Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/26

Gjekë Marinaj, shembull natyral i poetit tokësor !



Nga Flori Bruqi 

Gjekë Marinaj është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan. Aktualisht banues në Amerikë, ai ka qenë kryetar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikan, themeluar në vitin 2001 dhe ka botuar disa libra me poezi. Në vitin 2008, Marinajt iu akordua çmimi letrar Pjetër Arbnori nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.



Imazhi mund të përmbajë: 1 person, drawing
Gjekë Marinaj u lind në vitin 1965 në fshatin Brrut të komunës së Malësisë së Madhe, në Veri të Shqipërisë. Në gusht të vitit 1990, Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste titulluar "Kuajt" dhe i përballuar me arrestim të pashmangshëm më 12 shtator, 1990, Marinaj mënjanoi autoritetet me arratisjen e tij përtej kufijve shqiptaro-jugosllav, duke qëndruar më parë në Jugosllavi e më vonë duke shkuar në Amerikë.

Arriti në San Diego, në qershor të 1991, pastaj u shpërngul në Richardson të Teksasit, ku kreu shkencat e përgjithshme (Associate in Science) në Brookhaven College. Marinaj i vazhdoi më tej studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas dhe u diplomua në degën e Letërsisë botërore në vitin 2006, kur iu akordua edhe grada shkencore Magna Cum Laude. 

DR. GJEKË MARINAJ | THE OFFICIAL WEB SITE
Në të njëjtin universitet mbaroi edhe Masterin, në të njëjtin subjekt, në vitin 2008. 

Aktualisht është duke punuar në gradën Ph.D, në Letërsi, po në Universitetin e Teksasit në Dallas.  Gjekë Marinaj jep mësim gjuhën dhe komunikimet Angleze si dhe letërsinë botërore në Richland College, që nga viti 2001.
DR. GJEKË MARINAJ | THE OFFICIAL WEB SITE
Librat e botuar

Marinaj ka botuar përmbledhje me poezinë e vet, përmbledhje me punime publicistike dhe me kritikë letrare. 
DR. GJEKË MARINAJ | THE OFFICIAL WEB SITE
Tre librat e tij me poezi përfshijnë:

1. "Mos më ik larg", 
2."Infinit" dhe 
3."Lutje në ditën e tetë të javës".


DR. GJEKË MARINAJ | THE OFFICIAL WEB SITE
Përveç botimit të poezive të veta, ai botoi edhe një libër me intervista autoriale titulluar:
DR. GJEKË MARINAJ | THE OFFICIAL WEB SITE
4. "Ana tjetër e pasqyrës" një libër me publicistikë titulluar:
5. "Ca gjëra nuk mund të mbeten sekret" dhe një libër me kritikë letrare me titullin:

6. "Protonizmi: nga teoria në praktikë".Etj.
DR. GJEKË MARINAJ | THE OFFICIAL WEB SITE


Sung across the shoulder: Heroic poetry of Illyria: Gjeke Marinaj ...


Çmimet dhe vëmendja e kritikës


Marinaj ka qenë fitues i Çmimit Pjetër Arbnori në letërsi akorduar nga QNK, institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në vitin 2008.
DR. GJEKË MARINAJ | THE OFFICIAL WEB SITE
Kohë më parë  fillimsht një vajzë e re në krijimtarinë letrare të Marinaj, morri titullin  master znj. Senada Demushaj(Delaj), e cila edhe e botojë librin me titull : "Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj”.

Shtegëtimi i Senada Demushit (Delaj) nëpër shtigjet letrare të ...



Gjekë Marinaj sjell në gjuhën shqipe poetin e shquar vietnamez ...


Autorja Demushaj, tregon se si është njohur fillimisht me poetin Marinaj, njohje kjo që   e frymëzojë  studiuesën e re  që të magjistrojë  dhe të sjellë  si libër pikërisht monografinë  e poetit tonë të dashur Gjekë Marinaj. 


American's poetry inspires in Uzbekistan - IssueWire

Për krijimtarinë letrare dhe studiuese të Gjek Marinaj shkruan shumë autorë :Shefqet Dibrani,Adnan Mehmeti,Flori Bruqi,Senada Demushaj 

Books on Marinaj | The Official Gjekë Marinaj Website


“Shtegëtimi i Senada Demushit (Delaj) nëpër shtigjet letrare të Gjekë Marinajt”


Kushdo që dëshiron të njohë e të dijë më shumë “e me pak mundim” , per jeten dhe vepren (e deri tanishme) të Gjekë Marinajt , autorit të poezisë “Kuajt” që në vitin 1990 “trembi” diktaturen komuniste , ketë njohje e ka mundësuar mrekullisht , mesuesja dhe intelektualja malësore znj. Senada Demushi (Delaj) me librin e saj monografik ; Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj . Unë duke qenë fqinjë i prinderve të Senadës (lahutarit të njohur Jonuz Delaj dhe bashkeshorte së tij…) , si dhe duke e njohur Senaden që të vogel si një femijë intiligjent , dhe kur filloi të rritej si e apasionuar pas letersisë , e mora librin per ta lexuar me mendimin se po lexoj një monografi të “zaklonshme” , por me të veçanten e fjaleve të bukura e plot tharm që dinte ti thoshte “kudo e kurdo” intelektualja e mesuesja e re Senada Demushi (Delaj). Mirpo libri perveç asaj që e pritsha më befasoi e mrekulloi me permbajtjn e jashtëzakonshme të matrialit monografik me renditjen , saktesinë , skalitjen dhe “interpertimin” e çdo fjale e fjalie jo si një pendë fillestare , por si një pendë mjeshtrore e “ngjyer” prej vitesh me një eksperiencë të madhe në lamen e letersisë e studimit. Kujdesin per të shkruar bukur , mirë e me saktësi znj.Senada Demushi (Delaj) e tregon që kur hapë “siparin” e librit të saj monografik, Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj , kur në “okelio” citon fjalët e të madhit të letrave shqipe Faik Konicës : “…gurët duhet të lidhen radhë më radhë që të qendrojnë bukur , sepse të hedhësh gurë mbi gurë s’majfton” , dhe pastaj Senada vijon : keshtu e nisë një shkrim me lavdrime Konica ynë i madh mbi autoret e shquar të letersisë shqipe , të cilet hapen udhën per perparimin e gjuhë sonë të bukur . Ai jep keshilla per të shkruar bukur , per të krijuar art të vertetë me mjeshtri të shkrimit. Me keto fjalë po e marr guximin të shkruaj rreshtat e parë të punës time kerkimore. Po filloj të rendis “gurët e mi” sa më bukur të mundem , me sa më shumë seriozitet ,saktësi dhe profesionalizem”. E ndersa unë para se të theme diçka më shumë per librin dhe vlerat që mbartë ,nuk po duroj pa thënë se Senada Demushi (Delaj) e ka dëgjuar e bërë realitet “pike per pike” sentencen dhe keshillen e të madhit Faik Konica , duke renditur “gurët” e saj si një inxhiniere-arkitekte e vertet në “ndertesen” e bukur të monografisë që i kushtohet Gjekë Marinajt , i cili me punen dhe vepren e tij është jo vetem ambasadori i kultures sonë ,por edhe ambasadori i inteligjencës sipërore malesore e shqiptare. Znj. Senada Demushi (Delaj) e nisë monografin e saj me të dhena biografike për Gjekë Marinajn , duke e treguar se ai ka kaluar kufij gjithë jeten e tij. Si idealist i lirisë së fjalës , ai shkeli pertej caqeve të vëna nga ish-regjimi komunist në Shqiperi , deri sa kalon kufirin shtetror , pasi i rrezikohej jeta nga jehona e propogandë-agjitacionit që kishte bërë kunder shtetit të diktatures komuniste poezia “Kuajt” , e publikuar “gabimisht” në gazeten Drita , si dhe disa të dhena per jeten në azil në ish Jugosllavi , dhe deri sa ai mbërrinë në “token e premtueme” të lirisë e demokracisë , në Shtetet e Bashkuara të Amerikes . Në Amerikë Gjeka gjenë hapsirat dhe mundësitë e pafundme që ka krijuar superfuqia botërore e demokracisë dhe lirisë ,duke vazhduar shkolla e universitete , të cilat e “poqen” më tej si intelektual , si poet , si prozator , si gazetar , si publicist ,si kandidat per Doktor në Filozofi (PhD) në universitetin e Teksasit në Dallas dhe më vonë si profesor e tjer… Znj. Senada Demushi (Delaj) ketu renditë per bukuri dhe pa harruar “asgjë” nga bashkepunimet e z. Gjekë Marinaj me media lokale e kombetare Amerikane e botërore , si dhe me ato të komunitetit shqiptar në SHBA. Gjithashtu në monografi janë “shenuar” edhe bashkepunimet me universitete e institucione prestigjeoze e shkencore të cilat jo vetem ja publikuan punimet z. Gjekë Marinaj ,por edhe ja vlersuan duke e nderuar me tituj të ndryshem honorifik e tjer. Në monografi znj. Senada Demushi (Delaj) renditë kronologjikisht gjithë vepren e Gjekë Marinajt ,duke treguar jo vetem per pubulikimet e kesaj pune me permasa shkencore , por edhe per jehonen që kanë pasur keto punime , si dhe bënë disa vlersime të saja , që tregojnë se autorja është një njohese e thellë e vepres të Gjekë Marinajt. Në ketë “kronologji” brilante të veprave të Gjekë Marinajt ajo renditë të paren poezinë “hit” të viteve 1990… per të vijuar me librin me poezi “Mos më ik Larg” , me librin e dytë po me poezi “Infinit”, me gazetarin si një profesion i dashur per Gjekën ,per librin me intervista “Ana tjeter e pasqyres” , per shtepinë botuese me “emrin” e tij “Marinaj Publishing” ,per jeten si Profesor . Pas ketyre në liber “zënë” vend libri i katërt i Gjekë Marinajt “Ca gjëra nuk mund të mbeten secret”, vëllimi i tretë me poezi “Lutje në diten e tëtë javes” etj. Gjekë Marinaj shqyhet edhe si perkthyes ,ku spikasin perkthime brilante të librave “Ora e paqes” të Rainer Schulte , “Në shpellen e Platonit” poezi nga Frederick Turner ,Poezia bashkohore Amerikane -antologji e tjera perkthime të autorve botëror dhe shqiptar , perkthime të cilat janë vlersuar maksimalisht.. Është interesant se në dhjetor të vitit 2005 Gjekë Marinaj propozon atë drejtim letrar të cilin e quajti “Protonizem”, ku në mes katër propozimeve fituese do të shpallej fitues në mars 2009 në Boston edhe “protonizmi” i z. Marinaj. (Protonizmi është një teori e re letrare ,si per letersinë shqipe ashtu edhe per atë botërore).Per këtë rrymë të re letrare Gjekë Marinaj shkruan librin e tij prej 376 faqesh me titull “Protonizmi nga teoria në praktikë”… Të gjitha veprat e paraqitura në monografinë e shkruar nga Senada Demushi (Delaj) janë të “paisura” me permbajtjen e tyre dhe disa vlersime interesante . Znj. Senada per të realizuar ketë monografi të sukseshme dhe model ka shfrytëzuar një bibliografi të pasur që haset rrallë në librat e kesaj “gjinie”. Senada Demushi (Delaj) në kreun e XII.1. ka pershkruar edhe një vizitë të saj te prinderit e Gjekë Marinajt (baben Nikë Marinaj dhe nënen File Marinaj) që jetojnë në Bajzë të Kastratit ,ku edhe ka biseduar me ta …Viziten dhe biseden e ka pershkruar me “tavolinen plotë” bujari të kesaj familje të njohur malësore , gjë që tregon se Gjeka shumë virtyte i ka të trashiguara ne gen nga prinderit e tij… Autorja e sukseshme e monografisë “Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj” në faqet e fundit të librit ka pasqyruar një “listë” me perkthime autoresh të huaj si dhe poezi të Gjekës të publikuara në shtyp , Bibliografin e “shfrytezuar’ nga autorja , intervistat e Gjekë Marinajt etjer..dhe siç e quan ajo tryezen e lëndës. Libri është 180 faqesh gjithëseit ,por per menyra siç e ka konceptuar e shkruar Senada Demushi (Delaj) ketë monografi , ajo fletë sa per 1800 faqe…Ky liber është mirpritur në rrethet intelektuale e letrare . Një vlersim të tillë ka treguar edhe promovimi i ketij libri para disa kohëve në sallen e biblitokes “Marin Barleti” Shkodër.. Në fund të fjaleve të mia të vogla para vlerave të medhaja që permban dhe perçon kjo monografi ,dua t’i uroj suksese me gjithë shpirtë në rrugen e saj të sapo nisur intelektuales dhe mesueses Senada Demushi (Delaj) , bijes sonë që na bënë krenar edhe ne malesorëve si gjinia e saj , por me ketë rast pa harruar t’i bëjë edhe urimin domethenës të popullit të Malesisë Madhe : “ mos t’u rritë mendja” ,thotë mes tjerash kritiku letrar Ndue Bacaj.


