2020-06-21

Prof.dr. Vjosa Osmani dridhë presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe LDK-në më këtë deklaratë

Vjosa Osmani, deputetja më e votuar e zgjedhjeve të 11 qershorit ...

Në një intervistë për programin Jeta në Kosovë të BIRN-it, Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se ishte e paimagjinueshme që partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, të votonte në favor të shuarjes së partneritetit të saj me Vetëvendosjen vetëm 51 ditë pasi të dy partitë krijuan një qeveri koalicioni. “Asnjëherë nuk kam besuar se do të vijë deri këtu, shumë sinqerisht,” i tha ajo BIRN në emisionin televiziv Jeta në Kosovë.

Gazeta Metro – Kurti e konfirmon bashkëpunim e mundshëm mes tij ...

Osmani, e cila nuk mbështeti prishjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje më 25 mars 2020, kritikoi partinë e saj për shkaktimin e rrëzimit të qeverisë së mëparshme kur ajo ndodhi. “Në rastin ideal, partia ime nuk do ta kishte organizuar kurrë lëvizjen në mes të një pandemie,” tha ajo.

Kryekuvendarja Osmani kërkon interpretim ligjor për mandatin e ...



Shkarkohet Vjosa Osmani nga çdo post në LDK - Exit | Shpjegon ...



Haxhi Shala thotë se Thaçi dhe Haradinaj i shkuan në vizitë pas ...

Për Osmani, e cila ishte kandidati për kryeministër i LDK-së gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 , rrethanat në të cilat u formua qeveria e Prof.dr.Avdullah Hoti janë “shqetësuese” për demokracinë e Kosovës, duke përmendur që Presidenti Hashim Thaçi ishte përfshirë direkt në lobim për të siguruar votat për qeverinë.
Dashnorja' e Haxhi Shalës publikon bisedat me gruan dhe fëmijët e ...

Deputeti i NISMA, Haxhi Shala deklaroi në Kuvendin e Kosovës se vota e tij në favor të formimit të Qeverisë Hoti, e cila u miratua nga shumica e njërës, u sigurua pas një vizite nga presidenti mbrëmjen para se të merrej votimi.

Vjosa Osmani po cilësohet si “Angela Merkel” e Kosovës | Bujanoci ...

“Unë do të jem pengesë për çdo marrëveshje që nuk është në interes të Kosovës, çdo vendim që nuk është në interes të qytetarëve,” tha ajo, duke shtuar se një gjë duhet të jetë e qartë për Presidentin Thaçi nëse ai ndjek një marrëveshje të tillë: “Vjosa nuk është pengesa e vetme, do të jenë edhe qytetarët e Kosovës.”


Haxhi Shala thotë se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj i shkuan në vizitë pas mesnate


Një vizitë të papritur të martën pas mesnatës e kishte pasur deputeti i NISMA’s, Haxhi Shala. Atij në shtëpi në orën 01:00 i kishin shkuar dy mysafirë të paftuar. presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Këta dy kishin mision që ta bindnin Shalën për të ndërruar mendjen për t’i dhënë votën pro, Qeverisë së Avdullah Hotit.

I ftuar në Frontal tek Arsim Lani, deputeti Shala ka dhënë detaje për takimin që kishte pasur me Thaçin e Haradinaj.

“Për mu kanë ardh si miq të vjetër. As si kam thirre as si kamë ftu, veç kur i kam pa te shrëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj. Unë iu thash që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i ktheje prapa. Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam. Ka mujt edhe Limaj një telefonatë me ma ba, e më thanë jemi në këtë gjendje. Në Prishtinë erdhën në shpi. Më erdh mirë kur i pash dytë bashkë. Bilez unë me shaka iu thash ‘ra Albini iu bani bashkë. Kanë ardhur në ora 01 të natës e pastaj ndenjtë gogja shumë”, ka deklaruar Shala.

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Haxhi Shala, ka qenë një prej emrave më të diskutuar ditëve të fundit pas deklarimit të tij se nuk do të votojë për qeverinë e Avdullah Hotit, pavarësisht se partia e tij kishte lidhur koalicion.

Deputeti i NISMA’s ka thënë se problemi i tij nuk ka qenë me qeverinë e Avdullah Hotit por me zhvillimet brenda partisë së tij.

