Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/26

GRUAJA SHQIPTARE NË LIBRIN ANTOLOGJIK “ELITAT E MOHUARA …, KRENARI KOMBËTARE” TË VILHLEME VRANARI HAXHIRAJT. MISIONI DHE MESAZHET E AUTORES




Nga: Albert Habazaj


GRUAJA SHQIPTARE NË LIBRIN ANTOLOGJIK “ELITAT E MOHUARA …, KRENARI KOMBËTARE” TË VILHLEME VRANARI HAXHIRAJT. MISIONI DHE MESAZHET E AUTORES

Në kumtesën e tij poeti, studiuesi dhe bibliografi Albert Habazaj, drejtor i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe kryetar i Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë, pasi bëri një përnjohje për studimin “Elitat e Mohuara …, Krenari kombëtare” të autores Vilhleme Vranari Haxhiraj, u ndal në vendin që zënë 20 ndër gratë e shquara shqiptare, me rrënjë apo degë shqiptare, qysh nga Mbretëresha ilire Teuta deri tek Laura Nexhat Mersini Houghton, emblema e shkencës bashkëkohore botërore, pretedente për çmimin “Nobël”. Oratori u ndal gjithashtu në misionin fisnik dhe mesazhet me dritë që jep shkrimtarja e mirënjohur në portretet që ajo thur me mjalt shpirti e flori mendimi. Habazaj tha; “Pasi ke lexuar librin voluminoz ” Elitat e Mohuara …, Krenari kombëtare” të studiueses dhe shkrimtares së përkushtuar vlonjate Vilhleme Vranari Haxhiraj, të duket se ke takuar gjithë dijetarët dhe kapedanët e botës, jo vetëm emërbërësit e Shqipërizës sonë nëpër rrjedhat e historisë, dinitoze në kohë me dielll e me furtunë. Në zbërthimin konceptual të profilit  të studiueses Vranari Haxhiraj, kritiku Albert Habazaj nënvizoi: “Misioni i studiueses dhe shkrimtares sonë është i tejdukshëm dhe shprehet në trininë: 1. Brumosja gjenetike e ndjenjës së lartë të atdhedashurisë; 2. Vijimi i devotshëm ndër brezat shqiptarë i stafetës fisnike të të parëve tanë, që në shpirt kishin të rrënjosur shqiptarizmin; 3. Emancipimi qytetar i femës shqiptare, si forcë e barabartë me burrin, që në harmoni me njeri-tjetrin e besim reciprok çojnë përpara familjen e vogël dhe familjen e madhe me dashuri për përparim, zhvillim e lumturi, si konkretizim i fjalës së urtë: Njëra dorë lan tjetën, të dyja fytyrën”. Ky libër është edhe një tekst emancipues, theksoi Habazaj, sepse natyrshëm zënë vendin e tyre të merituar shkrimor zonjushate zonjat shqiptare, të cilat përgjatë shekujve kanë treguar vitalitetin e tyre, forcën, mençurinë, besnikërinë, përpjekjet për lirinë dhe të drejtat që u takojnë, për të qenë vetvetja. Ajo na ka sjellë modele zonjash që kanë bërë emër në histori, të cilat janë elitare. Vetë Vivra është një model i zonjës që po bën emër në historinë e kulturës kombëtare.
  1. Përnjohje me studimin
Së pari, jam falënderues për pinjollët e dinastisë atdhetyare-kulturore Vranari-Haxhiraj për vlerësimin që kanë ndaj Shoqatës së Artistëve dhe Shkrimtarëve ‘Petro Marko”, Vlorë, si dhe ndaj meje si kryetar i kësaj shoqërie elitare në qytet.
Pasi ke lexuar librin voluminoz “Elitat e Mohuara …, Krenari kombëtare” të studiueses dhe shkrimtares së përkushtuar vlonjate Vilhleme Vranari Haxhiraj, të duket se ke takuar gjithë dijetarët dhe kapedanët e botës, jo vetëm emërbërësit e Shqipërizës sonë nëpër rrjedhat e historisë, dinjitoze në kohë me diell e me furtunë. Për këtë ndjesi që të shkaktohet, merita është e autores sonë të palodhur dhe mjeshtre e fjalës. Patjetër që ia ka fisnikëruar hijeshinë librit redaktimi i të talentuarës mësuese letrësie të Vlorës, të urtës Lejla Gorishti, me aq sqimë e kulturë qytetare.
Fatmirësisht, m’u dha në kohë mundësia të njihem me një faqe, sa krenare aq të dhimbshme të Qytetërimit shqiptar, ardhur në formë biografike, që autorja na e sjell në harmoni me publicistikën letrare.
Për 75 vjetorin e lindjes, shkrimtarja e njohur shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj, “Mjeshtre e Madhe” vjen e plotësuar me një prurje të rëndësishme në fushën e botimeve enciklopedike. Është detyra jonë që ta studiojmë në planin shterues autoren dhe të japim mendimet tona, mundësisht sa më objektive.
Duke patur mundësinë dhe dëshirën e njohjes së opusit shkrimor (letrar, publicistik e studimor) të Vivrës, shprehem se Princesha e Letrave Shqipe, pinjolle e famëmadhit epokal Gjergj Arianiti, në të 50 titujt që i ka dhuruar lexuesit në më pak se 25 vjet liri krijimtarie e botimi, çdo shkronjë, çdo fjalë, çdo fjali e ka ngjyer në mirësi, që buron nga shpirti human i shkrimtares, që të frymëzon e të mbush me energji pozitive për të bërë punë të mira e vepra të larta.
Në këtë perceptim, nuk do të merrem me strukturën dhe përmbajtjen e librit, sepse në të tre krerët (kapitujt) për të 90 figurat gjurmëlënëse për kombin, na i paraqet autorja mjeshtërisht e me jë gjuhë të thjeshtë, lakonike, të pastër, të qartë e të bukur shqipe, por do të përpiqem të ravijëzoj në mënyrë përmbledhëse misionin e studiueses sonë me këtë punim, sidomos mesazhet që ajo përçon ndër ne tek portretet e 20 bijave shqiptare, të cilat ia kanë zbukuruar ballin kombit tonë dhe ia kanë lartësuar dinjitetin, kur e shanin, e përbuznin, e shtynin, e shtypnin, e pështynin, e mplaknin, e mpaknin, për ta shfarosur, por s’mundën kurrë, se “kishin pjellë ato nëna,/ kishin pjellë e bërë drëra,/ dragonj, zana e sorkadhe/ lindi nëna hallemadhe”.
Vilhleme Vranari Haxhiraj

