2020-11-05

Si funksionon Gjykata Speciale?

Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian. Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara "të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Që nga 2019-ta, qindra ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t'u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara. Qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar janë intervistuar ish- kryeministri Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rustem Mustafa, Shukri Buja e të tjerë. Një numër prej tyre u mbrojtën në heshtje. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar në fund të qershorit se, në muajin prill, ka paraqitur për shqyrtim një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Në muajin korrik, Thaçi, për katër ditë me radhë, është marrë në pyetje nga prokurorët në Hagë. Ndryshe, Thaçi, në fund të vitit të kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit Amerikan Mike Pompeo, ku ka shprehur bindjen e tij se Gjykata e Hagës po e bën të kundërtën e asaj që ishte parashikuar në fillim. Thaçi ka theksuar që qëllimi për formimin e Gjykatës Speciale ka qenë që të mundësohet ekzistimi i kornizës ligjore dhe institucionale kombëtare të besueshme, i cili do të hetonte dhe do të procedonte krimet e pretenduara se janë kryer gjatë viteve 1998-2000 në Kosovë. “Në këtë drejtim, është paraparë që krimet që pretendohet se janë kryer nga të dy palët e konfliktit do të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë”, ka theksuar Thaçi. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në përgjigjen e tij, kishte siguruar Thaçin që puna e Gjykatës Speciale nuk është e drejtuar në mënyrë specifike kundër asnjë grupi etnik, lëvizje, force apo njësie dhe ka shtuar që SHBA-ja pret nga të gjithë liderët e Kosovës që t’ju përmbahen obligimeve të dhëna qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe që të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën.

Dhomat e Specializuara publikojnë aktakuzën mish -mash ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor. Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thanë Dhomat e Specializuara. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit,Kadri Veselit,Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999. Çfarë thuhet në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit? Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore “dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”. “Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, “që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”. Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”. Kundërshtarët, sipas aktakuzës, ishin njerëz që u perceptuan se kanë “bashkëpunuar me forcat e ish-Republikës Jugosllave, me zyrtarët apo institucionet shtetërore ose nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, përfshirë personat e lidhur me LDK-në dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”. Sipas aktakuzës pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi “kanë pasur synimin e njëjtë për kryerjen e të gjitha krimeve që janë në këtë aktakuzë, së bashku me anëtarë të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale”. Sipas aktakuzës së Dhomave të Specializuara, pjesëtarë të tjerë “të ndërmarrjes së përbashkët kriminale janë Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së”. Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, personalisht kanë marrë pjesë në "kërcënime, marrje në pyetje, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve". Dhomat e Specializuara pretendojnë se në korrik të vitit 1998, pas një sulmi të UÇK-së në Rahovec dhe rrethinë, ishin marrë peng civilë serbë, sipas aktakuzës në këto operacione ishin të përfshirë, Thaçi, Veseli e Selimi. Sipas aktakuzës, disa të ndaluar më pas ishin dërguar në një ish-stacion policor në Malishevë, ku Krasniqi ishte identifikuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe “në një rast ka vizituar një dhomë ku po mbaheshin të ndaluarit”. Në një tjetër rast, që sipas aktakuzës pretendohet se ka ndodhur në fillim të shtatorit të vitit 1998 në Zonën Operative të Dukagjinit, ku, siç pretendon Gjykata, “Thaçi dhe Selimi ndërmorën hapa për të frikësuar dhe ushtruar dominim ndaj njësive që ishin të lidhura me LDK-në, përfshirë edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), që