Shala në T7 ka thënë se i ka mbetur hatri me emërimin e Skënder Reçicës për herë të dytë ministër, duke thënë se i njëjti nuk i ka sjellë vota partisë.
“Unë i kam vërejtjet e mia për ministrat. Për njërin s’kam vërejtje dhe ai është Vesel Krasniqi, Skënder Reqica është djal i mirë, partia ia ka dhënë mundësinë një herë. Dhe kur ta jep partia mundësinë një herë, duhet fituar vota pastaj. Ne e kemi bërë ministër jashtë Malishevës, për t’i sjellë vota partisë. Ai është ministër për hatër të bacit Jakup”, ka thënë Shala.

Nga Flori Bruqi : Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti & Thaçi dhe njeriut më 3 këmbë



Prishtinë 24 nëntor 2017.

Bajram Gashi, i bashkakuzuar në rastin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, ka pranuar se i ka përvetësuar mbi një mijë euro, me rastin e subevncioneve që ishin ndarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS).

Kryekuvendarja Osmani kërkon interpretim ligjor për mandatin e ...
 Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për “mashtrim me subvencione” dhe “ushtrim të ndikimit”, ka deklaruar se e ndien veten fajtor vetëm për këtë shumë, mirëpo jo edhe për shumën siç thuhet në aktakuzë.“Unë e ndjej veten fajtor për 1070 euro, ndërsa për pjesën tjetër nuk e ndjej vetën fajtor”, ka deklaruar Gashi.Por, trupi gjykues me kryetar Vesel Ismailin, deklarimin e të akuzuarit Gashi, nuk e konsideruan si pranim fajësie.Ndërkaq, mbrojtësi i tij, avokati Bahtir Troshupa tha se nuk e kundërshtonin aktakuzën në pjesën kur i mbrojturi i tij kishte pranuar që kishte përfituar shumën prej 1070 euro.“Aktakuzën e ngritur ndaj të mbrojturit tim nuk e kundërshtojmë tërësisht, e sidomos në pjesën ku edhe i mbrojturi im deklaron se e ka përfituar shumën prej 1017 euro, për të cilën shumë është edhe përgjegjës. I mbrojturi im ka qenë një njeri i pashkollë, i ka besuar një deputeti”, deklaroi avokati Troshupa.Kurse, ish-deputeti Etem Arifi sërish është deklaruar i pafajshëm për veprat penale “mashtrim me subvencione” dhe “ushtrim i ndikimit.Ish-deputeti Arifi edhe në shqyrtimin fillestar që është mbajtur me 18 maj të këtij viti, ishte deklaruar i pafajshëm për këto akuza që i viheshin në barrë.Ndryshe, prezent në këtë seancë ishin dëshmitarët, Eshref Shabani, Ajshe Arifi dhe Kemajl Kurteshi, ndërsa munguan dëshmitarët Avdush Banushi, Ardita Rekaliu dhe Besim Kryeziu.Por, në mungesë të përfaqësuesve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe përfaqësuesit për komunitete nga Zyra e Kryeministrit, kjo seancë është shtyrë 26 dhjetor 2017, në ora 9:30.Sipas aktakuzës, Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro. Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor, të njëjtit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. Gjithashtu të akuzuarit e lartpërmendur janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale t’ia kompensojnë shumën prej 22.900.00 euro, si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749.00 euro.




Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Ankesa e LVV-së rreth ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi që ky subjekt e dërgoi sot në Gjykatë Kushtetuese mund ta kthejë në pikën zero çdo gjë në Kosovë.

Por, njohësit e çështjeve kushtetuese me të cilët ka folur Gazeta Express thonë se rasti mund të shkoj keq për Qeverinë e sapozgjedhur pasi deputetit është dashur t’i merret mandati dhe të mos lejohet të votojë në këtë seancë.

Ata thonë se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë që votimi i deputetit Arifi të shpallet antikushtetues do të çojë në rrëzimin e qeverisë sapozgjedhur.

Më herët u raportua pas votimit të Qeverisë Hoti se VV e ka kontestuar votën e Arifit, duke deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ligjshmërisë së këtij vendimi. Kushtetuta e Kosovës e saktëson se mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm nëse deputeti dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim.

****
Foto nga arkivi.

Pak ditë pasi vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, deputeti Etem Arifi pritet që të shkojë për të vuajtur dënimin me burg.

Arifi është i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, kanë përvetësuar rreth 26 mijë euro.

Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, deputeti Arifi arriti që të merrte pjesë në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore. Kjo kërkesë iu miratua nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
I shtyhet afati për shkuarje në burg deputetit të komuniteteve ...


Deputeti hajn, Etem Arifi 


Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars 2020 , Arifi votoi për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.



