2020-06-22

Enciklopedia e mërisë evropiane dhe e përçarjes ndërshqiptare


VOAL

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D



Në portalin “Agjencioni Floripress” të datës 20 qershor, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Bajrami, me titull“Re të zeza iu kanë mveshë Kosovës sërish për t’u siguruar fron për dekadat që vijnë”.

Akademiku Hakif Bajrami është një personalitet i njohur i kombit tonë dhe zë një vend nderi në historiografinë shqiptare. 

Në këtë Ese ai ka bërë skanerin e politikës tradicionale evropiane në qëndrimin armiqësor që ajo ka mbajtur ndaj kombit shqiptar, si edhe, tërthorazi, ka nxjerrë në pah tragjedinë e përçarjes ndërshqiptare, e cila është burimi i të gjitha fatkeqësive të rënda që kemi pësuar që nga lashtësia pellazgoiliriane.

PSE RA QEVERIA ALBIN KURTI MË 25 III 2020 | Kombi na thërret

Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D 

Kur lexuesi i vëmendshëm njihet me përmbajtjen e Esesë së akademikut Hakif Bajrami, vetvetiu rri e shtron pyetjen:

Ku e ka pasur burimin qëndrimi armiqësor i politikës evropiane ndaj etnisë shqiptare?

Të dyja Akademitë e Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë, duhej t’i kishin dhënë përgjigje me kohë kësaj pyetjeje mjaft të nxehtë.Po pse kanë heshtur?

 Kanë heshtur, sepse gjithmonë janë zvarritur pas politikanëve mercenarë, tradhtarë të interesave kombëtare, të cilët mbijetesën e tyre politike e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë jo në radhët e popullit të vet, por te mbështetja e të huajve.

Por pavarësisht se të dyja akademitë nuk i janë përgjigjur pyetjes së lartpërmendur, përgjigjen e saj shqiptarët e kanë gjetur në penën e mjaft personaliteteve të kulturës evropiane.

Për këto personalitete të nderuara faktet janë themeli i të vërtetave historike, në kundërshtim me politikën evropiane, e cila mbështetjen e pamoralshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë grekosllavizmit, e ka bazuar në gënjeshtra, mashtrime dhe mitologji të gjithfarëllojshme, të sajuara në Athinë dhe në Beograd. 

Këto personalitete janë të shumta, por këtu do të mjaftohem me citimin më poshtë vetëm të njërit prej tyre.

Dihet që historia e etnisë shqiptare është në themel të historisë evropiane dhe gjuha shqipe është pararendësja e gjuhëve evropiane dhe prej saj e kanë origjinën greqishtja e vjetër dhe latinishtja.

Këto fakte kanë ngjallur smirën dhe xhelozinë e politikës evropiane ndaj etnisë shqiptare. 

Dhe, për të errësuar të vërtetën, grekët, me mbështetjen e gjithanshme të politikës antishqiptare evropiane, e shndërruan veten në ofiçina të fuqishme për sajimin e gënjeshtrave, të mashtrimeve dhe të mitologjive për “lashtësinë” e tyre, në kundërshtim me të vërtetat historike.

 Për këtë qëllim, ata, duke shfrytëzuar përçarjen tragjike të etnisë shqiptare dhe, për pasojë, pazotësinë e saj, na grabitën historinë dhe na shpikën përrallën për grekët “e lashtë”, Homerin e shndërruan në “pronë” të “Greqisë së lashtë”, të gjitha perënditë, emrat e të cilave shpjegimin e gjejnë vetëm në gjuhën shqipe, i reklamuan si Hyjni “greke”, si edhe shpikën Luftën e Trojës, si luftë midis “grekëve” dhe trojanëve.
Maurice Druon, un immortel mystique - Archives vidéo et radio Ina.fr


Maurice Druon

Përballë mashtruesve dhe mitologëve grekë, si edhe në kundërshtim me politikën armiqësore evropiane ndaj etnisë shqiptare, shkrimtari francez Moris Dryon (Maurice Druon - 1918-2009), anëtar i Akademisë franceze prej vitit 1967 dhe sekretar i saj në periudhën mes viteve 1985-1999, ka shkruar:

“Albanians belong to people older than its history, and the grandparents of Albanians took part in the war of Troy, led by Achilles (… on one side) and Hector (on the other)” - “Shqiptarët u përkasin popujve më të vjetër se vetë historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (…në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)” (Citohet sipas: “What others say about the Albanians? Maurico Druon”. Facebook.20 shtator 2016).

