2020-06-14

Kush u pagua 25 mijë euro për vrasjen e polices Sebahate Tolaj?


Hero i Kosovës Abaz Thaçi - Miq të dashur! Ju njoftojmë se këtë të ...
Historia e errët që mbulon vrasjen e Isuf Haklajt e Sebahate Tolajt, si u përfshi politika në të.

Gazmend Muhaxheri organizon akademi përkujtimore për policët e ...
Në një atentat ishte kryer më 24 nëntor të vitit 2003. Ishin vrarë dy zyrtarët policor, Sabahate Tolaj e cila kishte vdekur një ditë pas atentatit, ndërsa Isuf Haklaj katër ditë me vonë.

Misteri 16 vjeçar që fshihet në Dukagjin, kush e urdhëroi vrasjen ...

Versioni që Policia ka ofruar është se u vranë derisa ishin duke shkuar në punë me veturë private dhe janë sulmuar me armë zjarri nga persona në ato momente të panjohur duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Shefi i UNMIK-ut aso kohe, Harri Holkeri, kishte deklaruar se mafia po krijonë frikë në shoqëri.

“Mafia mbështetet në frikën që krijojnë për të siguruar heshtjen tuaj, ndërsa shoqëritë ku kjo frikë dhe kjo heshtje lejohen të mbizotërojnë, kriminelët asnjëherë nuk mund të munden,” tha Holkeri.

Për këtë krim ishte arrestuar, Bedri Krasniqi. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë ne vrasjen e zyrtarëve policor por edhe në së paku edhe dy sulme të tjera të armatosura në Deçan.

Vrasja ishte bërë me kallashnikov dhe aty kanë qenë dy tre persona së paku dhe rasti u zbulua se në “auben” e veturës se policisë së vrarë ka mbet shenjat e dorës së të dyshuarit Bedri Krasniqi.

InDoks në këtë dokumentar do të sjell historitë e të gjithë këtyre heronjve. Flasin kolegë e familjarë. 

Edhe ata që po i mbrojnë policët që po përndiqen pse po e luftojnë krimin. 

Rikthen në kujtesën e publikut edhe rastet më të rënda kur dora e krimit ra mbi shtetin, e shteti dështoi ta zbulonte se kush e goditi.

Kush u pagua 25 mijë euro për vrasjen e polices Sebahate Tolaj?

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.



Shkumbin Mehmeti

Në rrëfimin e tij për Zona e Debatit, Mehmeti ka treguar si është ekzekutuar pjesëtarja e Shërbimit Policor të Kosovës, Sebahate Tolaj, nga pjesëtarët e grupit kriminal që i takonte ai vet.

Arsyeja pse u bë atentati ndaj saj kishte të bënte me faktin se policia ishte mike e mirë e  kolonel Tahir Zemajt dhe se pas vrasjes së këtij, ajo po hetonte rastin e ish-komandantit të FARK-ut.

“Sebahate Tolajn e kam pasur pjesëtar të grupit, ajo është vrarë për dy arsye. Është përplasur me kolonel  Tahir Zemajn, një person është dënuar për këtë vrasje, pra, Bedri Kraniqi. 

Unë kamë dhënë deklaratë me 7 dhjetor 2014, dhe kam shpjeguar detajet se ka e kam marrë këtë informacion. Sebahata Tolaj prej që është bërë pjesë e grupit u kanë cak për tu vrarë.

 Një person që nuk dua të bëjë publik kush është ka paguar 25 mijë euro që i njëjti është ende aktiv, ai nuk ka pozita politike në Kosovë, por ka qenë kriminel në Evropë”, ka rrëfyer ai.


Dikur i shumëkërkuari Bedri Krasniqi ndryshon pamje kështu duket sot

Bedri Krasniqi njëri nga të burgosurit e vlerësuar me rrezikshmëri më të lartë dhe nga njerëzit më të përfolur për ngjarje të pasluftës në vend ka ndryshuar pamje nga koha kur ai ishte arrestuar.Dikur në listën e personave më të kërkuar për shkak të arratisjes së tij nga Dubrava Bedri Krasniqi sot ka lëshuar mjekër të gjatë.

