se e sheh si zgjidhje që vendi të shkojë në zgjedhje pasi të kalojë rreziku i pandemisë Covid-19.

“Unë krejtësisht me kompetencë e them se është bërë gabim që nga fillimi kur koalicioni ka nxituar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë për shkakun se nuk ka mbështetje në Kushtetutë”.

“Neni 95 ku shkruan se opozita parlamentare ka të drejtë për ta formuar qeverinë nuk ka të bëjë fare me këtë rast sepse aty i referohet qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme”.

“Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqje – ai është shëndosh e mirë. Nuk ka mbetur Qeveria pa kryeministër. Unë nuk kam kurrfarë interesi që të anoj sepse nuk jam anëtar i asnjë subjekti politik. Kam qenë përpara dhe për shkaqe parimore e kam braktisur”.

“Po e marrim se do ta aplikojmë nenin 85, aty shkruan se subjekti i parë e ka autorizimin për ta propozuar kandidatin për mandatar”.

“Po e zëmë që shkojmë në raundin tjetër, por për të shkuar atje duhet të përmbyllet raundi i parë. Këtu është një zbrazëti juridike dhe unë nuk e di si na është përvjedhur kjo”.

“Me nenin 100, Presidenti e ka të drejtën që ta shpërbëjë Kuvendin. Në këtë rast rezulton që kryeministri e ka këtë diskrecion për ta propozuar kandidatin. Tash për tash është pozicioni tek subjekti politik sepse merret parasysh interesi i këtij subjekti për ta formuar Qeverinë”.

“Me këtë Kushtetutë zgjidhja do të ishte që të pritet të kalojnë rrethanat e jashtëzakonshme dhe pastaj të shpallen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Nuk mundet kurrsesi që subjekti fitues të lihet anash dhe të formohet një Qeveri me partitë tjera”.

“Vendimi i Kushtetueses e kam pritur, por kjo është një çështje që duhet interpretuar. Nuk është paragjykues ky vendim që do të thotë se Gjykata nuk është lëshuar në vlerësimin e kushtetutshmërisë”.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisië, Blerim Sallahu,thotë se Presidenca po organizon makineri shantazhi ndaj Gjykatës Kushtetuese


Hashim Thaçi Archives - Page 3 of 121 - Periskopi
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisië, Blerim Sallahu ka thënë se Presidenca si sistem do të organizojë makineri shantazhi kundrejt Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit për mandatarin.

Sallahu ka shkruar në Facebook se pezullimi i dekretit deri më 29 maj është beteja e parë e fituar por lufta e shantazheve mbi Gjykatën Kushtetuese do të fillojë sot.

“Lëvizja Vetëvendosje, përmes argumenteve kushtetuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, nuk ka bërë asgjë më shumë përveç se ka mbrojtur sistemin politiko- kushtetues nga kapësit e shtetit.
Ne kemi fituar betejën e parë, por lufta për përmbysjen e vlerave kushtetuese përmes presioneve, shantazheve mbi Gjykatën Kushtetuese, do të fillojë që nga sot.Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, ashtu siç jemi të vetëdijshëm se argumentet tona kushtetuese kundër atij dekreti skandaloz antikushtetues kanë bazë të fortë kushtetuese”, ka shkruar ai.

“Përderisa Lëvizja Vetëvendosje ka argumente të fuqishme lidhur me këtë çështje, Presidenti si sistem (jo si individ) ka makineri të shantazhit dhe presionit.Nuk ndalemi nga rruga e drejtë nga askush dhe për asnjë çmim”, ka shkruar tutje ai.

Maskat duhet të vendosen në ambiente publike, nuk është e nevojshme të vendoset kur jemi në rrugë.

Studentët me maskë kur të kthehen në auditor: Pipero tregon pse nuk duhet mbajtur në rrugë


Mjeku infeksionit ka rekomanduar se maska duhet të mbahet në ambiente publike, por nuk është e nevojshme të mbahet në rrugë.

Po ashtu ai ka theksuar se është e domosdoshme që studnetët të jenë të pajisur me maskë kur të kthehen në auditor në qershor.

“Rekomandohet që hapja të jetë rajonale, ku ka patur shumë pak raste ose aspak. Ka një studim të fundit që thotë se deri dje mendonim se fëmijët e dërgonin virusin në shtëpi, tani thuhet s efëmijët deri në 12 vjeç infektohen nga të rriturit dhe jo e kundërta. Strategjia që po ndjekim ne është më adekuate.

Maskat duhet të vendosen në ambiente publike, nuk është e nevojshme të vendoset kur jemi në rrugë. Po sigurisht duhet të ketë. Duhet me doemos të mbahet m aska me studentët kur jeni në ambiente të mbyllura”, tha Pipero në “Zonë e Lirë”.