Ky personalitet i kulturës franceze i jep një leksion të mirë shpifografisë dhe mitologjisë greke për ata të ashtuquajturit grekë të lashtë.

Serbët, gjithashtu, nën shembullin e grekëve, për pazotësinë e paraardhësve tanë, na grabitën historinë. 

Të gjitha kishat dhe manastiret katolike të Kosovës i rrëmbyen dhe u vendosën simbole serbe.

Ky ka qenë një poshtërim shumë i madh që sebët u kanë bërë iliroshqiptarëve, të cilët, të përçarë nëpër principata, luftonin vetëm kundër njëri-tjetrit. 

Në një material të ditëve të fundit, të cilin studiuesi i njohur Saimir Lolja e ka botuar në internet, laxuesit informohen për një dokument mjaft interesant. 

Në atë dokument bëhen të njohura “Kerkesat e Papa Benediktit XI dhe Papa Klementit V, dërguar mbretit Millutin dhe Stefan Dushanit më 1346, duke urdhëruar që të lirojnë Kishat Katolike, te uzurpuara në Graçanicë, Artanë (Novo Brdo), Janjevë, Pejë, Deçan dhe Prizren”.

Jo vetëm kaq. Iliroshqiptarët, për shkak të përçarjes së tyre famëkeqe, jo vetëm që nuk ishin të zotë të mbronin objektet e tyre fetare, por edhe i lejuan vetes të robëroheshin nga ardhacakët serbosllavë dhe puna të arrinte deri aty, saqë në trojet e tyre amtare këta të fundit të ngrinin edhe perandorinë e Stefan Dushanit.

Akademiku Hakif Bajrami, si një historian mjaft objektiv, ka renditur një mori të tërë faktesh tronditëse për qëndrimin plot urrejtje të politikës evropiane ndaj etnisë shqiptare. 

Prandaj edhe Esenë e tij e vlerësoj si një enciklopedi të mërisë evropiane dhe të përçarjes ndërshqiptare. 

Sejfulla Malëshova në kujtimet e Nexhmi Ballkës | ATUNIS GALAXY POETRY

Sejfulla Maleshova (Lame Kodra)
Duke i gjykuar me gjakftohtësi këto fakte, mund të thuhet pa mëdyshjen më të vogël se ato përbëjnë një faqe turpi në historinë e Perëndimit evropian, i cili vazhdimisht ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh kundër etnisë shqiptare.
Duke u ndalur në fatkeqësinë brendashqiptare, akademik Hakif Bajrami nxjerr në shesh edhe ca fakte të dhimbshme, të panjohura deri më sot, që të trishtojnë dhe të mbushin plot maraz. 

Koço Tashko - kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit ...


Koço Tashko

Ai shkruan:“E vërteta është se askush deri më sot nuk e ka zbuluar se Elhami Nimani e ka dorëzuar Procesverbalin e Themelimit të PKSH-ësë në Beograd e jo në Tiranë!

File:Elhami Nimani.jpg - Wikimedia Commons

Elhami Nimani 

Atëbotë, kur ishin paraparë si kandidatë për drejtimin e PKSH-ësë: Zef Mala, i propozuar nga PK e Italisë, Koço Tashko, i propozuar nga Kominterni, dhe Sejfulla Maleshova (Lame Kodra), i propozuar nga PK e Francës”.

Zef Mala - Wikipedia

Zef Mala

Vajmedet, o shqiptarë! Vetëm të huajt mendonin se kush do të vihej në krye të së ashtuquajturës Partia Komuniste e Shqipërisë! 