Nga procesi gjyqësorë ndaj Krasniqit i cili po mbahet në gjykatën e Prishtinës për akuzat për vrasjen e dy policëveBashkë me Krasniqin në gjykatore është paraqitur edhe Alban Dizdari të cilët po akuzohen për vrasjen e një polici të Kosovës dhe një të UNMIK-ut më 2004, sot janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve.

Dëshmitari i rastit të Bedri Krasniqit nuk e di pse mbahet në ...

Dëshmitari Sh.R. në Gjykatën e Prishtinës tha se natën kritike, më 24 mars 2004, kishte qenë te nëna në Podujevë.Ai tregoi se duke u kthyer në mbrëmje nga Podujeva për në Prishtinë, me veturën “Mercedes”, në të cilën ishte edhe bashkëshortja e tij, kishin hasur në rezistencë në Shakovicë nga dy persona të armatosur, të cilët i ishin afruar te vetura.Dëshmitari tha se ata persona ia kishin futur automatikun në gjoks dhe ia kishin kërkuar veturën.“Ma futi tytën e automatit dhe më shajti, dhe neve na qitën përjashta nga vetura, po ashtu edhe gruan time e nxorën me dhunë nga vetura, e gjuajtën poshtë në kanal dhe dy persona ma morën veturën dhe vazhduan për Podujeve, me shpejtësi të madhe”, tha dëshmitari.“Ata kishin të veshur uniforma, nëse nuk po gaboj kanë qenë me maska, ka qenë terr dhe nuk kam mujtë me ua vërejt fytyrën. 


Intervistë me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi

Një veturë e UNMIK-ut, e Policisë, ka qenë përpara, jam afru afër veturës duke mendu që ka polic, pastaj erdhën Policia na morën dhe na sollën deri në Prishtinë. Unë kurrë deri më sot nuk e kam kuptuar se kush ma ka marrë veturën, dhe më ka nxjerrë jashtë”, shtoi dëshmitari.Më pas ka dëshmuar dëshmitari Sh.M.(emriat e dëshmitarëve janë mbuluar me urdhër të gjykatës)Ai tha se për vrasjen e Agron Sylejmanit, njërit prej sulmuesve kundër veturës me policë, kishte dëgjuar nga televizioni. Qysh u vra Agron Sylejmani ai tha se nuk e dinte.“Shkumbinin e kam njoftë, se një kerr e kam ble prej tij. Tani ia kemi nisë me u end familjarisht, e kam bo si shok, i njëjti është nga vendi i njëjtë, i anës tonë. Me Shkumbinin kur jam takuar për herë të fundit, ka pasur një top të dorës- top i luftës. Ai ka pasë merak me u fry, e ka nxjerr atë topin, ka pas merak me u fry, topin e nxori prej çantës, e mbajke në dorë. Kur e kam takuar ai nuk kishte qenë mirë psiqikisht”, shtoi më tutje dëshmitari, duke aluduar në të akuzuarin Shkumbin Mehmetin.

Rikthehet në gjykim vrasja e policëve të UNMIK-ut (VIDEO) – Klan ...

Në fund, ai tha se në takimin me Shkumbin Mehmetin ai nuk i ka përmendur emra të tjerë, të personave që kanë qenë të përfshirë në rast.“Nuk më kujtohet që më ka thënë për persona të tjerë. Përveç topit në çantë nuk më kujtohet nëse ka pasë edhe diçka tjetër, atë e ka mbajtur gjatë gjithë kohës në dorë”, tha dëshmitari.Seanca e radhës u caktua për më 6 janar 2020.Të akuzuar të tjerë në këtë rast për vrasjen e policitë të Kosovës dhe të policit të UNMIK-ut kanë qenë edhe Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, por pas marrjes së aktvendimit nga Gjykata Supreme në shtator 2017, të njëjtit ishin liruar, pasi që të dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë dhe se ka një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.Ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë i kishte liruar nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin, ndërsa Shkumbin Mehmetin e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 30 vite burgim, më 9 nëntor 2007.Kundër të akuzuarve Bedri Krasniqi, Alban Dizdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, Prokuroria e EULEX-it më 21 korrik 2017 kishte ngritur aktakuzë për shkak të kryerjes së veprave penale – vrasje e rëndë dhe vrasje në tentativë.

