Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/07

Historia e 9 kryeministrave të Kosovës, nga Hashim Thaçi te Avdullah Hoti

Nga ROLAND QAFOKU

Dy shtete, dy qeveri dhe dy histori të kryeministrave. 

E gjithë historia e kombit shqiptar i ngjan dy kokave të shqiponjës të stampuar në flamur. 

Ndërsa në 108 vite të shtetit të Shqipërisë janë 33 kryeministra, në historinë e shtetit të Kosovës që nga çlirimi më 2 prill 1999 e deri më sot, pra në 21 vjet, janë 9 kryeministra. 

Një histori që pothuajse ngjan si pikat e ujit në të dy shtetet shqiptare. Nëse hedhim një vështrim në 21 vitet e para të shtetit të Shqipërisë si janë pothuajse i njëjti numër kryeministrash, e njëjta mënyrë largimi dhe e njëjta mënyrë emërimi, rrëzimi dhe krizash politike. 

Një cilësi që nuk na është ndarë ne shqiptarëve në shtetin e Shqipërisë amë por edhe në shtetin e ri të Kosovës. Po cilët janë këta kryeministra? Sa kanë qëndruar në detyrë dhe për çfarë mbahen mend? 

Më poshtë po japim në formë të përmbledhur listën e tyre por edhe përgjigjet e këtyre pyetjeve


1.HASHIM THAÇI (2 prill 1999-1 shkurt 2000) (9 JANAR 2008-17 SHKURT 2008) (17 shkurt 2008-9 dhjetor 2014)

Lexo edhe : Mjekut të Donald Trumpi ndodh e papritura, i detyruar të vetizolohet
Hashim Thaçi është njëlloj Ismail Qemali në historinë e kryeministrave të Kosovës. Tre herë në detyrën e shefit te qeverisë, më shumë nuk ka rëndësi shifra por momenti kur ai ka qenë në detyrën e lartë. E deshi vetëm fati apo jo, ish-komandant i UÇK-së ka të drejtë të mburret se është ai kryeministri i parë në Kosovën e çliruar në vitin 1999. Thaçi spikati në marrëveshjen e Rambujes në 1999 dhe si politikan është zbulim i sekretares së Shtetit të asaj kohe. Madaleine Allbright. Fati e deshi edhe më shumë kur Hashim Thaçi ishte kryeministër edhe ditën kur Kosova u shpall shtet i pavarur, më 17 shkurt 2008. Thaçi ishte kryeministër edhe nga 17 shkurti 2008 deri në 9 dhjetor 2014. Ishte firma e tij në proklamatën e atij këtij që tashmë i përket historisë. Se si u fut në histori se si u bë kryeministër dhe se si e arriti këtë, kjo pak rëndësi do ketë pas shumë vitesh. Ndonëse për disa sot nuk tingëllon mirë ndërsa për kundërshtarët është shumë e rëndë, por në një farë mënyrë Hashim Thaçin e ka thirrur historia. Është shumë herët të bëjmë vlerësime për atë që ka bërë ai për Kosovën, por faktet janë fakte dhe askush nuk mund ti kundërshtojë.


2.BAJRAM REXHEPI (4 mars 2002-3 dhjetor 2004)

Kryeministri i dytë i shtetit të Kosovës ishte mjeku Bajram Rexhepi. Si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës ai qëndroi në detyrën e kryeministrit nga 4 marsi 2002 deri më 3 dhjetor 2004. Ndonëse me një profil jo shumë të lartë politik, Rexhepi do mbahet mend si një politikan i matur dhe që nuk shkaktoi tensione në politikë. Më parë ai kishte qenë ministër i Brendshëm dhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, qytetit ku ai kishte lindur. Bajram Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017.


3.RAMUSH HARADINAJ (3 DHJETOR 2004-8 MARS 2005) (9 shtator 2017-3 shkurt 2020)

Dy herë kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj do mbahet mend më shumë për tre proceset gjyqësore në Hagë se sa për punët që ka bërë si shef i qeverisë. Një komandant legjendë i UÇK dhe me disa dëshmorë në familje, Haradinaj ka qenë dhe mbetet simboli i politikanit shqiptar që luftoi me armë në dorë për çlirimin e Kosovës por që u bë edhe kryeministër. Herën e parë ai qëndroi në detyrë 100 ditë si kryeministër. Herën e dytë qëndroi kryeministër nga 9 shtatori 2019 deri më 3 shkurt 2020. Kur mendohej se nuk kishte probleme me drejtësinë dhe proceset pasi mori pafajësinë, më 5 janar 2017 ai u arrestua në Francë i kërkuar nga drejtësia serbe për krime gjatë luftës së vitit 1999 por falë presionit të drejtë ndërkombëtar ai u lirua. Ndërkohë dorëheqja e Haradinajt më 3 shkurt 2020 lidhej me kundërshtinë e tij të fortë për të hequr taksën ndaj mallrave serbe por edhe për një ide të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës për të cilën ai akuzoi Hashim Thaçin dhe Edi Ramën.