ishin të lidhura me qeverinë në ekzil”. Aktakuza pretendon se më 1999, Veseli, Selmi dhe Krasniqi “ishin të përshirë në aspekte të ndryshme të transferimit, ndalimit apo dhe lirimit të të ndaluarve, që mbaheshin në një qendër ndalimi afër Kleçkës”. Në aktakuzë pretendohet se ka pasur qendra të ndalimit në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, etj. Eliot Engel. Engel: Bëj thirrje që SHBA-ja të ekzaminojë punën e Gjykatës Speciale Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë kontribuar në arritjen e qëllimit “të përbashkët, ku përfshihet edhe kryerja e krimeve në këto mënyra: duke formuluar ose marrë pjesë në zhvillimin, miratimin, promovimin, shpërndarjen e planeve dhe politikave ; dështimin për të ndërmarrë hapat e duhur për të parandaluar dhe hetuar krimet... etj”. Përmes veprimeve ose mosveprimeve, thotë aktakuza, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi “së bashku me ndërmarrjen e përbashkët kriminale, kryen, ndihmuan ose nxitën pjesëmarrës të tjerë për krimet e paraqitura në këtë aktakuzë”. Të pandehurit, thuhet tutje në aktakuzë “si eprorë, janë përgjegjës për krimet e kryera nga vartësit e tyre. Ata dinin ose dinin arrest se krimet e paraqitura në këtë aktakuzë, do të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe dështuan të ndërmarrin veprimet e duhura që të parandalonin krimet e tilla ose të ndëshkonin kryerësit e këtyre krimeve”. Përveç ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën edhe ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës. Më 24 shtator, Mustafa, u arrestua në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës. Rastet pranë Gjykatës Speciale në Hagë Aktakuza e ngarkon Mustafën për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Gjatë seancës së mbajtur më 28 tetor, Mustafa është deklaruar i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar - që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale - hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Analisti politik, Shemsi Jashari : kryeministrja lezbejkë serbe, Ana Brnabiq, tha se shtetit serb që nuk ka interes në normalizim të raporteve me Kosovën dhe se dialogun po e përdorë për të përfituar përkrahje nga BE-ja dhe ShBA-të.

Analisti politik, Shemsi Jashari tha se deklarata e Ana Brnabiq se “Kosova Metohi” është një provokim i radhës i shteti serb ndaj vendit tonë. Madje, deklaratën e kryeministres serbe e vlerësoi si paralajmërim të shtetit serb që nuk ka interes në normalizim të raporteve me Kosovën dhe se dialogun po e përdorë për të përfituar përkrahje nga BE-ja dhe ShBA-të. “Qasja dhe logjika e qeveritarëve serb asnjëherë nuk ka ndryshuar në raport me Kosovën. Edhe sjellja e qeveritarëve të tanishëm të Serbisë është e njëjtë dhe armiqësorë ndaj Kosovës. Deklarimi i mandares për Kryeministre Brnabiq është një provokim dhe dëshmi e radhës se Serbia nuk dëshiron paqe e as normalizim të raporteve me Kosovën por dialogun e përdorë për të përfituar nga mbështetja evropiane dhe Amerikane në aspektin e integrimeve dhe aspektin ekonomik”, deklaroi Jashari. Ai tha se udhëheqësit e vendit tonë duhet të marrin me seriozitet deklaratën e kryeministres serbe dhe të diskutojnë edhe me Bashkimin Evropian këtë temë, pasi kështu nuk arrihet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Zyrtarët shtetërorë të Kosovës duhet ta marrin si sinjal serioz deklaratën e znj. Brnabiq dhe të mos pranojnë presionin nga BE për lëshime në emër të normalizimit të raporteve, ngase nëse nuk detyrohet Serbia asnjëherë nuk do të ketë normalizim të raporteve Kosovë Serbi”, nënvizoi Jashari. Zogaj: Betimi i Ana Brnabiq është dëshmi e shovenizmit serb Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, foli lidhur me qëllimet dhe ndikimet e deklaratës së kryeministres serbe gjatë betimit të saj para kabinetit qeverisës. Zogaj deklaroi se shqiptarët duhet ta kenë të qartë se Serbia asnjëherë nuk do ta pranoj Kosovën si shtet, por do ta konsideroj gjithmonë si koloni të saj. Sipas tij, Kosova duhet të forcohet dhe mobilizohet ndaj Serbisë dhe ta mbështesë atë me “shpinë për muri”, derisa ta kuptoj se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Gazetari Skënder Zogaj: Betimi i Ana Brnabiq është dëshmi e shovenizmit serb