Bedri Krasniqi Archives - Raporto Korrupsionin! KALLXO.com

Gjithnjë sipas aktakuzës, më 23.3.2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.Më tutje theksohet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër personave që gjendeshin në të, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, Arsim Rrustollin, të cilët kishin qenë në detyrë.Zyrtari i Policisë së Kosovës Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut Ramë Zeneli, kishin pësuar lëndime si rezultat i plumbave të shkrepur.

Bedri Krasniqi Archives - Raporto Korrupsionin! KALLXO.com

Sipas, aktakuzës së EULEX-it, të akuzuarit me qëllim kishin rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë të cilët ishin në automjete që vinin pas veturës së UNMIK-ut, si dhe këto dy vrasje.

ARRESTIMI I KRYESISË SË SHOQATËS DHE I KRYETARËVE TË DEGËVE



Akademik Prof.Mrsc.Jahja Lluka,AAAS

Arrestimi i Kryesisë së Shoqatës dhe i shumë veprimtarëve të tjerë, kryetarë degësh, u bë në takimin e radhës të mbajtur në Prizren më 17 nëntor të vitit 1991. Pasi Shoqata çdo muaj mbante takimet e veta të zgjeruara nëpër degët e saja nëpër qytete e ndryshme të Kosovës, në nëntor ishte planifikuar që të mbahet takimi në Prizren, për çka dega e Prizrenit kishte bërë të gjitha përgatitjet. Dega e Prizrenit kishte caktuar shtëpinë e zoti Shefki Kazazit, që aty të mbahet takimi. Fatkeqësisht, si çdo herë, edhe tani Serbia e kishte dorën e vet të zgjatur në këtë mjedis.

Milicia serbe, me 17 nëntor 1991, ishte çmendur nga prezenca e shumë veprimtarëve në Prizren. Me këtë rast u arrestuan 45 veprimtarë të Shoqatës. 

Policët kishin rrethuar tërë lagjen, me disa makina dhe autoblinda. Sulmi në shtëpinë e Shefki Kazazit u bë në orën 11:00, nga ana e 60 policëve të armatosur dhe të pajisur deri në dhëmbë. 

Maltretimi vazhdoi pastaj në zyrat e policisë në Prizren, deri në orën 21:00. Në biseda speciale u morëm disa nga ne. 

Është për t’u çuditur se policia ishte e informuar mirë dhe maltretimi e bisedat informative vazhduan edhe për disa ditë, e veçanërisht ndaj Enver Batiut dhe Shaban Qoqës. Kanë qenë edhe fizikisht të maltretuar.

Në takim ishin prezentë edhe u arrestuan: 

Jahja Lluka kryetar, 
prof Pajazit Nushi, 
prof. MasarRizvanolli, 
studentja Vera Kolgjeraj,
 Haxhi Hafiz Kryeziu,
Prof, Muhamet Shukriu,
 Ragip Zekolli, 
Ahmet Vatovci, 
Ismet Brahimi, 
gazetari Rexhep Jusufi, 
prof. Demë Mulliqi,
 Sherif Bllaca, 
prof. Tefik Geci, 
Smail Osdautaj,
 Ibrahim Ademi,
Prof, Adem Murati,
 Havzi Matoshi, 
Ramadan Kupina, 
prof. Tefik Geci, 
prof. Fatmir Pireci, 
prof. Ramadan Muja, 
Masar Hoxha,
Dr.Esat Huskuka, 
prof. Ramadan Lajçi,
 prof. Parim Kosova, 
Halim Gashi,
 Masar Shporta,
 Ramadan Shala, 
Engjëll Çetta, 
Hajdar Mullakaj,
 Enver Gdiu, 
Nuridin Kuteli,
Hafiz Jakup Muqezi,
 Remzi Micni, 
Miftar Ahemtaj,
 Shaban Qoqaj, 
Nuhi Koçinaj, 
Shefki Kazazi,
 Besim Rogova, 
Xhemil Sulejmani,
 Agim Taraku, 
Rexhep Qoqaj,
 Mensur Bytyçi, 
Enver Ajasaj. 