4.ADEM SALIHAJ (8 MARS 2005-25 MARS 2005)

Nënshkrues i Proklamatës së Pavarësisë, Adem Salihaj është kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Kosovës së çliruar. Me 20 ditë në detyrë ai në fakt ka qenë kryeministër provizor pas largimit nga detyra të Rramush Haradinajt. Salihaj njihet në Kosovë si një gazetar me përvojë të gjatë në gazetën “Bota e re” dhe Radio Televizionin e Prishtinës.


5.BAJRAM KOSUMI (25 MARS 2005-10 MARS 2006)

Bajram Kosumi nuk arriti të mbushë plotësisht 1 vit ose 12 muaj në detyrën e kryeministrit të Kosovës. Ai e mori detyrën më 25 mars 2005 dhe e la atë në 10 mars 2006. Është pasardhës në detyrë i Adem Salihajt. Përfaqësues si Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bajram Kosumi ka qenë mbështetës UÇK por jo pjesëmarrës në të.


6.AGIM ÇEKU (10 MARS 2006-9 JANAR 2008)

Ka shumë arsye që Agim Çejku të mburret në jetën dhe karrierën e vet dhe atë që ka bërë për Kosovën. Një gjeneral lufte në Kroaci dhe në Kosovë, ai u bë kryeministër më 10 mars 2006. Qëndroi në detyrë për afro 2 vjet. Përpara se të ishte kryeministër ai ishte ministër i forcës së Sigurisë së qeverisë së Kosovës. Çeku ka marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kroacisë. Dhe në vitin 1998-1999 ai drejtoi disa reparte të UÇK-së në luftë kundër ushtrisë serbe. Edhe Agim Çeku nuk i shpëtoi strategjisë serbe për tu akuzuar për krime, gjatë luftës, madje në vitin 2009 ai u arrestua në Bullgari por këto akuza asnjëherë nuk janë provuar.


7.ISA MUSTAFA (9 dhjetor 2014-9 shtator 2017)

Pasardhësi i Ibrahim Rugovës Isa Mustafa asnjëherë nuk iu afrua stafit të tij. Profesori i universitetit të Prishtinës ka qëndruar për rreth tre vjet kryeministër nga 9 dhjetori 2014 deri në 9 shtator 2017. Ai është kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në cilësinë kësaj detyrë u bë edhe kryeministër dhe president. Duhet theksuar se qeveria e tij ka qenë e dominuar nga një konfliktualitet dhe mungesë produktiviteti.


8.ALBIN KURTI (3 shkurt 2020-3 qershor 2020)

Kosova as ka patur dhe as nuk do të ketë një kryeministër idealist si Albin Kurti. Vetëm 4 muaj në detyrën e shefit të qeverisë Kurti as nuk shijoi karrigen e as nuk arriti të bëjë qoftë një gjë të vogël si kryeministër. Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosja” dhe një politikan që në opozitë theu shumë tabu dhe rregulla të politikës së vjetër, ai nuk arriti në detyrë të bëjë gjë. Dështoi për shkak të mbështetjes së vogël në vota në parlament, por ndoshta për tu rikthyer një ditë më i fortë. Të shohim. Edhe Fan Noli ishte idealisti pandreqshëm që kërkonte të bënte Shqipërinë, por dështoi pas 6 muajsh iku nga sytë këmbët andej nga erdhi. Nuk e dimë se Kurti është një Fan Nol i dështuar.



9.AVDULLAH HOTI (4 qershor 2020 e në vijim)

Sot Avdullah Hoti sot merr detyrën si kryeministri i 9-të në historinë e Kosovës, i urojmë thjeshtë suksese në detyrën e tij të vështirë. Të vështirë se është e qartë që është e brishtë por që edhe në këto kushte mund të arrijë të bëjë diçka të mirë për Kosovën.

Historia e 9 kryeministrave të Kosovës, nga Hashim Thaçi te ...