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, foli lidhur me qëllimet dhe ndikimet e deklaratës së kryeministres serbe gjatë betimit të saj para kabinetit qeverisës. Zogaj deklaroi se shqiptarët duhet ta kenë të qartë se Serbia asnjëherë nuk do ta pranoj Kosovën si shtet, por do ta konsideroj gjithmonë si koloni të saj. Sipas tij, Kosova duhet të forcohet dhe mobilizohet ndaj Serbisë dhe ta mbështesë atë me “shpinë për muri”, derisa ta kuptoj se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. ImageSkënder ZogajFOTO GALERI “Serbia kurrë nuk do tē mund të pajtohet që Kosova tē mos jetë koloni e saj, dhe ky fakt duhet të fiksohet mirē nga të gjithë shqiptarët, që duhet të mobilizihen dhe, të forcohen për vetëmbrojtje, të të gjitha llojeve! Deri tash kështu nuk kemi vepruar, prandaj po i vuajmë dobësitë tona kombëtare, duke menduar se Serbia ka mundësi të ndryshojë! Jo, kjo nuk do të ndodh, derisa, Serbia të mbështetet me shpinë për muri dhe, të jetë e detyruar të kuptojë se Kosovën e ka të humbur përgjithmonë”, nënvizoi Zogaj. Ai tha se fjalimi i kryeminstres serbe, Ana Brnabiq gjatë betimit para kabinetit të saj qeverisës tregon shovinizmin serb. Ndërkaq, bëri thirrje që udhëheqësit e Kosovës të reagojnë tek partnerët ndërkombëtar, pas këtyre deklaratave tendencioze të Brnabiqit. “Betimi i kryeministres Ana Bërnabiq me rastin e formimit të qeverisë së re, është një dëshmi e re e shovenizmit serb. Karshi kësaj deklarate udhëheqja e Kosovës duhet të reagojë tek partnerët ndërkombëtarë, duke i paralajmëruar se, deklaratat e këtilla janë të rrezikshme dhe mund të krijonë situata të pakëndshme”, deklaroi Zogaj. Ndër të tjera, shtoi se Kosova duhet ta sensibilizoj edhe diasporën shqiptare, në mënyrë që të mos rrinë me duar në xhepa, por të i përcjellin me vëmendje zhvillimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Pra, reagimet kosovare duhet të bëhen në planin ndërkombëtar dhe gjithsesi, institucionet më të larta të Kosovës duhet të sensibilizojnë diasporën shqiptare që të ndjek më me vëmendje zhvillimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të mos rrinë me duar në xhepa! Ky është reagimi i duhur, jo vetëm për Bërnadiqkën por ndaj provokimeve historike të Serbisë”, përfundoi Zogaj

Faton Mehmeti i gazetës "Bota sot" publikon emrat: Ja kush arrestohet pas Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit...

Zhvillime dramatike kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë. Fillimisht është bastisur, e më pas arrestuar ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili është transferuar për në Hagë. Arrestimin e Krasniqit e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani. "Prokuroria e Specializuar ka pasur një aksion dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara është bërë arrestimi i Jakup Krasniqit. Tani sapo është nisur për në Hagë. E konfirmuan aktakuzën kundër tij. Pritet që shumë shpejt të caktohet data e seancës... Procedura prej mëngjesit ka zgjatur për shkak se ka qenë operacioni i bastisjes në shtëpinë e Krasniqit. Dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara, janë në kuadrin e veprave të cilat janë në juridiksionin e Dhomave të Specializuara", tha Hasani. Pa ashtu edhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi njoftoi se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, duke shtuar se nesër do të udhëtojë për në Hagë. “Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t'ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, ka shkruar Selimi. E lidhur me krejt këto zhvillime, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti. “Arrestimi i Jakupit është paralajmërim për arrestimet tjera të nivelit më të lartë, përfshirë metu Thaçin dhe Veselin. Pas arrestimi te Jakup Krasniqit radhën e kanë figura të tjera të luftës, në mesin e tyre : Daut Haradinaj, Agim Çeku, Xhavit Haliti etj. Arrestimet tjera pritët të ndodhin në ditët dhe javët në vazhdim, e të cilat do të intensifikohen më shumë gjatë dhjetorit”, thotë Mehmeti. Madje Mehmeti paralajmëron edhe zhvillime tjera dramatike. “Natyrisht se me këto arrestime partitë e dala nga lufta do e pësojnë më së shumti, kryesisht PDK, të cilët pritet t'i arrestohet edhe kryetari. Padyshim se ka nisur cikli i arrestimeve nga me të voglat që ndodhen para 1 muaji, tani vetëm do të shtohen arrestimet e figurave të mëdha. Goditna e madhe pritet të ndodh më së largu para Krishtlindjeve.