Anulimi eventual i ahengjeve paraqet shqetësim për biznesin, e sidomos atë hotelier, pasi që sipas tij, dasmat janë njëfarë lokomotive e ekonomisë sonë.


Varis Xhejlani | | Gazeta e Re

Varis Xhejlani


Drejtues të Komunës së Prizrenit dhe të Shoqatës së Afaristëve “Esnaf” të premten kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e sallave të dasmave e restoranteve, që janë ndër bizneset më të prekura gjatë kohës së pandemisë.

Me këtë rast, është diskutuar mbi efektet e mundshme negative të anulimit të ahengjeve në vitin 2020, pasi që sipas përfaqësuesve të këtyre bizneseve, pos salloneve të dasmave, me një masë të tillë do të goditeshin edhe sektorët e tjerë të ekonomisë, si ushqimi, tekstili, argjendaria, etj.
ESNAF Prizren - פוסטים | פייסבוק
Ata kanë theksuar se kanë pritur me shqetësim deklaratat e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me masat e reja kundër përhapjes së COVID-19..

Kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani, para të pranishmëve ka theksuar se anulimi eventual i ahengjeve paraqet shqetësim për biznesin, e sidomos atë hotelier, pasi që sipas tij, dasmat janë njëfarë lokomotive e ekonomisë sonë.

“Në këtë rast, nuk dëmtohet vetëm pronari i sallonit të dasmave, por edhe shumë biznese përcjellëse”, ka thënë ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i njërit prej salloneve të dasmave, Armend Berisha, ka theksuar se bashkë me kolegët janë të shqetësuar lidhur me paralajmërimet e bëra nga niveli qendror. “Pa dasma, nuk besoj se do të ketë ekonomi Kosova këtë vit.

Çdo gjë është e lidhur si prej frizereve, tekstilit, argjendarëve, etj.”, ka thënë ai, teksa ka kërkuar që vendimet të mos jenë arbitrare, por të pritet që ato të merren në bazë të zhvillimeve në muajt në vijim.

Prof.dr.Dukagjin Pupovci: Me zbutjen e masave mund të mbahen provimi i maturës dhe provimet akademike


dukagjin popovci Archives - Raporto Korrupsionin! KALLXO.com

Që nga mbyllja e shkolla për shkak të pandemisë Covid-19, në vendin tonë për herë të parë ka nisur aplikimi i mësimit online. E për njohësin e arsimit në vend, Dukagjin Pupovci shkollat janë gjendu mirë në këtë situatë me këtë formë mësimi. Madje thotë se me zbutjen e masave, testi i Maturës dhe provimet universitare do ketë mundësi të mbahen.

Pupovci i cili është drejtor i Qendrës për Arsim të Kosovës, thotë se sigurisht që do ketë probleme me cilësinë e këtij lloji të mësimit, por shton se është më mirë se sa të mos organizohej fare mësimi online.

“Ky mësim së pari ka filluar për dy javë, nuk ka filluar me idenë që do zgjasë kaq shumë dhe duke marrë parasysh se do të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor mendoj se i ka tejkaluar parashikimet sepse nuk ka pasur asnjë përgatitje paraprake, asnjë ide që do ketë nevojë që mësimi të mbahet në këtë mënyrë dhe duke i marrë parasysh të gjitha këto kushte, mendoj se shkollat janë gjendur mjaftë mirë dhe po e bëjnë maksimumin në situatën e tanishme. Tani kur bëhet fjalë për cilësinë, sigurisht që mund të ketë probleme me cilësi por nga ana tjetër shumë më keq do të ishte sikur nxënësit do të mbeteshin të paangazhuar nëpër shtëpi dhe të mos kishte një formë të tillë të mësimit online”, theksoi Pupovci.

Pupovci për KosovaPress ka folur edhe për udhëzimin për vlerësim të nxënësve për çka tha se me këtë udhëzues të vlerësimit synohet që të nxiten nxënësit të mësojnë nga shtëpia e jo të penalizohen.

Ai tha se me zbutjen e masave karshi Covid-19, do ketë mundësi të mbahet provimi i maturës, por që testi i arritshmërisë mund të mos mbahet fare.

“Mendoj që vlerësimi në këtë rast e ka mirëqenien e jo aq shumë sa nxënësi i ka përvetësuar njohuritë e caktuara. Pra bile aty në udhëzues thuhet se nota përfundimtare e nxënësit nuk duhet të jetë më e vogël sesa nota e datës 11 mars, pra nuk është qëllimi të penalizohen nxënësit, por që ata të nxiten për të mësuar sa janë në shtëpi. Prandaj edhe vlerësimi do të jetë i organizuar në atë mënyrë. Sa u përket nxënësve të klasave të nënta dhe maturantëve besoj që me zbutjen e masave do ketë mundësi të bëhen këto provime përfundimtare me një organizim më të mirë. Kuptohet duke i sjell nxënësit në grupe më të vogla në shkolla. Ndoshta në prioritet do iu jepet maturantëve, ndërkaq tek klasat e nënta mund të ndodh që të anulohet krejtësisht testi i arritshmërisë meqë ai nuk është diçka që parashihet me ligje dhe besoj që edhe pa e përfunduar testin e arritshmërisë nuk dëmtohen nxënësit shumë. Përsëri konsiderohet se e kanë kryer shkollën”, thotë njohësi i arsimit.