Lutje në ditën e tetë të javës - Wikipedia

Lutje në ditën e tetë të javës vëllim poetik me autor Gjekë Marinaj. Libri është botuar nga shtëpia Botuese "Faik Konica", Prishtinë 2008.

Veprimtaria e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë ...

 



-- nga Shefqet DIBRANI
Shefqet Dibrani
Adnan Mehmeti - "GJEKË MARINAJ, MË SHUMË SE POET", Shtëpia Botuese "ADRIATIK PRESS", London/New York 2007.
ISBN 0-9728531-4-1, faqe 216.
PARANTEZA E KRIJIMIT:
Rileximi i librit "GJEKË MARINAJ, më shumë se poet" të Adnan Mehmetit, për mua si recensent ishte kënaqësi. Vlerat e këtij evenimenti kulturor tani shihen në një dritë të re, mundësi kjo për t'u rikthyer në kohën kur autori mendonte të sajonte një libër të kësaj natyre. Gjithsesi krijimi i një libri për një krijues i cili ishte në fazën e konsolidimit krijues, veçmas për mua që i njihja të dytë ishte kënaqësi e veçantë. Gjekë Marinaj kishte marrë hov letrar, madje edhe primatin e njohësit të përkushtuar të letërsisë, ndërsa mësimdhënien si profesor universitar në kolegjet amerikane e kishte nisur edhe pak kohë më përpara, ndoshta ishin këto arsye që Adnan Mehmeti kishte vendosur për të bërë një libër të kësaj natyre, ndoshta kanë qenë motive krejt të tjera.
A.Mehmeti - Gjekë Marinaj, më shumë se poetNë anën tjetër, edhe hezitimi i protagonistit për të cilin bëhej fjalë, ishte mbase i arsyeshëm, ngase secili autor, një gjë të tillë më lehtë dhe më me dëshirë do ta pranonte në fund të karrierës së tij se sa qysh në fillimet e saj. Megjithatë edhe autori edhe protagonisti i veprës kanë pasur të drejt. I pari për të bërë një vepër, për krijuesin, ndasht pse në një moshë relativisht të re, por edhe më shumë ndasht pse në fillim të karrierës së tij letrare. Kurse protagonisti ndoshta kishte arsye të mos bënte hop pa e kaluar vaun. Në rastin konkret, autori ishte i vendosur në sprovën e tij letrare, ishte edhe i sigurt në sendërtimin e saj, sigurisht ai dinte çfarë brumi përmbante lënda e tij, me të cilin synonte të bënte një vepër kaq modeste.
Kjo gjë pozitive sikur atakon smirën dhe xhelozin, e cila si kudo në botë ka zënë vend edhe në shpirtin e racës së shkrimtarëve. Mposhtja e kësaj dukurie duket si një proces në ndërtim e sipër, por ajo duhet të kultivohet brendapërbrenda kësaj race, nëse me të vërtetë dëshirojmë që letërsia dhe arti i mirë të ecën përpara.
STRUKTURA E NDËRTIMIT:
Libri "Gjekë Marinaj, më shumë se poet" ndahet në tre kapituj, apo siç na ka ënda të krahasojmë me paradigmat gjuhësore të cilat merren me tërësinë e trajtave gramatikore gjatë zgjedhimit të foljeve të caktuara, ngjashëm na duken paradigmat dhe format e trajtimit që kanë strukturuar këtë libër.
Autori në kapitullin e parë ka bërë një shënim në formë studimi për jetën dhe krijimtarinë poetike të Gjekë Marinajt, e cila përshkohet me ndjenja frymëzimi, duke qit në pah jo vetëm prirjen, por ka dëshmuar edhe njohjen që ka autori në këtë fushë letrare.
Në pjesën e dytë po me ato ndjenja përkushtimi ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejt me protagonistin e veprës e cila është prezantuar si një lloj dialogu që i sforcon idetë dhe mendimet e autorit të thëna në kapitullin prezantues, gjë që e fut në funksion real "idenë e rrëfimit" në të cilën protagonisti i veprës mjaft kujdesshëm rrëfen, por duke iu shmangur mënyrës së vetëlavdërimit e cila po të ndodhte sigurisht do t'ia kishte ulur vlerën dialogut si njësi, e në veçanti librit si tërësi.
Ndërsa në kapitullin e tretë janë përfshirë disa nga shkrimet e shumta që kanë shkruar e komentuar poezinë e Gjekë Marinajt, jetën e tij dhe arritjet në fushën letrare dhe pedagogjike.
Struktura e librit është ndërtuar mbi këto tri shtylla të cilat mbajnë pezull jo vetëm projektin në fjalë, por përshkruajnë tërë jetën e kryepersonazhit të kësaj vepre letrare, që është realizuar me përkushtim, kurse autorin e bënë më të besueshëm në fushën e librit, dhe pa fije dyshimi themi se ky libër është më i realizuari që ky autor ia afron botës letrare.
PARADIGMA E PARË:
Në këtë paradigmë letrare Adnan Mehmeti ka folur me mjaftë profesionalizëm për "Universin poetik të Gjekë Marinajt" të cilin e konsideron si një "trokitje drejt majave". Autori si një bletë punëtore ka mbledhur e sistemuar mendime për ta bërë vlerësimin më bindës, më të besueshëm dhe më të qëndrueshëm. Ai nuk le pa u rrekur dhe pa shoshitur edhe aspekte të tjera të jetës, punës dhe angazhimit profesional, gjë që vepra është rrjedhojë, kurse ngjarja e lidh ngjarjen si në një triko mëndafshi në duart e një qëndistareje të pasionuar.
"Gjekë Marinaj - nuk ishte as gjeneral, nuk ishte as shkrimtar i madh në kohën e largimit nga Shqipëria. Nuk kishte pasuri, nuk kishte famë. Kishte vetëm një ideal, kishte vetëm të ardhmen. I besonte vetvetes. I besonte unit të tij poetik. I besonte lirisë, që nuk e gëzonte dot në vendin e groposjes së idealeve njerëzore", faqe 35. Por brenga e autorit dhe e protagonistit të librit se mos kanë bërë mëkat që kanë ikur nga Shqipëria, sikur është bërë një sinopsis i temës dhe motivit të materies së trajtuar, megjithatë autori mendon se "të japësh kontribut, ndihmë, në një situatë të caktuar, në të mirë të njerëzve dhe të vendit është mençuri, është zgjuarsi, është humanizëm i papërsëritshëm...", faqe 37.
Ky venerim (let. vrojtim), duket më shumë si një justifikim ngushëllues që i bëhet ikjes, arratisjes së poetit nga Atdheu, mendim ky që përafërsisht përputhet edhe me qëndrimin e Kadaresë se: "Ikja e tij nga Shqipëria për fat të mirë nuk ka qenë një shkëputje nga Atdheu, por ka qen thjesht një shkëputje nga regjimi komunist, dhe kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm të rrugëtimit si shkrimtar", por poeti e ka kuptuar mirë misionin e tij do të shton Kadareja: "Gjekë Marinaj e ka kuptuar mirë se shkrimtari duhet të qëndrojë mbi pasionet përçarëse të politikës. Për të, si shkrimtar, ka një Atdhe që është Letërsia, e Shqipëria e cila qëndron mbi të gjitha parimet patriotike", po aty faqe 46.
Gjithsesi emocionuese janë evokimet e mësuesve: Llesh Rrusha e Hektor Mala. Ky i fundit në një letër që ka nisur nga Fieri për autorin e librit do të shprehet: "Gjekë Marinaj ka qenë student imi në kursin e gazetarisë të cilin e mbikëqyrte gazeta "Luftëtari". Gjeka ishte ushtar, por jo si të tjerët, ishte student, por jo si të tjerët, ishte njeri por jo si të tjerët. Merre prej meje, gjithkund e gjithçka ishte shumë më shumë se të tjerët". Më pas ky mësimdhënës i Gjekës pasi kryen misionin e vlerësimit për personalitetin e ish nxënësit të tij, flet edhe për një shkrim të Gjekës në të cilin si student i këtij kursi të gazetarisë ka përshkruar përvojën e tij "një ditë pranë detit në Porto Palermo" ku kishte vënë në sarkazëm "jo vetëm ushtrinë, por tërë sistemin komunist shqiptar, duke marrë si ide tre peshkaqenë, tre ushtarë, tre oficer dhe tri nëndetëse që së bashku po i afroheshin tunelit me porta të hekurta të Porto Palermos".
Pasi prof. Hektor Mala ka përshkruar në hollësi peripecitë e depërtimit të shkrimit në gazetë, tashti ai zbulon një shqetësim që paska pasur në atë kohë, të cilin qysh atëherë ia paska thënë Dhimitër Gjokës se: "në mos e pushkatofshin një ditë këtë malësor, Gjekë Marinaj do të jetë një nga gazetarët më të jashtëzakonshëm që kemi nxjerrë nga puna jonë". Fati tragjik që si hije e përcillte autorin do të kthehet në fat të mirë që e detyroi të ikte, përndryshe po të mbetej në Shqipëri, (edhe po të mos burgosej), shkëlqimi i tij do të mbytej nga injoranca dhe egoizmi intelektual që do ta rrethonte. Kurse tani nuk do ta kishim një intelektual që "shkëlqen?!" edhe si gazetar edhe si poet siç ka profetizuar profesori i tij Hektor Mala. Ndërsa profesori i lëndës së anglishtes në Brookhawen ka theksuar se Gjeka është "Një nga dashuruesit më të sinqertë të letërsisë, ai është shembull natyral i poetit tokësor", gjë që për ata që e njohin dhe e kanë përcjell poezinë e Gjekë Marinajt ky konstatim do t'ua sforcoj edhe më shumë bindjet për anët pozitive që i kanë menduar, apo i kanë potencuar rreth artit poetik që krijon ky autor.
Misionin e tij prej një intelektuali, qoftë gazetar, poet apo mësimdhënës Gjekë Marinaj do ta arsyeton në çdo plan të jetës, tamam ashtu siç shprehet edhe autori i librit Adnan Mehmeti se "Gjekë Marinaj është një emër i përvetshëm ndër krijuesit e poezisë shqipe", dhe "një përfaqësues i diplomacisë letrare".
Gjekë Marinaj, shprehet i sigurt autori, ndërton me studentët amerikanë çdo ditë "Rozafën shqiptare" në kohën që gjithë natën e errët e të gjatë "të tjerë" rrëmojnë imazhin e saj, faqe 51.
PARADIGMA E DYTË:
Në këtë paradigmë letrare Adnan Mehmeti ka zhvilluar një bisedë të cilën e ka cilësuar si "Dialog me Gjekë Marinën". Ky dialog tashmë nuk zhvillohet si rrëfim i autorit për protagonistin e veprës së tij siç e kemi ndeshur në kapitullin - paradigmën e parë, të kësaj vepre letrare. Tashmë janë ndërruar vendet, protagonisti është detyruar të rrëfehet, përkatësisht të flas për shumë gjëra me interes që i ka shtruar autori i librit Adnan Mehmeti.
Sado që ky lloj dialogimi e vë në pozitë të papërshtatshme rrëfyesin, përkatësisht protagonistin e veprës, ai, pra Gjeka ka arritur t'iu shmanget vetëlavdërimeve. Edhe në gjëra konkrete ai do të përgjigjet sikurse vëzhgues pa qenë vetë i involvuar në ngjarje, përkatësisht ai do t'i shikon gjërat duke i kundruar nga prizmi i vrojtuesit, gjithmonë duke qenë i kujdesshëm nga vetëlavdërimi i cili zakonisht e vë me shpatulla për muri secilin rrëfimtarë që nis rrëfimin e tij për jetën, bëmat dhe proceset nëpër të cilat kalon ai dhe shoqëria njerëzore. Gjekë Marinaj, në këtë paradigmë, edhe gjërat intime, ato më personale do t'i shtron dhe trajton njerëzisht, në mënyrë që përgjigjja të jetë sa më shumë në shërbim të lexuesve, pse jo edhe në shërbim të emancipimit njerëzor.
Edhe në këtë pjesë si temë sensuale do të mbetet "arratisja", por tashmë rrëfimi është më i ndjeshëm më trishtues. Procesi i ikjes - për t'u kthyer, si një krijues letrar, si një shkollar është evident. Nga e gjithë jeta e njohur e gjertanishme e Gjekë Marinaj dhe nga ajo që e gjejmë brenda këtij libri do të venerojmë se ikja, për kohën ishte zgjidhja më e mirë. Peripecitë tjera janë ngjizje artistike për jetën dhe idealin e tij.
Mënyra e qasjes dhe formulimit është dukuri tjetër më vete e kësaj paradigme. Këto elemente pozitive me një peshë të rëndësishme do t'i gjejmë kur shprehet për personalitetin e gruas të cilën e vlerëson lartë, jo vetëm si njeri por si ndikues i pashmangshëm në konceptin dhe procesin e tij krijues e intelektual. Po me të njëjtin përkushtim i rreket trajtimit të gjuhës letrare, rëndësisë së unifikimit të saj, që e ka bashkuar kombin në një pikë të vetme.
Ka edhe shumë tema e çështje që nuk po arrijmë t'i përmendim e t'i përfshijmë në këtë shënim, por një gjë esenciale tek Gjekë Marinaj është gjuha e komunikimit me lexuesin. Ai, edhe kur qorton, edhe kur i bënë qasje ndonjë fenomeni, por edhe kur kritikon ndonjë dukuri, ai vazhdimisht është i kujdesshëm, si me thënë i peshon fjalët, duke gjetur mënyrën më të përsosur për ta thënë e shprehur mendimin e tij, që del aq butësisht, për të arritur efekte sa më të suksesshëm në shërbim të lexuesit.
PARADIGMA E TRETË:
Kjo paradigmë është përbërë me shkrime e materiale të shumta, që për autor kanë krijues të fushave të ndryshme ndër të cilët po veçojmë: Agron Tufa, Anton Çefa, Arben Çokaj, Dashamir Cacaj, Dashnor Kaloçi, Ilir Seci, Luigj Çekaj, Mikel Gojani, Prend Buzhala, Rudolf Marku, Sami Milloshi, Skifter Këlliqi e ndonjë tjetër të cilët kush nga një e kush nga prizmi tjetër iu kanë rrekur, iu kanë kthyer, e rikthyer veprës poetike të Gjekë Marinajt, madje janë përfshirë edhe disa ese që kanë trajtuar vetëm ndonjë poezi të këtij autori.
Por për shijen time do të veçoja shkrimin e Arben Çokajt "Turner - një kthesë për në vendlindje", reportazh ky nga një takim poetësh që është mbajtur në Tiranë ku kanë asistuar Marinaj, Turner e shumë të tjerë. Për mua shkrimet emocionale të kësaj natyre më duken më të sinqertë, pavarësisht se në raste të caktuara ka vlerësime e madje glorifikime, por autori i shkrimit ka dhënë gjithçka në shërbim të njeriut që e njeh dhe e adhuron, prandaj themi se ky tip i shkrimit ka ngrohtësi, ka afri njerëzore me kondita humane. Po me një ndjenjë sinqeriteti më duket edhe intervista e Mirjeta Selimit, një gazetare nga Prishtina e cila falë teknologjisë së internetit ka realizuar një synim të saj.
Si zakonisht, autori në fund të librit ka dhënë shënimin për burimet dhe literaturën e përdorur, dhe diku tjetër nuk kishte harruar të ju kërkon falje të gjithë atyre autorëve, shkrimet e të cilëve nuk kishte arritur t'i prezantonte në këtë libër.

