Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/06

Priftërinjtë shqiptarë dhe “një qëndrim i hapur antisllav”

Priftërinjtë shqiptarë dhe “një qëndrim i hapur antisllav”
Sentimentit kundër priftërinjve dalmatinas e sllavë mund t’i shtohet edhe ndjenja e kultivuar e fuqishme antiturke, që e përçon qartazi peshkopi i Sapës, Pjetër Budi, në veprim­ta­rinë e tij të gjerë të botimeve, përkthimeve, të katekizmave, fja­lo­rëve dhe poezive që synojnë një rikthim në traditën skënder­begiane të rezistencës heroike antiosmane. Në fakt, siç shprehet Molnari, Budi “u përpoq që të përfshinin kombin shqiptar në ndërmarrjen evropiane antiosmane”. Bartl thotë se kudo në shprehjet e këtyre priftërinjve shqiptarë shihet “një qëndrim i hapur antisllav” dhe se në të gjitha këto ndoshta shihet “një formë embrionale e ndërgjegjes kom­bëtare shqiptare”

Faktori shqiptar konsiderohej tepër i rëndësishëm, së bashku me gjeografinë e tij pranë-bregdetare, për plane ambicioze kryengritëse. Kështu që, pothuajse i tërë shekulli XVI dhe një pjesë e madhe e shekullit XVII kanë njohur me dhjetëra plane, konspiracione e ambicie të shteteve italike, sidomos Spanjës, për të zhvilluar kryengritje dhe operacione ushtarake në një zmbrap­sje antiosmane. Tom Plesha, i dërguari “i të gjithë popujve të mbre­­të­risë së Maqedonisë e Shqipërisë” u shfaq në Romë më 1595 si akter i shumëpërmendur. Një shqiptar tjetër nga Tivari, Mark Samueli, u shfaq në maj 1596 dhe ia ofroi shërbimet e veta nuncit apostolik në Venedik për një rebelim në Shkodër, por duke aku­zuar bashkëvendësin e tij, Pleshën, për mashtrim. Më 1608, Nikolla Renesi viziton Hercegovinën e Shqipërinë në emër të spanjollëve për të dhënë lajmin e gatishmërisë së flotës spanjolle për t’u ardhur në ndihmë kryengritësve potencialë të Ballkanit. Mbretëria spanjolle kishte shpenzuar mbi 200 mijë dukatë në projektet e saja ambicioze në Shqipëri në këtë kohë. Në këto përpjekje, që shpesh sillnin akterë realë, por edhe aventurierë të ndryshëm, ishin plot ballkanas të tjerë, sikurse vojvoda Gërdan i Nikshiqit të Malit Zi, që ishte i lidhur me patrikun Jovan. Domenik Andrijasheviqi është një eksponent tjetër hercegovas, i cili shkon në Romë, Graz e Pragë për të kërkuar ndihmë për kryengritje në emër të hercegovasve. Por, edhe kryepeshkopi i Ohrit, Athanasi, më 1608 dërgoi tre persona në Romë për ta ndi­h­muar urgjent kryengritjen në Himarë, në bregdetin shqiptar.

Pothuajse nuk ka plan, ambicie a konspiracion gjatë she­kujve XVI e XVII në të cilin Shqipëria apo “Shqipëria Venecia­ne” nuk e ka rolin kryesor.

Fiset shqiptare si kryengritës dhe rebelë të përhershëm

Fiset shqiptare, sidomos kelmendasit, përmendeshin në shumë raporte si kryengritës dhe rebelë të përhershëm në burime të ndryshme të shekullit XVII.

Por, për dallim nga kroatët, shqiptarët duke qenë të ndry­shëm dhe duke mos pasur “kushërinj” etnikë e gjuhësorë, duke qenë në një situatë komplekse pas pushtimit otoman dhe duke u ballafaquar me multikonfesionalizëm, jo vetëm në ndarjen e ve­riut katolik me jugun ortodoks, por tani edhe me islamizmin gjithnjë në rritje, filluan të ndërtonin gradualisht mendimin për identitet, duke u nxitur edhe nga politikat e kundër-refor­ma­cio­nit. Që nga vepra e parë e Gjon Buzukut – “Meshari” më 1555 – e deri te veprat e Budit, Bardhit e Bogdanit, filloi një traditë e hershme dhe e gjatë kulturore e gjuhësore shqiptare, shumë e lidhur me katolicizëm.

Në fakt, është interesante se si brenda vetë klerit katolik shqiptar lind një diferencim dhe vetëdijesim për të shkolluar sa më tepër kuadro përmes Propagandës Fide, për të nxitur botime në gjuhë popullore të kuptueshme, por edhe për të kapur poste me rëndësi hierarkike kishtare dhe sidomos për të kundërshtuar priftërinjtë e huaj që nuk njihnin gjuhën e zakonet vendore.

Një shprehje e qartë e një politike diferencuese që mbajtën priftërinjtë e kleri shqiptar aty kah shekulli XVI tregon për një qasje që kundërshtonte sjelljen e klerit nga jashtë, që nuk dinte gjuhën dhe zakonet e vendit.

Më 1577 “pleqëria” apo paria e Priskës dhe Lezhës i dër­guan letër papës me kërkesë dhe mbështetje për një kandidat ipeshkvnor me arsyetimin se ai ishte bir i kombit shqiptar.

Korrespondenca e ipeshkvit të Stefanikës, imzot Maki­ja­shit (Nicolò Mechaisci), në relacion me ipeshkvin e Lezhës, Stoj­qinin, që filloi më 1 qershor 1599, është shumë ilustrative. Ma­kijashi ankohet në Romë, duke e zezuar ipeshkvin e Lezhës, i cili madje gjatë studimit në Venedik paska shkuar në teatro e bor­dele, se si ishte burgosur në kuvendin e Shën Françeskut dhe ishte shpëtuar në Romë nga burgu prej shqiptarit Anton Bruni, e të tjera. Akuza vazhdonte tutje për shërbimin e tij të keq në Shqipëri, se nuk është i rregullt në mesha, nuk i respekton agjërimet, bën keqpërdorime financiare, duke marrë të holla edhe nga spanjo­llët, bën jetë të shkujdesur e të shthurur e të tjera.

Për Peter Bartl është e qartë se e tëra rrjedh nga identitetet e ndry­shme të këtyre klerikëve të lartë: Stojqin është sllav nga Dub­ro­vniku dhe kishte kombësi të ndryshme. Për më tepër, jo vetëm Makijashi, por edhe bashkëkombësi i tij, ipeshkvi i Sapës, i cili nënshkruhet së bashku me të në letër-ankesën në fjalë, tregojnë hap­tazi një mosdurim e armiqësi ndaj raguzanëve, duke i mbaj­tur për “armiq për vdekje të shqiptarëve të mjerë”.

Në fakt, Mekijashi si ipeshkëv i Stefaniakës dhe Nikollë Bardhi (Nicolò Bianchi), peshkop i Sapës, së bashku me klerin tjetër lokal shqiptar, për më shumë se një vit (1602-1603) kishin mbushur me letra kardinalë të ndryshëm me ndikim dhe vetë papën Klementin VIII, duke akuzuar me një varg akuzash për shkelje e keqpërdorime të ndryshme klerikët e huaj, peshkopin e Lezhës të përmendurin Innocenzio Stoicino, si dhe priftërinjtë Veli­­slavi dhe Francesco Scoroveo, që të gjithë nga Dubro­vni­ku.

Nga ky aksion i adresimit të Vatikanit nga kleri shqiptar shihej një projekt i organizuar i klerit shqiptar, i cili akuzonte rëndë priftërinjtë dalmatinas e dubrovnikas, në fakt priftërinjtë sllavë dhe haptazi kërkohej emërimi i priftërinjve shqiptarë me dije të gjuhës, vendit e zakoneve vendore.

Ballafaqimi i klerikëve “ilirë” dhe shqiptarë

Në fakt, të përlarjet ishin edhe për kufij dioqezash. Në rastin konkret, Stojqinit i shihej për të madhe nga kritikuesit e tij që ai përfshinte krahina e hapësira të tëra brenda territorit të tij dio­qe­zal edhe pse, sipas Makashit, ai posedonte një rrogë të majme që i siguronte papa.

Akuzat shkonin edhe aty që këta klerikë “të huaj” nuk bren­­goseshin për popullin dhe në rrethana të vështira, sidomos kur rastet përkeqësoheshin nga presionet e turqve, ata nuk qanin kokën dhe i braktisnin besimtarët. Sugjerohej që në këto raste klerikët shqiptarë nuk do t’i braktisnin interesat e popullit e be­sim­tarëve. Bartl thotë se kudo në shprehjet e këtyre priftërinjve shqiptarë shihet “një qëndrim i hapur antisllav” dhe se në të gjitha këto ndoshta shihet “një formë embrionale e ndërgjegjes kom­bëtare shqiptare”.

Ballafaqimi i dy lobeve të klerikëve në mes të atyre “ilirë” (dalmatë e sllavë) dhe shqiptarë rreth posteve të rëndësishme në rajon kishte vazhduar në disa raste, sikurse edhe me rastin e për­zgjedhjes së argjipeshkvit të Tivarit më 1657 dhe të peshkopit të Sappa më 1682.

Më 1682, gjashtë tregtarë shqiptarë nga Venediku tentuan të ndalnin zgjedhjen e Marin Jeliq nga Dalmacia jugore për pe­shkop të Sappas, me arsyetimin që shpreh mjaft – se ai ishte një i huaj që nuk e njihte gjuhën shqipe.

Një rivalitet i këtillë i lobeve kishtare erdhi në shprehje si­domos rreth juridiksionit të prelatëve në Kosovë e Shqipëri në vitet e njëzeta të shekullit XVII. Kleri shqiptar kërkonte që prelatët të njohin gjuhën shqipe, ndërsa kleri nga Dalmacia e Herce­go­vina ankohej që kishte një obstruksion dhe pengesë në punë dhe që refuzohej nga klerikët e vendësit shqiptarë.

Këtij sentimenti kundër priftërinjve dalmatinas e sllavë mund t’i shtohet edhe ndjenja e kultivuar e fuqishme antiturke, që e përçon qartazi peshkopi i Sapës, Pjetër Budi, në veprim­ta­rinë e tij të gjerë të botimeve, përkthimeve, të katekizmave, fja­lo­rëve dhe poezive që synojnë një rikthim në traditën skënder­begiane të rezistencës heroike antiosmane. Në fakt, siç shprehet Molnari, Budi “u përpoq që të përfshijë kombin shqiptar në ndërmarrjen evropiane anti-osmane”. Ai e shihte Shqipërinë si çelës të sundimit turk në Ballkan dhe nëse kjo do të zhbëhej aty, atëherë otomanët mund të përziheshin lehtë nga pjesët tjera në Evropë.

Rritja e klerit të ri e të arsimuar shqiptar i pozicionoi ata për të pasur ambicie më të shprehura karshi posteve të rëndë­si­shme kishtare. Në fakt, gara e lobive “ilire” (sllave) dhe shqip­ta­re kapi një dimension përtej Ballkanit, saqë rivaliteti u shpreh madje edhe në Romë. Interesant është sidomos rasti rreth hos­pi­cit së Shën Jeronimit në Romë. Sherri plasi rreth garës për një post kishtar në mes të një shqiptari e slloveni, dhe grupi i përbërë prej dalmatinasve, boshnjakëve e kroatëve u përpoqën të nda­lonin hyrjen dhe anëtarësimin në Cofraternite, në vëllazëri, për shqiptarët dhe kandidatët nga Provincat Trashëguese Austri­a­ke. Kundërshtia shpuri deri tek përpilimi i disa trakteve të ndryshme në periudhën 1652-1655. Çështja mbërriti larg, deri aty se çka në fakt është përkatësia “ilire”, saqë procesi gjyqësor u zvarrit me vite për të dhënë vendimin e gjyqit të Sacra Romana Rota më 1655: Fitorja i takoi së ashtuquajturës “Illyrias së voglë” katolike, që u mbrojt nga dalmatinasi Jeronim Pashtriq. Është interesant se si ky kontest njohu argumente dhe kundër-argumentet mbi origjinën e etnisë dhe gjuhës shqipe.

Verdikti do të thoshte se “ilirët” ishin banorët e Kroacisë, Slla­­vonisë, Dalmacisë e Bosnjës.

Por, e tëra ndoshta mund të shtjellohet e kuptohet në ku­adër të një gare më të gjerë rreth përzgjedhjes së prelatëve në postet nëpër Shqipërinë Veriore, Serbi e Dalmaci, për çka lobet rivale po pozicionoheshin karshi Propagandës Fide.

Por, peticione bënte edhe ana tjetër. Është interesant edhe episodi i ballafaqimit me përpjekjen e reformës, kur katolikët e Letnicës, së bashku me ata të Janjevës, Novobërdës e Trepçës i kanë dërguar letër papës për të denoncuar një prift të infiltruar luteran nëpër kishat dhe famullitë e tyre. Prifti i infiltruar luteran kishte qëndruar për 6 muaj, sipas kësaj letre, dhe kishte propaganduar reformën, kishte mbajtur mesha, kishte kryqëzuar fëmijët dhe kishte arritur të krijonte huti, derisa ishte hetuar.