  1. Misioni i studiueses Vranari – Haxhiraj
Misioni i studiueses dhe shkrimtares sonë është i tejdukshëm dhe shprehet në trininë: 1. Brumosja gjenetike e ndjenjës së lartë të atdhedashurisë; 2. Vijimi i devotshëm ndër brezat shqiptarë i stafetës fisnike të të parëve tanë, që në shpirt kishin të rrënjosur shqiptarizmin; 3. Emancipimi qytetar i femrës shqiptare, si forcë e barabartë me burrin, që në harmoni me njeri-tjetrin e besim reciprok çojnë përpara familjen e vogël dhe familjen e madhe me dashuri për përparim, zhvillim e lumturi, si konkretizim i fjalës së urtë: Njëra dorë lan tjetën, të dyja fytyrën. Mendoj se libri “Elitat e Mohuara …, Krenari kombëtare” përbën themelet e forta e të qëndrueshme të projektit të madh që autorja, tej thjeshtësisë që ka, synon të realizojë: “Enciklopedia e Elitave të të mohuara”, për të cilin unë, shpreh besimin se Vivra do ta shkruajë me shkronja të arta e të mjalta vërtetësie.
Ndërkohë, libri  “Elitat e Mohuara …,  është edhe një tekst emancipues, sepse natyrshëm zënë vendin e tyre të merituar shkrimor zonjushat e zonjat shqiptare, të cilat përgjatë shekujve kanë treguar vitalitetin e tyre, forcën, mençurinë, besnikërinë, përpjekjet për lirinë dhe të drejtat që u takojnë, për të qenë vetvetja, siç shprehet autorjs në libër. Ajo na ka sjellë modele zonjash që kanë bërë emër në histori, të cilat janë elitare. Vetë Vivra është një model i zonjës që po bën emër në historinë e kulturës kombëtare.virtyti i thjeshtësisë karakteristike ia rrit më tepër vlerat si intelektuale bashkëkohore e mirëfilltë zonjës Vilhelme, që është ngritur me meritë në piedestalin e nderimit si elitare e sotmërisë. Emri dhe firma e saj prodhojnë dhe shpërndajnë edukim qytetar me mirësi dhe fatmirësisht e shtrirë në kohë e në hapësirë, vështruar në rrafshin lokal: si bijë, nuse, nënë e gjyshe Vlore, Labërie e Shqiptarie; si një luftëtare fillimtare e paepur për demokraci e për të drejtat e gruas; veçmas një mjeshtre e madhe e fjalës së bukur shqipe, dashurisë për Atdhe, vlerësimit dhe nderimit të atdhetarëve.
Përveç se në lokalitetin shqiptar, kjo kaniniote e madhe, e katërta kronologjikisht ndër gratë e shquara të Kaninës, feks edhe në rrafshin universal (Nuk mund të flasim për multiverse, sepse ende nuk i kemi njohuritë e duhura). Në rrafshin ndërkombëtar, Vilhelme Vranari – Haxhiraj njihet në Itali, Mal të Zi, Kosovë, Suedi dhe kulmon me zenitin si akademike në SHBA, si anëtare e ASHASHA (New York) – Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, fakt që edhe ne, miqve të saj dhe të familjes Haxhiraj na bën krenarë e më të përkushtuar në përgjegjësinë e misionit human që kemi.
  1. Gra të shquara shqiptare, elitaret e përndjekura të kombit në librin e Vivrës
… Në këtë libër, autorja nderon Teutën ilire, që i tregoi botës së vjetër dhe Perandorisë Romake, më të fuqishmes së kohës, se gruaja ilirike di të sfidojë jo më pak fuqishëm, se është e aftë të drejtojë porsi një burrë. Ajo admiron amazonat shqiptare trimëresha, virgjneshat, zanat e malit që “prenë çepënë si djalë” e shndërroheshin në legjenda me histori dhe këngë. Autorja di të nderojë çlirimtaret dhe kujton 6000 gra e vasha që dolën malit për çlirimin e Shqipërisë, e cila u përfshi në Luftën e Dytë Botërore. Në çastet vendimtare për Atdheun, vajzat shqiptare i dhanë emër vetes, kanë mbijetuar me armë në dorë ose kanë rënë me nder për liri.
Konceptet e autores mund të trajtohen edhe si teza apo leksione filozofie. Ajo është një luftëtare lirie, por jo e lirisë pa kufi, që shtrembëron e përdhos nocionin e bukur të kësaj fjale të bukur, fisnike, të vyer, shumëdimensionale, të pazëvendësueshme dhe të shenjtë. Vivra është për atë liri që individit (burrit dhe gruas/ mashkullit dhe femrës) i jep mundësinë për të qenë vetvjeta në këmbë dhe, si i tillë apo e tillë, është vlerë kombëtare. Vetë ajo, si model elitar sotmërie, përveçse është bijë e denjë, bashkëshort e besnike, nënën e gjyshe shembullore, ka arritur statusin e zonjës që sjell progres në shoqëri në ato fusha ku shquan për kontributin e saj ndaj kombit tonë, sepse është korrekte në raportin liri-kulturë.