Me këtë rast dua të them se me rastin e plaçkitjes e bastisjes së shtëpisë u plaçkitën veglat dhe materiali teknik i stomatologjisë në të cilin merrej nikoqiri zoti Shefki Kazazi dhe vlera mund të ishte diku rreth 15 mijë marka gjermane. 

Ky ishte vetëm njëri nga rastet, pasi që raste të tilla kemi pasur edhe herëve tëjera ,kete vit deshem me shenu ketë ngjarje me rastin e 30 vjetorit të veprimtarisë në shtëpin e Shaip Pashë Spahiut ku ka ndoll rasti me nje pllakë po nuk na u leju nga komuna se kjo eshte zonë e mbrojtur

Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udhёheqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit





Nga: Qendresa Nikqi



Drejtoresha e fushatës Presidenciale e Presidentit Amerikan Barack Obama, Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin me temën “Udhёheqja dhe Qeverisja Efektive” për strukturat e LDA Balkan (Leadership Development Association).


Dr. Ermira Babamusta është një eksperte dhe ligjëruese me përvojë shumëvjeçare në Amerikë, duke qenë pjesë e “Speakers Bureau,” byroja e folësve motivues. Përvoja e saj profesionale përfshin Departamentin e Sigurisë së Atdheut në Amerikë, AmeriCorps Vista në Nju Jork, Këshilli i Kongresit Amerikan për Udhëheqjen e Rinisë (Congressional Youth Leadership Council), Departamenti i Paqes në OKB, Administrata e Presidentit Obama dhe Kongresi Amerikan në të dyja dhomat Senatin Amerikan dhe Dhoma e Përfaqësuesve (U.S. House of Representatives).



Me ftesë të zv. Presidentit të LDA Balkan z. Qëndrim Hoxha, CEO i kësaj organizate për Kosovë, Dr. Ermira Babamusta me 5 qershor 2020 ka mbajtur trajnim për anëtarët e LDA-së me degë në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.



“Pata kënaqësi të veçantë të ndaj përvojat e mia rreth lidershipit transformues dhe adoptues me pjesmarrësit e forumit Ballkanit të LDA-së. U angazhuam në një debat interesant rreth temës nëse një lider është i lindur i tillë apo nëse kjo veti mund të zhvillohet tek të tjerët. Udhëheqësit mund të lindin në çdo sferë dhe udhëheqja është një aftësi që secili prej nesh mund ta përvetësojë dhe zbatojë nëpërmjet angazhimeve apo përkushtimit ndaj kauzave të ndryshme,” tha Dr. Ermira Babamusta.



“Vlerësoj kontributin dhe ftesën nga z. Qëndrim Hoxha duke mundësuar një platformë ndërkombëtare si LDA që përgadit liderë të suksesshëm për të ardhmen,” shtoi Dr. Babamusta, autore e librit “Besimi Politik në Kosovë” dhe eksperte e punëve të jashtme.



Trajnimi shёnoi siparin e tij me fjalёn hyrёse tё mbajtur nga Presidenti i LDA Balkan, Marilo Meta; zv. Presidenti i LDA Balkan dhe CEO i LDA Kosova, z. Qёndrim Hoxha; si dhe Menaxheri i Burimeve Njerёzore tё LDA Balkan Dr. Sc. Sedat Baraliu, moderuar nga Dona Kuçi, dega e LDA-sё nё Maqedoni tё Veriut.



“LDA Ballkan është një platformë ndërkombëtare në shërbim të rinisë dhe profesionistëve të rinj. Ne, me kurajo dhe vullnet të madh, jemi të përkushtuar për të qenë të suksesshëm përmes projekteve tona ndërkombëtare për zhvillimin e aftësive drejtuese të të rinjve dhe në ndërtimin e urave të miqësisë dhe bashkëpunimit midis 30 vendeve përfaqësuese të LDA-së,” tha z. Qëndrim Hoxha, zv. President dhe CEO i LDA Ballkan, dega në Kosovë.



“Angazhimi im për organizatën, përveç administrimit të burimeve njerëzore, promovon edhe trashëgiminë kulturore në botë përmes të rinjve dhe edukimin e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore,” tha Dr. Sc. Sedat Baraliu, Menaxher i Burimeve Njerëzore LDA Ballkan.



