2020-11-09

Bardhyl Mahmuti: Dick Marty nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën

Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhyl Mahmuti, ka reaguar serish ndaj raportit të senatorit zviceran Dick Marty për të ashtuquajturin trafikim organesh dhe shtëpinë e verdhë. Mahmuti ka thënë se raporti i Dick Marty është përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë dhe se janë dashur vite që kjo çështje të ndriçohet tërësisht. “Më 24 tetor të vitit 2018, gjatë përurimit të librit të tij të titulluar “Vendi i Wilhem Telit”, në televizionin serb “TV HAPPY”, ish- ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq, rrëfen për mënyrën si ju dhanë Dick Martyt “provat e përgatitura nga institucionet e Serbisë për trafikimin e organeve dhe për Shtëpinë e verdhë”. (Milan St. Protic – Izvestaj Dika Martija i unisteni dokazi o zutoj kuci – DJS – TV Happy 24.10.2018, https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=47bB7Ad7dZA). Ikja nga ballafaqimi nuk është karakteristikë e atyre personaliteteve që pretendojnë se janë burra të fjalës dhe që shesin moral.Sa më përket mua e lë të hapur mundësinë e ballafaqimit me cilindo qoftë që ka shpifur rreth luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Madje nëse do të ndihej më i sigurt, Dick Marty mund të vijë në debat së bashku me ish- ambasadorin e Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiqin dhe pjesëtarë të Shërbimit Sekret të Serbisë të cilët redaktuan raportin për gjoja “trajtimin çnjerëzor të personave dhe tregtinë ilegale me organet e njerëzve në Kosovë”’. Reagimi i plotë: Dick Marty nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën Dick Marty përdor argumentum ad misericordiam për t’i ikur ballafaqimit me mua Meqenëse kishin kaluar më shumë se pesë muaj që nga koha kur Dick Marty pranoi publikisht se do të ballafaqohej me mua pasi të ketë lexuar librin tim dhe nuk kisha marrë përgjigje vendosa që t’i drejtohem përmes një letre publike. Letra ime e datës 7 prill 2019 pati një jehonë të madhe në mediat në gjuhën shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni, të cilat i falënderoj për korrektësinë e publikimit. Duke dashur të jem korrekt në komunikim, të gjitha publikimet në internet të mediave që kishin publikuar letrën time ia dërgova edhe Dick Martyt. Bashkëngjitjen e publikimit në internet e bëra si dëshmi se opinioni publik shqiptar është i interesuar për një debat të tillë. Dhe pikërisht publiciteti i madh që ju bë letrës sime ndikoi që më në fund Dick Marty të më kontaktojë. Në emailin që më dërgoi sot, më 10 prill ai kërkon që të mos e kontaktoj më. Në vijim po publikoj tekstin integral të letrës së tij, sepse reagimi im që vijon nuk do të mund të kuptohet plotësisht në mungesë të saj. Në letrën e plotë të Dick Martyt thuhet: “Zotëri, Ende nuk e kam lexuar librin tuaj thjesht për arsye se kam qenë i sëmurë dhe nuk kam pasur ende kohë. Ju keni thënë se nuk keni mundur të më kontaktoni, por ju e keni pasur adresën time të emailit dhe pos tjerash ju keni mundur t’i drejtoheni botuesit, siç e kanë bërë dhjetëra persona të tjerë. Ju keni preferuar ta publikoni një letër të hapur para se të më drejtoheshit personalisht. Me sa shihet juve ju intereson propaganda. Unë nuk e luaj këtë lojë. Prandaj ju lus të mos më kontaktoni më. Me përshëndetjet e mia të veçanta, Dick Marty”. Që në fillim e siguroj se nuk do ta