Në funksion të këndvështrimit të Vivrës, po ilustroj me një pasazh jetësor. Renzo Falaschi e donte aq shumë Nerminin, saqë për hir të virtyteve morale e shpirtërore të saj, hijeshisë e bukurisë fizike, vlerave intelektuale e humaniste, që bartëte Princesha e Yjësuar, ai e admironte dhe kontribuonte aq shumë për Shqipërinë, vendlindjen e bashkëshortes së tij, Nermin Vlorës dhe të të parëve ët saj. Aq shumë… Aq shumë!… Saqë … të dy … prehen përjetësisht bashkë në Kaninë. Dhe mos të harrojmë, që Renzo Falaschi s’ishte shqiptar. Ai ishte i huaj, italian, ambasador karriere, në 12 shtete të botës, diplomat klasi, ambasador i përjetshëm i Italisë, sëra e parë, më e larta e aristokracisë së Gadishullit Apenin. Po sa e donte vendin tonë! Sa e vlerësonte Ismail Qemal Vlorën, Babain e Kombit tonë, Arkitektin e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. (Gjithsesi, edhe Plaku i Bardhë i Flamurit, nga ne – elitë e mohuar, ndër 90 elitat e mohuara, të harruara, të lëna në hije).
Po ne, shqiptarët përse s’e kemi dashur njëri-tjetrin?! Përse ende s’e duam?! As Atdheun! As vlerat! As veten!… Ka shumë të drejtë kritiku i njohur Kadri Tarelli që shpreh shqetësimin inelektual në parathënien që i ka bërë librit me aq profesionalizëm, mbushur me duf të natyrshëm e të vetvetishëm qytetar. Edhe pse, ende me bijtë e bijat e Shqipërisë mburren vende e kombe të tjerë, Harrimi e Balta ndaj fisnikëve të ditur, bujarë e atdhetarë nuk u ngrit dot në institucion, sepse nuk qëndronte dot në këmbë karakatina e ndryshkur morale, sepse nuk i rezistonte dot kohës, sepse …, ja, sot kemi edhe këtë Përmendore kolektive shkrimore nëpërmjet këtij Libri Kujtese e Nderimi për Elitat e Mohuara, të Cunguara, të Tjetërsuara, të Shpërdoruara, të Denigruara deri me shfarosje, me zhdukjen fizike në skena nga më makabret, pa kursyer as vajzat e gratë e dyerve të mëdha që çfarë nuk dhanë për të shtrenjtin Atdhe të Vogël, këtë Shqipërizë të xhevahirtë.
Misioni i Vilhelme Vranari – Haxhirajt është t’i kërkojë, t’i gjejë, t’i pastrojë nga pluhuri i harresës apo njollat e turpit të pa bërë, t’i ngrejë në këmbë e me dinjitet zonjushat e zonjat shqiptare e të na thotë: – Ja, këto janë bukuria e kombit tonë, këto janë krenaria jonë kombëtare! T’i nderojmë e të mësojmë prej tyre, që të përparojë Atdheu i vogël – familja dhe Atdheu i madh – Shqiptarìa. Dhe ne ndjejmë nderim  e vlerësim për gruan shqiptare të legjendës e të historisë, për Doruntinën e Rozafën, për Argjironë e Rugjina Balshën, për Maro Kondën e Donika Aranit Kastriotit, Elena Lukrecia Peshkëpia e Norën e Kelmendit, Elena Gjikën e Laskarina Bubulinën, Miro Tërbaçen e Shote Galicën, Tringën e Malësisë (ose Tringë Smailjen) dhe Sado Koshenën, Lejla Rasih Dinon dhe për Parashqevi e Sevasti Qiriazin…,; për gratë e shquara shqiptare të kohës moderne: Sabiha Kasimati e Musine Kokalari, Tefta Tashko Koço e Nermin Vlora Falaschi, Drita Kripa Pelinku e Laura Mersini – emra që shndritën në fushat ku shkëlqyen.
Kuptohet që në këtë libër nuk janë përfshirë gjithë elitat kombëtare, sepse nuk kanë qenë objekti i studimit të gjithë lartësorët dhe meritorët e kombit, por vetëm elitat e mohuara. Edhe elitat e mohuara nuk janë përfshirë në mënyrë shteruese, sepse është e pamundur në kohë, në hapësirë, linguistikë e mundësitë financiare për të gjurmuar në arkivat e Vatikanit, Stambollit, Londrës, Athinës, Beogradit etj., por me këmbënguljen shkencore, studiesja do t’i plotësojë në të ardhmen me vëllimet e kolanës “Elitat e Mohuara …, Krenari kombëtare”, sidomos për rolin e grave dhe vendin e tyre në histori.