LISTA E KRYEMINISTRAVE TË KOSOVËS QË NGA ÇLIRIMI E DERI MË SOT

HASHIM THAÇI (2 prill 1999-1 shkurt 2000) (9 janar 2008-17 shkurt 2008)(17 shkurt 2008-9 dhjetor 2014)

BAJRAM REXHEPI (4 mars 2002-3 dhjetor 2004)

RRAMUSH HARADINAJ (3 dhjetor 2004-8 mars 2005) (9 shtator 2017-3 shkurt 2020)

ADEM SALIAJ (8 mars 2005- 25 mars 2005)

BAJRAM KOSUMI (25 mars 2005-10 mars 2006)

AGIM ÇEKU (10 mars 2006-9 janar 2008)

ISA MUSTAFA (9 dhjetor 2014-9 shtator 2017)

ALBIN KURTI (3 shkurt 2020-3 qershor 2020)

AVDULLAH HOTI (4 qershor 2020 e në vijim)

Nëse ideja e qeverisë Hoti e(LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe) etj. pranohet nga krye çetniku Serb , Aleksandër Vuçiqi, ajo nuk do të pranohet nga L VV-ja, e ndoshta as nga PDK-ja.

Nga Flori Bruqi

Ishte fundi i vitit 2018. Qeveria e asokohshme ishte e bindur se Kosova do ta arrinte një fitore të madhe diplomatike pas një serie humbjesh turpëruese: do të pranohej në Interpol. 

Arbresh info

Bile, qeveria ishte aq e bindur sa  ish kryeministri  Ramush Haradinaj s’e ndalte gojën duke u zotuar se pranimi ishte punë e kryer. 

Hashim Thaçi tinëz në Dubai për t'ja marrë “myzhden” Pacollit për ...

Presidenti  i Kosovë zt.Hashim Thaçi me një tufë gazetarësh shkoi në vend të ngjarjes, në Dubai, për ta festuar atë “ditë historike”. 

Floripress(28.11.2018) :
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

Hashim Thaçi tinëz në Dubai për t'ja marrë “myzhden” Pacollit për ...


Pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, njofton Klan Kosova.
Kosova nuk ka marrë 2/3-at e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në raundin e parë të votimit.

Hoteli më i lartë në botë ndërtohet në Dubai (FOTO) – Boomerang

76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 nga to kanë abstenuar.
Kosovës në raundin e dytë të votimit që pritet të nisë pas 20 minutash, për anëtarësim i duhen 103 vota, që i bie 2/3-at e 154 vendeve që kanë votuar në raundin e parë....

Kosova humbi dhe Hashim Thaçit i  mbetën  gishtat në gojë.

ShBA dhe Thaçi, presion qeverisë për anulimin e taksës 100% | TRT ...

Kjo humbje çoi në veprimin dëshpëtimtar të tarifës. Një veprim i pamenduar që do ta vendoste Kosovën para një presioni të madh nga ShBA-të dhe BE-ja derisa fushata e Serbisë për revokim të njohjeve formale të pavarësisë do të bëhej tepër agresive. 


A do të pezullohen taksat ndaj Serbisë? | Ballkani | DW | 15.01.2019


Fillimisht e vendosën një tarifë 10% ndaj mallrave të importuara nga Serbia, e e cila brenda natës u bë 100%. Serbia nuk pranoi të rikthehej në dialog. 

Radio televizija Rožaje - Haradinaj: Jam dakord që të hiqet taksa ...

Ish kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj tha se po e ndalte “ndarjen e Kosovës”, një ide që po qarkullonte në atë kohë.

 Lëvizja Vetëvendosja  e Albin Kurtit e përshëndeti këtë veprim dhe tha se duhej të shkohej edhe më larg, të vendosej reciprocitet i plotë.

Haradinaj: SHBA na kërkon pezullimin e taksës, por ajo do të mbetet

Ish Kryeministri  Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit shkaku i presionit amerikan e evropian.

QUINT-i kërkon heqjen e taksës, Haradinaj reziston, Veseli ...


 Por në zgjedhjet e ardhshme i pari doli një nacionalist edhe më ekstrem. 

Kurti: Unë nuk jam kundër popullit serb, por Serbia është kundër nesh

Albin Kurti u bë kryeministër me premtimin se do ta hiqte tarifën e do ta vendoste reciprocitetin.

 Fillimisht tha se do t’ia çonte Serbisë një listë të gjatë me kërkesa para se të ulej në tavolinën e dialogut. 

Megjithatë, Albini  uli krye dhe ai  u ulë  afër kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe e shprehu haptas gatishmërinë  e tij për dialog.

Kurti, Osmani, Veseli dhe Haradinaj – kur ishin të vegjël (FOTO ...

Ish kryeministri Albin Kurti e mbajti tarifën e dyshes  Ramush Haradinaj- Kadri Veseli përgjatë gjithë kohës sa ishte kryeministër. 

Më 25 mars  2020 Albinit j rrëzua   qeveria ndërsa vetëm më 1 prill 2020 do ta hiqte tarifën dhe vendoste reciprocitetin.

 Por, me reciprocitetin do ta bënte punën edhe më lëmsh. 