Enver Hoxha: Albanian dictator quoted by Jeremy Corbyn killed up ...


Enver Hoxha 

Shqiptarët - jo. Dhe, në fund, ishte Beogradi ai që, në krye të asaj partie,vendosi askushin me emrin Enver Hoxha, pjellën e ligësisë, njeriun pa shtyllë kurrizore, i cili shqiptarët e atdheut amë i shtypi egërsisht, i përçau mizorisht me luftën e klasave dhe, kur u largua për në botën e përtejme, i la të varfëruar deri në përmasa mitike.


Të vjen keq dhe të pikon në zemër që shqiptarët dikur kanë pasë qenë etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik dhe sot janë katandisur në këtë gjendje. 
Suplementi Pena Shqiptare/ Nuri Dragoj: Sadija, engjëlli mbrojtës ...

Prof.Dr.Nuri Dragoj 

Në një material të publicistit dhe studiuesit të njohur Nuri Dragoj, të botuar para do kohësh në internet, thuhej se në mesin e shek. XIX Greqia numëronte një milion e dyqind mijë banorë, Serbia - gjashtëqind mijë, Shqipëria - një milion e gjashtëqind mijë.

Po sot, pas njëqind e shtatëdhjetë vjetësh, ku janë serbët e grekët e ku jemi ne?!

Në Esenë e vet, akademiku Hakif Bajrami ngre shqetësimin e vet intelektual për takimin e 27 qershorit 2020  në Shtëpinë e Bardhë.

 Ai nuk u beson politikanëve kurrizshtruar në shërbim të Beogradit, të cilët do të shkojnë në atë takim. Dhe prandaj shkruan:

“E kur po dihet se me çfarë politikanësh jemi rreshtuar ta zgjidhim çështjen e Kosovës, atëherë na duhet mësuar mirë e ngjeshur historinë tragjike”.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hedh poshtë pretendimet për ...

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë - Hagë 


Mercenarizmi dhe tradhtia e politikanëve shqiptarë është arsyeja kryesore që, sot, dymbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si shtet sovran dhe i pavarur, në tërësinë e vet territoriale, të diskutohet ende për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. 

Ky është një turp kaq i madh, saqë nuk e ngre as dheu as qielli. Dyshoj shumë se Kosovës po i përgatitet gjëma e madhe. 


Albin Kurti e Vjosa Osmani thyejnë rekord me votat e tyre - Albinfo
Albin Kurti dhe  Prof.Dr. Vjosa Osmani 


Nuk e di se si do të rreshtohen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

 Nëse populli shqiptar i Kosovës i do, i respekton dhe u beson këtyre dy intelektualëve të ndershëm, të panjollosur me damkën e hajnisë dhe të korrupsionit, të kultivuar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa etj., duhet të ngrihet peshë më këmbë dhe t’i përkrahë fuqimisht. 

Arrihet marrëveshja, Isa Mustafa kryeministër, Hashim Thaçi ...

Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi 

T’i përkrahë fuqimisht, se duhet të bëhet i vetëdijshëm për vlerat e lirisë.Populli shqiptar kurrë nuk ka qenë i lirë, prandaj edhe e ka të vështirë t’i kuptojë vlerat e lirisë në kushtet e demokracisë së munguar. 

Kisha dhe vazhdoj të kem shumë shpresë te Albini dhe te Vjosa, të cilët po përgatiteshin të kryenin përmbysjen e madhe, të hapnin një faqe të re në historinë e kombit shqiptar, duke ushtruar edhe ndikimin e tyre të fuqishëm mbi atdheun amë, i cili ka gati shtatë vjet që po vuan në varfëri nga arroganca e kryenistrit Rama.

Indianapolis, Indiana

22 qershor 2020


2020-06-21

‘'Ndarje të Kosovës’' – kështu u tha në fillim. Pastaj “Shkëmbimi i territorit Kosovë-Serbi ”


Javëve të fundit, diskursi publik në Kosovë është dominuar nga një temë e vetme.