kontaktoj Dick Marty në adresën tij private. Mirëpo ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur dhe vazhdojnë të shpifni kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të drejtës së Kosovës për të qenë shtet i pavarur, gjërat do t’i trajtoj publikisht derisa të zhvishet tërësisht prapavija tyre. T’i marrim gjërat një nga një. Edhe pse publikisht pranoi se do të ballafaqohet me mua pasi të ketë lexuar librin tim, disa nga ata që e njohin mirë më thanë se ai nuk është njeri i fjalës dhe se do t’i bishtnojë ballafaqimit. Si hipotezë nuk e kam përjashtuar. Por nuk kam menduar se do të përdorë argumentum ad misericordiam për t’i ikur konfrontimit me të vërtetën. Është fakt që ka pohuar publikisht se ka qenë i sëmurë para se t’i qasej shkrimit dhe publikimit të librit “Une certaine idée de la justice- Tchétchénie-CIA-Kosovo-drogue” (Njëfarë ideje për drejtësinë – Çeçenia, CIA-Kosova-droga), mirëpo gjithashtu është fakt i pamohueshëm se, siç e ka thënë në disa prezantime publike, ai ndihet shumë mirë. Madje gjendjen e tij e shkëlqyer e ka dëshmuar duke qenë i pranishëm në përurimin e librit të tij në shumë qytete të Zvicrës dhe në intervista televizive. Nuk u mjaftua me përurimin e librit në Zvicër por shkroi në shoqërim të delegacionit të Serbisë në Këshillin e Evropës në Strasburg dhe, pos tjerash, edhe atje e bëri përurimin e librit. Edhe pse letra ime ruan neutralitetin e plotë duke u kufizuar në faktin se “librat tonë karakterizohen me divergjenca të mëdha lidhur me luftën në Kosovë”, ai më akuzon për propagandë! Vërtet nuk është aspak serioz! Të gjithë ata që kanë lexuar librin tim kanë mundur të binden se nuk ka asnjë element të vetëm të propagandës. Përkundrazi, faktet janë aq bindëse sa nuk përjashtohet mundësia që të qëndrojnë në thelbin e asaj pse Dick Marty refuzon ballafaqimin. Kur është fjala për Dick Martin dhe raportin që mban emrin e tij, katër vite më parë pata treguar me fakte se ky raport ishte përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë. U dashtë të kalonin katër vite dhe kjo çështje të ndriçohet tërësisht. Më 24 tetor të vitit 2018, gjatë përurimit të librit të tij të titulluar “Vendi i Wilhem Telit”, në televizionin serb “TV HAPPY”, ish- ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq, rrëfen për mënyrën si ju dhanë Dick Martyt “provat e përgatitura nga institucionet e Serbisë për trafikimin e organeve dhe për Shtëpinë e verdhë”. (Milan St. Protic – Izvestaj Dika Martija i unisteni dokazi o zutoj kuci – DJS – TV Happy 24.10.2018, https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=47bB7Ad7dZA ). Ikja nga ballafaqimi nuk është karakteristikë e atyre personaliteteve që pretendojnë se janë burra të fjalës dhe që shesin moral. Sa më përket mua e lë të hapur mundësinë e ballafaqimit me cilindo qoftë që ka shpifur rreth luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Madje nëse do të ndihej më i sigurt, Dick Marty mund të vijë në debat së bashku me ish- ambasadorin e Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiqin dhe pjesëtarë të Shërbimit Sekret të Serbisë të cilët redaktuan raportin për gjoja “trajtimin çnjerëzor të personave dhe tregtinë ilegale me organet e njerëzve në Kosovë”. P.S. Argumentum ad verecundiam është formë e gabueshme e argumentimit që dëshiron të arrijë të pranohet mendimi i tij si i vërtetë duke e shti në gjynah tjetrin. 10 prill 2019

