Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/07

Nëse ideja e qeverisë Hoti e(LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe) etj. pranohet nga krye çetniku Serb , Aleksandër Vuçiqi, ajo nuk do të pranohet nga L VV-ja, e ndoshta as nga PDK-ja.

Nga Flori Bruqi

Ishte fundi i vitit 2018. Qeveria e asokohshme ishte e bindur se Kosova do ta arrinte një fitore të madhe diplomatike pas një serie humbjesh turpëruese: do të pranohej në Interpol. 

Arbresh info

Bile, qeveria ishte aq e bindur sa  ish kryeministri  Ramush Haradinaj s’e ndalte gojën duke u zotuar se pranimi ishte punë e kryer. 

Hashim Thaçi tinëz në Dubai për t'ja marrë “myzhden” Pacollit për ...

Presidenti  i Kosovë zt.Hashim Thaçi me një tufë gazetarësh shkoi në vend të ngjarjes, në Dubai, për ta festuar atë “ditë historike”. 

Floripress(28.11.2018) :
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

Hashim Thaçi tinëz në Dubai për t'ja marrë “myzhden” Pacollit për ...


Pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, njofton Klan Kosova.
Kosova nuk ka marrë 2/3-at e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në raundin e parë të votimit.

Hoteli më i lartë në botë ndërtohet në Dubai (FOTO) – Boomerang

76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 nga to kanë abstenuar.
Kosovës në raundin e dytë të votimit që pritet të nisë pas 20 minutash, për anëtarësim i duhen 103 vota, që i bie 2/3-at e 154 vendeve që kanë votuar në raundin e parë....

Kosova humbi dhe Hashim Thaçit i  mbetën  gishtat në gojë.

ShBA dhe Thaçi, presion qeverisë për anulimin e taksës 100% | TRT ...

Kjo humbje çoi në veprimin dëshpëtimtar të tarifës. Një veprim i pamenduar që do ta vendoste Kosovën para një presioni të madh nga ShBA-të dhe BE-ja derisa fushata e Serbisë për revokim të njohjeve formale të pavarësisë do të bëhej tepër agresive. 


A do të pezullohen taksat ndaj Serbisë? | Ballkani | DW | 15.01.2019


Fillimisht e vendosën një tarifë 10% ndaj mallrave të importuara nga Serbia, e e cila brenda natës u bë 100%. Serbia nuk pranoi të rikthehej në dialog. 

Radio televizija Rožaje - Haradinaj: Jam dakord që të hiqet taksa ...

Ish kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj tha se po e ndalte “ndarjen e Kosovës”, një ide që po qarkullonte në atë kohë.

 Lëvizja Vetëvendosja  e Albin Kurtit e përshëndeti këtë veprim dhe tha se duhej të shkohej edhe më larg, të vendosej reciprocitet i plotë.

Haradinaj: SHBA na kërkon pezullimin e taksës, por ajo do të mbetet

Ish Kryeministri  Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit shkaku i presionit amerikan e evropian.

QUINT-i kërkon heqjen e taksës, Haradinaj reziston, Veseli ...


 Por në zgjedhjet e ardhshme i pari doli një nacionalist edhe më ekstrem. 

Kurti: Unë nuk jam kundër popullit serb, por Serbia është kundër nesh

Albin Kurti u bë kryeministër me premtimin se do ta hiqte tarifën e do ta vendoste reciprocitetin.

 Fillimisht tha se do t’ia çonte Serbisë një listë të gjatë me kërkesa para se të ulej në tavolinën e dialogut. 

Megjithatë, Albini  uli krye dhe ai  u ulë  afër kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe e shprehu haptas gatishmërinë  e tij për dialog.

Kurti, Osmani, Veseli dhe Haradinaj – kur ishin të vegjël (FOTO ...

Ish kryeministri Albin Kurti e mbajti tarifën e dyshes  Ramush Haradinaj- Kadri Veseli përgjatë gjithë kohës sa ishte kryeministër. 

Më 25 mars  2020 Albinit j rrëzua   qeveria ndërsa vetëm më 1 prill 2020 do ta hiqte tarifën dhe vendoste reciprocitetin.

 Por, me reciprocitetin do ta bënte punën edhe më lëmsh. 

Kurti, Mustafa, Veseli e Haradinaj heshtin për helmimin e 26 ...

Reciprociteti fillimisht u shpërfill nga ShBA-ja dhe BE-ja sepse iu duhej që në formë implicite të revokonin njohjen reale të pavarësisë tonë. 

Albin Kurti i fton në takim Kadri Veselin e Ramush Haradinajn ...

E më pas, kur çështja u bë e madhe, iu desh të kundërshtonin. 

Ky kundërshtim efektivisht nënkuptonte mos-njohje faktike të pavarësisë së Kosovës por Albin  Kurti kërkoi që thjesht ta rriste popullaritetin e t’i shtonte votat.

Ish  Kryeministri  Albin Kurti një herë do të premtonte zëvendësim të menjëhershëm të tarifës me reciprocitet, e më pas do të premtonte reciprocitet 90 ditë pas heqjes së tarifës.