Në fund të këtij muaji, deputeti Arifi është i obliguar që të paraqitet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar vuajtjen e dënimit me burg.

I shtyhet afati për shkuarje në burg deputetit të komuniteteve ...



Nga data 5 qershor 2020 , Floripress  ka provuar vazhdimisht që të komunikojë me deputetin Arifi, por ky i fundit nuk u është përgjigjur thirrjeve në telefon.

Arifi është njoftuar edhe përmes mesazheve për çështjen për të cilën është kontaktuar, megjithatë nuk ka kthyer përgjigje.

Votimi i deputetit Arifi nxiti debate të shumta për ligjshmërinë e votës së tij.

Hoti merr detyrën, Kurti nuk e pret


No media source currently available
0:000:01:010:00


  

Ehat Miftaraj: Faji është te gjykatat

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e qeverisë është vështirë që të kontestohet ligjërisht.
Revoltohet deputeti i Kuvendit, dënohet me dy vite burg – Gazeta ...
Hajni i denuar më 2 vite burg 



Ehat Miftaraj thotë për Radion Evropa e Lirë se faji qëndron te gjykatat, të cilat, sipas tij, në rastin e dënimit të deputetit është dashur të shqiptojnë edhe dënim plotësues, duke ia pamundësuar atij garën në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.


LDK-së i vështirësohet puna, një deputet humb mandatin - Ballkani.info

“Sipas Kushtetutës dhe ligjit në Kosovë, gjyqtarët, me rastin e shqiptimit të dënimeve për vepra penale, e kanë për obligim dhe duhet që në të njëjtën kohë, përveç shqiptimit të dënimit kryesor, të shqiptojnë edhe dënime plotësuese, ku futet edhe kufizimi i së drejtës së zyrtarëve - në këtë rast zotit Arifi - për të kandiduar apo për t’u zgjedhur, qoftë si deputet, qoftë në pozita të tjera publike. Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh”, thotë Ehat Miftaraj.


Lidhur me këtë ka folur njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.

Prof.dr. Riza Smaka  ka thënë se nëse GJK vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Smaka ka theksuar se tashmë gjithçka varet nga vendimi i Kushtetueses, dhe se vendimi i marrë në seancën e 3 qershorit, për zgjedhjen e Qeverisë mund të shpallet juridikisht i pavlerë, nëse deputeti Arifi nuk ka mandat.

Dënohet me 2 vite burgim, revoltohet deputeti i Kuvendit! - Lajme247

“Varet krejtësisht nga vendimi që do ta miratojë Gjykata Kushtetuese. Ndryshe, deputeti kur dënohet mbi një vit, ai e humb cilësinë e deputetit. Unë nuk e kam të saktë këtë fakt për shkak se nuk e kam dosjen e tij por në bazë të shenjave, nëse ka qenë i dënuar mbi një vit, ai person nuk ka mundur të votojë, sepse nuk e ka pasur cilësinë e as mandatin e deputetit, prandaj vota e tij do të ishte nule. Nëse do të ishte nule, do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe kjo do ta implikonte këtë konsekuencën tjetër, që do të trajtohej vendimi nul, juridikisht i pavlerë”, tha Smaka

Kryekuvendarja Osmani kërkon interpretim ligjor për mandatin e ...
Smaka tha se procedura është shumë e rëndësishme, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkelje juridike, ndërsa shtoi se në përgjithësi në Kosovë mungon kultura e disiplina juridike.

“Synimi është që të punohet sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe nëse do të punohej dhe veprohej sipas saj nuk do të bëheshin shkelje në procedurë, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkeljet juridike materiale, ato quhen shkelje juridike formale të procedurës. E procedura është shumë e rëndësishme, prandaj shpesh autoritetet tona i neglizhojnë këto gjëra. Ndër të tjera është shkelje edhe kur Presidenti dhe ish-kryeministri i shkojnë një deputeti pas mesnate dhe i thonë sesi të votoj, që është në kundërshtim me Nenin 70 të Kushtetutës, neve në përgjithësi na mungon edhe kultura edhe disiplina juridike. Kjo është çështje serioze dhe pushteti është institucion serioz e jo organizatë jashtë qeveritare”, tha Smaka.
Etem Arifi rizgjedhet kryetar i Partisë së Ashkalinjve për ...
Kuvendi i Kosovës më datë 3 qershor, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim votoi për Qeverinë Hoti. Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë, përfshirë këtu edhe deputetin e Etem Arifi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës Etem Arifi dhe Veton Berisha i ...