'Ndarje të Kosovës’' – kështu  u  tha në fillim. Pastaj “Shkëmbimi i territorit Kosovë-Serbi ”

Media serbe: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt ...


Në media është raportuar se dy presidentët fqinj të Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vučić – janë flamurtarët  më të mëdhenj të kësaj ideje. Por pse, kur dhe si u lind kjo ide?

Idetë e tilla nuk janë të huaja në rajonin e Ballkanit – luftërat e viteve ’90 në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë (BeH) në masë të madhe buronin nga Serbia, e cila po përpiqej të ndryshonte kufijtë për të krijuar territore etnikisht homogjene.




“Mos e përmend litarin në shtëpinë e të varurit,” thotë një shprehje e urtë e gjuhës shqipe dhe në një rajon që nuk ka kompaktësi gjeografike etnike dhe ku shumë rajone shtetesh janë të pleksura me grupe të ndryshme etnike, shumë ekspertë paralajmërojnë se çdo orvatje për të ridefinuar kufijtë etnikë do e provokonte një situatë të rrezikshme që do të mund të prodhonte si efektin bumerang ashtu edhe atë domino.
Амблем Републике Српске


Për shembull, rreth 30 përqind e popullsisë së BeH është etnikisht serbe dhe udhëheqësi i entitetit me shumicë serbe, Republikës Srpska, rregullisht i bie daulleve të ndarjes dhe pavarësisë.

Maqedonia e Veriut | Gjeografia dhe Historia e Maqedonisë ...

 Njënjëshëm, rreth 25 përqind e qytetarëve të Maqedonisë janë shqiptarë etnikë dhe çdo lloj rishqyrtimi i kufijve mund ta riafirmojë çështjen kombëtare atje, e cila solli konfliktin e vitit 2001.

Hashim Thaçi – i cili pasi u bë president e vuri njëanshëm veten në krye të ‘fazës përfundimtare’ të dialogut me Serbinë – ka sugjeruar që çdo ndryshim i fundëm i kufijve do të ndodhte vetëm pasi Serbia ta ketë njohur Kosovën si shtet më vete dhe për rrjedhojë një marrëveshje të këtillë do të bëhej mes dy shtetesh të pavarura dhe sovrane, me miratim të ndërsjelltë.

Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e kanë rrugën më të vështirë drejt BE ...

Kjo mund të jetë një arsyetim se përse një shkëmbim i këtillë nuk mund të ndodhë në shtetet e tjera të rajonit, për sa kohë që nuk ka pajtim të dyanshëm mes dy shteteve gjegjëse. 


Është e vështirë ta përfytyrosh, për shembull, ndonjë marrëveshje të përbashkët midis dy shteteve në rastet e Serbisë dhe BeH, Maqedonisë dhe Shqipërisë ose Malit të Zi dhe Kosovës.

Në ndërkohë kanë reaguar edhe organizatat e shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia. 

Etleboro.org

Përmes një letre të hapur dërguar përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, ata u shprehen kundër ndarjes së Kosovës ose shkëmbimit të territoreve në vija etnike. Njashtu, në letër i bëhej thirrje publike Federica Mogherinit që vetë ajo të deklarohej qartë kundër idesë së ndarjes së Kosovës.
Filips, Thaçi më akuzoi që isha i korruptuar, duke më pyetur se ...
Një reagim ka ardhur edhe nga Akademik  Prof.Dr. David L. Philips, drejtor i Programit për ndërtim të paqes dhe të drejta pranë Institutit për Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias. Në një shkrim autorial ai, ndër të tjera, nënvizon një çështje tejet të ndjeshme: çfarë do të ndodhte me popullsinë shqiptare që jeton në veri të lumit Ibër dhe me popullsinë serbe që jeton në jug të këtij lumi dhe ç’mekanizëm do të ngritej për të menaxhuar një dyndje të mundshme të të dy popullsive?