Kurti, Mustafa, Veseli e Haradinaj heshtin për helmimin e 26 ...

Reciprociteti fillimisht u shpërfill nga ShBA-ja dhe BE-ja sepse iu duhej që në formë implicite të revokonin njohjen reale të pavarësisë tonë. 

Albin Kurti i fton në takim Kadri Veselin e Ramush Haradinajn ...

E më pas, kur çështja u bë e madhe, iu desh të kundërshtonin. 

Ky kundërshtim efektivisht nënkuptonte mos-njohje faktike të pavarësisë së Kosovës por Albin  Kurti kërkoi që thjesht ta rriste popullaritetin e t’i shtonte votat.

Ish  Kryeministri  Albin Kurti një herë do të premtonte zëvendësim të menjëhershëm të tarifës me reciprocitet, e më pas do të premtonte reciprocitet 90 ditë pas heqjes së tarifës.

 Më 1 prill  2020 propozoi të hiqej plotësisht tarifa, e më 15 qershor 2020 të vendosej reciprociteti.

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj – ky ...

Kosova nuk mori absolutisht asgjë në këmbim për heqjen e tarifës. 

Fushata e tërheqjeve të njohjeve nga Serbia vazhdoi me po të njëjtin agresivitet. 
Parashikime të reja: Ky do të jetë rezultati i zgjedhjeve - GazetaBlic
Ndërkohë që shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën del se janë në pritje të rezultatit të dialogut njësoj si shtetet që nuk e kanë njohur. 

Gara e brendshme zgjedhore u bë më e rëndësishme se sa pavarësia e vendit.
Debati për ndihmat ndaj COVID-19 nga Serbia në Kosovë, BE-ja bën ...

Dëmet u bënë tashmë të pandreqshme. Qëndrimi i ShBA-ve për statusin e Kosovës është i ngjashëm me atë të Surinamit dhe vendeve tjera çnjohëse: duhet pritur dialogun.

Kosovë: Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës | Ballkani ...
E ndërkohë, ja çka tha mes thashethemeve të ndryshme kryeministri  Albin Kurti në ditën kur qeveria do t’i rrëzohej nga partneri i koalicionit: “Serbia mund ta pranojë edhe pavarësinë e Kosovës, por kurrë nuk mund të pranojë që të trajtohet e barabartë me Kosovën,”

Haradinaj: Albin Kurti është hajn dhe mashtrues ordiner (Video ...

Kryeministri i një populli thashethemxhi duket se nuk mund të ishte veçse thashethemxhi. Ai tha se ekzistonte një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi, e në të cilën do të ndahej Kosova.

Historia e 9 kryeministrave të Kosovës, nga Hashim Thaçi te ...

 Në foltore të Kuvendit ai tha se kështu i kishte treguar dikush. 

ShBA-ja reagoi zyrtarisht dhe e mohoi thashethemin kryeministror. E kështu me radhë.



Këto ditë Qeveria  e  Prof.dr. Abdullah Hotit ndërkohë e ndali këtë abuzim të tmerrshëm me fatin e Kosovës duke e hequr edhe reciprocitetin dhe duke i dhënë fund konfliktit me partnerët ndërkombëtarë.

 Është e vërtetë që ShBA-ja dhe BE-ja nuk e njohin ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës, por të paktën njohja formale tregon qartë vizionin që Kosova të jetë shtet i pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm pas marrëveshjes.

Pasuria e fshehur e katër liderëve: Kadri Veseli 100 milionë ...

Por, duhet kuptuar që ‘status quo’-ja aktuale është në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë.

PRESSING, Albin Kurti, Ramush Haradinaj - 03.10.2019 - YouTube

 Kosovës po i rrudhet vazhdimisht sovraniteti derisa bllokada vazhdon. 

Kush është Goran Rakiç, zëvendëskryeministri i ri serb i Kosovës ...

Në anën tjetër, marrëveshja finale nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen dhe miratimin e plotë të  Liderit të LV zt.Albin  Kurtit që gëzon popullaritet të madh në popull , e për rrjedhë, edhe potencë shumë  të madhe për trazira masovike në çdo cepë të Kosovës.

Mediat boterore per protesten e VV kunder Hashim Thacit. E gjthe ...

Edhe nëse ideja  e qeverisë Hoti e(LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe)   etj. pranohet nga krye çetniku Serb , Aleksandër Vuçiqi, ajo nuk do të pranohet nga  L VV-ja,  e ndoshta as nga PDK-ja.

Përplasen Albin Kurti dhe Kadri Veseli - Albinfo


Çfarëdo ideje për kompromis që mund të propozojë  kryeministri i rinj prof.dr.Abdullah Hoti në vazhdim nuk pritet të gjejë pranim. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...