Joe Biden në zyrën e Millosheviqit më 1991: Zotëri president, unë mendoj se ju jeni një kriminel lufte

Një ngjarje varrimi do të ishte shkëndija e parë e nisjes së interesimit të një senatori amerikan që më pas do të bëhej president, për një vend evropian. Pas vizitës në Jugosllavi më 1979, me rastin e vdekjes së numrit dy të federatës atëkohë, Edvard Kardel, Joe Biden do t’i shkruante një letër Josip Broz Titos, ku e falënderoi për mikpritjen me shpresën se do të vizitonte vendin prapë. Kjo edhe ndodhi dymbëdhjetë vjet më pas, njofton Klan Kosova. Destinacioni ishte Beogradi më saktësisht zyra e presidentit, Sllobodan Millosheviq. Këtij, demokrati i tha disa fjalë që do ta shokonin atë, kurse tema ishte çështja e Kosovës e cila sapo kishte humbur autonominë brenda federatës. “Në vizitën time të parë në Serbi ku kisha një takim të gjatë me Millosheviç më 1991, ku më pyeti se çfarë mendoj për të. I thashë në zyrë dhe publikisht, zotëri president unë mendoj se ju jeni një kriminel lufte dhe duhet të trajtoheni si i tillë”, pati treguar Biden më 1997. Këtij problemi Biden kishte vendosur t’i shkonte deri në fund, andaj më pas vizitoi edhe Prishtinën, ku u takua me figurat politike të asaj kohe. Amerikani si senator kërkonte nisjen e negociatave, që Kosovës t’i rikthehej autonomia e humbur. Kjo nuk pranohej nga Millosheviq, i cili planifikonte spastrim etnik mbi shqiptarët. Masakrat e forcave serbe veçse filluan në Kosovë. Biden dhe disa kongresmenë tjerë nisën rezolutën ku i lejonin presidentit amerikan të niste sulmet mbi caqet serbe. Një ditë më pas më 24 mars 1999, kjo edhe ndodhi, ngjarje që do të sillte liri për Kosovën. Lidhjen e fortë me shqiptarët, Biden e shprehu jo rrallë edhe pas 1999-ës, me deklarata të goxha të fuqishme.

Hashim Tha☼i dhe Jakup Krasniqi pra Specialës " Nuk jemi fajtor për luftën e dejë të UCK-së

Ish-presidenti Hashim Thaçi pas prezantimit të tij në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale, iu është përgjigjur edhe disa pyetjeve të gjyqtarit, lidhur me aktakuzat me të cilat ngarkohet. ‘’I dëgjova dhe i hedh poshtë tè gjitha”, u shpreh ai para gjyqtarit në Speciale."Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi iu është drejtuar të pranishmëve në paraqitjen e parë të tij para gjyqit në Dhomat e Specializuara nga Hagë. Jakup Krasniqi u shpreh se është padrejtësi një trajtim i tillë që u bë ndaj tij, pasi qëllimi ishte luftimi i okupatorit serb, njofton Klan Kosova. ”Nuk kam trajtuar askënd kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë”. ”Kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë. Se s’ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve por lufta e okupatorit dhe gjenocidit që iu janë bërë në Kosovë”.