Pse mohohen elitat? Së pari, janë të lartë dhe nuk rrinë dot në kornizë, në rresht me “revolucionarët e shpellave”, që bien era llagëm. Së dyti, diktatorët e çdo ngjyre, vertikalët që kemi kanë një princip të pashkruar që i përmbahen me fanatizëm: I duan elitat nën supin e tyre, por elitat kanë përmasa të larta!…
Ndodh që e fiton respektin e merituar nga bota mashkullore, falë vlerave, virtyteve, luftës titanike me paragjykimet maskiliste, të kohës apo të politikës, por,…, por si t’ia bësh xhelozisë verbuese e të veremtë brenda llojit, kur vetë bota femërore është e përçarë, pa një besëlidhje burrneshash kreshnike e i vihet gurë të thepisur nën rrota makinës së përparimit, e i vihet gjemba nën këmbë udhëtimit dinjitoz të progresit shoqëror, ku në rol parësor shfaqet edhe gruaja?! …
Shtroj një pyetje. Përse autorja është e lexueshme dhe e pëlqyeshme në letërsinë që prodhon? Mendoj se e ka fituar këtë status për arsye se është një shkrimtare e ditur dhe qytetare, që diturinë e saj di ta japë në masën e duhur, të pranueshme, që lexuesi mund ta mbajë. Ajo është një shkrimtare mësuese, që e njeh mirë pedagogjinë, socilogjinë, filozofinë, edukimin si fushë dhe e trajton lexuesin me respekt dhe është me përgjegjësi në shërbim të tij, sikur ende ta ketë një nxënës të mirësjellshëm e të etur për dije, dhënë në formë letrare e gjuhë funksionale.
Nga sistemi i kaluar vërehet se ka patur trajtim sipërfaqësor apo vlerësim minor, jo të plotë e të merituar edhe për figura dukshmërisht të larta. Fjala vjen, për Donikën denim që ishte gruaja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe kaq. Studiuesja jonë realizon një operim të saktë me bisturinë e hollë e të mprehtë të kërkuesit shkencor mbi virtytet, hijeshinë dhe inteligjencën e Princeshës së Kaninës dhe Mbretëreshës së shtetit të  parë arbëror-shqiptar, që kishte bërë emër në oborret e Europës së asaj kohe. Autorja nënvizon se atë kohë Arbëria ishte e përçarë dhe principatat ishin në luftë me njëra-tjetrën për të rrëmbyer sa më shumë toka, duke u verbuar nga pasuria e duke nënvlerësuar që mosmarrëveshjet e princërve arbër ishin në favor të perandorisë osmane. Urtësia e Gjergj Arianit Madhështorit, nëpërmjet martesës së  vajzës së tij të madhe, Donikës me Gjergj Kastriotin, që ishte në sukses i diplomacisë politike, realizoi bashkimin e arbërve nën drejtimin e Skënderbeut, të cilët, të bashkuar, realizuan atë epokë lavdimbukuar që njohim nga historia.
Vivra nuk është thjeshtë një shkrimtare mësuese, një studiuese serioze; ajo është një intelektuale e vëmendëshme, sepse hedh për diskutim teza, ide e shtron pyetjen përse. Ajo bën analiza dhe sinteza dhe, sikurse Elena Gjika (Dora D’Istria, edhe i Vilhelme Vranari – Haxhiraj (Vivra) kërkon me forcë trajtimin e barabartë të grave me burrat dhe të qenit në krahë të njeri-tjetrit në jetë e në breza. Ndërkohë, Vivra ka një stil ë shkruari të dallueshëm nga të tjerët, një stilt ë qartë, të rrjedhshëm, dinamik, të figurshëm e të lartë, jo vetëm në letrësinë artistike, që lëvron natyrshëm, por edhe në letërsinë dokumentare, sikurse edhe në këtë punim antologjik, saqë shpesh herë të prek, të bën ta përjetosh personin historik që përshkruan, saqë, mua, personalisht, jo pak herë më kanë shkarë faqeve lotë të nxehtë, të rëndë, që më peshonin sa një glob dhembjeje. Dhe më peshojnë keq, sa ndjej një sëmbim në kraharor. Kujtoj prekjen e thellë që kam ndjerë në shpirt, në rastin e leximit të portretit të Shote Galicës, Musine Kokalarit, Sabihà Kasimatit, Nënë Terezës, kur kam përjetuar caste të ligështueshme trishtimi … Një veçori shkrimore e autores është vëmendja dhe kujdesi për të mos shkruar ato të dhëna që lexuesi i njeh, i di, si psh., rasti i portretizimit të Divës shqiptare, sopranos brilante Tefta Tashko Koço, aq e magjepsur dhe pas këngës polifonike himarioçe. Ajo la Parisin dhe New Yorkun për Shqipërinë dhe emancipimin kulturor të shoqërisë shqiptare të kohës.