Platfomra e LDA Balkan: Udhëheqja dhe Angazhimi Global



Presidenti i LDA-së Marilo Meta dhe zv. Presidenti Qëndrim Hoxha janë angazhuar fuqishëm në zhvillimin e qytetarisë aktive në Ballkan dhe më gjerë. Ata, së bashku me Prof. Dr. Sedat Baraliun dhe anëtarët e kësaj organizate e kanë bërë LDA-në emrin më të dashur nga të rinjtë në gjithë Ballkanin duke qenë shumë produktiv në punën e tyre.



“Themelimi i LDA-së nuk ka qenë vetëm një moment historik, por një ideal, një ëndërr e realizuar nga të rinjtë që kërkojnë zhvillim dhe prosperitet, duke kërkuar paqe dhe drejtësi shoqërore. LDA ka qenë një histori për të shkruar, një pikë fillestare për një mision, një vizion unik univerzal, së bashku si qytetarë të botës për një botë më të mirë, për një të ardhme më të mirë në paqe, solidaritet dhe prosperitet,” theksoi Marilo Meta.



Dr. Ermira Babamusta pёrgjatё ligjёratёs sё saj ndau me pjesmarrёsit e trajnimit eksperiencёn e saj si Drejtoreshё e Fushatёs Presidenciale tё Presidentit Barack Obama, duke shёrbyer kёshtu si njё motivim dhe frymёzim pёr tё gjithё pjesmarrёsit e trajnimit. Njёkohёsisht nёpёrmjet trajtimit dhe tё disa pikave mjaft interesante si, historiku i lidershipit, evoluimin e tij pёrgjatё kohёs, tiparet tё cilat e bёjnё njё individ njё lider tё suksesshёm, modelet e ndryshme tё lidershipit, apo edhe elementёt e njё qeverisje efektive, e cila shёrben si pikёnisje pёr zhvillimin lokal e global tё shoqёrive, sollёn njё tablo informuese pёr tё rinjtё pjesё tё LDA Balkan.



Trajnimi u pasurua gjithashtu dhe me pjesmarrjen e anёtarёve nga shtete tё ndryshme tё Ballkanit si: Leona Jahiri nga Kosova, Bjondina Sherifi nga Maqedonia e Veriut, Arb Shabani nga Mali i Zi, Leutrim Edipi nga Lugina e Preshevёs dhe Evelina Rumi nga Shqipёria. Nё fjalёn e tyre, gjithsecili ndau rёndёsinё qё ka lidershipi, roli i liderit, individi, udhёheqja efektive dhe bashkёpunimi, nisur nga eksperiencat personale, profesionale apo problematiket aktuale qё prekin drejtpёrsёdrejti rininё e jo vetёm.



“Trajnimi i sotshëm organizuar nga LDA tregoi dhe një herë se të rinjtë kanë dëshirë të aftësohen, kanë interes të mësojnë gjëra të bukura, të reja. Trajnimi bëhet dhe më interesant kur trajnerët kanë një bagazh profesional goxha të pasur, siç ishte rasti i sotëm i trajnimit. Ishte shumë frytdhënës dhe jam e bindur si unë që do aplikoj njohuritë e fituara në punën time të përditshme në institucionin ku jam pjesë dhe shumë të rinj si unë tashmë kanë zgjeruar diapazonin e tyre,” tha Dona Kuçi, moderuese e trajnimit dhe përfaqësuese e LDA Balkan, dega Maqedoni e Veriut.



“Përfitova njohuri të reja nga eventi i e mbajtur me Dr. Ermira Babamusta. Si trajnere e karates në profesion, lideri më së miri avancon dhe profesionalizon ekipën e tij,” tha Fjona Xhelili, Administratore në LDA Balkan, dega Kosovë.



Trajnime tё tilla do tё jenё pjesё e vazhdueshmё e LDA Balkan dhe anёtarёve tё saj, me qёllimin e vetёm pёr tё frymёzuar, motivuar dhe krijuar liderёt e sё ardhmes.

Granit Shala: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, do të ishte i përsosur nëse nuk do ta kishte afër Isa Mustafën.