Vjedhja e shekullit – para me thasë për komandantët e konvertuar në politikanë nga privatizimet, terminalet, autostradat, mishi kanceroz e të tjera


Shkruan:Ramazan Bekteshi

(Ky shkrim nuk është investigativ por sensibilizues per një kronikë të vjedhjeve pa ndëshkim, burimi: ‘open-source’)

Menjehere pas lufte disa komandante n’a dolen si biznismene te afte, inventiv e me nam, u bene shume me te njohur se me te bemat e tyre gjate luftes. Disa, jo te gjitha, ne Kosoven e pasluftes ishin alfa & omega per degradim ekonomik dhe per buxhetin e Kosoves. Pse, sepse njohurite e tyre per rregullat e tregut te lire i kuptuan si “merr shlirshem sa me shume, sa s’ka ardh ai tjetri me t’i fshij.” Ja disa strategji qe u aplikuan ne Kosoven e pasluftes.

Strategjia #1. Ne raste te vecanta filluan t’i rekrutojne disa te pasur, t’i intimidojne se ata gjoja tere biznesin e kane bere ne kohe okupimi, se ishin profitere lufte dhe t’i shantazhonin derisa ata do te kerkonin lemoshe nga komandantet qe ata t’i mbronin nga piratet, konkurrenca, nga shteti dhe tatimet. Tani kur komandanti apo miku i komandantit verenin mvaresi, dobesi dhe pasiguri te biznismeni ata e rritnin pazarin, dhe beheshin partnere me perqindje, biznismeni me para e komandanti pa para, por me force e influence politike duke i ndare aksionet, ne fillim me perqindje me te ulte por me letra, sa te ekzistoje biznesi.

Strategjia #2. Caku i bizneseve: Lokalet, toka, nafta, duhani, sigurimet, ushqimi, ndertimtaria, importet, terminalet. Qellimi korporatat: Posta-telekomi, KEK, doganat, aeroporti, minierat, agjensia e privatizimit, autostradat.

Strategjia #3. Per te menaxhuar sa me shume asete shtetrore e plaçke nga qytetaret, komandantet qe shumica e tyre ishin bere politikane kyç te Kosoves lidhen fjalen me besa-bese se do t’ia mbronin shpinen njeri-tjetrit me te gjithe forcen dhe autoritetin shteteror dhe ate ne te gjitha shtyllat e shtetit. Fillimi ishte monopartiak brenda PDK-se dhe shpesh e benin ashiqare, ne nivel qendror e lokal me kercnim e yxhym, zaten e moren edhe kete epitet. Dukagjini bente perjashtim, pse valle? Sot, pas cdo biznesi te fuqishem ne Kosove besohet se meshifet nje politikan i fuqishem.

Strategjia #4. Lidhja e alencave afatgjate me parti politike per te qeverisur sa me gjate dhe per te mbrojtur interesat biznesore qe tani me kane hudh shtat e kontrollohen rrepte nga qarqe te caktuara partiake dhe bi-partiake. Derisa ishte gjall Presidenti Rugova, ai nuk lejoi qe HTH te behet kryeminister, sepse vizionin rugovian as sot e kesaj dite s’e kuptojne disa ne LDK. Me kalimin ne amshim te presidentit dhe me ardhjen e Ises ne krye te LDK-se u be afrimi me PDK-ne u krijuan edhe aleancat politike dhe ekonomike. Zaten Isa si kryetar i Prishtines e kishte edhe monopolin, ai bile u be aksionar edhe KF Prishtina. Ai e dinte marifetin e ‘biznesit’, per ndryshim nga PDK-ja ai e bente pa zhurme, me “kulture”, me kurtha dhe ne heshtje te plote sepse nuk e kishte guximin e HTH. ‘Gjarpni’ ia dinte dobesite Ises dhe sebashku lidhen alenca politike dhe partneritet ne biznese. Hasha, edhepse më me pak shkolle, e shoshiste si deshte dhe kur deshte ‘akademikun’. Dy here qeverisen bashke dhe kur e shfrytezonte mire-e-mire dhe s’i duhej me, HTH e rrezonte Isen, perbuzshem. Dy here e rrezoi Isen, dhe tani heren e trete e ka shti ne vallen e turpit Hotin, ne kohe pandemie.