Në çdo shkrim portret të Vivrës, sidomos në shkrimet për femërn shqiptare ndihet dhembje motre, dhembje nëne, që vezullon po aq me krenari në dhënien e mesazheve me dritë.
Nga natyra, intelektualët, sidomos gratë elitare nuk rendin kurrë pas karrierës dhe lavdisë, por drejt shëndetit moral dhe edukimit qytetar për emancipimn përparues të vendorigjinës, Shqipërisë, që të gjithë e duam të jetë Nuse Bregdeti. I ofruan një vend të shkëlqyer pune në Amerikë shkencëtares së parë shqiptare, por ajo nuk iku, sepse donte të kontribuonte për përparimin e vendit të saj, sepse kishte mundësi e dëshirë, sepse ishte atdhetare dijeplotë, që si shpërblim…, e poshtëruan, i vodhën dhe studimin, me të cilin kishte mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Torinos, …, e akuzuan për një vepër (për të  ashtuquajturin “Incident” i bombës që u hodh në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, më 19 shkurt 1951), që shkencëtarja s’e kishte shkuar ndërmend kurrë, jo më ta bënte. E toturuan 39 vjeçaren idealiste, e lidhën me tela, e qëlluan me plumb për ta pushkatuar, por as plumbi nuk e zuri, sepse plumbi nuk e zë do dritën! … E fali plumbi Sabihanë, xhelatët s’e falën. Me kondakë të pushkës e goditën pa mëshirë e ajo s’binte. E mbytën me thonj e duar në fyt… derisa dha frymën e fundit… Edhe njeriu më pa ndjenja ndjen pesimizëm tronditës nga ky realitet i hidhur e tragjik.
Krenohemi deri në kupë të qiellit për Laura Nexhat Mersinin, vlonjaten e madhe, që u bë një Mari Kyri shqiptare në botë për kozmologjinë, që po trondit qarqet akademike ndërkombëtare të shekullit XXI, mjekëroshët me kollare të rëndë. Trishtohemi deri në fund të dheut për heshtjen e shurdhërinë e tanëve vertikalë. Kur je vlerë elitare, nuk mund të mohohesh veç të pohohesh lartësisht. Me Laurën, mohimi u thellua keqas, deri në brezin e katërt.
More miq! Përse nuk e bëjnë akademike fizikanen gjeniale të multiverseve këta “të mëdhenjtë” tanë?! Përse mos të propozohej për t’u zgjedhur Kryetare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Emblema e shkencës bashkëkohore botërore Laura Mersin Houghton, pretedente për çmimin “Nobel”, që bazuar në matematikën kuantike po provon shkencërisht se teoria e Big-Bang-ut dhe ajo e ekzistencës së “Vrimës së zezë” është e pamundur?!
Mikesha dhe miq të nderuar! Vivra e jep mesazhin fisnik në çdo portretizim të kësaj antologjie historike-kulturore-etnologjike, libër që është kontribut shkencor dhe manual albanologjik. Sidomos te Nusja e Maleve, heroina pa dekoratë duket shumë i qartë mesazhi i autores, kur shkruan: “Shota si personazh apo si grua nuk mund të kuptohej pa Azemin. Ata plotësonin njeri-tjetrin”. Ky mesazh është synimi i veprës së autores. Unë do ta përditësoja që tek atdheu i vogël i çdo shqiptari deri tek atdheu ynë i madh. Dhe modelin na e japin çifti i devotshëm Vranari-Haxhiraj. Vilhelmja, si personalitet apo si grua, nuk mund të kuptohet pa Fitimin. Ata plotësojnë njëri-tjetrin, (tej krahasimeve epike) dhe, me thjeshtësi qytetare, na japin leksione dashurie për emrin, për familjen, për Atdheun e përparimin e vendit tonë.
Si përfundim, më lejoni të shpreh se jeta qytetare është marrëdhënie e shkëmbim vlerash, cilësish e virtytesh. Në këtë kuptim, autorja Vilhelme Vranari – Haxhiraj ka dhënë e ka marrë me figurat antologjike të antologjisë, me personazhet e saj, veçmas me ato femra, sepse siç shkruan Vivra: “S’është kombi që nderon njerëzit e shquar, por janë ATA që ia rrisin vlerat dhe e nderojnë KOMBIN”
Jetë të gjatë e të shëndetshme në krahë të Fitimit dhe pena flori, e nderuar mikeshë e madhe, Vilhelme!
Faleminderit!