Gjykata Themelore në Prishtinë, për herën e dytë me radhë, ka marr vendim që t’i shtyhet shkuarja në vuajtje të dënimit, Etem Arifit. Ky i fundit, siç është raportuar është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për mashtrim me subvencione.


Betimi për Drejtësi


Arifi, i cili vazhdon të figurojë si deputet i Kuvendit të Kosovës, përkundër se ligjërisht këtë mandat tashmë e ka humbur, do të vazhdojë të jetë i lirë të paktën deri më 29 qershor 2020. Arifi ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili votoi pro formimit të Qeverisë Hoti.

Të gjitha lajmet nga komuniteti ashkali

Edhe Ramush Haradinaj, e pret deputetin hajn 

Ai po ashtu kishte qenë i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 25 mars 2020, ku edhe kishte votuar për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Dënohet deputeti i Kuvendit të Kosovës - RTV21

Një gjë të tillë, Arifi e kishte bërë edhe pse sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ai veçse e ka humbur statusin e deputetit të Kosovës.


Betimi për Drejtësi


Kjo pasi që, dënimin me një vit e tre muaj burgim efektiv që i ishte shqiptuar nga Gjykata e Apelit për veprën penale të mashtrimit me subvencione, ia kishte lënë në fuqi edhe Gjykata Supreme.

Vjosa Osamani po shkarkohet nga LDK?



Kryetari më 3 këmbë , i Rrahman Morinës , njeriu i parë  i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Prof.dr. Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares së LDK-së.

Ai në një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit, raporton KOHA.

Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

Sipas tij, ajo vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual i cili përbën Qeverinë Hoti.

Mustafa thotë se Osmani iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga LDK-ka.

HEROINA E KOSOVËS REAGON NË PICIMULIN MË 3 KËMBË , PAS SHKARKIMIT


Vjosa Osmani ka kritikuar ashpër LDK-në për krijimin e qeverisë me partitë që ajo thotë se i kanë quajtur “banda”.

Osmani ka thënë se do të bashkëpunojë me VV-në deri në “shkapjen e shtetit”.

“Bashkëpunimi im me VV ka qenë i një natyre tjetër, që nuk ka pasur të bëjë me anëtarësimin tim në atë parti. Bashkëpunimi jonë me VV-në ka qenë në momentet kur pothuajse askush tjetër nga partitë nuk ka bashkëpunuar me VV-në sepse njihesha me shumicën prej tyre nga studimet. Jo gjithëherë jemi pajtuar. Bashkëpunimi im me VV-në do të jetë deri në shkapjen përfundimtare të shtetit. Nuk kam nevojë të anëtarësohem në VV për ta bërë këtë luftë, ka mundësi tjera. Do të gjej rrugë, do ta gjej një dritare të vogël, në këtë kontekst kam parë bashkëpunimin tim me VV-në”, ka thënë Osmani në një intervistë për median shqiptare.



Reagon prof.dr. Vjosa Osmani pas shkarkimit

Po përjashtohem e diferencohem sepse:
Thashë kurrë me të korruptuarit, dhe ashtu mbeti;
Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti;
Thashë se nuk do ta përkrahë asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti.
Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti;
Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti;
Pra, u diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalen.
U diferencova edhe për shkak se jam grua, sepse asnjë nënkryetar burrë në të kaluarën, edhe kur kanë kundershtuar e vepruar kundër vendimeve të partisë, nuk janë përjashtuar.

Por, të dashur qytetarë të Kosovës, sistemet që themelin mbi të cilin qëndrojnë e kanë diferencimin, janë gjithnjë të destinuara të dështojnë. Kështu ka qenë në të kaluarën, e kështu do të jetë edhe tash e tutje, të jeni të bindur. Prandaj po e përsëris atë që e kam thënë në Kuvend më 25 mars:

Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e të qenit parimor. Unë e kam provuar në lëkurën time më shumë se njëherë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba. E, unë nuk përtoj t’u rrekem këtyre pengesave për ta bërë të dukshme dritën, edhe nëse kjo nuk kuptohet nga disa mendjeshkurtër që sot votuan për përjashtimin e diferencimin tim. Por është një udhë që unë e kam ndjekur këto 20 vjet e ajo është udha që ta shtron besimi qytetarë dhe asaj nuk e kam ndërmend t’i ndahem kurrë. Në secilën betejë, do të jem me qytetarët, deri në fund.

I falenderoj 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që nuk u bënë pjesë e këtij diferencimi politik. Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve. Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër. Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...