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, do të ishte i përsosur nëse nuk do ta kishte afër Isa Mustafën.

Unë nuk dyshoj në aftësitë dhe profesionalizmin e Hotit, ashtu sikurse nuk dyshoj për Kujtim Shalën, Vjosa Osmanin, Besa Gaxherrin dhe disa politikan të tjerë që i ka LDK-ja, por e meta më e keqe e këtij subjekti politik është prania dhe diktatura e Isa Mustafës.

Edhe përkundër faktit se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës asnjëherë nuk e ka pasur 90% e ministrave, interesi dhe vullneti i qytetarëve gjithmonë ka qenë në rend të parë…diçka që në qeveritë e tjera po mungon dukshëm.

Kur të gjithë ishin kundër që AAK-ja dhe PDK-ja të qeverisin me vendin, marrëveshja u lidh dhe si e tillë ka funksionuar për mrekulli, marrë parasysh këtu themelimin e Ushtrisë çështjen e “Trepçës”, si dhe shumë çështje të tjera që ishin në interes për vendin.
Do të doja shumë që rrëzimi i qeverisë Kurti të ndodhte në një situatë normale dhe jo në gjendje pandemike sepse pas shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, besoj dhe shpresoj shumë se vullneti i sovranit do të rreshtohej pas liderit Haradijan dhe kështu do ta kishim një qeveri që i ka hije Kosovës.
Me Respekt
Granit Shala

Valbona Lalaj Haklaj sjell “Haku jem”; Ja nga lindi fabula e këngës…!



Është këngëtare që ushqen shpirtin me këngë. Valbona Lalaj Haklaj, me origjinë nga Tropoja, këndon këngë të cilat drithërojnë mendjen, trupin dhe shpirtin.



 Frymëzohet nga ngjarje dhe histori të vërteta dhe sjell perla në muzikë. “Haku jem” është kënga e saj më e re që lidhet me një ngjarje të vërtetë të cilën Valbona ka menduar që ta jetësojë me bashkëpunëtorët e saj në këgë dhe klip, dhe e ka sjellë në formë përfundimtare vetëm një ditë më parë. 


Edhe pse ka vetëm 24 orë e publikuar kjo këngë duket se ka rëmbyer zemrat e publikut duke marrë një shikueshmëri mjaft të kënaqshme dhe reale.




Një klip i realizuar më mjaft mjeshtëri në Zvicër, ku këngëtarja edhe jeton e punon, duket aq tërheqës sa të mbetet shija e ëmbël edhe pas shumë kohësh që dëgjon këngën. 


Kjo është Valbona Lalaj Haklaj, nënë e dy djemve të vegjël Florit dhe Argjendit, për të cilët edhe vendos të kushtojë dhe punojë me shumë përkushtim në muzikë. Në linkun më poshtë ju ftojmë të shikoni klipin e ri dhe të na thoni edhe përshtypjet tuaja.

Fitore HAKLAJ: “Shpirti peshon”- PoezI, botoi MESHARI-Prishtinë, 2019

Nga Sejdi Berisha 

Me poezitë e saja krijuese është vetë lumi që s'di të ndalët ...
Pas vëllimit poetik "Shpirti peshon", krijuesja mërgimtare Fitore Haklaj sërish lexuesit të saj i mbeti besnik duke e sjell para tyre vëllimin e dytë me titullin poetik "Pejsazh në zemër", ku autorja përmes vargut korrespondon me vendlindjen, ngase koha kur kjo krijuese krijon mërgimi,. Poetë të shumtë e kanë përjetua rëndë mbi supet e tyre, duke qenë me mijëra kilometra larg nga ajo, nga ujët dhe dielli i vend lindjes. Si dhe një herë më shumë larg nga buzëqeshja e më të dashurve, një lidhje e saj të pandarë fizike nga fjalët e bukura të nënës, babait, vëllait dhe natyrës së bukur të vendit , ku e rriti dhe i dha krah të fluturon nëpër dhera të tjera , për një jetë më të mirë,por gjithnjë të mos i bëhet barrë e rëndë e shoqërisë. Duke lexuar vëllimin poetik me titullin" pejsazh në zemër" të poetes Fitore Haklaj , nuk mund të mos e lexon me një frymë, sepse vargu poetik i saj është i mbështjelle pikturat e dhembjes , ngjyrat e të së cilave i japin dritë errësirës. Ka një kohë të gjatë që është prezentë , kur fjala e dhënë nuk është më parim,por vetëm si fjalë e harruar. Ka vite që piktura dhe poezia tek kjo poete janë dy anë , që i falin jetë dhe shpresë njëra-tjetrës për ta përmbysur të keqen,e cila i manifestohet si buzëqeshje, e në fakt i sjellin dhembje jetës së njeriut që e rrethon, dhe duhet besua Por cila është e vërteta e hidhur që e shkakton këtë farë të keqe e thotë autorja përmes vargjeve të bukura. Njëkohësisht poetët sikur janë të lidhur për natyrën, ku e bukura shihet me syrin e piktores, dhe lexohet në vargun e poetes Fitore Haklaj.