“Zoti ju bekoftë që po i tregoni botës çka po na ndodh!”

Flori Bruqi - Wikipedia
NGA FLORI BRUQI 


Valentina Saraçini me hapjen e seksionit shqip të DW në 1992 ishte e para korrespondente në Kosovë. Për  shumë vjet  ajo ka përcjellë ngjarjet e viteve të vështira 90-të. 

Valentina Sraçini thotë : Më 15 janar 1999, dita e varrimit të viktimave të masakrës së Reçakut, unë ndodhesha atje për të raportuar për DW. Telefoni nuk merrte valë. Teksa përpiqesha të gjej valë që të lidhem me redaksinë në Këln, më afrohet një djalosh rreth 14 vjeç, e më pyet:-“A je Valentina e DW? I them- po, por nuk kam valë në telefon, a ka në fshat telefon tokësor? Ai më tregon se mund të gjejë valë, majë një kodre, një hapësirë prej rreth 1 metër katrorë. Kur arritëm aty djaloshi më tregoi se si askush në shtëpi nuk guxon të flasë sa herë jep lajmet DW...

Valentina Saraçini - Femije Linda


 U lidha me redaksinë dhe dhashë raportin pjesë – pjesë, sepse valët ndërpriteshin dhe duhej rivendosur lidhja... Djaloshi qëndroi aty dhe gjatë gjithë kohës më shikonte me sytë plot kureshtje. Kur mbarova, djaloshi buzëqeshi, më tha se do t'u tregojë gjithë shokëve që ai ishte me mua kur unë raportova për DW-në. Buzëqeshja e tij e ndruajtur, ishte e vetmja që pashë atë ditë janari në Reçak.

Në ato vite kam pasur rastin të raportoj për fate njerëzish, dhjetra mijëra syresh të dëbuarve nga shtëpitë e tyre (pas ofensivave të mëdha serbe), që ishin vendosur maleve në tenda të improvizuara, në kushte tepër të vështira për mbijetese. Ajo që më ka lënë mbresë, por edhe më ka dhënë më shumë kurajo në punën time ka qenë vlerësimi i auditorit në Kosovë për DW. Kujtoj ndjenjën e popullatës civile, e cila ishte në shënjestër të dhunës së makinerisë serbe të regjimit të Millosheviqit. Këta njerëz besonin fort se me t'u publikuar lajmi për atë që u ngjet atyre, gjasat e tyre për t'i shpëtuar vdekjes, ose represionit e sulmeve të ardhshme ishin më të mëdha. Çdo raportim i saktë dhe i shpejtë i ngjarjeve për popullatën civile ishte zë shprese se dikush do t'i ndihmojë, se dikush do ta ndalë të keqen e radhës...

“Zoti ju bekoftë që po i tregoni botës çka po na ndodh!”

Tek shkoja në malet e Berishës për një reportazh kur mbërrita tek një tendë e madhe, një shkollë e improvizuar e malit, dëgjoj që dikush më thërret në emër, kthehem. Një plakë, shtatëlartë, sa nuk rrëzohet duke vrapuar kah unë. Nxitova t'i afrohem. Ajo me thotë: “ Desha të takoj ty... i nxehim bateritë afër zjarrit e gjithmonë dëgjojmë DW- Zoti ju bekoftë që po i tregoni botës çka po na ndodh! Moj bijë kah s'po shkon, Zoti të mbrojtë ”. I thashë se lufta nuk do të zgjasë gjatë, e do kthehen në shtëpitë e tyre. Kurse ajo më pyeti -”A ke fëmijë?” I them po, dy - “Zoti të t'i ruaj”. Ja ktheva-“Bashkë me tuajit ”. Plaka më përqafoi fort, e unë me fytyrën në krahun e saj përpiqesha t'i mbaj lotët. Në heshtje iu luta Zotit- “Ndihmoji të mbijetojnë ".

Refugjatët nga Kosova duke shkuar drejt Bllacës, 31 mars 1999
Refugjatët nga Kosova duke shkuar drejt Bllacës, 31 mars 1999

“MEHR LICHT”

Janë të shumta ngjarjet tronditëse nga koha e deportimit me trena të popullatës civile nga Prishtina për Maqedoni, (mars-prill 1999). Gjendje të ankthit në kolonën pa fund të refugjatëve, mes të cilave në prill të 1999 përfundova edhe unë me familjen time. Nuk po sjell kujtime për situata kur rrezikohej jeta ime. Por, e di se më e rënda për mua ishte ndjenja se për shkak timin, punës time, rrezikohet jeta e familjes. Pati raste kur pengohej puna ime - isha e ndaluar, e përgjuar, e vëzhguar apo arrestuar nga policia serbe. Por, këto situata ishin të zakonshme për gazetarët shqiptarë asaj kohe, si edhe për mija e mija qytetarë. Por, ama motivi për të vepruar si gazetare ishte i madh, i pathyeshëm. Të jesh gazetar në rrethana lufte dhe të punosh për medium ndërkombëtarë si DW, është mundësi e jashtëzakonshme për t'i dhënë “MË SHUMË DRITË” së vërtetës. Nga kjo distancë kohore kujtoj se 13 vitet e punës për DW, kanë qenë vitet më të rëndësishme në karrierën time 32 vjeçare. Ndonëse kisha përvojë të madhe profesionale, ndjenja e përgjegjësisë, si asnjëherë më parë kulmoi, për çdo lloj ngjarjeje e tematikë që kam raportuar atëbotë. Përkrahja e kolegëve të mi të redaksisë në Këln, më ka ndihmuar shumë dhe bëri që shumë shpejtë programi shqip i DW në opinionin shqiptar të Kosovës dhe më gjerë, të vlerësohet si prijës i informacionit të drejtë, të shpejtë dhe të plotë.

