Cfare eshte stresi?
Stresi eshte pergjigja e trupit ndaj nje situate.
Fillon si nje ndjenje qe te t’beje ty me te gatshem per te perballuar situaten.
Pa stres dhe ankth qeniet njerezore do te ishin zhdukur.
Njerezit ne lashtesi e perdornin stresin per ti paralajmeruar ata per nje rrezik te mundshem. Si per shembull, nga nje tiger 350+ kilogramesh.
Gjate stresit trupi jep pergjigjen “Lufto ose largohu”. Rrjedhimisht duke leshuar nje miks hormonesh dhe kimikatesh si adrenaline, kortisol dhe norepinofrine qe ta pergadise trupin per cdo rrezik.
Ky vershim adrenaline u jepte te pareve tane energjine qe, ose ta luftojne tigrin ose ti ikin me vrap.
Ne boten e sotme, stresi po ashtu eshte i nevojshem. Na shtyn qe te bejme cdo gje qe kemi ne dore per te zgjidhur problemin.
Por, te jesh i stresuar per nje kohe te gjate mund ta demtoje shendetin fizik dhe mendor.
Nivelet e larta te kortisolit per nje kohe te gjate mund te shkaktojne rritje te sheqerit, presionit te gjakut dhe ulje te rezistences.
Cfare e shkakton stresin?
Jane shume faktore, por situatat qe shkaktojne me shume stres jane:
- Vdekja e nje partneri
- Vdekja e nje familjari te afert
- Divorci
- Semundja
- Martesa
- Humbja e nje pune
- Kur je i pakenaqur me punen aktuale
- Kur ke nje pergjegjesi te madhe
- Perballja me diskriminimin
- Probleme emocionale si ankthi, zemerimi, depresioni, ndjenja e fajit, ose vetbesim i ulet.
- Nje event traumatik si dhuna ndaj teje apo ndaj nje personi te afert.
13 menyra efektive per te reduktuar stresin:
1-Bej stervitje fizike
Stervitja ka shume perfitime per shendetin- Te ben te biesh ne peshe, permison sistemin kardiovaskular, dhe te zgjat jeten.
Si e redukton stervitja stresin?
- Kur ti ushtrohesh, truri leshon endorfinat- Jane kimikate te trurit qe rrisin kenaqesine.
- Mund te te beje ta heqesh mendjen nga problemet. Ndonjehere, pas nje dite stresuese, ti e kupton se nuk je shqetesuar gjate asaj ore kur ishe duke u stervitur ose duke luajtur futboll.
- Stervitja te permison shendetin dhe te tonifikon muskujt. Te gjitha keto gjera e rrisin vetbesimin.
- Kerkimet kane treguar se njerezit qe sterviten rregullisht perjetojne me pak stres gjate situatave te veshtira.
- Ushtrimet fizike reduktojne hormonet e stresit adrenaline dhe kortisol.
Stervitja nuk ka pse te jete thjesht nje gje tjeter per tu bere, por nje menyre jetese.
Gjej nje sport ose nje aktivitet fizik qe ti e pelqen dhe ushtroje, qofte edhe per nje kohe te shkurter.
2-Fli gjume
Ne studim tregoi se njerezit qe flinin me pak se 8 ore gjume raportonin se ishin me te stresuar gjate muajit.
Per me teper, kishin me shume mundesi te perjetonin simptomat e stresit- Irritim ose zemerim, mbingarkese, si edhe mungese motivimi.
Gjumi ka nje lidhje te dyfishte me stresin.
1-Nje gjume i mire mund te reduktoje nivelet e stresit.
Nje nate e mire me gjume bashke me teknikat e tjera mund ta reduktojne ne menyre te konsiderueshme stresin.
2-Stresi mund ta beje te veshtire qe te biesh ne gjume. Gje qe ben te perjetosh me shume stres diten e arrdhshme.
Cfare duhet te bej qe te flej me mire?
- Elimino kafeinen pasdite(Kafe, kola, kakao, pijet energjike). Kafeina ka aftesine qe te qendroje 3-6 ore ne trup.
- Konsumo nje darke te shendetshme.
- Provo tekniken 4-7-8
- Fli dhe zgjohu cdo dite ne te njejtin orar.
3-Fol me dike
Shpenzo me shume kohe me familjen dhe shoket. Eshte gjithmone mire kur flet me dike per problemet qe ke. Nuk eshte e shendetshme ti mbash gjithe shqetesimet per vete. Nje shok apo nje pjesetar i familjes do te t’degjoje ty dhe ndoshta edhe te gjen nje zgjidhje.
Njerezit qe i lene punet pas dore jane me te stresuar dhe ndihen keq.
Sic thote fjala e urte: “Punen e sotme mos e le per neser”.
Nese ke dicka per te bere sot, perkushtoju qe ta besh.
Nese e le per nje dite tjeter, ngarkesa do rritet dhe do te ndihesh me i stresuar.
5-Shkruaj problemet qe ke ne leter
Mundohu qe te shkruash ate qe eshte duke te shqetesuar. Mendo dhe shkruaj te gjitha zgjidhjet e mundshme. Pastaj vendos se cila eshte menyra me e mire dhe vepro menjehere per ta zbatuar.
6-Pertyp cemcakez
Nje studim nga kerkuesit Japoneze treguan se te pertypesh cemcakez per 10 minuta mund te ule nivelet e kortisolit.
7-Qesh
E qeshura eshte ilac kunder stresit. Rrit marrjen e oksigjenit dhe leshon endorfinat.
Endorfinat krijojne nje gjendje pozitive duke rritur optimizmin dhe vetbesimin.
E qeshura stimulon qarkullimin dhe ndihmon ne relaksimin e muskujve, e cila redukton disa nga simptomat e stresit.