Ishte ky vetëm një episod, por që kishte ndodhur më 1578, në kohën kur protestantizmi kishte filluar edhe në Gjermani e Evropë. Ndër të nënshkruarit në këtë letër-peticion, më të cilin kërkoi që të rikthehej prifti katolik i parapëlqyer nga komuniteti, apo ai të promovohej në titull më të lartë. Nga të nënshkruarit e Letnicës ishin Steja Nelin dhe Jovan Jovanovic. Bëhej fjalë për priftin Marjan Brajanoviq, i cili lavdërohej nga autorët e let­rës se kishte arritur t’i rikthente në katolicizëm të konvertuarit në ortodoksizëm dhe që kishte lënë një përshtypje shumë të favor­shme në komunitet për shtatë vjet, duke arritur autoritet edhe tek ortodoksët dhe tek autoritete turke. Në fakt, ishte ky një peticion i organizuar me të cilin kërkohej që Brajanoviq të zinte postin e argjipeshkvit në Tivar, apo në vendin e zbrazur ipeshkvnor në Lezhë. Pasi që këta u drejtoheshin edhe autoriteteve kishtare në Dubrovnik, nuk është për t’u çuditur që pas saj qëndronte edhe Raguza.

Gjendja e priftërinjve në Shqipëri e Kosovë

Në fakt, Roma, përshtypjet e para për gjendjen e rëndë të katolikëve në Shqipëri e Kosovë i ka marrë nga vizita e Komu­lo­vicit dhe jezuitit Tommaso Raggio më 1584, si dhe më vonë prej vizitës së Marin Bizzit, më 1610. Selia e Shenjtë kishte fituar përshtypjen e parë më të detajuar në këtë kohë nga kjo vizitë, mbi islamizmin në rritje, pakësimin e katolikëve në qytete, larushinë, si dhe sugjerimin interesant për hapjen e një kolegji për të arsimuar kuadro klerikësh mu në Letnicë, që shihej si më e shmangur dhe ideale për një punë të tillë, si një qendër arsimore rajonale. Bizzi konsideron që duhet hapur një kolegj i veçantë ballkanik në Itali për të rinjtë shqiptarë.

Bizzi, në anën tjetër, e thekson veçanërisht rolin ushtarak të katolikëve shqiptarë për mbrojtje të Italisë, pa harruar të për­mendë edhe Skënderbeun. Ai i sugjeron Selisë së Shenjtë ripërtër­itjen e hierarkisë kishtare dhe forcimin e misioneve.

Ndonëse këto ishin informacione me vlerë, ato ishin më shumë të një natyre tjetër dhe nuk përqendroheshin në çështje etnike, ngase të dy raportuesit nuk ishin shqiptarë. Siç vëren edhe Molnar, shumica e këtyre vizitorëve apostolikë në fillim ishin dalmatinas dhe më shumë e kishin fokusin tek aspektet kon­fesionale, liturgjike dhe deri diku konsiderata e mundshme ushtarake, pa bërë ndonjë ndërlidhje në mes tyre dhe idesë nacio­nale e etnike.

Por, më vonë prelatët katolikë shqiptarë, sipas formateve të misioneve me bazë të koncentruar kombëtare, në frymën e Pro­pagandës Fides, farkëtuan tutje nocionin etnik si kombëtar, duke i dhënë kuptim më të gjerë edhe territorial e identitar sipas sensit të hershëm modern.

 Se në çfarë forme nisi diferencimi nga “ilirizmi” sllavo-jugor? Kush ishin po­lemizuesit e parë dhe autorët e teorisë së origjinës së shqiptarëve? Përse, sipas tij, ata nuk janë aziatikë, por “maqedonas”, të cilët ishin dety­ruar të tërhiqeshin në male nga dyndjet e serbëve e bullgarëve?

Forca e zakonit në “Shqipërinë tjetër”

Forca e zakonit në “Shqipërinë tjetër”
“Megjithatë, dikujt mund t’i shkojë mendja se lidhja e tepërt me vlerat tradicionale, si dhe konsideratat ekonomike janë përgjegjëse pse shtëpitë e reja janë ndërtuar në oborrin e shtëpisë së vjetër. Mbi të gjitha, ato do të mund të ndërtoheshin në tokën bujqësore të Hadrive, tani që nuk ka rëndësi parësore ekonomike, nëse nuk do të ishte në kundërshti me zakonet tradicionale rurale, si dhe si ndryshim i madh radikal me aspektet e familjes tradicionale”, shkruante gazetari i prestigjiozes “New York Times”,

Dennison I. Rusinow në pjesën e dytë “Fshati, fabrika dhe kosovarët” të studimit “Shqipëria tjetër: Kosova 1979”. Dhe sot, gjithandej Kosovës, syri të rrokë nga pesë-gjashtë shtëpi identike vëllezërish. Ka edhe aso me mure të ngjitura, e që e njihen si “shtëpi me shumë kulme”. Masat për parandalimin e përhapjes së virusit me kurorë kanë shtyrë institucionet që t’i angazhojnë artistët e figurat e ndryshme publike që t’u bëjnë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi.

Artisti Sislej Xhafa është frymëzuar nga masat kundër pandemisë në SHBA për veprën që në thelb ka rolin e strehës. Të pastrehët, duke fjetur nëpër ulëset e metrove njujorkeze, janë në fokus të videove të fundit të realizuara nga Xhafa. Përmes tyre ai i është përgjigjur thirrjes së galerisë “Galleria Continua” për të treguar një përvojë personale ose artistike në kohën e pandemisë.

“Ai gjatë një xhiroje nëpër metrotë e New Yorkut ka vënë në pah shumë gjëra që më parë kanë qenë të padukshme e njëkohësisht ka vënë në pikëpyetje edhe konceptin shtëpi. I ka përthekuar të gjitha këto përmes disa videove që janë publikuar nga “Galleria Continua” në faqen e saj në Facebook. “Pasi që shtëpia është aty ku është zemra, zemra këtu është e padukshmja që bëhet e dukshme”, ka thënë artisti Xhafa  nëpërmjet komunikimit me e-mail në mesprill.

“Përveçse”

Në mesmaj, nga Meksika, poeti Xhevdet Bajraj ka nxitur në Facebook dhjetëra komente të rahovecasve që kanë lexuar poezinë “Përveçse”, pjesë e veprës “Lëngu i trëndafilave”, botuar më 2017 nga Botimet KOHA. 

Vargjeve, si “Unë mund të mbijetoj kudo/ Zot/, por askund nuk mund të lulëzoj/ përveçse/ atje/ ku është ajo”, ua ka bashkëngjitur një shtëpi të vjetër në qytetin e rrushit. “Në këtë dhomë mbi rrugë, saktë para 50 vjetësh, jam lindur unë”, ka komentuar Bekim Beko Durguti në platformën sociale.

Etnologu Valon Shkodra thotë se populli ka krijuar shumë shprehje e fjalë të urta që mishërojnë lidhjen me shtëpinë, duke i listuar disa sosh: Askund nuk e ki më mirë se në shtëpinë tënde; Hyn e del si në shtëpi të vet; Kolibë, kolibë është shtëpia ime; Shtëpi pushke; Shtëpia pa djepa e ahuri pa vjeta nuk bon hiç; Nuk mbahet shtëpia me miell hua.

Plani i shtëpisë me të çarshisë nuk shkon; Shtëpi mikpritëse; Shtëpi bukëdhënëse; Shtëpi e madhe, e të tjera.

“Studiuesi amerikan Robert Rakoff shprehet se shtëpia është një objekt kulturor me kuptim. Shtëpia është vend i sigurisë, i kontrollit, i pushimit, i ngrohtësisë, shtëpia ka identitet dhe intimitet”, thotë Shkodra, duke shtuar se shtëpia si mjedis për mënyrën e jetesës përmbush funksione të ndryshme kulturore e sociale.

“Është vendi më i rëndësishëm i familjes, andaj është edhe traditë që të ruhet nderi i shtëpisë, dhe kjo traditë është përcjellë gjeneratë pas gjenerate”.

I kthehet një tjetër fjale të urtë popullore: "’Po t’u bë oxhaku me shej’, në këtë rast e ka kuptimin e shtëpisë, (nëse është bërë ndonjë e keqe në shtëpi), nuk të nevojitet as pasuria e botës, sepse shqiptari për një nder rrnon”.

“Magjia e ligjërimit” si rrëfim personal në formë kujtimesh

“Magjia e ligjërimit” si rrëfim personal në formë kujtimesh
Në librin “Magjia e ligjërimit” poeti dhe mendimtari Agim Vinca thotë: “Poet i vërtetë është ai që është i pajisur me shqisën e gjashtë, atë që nuk e kanë njerëzit e thjeshtë, të zakonshëm: invencionin”. Këtë tipar, nga i cili buron, prodhohet, del apo shpërthen një krijim origjinal, merr rrugë një mendim apo ide shumë e rëndësishme, mund ta quajmë mbindjesi. E gjithë krijimtaria e tij e larmishme si: poet, kritik, historian i letërsisë, antologjist, publicist, polemist, prozator, përkthyes, pedagog, intelektual, mendimtar e të tjera e merr nismën, forcën, thellësinë dhe shkëlqimin pikërisht nga kjo mbindjesi.

Libri “Magjia e ligjërimit” është “rrëfim personal në formë kujtimesh”, fryt i këmbënguljes dhe i një bashkëpunimi të gjatë e shumë të studiuar nga ana e shkrimtarit tashmë të mirënjohur Miftar Kurti me poetin dhe mendimtarin e shquar Agim Vinca në saje të njohjes së gjithanshme të veprës poliedrike të tij, vlerave pa fund që sjell ajo në letërsinë shqipe si e tillë dhe në shkencën e letërsisë veçanërisht, por edhe në mendimin e veprimin intelektual mbarëkombëtar. Kurti ia ka dalë mbanë të na japë një vepër krejt të veçantë ku shpërfaqet jo vetëm jeta dhe krijimtaria artistike, shkencore dhe intelektuale e Agim Vincës, por vlerësohen dhe analizohen arritjet, mangësitë e dobësitë e trashëgimisë sonë kulturore, gati njëshekullore, si edhe hedh dritë e hap perspektiva të qëndrueshme e shpresëdhënëse për të ardhshmen.

Jeta midis “çizmes serbe dhe opingës maqedone”

Përveç gjashtë kapitujve libri është pajisur edhe me një anketë mjaft interesante, si dhe me një fotoalbum të vogël por shumë kuptimplotë.

Në rreth njëqind faqet e para të librit përmes intervistës me pyetje e përgjigje të drejtpërdrejta shpaloset jeta e Agim Vincës mes “çizmes serbe dhe opingës maqedone”. Përmes një gjuhe të pastër e të pasur, plot elegancë e muzikalitet, njihemi me familjen dhe fisin e tij, me jetën në vendlindje, Veleshtë, shkollimin në Strugë, punësimin dhe ushtrinë, studimet universitare e pasuniversitare, periudhën e veprimtarisë dyzetvjeçare akademike në Universitetin e Prishtinës, jetën në paqe e në luftë, atë private e shoqërore deri në rolin e ministrit nën administrimin ndërkombëtar dhe pas robërisë serbe e daljes në veprimtari të lirë deri sot.

Në këtë shpalosje madhështore të një jete dinamike dhe shumë aktive lexuesi befasohet këndshëm nga faqja në faqe.

Në një familje relativisht të madhe Agimi ishte më i vogëli, “i teti në Bronx”, si thotë ai me shaka. Pikërisht ky, me punën e vet titanike do t’i ngrejë vetes një monument të lartë, të denjë për një hero të kohës sonë. Megjithëse jetoi vetëm 19 vjet në fshat e pastaj mori rrugët e botës kurrë nuk e harroi vendlindjen. Në atë rrugëtim nga klasa e tretë nis shoqërimi i tij me librin që do të zgjasë gjithë jetës. Në atë rrugë do ta ndiqte gjithmonë jehona e fjalëve të babait për vatanin dhe flamurin kuqezi, që një ditë, sipas tij, do të valonte përsëri “në Kosovë e Çamëri”.

Në këtë rrugëtim pune dhe lufte ai ka qenë i pranishëm në mbarë hapësirën shqiptare ku si profesor universiteti ka ligjëruar në Prishtinë e Tiranë, në Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Prizren, Gjakovë e tek arbëreshët e Italisë, e kështu edhe në botën e jashtme me paraqitje publike në festivale e tribuna si krijues dhe intelektual në Paris, Romë, Gjenevë, Hamburg e New York e deri në Jerusalem e Ramallah, por një brengë e shqetëson edhe tani pasi fare pak ka qenë i pranishëm në Shkup, shumë me vonesë në Tetovë dhe aspak në Strugën e rinisë së hershme, pikërisht atje ku Unioni i Intelektualëve të Maqedonisë me seli në Shkup propozoi shpalljen e tij ”Qytetar Nderi i Komunës së Strugës”, të cilës jo vetëm i ka kënduar me shpirt në një poemë nga më të bukurat e letërsisë shqipe, por me veprën e ndritur dhe punën e vet titanike ia ka bërë emrin të njohur kudo në botë.