Bideni, Trumpi dhe pikëpamjet e tyre për artin

(Deutsche Welle) – Duke u zhvilluar mes një pandemie vdekjeprurëse, ashtu sikundër edhe trazirave të shkaktuara nga brutaliteti policor dhe racizmi, fushata zgjedhore e 2020-s në ShBA është mbizotëruar nga një varg çështjesh ndarëse. Pa dyshim, edhe artistët preken drejtpërdrejt nga çështje, si kujdesi shëndetësor, taksat, migrimi apo politika e jashtme, por qëndrimi i kandidatëve sa u përket arteve nuk ka qenë mes temave të diskutuara gjatë muajve të kaluar. Një vështrim mbi platformat zyrtare të partive është megjithatë ndriçues. “Artet janë thelbësore për shoqërinë tonë të lirë e demokratike, për kulturën tonë, për ekonomitë tona lokale. Demokratët janë krenarë për mbështetjen tonë për financimin e arteve dhe edukimin, dhe do të vazhdojnë politikat dhe programet që promovojnë artet kreative”, thuhet në Platformën e 2020-s të Partisë Demokratike, duke cituar institucione të ndryshme qeveritare dhe organizata kulturore që partia do të vijojë t’i mbështesë. Dokumenti zyrtar i demokratëve pastaj shton: “Ne çmojmë artet dhe edukimin artistik për zhvillimin e imagjinatës, kreativitetit, risimit dhe aftësive të të menduarit kritik te studentët dhe për ndërtimin e urave mes njerëzve e komuniteteve përgjatë vendit dhe gjithandej botës”. Derisa 10 rreshtat e dokumentit kushtuar arteve nuk janë aq konkrete si në “platformën e arteve” në fushatën zgjedhore të Obamas më 2008, prapëseprapë është më shumë sesa ajo që mund të gjendet në listën zyrtare të prioriteteve të republikanëve. Në të vërtetë, Platforma e Partisë Republikane nga viti 2016 – e cila gjithashtu shërben si listë zyrtare për parimet e sivjetme, tekqë Komiteti i Republikanëve vendosi ta ripërdorte në vend të përgatitjes së një dokumenti të ri për fushatën e tanishme – nuk i zë edhe aq në gojë artet. Artet kanë luajtur një rol të madh gjatë administratës Obama-Biden; vëzhgues nga institucione të ndryshme kulturore në ShBA presin që kjo të vazhdojë nëse Bideni zgjidhet. Joe Biden mbase nuk do të jetë një ndikues kulturor siç u bë Obama që vinte në pah listat me këngët e tij të zemrës, filmat, librat e spektaklet televizive. Por kandidati demokrat ende njihet si mbështetës “lojal” i arteve, siç ka thënë Robert L. Lynch, nga grupi “Americans for the Arts” në një pronponcim për “New York Times”: qëndrimi i Bidenit është “më pak nga pikëpamja e konsumatorit dhe më shumë për vlerën frymëzuese dhe transformuese të arteve”, ka thënë ai. Kamala Harris, e nominuara për zëvendëspresidente nga demokratët, në të kaluarën ka demonstruar veçanërisht përkushtimin e saj për artet. Derisa ishte përfaqësuese ligjore në Kaliforni, Harris ka shërbyer edhe në Bordin e Muzeut të Artit Modern në San Francisco. Ajo ka qenë edhe anëtare e Organizatës së Jazzit, si dhe pjesë e fondit për simfoninë në këtë qytet. Qëndrimi i presidentit Trump për artet u bë tejet i qartë gjatë katër vjetëve të kaluar. Qysh prej fillimit, në planin e parë të buxhetit federal, Trump propozoi të shfuqizoheshin “National Endowment for the Arts” (NEA), si dhe “National Endowment for the Humanities” (NEH). Agjencitë e pavarura federale, që ofrojnë mbështetje dhe financime për projektet kulturore dhe ato kërkimore, u krijuan më 1965, me legjislacionin që theksonte se është detyra e një “qytetërimi të përparuar” të “japë vlerësim të plotë dhe mbështetje” për artet, humanitetet dhe kulturën. Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm, të bërë në shkurt të këtij viti, Trump sërish bëri thirrje për eliminimin e NEA dhe NEH, sikundër edhe për Institutin e Muzeut dhe Shërbimeve Librare si dhe Koorporatës për Transmetim Publik. Në pjesën e titulluar “Ndal harxhimeve të kota e të panevojshme”, dokumenti nënvizon se këto institucione “nuk konsiderohen si përgjegjësi themelore federale”. Megjithatë, Kongresi amerikan, i cili është i ngarkuar për të caktuar buxhetin federal, ka hedhur poshtë thirrjet e Trumpit. Derisa NEA nuk mund të përfshihet në politikë, siç ka thënë një zëdhënës i saj për DW-në, organizata “Americans for the Arts” zyrtarisht e ka përshkruar propozimin për çfinancimin e arteve nga administrata e Trumpit si “kërkesë e keqdrejtuar për buxhet”. Si anëtare e komunitetit të profesionistëve të kulturës “Arts for BidenHarris”, artistja, shkrimtarja dhe producentja Tanya Selvaratnam thekson se “regjimi Trump-Pence” jo vetëm që ka kërcënuar për anulimin e nismave financiare, por “ka kërkuar çdo mundësi për të rrëgjuar dhe sulmuar lirinë e të shprehurit dhe kreativitetit”, që është arsyeja pse ky grup sheh “vetëm një zgjedhje në këto zgjedhje”. Këto sulme në lirinë e arteve janë mirëdokumentuar gjatë katër vjetëve të shkuar. “Artistë apo vepra artistike që ishin kritike ndaj presidentit Donald Trump ishin shënjestruar apo janë censuruar drejtpërdrejt nga presidenti apo agjencitë qeveritare”, vë në dukje raporti “State of Artistic Freedom 2020” i publikuar nga Freemuse, organizatë e pavarur joqeveritare që ka një status konsultativ brenda UNESCO-s. Për artistët ka më shumë gjëra që janë në rrezik sesa mbështetja për agjencitë financuese kulturore apo muzetë. Në një intervistë për “Latino Victory Project”, Joe Biden e ka bërë të qartë se artet janë reflektim i drejtpërdrejtë i gjendjes së vendit: “E ardhmja e asaj çfarë ne jemi është në arte”, ka thënë Biden. “Është shprehje e shpirtit tonë”.

Shuhet Remzi Përnaska, gjuhëtari i shquar, mësuesi e pedagogu i përkushtuar i shqipes

Tiranë, 5 nëntor - Komisioni i gjuhësisë dhe letërsisë pranë Akademisë së Shkencave njoftoi sot ndarjen e papritur nga jeta të gjuhëtarit, profesorit, personalitetit të shquar Remzi Përnaska. Prof. Remzi Përnaska, studiues i devotshëm të shqipes e kulturës shqiptare, mësimdhënësit të pasionuar në auditoret e universiteteve shqiptare e atyre jashtë Shqipërisë, a punuar më shumë në fushën e sintaksë së gjuhës shqipe ku ka sjellë vështrime të reja me interes edhe për gjuhësinë e përgjithshme e atë teorike. Profesor doktor Remzi Përnaska ishte gjuhëtar i shquar shqiptar dhe mësues e pedagog i përkushtuar i arsimit shqiptar. Ka lindur në Korçë më 20 dhjetor 1934. Shkollën fillore, shtatëvjeçare dhe të mesme i kreu në qytetin e lindjes, kurse studimet e para të larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar të Tiranës më 1956. Pas mbarimit të studimeve të larta për gjuhë ruse më 1956 ka punuar si mësues i gjuhës shqipe dhe ruse në Cërrik të Elbasanit deri në vitin 1960, kur u dërgua për të studiuar orientalistikë në Institutin e Gjuhëve të Lindjes në Moskë. Më 1961, vazhdoi studimet e larta në degën e gjuhës shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, të cilat i kreu më 1963. Për rezultate të shkëlqyera në studimet e larta, e mbajtën pedagog të sintaksës së gjuhës shqipe në katedrën e gjuhës shqipe të këtij fakulteti, ku punoi prej vitit 1963 deri në vitin 1974. Në vitin 1974 u dërgua si lektor i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve Lindore në Paris, ku punoi deri në vitin 1982. Gjatë kësaj kohe ndoqi kurse të ndryshme për gjuhësi të përgjithshme dhe teorike. Ndoqi kurset e gjuhëtarit të madh francez Andre Martinet, si edhe të gjuhëtarit tjetër të shquar francez Antoine Culioli, nën udhëheqjen shkencore të të cilit përgatiti një tezë për gradën më të lartë shkencore që ka Franca : “Doktor Shteti”. Nga tetori i vitit 1991 deri në shtator 1997 ka punuar sërish si lektor