Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/24

Eksperti Sigurisë: Prapa Kërcënimeve Ndaj Kurtit Janë Po Ata Që Kanë Organizuar Vrasjet Politike


Hajrullah Ternava

E tërë pasuria do t’ju konfiskohet dhe në historinë e re të Kosovës do ta kenë vulën e tradhtarëve dhe të kolaboracionistëve me armiqtë e Kosovës.



Është për me u habitë pse zgjati kaq shkurt ky koalicion, VV-LDK. Nëse bëhet një analizë më e përpiktë, të gjitha premtimet e dhëna elektoratit gjatë zgjedhjeve na përputhen me veprimet e kryeministri Albin Kurti. Ai posa e pranoi detyrën, dhe për një afat të shkurtër 50 ditësh, në vepër e argumentoi premtimin e tij dhënë elektoratit që do ta luftoj kriminalitetin në përgjithësi, gjë që si po duket të gjitha partitë, si në opozitë, por edhe asaj në bashkëqeverisje LDK-së ju hyri frika, që aq vrullshëm ia filloj luftimit të krimit. Prandaj, të gjitha partitë sikur i përmenda u dakorduan që me mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie, ta provojnë të shpëtojnë nga drejtësia. Prandaj, nuk ju interesoi as gjendja e pandemisë, por edhe për hir të korrektësisë në qeverisje ishte dashur së paku të pritet tremujori apo 100 ditë të qeverisjes, dhe pastaj të vlerësonin suksesin apo dështimin e saj.

Tani sikur e shpjegova, vendi është me një qeveri në detyrë, edhe që dyshimet e krejt kësaj qeverie në ikje, i konfirmon ajo që e thash më lart se kryetari i Kosovës e dekreton Avdullah Hotin për Kryeministër të koalicionit LDK-AAK- NISMA-Lista serbe dhe të pakicave tjera, që LDK-ja si parti e dytë në zgjedhjet e fundit me e qeverisur vendin.

Tani fjalën kryesore e ka Gjykata Kushtetues që duhet ti shqyrtojë ankesat e të gjitha subjekteve që iu janë drejtuar gjykatës në fjalë, por nëse shfrytëzohet e drejta kushtetuese dhe e praktikave në të kaluarën, sipas shumë ekspertëve të këtyre lëmive, e drejta për ta qeverisur vendin ishte dashur ti jepet LVV si parti e parë në zgjedhje e kurrsesi partisë së dytë ose të shkohet në zgjedhje mbasi të ndërpritet situata e pandemisë.

Në këto rrethana të ndjeshme dhe të rrezikshme për vendin, tani paraqitet një grupacion si “Garda Vullnetare” e cila kërcënon Kryeministrin në detyrë. Nëse duam ta shikojmë situatën e sigurisë në retrospektivë, që nga paslufta e deri më tani, lehtë është për tu konstatuar se këto kërcënime edhe mund të jenë mjaft serioz, kur dihet se që nga lufta e deri më tani janë vra mbi 100 persona që ishin kontribuues dhe njerëz të devotshëm të këtij vendi si: Ilir Konushevci, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ismet Rracaj, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Ismajl Hajdaraj, Isuf Haklaj, Sebahate Tolaj, e shumë të tjerë që deri më ditën e sotme askush nuk i ka zbuluar e as që ka pasur interes për tu zbuluar.