Agim Zogaj : Gënjeshtra është në vetë qenien e serbit

Politikanët serbë, kësaj radhe, Gjuriqi dhe Vulini, vazhdojnë ta propagandojnë gjuhën kërcënuese,ofenduese, retorikën politike, në thelb primitive ndaj Kosovës, kundrejt popullit dhe zyrtarëve tanë. Në shikim të parë, do të mund të thoshim se, kjo nuk na befason, sepse vjen nga zyrtarë nacionalistë, me traditë dhe edukim politik serbomadh. Megjithatë, invazioni më i ri diplomatik, krejtësisht nacionalist, shovinist dhe shumë i rrezikshëm i Serbisë, vërsulja për ta mohuar të vërtetën për masakrat serbe në Kosovë, për ta anatemuar luftën heroike të popullit tonë me në krye UÇK-në e lavdishme, është përtej shqetësimit dhe arsyes së qytetërimeve të shekullit XXI. Etiketimet, gënjeshtrat, trillimet, kërcënimet e burrështetasve serbë, paralajmërojnë rrezik edhe në rrafshin e sigurisë rajonale. Diplomacia evropiane, ndërsa, për habi, po mjaftohet me ndonjë reagim shumë të zbehtë dhe të pa qartë, madje, ndërkohë edhe duke i bërë favore të reja Serbisë!
Tani, pas deklaratës poshtëruese të kryetarit serb Vucic, akuzat serbe janë edhe më të sofistikuara. Gjuriqi, në deklaratën e tij më të re, na akuzon për, gjoja qëllime, siç thotë : “…terroriste dhe kriminale”!? Kurse, Vulini, duke i dalë në mbrojtje nacionalistit Vuçiç, ripërsëriti kualifikimin, gënjeshtrën monstruoze të ish bashkëpunëtorit të Millosheviqit dhe krahun e djathtë të Sheshelit se : ” Reçaku është një gënjeshtër”.
Ndonëse, në rastin e Vuçiçit, Vulinit dhe Gjuriqit e të ngjashmëve serbë me ta, gënjeshtra, trillimi, mashtrimi, tradicionalisht janë politikë e njohur e udhëheqësve serbë, ne po ua sjellim në kujtesë fjalët, deklarimet e frymëzuesit të tyre ideologjik, antishqiptarit, Dobrica Qosiqi i cili,konstaton dhe pranon se :
Ne gënjejmë me qëllim që ta mashtrojmë veten…gënjejmë nga mëshira, nga paturpësia, që ta fshehim mjerimin tonë…Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb…Gënjeshtra është interes shtetëror serb. Gënjeshtra është në vetë qenien e serbit!

Kush na qenka pra, në traditë dhe me histori mjeshtër i fabrikimit të gënjeshtrave, jo vetëm politike ? Gjuriçëve, Vulinëve dhe të gjithë atyre serbëve që vazhdojnë me shekuj të jenë vërbësisht gënjeshtar, mashtrues, pushtues, vrasës, ju vetëm kundër shqiptarëve, përgjigja u erdhi nga Dobrica Qosiqi i tyre i cili, me pendën shoviniste, veçmas për ne shqiptarëtparalajmëroi, ndjelli dhe mbolli gjak, urrejtje e varre!
Vulin, ndërsa, siç dinë vëllazëria serbe, sllave, në lidhje me masakrën serbe në Reçak, qenka nxituar t’i dalë në përkrahje kryetarit të tij, Vuçic, duke e ripërsëritur, gënjeshtarin, mashtruesin, arrogantin, “ vozhdin” e ri serb. Sikur Gjuriqit, krijuesit të furtunave dhe mjegullave politike serbe, edhe Ministrit serb të mbrojtjes, Vulin këtij kujdestari të devotshëm për të sajuar kërcënime edhe ushtarake drejt Kosovës po ia rikujtojmë deklaratën e një bashkëvendësi të tij, një ndër të parët intelektualë serbë që kishte dalë kundër Millosheviqit, arkitektin e njohur, Bogdan Bogdanoviç. Më 26 janar 1999, në intervistën e realizuar ( me autorin e këtij shkrimi, në ato vite, korrespondent nga Kosova i Radio “Deutsche Welle”) për Programin shqip të Radio “Deutsche Welle”, në pyetjen: “Cili është komenti i juaj lidhur me masakrën serbe mbi banorët e fshatit Reçak në Kosovë”, Bogdanoviç ishte përgjigjur:” Ky është tmerr! Unë, këtë masakër e shohë si një vetëvrasje morale të Serbisë…Unë nuk di se çfarë mendojnë, njerëzit të cilët sot janë në krye të Serbisë për fëmijët e tyre, për të ardhmërinë…Jam i zhgënjyer!”
Çfarë argumente të tjera, duhet t’ua sjellimnë vëmendje, pushtetarëve nacionalistë serbë, pra, nga vetë mendimet e bashkëkombasve të tyre, për ta ndalë, këtë vërsulje, këtë arrogancë, të urrejtjës, të racizmit, e të kërcënimeve të hapura, jo vetëm diplomatike ndaj Kosovës ?


( Autori është ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike të UP )