i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve të Lindjes në Paris, si edhe në Ecole Pratique des Hautes Etudes të Universitetit të Sorbonës si profesor. Që nga viti 1975 ka qenë anëtar i Qendrës së Studimeve Ballkanike të Parisit dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjuhësisë Funksionale, kurse nga viti 1976 anëtar i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Parisit dhe nga viti 1994 edhe i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Francës, që nga themelimi edhe i Rrethit të Gjuhëtarëve të Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore (viti 1997). Pas kthimit në atdhe më 1982, u emërua punonjës shkencor në Sektorin e Gramatikës dhe të Dialektologjisë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku punoi deri në vitin 1991. Ka botuar mbi 50 artikuj shkencorë në revista shqiptare “Studime filologjike”, “Studia albanica”, “Studime”, “Gjurmime albanologjike” etj., si edhe në revista të huaja të specializuara në gjuhësi, si “Cahiers balkaniques”, “Faits de langue”, “Travaux du cercle des linguistes de l’INALCO”, “Presses Universitaires de France”, etj. Është autor i dy krerëve ( kundrina, rrethanori) të veprës madhore Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Ka qenë anëtar jurie për mbrojtje disertacionesh në Universitetin e Sorbonës, në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve Lindore në Paris, në universitetet e Puatjesë dhe të Monpeliesë. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Studime filologjike”, anëtar i Këshillit shkencor të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga viti 1983 deri në vitin 1991, delegat në Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe më 1972, ku ka diskutuar dhe mbajtur një kumtesë. Ai deri në fund të jetës mbeti një nga gjuhëtarët më të të përkushtuar për mbrojtjen e pasurimin e shqipes standarde. Ka mbajtur ligjërata për gjuhën shqipe në universitete të huaja si në Athinë, Paris, Këln, Puatje, Marsejë, Nantë, Mynih, Sankt-Peterburg, etj. Ka hartuar disa zëra për Fjalorin enciklopedik shqiptar. Ka marrë pjesë në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për gjuhësi, si ato të organizuara në Këln të Gjermanisë (1988), në Paris nga Ministria e Arsimit të Lartë dhe e Kërkimeve e Francës, në janar 1994, nga shoqata gjuhëtarësh të gjuhësisë së përgjithshme në Francë, në tetor 1995, në qershor 1996, në qershor 1997, në tetor 1997, në shkurt 1999 etj. Ka marrë pjesë me kumtesa në tri Konferencat Ndërkombëtare të organizuara në Sankt-Peterburg, për nder të A. V. Desnickajas, si dhe nga Rrethi i Gjuhëtarëve të INALCO-s në qershor dhe në tetor 1996, në 1997 dhe në 1998, si edhe në shkurt 1999, në Marsejë, etj. Po ashtu, ka marrë pjesë në tubimet shkencore të organizuara nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në seminaret e konferencat shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës. Profesor Përnaska ka mbrojtur tri disertacione, dy në Francë dhe një në Shqipëri. Në vitin 1994 paraqiti një tezë nga sintaksa e gjuhës shqipe në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta të Sorbonës, mbrojtja me sukses e së cilës i dha diplomën e studimeve të larta në Sorbonë dhe emërtimin “Nxënës i vjetër i Sorbonës”. Ka mbrojtur një disertacion me temën “Kundranori me parafjalë në gjuhën shqipe” dhe ka fituar gradën “Doktor i shkencave” në Shqipëri. Ky disertacion është botuar si libër në Kosovë (Pejë). Ka mbrojtur një disertacion me temën “Sintaksa e thënies në gjuhën e sotme shqipe (Sintaksa e trajtave të shkurtëra të përemrave vetorë)” dhe ka fituar gradën më të lartë shkencore që ka Franca : “Docteur d’Etat és lettres et sciences humaines”, si edhe të drejtën për të udhëhequr