Të freskëta i kemi kujtimet e tentim vrasjet ndaj kryetarit historik Ibrahim Rugovës dhe asnjëherë nuk u zbuluan tentim- vrasësit. Nëse duam të jemi real dhe ta shikojmë situatën e sigurisë që nga çlirimi e deri më tani që janë 20 vite. Shtrohet pyetja se pse kjo paaftësi e zbulimit të vrasjeve politike, që janë aq shumë, nga ana e institucioneve tona. Të gjitha familjet e atyre njerëzve të vrarë, shumica në mënyrë permanente presin zbulimin e autorëve. Por, nga kjo del konstatimi se të mëdhenjtë e këtij shteti që deri më tani e kanë kapur për fyti këtë shtet, dhe kanë bërë çfarë kanë dashur me të, janë kujdesur që në vendet kryesore të institucioneve, të cilat duhet ta luftojnë krimin në përgjithësi, janë emëruar njerëz të besueshëm të tyre, dhe ata bashkë me këta udhëheqës në fjalë kanë përfituar për veti shumë. Që të gjithë këta thuaja dikur ishin skamnorë, por, tani shumë prej tyre janë multimilionerë. Kjo e bën të qartë se kush ju ka penguar atyre, por edhe pse e kush i ka vra, viktima të politikës, prandaj edhe mbrapa këtyre kërcënimeve ndaj kryeministrit Kurti qëndrojnë po ata njerëz që i kanë kryer këto vrasje të deritashme, sepse nga kjo qeverisje e tanishme po rrezikohen që të zbulohen, dhe të përgjigjen për të gjitha veprat në të kaluarën që i kanë kryer, dhe atyre që kanë përfituar shumë në mënyrë kriminale. E tërë pasuria do t’ju konfiskohet dhe në historinë e re të Kosovës do ta kenë vulën e tradhtarëve dhe të kolaborocionistëve me armiqtë e Kosovës. Thash e themet sikur ato të “Presidenti Thaçit se ‘kërcënimi’ është sajuar nga kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosja” dhe në se të ardhmen do të ketë edhe të thëna të tjera, për ta arsyetuar veten apo subjektin të cilit i takojnë, opinioni-populli i kupton se ata në çdo mënyrë do të mundohen ta mbrojnë veten se “janë të pastër”. E vërteta është se nëse nuk zmbrapset Albini nga zbulimi dhe zbardhja e këtyre vrasjeve, dhe shumë të këqijave që ju kanë bërë Kosovës që nga lufta e deri më tani, këta që e kanë sjellë këtë situatë në Kosovë, ndaj Albinit do të përdorin kërcënimet më serioze, e ndoshta edhe tentim vrasjen.

‘Agim Veliu ishte pjesë e planit Thaçi – Vuçiq për ndarjen e Kosovës’

Agim ‘Nafaklia’ edhe në  Qeverinë e ardhshme Ministër i Brendshëm

Kryeministri në detyrë Albin Kurti edhe një herë ka folur rreth shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut. Këtë herë, Kurti shtoi se nënkryetari i LDK’së u shkarkua pasi ishte pjesë e planit për copëtimin e Kosovës.


“Në projektin për ndarjen e Kosovës janë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Në këtë projekt ndodhej ish ministri i brendshëm që shkarkova. Nuk është më çështje shkarkimi i një ministri, ai ishte plan. Ky plan ka dy faza; shpallja e ngjarjes së jashtëzakonshme dhe ndarja e Kosovës”, tha Kurti.

“Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, me një shumice të vogël votash, (Thaçi) mund të bëhej mbret në Kosovë. Ai nuk është i kënaqur me kompetencat që ka. Prandaj dhe e kam ftuar të rikthehet në politikë e të futet në zgjedhje. Kosova është Republikë Parlamentare dhe presidenti është noter publik”, tha Kurti.

http://www.diplomacia.dk/2020/05/21/agim-veliu-ishte-pjese-e-planit-thaci-vuciq-per-ndarjen-e-kosoves/

Sonja Biserko: E paimagjinueshme që Shqipëria përkrahu idenë e ndarjes


Ardita Zeqiri


Në një telekonferencë të organizuar nga Programi për Ndërtim të Paqes dhe të Drejta të Njeriut në Universitetin Columbia dhe Qendra për Siguri në Evropën Juglindore, Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi u shpreh se është e paimagjinueshme që Shqipëria përkrahu një ide si ajo e ndarjes së Kosovës gjë që sipas saj ndryshoi kursin ndërkombëtar.
“Serbia përkundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel është sjellë në mënyrë kontradiktore, si fillim pengoi konsolidimin e shtetit të Kosovës, Lista Serbe u bë bartëse e interesave të serbëve në Kosovë, Beogradi po bëhej gati të bënte një marrëveshje për ndarje me kosovarët, madje është e pa imagjinueshme që Shqipëria të përkrahë një ide të tillë, e gjithë kjo e ndryshoi kursin ndërkombëtar për pikëpamje të ndryshme, dhe i dha Serbisë shumë hapësirë për të vazhduar lojën,” tha Biserko.


Sipas Biserkos, Serbia nuk ka konsideruar kurrë ndonjë opsion tjetër përpos profitit sa i përket Kosovës dhe se në arenën ndërkombëtare ka mungesë konsensusi.