Autostradat: Sa fitohet ne nje projekt autostrade: Nese gjatesia e dy autostradave tona eshte 120 km dhe kostoja per 1 km ishte 15.6 miljon derisa Serbia per 1km paguan 6.8 milion poashtu nga punekryesi Bechtel&Enka, i bie se politikanet tane vodhen shume, aq shume sa me vie turp mua t’a shkruaj shifren e qe lexuesi mund t’a llogaris vete. Me kaq para do te duhej te ishte lidh me autostrade edhe Peja, Gjakova, Gjilani, e Mitrovica. A duhet dikush te jap pergjegjesi per vjedhjen e shekullit apo do te vazhdojme te heshtim.

Terminalet: Poashtu menaxhohen nga njerez te politikaneve sidomos nga PDK. Por te njeri terminal drejtor eshte djali i Isa Mustafes. Projektimi real i profitit te terminaleve per nje dekade eshte rreth 400 milione, po rrafsh aq. Andaj s’eshte cudi pse Isa e HTH e zgjedhin njeri-tjetrin dhe ia ruajne shpinen shoqi-shojit me hyqymet. Perndryshe, humbja e pushtetit per keta dy do te thoshte edhe konfiskimi i pasurise dhe ballafaqim me drejtesine.

Shperlarja e parave: Teknikat e shperlarjes se parave behet me metoda jokonvencionale, perms transfereve bankare me emrime dhe per qellime qe mbeten enigme, me konspiracion te thelle ngjajshem si ne Kolumbi, Meksike, disa vende arabe si dhe shtetet turkike te ish-Bashkimit Sovjetik.

Klientet: Zakonisht jane politikanet tane te rangut te larte si dhe gjyqtaret, prokuroret, kapot e nentokes, dhe familjare te politikaneve.

Investimet me parate e pista jashte vendi: Zakonisht blehen apartamente superluksoze, vila, mall, apo hapen kompani ne vende te huaja. Poashtu mendohet se vetem ne Prishtine rreth 8000 banesa te gatshme qe nuk shiten nje kohe te gjate mund te jene investim me para te pista.

Shtetet e supozuara: Dyshimet per meshefjen e parave te pista jane: Zvicra, Dubai, Qipro, Gjibraltari, Londra, Ishujtë Kajman si dhe Amerika Latine.

Lenja anash e infrastruktures ligjore me qellim nga politikanet tane, mundeson qe shumica e biznesit te behet me Cash edhe pas 20 vitesh, duke u dhene hapsire parave te pista te levizin lirshem pa u ditur origjina e pa u ndeshkuar.

Politika si art i mashtrimit, me tere potencialin financiar tani me eshte bere aq e fuqishme ne Kosove sa qe eshte ne gjendje te bleje cdo institucion te mundshem. Ajo cka bie ne sy dhe eshte karakteristike, se keta multimilionere te pas luftes me para te pista nuk jane aspak gjeneroz, as human. Asnje shembull zemergjersie, as per familjet e bashkeluftareve qe rriten jetima ne varferi te skajshme.

Zaten edhe shkurorzimi i ngutshem i LDK-se nga VV me ndihmen e HTH u be qe te ruhen pronat e pista, dhe te mbeten te lire nga ndeshkimi i mundshem per krim te organizuar. Mbi shpine te Ises e HTH pos dyshimeve per krime te supozuara ekonomike pas lufte, rendojne edhe dy fondet tjera, Fondi i Qeverise, 3% dhe Fondi Vendlindja Therret, qe keta dy lidere mbajne pergjegjesi poashtu per jo-transparence.

* Ramazan BEKTESHI është një personalitet i njohur i mërgatës shqiptare në Amerikë, dhe dikur kryetar shumëvjeçar i Degës së LDK-së në SHBA

Burimi : https://xhafershatri.info/vjedhja-e-shekullit-para-me-thase-per-komandantet-e-konvertuar-ne-politikane-nga-privatizimet-terminalet-autostradat-mishi-kanceroz-e-te-tjera/

James Pardew: “Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje paqësore nëse nuk merr gjithçka që dëshiron”



Jeta Xharra: Zoti James Pardew, ju keni shërbyer si zëvendës-asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s gjatë viteve 2005-2008 dhe mu pse e keni bërë këtë punë, çka mendoni ju rreth asaj që ne së fundmi kemi dëgjuar zëra në Uashington D.C. nga senatorë dhe zyrtarë të tjerë për një tërheqje të mundshme të forcave të ShBA-ve nga Kosova. A mund ta lëshojë ShBA-ja Kosovën?

Pardew: Prezenca e ShBA-ve në Kosovë ka qenë e rëndësishme për të gjithë rajonin që nga viti 1999, dhe mendoj që largimi i forcave amerikane do të ishte një gabim i tmerrshëm. Është një kontingjent i vogël, nuk është që ka ndonjë ndikim të madh në fuqinë e ushtrisë amerikane, dhe ne kemi përfitime të mëdha nga vet prezenca jonë në këtë regjion. Prandaj mendoj që do të ishte një gabim i tmerrshëm dhe i pamenduar mirë nëse do të largoheshin trupat amerikane.

Jeta Xharra: Tash vonë (javën e fundit), ju keni publikuar një artikull në (revistën) “The Hill”. Pasi edhe vet keni qenë ambasador i ShBA-ve (në Bullgari), a mund t’ju bëj pyetjen që ju ia keni bërë vetes në këtë artikull: “Cilave interesa të mundshme amerikane po i shërben diplomacia e administratës së Trumpit që po e destabilizon Kosovën, një vend të vogël dhe i ndjeshëm ballkanik që është pro amerikan, në këtë kohë të pandemisë globale?” Kështu e keni filluar ju artikullin tuaj, por a keni arritur të mësoni përgjigjen e kësaj pyetjeje?

Pardew: Kam frikë që asnjë nga veprimet e fundit të ShBA-ve në Kosovë s’po promovojnë interesat amerikane. Le të flasim pak rreth asaj se çka janë në të vërtetë interesat amerikane në regjion por veçanërisht në Kosovë. Interesat amerikane janë që të ketë paqe në Ballkan, stabilitet, që Ballkani të zhvillojë demokracinë në vendet e reja, është e rëndësishme që korrupsioni të kufizohet në Kosovë por edhe në vendet e tjera. Pra, zhvillimi i demokracisë, paqes dhe stabilitetit janë interesi i ShBA-ve në Ballkan. Më lejoni të përmend edhe një çështje ndoshta në aspekt pak më të gjerë. Interesi më qenësor i liderëve të Kosovës është luftimi i virusit të tmerrshëm, COVID-19. Çdo çështje tjetër është e planit dytësor kur krahasohet me këtë. Grindjet mendjengushta në mes të Serbisë dhe Kosovës janë të një prioriteti shumë më të ulët se çfarëdo që ka të bëjë me këtë pandemi të tmerrshme. Ky është kërcënimi më i madh për botën i gjithë jetës sonë dhe ne duhet të vendosim këtë prioritet mbi gjithë të tjerët siç edhe e meriton ky kërcënim.

Kosova duhet ta fokusojë vëmendjen e saj në shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj dhe këto grindjet me Serbinë duhen lënë anash deri sa kjo pandemi e tmerrshme të vihet nën kontroll. Mendoj që është kundër-produktive për të gjithë që të luhet me Kosovën në çështje të tipit të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi në këtë kohë.

Jeta: Po thoni që s’bën të “luhet me Kosovën”, z. Pardew, por a s’po ndodh kjo? A nuk e inkurajuan Shtetet e Bashkuara rrëzimin e qeverisë gjatë krizës së COVID-19, një qeveri për të cilën (ambasadori amerikan Kosnett) pretendon, (përmes letrave që po i dërgon ministrave të kësaj qeverie në detyrë) se është duke bërë një punë shumë të mirë në luftimin e COVID-19. Si mund ta shpjegoni ju këtë?

Pardew: Mendoj që nuk mund ta shpjegoj, prandaj edhe e kam shkruar artikullin duke kritikuar administratën e Trumpit për politikat e saj ndaj Kosovës në veçanti. Mendoj që është një politikë e nisur në rrugë të gabuar me atë që kanë bërë përmes kërcënimeve për të hequr apo tërhequr ndihmën e çmueshme që ShBA-të japin por edhe kërcënimin për tërheqjen e trupave amerikane, dhe mendoj që kjo është kundër-produktive e veçanërisht në këtë kohë të tanishme historike të asaj që po ndodh në tërë botën.

Të them sinqerisht, Grenelli nuk e ka përvojën për t’u marrë me këto çështje të sofistikuara të Ballkanit dhe unë jam i shokuar me politikat aktuale të ShBA-ve për regjionin.

Jeta Xharra: Ju keni thënë në artikullin tuaj, po ju citoj, që “kësaj nuk po i vjen era e mirë”. (Çka keni menduar me këtë)?

Pardew: Pikë së pari, Ambasadori Grenell i ka dy detyra goxha të mëdha. Ai në të njëjtën kohë është Ambasadori i ShBA-ve në Republikën Federale të Gjermanisë, një nga aleatët tanë më të rëndësishëm, vend në të cilin ai nuk është sjellë në mënyrë të lavdishme dhe vend në të cilin ai ka promovuar politika djathtiste në Gjermani.

Jeta Xharra: Si? A nuk kanë përparuar marrëdhëniet në mes të Gjermanisë dhe ShBA-ve që nga koha kur ai është emëruar ambasador aty?

Pardew: Nga ajo që unë kam parë, në fakt marrëdhëniet janë përkeqësuar/dëmtuar shumë në mes të Gjermanisë dhe ShBA-ve, e nëse nuk e besoni këtë, mjafton të lexoni shtypin gjerman. Mirëpo, duhet ditur që Grenell është po ashtu ushtruesi detyre i Inteligjencës Kombëtare të ShBA-ve, një pozitë jetike kjo, por për të cilën ai nuk është absolutisht i kualifikuar.

Prandaj, shtrohet pyetja pse dikush që mban këto dy pozita shumë të rëndësishme do të duhej të bëhej një lloj i dërguari special për një çështje që, nëse jemi të sinqertë, nuk është aq e rëndësishme kur e shohim skenën e madhe të të gjitha çështjeve të politikës së jashtme amerikane? Kjo nuk ka kuptim. Pra, mund të spekulohet që Grenell dëshiron një lloj fitoreje dhe kjo mund të duket si një fitore e lehtë diplomatike të cilën ai mund ta vendosë në CV-në e tij, mirëpo unë thjesht mendoj që edhe diçka tjetër po ndodh këtu e që ka të bëjë me marrëdhëniet në mes të administratës së Trump dhe Rusisë. Por, unë nuk kam asnjë dëshmi për këtë dhe ky është një spekulim i pastër nga ana ime.