Një histori e ndarjes


Fshatarët serbë: Dobrica Qosiq ishte një kriminel! - Telegrafi

Ideja për ridefinimin e kufijve të Kosovës ka lindur në vitet ‘80 në mesin e qarqeve akademike serbe dhe bymoi viteve të ‘90 me këmbënguljen e ish presidentit jugosllav, Dobrica Ćosić, para se disi ta humbiste intensitetin pas luftës së vitit 1999. Asgjëmangut, në terma praktikë në terren, në një farë mase u konkretizua pas luftës, kur shumë joserbë u dëbuan nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Loja e rrezikshme me territore

Megjithëkëtë, mu atëherë kur për shumëkë kjo ide ishte e vdekur, fantazma e saj nuk iu nda Kosovës. U riaktualizua pas zgjedhjes së presidentit të ri amerikan, Donald Trump, sidomos me letrën që kongresmeni republikan amerikan, Dana Rohrabacher, ia nisi presidentit të asokohshëm serb, Tomislav Nikolić, në fundjanarin e vitit 2017. Në këtë letër Rohrabacher e udhëzonte Nikolićin që ta merrte parasysh mundësinë që të bëhej një “ndryshim reciprokisht i dobishëm i kufirit verior”.




Letra në fjalë u kritikua dhe u harrua për një kohë, por idetë që përmbante ajo sërish dominuan kryetitujt që nga pranvera. Në prill të vitit 2018 , në një konferencë të organizuar nga Grupi për Hulumtime të Politikave të Ballkanit, Thaçi tha se ka ardhur koha për një marrëveshje historike me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe Kosova do ta merr ulësen në OKB.

Por prilli ishte gjithashtu pikërisht muaji kur opsioni i ndarjes filloi të përflitej në media, sado që kryeministri Haradinaj e mohoi të ishte në dijeni për diç të atillë dhe e hodhi poshtë si opsion. Një muaj më vonë, gjatë një ligjërate në Universitetin e Oksfordit, Thaçi u shpreh se Kosova është gati për kompromis. Më vonë në Prishtinë ai shtoi se marrëveshja do të ishte e dhimbshme, megjithëse e potencoi se Kuvendi do të kishte fjalën e fundit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

HASHIM THAÇI IDETË QË VETË I NXJERRË NË SHESH PARADITE, PASDITE REND T’I MOHOJË DHE TË DISTANCOHET PREJ TYRE, DUKE I ETIKETUAR SI "FAKE NEWS" VARIANTET E NDARJES QË AI VETË I KA NXJERRË NË QARKULLIM.

Në të vërtetë, rravgimet e tij për këtë çështje duket të jenë intensifikuar kohëve të fundit, me sjelljen e tij që ta kujton një barsaletë të treguar nga ish-Presidenti i ShBA-së, Ronald Reagan, gjatë Luftës së Ftohtë, në të cilën një rus i lebetitur ia beh në KGB për të njoftuar se i kishte humbur papagalli. I habitur, agjenti i KGB-së i thotë që aty nuk është vendi i duhur dhe se me këto raste merret policia lokale. “E di, e di, vetëm erdha t’ju them se nuk pajtohem me asnjë fjalë të asaj që ka për ta thënë papagalli im!”

Ngjashëm me qasjen e parapëlqyer nga një president më bashkëkohor i ShBA-së, Hashim Thaçi idetë që vetë i nxjerrë në shesh paradite, pasdite rend t’i mohojë dhe të distancohet prej tyre, duke i etiketuar si “fake news” variantet e ndarjes që ai vetë i ka nxjerrë në qarkullim. 

Krejt rishtazi, ai tërë kësaj çështjeje ia gjeti një emër të ri – e emërtoi “korrigjim kufijsh” – as ndarje, as shkëmbim.

Përkundër kësaj loje me ndryshim qëndrimesh brenda ditës dhe me mospërjashtim të prerë të mundësisë së ndarjes, Presidenti s’ka rreshtur së akuzuari mediat, duke e akuzuar grupin medial “Koha” se po e përdor diskursin e njëjtë sikurse të homologut të tij Vučić. Si rrjedhojë, “Koha” vendosi të ndërpret çdo komunikim zyrtar me presidentin dhe zyren e tij, duke e shtyrë Thaçin që të kërkojë falje, i cili tha se qëllimi i tij nuk kishte qenë të fyente askënd.