Dyndjet Sllave ne Ballkan



Pas vdekjes së perandorit Teodosi i Madh më 395, Perandoria Romake u nda në dy pjesë: në Perandorinë e Lindjes – Bizantin, me kryeqendër Konstantinopojën dhe në Perandorinë e Perëndimit, me kryeqendër Romën. Iliria mbet nën sundimin e Bizantit.
Historiani, Tajar Zavalani, shkruan:
”Vendbanimet fillestare të Sllavëve kanë qenë moçalet e luginës së lumit Pripet në një krahinë të Bjellorusisë që quhej Polesje. Sllavët jetonin si tribu primitivë, me regjim patriarkal e merreshin me pak bujqësi duke djegë pyjet, në toket e të cilëve mbillnin  për një stinë, duke shfrytëzuar hirin si pleh.”
Profesori çek, Dvornik, shkruan:
“Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojë vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik. Historia e invazioneve sllave filloi nga fundi i shekullit VI pas Krishtit.”
Në një epokë të historisë që nuk dihet me saktësi, Sllavët filluan të dalin nga Polesja dhe të përhapen në Europën e Mesme dhe Juglindore. Ata nuk ishin inisiatorët e këtij invazioni, por ishin skllevër dhe shërbyen si “mish për top”, masë mbrojtëse të Avarëve, Hunëve dhe Bullgarëve.
Historiani W.Temperly, shkruan:
“Sllavët nuk erdhën si një ushtri invaduese që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzish kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund të qëndronte. Ishte një gjë e lehtë të shfaroje individë ose grupe të tërë nga invaduesit sllavë, por ishte e pamundur të ndalosh dyndjet e tyre, ku numri ishte aq i madh sa zinte vendin e vetive luftarake.”
Në fillim fushatat sllave në Ballkan patën një karakter të përkohshëm. Ata hynin në një vend, vrisnin, prisnin, digjnin, rrënonin e grabisnin sa mundeshin dhe ktheheshin pas maleve Karpate ku ishin vendos. Kështu, në vitin 580, një fuqi e përzier sllavësh dhe avarësh, rreth 100.000 vetë, u nisën nga gryka e Danubit dhe bënë kërdinë në Iliri dhe Thraki. Ata dogjën, plaçkitën e grabitën për 4 vite rresht. Një pjesë e tyre u tërhoqën me një pasuri të madhe, por shumica e sllavëve u ngulitën në trojet e pushtuara ilire. Këto epizode tragjike të invadimeve sllave në Ilirik arritën kulmin e tyre në vitin 617, kur pas vërshimeve të tyre masovike u vendosën përfundimisht në Ballkan, duke filluar sllavizimin gradual të tij.
Historiani i Bizantit, Prokopi, shkruan:
“Si një valë deti prej njerëzish, me burra, gra e fëmijë, ata u vërsulën në tokat e Perandorisë dhe kthyen në gërmadha e zhytën në gjak Ilirinë, Epirin dhe Thrakinë, duke përparuar deri në thellësi të Greqisë së vjetër. Prej orës që skllavinët u turrën në tokat e Perandorisë, ata grinë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim gjinie e moshe që u ranë në duar. Kjo shfarosje me shumicë mbuloi në kufoma Ilirinë dhe Thrakinë, që sipas llogaritjeve ishin më shumë se 200.000 vetë, duke përfshirë edhe ata që u morën si skllevër.”
Në fund të shekullit VIII, Bullgarët u shkëputën nga dominimi i Avarëve të së njëjtës rracë dhe filluan të pushtojnë toka për llogari të tyre. Në vitin 679, nën udhëheqjen e Khanit bullgar Asparuh, ata u vendosën në tokat e Bullgarisë së sotme, duke hedhur themelet e një shteti bullgar të pavarur nga Bizanti. Duke qenë një popullsi më e vogël në numër se Sllavët, Bullgarët morën gjuhën sllave dhe si rezultat u sllavizuan.
Historiani arbëresh nga Kroacia, Aleksandër Stipçeviç, për dundjet dhe vendosjet sllave në Ilirik, shkruan:
“Mbarimi i kohës së vjetër dhe fillimi i kohës së mesme, vijoi në Ballkan si një ndër periudhat më të errta. Gotët, Hunët, Avarët dhe popujt e tjerë barbarë sulmuan nga të gjitha pjesët, duke plaçkitur e shkatërruar çdo gjë që krijuan Romakët dhe Ilirët gjatë atyre shekujve të punës e të përparimit. Një qytetërim i zhvilluar filloi të zhduket nën goditjet vdekjeprurëse që i shkaktonin hordhitë barbare me tërbimin e tyre shkatërrues. Në fillim të shekullit VII fillon kolonizimi nga ana e popujve të ndryshëm sllavë, të cilët, pak nga pak, e pushtuan gati tërë vendin që dikur u takonte Ilirëve.”
Në këtë mënyrë Serbët e Bullgarët u vendosën në Ballkan, duke shtyrë popullsinë autoktone ilire drejt jugut, të cilët u quajtën Ilirë të Jugut dhe shtriheshin nga Kosova në Artë dhe nga deti Adriatik në Shkup. Pjesa veriore e Dardanisë u pushtua dhe u sllavizua nga Serbët, kurse pjesa lindore e saj dhe Thrakia u pushtua dhe u asimilua nga Bullgarët.
Popullsia sllave e përbërë nga serbët, kroatët, sllovenët e më vonë edhe bullgarët, që u formuan gjatë Mesjetës, ishin me besim fetar pagan. Serbët më 879 dhe Bullgarët më 866, u futën në vitin 879 në kishën e krishterë ortodokse, kurse kroatët e sllovenët u futën në kishën e krishterë katolike.
Në të gjitha kishat e Sllavëve të Jugut, gjuha serbe quhej si gjuhë ilire dhe shënohej si “iliryca lingua”, e që nuk ka qenë aspak ilire, por sllave. Në këtë mënyrë Serbët e sllavët tjerë, përpiqeshin të përzihen me Ilirët autoktonë. Bullgarët arritën ta quajnë gjuhën e tyre Maqedonishte (pra ilire), por edhe ajo ishte gjuhë sllave. Bullgarët, pasi që pushtuan Maqedoninë, e quajtën Aleksandrin e Madh paraardhës të tyre, d.m.th. bullgar!
Mirëpo, historiani francez, D’Anzhieli, shkruan:
“Nuk mund të harrohet që Aleksandri i Madh ishte me prejardhje ilire, me arsim helen dhe i edukuar nga një shqiptar/ilir tjetër prej Stragjirës së Maqedonisë, Aristotelit. Nëna e Aleksandrit të Madh , Olimpia/Olimbia, ishte nga fiset Iliro-Epirote, babai i tij, Filipi II, ishte ilir maqedonas, pra shqiptar…”
Ndryshe nga dyndjet e tjera barbare që nuk zunë vend në Shqipëri, ardhja e Sllavëve qe me pasoja të mëdha për popullin dhe  trojet tona. Në shekullin VIII dyndjet sllave morën fund në Ballkan. Popullsia Thrake u zhduk plotësisht dhe u formua Bullgaria e sotme. Vendbanimet ilire u ngushtuan shumë dhe popullsia ilire që banonte në vendet që sot quhen: Slloveni, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni u asimilua krejtësisht ose  u shfaros me dhunë.
Sipas historianëve bizantinë: Teofani, Nikifori, Kedreni dhe Zomara, Bullgarët sllavë u vendosën në Siujdhesën Ilirike dhe në trojet e Maqedonisë antike diku kah gjysma e shekullit VII të erës sonë, rreth viteve 650-680 dhe në vitin 687, pra tetë-nëntë vjet pas themelimit të Mbretërisë Bullgare, popullsia e Maqedonisë antike ishte bullgaro-sllave.
Në shek.IX shteti Bullgar u forcua dhe filloi të zgjerohet në kurriz të Perandorisë Bizantine. Në vitin 851 ata u shtrinë në Maqedoninë Qendrore dhe në Shqipërinë e Jugut, duke pushtuar Ohrin dhe Devollin, kurse disa vjet më vonë pushtuan edhe Beratin dhe gjithë luginën e Vjosës. Në vitin 904 ata pushtuan edhe Vlorën, Himarën, Butrintin e Nikopojën (Prevezën), por nuk mundën ta marrin Durrësin dhe Shkodrën. Të gjitha këto toka shqiptare hynë nën sundimin e Mbretërisë Bullgare dhe Simeoni e ktheu shtetin bullgar në Perandori, duke e shpallur veten Car të Bullgarëve dhe Bizantinëve.
Pas vdekjes së Simeonit, perandoria bullgare u dobësua, por pas marrjes së fronit nga një feudal i fuqishëm, Samuili, ajo u rimëkëmb përsëri. Qendra e saj u bë Prespa e më vonë Ohri. Në vitin 1005 ai shtiu në dorë Durrësin dhe më 1014 Manastirin. Vendin e Samuilit e zuri vëllau i tij, Ivan Vlladisllavi. Në vitin 1017 Ivan Vlladisllavi u vra në afërsi të Durrësit. Pas kësaj bullgarët iu nënshtruan Bizantit, por Vojvoda Ivaca e vazhdoi rezistëncën e tij në Skrapar ku u shtyp përfundimisht nga gjenerali shqiptar, David Arianiti. Ky qe dhe fundi i mbretërisë bullgare dhe e sundimit bullgar në Shqipëri (851-1017=166 vjet).
Bullgaro-sllavët depërtuan shumë lehtë drejt Ilirikut dhe Maqedonisë, duke  krijuar shumë shpejt mbretërinë e tyre, sepse ata i morën me të mirë vendasit e atjeshëm: Ilirët, Vllehët, Thrakasit, Myzianët dhe popuj të tjerë, të cilët ishin nën robërinë dhe sundimin e egër të Perandorisë Bizantine dhe të nëpërkëmbur edhe nga Grekët. Këto popuj të shtypur nga pushtuesit bizantinë, Bullgarët sllavë i pritën gati si ”çlirimtarë”, sepse Mbretëria Bullgare ishte në luftë e armiqësi të përhershme me Bizantin dhe popujve të shtypur nga ai u njohu shumë të drejta, të cilat ata nuk i kishin pasur prej shekujsh.
Perandori bizantin, Justinian Rinometi, nuk pranoi tu paguaj Bullgarëve tributin e pranuar nga ati i tij, por ngriti një ushtri të fuqishme dhe mundi në fushat e Thrakës një ushtri bullgare. Ai më pas marshoi drejt perëndimit dhe përparoi deri në Selanik, duke i nënshtruar popullsitë sllave.
Nga kronikat bizantine del edhe çështja e ushtrisë së bullgarëve të vendosur në Maqedoni: ”Këtë vit (v.691),- shkruan Nikifori,- perandori Konstantin i ktheu në robër një pjesë të popullsisë sllave të Maqedonisë dhe ia nënshtroi të tjerat perandorisë romake”. Kjo ndodhi sepse ushtria bullgare sllave, e komanduar nga Nebuli, kaloi në anën e ushtrisë arabe, të udhëhequr nga kalifi Abdel-Malek, në luftën e tij me ushtrinë bizantine. Në këtë kohë Bullgaro-sllavët shtriheshin jo vetëm në Maqedoni e Greqi, por deri në Peloponez.
Në vitin 168 p.e.s. Maqedonia ra nën sundimin romak, ndërsa në vitin 148 p.e.s. ajo u bë provincë e thjeshtë romake. Me ndarjen e Perandorisë romake, më 395, Gadishulli ballkanik u bë pjesë e Perandorisë Lindore romake – Bizantit, kështu edhe provinca e dikurshme e Maqedonisë antike u bë pjesë përbërëse e saj. Në shekullin XIV dhe XV hapësirat e Ballkanit ranë nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe ngelën aty gjer në prag të Luftës së Parë Botërore. Rajoni i dikurshëm i Maqedonisë antike me Traktatin e Bukureshtit, të vitit 1913, u nda midis Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë.
Maqedonia nuk u përmend për afro dymijë vjet, që nga rënia e saj nën Perandorinë romake e deri në fillim të shekullit XX. Poashtu, gjatë tërë historisë nuk ka ekzistuar asnjë përpjekje e ndonjë populli për të ringjallur shtetin me emrin Maqedoni.
Ideja për një Maqedoni si shtet, lindi nga fundi i shekullit XIX. Atëherë doli në skenë një lëvizje e fuqishme, që njihet me emrin VMRO. Sipas platformës politike të saj Maqedonia do të duhej të ishte një “Zvicër ballkanike”,  ku do të jetonin në barazi të plotë banorët e saj: bullgarët, shqiptarët, turqit, vllehët, grekët etj. Duke u nisur nga parimet e lartpërmendura, edhe përkundër kundërthënieve, më 1903 shpërtheu kryengritja, e cila njihet me emrin Kryengritja e Ilindenit. Ngjarjet kryesore të kësaj kryengritjeje u zhvilluan në hapësirat, ku jetonin shumica shqiptare. Për shkak të karakterit çlirimtar të Kryengritjes së Ilindenit, shqiptarët morën pjesë aktive në të. Këtë e dëshmojnë edhe shumë autorë sllavo-maqedonas, të cilët kanë shkruar për këto ngjarje.
Ndër ta është edhe Todor Simovski, i cili në punimin e tij: “Për pjesëmarrjen e kombësive në Kryengritjen e Ilindenit”, shkruan:
“…përpjekjet e para për një shtet maqedonas filluan aty kah fundi i shekullit XIX, nën ndikimin e lëvizjeve çlirimtare të popujve fqinj, të cilët tentonin të çlirohen nga sundimi shekullor osman. Kështu, nën ndikimin e këtyre lëvizjeve, edhe tek sllavo-maqedonasit u formua organizata “VMRO”, nën ndikimin e së cilës, në vitin 1903, shpërtheu Kryengritja e Ilindenit. Kryengritja kryesisht kishte karakter antiosman. Prandaj, asaj iu bashkangjitën dhe e ndihmuan edhe Shqiptarët. Pa ndihmën e Shqiptarëve ajo vështirë se do të kishte sukses, kur dihet se ajo u zhvillua kryesisht në viset e banuara më tepër me Shqiptarë”.
Më tej ai vazhdon: “Shqiptarët kishin merita të veçanta për Komitetin dhe kryengritjen e Ilindenit, që ishin bartës të sigurtë dhe të mirë të armëve, barutit dhe materialit tjetër ushtarak” .
Në lidhje me çështjen e Kryengritjes së Ilindenit dhe luftën e shqiptarëve në këtë periudhë kanë shkruar edhe historian tjerë maqedonas, si: Aleksandër Hristov, Orde Ivanovski,…etj. Poashtu, për këtë flitet edhe në librin: Historia e Popullit Maqedonas, Shkup 1993, ku theksohet pjesëmarrja masive e shqiptarëve në atë kryengritje.
Edhe pse Kryengritja e Ilindenit për disa ditë u shua nga forcat ushtarake osmane, kjo ishte ngjarja e parë me rëndësi historike për popujt që jetonin në Maqedoni. Këto ngjarje shënuan zanafillën historike të bashkëpunimit në mes sllavomaqedonasve (apo sllavobullgarëve) dhe Shqiptarëve, si dhe gatishmërinë e këtyre dy popujve të robëruar, për t’u çliruar nga zgjedha osmane.
Konferenca e Londrës ( 1913 ), e njohu pavarësinë e Shqipërisë, por e sanksionoi ndarjen e hapësirave gjeografike dhe të popullit shqiptar si tërësi, në dy pjesë gati të barabarta. Gjysma e kombit shqiptar mbeti në përbërje të Shqipërisë së pavarur, ndërsa gjysma tjetër hyri në përbërje të Mbretësisë Serbe.
Pas Luftës së Parë Botërore, Shqiptarët etnikë që mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë, u futën në përbërje të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që pak më vonë u quajt Mbretëria e Jugosllavisë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe përkundër propagandës komuniste për “vetëvendosjen e popujve”, ajo jo që nuk ndodhi me shqiptarët, por hapsirat e tyre etnike u coptuan në shumë shtete. Komunistët u ofronin shqiptarëve të drejta dhe barazi “fiktive”, siç ishte rasti me Mbledhjen e ASNOM, më 2 gusht 1944, në Prohor Pçinski.
Lidhur me këtë Prof. Dr. Gjorgji Caca thotë:
“Republika Socialiste e Maqedonisë, sot është ajo që asnjëherë nuk ka qenë. Ajo është kështu, sepse është formuar në Luftën e përbashkët të popullit maqedonas së bashku me kombësinë shqiptare dhe turke … “
As në fazën e parë dhe as në të dytën, Maqedonia nuk përkufizohet si shtet nacional i maqedonasëve. Në fazën e tretë Kushtetuta e re e qartësoi përbërjen e popujve të Republikës së Maqedonisë. Kjo ishte Kushtetuta e vitit 1974, e cila e definon Maqedoninë kështu:
“ Republika Socialiste e Maqedonisë është shtet nacional i popullit maqedonas dhe shtet i kombësisë shqiptare dhe turke në të, bazuar në sovranitetin e popullit, pushtetit dhe vetëqeverisjes së klasës punëtore dhe të gjithë njerëzve punonjës dhe bashkësi socialiste demokratike vetëqeverisëse të popujve punonjës dhe qytetarëve, të popullit maqedonas dhe me të të barabartë të kombësisë shqiptare dhe turke ”.
Nga definicioni i aktit më të lartë juridik për Maqedoninë si shtet i Maqedonasve, Shqiptarëve dhe Turqve mund të konstatohet se kjo i përgjigjej realitetit historik për kontributin e dhënë të popujve të saj dhe përbërjes etnike të kësaj republike multinacionale.
