2020-06-14

EDI RAMA BLLOKON PAGAT E 300 PUNONJËSVE TË DIGITAL ALBIT

Prej dy ditësh në media ka filluar të dalin reagime të forta, nga aksionerët e pakicës së Digitalb, të cilët kanë akuzuar aksionerët e shumicës për bllokimin e pagave të punonjësve.
Në fakt, CNA.al, sjell sot në mënyrë ekskluzive dy dokumentat të cilat tregojnë se kush është bllokuesi i vërtetë.
Në dokumentin e parë, është e-maili i përfaqësueses si bashkëadministratore të aksionerëve të shumicës Eglantina Lamaj  e cila i kërkon drejtorise te financës të paguaje rrogat e stafit.
Ndërsa në e-mailin e dytë, siç e shikoni më poshtë, është përgjigja e administratorit të vendosur nga pakica, Redi Lamaj i cili është personi që ka bllokuar në fakt kalimin e pagave për 300 punonjësit e Digitalb.
Pra nga e-mailet dhe komunikimet zyrtare, duket qartazi se pagat e punonjësve të Digitalb,  i kanë bllokuar aksionerët e pakicës, të përfaqësuar nga Vjollca Hoxha dhe sipas skemave tè Ben Blushit. 
Email nga administratori i pakicës që ka bllokuar rrogat
Email nga administratorja e përfaqësueses së shumicës që kërkon pagesën e rrogave



Albin Kurti pretendon se Richard Grenell është i përfshirë në nxitjen e votimeve që rrëzuan qeverinë.

Lideri i LVV zt.Albin Kurti , kohë më parë publikisht pranoi se kriza kishte një dimension lokal, por ai e akuzoi Richard Grenell, se ishte “përfshirë direkt” në presionin e votës për rrëzimin e Qeverisë së tij (The Guardian) 



Ish Qeveria e tij nuk u përmbys për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”, tha kohë më parë zt.Albin Kurti në një konferencë për shtyp në Prishtinë.


Një besnik i Donald Trump, Richard Grenell është ish ambasadori amerikan në Gjermani dhe gjithashtu një ish drejtor i intelegjencës kombëtare  që deri para pak ditësh kordinonte  punën e 17 agjencive të inteligjencës amerikane. Ai më parë shkaktoi polemikë në Berlin duke thënë se dëshironte të “fuqizonte” forcat e djathta në Europë.

“Ajo që ai (Grenell) i duhet është një marrëveshje e shpejtë për të treguar se ata mund të rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clinton, Bush dhe Obama, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake, dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor”, tha Kurti.

Pas dështimit të Donald Trump për të bërë përparim në një marrëveshje me Korenë e Veriut ose në Lindjen e Mesme, është e mundur që Shtëpia e Bardhë tani e sheh Ballkanin si basti më i mirë për një përparim diplomatik, por koha po mbaron para zgjedhjeve të nëntorit 2020.

Beogradi nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Aspekti më i diskutueshëm i bisedimeve ka qenë biseda për një shkëmbim të mundshëm territoresh. Bisedimet paralele midis dy vendeve janë zhvilluar nën kujdesin e BE-së, shkruan "The Guardian" e Londrës.
F.B.

Denoncimi nga Spanja: Pacientët mbi 65 vjeç po i vrasin për të liruar respiratorët



Një shtetas që thuhet se është spanjoll, shprehet se personave mbi 65-vjeç po u hiqen aparatët respiratorë.

Është “Jeta osh qef” ajo që ka publikuar videon , pa dhënë emrin apo detaje të tjera, por duke e cilësuar si mjek.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri do zgjatet deri më 23 qershor 2020.


Qeveria  Shqiptare ka propozuar që të shtyhet gjendja e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor 2020.

Propozimi u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat, i cili pyetjes së qytetarit, iu përgjigj: “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit 2020”.


Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të Parlamentit shqiptar.

Ndërkohë që shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore  në Shqipëri do të thotë se edhe masat e marra do të vijojnë që të mbeten në fuqi.

Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi më 24 mars 2020 ,  ndërsa ditën e sotme është propozuar edhe shtyrja me 2 muaj.


Pse Shqipëria është më pak e prekshme nga koronavirusi

 Në institucionet shtetërore po qarkullon një dokument konfidencial konsultativ, i përgatitur nga një kompani e rëndësishme, ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë shëndetësore, me qendër në Monako.

Ky dokument që mban datën 24 Mars 2020, është përgatitur për përdorim të brendshëm, në kuadër të strategjisë në përballjen me Covid19, në javët dhe muajt e ardhshëm.


Dokumenti, konsultativ evidenton faktin se Shqipëria ka një popullsi me moshë mesatare 33.4 vjeç dhe 24 përqind e saj mbi 55 vjeç.

 Kjo e bën Shqipërinë më pak të prekshme nga rastet e infektimit nëse krahasohet me vende me moshë të madhe siç është rasti Italisë.

Dokumenti thekson se Shqipëria deri më tani ka bërë një punë të mirë duke u përgatitur në kohë në përballjen, me këto probleme të cilat tani janë duke i ndeshur shumë shtete të tjera. 

