Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/31

Prof.Ferdinand Paci ( 1940-1975 )

Piktori i Paharrueshëm Ferdinand Paci* nga Fritz Radovani | Radi ...


Hapja e kësaj shkolle u ba e mujtun nga artisti, piktori Ferdinand Paci (1940 – 1975). Në vitin 1974 Ferdinand Paci hap Shkollën e Arteve Figurative në Shkodër, me nji grup nxanesish, i menduem fillimisht si grup eksperimental. Me shumë energji fillon me punue e me mendue që me e çue përpara këtë iniciativë. Fatkeqësisht, pak kohë mbrapa, në mënyre tragjike, humb jetën midis maleve te nalta të Thethit, në moshen 35- vjeçare. Vdekja e tij e parakohshme piklloi nji Shkoder mbare. Keshtu i ndalet rruga edhe artit të tij të mrekullueshëm. Ma posht do të njiheni me rrugtimin biografik të shkruem nga i biri Ferdinandit, Adrian Paci.

Ferdinand Paci dhe bluza e kuqe e bukur e kooperativistes (Foto ...

Nuk kisha fluturue kurrë. Rruga ishte aq e keqe sa s’ka ma, e shumë herë kisha zor me pa nga ana e rrugës që nuk u shifte. E emocionet e frigeshme po vishin tue shtue forcen në kabinen e shytes me turi (si njitesh po m’kujtohet edhe marka e kësaj makine). Kishte ra heshtja e tmerrit e as shoferi që e kishte ba at rruge me qindra herë s’e nxjerrte asnji fjalë. Un, për çudi, po mendojsha për peripecitë e rrugës së kthimit… 

MyFriends: Ferdinand Paci – Facciamole girare…le nostre idee!
Ishim njite me at shytë gjysmake në Qaf – Tthore. Borë, erë, akull, edhe pse ishim gadi në hymje të veres. Ishim aq nelt sa qe nji avion ushtarak rastesisht kaloi posht kamve tona si me e pas ba apastafat me na e shtie tmerrin. Ankthi veç po na u shtonte e djerset po na mbuloshin sytë. E në nji moment qetsia u thye nga fjalët e shoferit: Bash njiktu ku na rreshqitën gomat e shytes asht rrëxue piktori shkodranë Ferdinad Paci. Pashë Francin me ata sy të ulun t’mbushun me djersë e lot. E nuk m’u desht fort me kuptue se edhe na mund ta kishim të njejtin fat t’keq si Ferdinandi. Pa dëshiren tonë!
Ferdinand Paci (2) – Shqiperia.com

Jeta shumë herë asht e pamshirshme edhe me kujtimet e veta! Sot u ula me shkrue për jeten e vepren e Ferdinand Pacit e padasht m’erdhen në mend kujtimet e nji udhëtimi t’kahershëm. Po e ndaj me ju, miq. Histori e jetueme. Të detyruem me shkue me rininë shkodrane në nji aktivitet të Klubit të Rinise, ku kishim nji studio pikture, si për ne që ishim në shkollë, edhe për të tjerët që ishin të apasionum për artin e pikturës. Detyra e jonë ishte me çue kulturen në malet e nalta ku mbizotnonte nji mjerim i skajshëm.

Ferdinand Paci – Shqiperia.com

 Na caktuen bashkë me Franc Pacin e disa të tjerë me shkue në Theth me pikturue e me hapë nji ekspozite. E morme si aventurë riniet e asnjeni prej nesh nuk do t’kishte asnji justifikim për mos me shkue, se justifikimet kishin pasoja t’frigshme.

Klasa2019 Paçi rrugën e bardhë dhe plot... - Prof. Dr. Ferdinand ...

 Nji dite të bukur pranvere në agjensinë e kamjonëve në afërsi të Dobraçit, të shoqnuem prej zotni Nard Bushatit, zumë vend bashkë me Francin mrenda në kabine, të tjeret në karrocerinë e hapun që ishte e mbushun deri në maje me thasë mielli e mbi thasë u kacavarrshin jetë njerzish. Filluem udhëtimin teksa pranvera kishte shpërthye me jeshillëkun e saj e na me humorin tonë po u knaqshim me njeni-tjetrin!