“Siç e dini Serbia nuk ka konsideruar kurrë ndonjë opsion tjetër përpos përfitimit për Kosovën, është në tavolinë që nga vitet 80-ta. Ka mungesë konsensusi, rregullat parimet dhe implementimet fatkeqësisht nuk i kemi më, por të braktisim parimet me të cilat Ballkani është përballur është një rrezik i madh për të ardhmen e Kosovës”, tha ajo.
Biserko shtoi se e ardhmja e Kosovës duhet të kompletohet në këtë kontekst te ri ndërkombëtar dhe se COVID-19 e ka qartësuar situatën, gjë ka ndikuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ajo tha se ka tre nivele të ndryshme në mënyrën si duhet të shihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

“Unë sugjeroj se e ardhmja e Kosovës duhet të shihet në tre nivele të ndryshme: e para është niveli i brendshëm, si do ndikojë në Kosovë dhe Serbi, e dyta niveli rajonal, si do ndikonte marrëveshje në rajon dhe niveli i ndërkombëtar,” tha Biserko.

Tutje ajo shtoi se Serbia ka përkrahje nga Rusia për këtë ide sepse shumë intelektualë rusë janë shprehur se ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do ndodhë pa përfshirjen e Rusisë, duke mos harruar edhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi lidhur me këtë ide.
Biserko foli edhe për zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe rolin e opozitës të cilët thotë se nuk kanë ndonjë vizion të qartë për këtë temë.

“Fatkeqësisht besoj se zgjedhjet e reja në Serbi do fitohen nga Vuçiq sepse nuk kemi kushte teknike për zgjedhje të drejta dhe ligjore dhe se opozita nuk ka ndonjë vizion për këtë temë. Ekziston grupi i djathtë i intelektualëve që janë kundër ndarjes së Kosovës por ata nuk kanë dhënë kurrë ndonjë propozim tjetër, pra ky është një debat i detyruar me një opsion të vetëm-ndarjen dhe mendoj se shumica e popullit pajtohen për këtë”, tha Sonja Biserko.

Ajo u shpreh se Daniel Serwer ka të drejtë kur thotë se dialogu duhet të shtyhet sepse kjo ide me përkrahje të mundshme nga SHBA paraqet rrezik për rajonin dhe është shkatërruese për Kosovën.

Mbi simbolet ilire dhe identitetin grek e sllav

Akademik Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Raporti i forcave dhe interesave gjeopolitike e gjeostrategjike në botën e sotme po krijon një gjendje të re në shekullin XXI, duke e ndryshuar me këtë edhe historinë e popujve dhe shteteve të rajonit.

Në bazë të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë (2018) ndalohet përdorimi i simbolit të diellit të “Verginës” në Maqedoninë Veriore. Një periudhë disavjeçare pas pavarësimit të Republikës ish Jugosllave të Maqedonisë (1991) ky simbol është përdorur në flamurin shtetëror të Republikës ish jugosllave të Maqedonisë, sot Maqedonia Veriore.
Shtetet sllave të krijuara në shek. XIX dhe XX, si dhe shteti grek i krijuar nga arvanitasit vendës më 1821, të gjitha simbolet kombëtare, shtetërore dhe fetare të tyre i kanë përvetësuar (falsifikuar dhe përshtatur) nga trashëgimia kulturore dhe historike e popullit vendës ilir-dardan-arbër-shqiptar autokton.
Sidoqoftë, populli maqedonas, i krijuar si komb politik pas vitit 1944, ka më tepër të drejtë t’i përdor këto simbole (të modifikuara) se sa populli i sotëm grek, i cili asgjë nuk ka të përbashkët me helenët-grekët e lashtë.
Kombi i sotëm maqedonas është krijuar kryesisht nga banorët vendës, shqiptarë autoktonë, vllehë dhe të tjerë, ndërsa shumë pak ka element sllav në përbërjen e tij, si përzierje e sllavëve të ardhur nga shek. VII dhe sidomos gjatë shek. XX, në këto hapësira dhe më gjerë.
Më tepër se gjysma e banorëve në Greqinë e sotme (pas Marrëveshjes së Lozanës më 1923), në Maqedoni (Jugore dhe Veriore), Serbi dhe republikat e ish federatës jugosllave (në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci), janë sjellë nga ish republikat e Bashkimit Sovjetik (Azia) në mënyrë të heshtur dhe sistematike. Në mbi gjysmën e territorit të Greqisë së sotme struktura etnike e popullsisë është ndryshuar në dëm të banorëve autoktonë me sjelljen e banorëve të ri, kolonizatorë nga Turqia dhe ish republikat e BRSS-së, në masë mbi dyfishin e banorëve vendës, njëherësh duke i shpërngulur me dhunë banorët shqiptarë vendës nga Greqia, Serbia, Maqedonia, Sanxhaku, Bosnje dhe Hercegovina, nga viti 1878, 1913, 1945 dhe më vonë.
Kolonizatorët nuk mund të thirren në trashëgimi të tyre kulturore dhe historike të falsifikuar dhe përvetësuar nga shqiptarët autoktonë në territoret e pushtuara dhe sunduara me dhunë nga sllavët dhe “grekët” e ardhur, sidomos gjatë shek. XX, në territoret etnike shqiptare në Gadishullin Ilirik.