Mirëpo, destabilizimi i Kosovës është diçka që është në interes të Moskës e jo në interes të ShBA-ve, dhe unë mendoj që Vladimir Putini duhet të jetë shumë i lumtur me atë që po bëjnë Grenelli dhe të tjerët në regjion.

Jeta Xharra: Si mund të jetë i lumtur, zoti Grenell po thotë që ne po përparojmë (në marrëveshje), kemi nënshkruar tri marrëveshje për hekurudha, rrugë dhe ajër në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe ne po mundohemi të arrijmë një marrëveshje (të re) paqësore. Si mund të thoni që ata po punojnë për interesa të Rusisë?

Pardew: Ngase misioni i Rusisë është që shkaktojë probleme në Ballkan, dhe ata e bëjnë këtë gjithkund, ata e kanë bërë këtë në Bosnje dhe me siguri po e bëjnë edhe në Kosovë. Unë nuk mund të flas për çdo element të çështjeve të Grenellit, por thjesht po e shoh këtë çështje si promovim të interesave të Serbisë me qëllim të heqjes së tarifave, e që në gjykimin tim është një përgjigje legjitime ndaj politikës së Serbisë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Kombe të Bashkuara, në NATO dhe në organizata të tjera. Prandaj, unë nuk po e kuptoj se çfarë po ndodh këtu dhe sigurisht nuk e shoh këtë si diçka produktive.

Jeta Xharra: Po e përfolim për zotin Grenell andaj më lejoni vetëm të theksoj që nga data 26 shkurt unë kam dërguar kërkesa të vazhdueshme për ta intervistuar atë në emisionin tim dhe kam dërguar edhe pyetje të tjera për të kuptuar (pasi ka bërë intervistë televizive në Kosovë) ku e kam pyetur se pse ai ka postuar shtatë tweets që nga tetori 2019 duke kërkuar që Kosova t’i heqë tarifat por asnjë tweet që kërkon që Serbia të ndalojë kampanjën për çnjohje të pavarësisë së Kosovës. A mund ta shpjegoni ju matematikën e kësaj pune, pse po bëhet kaq shumë presion në Kosovën por kaq pak presion po i bëhet Serbisë dhe a mund të besojmë që ShBA-të janë një ndërmjetësues i paanshëm atëherë nëse matematika e tweetave të tij na tregon të kundërtën? Po pyes këtë sepse Twitter duket që është një mjet diplomatik i kësaj administrate.

Pardew: Jo, kjo nuk mund të shpjegohet dhe sinqerisht duhet të kthehemi mbrapa në vitin 1999 dhe të shohim se çfarë ka ndodhur atëherë. ShBA-të kishin udhëhequr një koalicion ndërkombëtar duke përfshirë Organizatën e Atlantikut Verior (NATO) për të larguar Serbinë nga Kosova ngase ishte në prag të një gjenocidi tjetër të ngjashëm me atë që kishte kryer në Bosnje. Serbia asnjëherë nuk e ka pranuar historinë e saj të fundit, atë që e ka bërë në vitet e 90-ta në Bosnje dhe atë që ishte duke e bërë në Kosovë. Serbia duhet ta bëjë këtë, mirëpo, në vend të kësaj, politikanët serbë atje e kanë përdorur këtë etno-nacionalizëm dhe ekstremizëm për të promovuar karrierat e veta politike dhe këtë e kanë bërë në kurriz të zhvillimit të shtetit të tyre e ky është një gabim tragjik që e ka bërë Serbia. Mirëpo, ShBA-të nuk duhet të jenë palë e promovimit të këtij lloji të nacionalizmit që e ka origjinën në Beograd. ShBA-të kanë qenë një lojtar i rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës dhe tani është një vend sovran dhe neve na takon ta trajtojmë si të tillë. Është absolutisht legjitime për Kosovën që të marrë hapa të vendosjes së tarifës apo formave të tjera të shpagimit për bllokimin e anëtarësimit të saj në OKB apo në institucioneve të tjera dhe unë nuk shoh që ka ndonjë gabim në këto politika (të Kosovës).

Jeta: Kritikët e këtyre politikave thonë që kjo sjellje është një “anti-amerikanizëm”, a mendoni që kjo është “anti-amerikane”?

Pardew: A është çka anti-amerikane? Si po mendoni?

Jeta: Të mos i dëgjosh ShBA-ve kur ata vazhdimisht gati se çdo javë i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat apo masat e reciprocitetit (e Serbisë s’i kërkojnë)?

Pardew: E pse ju duhet të dëgjoni diçka që është e gabuar? Nuk po e kuptoj këtë.

Jeta: Sepse shumë njerëz thonë sepse “Amerika po na e kërkon”, e Amerika e ka bombarduar Serbinë dhe na ka shpëtuar nga Serbia, prandaj, (thonë ata), çka të thotë Amerika mirë e ka!

Pardew: Dëgjoni, administrata e Klintonit dhe administrata e Bushit kanë promovuar demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës gjatë kohës që ajo është zhvilluar gjatë viteve 1999 e deri në 2008. Administrata e Trumpit është krejtësisht ndryshe nga këto dy administrata, dhe sinqerisht kjo administratë nuk e ka përvojën diplomatike dhe është e tillë që të godet nën brez, në vend se të mendojnë dhe konsiderojnë detajisht se çfarë masash duhen ndërmarrë. Nëse shohim se çka ka bërë administrata e Trumpit, ata kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në ndikimin amerikan në politikën e jashtme dhe neve do të na duhen vite të tëra për të tejkaluar dëmin e madh që është shkaktuar.

Ballkani është thjesht një shembull i kësaj por unë mund të ofroj edhe shumë e shumë shembuj të tjerë. Mirëpo, Kosova nuk ka asnjë obligim që të shkojë (qorrazi) pas Shteteve të Bashkuara kur ato nuk janë duke ecur në rrugën e duhur. Ju jeni një shtet sovran.

Jeta: Është interesant që e përmendët Presidentin Bush, është një citat interesant nga ai, i cili ishte një republikan dhe në vitin 2001 kur kishte folur për prezencën ushtarake të NATO-s në Kosovë, ai kishte thënë fjalën e tij të famshme “Ne kemi hyrë bashkë dhe do të largohemi bashkë”. Si është e mundur që Trump që është një republikan ka zgjedhë që të ecë në një rrugë krejt të ndryshme me paraardhësin e tij që po ashtu ishte republikan?

Pardew: Epo Trump sigurt nuk është një republikan tradicional. Ka ndodhur që ai ka kontroll mbi Partinë Republikane tani, dhe disa mund të argumentojnë se çfarë është e mirë apo e keqe. Por ai nuk është republikan në kuptimin tradicional. Unë mendoj se një republikan tradicional e sheh stabilitetin e rajonit të Ballkanit si interes të Shteteve të Bashkuara, zhvillimin e demokracisë në rajon si në interes të ShBA-së e jo të bëjë politika nga të cilat do të pasojnë tronditje nga ajo se çfarë do të ndodhë.

Jeta: A mund të parashikoni që një marrëveshje paqeje të ndodhë përpara zgjedhjeve të ardhshme të ShBA-së, nëse nxitimi për të hequr tarifën, për të hequr reciprocitetin, është për të nënshkruar marrëveshjen e paqes sa më shpejt që të jetë e mundur. A mund ta parashikoni këtë në kohën e COVID-it?

Pardew: Unë besoj se disa nga muajt e ardhshëm do të jenë të dominuar nga COVID-19 dhe i gjithë ky absurditet në lidhje me tarifat, dhe argumentet mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të lihen mënjanë dhe njëherë të marrim kontrollin e situatës shëndetësore në vendet përkatëse dhe pastaj të bëjmë presionet diplomatike (mundësisht prej atyre) që i kuptojnë ngjarjet. Kështu që tani, vendimi kritik që duhet të marrin qeveritë është se si ata t’i mbrojnë njerëzit nga ky virus i tmerrshëm që po mbizotëron anë e mbanë botës.

Jeta: Për fund, ju keni qenë një diplomat më parë, një ambasador amerikan. A keni qenë ndonjëherë në një pozicion kur shefi juaj në DC kërkon që të ndihmoni në rrëzimin e një qeverie të zgjedhur?

Pardew: Jo. Unë nuk jam një adhurues i madh i ndryshimit të regjimit, sepse është kundër produktiv. Në fund të fundit shikoni sesi veproi Richard Hoolbroke me Millosheviqin gjatë viteve 95-96 deri në vitin 99, dhe në asnjë moment nuk bëmë një kërkesë për ndryshim të regjimit në Serbi, serbët e bënë këtë vetë. Kështu që, nuk më është kërkuar të bëj një gjë të tillë, dhe nuk jam një adhurues i madh i kësaj as tani.

Jeta Xharra: Sot, Ministria e Jashtme e Rusisë ka dalë me një deklaratë dhe kërkesë që Kosova të heqë reciprocitetin. Si e shpjegoni faktin që ShBA nuk po koordinon përpjekjet e veta me BE por me Rusinë?

James Pardew: Unë nuk mund ta shpjegoj këtë dhe nuk më befason që Rusia lëshon një deklaratë si kjo. Interesi i Rusisë është që ta mbajë topin e konflikteve në lëvizje dhe t’i mbajë gjallë këto konflikte. Ata thjesht janë të interesuar të shkaktojnë paqëndrueshmëri në rajon, dhe në Evropë në përgjithësi. Çdo gjë që ndan aleatët e SHBA-së me aleatët tjerë (në BE e NATO) është në interesin e Rusisë.

Dëgjo, ka një mekanizëm për koordinim të politikave në regjion me Rusinë. Kam punuar ngushtë me rusët gjatë viteve 1995 e deri kur a kam lënë punën në qeveri në vitin 2008 dhe është shumë e mundur që ShBA-të dhe BE-ja të jenë aleatë me Moskën dhe të punojnë me atë, mirëpo administrata e Putinit ka pasur një qasje më konfrontuese se sa bashkëpunuese për këtë çështje dhe mendoj që kjo është për të ardhur keq, dhe shpresoj që Moska do të kthehet dhe të bashkëpunojë me Amerikën dhe Perëndimin. Ka një mekanizëm që fillimisht ishte quajtur Grupi i Kontaktit dhe që tani funksionon si Quint ku çështjet e tilla koordinohen. Nuk jam i sigurt se sa është efektiv ky grup tani por kam përshtypjen që nuk është shumë efektiv.

Jeta Xhara:Pala tjetër është duke thënë se njerëzit si ju (që po botoni shkrime kritike për administratën e Trumpit), Shaun Byrnes, Daniel Server, Edward Joseph, ju jeni vetëm veteranë të Ballkanit ndërsa administrata e re janë biznesmenë. Ata kanë një prapavijë krejt tjetër prej jush dhe kjo është arsyeja pse Ju nuk po i kuptoni ata (të cilët s’kanë faj). Ata thjesht duan të bëjnë biznes, të zhvillojnë ekonominë dhe janë transparentë lidhur me këtë. Z. Grenell thotë se gjithçka ka të bëjë me ekonominë, neve nuk na intereson politika, ne kujdesemi për ekonominë. Pse ju nuk mund ta shihni këtë (marrëveshjet Kosovë-Serbi) nga kjo pikëpamje?