Shiko nje film komik apo video per te qeshur cdo dite. Jo vetem qe do ule stresin por do te t’permisoje sensin e humorit.
8-Degjo muziken tende te preferuar
Cdo njeri e pelqen muziken per shkak te aftesise se saj per ti bere te ndihen mire, te relaksuar dhe me vetbesim. Gjithashtu lehteson stresin.
Muzika mund te ule rrahjet e zemres, presionin e gjakut si edhe nivelet e kortisolit.
Kur vjen puna tek muzika, cdonjeri ka preferenca te ndryshme.
Keshtu, muzika me e mire per tu relaksuar eshte ajo qe pelqen me shume. Ajo lloj muzike qe te ben ta lidhesh veten me ndjenja te mira dhe pozitive.
Ndihesh i stresuar? Thjesht vendos kufjet, listen e preferuar te kengeve. Mbyll syte, fokusohu tek melodia dhe harro boten e jashtme.
9-Frymemarrje e thelle
Cfare ndodh kur je duke perjetuar stres? Zemra te rreh me shume, si edhe frymemarrja behet me e shpeshte.
Pra, qe ti kthesh gjerat ne normalitet, praktiko nje frymemarrje te thelle me hunde.
Merr fryme thelle me hunde dhe zmadho barkun. Pastaj zvogelo barkun dhe nxirre frymen. Mundohu ta praktikosh kete lloj frymemarrje dhe do qetesohesh me lehte
10-Be dicka qe pelqen
Cili eshte hobi yt? Futbolli, nje instrument muzikor, apo thjesht te kujdesesh per shtepine? Cfaredo qe te jete, shpenzo me shume kohe duke e bere.
Kur ti e duke bere dicka qe kerkon perqendrim, eshte e veshtire te stresohesh.
11-Puth dike
Puthja leshon oksitocinat nga truri, duke krijuar nje ndjesi lidhje dhe sigurie.
Nje studim tregoi se partneret qe putheshin rregullisht kishin nivel te ulet te kolesterolit ne gjak.
“Lumturia eshte si ne puthje, ndjehesh me mire kur ia jep dikujt tjeter”
-Anonim
12-Ndiq nje diete te shendetshme
Sic e din, te konsumosh ushqime me vlera te larta ushqyese cdo dite, eshte nje kusht per nje shendet te mire fizik, emocional dhe mendor.
Cfare duhet te konsumoj per te ulur stresin?
Ushqime qe permbajne vitaminat B
Vitaminat B jane esenciale per ne shendet te mire mendor. Ato kane nje reputacion si “vitaminat anti-stres”. Vitamint B bashke me zinkun ndihmojne ne prodhimin e seretonin.
Ushqime me vlera te larta ne magnez.
Mungesa e magnezit mund te shkaktoje stres, ankth dhe pagjumsi. Eshte nje mineral vital per trupin tone, por shume njerez nuk marrin mjaftueshem magnez.
Stresi mund te ule nivelet e magnezit ne trup. Shume stres pak magnez.
Magnezi mund te ndihmoje te reduktoje stresin dhe eshte nje mineral i mrekullueshem per te luftuar ankthin.
Ti mund te konsumosh ushqime si cokollata e zeze, arrat, peshku, patatet, fara kungulli. Ose mund te provosh nje suplement cilesor.
Konsumo ushqime qe permbane omega-3. Sipas studimeve, te kesh mungese omega-3 mund te shkakoje crregullime te humorit.
Vitamina C eshte nje tjeter vitamine thelbesore per te luftuar stresin. Perdoret per te konvertuar tryptophanin ne seretonin.
Pacientet me depresion zakonisht kane nivele te uleta te vitamines C.
Cfare duhet te shmangesh?
Ti duhet te shmangesh ushqimet e perpunuara, te rafinuara ose me sheqer.
Sheqeri mund te rrise dhe ule sheqerin e gakut gate dites, e cila rrit stresin dhe shkakton lodhje.
Alkoli dhe kafeina- Te dyja e dehidratojne trupin. Ato gjithashtu mund te nderhyjne ne cilesine e gjumit.
13-Konsidero suplementet
Jane disa suplemente qe mund te ndihmojne te reduktosh stresin dhe ankthin.
Ja ku jane disa:
Suplement per stresin dhe ankthin
Ky suplement permban kurkuma- Nje pjese e shafranit te indise.
Kava kava- Eshte nje bime qe ka efekt qetesues.
Rrenja e bimes valerian ndihmon per te fetur me mire.
Ekstrakt i piperit te zi- Ka efekt si antioksidant dhe ul kolesterolin e keq.
Ne studim i vitit 2012 tregoi se njerezit qe merrnin kete bime kishin nje reduktim te stresit ne krahasim me individet qe moren ne placebo.
Mos e merr kete suplement bashke me qetesues si valiumi sepse mund te shkaktoje shume pergjumje.
Nje mungese e magnezit mund te nxise ndjenjat e stresit dhe ankthit.
Nje suplement magnezi mund ta parandaloje kete mungese.
Por, nese je duke marre magnez mjaftueshem nga ushqimet, suplementi nuk mund te beje shume efekt.
Perpara se te marresh nje suplement magnezi, fol me doktorin tend nese je duke marre ilace per zemren, ulceren, dhe per presionin e larte te gakut.
Mos merr magnez nese ke probleme me veshkat.
Konkluzione: Stresi eshte nje pjese e pandare e jetes. Ndonjehere eshte i dobishem por ndonjehere mund te na e veshtiresoje jeten. Nje diete e shendetshme ushtrimet fizike, si edhe suplementet mund te kene nje impakt pozitiv ne reduktimin e stresit