Ekziston për një kohë të gjatë një kontest në mes të disa shteteve ballkanike në lidhje me territorin e ish-provincës otomane të Maqedonisë. Ky kontest etno-territorial në periudha të caktuara historike ka marë përmasa të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Përderisa pushteti okupues otoman ishte i fuqishëm dhe stabil, kontradiktat mes etnive të ndryshme mbaheshin nën kontrollin e organeve qëndrore. Fillimi i rënies dhe i largimit të ngadalshëm të otomanëve nga Ballkani, me paqen e Karlovcit të vitit 1699 dhe fillimi i ndërhyrjes së fuqishme ruse pas vitit 1820 me pavarësimin e Greqisë, e bashkuar kjo edhe me dëshirën e natyrshme të popujve ballkanikë për liri, sollën deri te tërmete të mëdha në Europën juglindore. Në këtë kuadër, si rezultat i luftës ruso-turke të vitit 1877/78, dhe disfatës së tmershme të armatave otomane, Rusia ia diktoi Turqisë termat e paqes së Shën Stefanit (Jeshilkojit) nga 3 marsi 1878. Në bazë të kësaj marëveshjeje, Bullgaria fitoi autonominë dhe u zgjerua shumë në dëm të vendeve fqinje duke fituar Vranjën, Pirotin, Thrakën etj. Implikime të mëdha solli sidomos zgjerimi në perëndim duke përfshirë gati gjithë territorin e Maqedonisë otomane. Kundër këtij forcimi të madh të ndikimit rus në jug reaguan fuqitë e mëdha duke organizuar Kongresin e Berlinit (13 qershor-13 korrik, 1878), me të cilin Bullgarisë iu reduktuan ndjeshëm kufijtë e propozuar nga Rusia në Shën Stefan. Prej kësaj kohe politika bullgare në drejtim të Maqedonisë mer formë më të sofistikuar duke folur gjithmonë për një Maqedoni autonome, kuptohet si një fazë e ndërmjetme kjo drejt bashkimit me Bullgarinë.
Në vijim të aktiviteteve revolucionare të kontrolluara nga Sofja, më 1893, në Selanik, formohet “Organizata revolucionare e brendshme maqedonase-odrinase”, e cila më vonë do të ndryshojë disa herë emrin por jo edhe qëllimin e deklaruar: Çlirimin e Maqedonisë nga okupatori turk dhe bashkimin e natyrshëm të popullit bullgar me shtetin amë Bullgarinë. Themeluesit e saj si: Kristo Batanxhiev, Dame Gruev, Kristo Tatarçev etj, e ndjenin veten të gjithë për bullgarë etnikë dhe asnjëherë nuk e vinin në dyshim këtë. Madje vetë Dr.Kristo Tatarçev, e shpreh qartë në memoaret e tij idenë mbizotëruese në bazë të së cilës u formua organizata kur thotë se: “E kishim në mendje se një Maqedoni autonome do ta kishte më lehtë të bashkohej me Bullgarinë më vonë”. Ky është vetëm një nga qindra e mijëra dokumente në të cilat pasqyrohet qartë karakteri etnik bullgar i popullsisë sllavishtfolëse të Maqedonisë së asaj kohe.
Në luftën ballkanike të vitit 1912 dhe në rregullimet pasuese të Bukureshtit dhe të Londrës si humbës më i madh doli populli shqiptar territori i shtetit-komb të të cilit u reduktua në vetëm 30% të territorit të banuar nga shqiptarë etnikë në Ballkan. Paqja e Bukureshtit nga 10 gushti i vitit 1912 megjithëse i dhuroi Bullgarisë një territor prej gati 26.000 km2, përsëri nuk kënaqi aspiratën e natyrshme popullore për tu bashkuar me bullgarët e Maqedonisë, pasi kjo pjesë e tokave bullgaro-shqiptare në masë të madhe u nda nga fitimtarët e luftës ballkanike, Sërbisë dhe Greqisë. Që nga kjo kohë sllavët bullgarishtfolës të Maqedonisë jetuan nën çatinë sërbe respektivisht greke të cilët e mohonin kombësinë bullgare të tyre. Edhe në mesin e intelegjencisë sllavishtfolëse nga Maqedonia ka pasur elementë si p.sh Kërste Petkov Misirkov që në periudha të caktuara historike e kanë pasur të turbullt dhe me dyzime përkatësinë e tyre kombëtare, duke u shpallur herë si bullgarë, herë si bullgaro- maqedonas e herë si maqedonas.
Elemente bullgare nga Maqedonia të shkolluara para Luftës II Botërore me fondet e Mbretërisë Sërbe në Beograd, pas ndryshimeve të vitit 1945 fitojnë përparësi dhe në kuadër të politikave titoiste fillojnë me një punë serioze për krijimin përfundimtar të një kombi të ri: atij maqedonas.
Federata komuniste e Jugosllavisë për herë të parë njeh zyrtarisht një kombësi të veçantë sllave-jugore, atë maqedonase me të gjithë elementët e veçantësisë kulturore që e dallojnë një komb, në radhë të parë gjuha. Në një periudhë kohore 50 vjeçare, dhe në reth 18 vite pavarësi nga ish-federata jugosllave në këtë vend bëhet përpjekeje që të etablohet dhe përforcohet elementi etnik maqedonas si i ndryshëm nga ai bullgar. Në këtë drejtim Bullgaria dhe Maqedonia paradoksalisht pretendojnë njëkohësisht në përkatësi etnike bullgare respektivisht maqedonase për heronjtë e njëjtë kombëtarë, shkrimtarët e njëjtë nga e kaluara, shenjtorët e kishës ortodokse, gjuhën e folur e cila është gati identike, kulturën popullore e deri tek mitet popullore.
Kjo në radhë të parë ka të bëjë me gjuhën gati identike, por shumë më tepër me figurat e mëdha historike nga e kaluara të cilët janë njëkohësisht edhe bullgare edhe maqedonase!. Që nga Shën Kirili, Shën Metodi, Shën Naumi e Car Samuili, Krali Marko e Karposhi, e deri tek Goce Dellçev, Nikolla Karev e Kristo Tatarçev, për të numëruar disa shembuj të paktë, gjithë këto figura historike janë për bullgarët bullgarë, kurse për një pjesë sllavishtfolëse të qytetarëve të IRJM-së, që e mban veten për maqedonase në aspekt etnik, këta janë maqedonas.
Një numër i ngjarjeve të mëdha historike nga e kaluara si Mbretëria e Samulit, beteja e Maricës, kryengritja e Karposhit, kryengritja e Kresnës, Kryengritja e Razlovit, kryengritja e Ilindenit, etj merren si ngjarje madhore si në historinë bullgare ashtu edhe në historinë “maqedonase”.
Qëndrimi zyrtar i shtetit bullgar ka qenë në vazhdimësi mohues ndaj ekzistencës së popullit të veçantë maqedonas si i ndryshëm nga populli bullgar. Bullgaria me të drejtë vë pikëpyetje të mëdha tek shumë figura e ngjarje historike nga e kaluara të cilat e demaskojnë seriozisht “maqedonizmin” si identitet të veçantë brenda sllav.
Qeveritë e ndryshme maqedonase të periudhës së pavarësisë kanë bërë përpjekje për imponimit e qëndrimit të tyre zyrtar për ekzistencën e një kombi të veçantë maqedonas krejtësisht origjinal dhe të ndryshëm nga ai bullgar. Në këtë drejtim më konsistente dhe këmbëngulëse kanë qenë rymat e majta të cilat gjeografikisht, etnikisht dhe shpirtërsht ndihen më afër Beogradit. Rymat djathtiste nga ana tjetër janë më të vagullta dhe të mjegullta në drejtim të refuzimit kategorik të opcionit bullgar. Kjo shihet qartë edhe gjatë dy tri viteve të fundit kur në qeveri janë elementet e VMRO/DPMNE-se.
Situata bëhet akoma më e komplikuar kur të kihen parasysh përpjekjet 20 vjeçare greke për të ndryshuar emrin e Maqedonisë. Ndryshimi i emrit të vendit implikon edhe shumë pikëpyetje tjera në lidhje me identitetin kombëtar të banorëve të vendit që ndryshon emrin. Në këtë pikë çështja bëhet shekspiriane për qytetarët sllavishtfolës këtu. Janë ata maqedonas antikë të sllavizuar më vonë? Janë fis i veçantë sllav i cili u vendos në Ballkan në shekujt VI-IX bashkë me fiset tjera sllave? Apo janë bullgarë të shkëputur me dhunë nga gjiri i shtetit amë që duhet ti rikthehen atij? Apo mos janë bullgarë etnikë që me kalimin e kohës nën ndikimin e propagandave jugosllave dhe komuniste kanë evoluar në një kombësi të re të quajtur maqedonase?
Teoritë më të reja në lidhje me kombformimet njohin edhe mundësi të formimit (“zbulimit” i quan Andersoni) të tyre nga lart poshtë, pra nën kontrollin politik dhe ndikimin e elitave të caktuara pushtetare. Elita maqedonase projugosllave e kohës së Titos dhe kjo e këtyre 20 vjetëve pavarësi, siç duket ka pasur sukses në injektimin artificial të një identiteti të ri kombëtar – atij maqedonas. Një identitet i tillë i bazuar krejtësisht në një ndjenjë përkatësie krahinore dhe në dialektet lindore të bullgarishtes sot është ngritur në komb dhe gjuhë të veçantë maqedonase. Ky identitet jo vetëm që del si i ndryshëm nga ai bullgar, por është në kontradiktë të drejtpërdrejtë me të, pasi pretendon në vlerat e njëjta në të cilat bazohet historikisht edhe identiteti kombëtar bullgar. Shikuar në tërësi, çështja e identitetit kombëtar të maqedonasve të sotëm të IRJM është e paqartë dhe e komplikuar, pikërisht ashtu siç thanë edhe vetë liderët e sotëm të “dy popujve” në fjalë, atij maqedonas dhe atij bullgar: fqinjë, vëllezër apo një komb i ndarë në dy shtete?
Shteti i sotëm, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë shtrihet midis Bullgarisë, Greqisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës. Sipas pozitës gjeografike, ajo përfshin hapësirën, ku kryqëzohen rrugët dhe hekurudhat në drejtimin Veri-Jug, që lidhin Greqinë dhe Kosovën e Serbinë dhe vijat komunikative Lindje-Perëndim, që lidhin Shqipërinë dhe Bullgarinë.
Banorët më të lashtë të Maqedonisë së sotme, Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, që përmenden tek autorët antikë grekë e romakë, janë fiset ilire, thrakase dhe helene. Këto të dhëna na lënë të kuptojmë se sot, trashëgimtarët e banorëve më të vjetër të këtij shteti, janë shqiptarët që jetojnë këtu. Kjo për shkak të një fakti shumë të qartë, se pasardhësit e ilirëve janë shqiptarët, pasardhësit e helenëve janë grekët, ndërsa si pasardhës të trakëve të vjetër nuk përmendet ndonjë popull i sotëm, përpos hapësirës gjeografike “Thrakia”, që shtrihet midis Bullgarisë dhe Greqisë.
Historianët sllavë përpiqen që të dëshmojnë se populli i sotëm maqedonas është pasardhës i maqedonasëve antikë. Tërë kjo bëhet për shkak të politikës ditore maqedonase, për të arsyetuar krijesën dhe ekzistimin e shtetit të sotëm “Republika e Maqedonisë”, si vazhdimësi historike e Maqedonisë antike. Por, për saktësinë e kësaj teorie sllave nuk ekzistojnë fakte shkencore relevante të historiografisë së huaj, prandaj përpjekja në këtë drejtim është jo shkencore.
Fiset sllave që erdhën më vonë në hapësirat gjeografike të Ballkanit, u vendosën këtu përgjithmonë. Ky proces i vendosjes dhe kolonizimit të Gadishullit Ballkanik pati reperkusione të mëdha për popullatën autoktone ilire në Ballkan.
Grupe të ndryshme sllave, që në shekullin VI, u vendosën në rrethinat e Selanikut. Kolonizimi sllav mori përmasa të mëdha në shekullin VII. Perandoria Bizantine në këtë periudhë ishte në luftë me Persinë dhe nuk ishte në gjendje të ndalë procesin e depërtimit të Sllavëve. Si rezultat i kolonizimit sllav, u ndërrua struktura etnike e hapësirave Ballkanike.
Në librin, “Historia e Popullit Maqedonas”, thuhet:
“…me shndërrimin e Maqedonisë në tokë sllave u krijua simbioza midis sllavëve të ardhur dhe popullsisë vendase maqedonase (që ishte pakësuar). Si rezultat i simbiozës midis sllavëve dhe popullsisë së vjetër vendase maqedonase, pak nga pak tek sllavët u imponua emri i vjetër i vendit ”Maqedoni”. Në këtë mënyrë, pas asimilimit definitiv të popullatës së vjetër maqedonase, nga etnosi sllav, erdhi në shprehje “ populli-etnosi” i ri ”.
Është e vërtetë se vendosja masovike e Sllavëve në hapësirat Ballkanike, ka pasur ndikim të madh, jo vetëm në ndërrimin e strukturës etnike, por edhe në ndërrimin e toponimisë (emrave të vendbanimeve, lumenjve, maleve, ultësirave dhe krahinave të tëra). Por, assesi nuk mund të jetë e vërtetë se etnosi i vjetër maqedonas është asimiluar tërësisht, ashtu siç synojnë të vërtetojnë historianët e sotëm sllavë, sepse shtrohet pyetja dhe dilema tjetër: Pse nuk u asimiluan tërësisht Helenët dhe Ilirët? Në fakt, procesi i asimilimit të tërësishëm ka mundur të ndodhë në ato hapësira gjeografike, ku presioni i Sllavëve ka qenë më i madh, sidomos në luginën e Vardarit, Moravës apo në rrafshirat pjellore të Thrakisë. Por një proces i tillë s’ka mundur të ketë ndikim të madh në viset kodrinoro-malore të Maqedonisë së sotme apo të Shqipërisë, ku ende jetojnë pasardhësit e Maqedonëve antikë ilirë, të cilët tanimë ekzistojnë me emrin Shqiptarë.
Nuk duhen ngatërruar vëndasit e asaj kohe me sllavomaqedonët e sotëm, megjithëse ai vend quhej Maqedoni tamam si sot. Po dikur, deri para shekullit VII-XI kur ndodhën edhe ardhjet masive sllave në Ballkan, Maqedonia ishte e populluar me Ilirë, ndërsa tani me Shqiptarë dhe Sllavë.
Për çfarë në të vërtetë luftojnë maqedonasit e tanishëm? A janë ata antikë, apo sllavë? Pse çështja e identiteti është problemi më i madh mes maqedonasve dhe grekëve, janë disa prej pyetjeve që janë sqaruar në një dokument të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) në vitin 1946.
Dokumentin e siguruar nga gazeta “LAJM” nga arkivi i VMRO-së që gjendet brenda Arkivit të Shtetit të Maqedonisë, historiani Kiril Ivanov ka dhënë sqarime se cili është identiteti i tanishëm i maqedonasve. Ivanovi në një fjalim të mbajtur më 7 mars 1946 para anëtarëve të Organizatës së të Rinjve Maqedonas të Sofjes, me titull: “Historia më e vjetër e Maqedonisë”, ka dhënë fakte me të cilat sqaron se maqedonasit e tanishëm janë me prejardhje sllave dhe jo antike.
“Çka na lidhë neve, maqedonasit e sotëm me atë popullin e humbur që moti? A mund që ne t’i përkujtojmë pasardhësit e tyre historik? Historia jep përgjigje negative në këtë pyetje. Populli i sotëm maqedonas, i përbërë kryesisht nga fise sllave, të cilat kanë ardhur në Ballkan rreth shekullit të 6-të pas Krishtit dhe nga mbetjet e fiseve të vjetra ilire të cilat po humbeshin, ka fizionomi të tilla etnike, te të cilat, nuk mund ta zbulojmë fizionominë etnike të maqedonasve të lashtë”, thuhet në këtë dokument.
Kiril Ivanov këtë teori e ka sqaruar më poshtë para rinisë maqedonase të asaj kohe në Sofje të Bullgarisë. “As traditat dhe zakonet e lashta të maqedonasve të tanishëm sllavë nuk i përngjajnë asnjë prej atyre të maqedonasve të vjetër”, ka thënë Ivanov. Historiani maqedonas në atë kohë ka bindur rininë në organizatën e të rinjve se “Lidhja e vetme reale historike me ata maqedonas mund ta shohim vetëm në kuadër të aspektit gjeografik dhe në përgjithësi mund të shihen elementet ilire në përbërjen e tyre”, thuhet në dokumentin e arkivit të VMRO-së.
Gjithashtu, ai ka dhënë sqarime se Maqedonasit nuk janë drejtpërdrejtë pasardhës të maqedonasve antikë. Kiril Ivanov në mars të vitit 1946 vazhdon edhe më tutje, duke sqaruar dhe duke shprehur se cilat mund të jenë pasojat historike për këto të pavërteta.
“Ta dhunojmë historinë dhe faktet historike me atë që do t’i vendosim maqedonasit e sotëm drejtpërdrejtë si pasardhës të Aleksandrit të Madh, do të thotë jo vetëm që po ndryshojmë të vërtetën historike, por edhe të shndërrohemi në shovinistë qesharakë”,ka deklaruar para rinisë maqedonase, Ivanov.