Tani, në 60 vjetorin e DW, duhet ta them me krenari se gjithandej ku ka shqiptarë DW është medium informativ i besueshëm, i vlerësuar për etikën e lartë dhe afirmimin e parimeve themelore demokratike. Jam krenare që DW ka hyrë në kujtesën e popullit tim për të mirë dhe nuk do të harrohet kurrë, sepse DW nuk iu shmang së vërtetës, ishte në anën e saj dhe të atyre që i besojnë lirisë së fjalës, etikës së gazetarisë, të drejtave të njeriut dhe popujve. Kam nevojë të them FALEMINDERIT DW, edhe në emër të familjes sime, e cila në maj të vitit 1999 nga Shkupi erdhi në Gjermani. Sidomos falënderoj kolegun e DW Norbert Nyrnberger, që insistoi të jetojmë disa muaj me familjen e tij në Brul. Janë të paharruar ata muaj. E ruajmë fort kujtimin për mikun tonë Norbertin, që nuk jeton më.

DW në kohën kur rrezikohej mbijetesa fizike dhe identiteti i shqiptarëve hapi dritaren e madhe për informim për Kosovën dhe shqiptarët.


Po kush është Valentina Sraçini ? 

Valentina Saraçini ,u lind më 28 shtator 1962. U arsimua në vendlindje Shkup.

Për dy vite në Shkup studioi  psikologjinë  në Universitetin "Kirili dhe Metodi"të  Shkupit  .U shpërngul më familje në Prishtinë dhe ndoqi leksikonët në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës ku edhe u diplomua për juriste.


Valentina Saraçini

Si  studente e juridikut  u punësua në Televizionin e Prishtinës,ku provoi forcat si prezentuese dhe skenariste në emisionet pë fëmijë.

Dymbëdhjetë vjet punoi për gazetën "Zëri" për të kaluar më pas si korespondente e radios së jashtme gjermane "Deutsche Welle"(DW).




Emrin e saj e ndesh në shumë revista letrare shqiptar dhe ndërkombëtare. Është këngëtare e njohur shqiptare . 


BOTIMET BUZUKU - Behar Gjoka KUMTI I POEZISË TEJKALON... | Facebook

 Ajo është autore e vëllimit me poezi "Ushtrimi i vetmisë" .

Herë pas herë boton poezinë revistat dhe antologjitë letrare në gjuhës shqipe.


 Poezitë e saja janë të  përkthyera në librin e sajë të dytë "Vjedhnajë  ëndërrimi" (2002) dhe "Dreaming Escape nga Ugly Duckling Presse" në pranverën e vitit 2008.


Eastern European Poetry Gift Box – UGLY DUCKLING PRESSE

Më 17 Shkurt  të 2016, Valentina Saraçini publikojë  videoklipin  e sajë "Fëmijë linda".





Dreaming Escape (Easter, European Poets) by Valentina Saracini ...
Etj.

 Agjencioni Floripress https://floripress.blogspot.com/ botoon  një cikël poetik nga Valentina Saraçini.



LUFTË E HESHTJES


Ju nuk jeni fëmijët e Edipit
Eteokli e Poliniku
Efialti dhe Oti binjakë nuk jeni

Nuk mund t’u shpallni luftë perëndive

Ju mallet s’i mbani dot në krah
S’mund t’i zhvendosni
I zhbëni ato


Nuk do të vdisni në Had
Lidhur me gjarpërinj

Tashti vdiset kudo sido


EPITAF PËR JU

Pa dhimbje s’jetohet
Tashti vdiset kudo sido
Nga frika nuk vdiset

Malet zhbëhen në Olimp
Mjafton një ëndërr e etur
Të vdesim pa ju

Ju s’jeni perëndi
Ju s’jeni këtu
S’jeni


E BARIT


Dhe fjalët ngrijnë
Pellgjeve kështjellave të braktisura

Vijnë të tjerë kadastarë
Me lloj-lloj mjetesh
Çmatin kohën

Dhe orët kallen
Hyjnajave detërave të ikur

Vijnë të tjerë perëndi
Në male të tjera
Akullnaja fatesh ngrejnë

Dhe fjalët ngrirë
Gjithnajës i ngeli peng bari

Ç’fat bimor

SHKËMBYESIT 


U shpall garë e madhe

Kush më parë ta thyejë shkëmbin

I binin e i binin

Fort e gjatë
Shumëkush

Shkëmbi një ditë u mallëngjye

Duke parë mundimet e tyre
Theu veten

Garës i dha fund
Shumëkushët

U ndien fitimtarë

E dhembja e shkëmbit

Zhbëhej copëzave


TRUNGU
Kur bëhesh përmendore pritjesh

Ngre lart duart qafën gjysmëkëputur

Këmbëcung kohëve të leckosura
Të përgjërojnë erërat

Druajnë nga ankthet tua palë-palë

Nga toka jote heshtjen flori masin

Ti je me plumb

Dhembje plumbosur shekujve
Argjend zbardhur kokave të nënave nuseve
Dhe je degëkëputur pa pjekur frutat

Si foshnjë je
Luajnë me ty portrete

Londiniane Versajiane Parisiane Kremliniane
Dhëmbët zbardhin mbi përpëlitjet e tua
Të shtrojnë darkave të fshehta ekraneve

Kur të kenë kafshuar çuditen

Sa e lashtë je Arbëri
Ç’mëndje ke ç’rrënjë të forta
Ta mbajnë trungen
Arbëri me plagë zhbën mjegullën 


****

Vepra e Valentina Saraçinit mori vlerësime tejet pozitive .