Fitore Haklaj | Një dritare e re

Pejsazhet në zemër" me ide të hedhura, sikur të ishte ky një kopsht plotë me lule ...

Poezia e kësaj krijuese është vetë lumi që s'di të ndalët përpos në det, i cili kur mbushet me vargjet e bukura të Fitores, ngrihen valët e tij lart, ashtu siç janë edhe figurat letrare me të cilat di ta ndërtoj vëllimin poetik"Peizazh në zemër", me idetë e hedhura si me qenë ky kopsht plot me lule ,ku nuk e di cila ka aromën më të mire,dhe ligjëron-


Ti ishe një lule

E vyshkur në atë qoshe

T'u afrova të marr pak aromë

Nuk ndjeva asgjë nga jeta.

Rrugës së gjatë

Të shtrëngova aq shumë

Nga frika që mos të humb

Të mora si një pëllumb.

Poezia- Kur të mori era

Lulja është një figuracion frymëzimi i pashtershëm dhe plot novatorizëm si për nga idetë ashtu edhe për nga mendimet që i sjell vargut, poetja, dhe shton-


Në atë rrugë të ngushtë

Si vetë jeta

E gjatë sa besimi

I tanë perëndive.

Udhëtova më ty

Për të mos u kthyer pas.

Poezia –Rruga e ngushtë

Poetika e këtyre vargjeve është një pasqyrim optimist poetes Fitore Haklaj


Nëpër këtë atmosferë duhet njeriu të jetë tjetër ,të këtë tjetër aftësi frymëmarrje dhe qëndrimi ,sepse çdo gjë shihet tek besimi për jetën. Përla e këtyre vargjeve përpëlitej nëpër tymin e shpresës në formë imagjinuese. Në këto raste dominojnë vargje për diellin, ku anorja shprehet –


Atë diell që nuk e pata kurrë

Në atë breg e në atë lumë

Diell i mjeri diell ku mbete ti

Pse s'të pata kurrë në gji.

Poezia-Fito diell

Bota filozofike e poetes Haklaj në relacion me rrjedhën fabulave, brenda domethënies së vet,figurës dhe ndriçimit ideor të imagjinatës së për bujtjeve njerëzore gradualisht di t`i tejkaloj kufijtë e saj për t`u bërë shembull i një matematike metaforike në relacion me të bukurën dhe njerëzoren,me simbolikën e lumit të bardhë ,dhe shprehet-


Ëndërrova një fushë të gjerë e të gjatë

Aty ishin dy lisa të thatë

Ishte edhe një lumë pa një pikë ujë

Edhe lule të vyshkura në gjumë

U ula afër lumit e të kujtova më mëllë

T`i thashë disa fjalë pa përgjigje dot

U ktheva nga lulet e vyshkura në gjumë

Më lotët e derdhur i ujita pa fund.