Ai ka akuzuar edhe palën greke, të cilën e ka quajtur si agresore dhe ndryshuese të historisë. “Mësimi i asaj parahistorie të lashtë të popullit tonë na lidhë me një çelik të padrejtë kundër falsifikuesve të shovinistëve të atij lloji të Haxhi Taksis, i cili për ta arsyetuar rrëmbimin e Maqedonisë lindore dhe jugore nga Greqia, pa turp ‘pohon’ se maqedonasit e lashtë, por edhe të tanishmit janë grekë”, thuhet në fund të dokumentit që u lexua më 7 mars 1946 në Sofje.
Dimitrov: Maqedonasit do të zhduken
Maqedonasit do t`i gjejë fati i Majëve, Astekëve dhe Inkëve, bën të ditur parashikimi i Ministrit Bullgar të Diasporës, Bozhidar Dimitrov, të dhënë në intervistën e së hënës në Radion Kombëtare Bullgare.
Teza e ministrit bullgar është se maqedonasit sot nuk kanë krizë me emrin, por me identitetin. Sipas tij, kjo krizë, shihet edhe nga fakti se gjatë tetë viteve të fundit 30 mijë qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me shtetësi bullgare.
“Vetëm gjatë vitit 2009 mbi 4.900 qytetarë maqedonas kanë marrë shtetësinë bullgare. Në mesin e tyre ka ministra, mjekë, ish-ministra, me ç`rast nuk mendoj vetëm në ish-kryeministrin Lubço Georgievski”, ka theksuar ministri Dimitrov në intervistën për radion shtetërore bullgare.
“Nëse vazhdon kështu, atëherë ata do të përballen me shok kulturor dhe do t`i gjejë fati i Majave, Astekëve dhe Inkëve”, ka konkluduar Ministri i Diasporës i Bullgarisë, i cili është aktiv me politikën zyrtare bullgare në raportet me Maqedoninë. Dimitrov ka shtuar, gjithashtu, se Maqedonia nuk ka argumente të tjera për të diskutuar për ngjarjet historike dhe personalitetet, të cilat i konsideron si të veta.
Ai ka përqesh procesin dhe fushatën e “antikitetit”, që po udhëhiqet në Maqedoni:
“Nëse në të kaluarën shkenctarët kanë mundur të diskutojnë për historinë maqedonase, gjegjësisht rreth asaj se çka kanë qenë Car Samoili, Vëllezërit Milladinov, tanimë na mbetet vetëm që të qeshemi dhe në pamundësi t`ia shtrijmë duart. Ata tash i kërkojnë rrënjët diku në Pakistan ose Egjipt. Nëse nuk e keni ditur, edhe Kleopatra është maqedonase…Edhe e gjithë mbretëria e Ptolomejëve është maqedonase”, deklaroi Dimitrov.
Ai pret që marrëdhëniet mes dy vendeve të pësojnë ngrirje deri sa të zgjidhet kriza e identitetit në Maqedoni, gjegjësisht sa të ndalojë gjuha e urrejtjes dhe falsifikimi i përmendoreve bullgare, kishave dhe të mos lejohet vendosja e përmendoreve bullgare në territorin e Maqedonisë. Që kjo sjellje të ndalohet, sipas Dimtrovit, duhet të firmoset marrëveshja e vitit 1999 me të cilën ishin tejkaluar mosmarrëveshjet e mëparshme me dy vendeve.
“Presidenti Parvanov shumë qartë i sqaroi këto punë në takimin me kolegun e tij maqedonas, ku direkt i sqaroi, se mbështetja e jonë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE varet nga këto gjëra”, ka deklaruar Dimitrov.
(Agjensia e Lajmeve – INA, 23 Dec 2009)
– Fragment nga libri : Shefki Ollomani – LEKA I MADH – Aleksandri i Maqedonisë / Rrënjët e vërteta), botoi Shgb “SHKUPI”, Shkup Mars 2010
MAQEDONËT
DHE MAQEDONIA ANTIKE
( Shkruan: Shefki Ollomani – Tetor 2011 )
Hartat: Maqedonia e vitit 1912 e vitit 1913 dhe Maqedonia e sotme.
1. Etnia – Origjina e Maqedonëve antikë
Shpesh herë në historiografinë botërore shtrohet pyetja: Kush ishin Maqedonët e lashtë? Kësaj çështjeje të ndjeshme më mirë i përgjigjet historiani e studjuesi kroat, Dr Petar Lisiçar, i cili thotë: “Maqedonasit e lashtë janë popull i ri indoevropian, i cili është formuar nga grupe etnike ilire dhe pjesërisht nga grupe thrake dhe më pak helene, rrethë shekullit. VII p.e.s., të cilët e kanë formuar shtetin e tyre në një shtrirje territoriale: në veri të Thesalisë, rrethë lumit Haliakmona/Bistrica e sotme/ në rrafshin e Gjirit të Termejit/Selanikut”.
Ndërkaq, sa i përket gjuhës së tyre, më së miri e dëshmon studiuesi amerikan Xhorxh Uiliams kur shkruan se: “Gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi Botën, ka qenë gjuha shqipe”.
Maqedonët e lashtë nuk përmenden në poemat e Homerit. Dëshminë më të vjetër të emrit Maqedon e gjejmë në shënimet mitologjike të Hesiodit se, ”Maqedoni është Biri i Zeusit dhe Heroinës Thyije”. Helaniku thotë se, “Maqedoni është djal i Eolit”.
Emrin Maqedoni i pari e përmend Herodoti. Ndërsa Homeri përmend disa fise pellazge që jetonin në Maqedoni mes tyre edhe Peonët, të cilët morën pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga prijësi i tyre Pirekmi. Sipas Herodotit, Dorët, që jetonin rrëzë malit Pind, dikur janë quajtur Maqedonë. Nuk është e parëndësishme ajo që tregon Herodoti mbi Vëllezërit Temenidë, të cilët në fillim kanë ardhë nga Arga në Iliri, e mandej në Maqedoni dhe atë falë rrethanave fatlume dhe të mira e kanë themeluar shtetin e tyre – Maqedoni.
Maqedonët besonin se i pari i fisit të tyre ishte Makedoni nga i cili u emëruan. Në gjuhën e atëhershme ilire përkatësisht në dialektin e bukur dorik, kjo fjalë kishte kuptimin “i madh”. Pra, maqedonët ishin të mëdhenj, shtatlartë. Legjenda thotë se Makedoni ishte nip i Lykaonit dhe i Pellazgut, njeriut të parë në tokat ilire, njeriut që mbiu nga toka.
Herodoti ka shkruar se Maqedonia, ashtu si vendet tjera përreth, banohej nga Pellazgët. Ai e quan Maqedoninë, Pellazgji dhe Olimpin e konsideron si qendrën, kërthizën e Pellazgëve. Në tekset e tij, bën fjalë për një lidhje të ngushtë mes Maqedonëve dhe Dorëve. Herodoti shkruan se, Dorët rrjedhin nga Maqedonët, se e lanë Maqedoninë dhe shkuan drejt jugut, në fillim u vendosën në rrethinat e Thesalisë, e pastaj shkuan në gadishullin e Moresë (Peloponezi i sotëm). Të tjerë mendojnë të kundërtën, se Maqedonët rrjedhin nga Dorët. Që ekzistonte një lidhje e ngushtë mes Maqedonëve dhe Dorëve, na e thonë legjendat maqedone, që i gjejmë në versione të ndryshme.
Njëri version na thotë, se mbreti i parë i Maqedonëve ishte Karani, i biri i mbretit të Argut, Timenit. Timeni bashkë me Kresfontin dhe Aristodimon, ishin tre prijësit e Dorëve, që nga rrethinat e Thesalisë kaluan në Moré, ku vendosën pushtetin. Meseninë e mori Kresfonti, Spartën Aristodimo ndërsa Argun Timeni.
Pasi vdiq Timeni, të bijtë u grindën për fronin. Fedoni ia doli të marrë fronin për vete, ndërsa Karani vendosi të ikte larg që të gjente një vend tjetër për të sunduar, por më parë shkoi të konsultohej me orakullin e Delfit. “Mbretërinë tënde ta ngresh atje ku të shohësh të prehet një kope dhishë”, i tha Pitia.
Pas shumë ditësh udhëtimi arriti në një vend të bleruar, ku pa një kope dhishë. Shokëve të tij u tha: “Do të qëndrojmë këtu”. Aty ngritën qytetin, të cilin e emëruan Eges (Edhës), nga fjala ilire EG që do të thotë “Edh” – i vogli i dhisë (vëreni rotacionin nga G në DH, i zakonshëm për gjuhën ilire). Ky vend është po kjo Vergina e sotme ku gjatë gërmimeve arkeologjike është zbuluar kultura e lashtë maqedone.
Mbretërit maqedonë besonin që të gjithë se rridhnin nga Dorët. Dhe pasiqë Dorët, sipas legjendës, rridhnin nga Herakliu (Herkulesi), edhe Maqedonët adhuronin Herakliun si stërgjyshin e tyre dhe kishin ngritur faltore të shumta për nder të tij.
Historia na bën me dije se Mbretërinë Maqedone e themeloi Perdika I, i cili mbretëroi rreth viteve 700 p.e.r. Sipas një legjende, Perdika erdhi nga Iliria me dy vëllezërit e tij, Aeropin dhe Gavanin. U vendosën në Maqedoninë perëndimore, dhe u bënë barinj të kopeve të mbretit të Lebajës. Një natë mbreti pa në ëndërr se Perdika po i merr fronin, prandaj vendosi që t’i vriste tre vëllezërit.
Perdika me vëllezër një ditë ishin duke kullotur kopetë. Papritmas  panë nga larg kalorësit që kishte dërguar mbreti për t’i vrarë. Ata dyshuan në ta prandaj ikën. Nga prapa u vinin shigjetat që i hidhnin kalorësit. Pas një ikje të gjatë arritën te një lumë ku u hodhën për të shpëtuar, dhe dolën në anën tjetër. Pak kohë pas tyre erdhën edhe kalorësit që u futën në lumin e cekët për të dalë matanë. Por një rrymë e vrullshme e ujit ra sipër tyre dhe i mbyti. Më vonë Perdika gjeti mjaft shokë, u bë i pasur, u kthye e mundi mbretin e Lebajës dhe mori fronin.
Sipas një versioni tjetër, Perdika, themeluesi i shtëpisë mbretërore të Maqedonisë, ishte më i vogli i tre vllezërve, të cilët nga toka e Ilirisë, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha gatuante bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. Ia tregon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trembur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezërit. Ata kërkojnë rrogën që u qe caktuar, por mbreti nuk ua jep. Ai ua tregon këtyre diellin, që n’atë çast po hynte në shtëpi nga një birë e pullazit, dhe u thotë: “kjo është rroga që ju meritoni”. Atëherë Perdika përgjigjet: “edhe ne e pranojmë”, dhe me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë brenda këtij dielli të vizatuar përdhé dhe u largua bashkë me dy vllezërit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur sepse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhoninë, u bë edhe zot i Lebaia-s.
”Mbretëria e Maqedonisë, – shkruajnë Paurson dhe Cayx, – ia detyron origjinën e saj një kolonie Pellazgësh të dëbuar nga Hestiotida (krahinë në Thesali – Argosi i lashtë) prej Kadmenëve, rreth vitit 1302 p.e.s. Ata u vendosën në Pind nën emrin Maqedonas dhe u shtrinë deri në Ematia”.
Pra, Maqedonët  antikë ishin me etni Pellazge, ashtu siç ishin edhe Thrakët, Epirotët, Etruskët, Trojanët, Mikenasit, Ilirët…, etj. Të gjitha këto fise e popuj kishin të njëjtën rrënjë, etni, gjuhë, kulturë dhe të njëjtin gjak – ishin Pellazgë.
Mbretëria e parë e Maqedonisë u formua aty rreh vitit 796 para erës sonë (p.e.s.), e drejtuar nga mbreti Karan.
Në sytë e Grekëve, Maqedonasit nuk ishin grekë. Demosteni (filozof grek) i cilësonte ata si ”barbarë”, domethënë të huaj, dhe poashtu, përpara tij Homeri na rrëfen se Maqedonët rendën në ndihmë të Trojës së rrethuar nga Grekët. Pra, vëllezërit Pellazgë maqedonë shkuan në ndihmë të vëllezërve Pellazgë trojanë, për t’i mbrojtur nga barbarët e vërtetë – Grekët.
Nga ana e tij, Justini siguron se Maqedonët ishin Pellazgë. Kurse Straboni shkruan se ata kishin të njëjtën veshje, flisnin të njëjtën gjuhë, kishin të njëjtat zakone me Epirotët. E kush ishin Epirotët e Pirros nuk ka nevojë të komentohet, sepse dihet e pranohet shkencërisht se ata ishin një fis/popull pellazgo-ilir. Kur Kuint-Kyrs (historian latin i shek.I p.e.s.) ka përshkruar një komplot ushtarak ku ishin përfshirë edhe gjeneralët maqedonas, Parmenioni e Filota, shkruan se Maqedonët nuk flisnin greqisht dhe se, për tu marrë vesh, ishte i nevojshëm një përkthyes.
Mbretërit e Maqedonisë nga shekulli i 7-të p.e.s. kishin ardhur nga tokat e Ilirisë Perëndimore dhe e mbanin veten për pasardhës të trimit pellazg Herakliut (Herkulit), që mori këtë emër për shkak se Hera (Hyjneshë e Erës) i punoi një rreng për t’ia humbur pushtetin mbretëror që do të mund t’i takonte. Meqenëse Helenët për shkak të pozitës së mirë gjeografike arritën një shkallë të lartë zhvillimi ekonomik-kulturor, ata edhe vunë dorë mbi Lojërat Olimpike (lojëra tradicionale pellazge) dhe nuk lejonin maqedonët dhe fiset tjera ilire e thrakase që të merrnin pjesë. Kështu, kur stërgjyshi i Lekës së Madh, Leka i Parë, shkoi për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, Helenët nuk deshën ta pranonin me të vetmen arsye se nuk qe Helen (Grek). Nga shekulli i 7-të dhe 6-të shkolla thesalo-maqedone në artin e skulpturës paraqet stil të njëjtë me artin e qyteteve dorike.
Maqedonët adhuronin Diellin, që vërtetohet nga disa simbole të njohura nga arkeologët si “Dielli i Vergjinës”. Kulti i Diellit është tipik për racën pellazgjike. Fundja, kishin të njëjtat doke e zakone me Ilirët e tjerë.
Sipas një legjende thuhet se, nga fundi i shekullit VII p.e.s., në këndin e Ilirisë së lashtë ku sot gjendet trekufiri i Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë, jetonin tre vëllezërit Temenidë: Gauani, Eropi e Perdika. Ata pretendonin se kishin prejardhje nga heroi i Argosit, Temenini, i cili ishte biri i Aristomakut, i Kleodemit, i Hylosit, i Herakliut të fuqishëm ose i Herkulit, siç e thërrisnin romakët. Pra, bir i perëndisë më të lartë, – Zeusit. Thuhet se tre vëllezërit kishin ardhur nga Argosi që ndodhej në bregun lindor të Peleponezit. Përderisa edhe në këtë pjesë të Ilirisë gjendej një vend i quajtur Argos, emër që në gjuhën pellazgo-maqedone do të thotë “fushë”, ka mundësi që lidhja me Argosin e Peloponezit t’i përkas një faze më të hershme të historisë së familjes së tyre.
Disa studiuesë tendenciozë e të njëanshëm mendojnë se Maqedonët e lashtë kanë qenë grekë, të cilët për shkak të izolimit të tyre në aspektin kulturor ngelën pas grekëve, të cilët shtriheshin më në jug. Disa të tjerë janë të mendimit se Maqedonët antikë janë një përzierje e fiseve ilire dhe helene (greke). Mirëpo, e vërteta historike thotë se, Maqedonët e lashtë nuk kanë qenë grekë ose helenë. Sa e sa herë vetë historianët, politikanët, filozofët dhe sundimtarët helenë e kanë pohuar dhe pranuar se Maqedonët e lashtë, dhe bashkë me ta edhe Ilirët e Thrakasit, kanë qenë jo helenë (grekë) me etni dhe që kanë folur një gjuhë krejtsisht tjetër, një gjuhë ”barbare”, të huaj dhe të ndryshme nga gjuha e tyre. Në FILIPIKET e oratorit të famshëm grek, Demosten, dëgjojmë shpeshherë fjalën “barbar”, e cila në greqishten e vjetër është sinonim me kuptimin “i huaj”. Kjo fjalë kundër maqedonëve është përdorur dy herë nga ana e historianit grek Tukididi, si fjalë që ka daluar nga goja e Bresidës në kohën e luftës së Peloponezit 421-404 p.e.s.
Profesor Otto Müller shkruan: ”Mbretërit e këtyre tri provincave: Epir, Iliri dhe Maqedoni, vishnin rroba të njëjta dhe ishin lidhur me krushqi e me gjini përherë në mes tyre. Kështu gjyshja e Aleksandërit të Madh ishte Iliriane dhe e ëma Olimpia prej Epiri nga dera e Pirros”. Në librin, “Historia e Aleksandërit të Madh”, të historianit romak, Kurt Rufi, në mes të tjerash gjejmë të dhëna shumë interesante për studimin e periudhës së Lekës së Madh ku, ndër të tjera, mësojmë se, “Gjuhën e Aleksandërit dhe ushtarëve të tij nuk e merrnin vesh”.
Ndërkaq, Straboni në një vend tjetër thotë: ”Si përherë ende edhe sot, Maqedoninë në një pjesë të Thesalisë e mbajnë barbarët si, Molosët, Thesprotët dhe të tjerë”. Kurse historiani, Dion Kasi, thotë se, “Vendi që quhet sot Maqedoni ish i banuar prej barbarëve: ”Ilirë dhe Bardhë”.