Vërtetë nuk egziston "Lugina e Presheves". Këtë term ia lanë ...
Një tjetër temë që presidenti ka qenë i zëshëm kohëve të fundit është tema e bashkimit kombëtar shqiptar. Në një intervistë për gazetën tiranase, “Tema”, ai u shpreh se bashkimi kombëtar nuk është tabu e në një intervistë tjetër për televizionin shqiptar, “Top Channel”, deklaroi se shpreson që Shqipëria do të pozicionohet në favor të vullnetit të qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Thaçi gjithashtu ka parashtruar idenë e nxjerrjes së propozimit të shkëmbimit territorial në një referendum publik. Megjithatë, kushtetuta e Kosovës aktualisht nuk e lejon një veprim të këtillë, që do të thotë se paraprakisht duhet bërë ndryshime kushtetuese. Ndryshimet në kushtetutë kërkojnë dy të tretat e shumicës së votave në Kuvend, një skenar i pamundur, marrë parasysh kundërshtimin e gjerë kundrejt këtij plani në mesin e spektrit politik kosovar.

Pozicionimet ndërkombëtare

Hashim Thaçi, në një mënyrë a tjetër, e ka lënë të nënkuptueshëm edhe faktin se mundësia e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është lënë e hapur nga vetë akterët e mëdhenj ndërkombëtarë.

“Deklarimi i sinqertë dhe shumë i përgjegjshëm i ambasadorit të ShBA-së, duhet të merret seriozisht nga të gjithë, pa dallim”, ka thënë presidenti Thaçi, duke komentuar intervistën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, dhënë në KTV më 19 korrik 2018 , në të cilën ai nuk e përjashtoi mundësinë e ndarjes, duke shtuar se “nuk do të flasë rreth elementeve të marrëveshjes përfundimtare”.

OKB-ja nuk e ka përjashtuar këtë mundësi. Farhan Haq, zëdhënësi i OKB-së, nga Nju-Jorku tha: “Ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”.

Thaçi e ka bërë të qartë njashtu se edhe Rusia e përkrah cilëndo marrëveshje që e arrijnë dy palët, duke thënë se në takimin që kishte me Dimitry Medvedevin në Ankara gjatë inaugurimit të Presidentit turk Erdoğan, kryeministri rus i ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia merren vesh mes veti, pozicioni rus do jetë në përputhshmëri me marrëveshjen e përbashkët.

Akterë të tjerë ndërkombëtarë, megjithatë, e kundërshtojnë haptazi idenë në fjalë. Ambasada Britanike e ka bërë të qartë se Britania e Madhe beson se thirrjet për ndryshime kufitare mund të jenë destabilizuese, ndërsa Ambasada Gjermane ka folur gjithashtu kundër kësaj ideje, sikundër që është shprehur dhe vetë kancelarja gjermane.

Refuzimi politik

Në frontin e brendshëm, në Kosovë, pothuajse që të gjitha partitë politike e kanë hedhur poshtë çdo mundësi të ndarjes ose shkëmbimit të territoreve që nga fillimi.

Pasardhësi i Thaçit në krye të PDK-së, Kadri Veseli, i cili njëherazi ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se “ndarja e Kosovës nuk do të jetë asnjëherë në tryezën e bisedimeve”.

 Në fakt, nga radhët e PDK-së, idenë e  Hashim Thaçit e ka përkrahur publikisht vetëm ish ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili, ndonëse u deklarua kundër ndarjes, tha se Kosova do ta përkrah vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nga partnerja e PDK-së në koalicionin qeveritar, AAK-ja, kryeministri Haradinaj dhe nënkryetari i partisë, Daut Haradinaj, janë deklaruar kundër mundësisë së korrigjimit të kufijve, duke paralajmëruar se kjo do të shpinte drejt luftërash të reja. Ish Zëvendësbkryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili kryeson partinë e koalicionit, Nisma Socialdemokrate (më parë e njohur si NISMA) ka deklaruar gjithashtu se idetë për shkëmbime territoriale janë të papranueshme.