TEZË: MBI ORIGJINËN E SERBËVE



Shkruan: Akademik Prof.dr. Abdulla Mehmeti

1. Serbët e sotëm, a kanë prejardhje sllave, ilire, hebreje, persiane, apo janë popull me etnogjenezë të përzier, të sajuar nga kisha dhe sundimtarët e tyre të Mesjetës?

Meqë këtë çështje ende nuk e ka saktësuar qartë shkenca dhe historiografia serbe, edhe ne kemi të drejtë ta paraqesim tezën tonë në lidhje me këtë çështje. Kjo tezë paraqitet për herë të parë dhe mund të diskutohet dhe plotësohet, në bazë të argumenteve shkencore.

Me emrin “serp” dhe “serpi” (sipas: serpens)* nga popujt fqinjë janë identifikuar banorët vendës të Ilirisë, sipas besimit të këtyre në gjarprin, njërin ndër totemet kryesore të ilirëve, ndërsa etnonimi “serb”, i përvetësuar më vonë edhe si emër i shtetit të tyre, pas shek. XIX, edhe aktualisht nuk është i pranueshëm nga disa studiues dhe historianë seriozë, serbë dhe të huaj. Më saktë, me etnonimin “serb”, të përvetësuar më vonë, nuk nënkuptohen banorët e ardhur sllavë, por banorët vendës, të asimiluar nga Mesjeta e më vonë, kryesisht me prejardhje ilire, shqiptarët e krishterë, dhe popuj të tjerë me prejardhje gjthashtu ilire, boshnjakët, kroatët, malazezët, si edhe arumunët, romët, bullgarët (shopat) dhe maqedonasit me rrënjë jo sllave.

2. Etnonimi serb nuk lidhet me fjalët latine “serv” dhe “servi”, por me fjalët “serp” dhe “serpi”, sipas kultit ilir të besimit në gjarprin

Mund të jetë një gjysmë e vërtetë, apo një koincidencë rasti, lidhja e fjalëve “serv” dhe “servus” (rob dhe robër, shërbëtorë), të pranuara (përvetësuara) si etnonim nga banorët serbë, më vonë edhe si emër për shtetin e tyre, Serbinë.

Me emrin “serp” dhe “serpen” në të shumtën e rasteve, popujt fqinj, romanë-latinë dhe të tjerë, identifikonin banorët autoktonë ilirë, të cilët besonin në gjarprin, si kult i perëndisë së tyre. Pas ardhjes së fiseve sllave në hapësirat veriore të Gadishullit Ilirik, këta banorë të ri janë njohur nga popujt tjerë fqinjë (evropianë) si “serp” apo “serpen”, jo për t’i identifikuar ata me fjalën skllevër “servi” ose “servus” , që pjesërisht edhe mund të jetë e vërtetë, por me këtë emër ata i njihnin banorët vendës, për t’i dalluar nga banorët tjerë përreth, siç i dallonin grekët e lashtë popujt fqinj të tyre me emrin “barbar”, që përdoret edhe sot në kuptimin pezhorativ, për cilësimin e njerëzve dhe popujve të egër e primitivë. Në këtë kuptim, edhe emri serb (serpen-gjarpinj) është përdorur nga popujt fqinj të tyre, nga shek. XVIII e më vonë, për shkak të krimeve dhe barbarive mbi popujt tjerë, e që lidhet me kuptimin fillestar të kësaj fjale: jo sipas fjalës rob, por sipas kuptimit të fjalës gjarpër: tinëzar, helmues, i pashpirt (që ka të bëjë me regjimet serbe të kohës, jo me të gjithë pjesëtarët e këtij populli).