 Më 1 prill  2020 propozoi të hiqej plotësisht tarifa, e më 15 qershor 2020 të vendosej reciprociteti.

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj – ky ...

Kosova nuk mori absolutisht asgjë në këmbim për heqjen e tarifës. 

Fushata e tërheqjeve të njohjeve nga Serbia vazhdoi me po të njëjtin agresivitet. 
Parashikime të reja: Ky do të jetë rezultati i zgjedhjeve - GazetaBlic
Ndërkohë që shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën del se janë në pritje të rezultatit të dialogut njësoj si shtetet që nuk e kanë njohur. 

Gara e brendshme zgjedhore u bë më e rëndësishme se sa pavarësia e vendit.
Debati për ndihmat ndaj COVID-19 nga Serbia në Kosovë, BE-ja bën ...

Dëmet u bënë tashmë të pandreqshme. Qëndrimi i ShBA-ve për statusin e Kosovës është i ngjashëm me atë të Surinamit dhe vendeve tjera çnjohëse: duhet pritur dialogun.

Kosovë: Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës | Ballkani ...
E ndërkohë, ja çka tha mes thashethemeve të ndryshme kryeministri  Albin Kurti në ditën kur qeveria do t’i rrëzohej nga partneri i koalicionit: “Serbia mund ta pranojë edhe pavarësinë e Kosovës, por kurrë nuk mund të pranojë që të trajtohet e barabartë me Kosovën,”

Haradinaj: Albin Kurti është hajn dhe mashtrues ordiner (Video ...

Kryeministri i një populli thashethemxhi duket se nuk mund të ishte veçse thashethemxhi. Ai tha se ekzistonte një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi, e në të cilën do të ndahej Kosova.

Historia e 9 kryeministrave të Kosovës, nga Hashim Thaçi te ...

 Në foltore të Kuvendit ai tha se kështu i kishte treguar dikush. 

ShBA-ja reagoi zyrtarisht dhe e mohoi thashethemin kryeministror. E kështu me radhë.



Këto ditë Qeveria  e  Prof.dr. Abdullah Hotit ndërkohë e ndali këtë abuzim të tmerrshëm me fatin e Kosovës duke e hequr edhe reciprocitetin dhe duke i dhënë fund konfliktit me partnerët ndërkombëtarë.

 Është e vërtetë që ShBA-ja dhe BE-ja nuk e njohin ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës, por të paktën njohja formale tregon qartë vizionin që Kosova të jetë shtet i pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm pas marrëveshjes.

Pasuria e fshehur e katër liderëve: Kadri Veseli 100 milionë ...

Por, duhet kuptuar që ‘status quo’-ja aktuale është në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë.

PRESSING, Albin Kurti, Ramush Haradinaj - 03.10.2019 - YouTube

 Kosovës po i rrudhet vazhdimisht sovraniteti derisa bllokada vazhdon. 

Kush është Goran Rakiç, zëvendëskryeministri i ri serb i Kosovës ...

Në anën tjetër, marrëveshja finale nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen dhe miratimin e plotë të  Liderit të LV zt.Albin  Kurtit që gëzon popullaritet të madh në popull , e për rrjedhë, edhe potencë shumë  të madhe për trazira masovike në çdo cepë të Kosovës.

Mediat boterore per protesten e VV kunder Hashim Thacit. E gjthe ...

Edhe nëse ideja  e qeverisë Hoti e(LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe)   etj. pranohet nga krye çetniku Serb , Aleksandër Vuçiqi, ajo nuk do të pranohet nga  L VV-ja,  e ndoshta as nga PDK-ja.

Përplasen Albin Kurti dhe Kadri Veseli - Albinfo


Çfarëdo ideje për kompromis që mund të propozojë  kryeministri i rinj prof.dr.Abdullah Hoti në vazhdim nuk pritet të gjejë pranim. 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq në presion pasi Kosova e hoqi reciprocitetin: Duhet t’i kënaqim të mëdhenjtë

Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Nuk mund të ketë reciprocitet, nuk iu ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se heqja e masave të reciprocitetit krijon hapësirë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se po e pret ardhjen e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve të 21 qershorit  2020 në Serbi.

Kosovo's Thaci Wants 'Historic Deal' With Serbia

Vuçiq po ashtu tha se ka hequr dorë, nga siç u shpreh ai, nismat e mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe është duke pritur propozimin.

Aleksandër Vuçiç - kryeministri i parë serb që viziton Tiranën ...

“Kjo gjë e hapë mundësinë që ne të fillojmë bisedimet, nëse ajo masë mbetet për më shumë se disa ditë dhe besoj se nuk është çështje përndjekjeje dhe rivaliteti në mes të dy palëve, por një çështje thelbësore, çështje e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, një nga liritë më të rëndësishme të botës moderne, dhe besoj se do të ketë një efekt të mirë në ekonominë e Beogradit dhe Prishtinës, do të ketë një efekt të mirë te njerëzit. Pra, jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët, kjo do të krijojë një lloj kornize në mënyrë që komunitetet tona të biznesit të mund të bashkëpunojnë më mirë. Sigurisht, kjo do të hapë mundësinë e dialogut politik në mes nesh”, ka thënë ai

Albin Kurti do të takohet për herë të parë me Aleksandër Vuçiç ...