Nga ana tjetër, opozita ka qenë disi më e rezervuar në gjykimin e veprimeve të fundit të Presidentit  Hashim Thaçi. 

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, tash Kryeministri i Kosoves Prof.Dr.Avdullah Hoti, ka deklaruar se “nuk është koha për ndarje dhe shkëmbim territoresh”, por nënkryetari i partisë së LDK-së, Kryetari i Komunës së Gjilanit , Lutfi Haziri, e ka ngritur zërin në mbështetje të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, madje duke mëtuar se këtë ide e ka pasur ai që para  Hashim Thaçit.

Vetëvendosje, ndërkohë, atëbotë paralajmërojë protesta kundër idesë së  Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve, me liderin Albin Kurti që ka thënë se “idetë për shkëmbim territoresh apo korrigjim të kufijve më shumë janë në funksion të një lloj krijimi të atmosferës ku një status special për veriun e Kosovës bëhet më i kollajshëm në emër të një premtimi për kompensim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i cili nuk do të ndodhë”.

E vetmja parti që pa mëdyshje është shprehur në favor të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, është Lëvizja për Bashkim (LB), e cila nuk ka përfaqësues të zgjedhur në Kuvend. 

Udhëheqësi i partisë, Valon Murati, ka thënë se duhet të njihet e drejta e vetëvendosjes për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë.

Ndër të rallët intelektualë që e përkrahën idenë e shkëmbimit është akademik  prof.dr.Rexhep Qosja, i cili shkroi se shqiptarët duhet ta pranojnë idenë e shkëmbimit të territorit, përndryshe Serbia do ta marrë si Luginën e Preshevës ashtu edhe autonominë për Veriun e Kosovës.

Pamja nga Beogradi

Por si po rrjedhin gjërat kah Serbia vis-à-vis kësaj çështjeje? Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, muaj më parë zuri ta përgatiste opinionin serb për mundësinë e njohjes së shtetësisë së Kosovës, por pak ditë më pas tha: “Më brengos fakti që Thaçi beson se Mitrovica veriore ose Leposaviqi nuk i përkasin Serbisë”, duke folur në mënyrë implicite për ndarjen.

E kur u pyet për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe për pretendimet kosovare ndaj Luginës së Preshevës, ai u përgjigj me shpoti, duke bërë pyetje retorike se mos kosovarët “kanë menduar edhe për Vojvodinën, Beogradin e Shumadinë?”

Në anën tjetër, Ivica Dačić, ministri i jashtëm serb, tha se “Thaçi do dialog dhe përpiqet për kompromis, por nuk po e përkrahin të tjerët”, gjersa pak ditë më parë deklaroi se “s’do të kemi moment më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, duke u munduar kësodore ta qetësojë opinionin publik serb. Megjithatë, kryeministrja serbe, Ana Brnabić, më pas ka thënë se ndarja e Kosovës është thjesht qëndrim i Dačićit dhe se qeveria serbe akoma nuk ka vendosur për qëndrimin e vet zyrtar.

Pavarësisht garancive të kryeministres, ka pasur njëfarë reagimi në Serbi dhe Presidenti Vučić ka folur edhe për media rreth idesë së njohjes së shtetësisë së Kosovës dhe shkëmbimit të mundshëm territorial. Ai tha se nëse serbët nuk pajtohen që kufiri me Kosovën duhet demarkuar, atëherë “le të përgatitemi që ta mbrojmë Vranjën pas 40 vitesh”.

Vučići gjithashtu u takua me Patriarkun Irinej, kreun e Kishës Ortodokse Serbe, me të cilin e sqaroi tërë situatën e krijuar në raport me Kosovën. Më parë, abati i Manastirit të Deçanit, Sava Janjić, kishte paralajmëruar për një incident të cytur ndërsjelltazi, i cili do të çonte në ndarjen e Kosovës.