3. Serbët deri në shek. XV nuk janë njohur nga fqinjët e tyre evropianë me këtë emër, por si rasi-raci (rasianë)

Në këtë periudhë, pas shek. X deri në shek. XV, askush në Evropë nuk i ka njohur banorët sllavë si serbë, por me emrin “rasi” apo “raci”, sipas shtetit të tyre kishtar me këtë emër “Rashka” të krijuar në Mesjetë, sipas emrit të krahinës së lashtë ilire-dardane të Rasës (gjurmët e kalasë së lashtë ilire edhe sot janë në afërsi të qytetit Pazari i Ri).
Edhe sot e kësaj dite, fqinjët hungarezë i thirrin serbët me këtë emër, sidomos serbët e Vojvodinës (Banatit). Pas shek.XV, emrin rasi-raci e përvetësuan rusët (deri në këtë kohë të njohur vetëm me emra të fiseve sllave të lindjes, apo si moskovë), nën ndikimin e kishës së tyre, e cila është krijuar shumë më vonë se Kisha ortodokse serbe, përkatësisht Kisha shqiptare ortodokse e Mesjetës, e uzurpuar fillimisht nga priftërinjtë dhe më vonë edhe nga sundimtarët serbë të Mesjetës, pas depërtimit të Perandorisë Osmane dhe përhapjes së islamizmit ndër shqiptarët, në trojet e Gadishullit Ilirik.
Kjo është arsyeja kryesore pse edhe sot studiuesit serbë luhaten mes shumë tezave për prejardhjen e popullit të sotëm serb, duke qenë të vetëdijshëm se shkenca bashkëkohore lehtësisht do t’ia nxjerr falsitetin kësaj historie zyrtare të regjimeve të kohës, kryesisht nën ndikimin e politikës ekspansioniste ruse në rajonin e Ilirikut, Ballkanit të sotëm, dhe jo vetëm.
Në Serbinë e sotme nuk ka vendbanime të lashta sllave, të identifikuara deri më sot, si tek fiset sllavët të lindjes, të veriut e të perëndimit, as është identifikuar ndonjë varrezë sllave (serbe), së paku deri në shek. X.

4. Origjina e serbëve sipas historisë zyrtare

Sipas pikëpamjeve të historisë zyrtare, serbët, si pjesë e sllavëve dhe si okupatorë nga jashtë, i pushtuan me forcë vendet e popujve të tjera të Ballkanit, në fillim të shekullit të shtatë pas erës së re, që kanë ardhur nga Ukraina dhe Azia. Ose, siç do të thoshin historianët modernë, fiset gjysmë të egra sllave i pushtuan tokat e popujve “indigjenë” të Ballkanit, siç janë shqiptarët “ilirët” dhe popuj të tjerë. Qëndrime të tilla vijnë nga një burim i vetëm historik i shkruar në Mesjetë: “Për administrimin e perandorisë” nga perandori bizantin Konstandin VII Porfirogjeniti (që ndryshe dyshohet se është falsifikim, si edhe “dhurata e famshme e Konstandinit”).
Gjithashtu, historia zyrtare, duke mbështetur përsëri pikëpamjet e saj në pjesën e përmendur, pretendon se serbët morën emrin e tyre nga fjala latine rob, skllav (servus). Me sa duket, pasi që ajo fjalë në shumës lexohet „servi, “skllevër serbë” u krijuan nga ajo, kur shkronja “c” u shndërruar në “b”, dhe pastaj u shtua emri “serb”. Pra, sipas shkencës zyrtare historike, emri “serb” do të thoshte “skllevër”. Për më tepër, në atë shkrim të Konstandinit VII Porfirogjenit – “Mbi administrimin e perandorisë” – është shkruar se, në fakt të gjithë emrat e tjerë, sinonim për serbët kanë kuptimin “skllav”. Përkatësisht, në atë dokument, jo vetëm që thotë se fjala “serbë” do të thotë “skllevër”, por thotë gjithashtu se fjala “sllavët” në përkthim do të thotë “skllevër”. Por jo vetëm kaq, edhe emri i vjetër për serbët dhe sllavët, që lexohen “sklavi”, siç i quanin grekët, ka të njëjtin kuptim: “skllevër”. Sepse ajo fjalë, thonë historianët, ka origjinën nga fjala latine sclavus, që në përkthim do të thotë “skllav”. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte për dikë, emri “serb” rrjedh edhe nga një fjalë tjetër latine: serbula. Mundohuni të merrni me mend kuptimin e saj, kjo do të thotë “skllevër”, ose më saktë “opingë skllevërish”. Pra, pavarësisht se si e ktheni, emri “serb” në përkthim do të thotë “skllav” – thuhet në shkrimin e perandorit bizantin nga shekulli i dhjetë. (Historia e lashtë serbe, dr. Stevan Tomoviq, Instituti i Historisë Nacionale, Beograd, 2012)