James Pardew: Ju mund të kritikoni njerëzit me përvojë aq sa dëshironi, por me përvojë të mangët gjërat mund të shkojnë keq. Për ata prej nesh që kanë vite me radhë në rajon, të cilët janë takuar me udhëheqës aktualë dhe të kaluar, ne e kuptojmë thellësisht atë se çfarë po ndodh në rajon dhe e kuptojmë kulturën dhe politikën e saj. Ju mund të na injoroni neve, por këtë e bëni në rrezikun tuaj. Lirisht le të na injorojnë, por unë ndjej që kam detyrë ta ngris zërin bazuar në përvojën time. Kjo nuk ka të bëjë me biznes, ka të bëjë me demokracinë dhe zhvillimin e kombeve dhe koordinimin dhe bashkëpunimin midis kombeve. Dhe unë mendoj nëse e shikoni këtë thjesht nga ana e biznesit, mund të bëni një gabim të madh. Nëse nuk e dini se çfarë jeni duke bërë, dhe jeni aq të nxituar për të menduar se thjesht mund të futeni në një rajon shumë të komplikuar dhe të kryeni një lloj mrekullie, kjo është plotësisht gabimisht. Mendoj se është një gabim gjigant për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Jeta Xharra: Paj, edhe nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet, apo shkon keq (e përkeqëson gjendjen në teren) gjithmonë gjindet dikush për t’u fajësuar. Evropa për shembull, a do jetë pastaj “faji i Evropës”?

James Pardew: Sigurisht. Administrata e Trump-it asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi për asnjë gjë ku ka dështuar. Ata janë gjithmonë në kërkim të dikujt tjetër që t’ia hedhin fajin. Nëse shikoni se çfarë po bën Presidenti tani me COVID-19, po fajëson guvernatorët e shtetit dhe kështu me radhë. Ata nuk janë të prirur të marrin përgjegjësi për asgjë.

Jeta Xharra: Çfarë po ndodh në Amerikë që, para se të ndodhë COVID 19, Kosova e meritoi kaq shumë vëmendjen (e diplomacisë amerikane)? Pse është medalja e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë kaq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara? Çfarë bëmë për të merituar këtë vëmendje?

James Pardew: Unë nuk e di. Është një mister dhe unë mendoj se kjo lloj vëmendje në nivelin e lartë është e paarsyetuar. Ky është një problem i madh dhe i gjatë e që do të zgjasë një kohë. Është i ndërlikuar dhe është i vështirë për t’u zgjidhur. Dhe në fund të fundit do të kërkohet që Serbia të mendohet mirë dhe të përballet me faktin se Kosova është një vend i pavarur. Qartazi, unë thjesht mendoj se ky është një problem afatgjatë që nuk meriton vëmendjen e nivelit të lartë të cilin e ka marrë. Përkundrazi ShBA-ja duhet të promovojë shëndetësinë dhe stabilitetin në këtë rajon, përfshirë Kosovën, dhe të ndalojë përpjekjet për bërë ndonjë zgjidhje të mrekullueshme që destabilizon Kosovën dhe rajonin.

Jeta Xharra: Për fund, ju jeni aq moti i përfshirë në Ballkan sa keni qenë pjesë e konferencës së Dejtonit, dhe duke e ditur që njerëzit që ishin përfshirë në Dejton, ai ishte Millosheviqi, por nuk është më Millosheviqi, është Vuçiq që ka punuar për të dhe ishte ministër i Informacionit në atë kohë. Cili është parashikimi juaj, duke njohur këto personazhe, (e njihni) edhe Thaçin të përfshirë në Rambuje (pas Deytonit). Por më intereson, a mendoni se Vuçiq është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Kosovën duke e ditur prej çfarë vije politike vjen?

James Pardew: Jo. Unë i njoh të gjithë këta njerëz. Dhe Serbia nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje nëse nuk merr gjithçka që dëshiron e ajo dëshiron shumë. Kështu që nuk mendoj se këto lloj manipulimesh ndërmjet tarifave dhe Kombeve të Bashkuara dhe gjithë kësaj, ato janë probleme të vështira për t’u zgjidhur dhe do të marrin shumë kohë dhe mbase janë si zhvillimi politik që shkon përtej Beogradit dhe Prishtinës. Millosheviqi e promovoi konfliktin etnik për përfitimin e tij politik të brendshëm. Edhe të tjerët e kanë bërë atë dhe Vuçiq po e ndjek këtë traditë.

Jeta Xharra: Pritni, a nuk është në interes të Vuçiqit ta sjellë Serbinë në BE?

James Pardew: Sigurisht që është. Por ai nuk është i gatshëm ta zgjidhë çështjen e Kosovës, për ta bërë këtë të mundur. Kështu që ai do të vazhdojë rrugës së njëjtë si deri tash.

Jeta Xharra: Ju keni qenë ambasadori amerikan në Bullgari (anëtare e BE-së). A mendoni se Serbia do të pranohet në BE, në këtë klimë, në këtë dekadë, pa e njohur Kosovën?

James Pardew: Unë shpresoj që jo. Serbia duhet të marrë një vendim, a do të shkojë në rrugën e regjimit të Putinit dhe Rusisë, apo do të bashkohet me aleatët perëndimorë? A do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian? A do të bëhet më demokratike dhe më pak e korruptuar? A do t’i bashkohet NATO-së dhe aleancave perëndimore përfundimisht?

Jeta Xharra: Pse duhet ta bëjë këtë kur mund të ulet (ashtu si preferon sot) me një këmbë në Rusi, dhe me një këmbë në BE?

James Pardew: Epo, kjo është ajo që ata po përpiqen të bëjnë, por unë nuk mendoj se BE po e pranon atë politikë. Dhe në fund të fundit shpresojmë që Rusia mund t’i bindë, por tani për tani Rusia është në gjendje konfrontimi duke u përpjekur të destabilizojë demokracinë në perëndim, ata po kanë disa suksese me çështje si kjo tani. Unë nuk shoh zgjidhje afatgjatë për këtë dhe sigurisht mendoj se Serbia po përpiqet të luajë në të dyja anët. Dhe ata duhet të marrin një vendim: Rusia apo Perëndimi. Dhe deri më tani, ata nuk kanë zgjedhur.

Jeta Xharra: Artikujt tuaj duke përfshirë edhe të Tim Judah, Edward Jospeh, Shaun Byrnes, Daniel Serwer janë shpërndarë masivisht në Kosovë. Pala tjetër ka thënë (në Twiter) “Ju jeni vetëm një grup pensionistësh dhe nuk keni asnjë ndikim”. A është kështu?

James Pardew: Fakti që unë po flas me ju sonte do të thotë që paskam një ndikim të caktuar dhe dëshiroj të mendoj se njerëzit që dinë se çfarë flasin, kanë njëfarë ndikimi. Amatorët dhe naivët, dhe ata që janë në shërbim të vetvetes mund të na kritikojë sa të duan, por këta emra që i përmendët dinë diçka për këtë rajon dhe ishin të përfshirë në këtë rajon për disa vjet dhe të na injorojnë e të na nënvlerësojnë, kjo është e tyre ta bëjnë. Por deri më tani politikat e tyre janë një dështim dhe ata duhet të përballen me këtë dhe ata janë përgjegjës për rezultatin.

Dhe më lejo të them edhe një gjë: uroj më të mirën për popullin e Kosovës në këtë kapitull shumë të vështirë, shpresoj që ju të keni një qeveri të fortë, që të merrni masat që janë të domosdoshme për të mbrojtur veten dhe familjet e juaja përderisa ky virus i tmerrshëm COVID-19 po përhapet në të gjithë botën. Përsëri, gjëja më e rëndësishme tani (për ju) është shëndeti i popullit të Kosovës dhe nuk janë këto çështje politike, andaj i uroj të gjithë njerëzve të Kosovës, të gjitha etnive më të mirën dhe ju lutem bëni kujdes në këtë kohë të vështirë. Faleminderit.

Jeta Xharra: Faleminderit për këtë mesazh!

Daniel Serwer i shkruan Hashim Thaçit

Kosovo President Thaci responded to Shaun Byrnes’ post on peacefare.net from Saturday with these tweets:

Disappointed to see friends of Kosovo & mine Daniel Serwer & Byrnes being deceived by fake news. There is no secret deal or whatever btw Kosovo & Serbia. One can be achieved through a transparent process w/ US leadership & I invite u to help. Richard Grenell is doing a great job

Washington has full attention on Kosovo-Serbia dialogue. It is the burden of our generation to end the conflict & open path for Euro-Atlantic integration & economic prosperity. We need support for this process, not obstacles, nor opposition. It’s about our children.

This is my response to the President, whom I have known since his first, post-war visit to the US in 1999:

Dear Hashim,

I’m entirely sympathetic to the Euro-Atlantic ambitions of Kosovo and have repeatedly lent my efforts to that cause. But it is not wise to believe that Washington pays “full attention” to the Kosovo-Serbia dialogue, which has been an entirely opaque process. Few in Washington even know it is happening, and fewer care. This inattention has given Belgrade-hired lobbyists the opportunity to influence an Administration that cares little about the Balkans and not at all about Kosovo, which it regards as a product of the despised Clinton Administration.

Worse than American inattention and pro-Serb bias is that the people of Kosovo and Serbia know nothing about what is being discussed in your repeated meetings with President Vucic. Your citizens have been demanding transparency. I have asked more than once for an update. Nothing is forthcoming. That leaves you open to rumors, which aren’t necessarily accurate. Only the transparency you promise can fix that problem.

Richard Grenell is a man who has failed as Ambassador to Germany and is failing as a temporary Director of National Intelligence. He is however doing a great snow job in the Balkans, flaunting minor transportation agreements as big steps forward. He is also working hard to pressure Prime Minister Kurti with threats of withdrawing US troops and aid. Albin has bent but not yet broken to the US demand that he end the tariffs on Serbian goods. Grenell’s ultimate objective is the land/people swap the Trump Administration has been pushing and you have indicated you might accept. A majority of your population, including the Serbs south of the Ibar, are opposed to this ignoble idea, which would make Kosovo a source of instability throughout the Balkans and beyond.

You can of course prove me wrong in thinking you are ready to trade slices of Serb-populated Kosovo for slices of Albanian-populated Serbia: give the Kosovo parliament a full and honest account of the talks with Vucic. This should include the agendas, any drafts or proposals from either side, and a full transcript of the dialogue at the highest level and in any working groups. Then turn over responsibility for the dialogue to the government, as the Constitutional Court decided is correct and the parliament has now confirmed. Making Albin the lead will take the heat off you and put the Serbs in a difficult position, since their prime minister–a protégé of the president–cannot pretend to have the kind of popular mandate Albin has.