Bluza e kuqe e kooperativistes | NA ISHTE DIKUR
 Dalngadalë rruga po merrte tatëpjeten tue ju largue jeshiles e tue ju afrue nji grije t’përzieme malesh me shkëmbinj të thepisun. Nuk asht se nuk ishte bukur, por kur fillova me pa poshtë me ndie nji boshllek të papruvuem.Ferdinand Paci lindi në vitin 1940 në nji familje shkodrane, të thjeshtë por me emen për urtësi e qytetari. I ati, Nushi, e axha, Zefi, punonin si argjendarë. Ma i vogli ndër pesë fëmijët, Ferdinandi, shfaqi shenjat e para të talentit në vizatim në Shkollen Pedagogjike ku mori mësim nga Simon Rrota. Shkodra e viteve ‘50 nuk ishte sigurisht nji qender ku eksperimentoheshin tendencat e fundit te artit, por gjithsesi ishte qyteti që Shqipnisë së vogel e të varfër i kishte dhanë Marubët, Idromenon, Martinin, Kolombin, Kushin e Rroten, që bashkë me Vladimir Janin kishin me u ndjekë nga Ferdinandi i ri.
Adrian Paci's Art House, deeply-rooted in the local territory, is ...
E përbashkëta e të gjithë këtyre emnave, me gjithë dallimet mes tyne, ishte se të gjithë vinin nga shkollat italiane të artit. Akademitë italiane nuk ishin vendi ku transmetohej eksperienca e avangardave të atyre viteve, por ato jepnin nji edukate që, veç stilit klasik, perëonte edhe nji botëkuptim të caktuem që trashegohej nga gjithë ajo traditë, kryesisht humaniste që kishte përçuar shoqninë perëndimore qysh nga Rilindja e deri vonë në vitet 1800. Pikërisht, arti i këtyne vjetve ndikon dukshëm te Ferdinandi, përmes leksioneve të mesuesve të tij.

Adrian Paci's Art House, deeply-rooted in the local territory, is ...

Mbasi mbaron shkollen e mesme pedagogjike, ai regjistrohet në Liceun Artistik të Tiranës, ku asht nën drejtimin e tre mesuesve që kishin studiue në Itali: Abdurrahim Buza, Nexhmedin Zajmi e Kel Kodheli. Mbarimi i Liceut e gjen Ferdinandin në nji stad mjaft të avancuem të pjekurisë artistike. Portreti i Nine Gurashit asht nji dëshmi e mrekullueshme e kësaj pjekurie.

Vizatimet e atit Ne pikturat e Ferdinand Pacit

Në këtë portret, me nji ngrohtësi dhe delikatese prekese, transmetohet pikerisht ajo botë nga ku Ferdinandi vinte, nji ambjent i thjeshtë qytetar ku njerzit komunikojne ngrohtë e me miresi me njeni-tjetrin. Marrëdhania që krijohet asht nji marrëdhanie ballore, direkte, e per[ueme nga penelata të zhdërvjellta e të sigurta që modelojnë përsonazhin e Nines, duke na paraqitur gjithë dinjitetin dhe njikohësisht brishtësinë e saj. Nuk ka truke dhe efekte teknike, nuk ka stëhollime stilistike apo sofistikime intelektualiste, nuk ka revolte futuriste e as analize kubiste, nuk ka shpërthim të ngjyres e as goditje befasuese kontrastesh, e megjitheatë portreti i Nines, në thjeshtësinë e vet, asht nji gur i çmuem në krijimtarinëe artit shqiptar të atyne viteve.

Adrian Paci / Dialogu i munguar me babanë (Realizimi i një takimi ...

Me ketë bagazh Ferdinandi futet në Institutin e Lartë të Arteve. E strukturuar sipas modelit sovjetik, shkolla e lartë e arteve të Shqipnisë komuniste, ashtu si e gjithë atmosfera ideologjike e atyre viteve, e devijon krijimtarinë e Ferdinand Pacit drejt rrjedhave te artit zyrtar. Tendenca e natyrshme e krijimtarisë së Ferdinandit të ri për t’u pjekur në mendim, për t’u largue pak nga dimensioni sentimental, tue fitue atë racional u përball me tendencën e nji arti zyrtar të orientuem nga militantizmi dhe sllogani i përsonazheve tipike në rrethana tipike.

Adrian Paci's Art House, deeply-rooted in the local territory, is ...