5. Etnonimi serb dhe kulti i gjarprit në mitologjinë ilire

Gjarpri është një gjallesë që, për shkak të karakteristikave të tij ka nxitur imagjinatën e njeriut në lashtësi, duke hyrë si krijesë legjendash dhe si hyjni e perëndi, në folklorin dhe mitologjinë e popujve të lashtë. Ndër vërtetimet e shumta është edhe tregimi biblik për Adamin (Ademin) dhe Evën (Havën), ku gjarpri përfaqëson demonit joshës, sipas legjendave. Për këtë çështje bëjnë fjalë edhe disa autorë të lashtësisë, si Virgjili në veprën e tij “Eneida”.
Nga fiset ilire gjarpri është konsideruar si hyjni, perëndi sipas mitologjisë, prandaj edhe haset në shumë figura dhe në rasa të varreve, kryesisht ilire. Nuk është vërtetuar ende se ndonjë varr i lashtë i banorëve sllavë apo serbë ka mbi rasë varri simbolin e gjarprit, siç është i ky simbol besimi, kulti perëndie gati te të gjitha fiset ilire. Për shkak të ndikimit të fuqishëm të kultit të gjarprit, banorët shqiptarë vendës edhe në periudhat e mëvonshme, pas lindjes dhe pranimit të krishterimit dhe besimit islam nga pasardhësit ilirë, shqiptarët e sotëm, gjerësisht është përdorur simboli i gjarprit në shumë forma, si simboli i veçantë apo bashkë me simbole të tjera (si simboli i diellit, hënës, yjeve, lules së jetës etj.), sidomos është identifikuar në rasa varri të shqiptarëve autoktonë, gati në tërë hapësirën etnike.

Përfundim

Në fund të kësaj teze, se sa mund t’i besohet historiografisë serbe, e cila gjithmonë ka qenë në shërbim të kishës dhe regjimeve pushtuese të kohës, vlen ta përmendim rastin e Akademisë Serbe të Shkencave, e cila më 1941 i është drejtuar me një shkresë zyrtare prijësit të atëhershëm të Gjermanisë naziste, Hitlerit, për ta lutur dhe bindur atë “shkencërisht”, që të mos e bombardojë Serbinë, sepse populli serb, sipas sqarimeve të të këtyre akademikëve, i takon racës ariane, të preferuar nga Hitleri dhe ideologët nazistë. Por, Hitleri duke e njohur karakterin dhe historinë e këtij popullit, sidomos të shkencëtarëve serbë, që shkencën gjithmonë e kanë mbështetur në rrena, mashtrime dhe falsifikime, ka urdhëruar që aksioni për bombardimin e Beogradit dhe të Serbisë të përshpjetohet sa të jetë e mundur më parë.

Në luftën kundër koronavirusit, mjekët vazhdojnë të përballen me simptoma të reja të sëmundjes virale.


Rreth 190 pacientë Covid-19 të vdekur janë ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Spitalin Universitar Hamburg-Eppendorf gjatë javëve të shkuara. Mjekët zbuluan trombozë dhe emboli pulmonare fatale. Në një vlerësim të parë të thellë, 12 të ndjerë u ekzaminuan më në detaje dhe u zbulua se shtatë prej tyre kishin këto pamje klinike. Katër nga 12 pacientët vdiqën direkt nga embolia pulmonare. Para se të vdisnin, nuk kishte asnjë dyshim mes të prekurve.

Profesor Klaus Pueschel dhe profesor Stefan Kluge, e shohin këtë si konfirmim të terapive me ilaçe për hollimin e gjakut. Klaus Pueschel thekson se duhet adresuar posaçërisht problemi i koagulimit të gjakut dhe formimi i trombit. “Duhet marrë masa paraprake më të mëdha që të mos formohen trombozat dhe embolitë”.