Studjuesja Barbara Jelavich do të shprehet: ”Rrënjët Etnike të Maqedonëve të lashtë  kanë qenë, sipas të gjitha gjasave, Ilire, megjithëse në atë kohë shtresat e Larta të shoqërisë maqedone kishin rënë nën ndikimin e kulturës greke”.
Historiani i madh i shekullit XIX,  Teodor Momzen, shkruan: “Në viset Ballkanike që në kohën romake krahinat e brendëshme të Maqedonisë, krahas greqishtes dhe latinishtes, kanë ruajtur edhe gjuhën e popullit – Ilirishten”.
Aty kah mesi i shek.XIX, albanologu gjerman Hahn, formuloi këto teza:
1. Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën e Strabonit ishin jogrekë ose barbarë.
2. Epirotët, Maqedonët dhe Ilirët janë farefis në mes tyre, kurse ilirishtja është gjuhë pellazgjike në kuptimin më të gjerë.
Me këto teza albanologu i famshëm gjerman, Hahn, te Ilirët, si paraardhës të shqiptarëve, përfshin edhe Epirotët dhe Maqedonët e lashtë. Pra, të gjithë këto popuj i bën të ardhur nga Pellazgët.
Teza e përkatësisë së përbashkët etnike të Epirotëve, Ilirëve dhe Maqedonëve antikë, është sot një mendim i pranuar pothuajse nga të gjithë, sepse edhe ato pak dëshmi që kanë mbetur nga gjuhët e këtyre popujve flasin qartë për një ngjashmëri të tillë. Filipi  II Maqedonisë i bashkoi këto fise/popuj në një fuqi të vetme. Në këtë mënyrë, Thrakët, Maqedonët dhe Ilirët u bënë themeli i ushtrisë ngadhënjimtare të Lekës së Madh.
Ambasadori amerikan, në Athinë e në Mal të Zi, Georg Fred Uiliam, në vitin 1912-14 do të shtonte se: ”Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandërit të Madh, që pushtoi botën dhe gjuha e Pirros së  Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia”.
Gati njëzëri, studjuesë si: Tarm, O.Hoffman, A.Jard, Geigand, O.Müller, P.Jougeut, H.Hirt, Edit Durham…, etj. Shprehin pikëpamjet e tyre se etnia dhe gjuha e Maqedonëve të lashtë ka qenë ilire dhe ilirishte.
”Maqedonët, – shkruan Robert D’anzhei, – i përkisnin po asaj rrace si dhe vëllezërit e tyre Ilirë, nuk kishin asnjë marrëdhënie me helenët, ata nuk vareshin prej tyre dhe nuk kishin ndjekur evoluimin e tyre qytetërues. Gjithashtu, Helenët i quanin barbarë ose gjysmëbarbarë, sepse nuk i përkisnin rracës dhe gjuhës helenike. Besimi, zakonet dhe doket e maqedonëve e tregojnë këtë më së miri, sepse kishin prejardhje ilire e jo helene”.
Helenët dhe Hellada, pra Grekët e Greqia, në kohën antike kur u formua dhe u zhvillua Mbretëria e Maqedonisë, në shek.X-III p.e.s., nuk shtriheshin përtej siujdhesës së vogël të Atikës, pra, jetonin në Athinë dhe në rrethinat e saj.
Përderisa në Maqedoninë antike popullsia shumicë ishin maqedonë, ilirë e thrakas, pra Pellazg, kuptohet që gjuha e cila përdorej atje ishte iliro-pellazgjishtja, pavarësisht se njerëzit shkolloheshin në gjuhën dhe kulturën greke. Këtë e bënin jo vetëm maqedonët, por e gjithë bota antike e asaj kohe, gjë që nuk do të thotë se këto popuj ishin grekë dhe se gjuha amtare e tyre ishte greqishtja. Duhet ndarë me thikë shkollimin në një gjuhë të huaj, nga përkatësia etnike e një populli. Në atë kohë gjuha greke ka qenë gjuhë akademike dhe zyrtare në pjesën më të madhe të civilizimit mesdhetar euro-aziatik. Por, popujt e këtij regjioni nuk kishin gjuhë amtare, të përditëshme gjuhën greke, por gjuhët e tyre të veçanta etnike. E njëjta gjë është sot me gjuhën angleze. Të gjithë ata që flasin dhe shkollohen në këtë gjuhë ndërkombëtare, nuk janë anglezë.
Në Maqedoninë antike ilire, aristokracia e saj shkollohej në gjuhën greke, shkruante me shkronja greke, por gjuha e përditshme, popullore e tyre ishte maqedonishtja, pra ilirishtja, shqipja e sotme. Shkollimi në greqisht, përdorimi zyrtar i gjuhës e shkrimit grek nuk e bëri Filipin II, Mbretin e  Maqedonisë, as të birin e tij, Aleksandrin e Madh – Lekën, dhe as mbretërit tjerë maqedonas, thrakas e ilirë…, që të jenë grekë.
Ata lindën e vdiqën, ishin dhe mbetën maqedonas, thrakas, ilirë…, pra – Pellazgë.
Kujt i takon Leka i Madh?
Historiografia greke është mbushur me plotë “dëshmi” gjoja se Aleksandri është grek dhe gjenerata me radhë grekësh janë indoktrinuar me këto dëshmi false. Shkenca historiografike këto dëshmi që heret i ka hedhur poshtë si jo të qëndrueshme, por historiografia zyrtare greke me kokëfortësi e mban si për të vetin.
Por çuditërisht, nuk janë të vetëm grekët dhe sllavomaqedonasit e sotëm që i dalin zot Lekës së Madh, duke këmbëngulur me të gjitha llojet e intrigave e pseudofakteve që ta përvetësojnë Lekën tonë të Madh të Maqedonisë/Makedhonisë antike pellazgo-ilire.
Në gojëdhënat izraelite Aleksandri i Madh i Maqedonisë paraqitet si Mbret /Mesi /Shpëtimtar, i cili i paska takuar fisit të Davidit.  Populli persian/iranian, gjithashtu, në gojëdhënat e tij e paraqet Aleksandrin si sundimtarin me prejardhje perse/iraniane. Edhe egjyptianët Aleksandrin e Madh e konsideronin të vetin, me të vetmin arsyetim se ka qenë bir i natyrshëm i Faraonit. Fiset arabe i kanë ruajtur kujtimet e tyre për Mbretërinë e Maqedonisë, duke pohuar se Aleksandëri ka qenë trim i shenjtë i islamit. Ndërkaq etiopianët bëjnë një çudi të vërtetë me figurën e Aleksandërit të Madh, duke e paraqitur atë si Shenjtor, apostull të krishterë, të birin e Filipit të përvuajtur.
Dje, sot dhe nesër, përherë e përjetë Shqiptarët e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë për nder e krenari, për mburrje e lavdi që të thonë se janë nip-stërnipërit e Lekës së Madhe të Maqedonisë pellazgo-ilire. Shqiptarët e sotëm kanë dhe do të kenë të drejtë të ligjshme që kurdoherë dhe kudo t’i thonë vetes: Jam Maqedonas, sepse kjo është e njëjtë sikurse t’i thonë vetes se jam Epirotas, Mollos, Taulant, Ardian, Dardan, Labeat, Liburn, Thrakas – Pellazg, Ilir, Arbër, sepse Maqedonët antikë s’kanë qenë dhe s’janë gjë tjetër pos Vëllezërit tanë  Shqiptarë, një fis ilirian nga trungu i përbashkët, ai pellazgjian, nga rrënja e nëna e përbashkët – Pellazgjia.
Ata janë Ne, Ne jemi Ata.
2. Emri i Maqedonisë
Emri Maqedoni, siç thonë historiografët grekë, vjen nga fjala “Emathja”, që ka qenë emër i krahinës ku është formuar shteti i Maqedonisë antike, është fjala shqipe e “e madhe”, ose nga “E Matjes”, si dhe Matija ose Mati në Shqipërinë e sotme.
Ethymologjia e emrit të sotëm, Maqedonia-Makedonia si toponom, emër gjeografik, në cilëndo formë linguistike të hulumtimeve që të provohet, me të gjitha gjuhët indoeuropiane, me të gjitha gramatikat historike të gjuhëve indoeuropiane, ky emërtim – Makedonia, në këtë formë siç është sot, nuk paraqet kurrëfarë kuptimi linguistik, si një kompozitë e cila nuk tregon asgjë, as në kuptimin historiko-gjenetik të vet emrit, as të vet popullit, i cili sot është vetemruar – Maqedon (Makedon).
Sekreti i emërtimit të kompozitës – Makedonia, qëndron në tingullin e dyfishtë të shqipes – dh, si fillesë e rrokjes së tretë të kompozitës, e cila rrokje – dho, është edhe vet kuptimi i toponomit, që nuk ka mundësi fonetike të theksohet në gjuhët sllave dhe mu për atë, ka mbetë i njohur si falsifikat hisotriografik, emër pa kuptim, i papërcaktuar ethymologjikisht në pikëpamje shkëncore.
Fjala emër – Maqedonia edhe në shqip është përcjellë si toponom, emër gjaografik i deformuar, që nuk përcakton emërtimin e hershëm origjinal, nga gjuha paraardhëse e Shqipes, e cila konteston të gjitha format emërtuese indoeuropiane,  qoftë sipas fonetikës dhe morfologjisë historike të Linguistikës Komparative, poashtu edhe të Linguistikës Gjenetike.
Ethymologjia e emrit – Maqedonia (Makedonia) mund të shpjegohet vetëm përmes Shqipes së Vjetër, e cila kompozitë në origjinal është Makedhonia, që lidhet me foljen e lashtë shqipe (gege)  me dho – me dhonë(paraindoeuropiane). Pra, folja – me dhanë (gege) dhe për të dhënë (toske).
Kompozita linguistike Makedhonia, në esencën kryesore të thelbit të saj përbëhet nga tri rrokje të lashta shqipe: ma+ke+dho, që formon togfjalshin: makedho(në), ku folja e lashtë shqipe (gege) dho – dhonë, e theksuar përmes nazalizmit të hershëm – o, sikurse tek emërtimet: so,  zo, mo, nom-i, zoni, zona, dho, dhona, dhana, e dhana – gege, dhëna, e dhëna – toske, me kuptimin – ajo çfarë të jepet nga zoti apo nga njeriu. Si determinim i asaj që të jepet, të dhurohet, të falet…, dhonet (jepet) si formë dhunëtie, e dhonme, e dhanme, theksimi i zanores – O-hundore sikur tek fjala – bonme, e banme – kurse këtu shprehja shqipe – e dhanme, e banme (gege) dhe – e dhënë, e dhënme (toske) – shqipe, janë këto shumë më të vonshme, si nazale – a-hundore dhe – e-hundore.
Kompozita origjinale – Makedhonia – përmes shpjegimit të Shqipes së Vjetër, zbërthehet dhe deshifrohet në këto rrokje të lashta: ma+ke+dhon+i+a= makedhonia, ku secila rrokje ka kuptim fonetik e morfologjiko-historik në vetvete:
Ma – trajtë e shkurtë e perëmrit pronor shqip, veta e parë – mue, mua;
ke – trajtë e shkurtë ndërfoljore, nga folja – me pasë, për të pasur;
dhon – trajta e shkurtë e foljes së hershme shqipe( geg) – dhonë, dhanë;
i – sufiksi në trajtën e pashquar të emrit si toponom – Makedhoni;
a – sufiksi në trajtën e shquar të emrit si toponom – Makedhonia.
Emërtimi – Makedhoni-a, përbëhet prej dy trajtave të shkurta të perëmrave të shqipes së lashtë, si trajta vetori e pronori dialektor të Gegënishtes dardhane të lashtë, me kuptim mbiemror dhe duke kaluar në ndërfoljore, ku rrënja kryesore e kompozitës është folja e lashtë – dho, – dhonë, – dhona, – e dhonna, -e dhonmja – dhanë, – dhana, – e dhanmja, dhënë, – e dhëna, – e dhënmja, që theksohet me tingullin – o- hundore dhe si folje e lashtë gege, mund të zgjedhohet nëpër vetat gramatikore të vetorit të shqipes së vjetër, kështu:
Ma ke dho^në (mue), na ke dho^në (neve).
Ta kam dho^në (ty), ju ka dho^në (juve).
Ia ke dho^në (atij,asaj), ju ke dho^në (atyre-ve).
Shprehja shqipe (gege) e lashtë – ma ke dho^në, – e cila është kuptimi i mëvonshëm – ma ke dha^në, (ma ke dhanë, -ma ke dhënë) e shpjegon ethymologjikisht, krejt fjalëformimin – Makedhonia, në të cilën nënkuptohet shprehja në variante të ndryshme, por, që vjen pikërisht nga dhunëtia e natyrës, e cila i dedikohet njeriut, në shpërthime të aftësive, zotësive të dhuruara, si ato të mënçurisë, trimërisë, guximit, shkathtësisë, e dhëna e mbarësisë, që i dhurohen njeriut, si dhunëtia e natyrës, ku shpjegohej përmes shprehjeve të ndryshme: Ma ke dhonë o Zot…! Ma ke dhonë…diturinë, drejtësinë, guximin! – Ma ke dhonë të mbarën!…
Emërtimi i vendit, toponomi  sotëm, Maqedonia – Makedonia, është poashtu një deformim fonetik. Në këtë kemi deformimin e bashkëtingëllores K në Q, e cila sipas gjuhës latine kjo theksohet Q = K, e cila është njëkohësisht një deformim fonetik. Në vend të shqiptimit Maqedonia, duhet të thuhet Makedhonia, vendi makedhon, gjuha makedhone, flamuri makedhon, kultura makedhone, historia makedhone etj.
Symboli kombëtar makedhon i Makedhonisë illire ishte flamuri me Diell me 16 rreze, i cili është përvehtësuar krejtësisht nga ky substrati i sotëm bullgaro-sllav, që veten e quajnë antishkencërisht dhe antihistorikisht: makedon. Kurse Dita e Flamurit makedhonas, ishte Dita e Hillit – Hillit të Dritës – Dillit – Diellit – Dita e Hillit – Dita e Illit – Dita e Yllit pikërisht, kjo dita festive kombëtare maqedonase – Illinden- ILLINDENI = illi+n+den. Këtu fjala – illi është hilli hillirian – ILLI ILLIRIAN + den = dita pra, spjegohet përmes Shqipes së Vjetër si – DITA E ILLIT = ILLINDITA.
Poashtu edhe tek formimi i gjuhës maqedone, Maqedonishtes aktuale, që në të gjitha format është terminologji e papërcaktuar shkëncërisht, e që u përpilua nga Cirili e Metodi (shek.IX. e.r.),  ku vet këto dy emërtime individuale shpjegohen përmes Shqipes së Vjetër:  CIRILLI E METHODI = ÇIRILLI E METHOTI – të cilat antroponime janë në lidhje koherente linguistike me Shkipen ilire.
CIRILLI (Ciril) = ÇIRILLI, shpjegohet me ethymologji shqipe, pikërisht nga Shqipja e Vjetër, ku zbërthimi fonetik dhe morfologjik i emrit bëhet: cir+il=Ciril, çir+ill=Çiril, – Çirilli. Pjesa e parë e emrit, fjala, cir – çir, vjen apo rrjedhë nga PIE (paraindoeuropiane) kcir= k’Çir = Çir = Çiri = Qiri, Qiriri, si preokupim morfologjik i shpjegimit të dritës, dritës së diturisë. Ndërsa pjesa e dytë e emrit: il, – ill, – illi (ylli), në kuptimin: drita e qiriut, illi (ylli) i çirit = Çirilli.(Ylli i Qiriut).
Poashtu edhe antroponomi tjetër: METODI (Metod), kur analizohet fonetikisht, në bazë të Fonetikës Historike, shpjegohet nga shprehja  me(ë) thot(ë)= METHOT (Mëthoti), e që lidhet me rrënjen e foljes – thot(ë) – (me thot ai… më thotë, mua… Mëthoti lidhet me Thotin (Totin) pellazgjian, hartuesin, përpiluesin, krijuesin e alfabetit të  Hieroglifeve në Egjyptin e lashtë të Faraonëve (të Farës Sonë). Nga emri iliro-shqiptar Mëthoti, te sllavomaqedonët del emri Metodi, ngase ata nuk i kanë në alfabetin e tyre shkronjat: ë dhe th, të cilat i kanë zëvendësuar me germat: e dhe d.
Gjuha e vendit pellazgo-ilirian me emrin Makedhonia, ishte Skipja e Lekës së Madh, e Filipit II të Makedhonisë, ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë grekë e të tjerë, të cilët nga mëria dhe zilia e quanin Shqipen e Vjetër edhe gjuhë barbare. Akeksandri i Madh fliste një gjuhë ”barbare”- të huaj, të pakuptueshme për ata popuj që nuk ishin pellazgo-ilirë, sepse gjuha e Lekës së Madh dhe popullit të tij – Makedhonëve, nuk ishte as greke dhe as latine. Ishte ajo Shqipja e Lekës së Madh, që e përcolli atë gjatë gjithë ekspeditave të tij ushtarake në rrafshin trekontinental: Europë – Azi – Afrikë. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botëror të kohës. Ai themeloi e ndërtoi kështjella e qytete gjithandej ku sundoi. Ai ndërtoi edhe mrekullinë e botës, siç është Fari i Aleksandrisë, në brigjet mesdhetare të qytetit me të njëjtin emër në Egjyptin e lashtë dhe të ri. Leka i Madh foli shqip tok me Antikitetin, nga Iliriku dhe deri në Indi e Pakistan.
3.Shtrirja gjeografike e Maqedonisë
Sot, kur themi Maqedoni, kuptojmë pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik/Ilirik, që formon një trekëndësh, kryet e të cilit në veri arrin deri në afërsi të Grykës së Kaçanikut dhe malet e Sharrit (Skardos), kurse baza formohet me bregun e detit Egje. Nga ana perëndimore ka Malet e Pindit, nga lindja ka lumin Mesta (Karasu), të cilit moti i thoshin Nestos dhe malet e Rodopit. Në jug fillonte nga malet e Olimpit dhe bregdeti i Selanikut. Por, para se të formohet mbretëria e Filipit II dhe Lekës së Madh, Maqedoni i thoshin vetëm asaj cope që ndodhet midis Vardarit (Aksit), lumit të Janinës dhe kodrinave të Vodenit, Negoshit e të Karaferjes.