Në Panairin e Librit “Prishtina 2018”, u përurua libri i autores Valentina Saraçini.

 Libri me poezi “Dëfrim Heshtnaje”, mori vlerësime shumë të larta nga kolegët shkrimtarë, u shqua sidomos për fjalorin e pasur, për stilin dhe temat e trajtuara.



Featured Image


Kur lexon “Dëfrim Heshtnaje” të artistes polivalente Valentina Saraçini, menjëherë të krijohet si fillim përshtypja se ky libër poezish të shumëllojshme, shumë qëllimshme, shumëkuptimshme, plot zhanre, trajta e fjalë të përdorura me një larmi të admirueshme, të ofron një këndvështrim krejt burimor mbi botën e poetes pikësëpari, por njëkohësisht edhe lidhur me vetë stadin e zhvillimit, evolucionit të poezisë së krijuar në universin letrar shqiptar.

“Dëfrim Heshtnaje” është pikërisht i tillë, një Heshtnajë nga ku buron thelbi i krijimtarisë së poetes, krejt dimensionet e shprehjes së saj poetike, ngjizjet e artit të saj të fjalës, gjithçkaje në diapazonin e saj poetik, që paskëtaj rrjedhimisht shndërrohet domosdoshmërish në një Dëfrim për lexuesin, por edhe vetë venën e pashtershme poetike të autores, dëfrim që ka për gurgullimë veç këtë heshtnajë themeltare.

Është një kapicë poezish, një pirg poetik, një Kullë Babeli artistike që rreket dhe synon qiellin, “Caput Mundi-n” e letërsisë dhe poezisë më të zgjedhur, duke rrëzuar mite, vrarë paragjykime, zhbërë sajesa e shpërfaqur botën më shndritëse ku gjallon krijueshmëria e poetes përmes disa nëndegëve poetike: Orë e Paparë; Përtej Mitikes; Kumte Krahënderë; dhe Si Dunë.

E në secilën pjesë, lexuesi do të hasë një univers të ri, një mendësi të re, një stil të vijueshëm krijues të poetes, që prapëseprapë sendërtohet pandalshëm në forma e shpërfaqje të ndryshme të poezisë dhe artit të saj burimor.

Do të takoni “Shumëkushët”, këtë shprehje kaq origjinale e njëkohshëm krejtësisht gjithëpërfshirëse për mjedisin e sotëm jetësor shqiptar.

Do të ndeshni Antigonenë, qytetin mishërues të dashurisë epirote, grahmat e Pirros legjendar, frymërat, epikën dhe tiset e së shkuarës së largët që përditësohet mrekullisht nga poetja duke na e servirur të gjithën me elegancën e gjuhe të zgjedhur dhe metaforash të denja për antologjinë më të epërme të poezisë shqipe.

Do t’ua zënë udhën Dunat, këto trupëzime shkretëtirash e rëre, simbolika të një realiteti njerëzor e mendor të stisur me synime e smira djerrinash e shkretimesh.

Tematika e rërës vjen e shpeshtë në këtë libër, nga Klesidra, ora e lashtë e rërës, të cilës poetja i avitet me aq shije, e gjer te dunat e sipërpërmendura.

Është një kushtrim poetik, një orvatje kulturore mbi të gjitha, e shkruar me një gjuhë të rrallë për ditët e sotme, ku ndërthuren toskërishtja juglindore e origjinës së autores, me shkreptima e vetëtima gjuhësore të gegërishtes së Kosovës, që e lartësojnë këtë stil të shkruari edhe më shumë, duke e fisnikëruar këtë libër mëtejshëm.

Gjithçka në këto poezi është njësore, e pahasshme tjetërkund, e rrallë dhe pavarësisht këtyre karakteristikave kaq dalluese, këto poezi, qysh nga e para syresh “Orë e Paparë” e gjer te kushtimet për miqtë e penës dhe poezisë, korifejtë e letrave dhe artit shqip, Ali Podrimja, Azem Shkreli e Bekim Fehmiu, për të përfunduar me shpirtin e këtij libri, vetë poezinë “Dëfrim Heshtnaje”, të tëra bashkërisht arrijnë të depërtojnë krejt natyrshëm në psiken dhe etjen më burimore poetike të çdo lexuesi.

Mbetet vetëm t’i lexoni, me pasionin që do t’u shtohet poezi pas poezie (sepse faqet nuk do të keni kohë as t’i vëreni), dhe të ndiheni mirënjohës për këtë dhuratë nga autorja, shkruan mes tjerash kritiku letrar Elvi Sidheri.




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...