‘Ky nuk është virus vrasës’

Stefan Kluge shton: “Ne kemi parë në praktikën e përditshme klinike që Covid-19 ka rezultuar në trombozë dhe emboli pulmonare te pacientët në një numër të pazakontë rastesh. Autopsia e të ndjerëve e ka konfirmuar këtë. Ne do e transferojmë këtë informacion të rëndësishëm për trajtimin e pacientëve me koronë, që të merret në konsideratë nëse pacientët mund të trajtohen me hollues gjaku”.

Si përmbledhje, Pueschel i qetëson njerëzit: “Ky nuk është virus vr*asës. Po, është një formë e veçantë. Por nuk kemi pse kemi frikë se njerëzimi do të vdesë për shkak të këtij virusi. Dua t’ju qetësoj, të mos keni frikë. Mësimi që nxjerrim nga këto rezultate, edhe unë që jam pjesë e grupit të rrezikut, është se nuk duhet të kemi frikë. Shumica, edhe në azilet e pleqve, i mbijetojnë sëmundjes”.

Një studim në Holandë tregoi se nga 184 pacientë Covid-19 të trajtuar në kujdesin intensiv, 31 përqind krijuan mpiksje gjaku edhe pse atyre u jepeshin në mënyrë rutinë antikoagulantë për të parandaluar trombozën. Mpiksjet më të zakonshme ndodhnin në mushkëri, duke sjellë emboli pulmonare, por edhe trombozë në venat e thella ose në arteret më të vogla. “Një normë prej 31 përqind, pavarësisht nga profilaksia e trombozës, është jashtëzakonisht e lartë për pacientët me kujdes intensiv,” raporton Frederikus Klok nga Universiteti Leiden.

Studiuesit në Spitalin Universitar të Strasburgut po ashtu gjetën emboli akute në enët pulmonare të shumë prej 106 pacientëve në gjendje të rëndë. “Kjo normë prej 30 përqind është shumë më e lartë se normalja për pacientët me sëmundje kronike pa Covid-19,” thanë mjekët./Bild

Gjermanët thonë se nuk ia shesin firmën presidentit amerikan Donald Trumpit, nëse zhvillojnë vaksinën do ia japin tërë botës


Mediat gjermane njoftuan se presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar rreth një miliardë dollarë për të blerë një firmë gjermane, e cila po hulumton për një vaksinë kundër koronavirusit. Trump po ashtu është përpjekur t’i joshë shkencëtarët gjermanë që të shkojnë në SHBA dhe atje të vazhdojnë punën. Ideja e Trumpit ishte që të sigurojë një të drejtë ekskluzive të vaksinës së koronavirusit.

Por përpjekja e Trumpit duket se nuk do realizohet. Pronari kryesor i firmës bioteknologjike “CureVac”, Dietmar Hopp, ka thënë se nuk ia shet SHBA-ve as firmën, as rezultatet e hulumtimeve. 


Dietmar Hopp deklaroi se nëse arrihet të zhvillohet një vaksinë efektive kundër koronavirusit, atëherë ajo nuk duhet të mbrojë njerëzit në zona të caktuara, por të ndahet në mënyrë solidare me mbarë botën, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Dietmar Hopp është njëri prej pasanikëve më të mëdhenj gjermanë. Ai është bashkëthemelues i firmës SAP. Sipas listës së Forbes-it të vitit 2018 pasuria e tij llogaritet të jetë rreth 10,2 miliardë dollarë. Në shtator 2012 Hopp investoi 80 milionë euro në firmën “CureVac”.



Firma CureVac, e vendosur në jug të Gjermanisë po bën kërkime për disa vaksina të mundshme, dhe dy prototipe do të zgjidhen për test. Bashkëthemeluesi i CureVac dhe shefi i sektorit të prodhimit Florian von der Mülbe i tha Reutersit se kompania shpreson ta ketë një vaksinë eksperimentale në qershor ose korrik. Pas kësaj do të merret aprovimi për ta testuar atë tek njerëzit.

Dy javë më parë, shefi i atëhershëm i bordit i CureVac, Daniel Menichella u takua në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin dhe me stafin e tij. Nëntë ditë pas takimit, më 11 mars, firma CureTec e largoi Menichellan nga posti dhe e zëvendësoi me themeluesin e kompanisë Ingmar Hoerr.

Në mars 2015 në këtë firmë investoi 46 milionë edhe fondacioni i Bill dhe Melinda Gates. Hopp është kritik i ashpër i papërgjegjësisë së të pasurve. Ai thotë se të pasurit duhet të kujdesen që ata që kanë më pak të kenë shanse të barabarta për të përparuar në shoqëri.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...