Në librin e historisë së popujve jugosllav, Historia Narodne Jugosllavije, Zagreb 1953, në mes të tjerash shkruan:
”Në kohën e Aleksandërit të Madh, Mbretëria e  Maqedonisë përfshinte: Maqedoninë e Egjeut, Thesalinë, Halkidiku, një pjesë të Epirit, një pjesë të R.P të Maqedonisë, afërsisht deri te linja e cila shkonte nga Liqeni i Ohrit e deri te Manastiri, ku shtriheshin Peonët. Aty ndikimi grekë ishte më i madh. Populli Maqedon është me siguri me prejardhje Ilire të cilët me të madhe u helenizuan”.
Maqedonia për shkak të relievit gjeografik, njësoj sikurse trojet tjera ilire, nuk eci njëkohësisht me zhvillimin e Helladës. Masivi i Bermit, i cili shtrihet me drejtim nga veriu drejt jugut, ndante Maqedoninë e Sipërrme nga ajo e Poshtme.
Maqedonia e Sipërme, me ndryshim të madh në lartësi, ishte e përshtatshme për rritjen e bagëtisë, ndërsa Maqedonia e Poshtme bregdetare me fushat pjellore, që ujiten nga Vardari dhe Haliakmona, i ishin kushtuar bujqësisë. Vendi nuk kishte limane të përshtatshme. Kështu që banorët e saj më të vjetër ishin barinj dhe bujq.
Gjeografi dhe historiani i madh grek, Straboni nga Ponti thotë se, “Maqedonia formon një paralelogram, i cili zgjatet gjerë në Adriatik duke marë edhe Korfuzin brenda e duke vazhduar udhën Egnatia. Banorët e këtyre vendeve përdorin një gjuhë, një veshje dhe një kësulë”.
Në histografinë botërore, përgjithsisht, mbretëron mendimi se, Maqedonët e lashtë janë popull i ri indoevropian, që janë formuar nga grupe etnike ilire dhe pjesërisht nga grupe etnike trakase, si dhe pak fise helene, të cilët rrethë shek VII p.e.s. kanë formuar shtetin e tyre në veri të lumit Haliakmona (Bistrica e Sotme), në lindje deri te lumi Struma, në perëndim deri te malet e Pindit, në veri kufizohej me fiset tjera ilire si Lynkestët, Pellagonët dhe Pajonët.
Maqedonia antike në atë botë ndahej në disa krahina, si: Pieria, Elime, Emathja, Eordea, Oresia, Botiea, Lyncestia, Almopia, Pellagania, Halkidikia, Bizalti, Sintiku, Odomantiku dhe Edonidi.
Fragment nga libri: Shefki Ollomani – LEKA I MADH (Aleksandri i Maqedonisë), botoi SHGB “SHKUPI”, Shkup –  Mars 2010

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...