Sa i përket opozitës, Vuk Jeremić nga Partia Popullore Serbe dhe ish-ministër i jashtëm serb, ka thënë se nuk do ta pranojnë as ndonjë zgjidhje që e parasheh pranimin e Kosovës në OKB. Lideri tjetër opozitar serb, Čedomir Jovanović nga Partia Liberale, i cili që moti është shprehur pro njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se në shtator do ta krijojë një koalicion opozitar që do të dalë me një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Njerëzit në terren

Por një tjetër element i rëndësishëm në këtë drejtim është qëndrimi i dy popullsive – shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe serbëve të Kosovës. Në fund fare a s’janë vallë vetë ata që do të jetojnë në njërin apo tjetrin shtet?

Sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfaqësuesit e tyre politikë këto ditë i kanë takuar që të gjithë liderët politikë të Kosovës, me ç’rast në secilin takim është konfirmuar mbështetja e Kosovës për shqiptarët e Luginës.

Sa i përket mundësisë së bashkimit me Kosovën, që të gjithë liderët shqiptarë nga Lugina janë deklaruar pro bashkimit me Kosovën, ndonëse kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë së fundi se një bashkim i atillë do të mund të paramendohej vetëm nëse Lugina e Preshevës bashkohet si e tërë (dmth me territorin e plotë të tri komunave shqiptare në Serbi) dhe se çdo bashkim i pjesshëm do të sjellte pasoja të rënda.

Kërkesat e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit, ishin edhe më të mëdha – ai tha se të tri komunat me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës duhet të bashkohen me Kosovën, porse Serbia të mos marrë asgjë nga Kosova.

ISH-DEPUTETJA SERBE E KUVENDIT TË KOSOVËS, RADA TRAJKOVIQ, KA THËNË SE SECILA NDARJE OSE KORRIGJIM KUFIJSH DO TA LINTE SHUMICËN E POPULLATËS SERBE TË KOSOVËS NË JUG TË LUMIT IBËR ME NJË ZGJIDHJE TË VETME - EKSODIN.

Nga ana e udhëheqësve serbë të Kosovës, partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, javë më parë u shpreh haptas në favor të ndarjes së Kosovës, pas një takimi të mbajtur me Presidentin Vučić në Beograd.

Sidoqoftë, të tjerë liderë politikë serbë të Kosovës kanë folur kundër ndarjes. Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajković, ka thënë se secila ndarje ose korrigjim kufijsh do ta linte shumicën e popullatës serbe të Kosovës në jug të lumit Ibër me një zgjidhje të vetme – eksodin. Ndërkohë, ish kreu i Listës Serbe, Aleksandar Jablanović nga Partia Serbe e Kosovës nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Presidentit Vučić, ka thënë se serbët e Kosovës nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga Beogradi, duke e vazhduar një armiqësi të gjatë me presidentin serb.

Me të dyja shoqëritë e ndara, duket e pashmangshme që një shkëmbim territori do të lë pas pakënaqësi nga të dy anët dhe se ndarja potenciale përgjatë lumit Ibër nuk do të garantonte stabilitet afatgjatë në marrëdhëniet midis dy shteteve.

A do të provojnë dy presidentët që të ravijëzojnë kufirin mbi këto prerekuizita demografike dhe gjeopolitike? Ngelet për t’u parë. Ajo që është e sigurt është fakti që të dy presidentët, si Thaçi ashtu dhe Vučići, duken të vetëm në këtë tentativë aktuale. Një herë për një herë.

Në Kosovë, kundër mundësisë së një shkëmbimi territoresh janë që të gjitha partitë kryesore të shumicës dhe opozitës. Kundër janë deklaruar edhe pjesa më e madhe e shoqërisë civile. Ani pse jo të gjithë e kundërshtojnë këtë propozim nisur nga motive të njëjta, do të jetë shumë e vështirë që një propozim i tillë të pranohet nga opinioni publik kosovar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...