punime doktoratash në Shqipëri dhe në Francë, për të qenë anëtar jurish për mbrojtje doktoratash. Kjo doktoratë e mbrojtur në Departamentin e gjuhësisë teorike të Universitetit Paris VII, i dha titullin “Profesor” në Francë dhe u botua në frëngjisht nga Presses Universitaires du Septentrion, Lille 1997, 672 faqe. Që nga viti shkollor 1997-1998 e deri sa doli në pension ka qenë “Professeur associé” në Ecole pratique des hautes Etudes të Universitetit të Sorbonës, ku ka drejtuar seminarin për tekstet e vjetra në gjuhën shqipe. Profesor Përnaska ka botuar katër libra në Francë. Ka hartuar një libër me titullin “Parlons albanais”, që u botua më 1999 nga Shtëpia Botuese ” L’Harmattan ” dhe u ribotua deri më tani tri herë. Bashkautorë Ch. Gut dhe A. Gut. Ka botuar gjithashtu dy doracakë Glossaire et guide militaire de conversation français – albanais, E.I.R.E.L, Alb. 02, Strasbourg, 1997, 222 f. dhe Eléments de grammaire albanaise, Complément au Glossaire Alb 02, E.I.R.E.L, Alb. 03, Strasbourg, 1997, 60 f. Është autor tekstesh shkollore për arsimin e lartë dhe të mesëm, i dhjetëra artikujve shkencorë, botuar në revistat tona shkencore dhe në ato të huaja, i dhjetëra artikujve në shtypin e përditshëm shqiptar. Bibliografia e punimeve të tij është mjaft e pasur. Në vitet 2015, 2018 ka botuar katër vëllimet e para të veprës së tij “Gjuhësi…,…gjuhësore”, të parashikuar në shtatë vëllime. Ai mbetet një nga përfaqësuesit më të denjë të kritikës shkencore në albanologji e më gjerë. Ka marrë pjesë në tubime shkencore ndërkombëtare e komisione për informatizimin e të dhënave gjuhësore shqipe si në Osnabruck të Gjermanisë dhe në European Commission, Directorate-General, Joint Research Centre në Itali, në Zagreb e Beograd. Ka qenë i ftuar në universitetet shqiptare të Shqipërisë, por edhe Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku ka mbajtur ligjërata për çështje të gjuhësisë teorike e të shqipes së sotme. Deri ditët e fundit të jetës ka punuar për përfundimin e një fjalori shqip-frëngjisht të tipit të mesëm (mbi 60.000 fjalë) në Laboratorin FORELL të Universitetit të Puatjesë, si edhe për pjesën shqipe në një fjalor shprehjesh që po hartohet nga Qendra e Kërkimeve dhe e Studimeve për Përhapjen e Frëngjishtes të Ecole Normale Supérieure në Fontenay/Saint-Cloud. Prej shumë vitesh profesor Përnaska ka punuar, gjithashtu, për ngritjen e një monumenti me kalë të Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër në Paris. Është Doctor Honoris Causa i Universitetit « Aleksandër Xhuvani » të Elbasanit, është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të dytë dhe titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga presidenti i republikës më 2016, me motivacionin: “Për ndihmesën e shquar në fushën e studimeve gjuhësore shqiptare nëpërmjet studimeve e artikujve, për përgatitjen universitare e pasuniversitare të shumë arsimtarëve e studiuesve, si dhe për ndihmesën e dhënë në përhapjen e kulturës dhe gjuhës shqipe në botë, si pedagog e pjesëmarrës në shumë konferenca e kongrese ndërkombëtare.” Përvoja e tij e gjatë në fushën e studimit dhe botimit, trajtimet e thelluara në shqyrtime, angazhimi njëherazi në probleme nga më të rëndësishmet dhe nga më të vështirat që parashtronte dhe parashtron ngutshëm zhvillimi i mendimit gjuhësor në etapa të caktuara e, për më tepër, angazhimi në studime e botime qysh në rini e deri në moshë të mbrame, kanë përvijuar natyrshëm vendin e merituar të kontributeve të tij në fusha të ndryshme të studimit të gjuhës shqipe e historisë së saj; e në këtë kontekst, vepra e tij i ka siguruar praninë në panteonin e vlerave tona shkencore/ATSH.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...