You are no doubt disappointed in the results election that brought Albin to power, as they left your party in third place. But working with the second place finishers to bring down the Prime Minister will do Kosovo no good at all. It risks igniting a storm that will end any prospect of suspending the tariffs or moving ahead even incrementally with the dialogue with Serbia.

To a Kosovo patriot, and I hope I am right in assuming you would like to be considered one, speed should not be the priority. There is no advantage in pursuing an agreement before Serbia’s April 26 election. President Vucic will be freer to make concessions to Kosovo after the election than before. Kosovo would be wise to wait even longer: until after the Americans go to the polls November 3.

If there is then a President Biden–a true friend of Kosovo–you can expect him to empower a serious envoy to collaborate with Europe, something Grenell can never do because had and President Trump loathe the European Union, in reaching serious agreements between Kosovo and Serbia. Joint US/EU action is a prerequisite for bringing irresistible pressure to bear on Belgrade. Grenell isn’t even trying. If Trump is re-elected, whoever is in power in Kosovo will have to hunker down again to shield your country from the onslaught of bad partition ideas the likes of Grenell will continue to generate.

Most of your citizens want a deal with Serbia that recognizes the Kosovo state as sovereign and independent within its current borders and enables it to enter the United Nations. That isn’t on offer yet. Kosovo needs to be ready to walk away from a bad deal in order to get a good one, in the right time and with the help of both the US and EU. Until then, incremental improvements are all that can be hoped for. Successful statecraft requires that you encourage your citizens to be patient. Good things come to those who can wait.





Daniel Serwer

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi ndaj postimit të Shaun Byrnesit në peacefare.net të shtunën, me këto cicërima:

Zhgënjyese të shohësh miqtë e Kosovës dhe të mitë, Daniel Serwer e Shaun Byrnes, duke u mashtruar nga lajmet e rreme. Nuk ka marrëveshje apo asgjë të tillë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një e tillë mund të arrihet përmes një procesi transparent me lidershipin e SHBA-së dhe ju ftoj që të ndihmoni. Grenelli është duke bërë një punë të shkëlqyer.

Washingtoni e ka vëmendjen e plotë në dialogun Kosovë-Serbi. Është barrë e gjeneratës tonë që t’i japim fund konfliktit dhe ta hapim rrugën për integrimin euroatlantik dhe prosperitetin ekonomik. Ne kemi nevojë për mbështetje në këtë proces, e jo pengesa e as kundërshtime. Kjo ka të bëjë me fëmijët tanë.

Ky është reagimi im ndaj Presidentit, të cilin e kam njohur që nga vizita e tij e parë, pas luftës, në SHBA më 1999:

I dashur Hashim,

Jam plotësisht dashamirës i ambicieve euro-atlantike të Kosovës dhe vazhdimisht i kam dhënë përpjekjet e mia për këtë qëllim. Por, nuk është mençuri të besosh se Washingtoni i kushton “vëmendje të plotë” dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka qenë një proces plotësisht i errët. Pak persona në Washington madje e dinë se ky proces po ndodh, e numër edhe më i vogël është i atyre që u intereson. Kjo pavëmendje u ka dhënë lobistëve të angazhuar nga Beogradi mundësinë të ndikojnë në një administratë që pak i intereson për Ballkanin e fare për Kosovën, të cilën ajo e sheh si produkt i administratës së përbuzur të Clintonit.

Më keq se pavëmendja amerikane dhe paragjykimi pro-serb është se populli i Kosovës dhe populli i Serbisë nuk dinë asgjë për atë që po diskutohet në takimet tuaja të përsëritura me Presidentin Vuçiq. Qytetarët tuaj kanë kërkuar transparencë. Unë kam kërkuar më shumë se një herë për një azhurnim. Asgjë s’ka në dispozicion. Kjo ju lë të hapur ndaj thashethemeve, të cilat nuk janë domosdoshmërisht të sakta. Vetëm transparenca që ju premtoni mund ta rregullojë atë problem.

Richard Grenelli është person që ka dështuar si ambasador në Gjermani dhe po dështon si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Megjithatë, ai po bën një punë të mrekullueshme në Ballkan, duke i bërë marrëveshjet e vogla të transportit të duken si hapa të mëdhenj përpara. Ai po punon po ashtu shumë për t’i bërë presion kryeministrit Kurti me kërcënime për tërheqje të trupave amerikane dhe të ndihmës. Albini është përkulur por ende nuk është thyer ndaj kërkesës amerikane për t’u dhënë fund tarifave ndaj mallrave serbe. Objektivi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokave/njerëzve që administrata e Trumpit i ka nxitur dhe ju keni dhënë shenja se mund t’i pranoni. Shumica e popullatës suaj, përfshirë serbët në veri të Ibrit, kundërshtojnë këtë ide të poshtër, e cila do ta bënte Kosovën burim të paqëndrueshmërisë përgjatë Ballkanit dhe më gjerë.

Natyrisht se mund të më dëshmoni të kundërtën në të menduarit se jeni i gatshëm të tregtoni pjesë të Kosovës me popullsi serbe me pjesë të Serbisë me popullsi shqiptare: jepini Kuvendit të Kosovës llogari të plotë dhe të sinqertë të bisedimeve me Vuçiqin. Kjo duhet të përfshijë agjendat, çdo draft-marrëveshje apo propozime nga secila palë, dhe një transkript të plotë të dialogut në nivelin më të lartë dhe në secilin grup punues. Më pas, dorëzojeni përgjegjësinë e dialogut te qeveria, siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese të cilën tani e ka konfirmuar edhe Kuvendi. Bërja e Albinit kryenegociator do t’jua heqë juve presionin dhe do t’i vërë serbët në një pozitë të vështirë, meqë kryeministrja e tyre – e përkëdhelur e presidentit – nuk mund të pretendojë të ketë llojin e mandatit popullor që e ka Albini.

Pa dyshim se ju jeni të zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve që e sollën Albinin në pushtet, sepse e lanë partinë tuaj në vend të tretë. Por, të punosh me partinë e dytë për ta rrëzuar kryeministrin nuk do t’i sjellë Kosovës asnjë të mirë. Kjo rrezikon të nxisë një stuhi që do t’i japë fund çdo perspektive për suspendim të tarifave apo përparimit të mëtejmë të dialogut me Serbinë.

Për një atdhetar kosovar – dhe shpresoj se kam të drejtë të supozoj se do të dëshironit të konsideroheshit si i tillë – shpejtësia nuk duhet të jetë prioritet. Nuk ka kurrfarë përparësie të synohet arritja e një marrëveshjeje para zgjedhjeve të 26 prillit në Serbi. Presidenti Vuçiq do të jetë më i lirë të bëjë koncesione për Kosovën pas zgjedhjeve sesa para tyre. Kosova do të tregohej e mençur po të priste edhe më gjatë: deri kur amerikanët të dalin në zgjedhje më 3 nëntor.

Nëse atëherë do të ishte një president Biden – një mik i vërtetë i Kosovës – mund të prisni nga ai fuqizimin e një të dërguari serioz për të bashkëpunuar me Evropën, diçka që Grenelli s’mund ta bëjë kurrë sepse ai dhe presidenti Trump ndiejnë neveri ndaj Bashkimit Evropian, në arritjen e marrëveshjeve serioze mes Kosovës dhe Serbisë. Veprimi i përbashkët SHBA/BE është parakusht për t’i bërë presion të parezistueshëm Beogradit. Grenelli as që po përpiqet. Nëse Trumpi rizgjidhet, kushdo që është në pushtet në Kosovë do të duhet të shtrëngohet sërish për të mbrojtur vendin tuaj nga sulmi i ideve të këqija të ndarjes që tipat si Grenelli do të vazhdojnë të gjenerojnë.

Shumica e qytetarëve tuaj dëshirojnë një marrëveshje me Serbinë që njeh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur brenda kufijve aktualë dhe ia mundëson asaj të hyjë në OKB. Kjo ende nuk është ofertuar. Kosova duhet të jetë gati të largohet nga një marrëveshje e keqe për të marrë një të mirë, në kohën e duhur dhe me ndihmën edhe të SHBA-së edhe të BE-së. Deri atëherë, përmirësimet shtesë janë krejt çka mund të shpresohet. Arti i qeverisjes së suksesshme kërkon nga ju që të nxitni qytetarët tuaj të jenë të durueshëm. Gjërat e mira vijnë për ata që mund të presin.

Deklaratë Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane




Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për situatën e rrezikshme në Republikën e Kosovës pas rënies së qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti të zgjedhur në mënyrë demokratike. Rënia ishte si rezultat i një lëvizjeje të paprecedentë të orkestruar nga disa anëtarë të elitës politike të Kosovës të përkushtuar për avancimin e interesave të tyre personale, në koordinim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat e Paqes Serbi-Kosovë, Ambasadorin Richard Grenell.

Lidhja Qytetare gjithmonë ka lobuar te qeveria e SHBA që në koordinim me Bashkimin Evropian të angazhohet plotësisht në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit Kosovë-Serbi. Për keqardhjen tonë, Ambasadori Grenell ka keqpërdorë rëndë procesin duke e ndjekur një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë. – Ai lehtësoi takimet midis Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiqit dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Vuçiqi është një shovinist me urrejtje të thellë ndaj popullit shqiptar. Gjatë kohës së luftës ai ishte Ministër i Informacionit i Millosheviqit dhe personi i favorizuar i ultra nacionalistit serb Vojisllav Sheshelit, i cili u dënua për krime kundër njerëzimit në Hagë.

Ai kontrollon plotësisht institucionet e Serbisë dhe mban lidhje të ngushta me Moskën. Thaçi është një politikan të cilin nuk e don shumica e popullit të Kosovës dhe konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë përgjegjës për shumicën e dështimeve të vendit gjatë njëzet viteve të fundit.

-Edhe pse Ambasadori Grenell e mohon atë, gjerësisht ka qenë e raportuar se këto negociata pas dyerve të mbyllura kanë qenë të përqendruara në ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë për të krijuar shtete etnikisht të pastra, në kundërshtim me politikat e vendosura nga Amerika dhe Evropa që kufijtë janë të fiksuara dhe zgjidhjet politike duhet të gjenden brenda tyre. Ndryshimet e kufijve gjithmonë kanë sjellë gjakderdhje në Ballkan.

-Ambasadori Grenell ka marrë haptas anën e Serbisë duke u përpjekur të akomodojë kërkesat e tyre shkatërruese. Ai nuk ka bërë asnjë presion ndaj Serbisë që të ndalojë fushatën e vet ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta çnjohin atë dhe të ndalojë marrjen e armëve nga Rusia. Njëkohësisht, Grenell ka bërë presion të madh mbi viktimën, Kosovën – duke e kërcënuar me ngrirjen e programeve të zhvillimit ekonomik të qeverisë së SHBA të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit në Kosovë dhe tërheqjen e trupave amerikane nëse Kosova nuk i heq tarifat për mallrat serbe pa parakushte.