Ai tutje ka shtuar se në marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, Serbia duhet të humbasë më së paku që është e mundur.

Vuçiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet t’i zgjidhin vet problemet e tyre, duke shtuar se ka hequr dorë nga shumë iniciativa të mëdha për të pritur se çfarë do të propozohet nga fuqitë e mëdha.


“Por, unë jam i vetëdijshëm se të gjithë ne së bashku jemi të vegjël dhe sigurisht që gjithmonë do të ketë në Ballkan të tillë që do të shikojnë mënyra për të kënaqur të mëdhenjtë, shumë më tepër sesa të krijojnë marrëdhënie më të mira me miqtë ose fqinjët e tyre. Kështu që unë kam hequr dorë nga disa iniciativa të mëdha dhe jam duke pritur për të parë se çfarë do të na propozohet. Dhe nëse më pyet, kjo është arsyeja pse unë e thash atë, çfarë saktësisht është ajo që pres. Nuk pres asgjë. Unë nuk e di se çfarë të bëj. Kur them diçka do të jetë, por nuk e di se çfarë të pres. Asgjë konkrete”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka ndonjë afat se kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare, por ka deklaruar se duan të sigurojnë paqe dhe stabilitet në rajon për dekadat e ardhshme.

Aleksander Vucic

Sipas tij, kur hyhet në dialog duhet që palët të jenë të gatshme për kompromis.

“Sa herë që flisni për vijat e kuqe, atëherë nuk jeni të gatshëm për biseda. 

Kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë, por kur filloni të flisni për to ashtu si pala shqiptare që thotë:’Jo, jo, ne… e gjithë Kosova është e jona, kështu që do të marrim edhe Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, pak më shumë’. 

Unë vetëm pres që ata të thonë se do ta marrin edhe Kragujevcin dhe Kralevën. Sinqerisht, buzëqesh dhe vazhdo tutje. 

Kur hyni në një dialog, hyni me mirëbesim dhe jeni të gatshëm të bëni kompromis. Nëse kjo gjë do të bëhet e mundur, do të shohim”, ka thënë ai.

Vuçiq deklaron se Kushtetuta e Serbisë e parasheh një territor të vetëm, duke deklaruar se e njëjta përfshin edhe Kosovën.

“Kushtetuta e Serbisë thotë se Serbia është një territor i vetëm, përfshirë këtu Provincën Autonome të Kosovës dhe Metohisë. 

Kushtetuta e Kosovës flet për një shtet të pavarur të cilin 22 shtete të BE-së e kanë njohur dhe 5 të tjera nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Çfarë të bëjmë tani?

 Cili është ai territor? Kjo është arsyeja pse unë kam thënë se është e rëndësishme të flasim dhe të kuptojmë pozicionet e njëri-tjetrit”, ka thënë tutje ai.

Rritet presioni ndaj Mark Zuckerberg që ta ndëshkojë Trumpin: I vie letra prej mbi 140 shkencëtarësh

Zuckerberg criticises Twitter after it fact-checks Trump tweets ...

Më shumë se 140 shkencëtarë që financohen nga Mark Zuckerbergu kanë thënë që Facebook-u nuk duhet ta lejojë presidentin amerikan Donald Trump që ta përdorë platformën e mediave sociale për të “shpërndarë dezinformata dhe deklarata nxitëse”.

Hulumtuesit, që përfshijnë më shumë se 60 profesorë në institutet kërkimore më në zë në ShBA, dhe një laureat i çmimit Nobel, i kanë dërguar letër drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut gjatë ditës së sotme duke i kërkuar që të “konsiderojë politika më strikte mbi dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes që lëndon njerëzit”, veçanërisht gjatë protestave të fundit mbi padrejtësitë racore, shkruan The Guardian.

Letra quan shpërndarjen e “dezinformatave të qëllimshme dhe gjuhës përçarëse” të përkundërt me qëllimet e hulumtuesve për përdorimin e teknologjisë në parandalimin e sëmundjeve, rritjen e arsimimit të fëmijëve dhe reformimin e sistemit juridik kriminal.


Misioni i tyre është “antitetik me disa prej qëndrimeve që Facebook-u po i merr, kështu që ne inkurajojmë që të jeni më shumë në anën e së vërtetës dhe të së drejtës në histori, siç kemi thënë në letër,” tha Debora Marks e Shkollës Mjekësore të Harvardit.


Organizatorët e kësaj letre thanë se ajo i kishte mbi 160 nënshkrues.

Në një postim, Donald Trump kishte thënë që “kur nisin grabitjet, fillojnë edhe të shtënat”, duke aluduar në dhunën policore si kundër-përgjigjje ndaj protestave. Sipas autorëve, ky postim bënte thirrje të qartë për dhunë.

Zuckerbergu është përballur me kritika të ashpra edhe nga vetë stafi i Facebook-ut pasi nuk ndërmori asnjë veprim kundër Donald Trumpit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...