Kjo frymë depërsonalizimi infekton njiherësh si kërkimin artistik të Ferdinandit, ashtu edhe fizionominë e përsonazheve të tij. Asht impresionuese me krahasue nji seri vizatimesh të bame nga ai në vitet 1963-1965 në ekspeditat e Institutit të Arteve në malesi e në fshatra të ndryshme të Shqipërisë me ato të vitit 1967, ku Ferdinandi së bashku me nji grup artistësh të asaj kohe paraqet punën e aksionistëve në ndërtimin e hekurudhave, hidrocentraleve e tarracave të Shqipnjisë Socialiste. 
Adrian Paci / Dialogu i munguar me babanë (Realizimi i një takimi ...

Në serinë e parë të vizatimeve me nji ndjeshmëni dhe mjeshtëri të admirueshme, Ferdinandi na paraqet nji galeri të gjallë përsonazhesh që popullonin fshatnat dhe malësitë shqiptare të atyne viteve, nji tis i hollë melankonie përshkon të gjithe ato vizatime, por njikohesisht ato janë të gjalla e të fresketa, vështrimet e tyne janë të verteta e plot psikologji; gjurmët e karbonit, lapsit e penelit mbi letër janë të zhdërvjellta e veç mjeshtërisë përcjellin ndjenjë. Krejt ndryshe janë vizatimet e vitit 1967, ku në vend të njerezve të gjallë duket sikur kemi para sysh përsonazhet e nji tabele emulacioni.

Ferdinand Paci. Bluza e kuqe e bukur e kooperativistes - Content ...
Jo vetëm shikimet e përsonazheve e kanë humbë trishtimin e vërtetësinë, por edhe linja e vizatimit asht ba ma sterile, e pastër e rregullt e bukur mbi letër, por pa asnji gjurmë nga zhdërvjellësia e maparshme. Por, nga ana tjetër, edhe në këto vjet nji seri tjetër punësh, si Autoportreti, Portreti i Landit dhe Portreti i Babës dëshmojnë se në dimensionin e vet intim, Ferdinand Paci, arrinë me krijue vepra ku mjeshteria dhe vertetesia shoqnohen edhe nga nji kërkim stilistik që dëshmon pjekurinë artistike të formimit të autorit. Megjithatë, ndoshta ia vlen me u ndalë pak ma gjatë në reflektimin mbi atë që ndodhi në artin shqiptar gjatë së ashtuquajtunes “periudhe e realizmit socialist”.
Ferdinand Paci dhe Vladimir Jani ne studio.
Unë mendoj se ajo që ndodhi në artin shqiptar në gjysmen e dytë të shekullit XX nuk mund të gjykohet ekskluzivisht as me kategoritë etike të së mirës dhe së keqes e as me kategorite estetike të së bukures dhe të shëmtuares. Veprat e krijueme në artin shqiptar të asaj periudhe nuk mund të analizohen në thelbin e tyne duke mbetë në sipërfaqen formale të ngjyrave, formave, ndryshimeve stilistike e larmisë teknike.
Ferdinand Paci dhe bluza e kuqe e bukur e kooperativistes (Foto ...

Problemi thelbësor me të cilin u ndesh arti shqiptar në këtë periudhë asht ai i depërsonalizimit të krijimtarisë artistike. Ky fenomen (që nuk asht unik në historinë e artit, mjafton me përmendë shembujt ma të spikatun nga arti egjiptian apo ai bizantin) futi në atmosferën e veprave të asaj periudhe nji fryme gati metafizike ku përsonazhet nuk gjallojnë, por pozojnë. Ndryshe, veçse, nga shembujt që na vijnë nga Egjipti apo Mesjeta, ku fryma mistike mbizoteronte krijimtarinë individuale, realizmi socialist në vend të besimit mistik kishte bindjen ideologjike. Ky moment asht shtjellë me mjaft inteligjencë nga Gezim Qendro në shkrimin e tij “Su-Realizmi Socialist”.
Portreti i Nines (voj)
Krijimtaria e Ferdinand Pacit nuk mbeti jashtëkesaj vorbulle. Punime si “Brezi ynë i ri” janë tipike të asaj atmosfere pllakateske që mbizoteroi në artin shqiptar të pasrevolucionit kulturor të 1967-ës. Kompozimi i ekuilibruem, inja elegante dhe raportet dekorative të ngjyrave janë vetëm elemente të jashtem të formes pa jetë të vepres, e cila dominohet nga nji atmosferë pa ajer ku përsonazhe që u ngjajnë manekinave vështrojne diku larg në nji horizont që qëndron përtej reales. 

Ferdinand Paci Adrian: Trapani, una mostra al San Rocco. | 100 ...