Poezia-Ëndërr.

të gjitha poezitë e botes

Fitore të poetës Haklaj e përfshira në këtë vëllim kanë disa shtrirje më të avancuara, ku figurat janë të gërshetuara duke pasur disa nuanca të tjera që shkrihen dhe koordinohen me sukses në vargëzimet poetike të autor Fitore Haklaj. Ky synim i poetes Haklaj, ia arriti dhe e pasuroi ,jo vetëm opusin e vet letrar, por edhe bibliotekat e lexuesve me poezitë e kësaj përmbledhje poetike. Duke lexuar titujt e vëllimit poetik “Shpirti peshon” le përshtypjen se autorja Fitore Haklaj tani me çdo kusht dëshiron të hyj dhe sikur e ka gjetur portën për botën e bukur të poezisë, një derë që rri hapur për të gjithë ata që e duan fjalën e bukur artistike. Objekt pafund frymëzimi i poetes është piktura dhe lloje llojshmëri e ngjyrave që duke e dashur artin provoj edhe në një dyanësi të krijoj, ku imazhin për pikturën ta paraqes në kopshtin e shenjtëruar që mbëltohet nga vargu i saj poetik, duke e bleruar edhe më shumë. Kështu zemra e poetes ndizet dalëngadalë kur dalin yjet dhe fillon ta thërret muzën e krijimit poetik. E gjithë kjo ndodh kur autorja është larg vendlindjes dhe tërë imagjinatën e saj krijuese mundohet ta pasqyroj në pejsazh të bukur ngjyrash sikur tˊi krijonte vetë ylberi.

Në qendër të rrëfimit poetik të kësaj poete janë figura të ndryshme poetike, që e veçoja orkidenë si lule dhe ssi si figurë poetike.

Gërshetimi i këtyre elementeve bazohet në perceptimin filozofik e të konceptuar të jetës, rrjedhës, frymëmarrje, krajatave ë saj. Qendër e rrëfimit të poezisë orkideja është lulja, e cila si gjallesë mundohet të bëj jetën e vet ashtu çfarë duhet të jetë ajo. Në simbiozë më të është edhe njeriu dhe jeta e tij, që në njëfarë mënyre i ka specifikat e veta, të cilat e veçojnë nga tërësia e botës. Vetë natyrshmëria e jetës së lules dhe e jetës së njeriut rrjedh bashkërisht, por edhe ndaras. E përbashkëta e rrjedhës së saj është e pandarë, ndërsa e veçanta specifikohet me rrjedha të skalitura në dallueshmërinë delikate, e pse jo edhe në meditimin e kuptimit filozofik. Por megjithatë jeta e njeriut dhe e lules bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë si poete dhe figurativisht në vargjet e poezisë se poetes Fitore”. Poetja vazhdon rrëfimin e saj poetik në formën e figuracionit dhe të meditimit për simbiozën e jetës së lules dhe të njeriut, gjegjësisht të subjektit të saj lirik: Kështu poetja dhe subjekti i saj lirik njëjtësohen për të udhëtuar poetikisht nëpër rrathët e jetës së lules të cilat në fakt shënojnë epokat, stinët dhe vitet e historisë së jetës në veçanti dhe të botës në përgjithësi. Ky njëjtësim nuk rrjedh dhunshëm, por ai rrëshqet duke gurgulluar ëmbël, ashtu siç janë motet dhe stinët në hemisferën dhe atmosferën e tokës. Simbioza e kësaj jete nganjëherë ngjyroset me ngjyra të llojllojshme që më dominuese është ngjyra e orkidesë e cila shndërrohet edhe në figuracion poetik. Ky mozaik ngjyra nuk është i ngurtë, madje as i imponuar, por edhe mbase, një anë e jetës sonë të kaluar nëpër shekuj dhe nëpër histori. Poezia e jetës së lules dhe njeriut të Fitore Haklajt, kuptimin meditativ dhe filozofik të jetës, e merr duke u zhytur në ngjyrime artistike të thella. Ky kuptim rrjedh në vertikalen dhe në horizontalen e shtrirjes, çka simbolizon natyrshëm rrjedhën e jetës. Në këtë vëllim poetik poetja Fitore Haklaj ka vënë figuracion të bollshëm e të skalitur bukur artistikisht, por edhe një meditacion me plot kuptim për jetën, qëndresën, sakrificën e fitoren. Këto dhe të tjera elemente në këtë vepër janë dëshmi se krijuesja Haklaj kultivon stil të veçantë, andaj vargu i kësaj përmbledhje tregon individualitetin e saj krijues.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...