Megjithatë kjo kompani ndërkombëtare ka 6 sugjerime për autoritet shqiptare kur thotë se disa masa të reja shtesë, mund të zbatohen me qëllim zvogëlimin e zgjerimit të mëtejshëm të pandemisë.

“Zbatimin e strukturës me kode me ngjyrë për të ndjekur situatën me infeksionin, e ngjashme me atë të zbatuar në Singapor për të informuar popullsinë në lidhje me riskun dhe ndërgjegjësimin në rrugë të qartë dhe sa me të kollajtë. 

Monitorim të përditshëm të nivelit të vdekjeve duke vlerësuar riskun e këtij vrulli dhe trendin.

Kompanitë duhet të organizojnë transportin për në vendet e punës dhe kthim të punonjësve duke siguruar masa sanitare gjatë transportit, si testim temperature përpara se hypin në autobusë dhe të respektohet distancimin fizik mes tyre. ”, thuhet në dokument.

Në këtë dokument thotë gazetari Top Chanel-it ,  Muhamed Veliu, i sugjerohet autoriteteve shqiptare të inkurajojnë dhe orientojë biznesin privat në prodhimin e mjeteve spitalore si dhe bërjen kujdes me orarin e njësive të shërbimit.

“Është e nevojshme rikonfigurimi fabrikave në prodhimin e mjeteve sanitare përmes inkurajimit në të bërin e kësisoj siç është shembulli nga Italia ku shumë fabrika u kthyen në prodhuese të maskave mbrojtëse.

Duhet po ashtu një numër i konsiderueshëm mjetesh higjenike si maska, doreza, syze etj, të jenë të disponueshme për ata që kanë nevojë në mënyrë të posaçme për personelin shëndetësor dhe qytetarët me probleme të mëpërparshme shëndetësore.

Supermarketeve, farmacive dhe vendeve publike duhet tu përcaktohet se në kohën kur janë hapur ato të kenë, numër të limituar njerëzish që hynë, sikurse koha e hapjes së tyre duhet të jetë e atillë që të eliminohen dyndjet”.

Në fund të këtij dokumenti theksohet se ajo çfarë është bërë deri më tani nga Shqipëria, përfshi këto sugjerime do të sjellin një kontroll të shtuar për epideminë e në mënyrë të posaçme reduktimin e të prekurve, gjë e cila do të lejojë vendin ti kthehet normalitetit në mënyrë të butë, me një impakt të vogël.

Flori Bruqi : Aksion i gjerë i Inspekcionit në Prishtinë, kontrollojnë mbajtjen e distancës!

light logo
Coronavirusi Covid-19 po përhapet, 477 raste aktive në Kosovë


Nga 8 shkurti deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,në Prishtinë,  me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.437 raste, ndërsa janë regjistruar 32 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 928 pacientë të prekur nga Covid-19.

Coweta reports 2 new COVID-19 cases - The Newnan Times-Herald
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 477.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të shtunën janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. 

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 53 raste.




Infektiologu Krasniqi apel qytetarëve: Përshëndetuni me zemër – JO me duar



















Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka konfirmuar 53 raste të reja në territorin e Kosovës.

Pas numrit të rritjes së shpejt të rasteve të reja, infektiologu Krasniqi u ka bërë apel kosovarëve që të i mbajnë masat e të mos i shtrëngojnë duart.





Numri i madh i të infektuarve me koronavirus në kryeqytetin e Kosovës ka ndikuar që inspekcioni të kontrollojë mbajtjen e distancës në fushën e gastronomisë.

Një aksion i gjerë i Inspekcionit në Prishtinë është duke u mbajtur sonte.


Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.


Ai tha se ky aksion ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, shënoi ai.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik çdo natë është duke iu bërë thirrje Inspektorateve sanitare të AUV dhe Inspektorateve komunale patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Adnan Merovci tregon momentin e vështirë kur ia tregoi Ibrahim Rugovës lajmin për vrasjen e Aganit


Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka rrëfyer detaje nga libri i tij më i ri “Pengu”.



Merovci tregon një nga momentet më të rënda të tij kur ja ka treguar Rugovës lajmin për vrasjen e Fehmi Aganit.

Ai thotë se pasi kishin arritur në Itali e kishin kuptuar lajmin se forcat serbe e kishin arrestuar Fehmi Aganin.


Merovci tregon më pas se italianët i kanë treguar se e kanë vrarë Fehmi Aganin dhe se këtë lajm ata nuk ia kishin treguar Rugovës por këtë gjë duhet ta bënte ai.

“Këtë fat të zi e kisha unë. Ishim duke shkuar për në Gjermani. I thashë Kryetarë na kë thënë se edhe nëse gjaku në gju bëhet dikush duhet t’i shtyjë proceset përpara. Më ndërpreu sepse e parandjeu që diçka ka ndodhë:“Adnan lëri këto fjalë më trego se çfarë ka ndodhur”. Thashë ngushëllime Kryetarë. Profesor Aganin e kanë vrarë. Ende pa përfunduar unë më tha: “Mo bre. Ma paskan tha krahun e djathtë”, tregon ai në RTV Dukagjini.

Merovci thotë se pas këtij lajmi Rugova ishte i thyer dhe për tetë orë nuk ka folur e as nuk ka pirë kafe e as ka ndezë cigare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...