Grenell ka këmbëngulur se do të arrihet një marrëveshje pasi Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun, duke harruar që të gjithë e dinë se një marrëveshje midis aktorëve shumë të këqij — Vuçiqit dhe Thaçit — u negociua në verën e vitit 2018 në bisedimet e drejtuara nga shefja e atëhershme e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini. Është mahnitëse të shohësh që Vuçiqi, Thaçi dhe Grenell e konsiderojnë popullin shqiptar të Kosovës si shumë të dobët dhe tepër naiv që të kuptojë se çfarë nënkupton “korrigjimi i kufijve”, “rregullimi” ose “demarkacioni”: ndarja e Kosovës dhe krijimi të Serbisë së Madhe.

Pa dyshim, ndarja do të trimëronte si Serbinë ashtu edhe Rusinë dhe aspiratat e tyre hegjemone për dominim në Evropën Juglindore dhe hyrjen në detin Adriatik. -Roli i Ambasadorit Grenell ishte i qartë duke e armatosur fort liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa që të ndahet nga Vetëvendosja (LVV) me qëllim që të rrëzojë qeverinë e koalicionit LVV-LDK të shpresës dhe të ndryshimit, të udhëhequr nga dy politikanë më të mbështetur publikisht — Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, anëtare e LDK-së.

Përveç Hashim Thaçit, Grenell ftoi Skender Hysenin, ish-Ministrin e Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesin e gardës së vjetër të partisë së koalicionit të ri të LDK-së, për të dhënë udhëzime se si ta përfundojë këtë qëllim disa ditë para propozimit të votimit të mosbesimit më 25 Mars. Procesi i prishjes dhe destabilizimit të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike është në kundërshtim me vlerat amerikane, kundër vullnetit të popullit të Kosovës dhe kundër interesave strategjikë të Shteteve të Bashkuara. Ishte gjithashtu e turpshme sepse kjo ka ndodhur në një kohë kur Kosova, Amerika dhe e gjithë bota po luftojnë për të shpëtuar jetët derisa koronavirusi po përhapet. Shumica e përfaqësuesve evropianë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjes politike të administratës Trump në Kosovë.

Nëse Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij të inkurajuar nga Ambasadori Grenell përpiqen të marrin qeverinë pa zgjedhje të reja ose në kundërshtim me ndonjë dispozitë kushtetuese, trazirat dhe destabilizimi në Kosovë do të pasojnë dhe ka gjasa që Presidenti Trump do të fajësohet. -Bazuar në shumë raporte, emërimi i Ambasadorit Grenell nga Presidenti Trump gjithashtu ka armiqësuar udhëheqësit e politikës së jashtme evropiane me Grenell me punën prapa skenave dhe me mos përfshirjen e aleatëve kryesorë evropianë në negociatat Kosovë-Serbi.

Bashkimi Evropian është kundër çdo shkëmbimi territorial për arsye shumë të mira. Trazirat pasuese do të kenë ndikim të qëndrueshëm politik në Ballkan dhe potencialisht do të çojnë në paqëndrueshmëri në Evropë për dekada në vazhdim. Siç deklaruan Kurt Bassuener dhe Bodo Weber nga Këshilli i Politikës për Demokratizimin think tank me qendër në Berlin më 2 prill, një shkëmbim territorial, që do të thotë “ndarje e Kosovës”, nënkupton “një ndërprerje të papritur të politikës amerikane në Ballkan prej dy dekadave, duke hapur një çarje transatlantike të paparë sa i përket sigurisë evropiane që nga vitet 1992-1995 të luftës në Bosnje. ” Ne besojmë se qasja e administratës Trump ndaj konfliktit Kosovë-Serbi në thelb është e gabuar dhe prandaj është e destinuar të dështojë. Meqenëse Ambasadori Grenell ka humbur besueshmërinë e një ndërmjetësuesi të paanshëm, Lidhja Qytetare i bën thirrje Presidentit Trump që të largojë Ambasadorin Grenell nga detyrat e tij si i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi. Duke e ngarkuar një ekspert me njohuri mbi Ballkanin, Shtetet e Bashkuara mund dhe duhet të jenë në gjendje që të marrin rolin drejtues në zgjidhjen e konfliktit serbo-shqiptar një herë e përgjithmonë, natyrisht në bashkëpunim me Bashkimin Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe zbatimin e saj.

Lidhja Qytetare gjithashtu ka shqetësime serioze se i Dërguari i emëruar i Evropës për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është zgjedhja e gabuar për këtë pozicion të rëndësishëm për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë gjatë rolit të tij si përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë midis viteve 2007 dhe 2009 dhe pasi është i ardhur nga Sllovakia, një nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Një zgjidhje e përhershme e problemit Kosovë-Serbi është e vështirë, por është e mundur. Është thelbësore një njohje e ndërsjellë e kufijve ekzistues me garanci për mbrojtjen e të drejtës së barabartë politike dhe njerëzore për pakicat në Kosovë dhe Serbi.

Por kjo mund të ndodhë vetëm kur Amerika dhe Bashkimi Evropian gjithashtu mbështesin një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që fillon me pranimin se Serbia ka bllokuar çdo marrëveshje të propozuar që prej fillimit të “bisedimeve teknike” midis Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2011. Siç deklaroi Shirley Cloyes DioGuardi në dëshminë e saj para Nën-komisionit të Dhomës për Evropën në vitin 2013, paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm “do të ndodhin vetëm kur Serbia të njehë sovranitetin e Kosovës dhe pranon Kosovën në institucionet ndërkombëtare, kur i jep të drejta të barabarta civile dhe njerëzore shqiptarëve në Luginën e Preshevës (në një nivel me të drejtat që aktualisht serbët në Kosovë i gëzojnë), heq dorë nga strukturat e saja paralele në veri të Kosovës dhe përqendrohet në zhvillimin ekonomik dhe politik të Serbisë.

Sapo të ndodhë kjo, qeveria e Kosovës do të duhet të përqendrohet në vendosjen e një demokracie të vërtetë dhe sundimit të ligjit – diçka që ajo nuk ka arritur të bëjë sa duhet për shkak të mungesës së sovranitetit dhe korrupsionit prej shumë zyrtarëve të qeverisë së saj. ” Shpresa jonë është që ata politikanë që tashmë e kanë dëmtuar në mënyrë drastike Kosovën, të kuptojnë se kanë shkuar shumë larg. Pretendimi i tyre se ata janë pro-amerikan është qesharak, pasi gjithçka që ata kanë bërë në Kosovë për gati 20 vjet ka qenë antiamerikane dhe antishqiptare. Shpresojmë gjithashtu që liderët e rinj të Kosovës, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe të tjerët si ata e kuptojnë rolin e tyre historik për ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë e tmerrshme. Si qeveri e përkohshme e Kosovës, ata duhet të përqendrohen në luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të saj, përfshirë pakicat. Ata duhet të ndalojnë çdo bisedim nga kushdo që mund të dëmtojë pavarësinë, integritetin territorial, dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Shpresojmë gjithashtu që qeveria nuk do ta minojë opozitën dhe në vend të kësaj do t’i ofrojë një vend në tryezë për t’u marrë me Serbinë dhe do të promovojë dhe avancojë trashëgiminë pro-amerikane dhe pro-evropiane. Në zgjedhjet demokratike të 6 tetorit 2019, populli i Kosovës votoi për ndryshim pozitiv duke i dhënë Vetëvendosjes dhe LDK një mundësi të artë për të zbatuar ndryshimin. Votimi shënoi një pikë kthese në politikën e Kosovës. Ne besojmë se dashuria, respekti dhe admirimi i popullit shqiptar për Amerikën nuk do të humbet, pasi një shekull i duhej për t’u ndërtuar.

Sidoqoftë, qëndrimi për të drejtat dhe lirinë e dikujt është gjithmonë gjëja e duhur për të bërë. Një Ambasador Amerikan dhe disa zyrtarë të një administrate nuk përfaqësojnë vlera të qëndrueshme Amerikane. Ata janë të gjithë përkohësisht në fuqi. Ne duam të sigurojmë popullin e Kosovës që Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, e udhëhequr nga Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, si lobi i vetëm i regjistruar në Uashington, DC, do të vazhdojë të punojë shumë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, ashtu si ka bërë Lidhja Qytetare për tridhjetë vitet e fundit.

Ne kemi arritur të ndryshojmë politikat e shumë administratave amerikane përmes punës sonë me drejtuesit e politikës së jashtme në Kongresin Amerikan, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyra të ndryshme dhe madje edhe më të forta para dhe pas përfundimit të pandemisë me koronavirus. Ne nuk mbështesim ndonjë parti të veçantë politike në Kosovë, Shqipëri, apo trojet e tjera shqiptare. Por ne i mbështesim ata politikanë që punojnë shumë për interesat kombëtare dhe njerëzit që ata përfaqësojnë.

E njëjta gjë vlen edhe për qeverinë amerikane: Ne mbështesim ata liderë politikë që janë punëtorë, përfaqësues të ndërgjegjshëm dhe efektiv të popullit, dhe ne i hedhim poshtë ata që janë të shqetësuar vetëm për interesat e tyre personale dhe vazhdimin e pushtetit të tyre. Ne qëndrojmë me vendosmëri dhe krenari për çështjen kombëtare shqiptare dhe shpresojmë të avancojmë një të ardhme të suksesshme demokratike dhe ekonomike të Kosovës.

Me respekt, Bordi i Drejtorëve të Lidhjes

Madeleine Albright e Eliot Engel apel administratës Trump për dialogun: SHBA nuk po e ndihmon Kosovën


Shtetet e Bashkuara nuk po e ndihmojnë Kosovën në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë. Deklarata është bërë nga ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, gjatë një diskutimi ne Komitetit e Dhomës së Përfaqësuesve, për qeverisjen e mirë gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Kosova është një vend për të cilin ne kemi punuar për shumë vite me radhë dhe e kemi mbështetur faktin që Kosova duhet të jetë një vend i pavarur. Çfarë ka ndodhur, fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve, por mendoj se në shumë mënyra, më duhet ta them këtë me keqardhje që Shtetet e Bashkuara nuk po ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Por edhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë genocidin, gjë e cila është dënuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar.”

Ndërsa kongresmeni Eliot Engel është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po udhëheq me grusht të hekurt në mënyrë që të dëmtojë demokracinë në Kosovë.

 “Shtetet e Bashkuara tani duket se janë duke u larguar nga përkushtimi që kemi pasur në administratat e kaluara, duke nisur me Clintonin, Bushin dhe të tjerët.”

Pak kohë më parë, Engel i ka dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, të cilit i bën thirrje të ndalojë sjelljet e dëmshme ndaj

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...