Përtej gjykimit thjesht formal, kjo veper mbetet nji dëshmi e mrekullueshme e transformimit të identitetit të artistit dhe njikohësisht të transformimit të identitetit të përsonazheve të tij nën tyrsninë e nji sistemi që privon dimensionin e lirisë nga krijimtaria artistike. Sigurisht, Ferdinand Paci nuk asht as i vetmi, as i pari e as i fundit që ndjenë nji trysni të tillë në krijimtarinë e vet.

Ferdinand Paci
Nuk duhet të harrojmë se krijimtaria e tij e shkurtër ngjeshet mes dy datave të randësishme për Shqiperine e asaj periudhe, 1967 letra e hapur e KQ të PPSH-së kundër mbeturinave fetare dhe zakoneve prapanike; 1974, Plenumi IV i KQ të PPSH kundër shfaqjeve të huaja ideologjike në art dhe kulturë. 

Adrian Paci's Art House, deeply-rooted in the local territory, is ...

“Njeriu i ri”, fryt i kësaj historie shqiptare, ka populluar me qindra telajo duke mbetur sot nji ikonë e pazëvendësueshme e asaj kohe. Unë nuk mendoj se përçmimi ndaj sistemit që ushqeu nji art të tillë duhet të na deformojë gjykimin ndaj dëshmisë së pazëvendësueshme që keto vepra na lanë mbi atë periudhë të historisë shqiptare dhe vec një talebanizëm kulturor mund të na shtyje që t’i shkaterrojmë vetëm se nuk besojmë ma (për fat të mire) në ideologjinë, pjellë e së cilës këto vepra, në nji mënyre apo ne nji tjetër, janë.
Ferdinand Paci (pejsazh ne voj)
Në këtë kontekst duhet thanë se krijimtaria e Ferdinand Pacit mbetet nji dëshmi e kësaj historie. Trajektoria që pësoi krijimtaria e tij e shkurtër asht trajektoria që shoqënoi artin shqiptar nga vitet ‘50 deri në fund të viteve ‘80, e Ferdinand Paci na e dëshmon këtë në nji nivel artistik të denjë për t’u konsideruar si i tillë.(Ardian Paci)

PIKTORI FERDINAND PACI(1940 – 1975)

Nga Fritz RADOVANI:

Piktori i Paharrueshëm Ferdinand Paci* nga Fritz Radovani | Radi ...

Në 80 vjetorin e lindjes...


Oborri i shkollës Pedagogjike e ma vonë salla e vizatimit e prof. Simon Rrotës, na lidhi si shokë me Ferdinand Pacin e, ma vonë si piktor të rijë, por edhe përjetsisht miq. Kujdesi dhe dashnia e prof. Rrotës për ne, na bani me dashtë artin për të cilin, atëherë ishte sakrificë e madhe me dashtë me tregue të vërtetën që na mësonte profesori po, që, edhe na këshillonte si djelmët e Tij për me e ndjekë ate.

E, ndoshta, sot mund të duket edhe e pabesueshme ajo që profesor Simoni, na fliste e na kshillonte…Na po përgatitëshim për mësues, por penelat e prof. Rrotës, na zbukuruen shpirtin me aq kujdes, sa përjetsisht mbetëm nxanësit e Tij, edhe atëherë, kur, vazhduem me kenë nën kujdes të prof. tjetër të pikturës Vladimir Janit, në rrethin e shtëpisë së kulturës.

Ferdinandi ishte një talent i vërtetë dhe gjithmonë i njajti njeri i thjeshtë, i dashtun, i sinqertë dhe kurr egoist. Nuk dij asnjë rasë që të konstatonte në punimin tem ose të një shokut tjetër dishka të gabueme dhe të rrinte indiferent por, me dashamirsi, merrte penelin apo lapsen dhe vazhdonte korrigjimin e gabimit…

Ferdinand Nush Paci, u le nga prindët Nush e Luçia Paci, me datën 30 Maji 1940, pra plot 80 vjet ma parë në qytetin e lashtë të Shkodres. Baba i Tij Nushi, ishte mjeshter argjentar, po edhe një prind model si në dashamirsi ashtu edhe në sjelljen e Tij prej qytetari të njohun shkodranë, gjithmonë i ndihmuem nga zonja e Tij e nderueme Luçia.

Në shkollën pedagogjike Ferdinandi ishte ndër nxanësit e shkelqyeshëm në të gjitha landët, kjo kishte formue një përshtypje aq të mirë tek drejtori i shkollës prof. Gani Daiu, sa kur kemi mbarue shkollën, Ai na propozoi që të na jepej nga Ministria e Arësimit “madalje ari”, që për arësye biografije nuk e morem asnjeni as unë, as Ai.