Pupovci foli edhe për mësimi online në nivelin akademik. Ai thotë se meqenëse ka numër të vogël të rasteve pozitiv me COVID-19, do të ketë mundësi që provimet të mbahen edhe në fakultetit, por natyrisht duke respektuar masat e nevojshme.

“Duke e parë progresin e rasteve nuk besoj që do të anulohet viti por më përpara po shkojmë kah zbutja e masave dhe tash kjo bënë të mundur që provimet të mbahen edhe nëpër fakultete por kuptohet duke i respektuar masat e sigurisë me grupe më të vogla, distancën e nevojshme. Nëse do ketë nevojë, gjë që nuk besoj, që provimet të mbahen online, provimet me gojë mund të mbahen pa problem online, tek provimet me shkrim kërkohet një organizim tjetër, sepse aty veçse ekziston mundësia e keqpërdorimeve të ndryshme. Pra, me siguri që atëherë duhet të shqyrtohen opsione. Por sa i përket provimeve online me gojë sidomos mbrojtja e punimeve të diplomës nuk do të duhej të ndaleshin. Ndërsa, çdo mundësi që studentët të vijnë në auditorë dhe tu nënshtrohen provimeve duhet të shfrytëzohen”, thotë Pupovci.

Për shkak të ndërprerjes së mësimit në Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19, që nga 23 marsi i këtij viti ka filluar mësimi online.

kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.tregon nëse do të lejohen ahengjet familjare këtë vit


Berat Rukiqi flet për pasojat e mundshme të koronavirusit në ...


Për organizimin e ahengjeve, dasmave dhe dëmet ekonomike në zinxhirin e ofruesve të shërbimeve te lidhura me organizimin e tyre, ka folur kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në këtë vit nuk do të ketë dasma dhe ahengje familjare. Kështu deklaroi para pak ditëve ministri i shëndetësisë, dr.Arben Vitia, në paraqitjen e tij duke shpjeguar masat lehtësuese.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se ka marrë shumë kërkesa për sqarime nga bizneset që organizojnë vente të tilla.

“Këto ditë kam pranuar dhjetëra kërkesa nga pronarë të sallave të dasmave, hoteleve, kompanive qe merren me dekorime, kreatore, shitës te veshmbathjeve, kompani qe organizojnë ngjarje, kameramanë, etj dhe dua t’i jap disa sqarime per pritjet qe mund t’i kemi ne raport me organizimet e dasmave dhe ahengjeve, sidomos për këtë vere. Organizimi i dasmave dhe ahengjeve pa dyshim është një nder hallkat e rëndësishme te qarkullimit monetar qe krijohet ne ekonominë tone, sidomos gjate muajve te verës, pasi qe ndërlidh mijëra kompani dhe individë te cilët një pjesë të konsiderueshme të stabilitetit financiar dhe mbijetesës në biznes, e kanë të lidhur me këto organizime. Pra nuk janë vetëm sallat e dasmave, por janë edhe tregtia me shumice, tregtia me pakice, patundshmëria, bizhuteritë, muzicientet, shërbimet estetike, sektori i veshmbathjeve, fotografet, kameramanët, etj”, ka thënë Rukiqi.


Kreu i OEK, tha se edhe një pjese e mirë e vizitave te diasporës është e lidhur me pjesëmarrjen ne ahengjet familjare, dhe se plani i largimit te masave kufizuese nuk e parasheh largimin e kufizimit për organizim te ahengjeve dhe dasmave ne 3 fazat e para, por as nuk nënkupton që në këtë faze ka vendim që nuk do të organizohen fare.

Ai tha se vendim do te këtë ne varësi te situatës epidemiologjike.

“Nëse situata epidemiologjike dhe masat përcjellëse, sidomos distanca sociale qe do te na përcjell për një kohe me te gjate, që praktikisht e pamundëson mbledhjen e një numri te madh te njerëzve ne një vend, atëherë duhet te ulemi me te gjithë akteret e lartcekur dhe te bëjmë një plan për: mundësitë e kompensimit te dëmeve, shtyrjen e kontratave me klientët, lehtësirat tatimore, programimet e borxheve re krijuara për kostot fikse, etj”, shtoi tutje ai.

Rukiqi thotë se, nga java tjetër do t’i takoj shume nga pronarët e bizneseve të tilla, për te diskutuar situatën e vështire nëpër te cilën po kalojnë dhe zgjidhjet alternative për çdo situate qe mund te krijohet.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...