Ferdinandi, shkoi në punë në repartin e pikturës së qytetit, ndersa, unë disenjator në kabinetin pedagogjik të arësimit.

Ferdinandi mbas shumë përpjekjesh e nderhymjesh e nga ana e prof. Vladimir Janit, ma në fund, mujti me shkue me disa provime plotsuese në Liceun Artistik në Tiranë, prej ku, me rezultatet e Tija të shkelqyeshme hyni në Institutin e Lartë të Arteve.

Atje u laurue si piktor në qershor të vitit 1965, vit në të cilin edhe unë përfundova Liceun Artistik me korespondencë. Vazhdonim Ai dhe unë rregullisht me marrë pjesë në ekspozitat lokale të pikturës në Shkoder ndërsa, mbasi u laurue Ai u ba pjestar edhe i ekspozitave kombëtare në Tiranë si dhe, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistave të Shqipnisë, tue theksue se këta arritje ishin vetëm për merita artistike dhe asnjëherë me rrugë tjera të terthorta ose të pandershme…

Në vitin 1966, Ferdinandi mbajti fjalën e rastit kur unë hapa ekspozitën personale, dhe për këte iu terhoq vërejtja nga Lidhja e Artistave, mbasi nuk duhet ta bante për një njeri me biografi si të temën…Menjëherë, mbas vitit 1967, Ferdinandi ishte Ai që më sinjalizoi për rrezikun që më kercnohej nga i famëshmi “Revolucion Kultural”…

Miqësia e jonë dyfishohej edhe nga piktori Ndoc Gurashi, i cili, ishte jo vetem një mik besnik po, dhe, një këshillues i pjekun ndër shumë rrethana të kohës për ne të dy, ndonse, me Ferdinandin lidhej edhe familjarisht.

Ferdinandi ishte një pedagog i nderuem dhe për këte dëshmojnë shumë ma tepër se vetë të gjithë ish nxanësit e Tij, të cilët, edhe sot e kujtojnë me respekt emnin e mësuesit të vet.
Me datën 3 shtator 1975, në Shkoder, u hap lajmi i zi i një aksidenti automobilistik që kishte ngja në Thethin e Dukagjinit, ku humbën jetën katër përsona në moshë të re, ndër të cilët ishte edhe Ferdinandi…

Nuk ishte e meritueshme për një njeri si Ferdinand Paci një fund jete aq tragjik dhe i dhimbëshem…Asnjëherë, nuk mund të shlyej nga kujtesa eme, Atë portret aq fisnik të Ferdinandit, që kishin shkallmue shkrepat e Alpeve tona, me atë pamje të mnershme që unë përjetova në morgun e spitalit civil të Shkodres, atë natë…kur e pashë shokun tem të fëminisë dhe, nuk e njihshe cili asht mes atyne viktimave të asaj nate të zezë…pamje e cila aq mu tipos në trunin tem sa, mbas disa ditësh e ripërtrina në një vizatim…ku, tue e shikue sa herë e mendoj: “Pse, o Zot, a mundet kush me veprue pa vullnetit Tand, me vra një njeri si Ferdinandin..?”

…Ora e dorës që më dha një infermjere aty, tregonte ende shkapetjet…ndër gurë!

Atë, orë, njëditë…ia ktheva djalit të Tij, Adrianit…piktorit t’ardhëshem…sot, Burrë!

Ferdinand Paci u nda nga jeta në moshen 35 vjeçare…plot 45 vjet ma parë…

Veprat e artit që Ferdinandi i la familjes dhe Atdheut në galeritë e arteve Ate, e rëndisin ndër Artistët e Kombit tonë.
FERDINAND PACI, asht i paharrueshem nga Qytetaria e Shkodres, Ai asht artist i Pavdekshëm po, edhe Pedagog i Nderuem i brezit të ri, për moralin dhe dashninë e madhe që kishte për artin dhe Atdheun, ndjesi që Ai, edukoi dhe frymzoi tek Rinia e nderueme Shkodrane!

Ai ishte një zambak i bardhë i qytetit të Shkodres…Se, ashtu kishte edhe Shpirtin e Tij..
Në shenjë kujtimi ia kushtoj këta pak rreshta në këte 80 vjetor…

Melbourne, 30 Maji, 2020.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...