Serbia, feja dhe Kosova

Nga Pof.dr.Blerim Latifi Përplasja ndërfetare midis shqiptarëve ka qenë një interes i përhershëm strategjik i Serbisë. Në harkun kohor të 100 viteve të fundit, Serbia ka investuar vazhdimisht në përmbushjen e këtij interesi. Ja disa fakte esenciale historike. Në janar të vitit 1913, kur Shqipëria e pavarur ende nuk ishte njohur nga fuqitë e mëdha europiane, ish kryeministri serb i asaj kohe, Vladan Gjorgjeviq, do të shkruajë me një frymë librin me titull “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha”. Vetë titulli tregon se libri ishte shkruar për diplomacitë e këtyre fuqive, me qëllim që t’i bindte ato se shqiptarët nuk e meritonin të kishin shtetin e tyre të pavarur. Gjorgjeviq sillte “dy argumente” në funksion të këtij qëllimi. “Argumenti i parë” ishte racist, ndërsa i dyti ishte i karakterit religjioz. Shqiptarët, shkruante Gjorgjeviq, nuk e meritojnë të kenë shtetin e tyre kombëtar, sepse ata janë njerëz të pacivilizuar, primitivë e barbarë. Gjorgjeviq shkonte aq larg në portretizimin racist të shqiptarëve, saqë i quante ata një lloj nën-njerëzve, qenie me bisht, pra specie gjysmë kafshë e gjysmë njeri. “Argument i dytë” i tij ishte se shqiptarët nuk meritonin të kishin shtetin e tyre kombëtar, sepse shumica e tyre janë muslimanë fanatikë, që nuk e kanë të zhvilluar vetëdijën moderne kombëtare, prandaj “fuqitë e mëdha nuk duhet të lejojnë që kjo kope aziatike të ketë shtetin e saj në Europën e krishterë”. Për fatin tonë të mirë libri i Gjorgjeviqit ra në vesh të shurdhër, falë faktit se mbështetësi kryesor i pavarësisë së Shqipërisë ishte një fuqi e madhe katolike në Europën e asaj kohe, Austro-Hungaria. Por serbët nuk hoqën dorë asnjëherë nga strategjia e tyre për t’i përdorur dallimet fetare të shqiptarëve kundër vetë atyre. Në vitin 1921 kryeministri tjetër serb, Nikolla Pashiqi, arriti të bindëte kapidanin e Mirditës Marka Gjonin, që si lider i katolikëve të Mirditës, të ngrihej kundër “qeverisë muslimane të Tiranës”. Falë mençurisë politike të Tiranës zyrtare dhe influencës së intelektualëve e klerikëve katolikë të Veriut, skenari i përplasjes tragjike fetare midis shqiptarëve u shmang. Në vitin 1937, në kohën kur qeveria e Serbisë dhe ajo e Turqisë po negocionin një marrëveshje për deportimin kolektiv të shqiptarëve të Kosovës në Turqi, Vasa Çubrilloviqi, në Elaboratin e tij për Shpërnguljen e Shqiptarëve, do të shkruaj se për të qenë sa më efektive dhe më e shpejtë kjo shpërngulje, përveç masave represive, duheshin përdorur edhe masat e pushtetit të butë, të tilla si angazhimi i hoxhallarëve filoturk dhe nxitja e ndjenjave proturke në mesin e popullatës shqiptare. Kur shqiptarët ta ndjenjë veten më shumë muslimanë, se shqiptarë, atëherë ata vetë do të kërkojnë që të largohen drejt shteteve muslimane, në rastin konkret drejt Turqisë, konkludonte Çubrilloviqi. Për fatin tonë të mirë, shpërtheu Lufta e Dytë Botërore dhe ky skenar i pastrimit etnik të Kosovës u pamundësua. Në vitet ’50, të shekullit të kaluar, kur Tito i kishte shkëputur marrëdhëniet me Stalinin dhe rrezikonte të pushtohej nga Bashkimi Sovjetik, ai u përpoq të krijonte një aleancë ballkanike kundër këtij rreziku. Turqia, bashkë me Greqinë, u bë pjesë e kësaj aleance antisovjetike të Jugosllavisë. Që të forconte sa më shumë aleancën me Turqinë, Tito i bëri një dhuratë demografike asaj: sajoj pakicën turke në Kosovë duke i bindur mijëra shqiptarë se ata janë turq e jo shqiptarë, gjë që do ta bënte më vonë me boshnjakët duke i shndërruar në komb musliman, me qëllim që të forconte lidhjet e tij me botën islame. Depërtimi i nacionalizmit enverist në Kosovë gjatë viteve 70 dhe 80, bëri të mundur që të minimizohej pothuajse krejtësisht mundësia e përdorimit të çështjeve fetare nga ana e mekanizmave jugosllavë kundër shqiptarëve. Kur UÇK doli në skenë, regjimi i Milosheviqit iu rikthye strategjisë së vjetër, duke u munduar ta paraqesë atë si organizatë terroriste islamike, por përpjekja e tij nuk pati sukses, falë faktit se ata që e kishin themeluar UÇK-në, vinin të gjithë nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), një organizatë politike e ndikuar esencialisht nga nacionalizmi enverist, brenda të cilit nuk kishte vend për besimet fetare. Kjo bëri që UÇK t’ua mbyllte dyert grupeve xhihadiste, të cilat vetëm pak vite më parë kishin luftuar në Bosnje-Hercegovinë. Me të përfunduar lufta, shërbimet sekrete të Serbisë, vazhduan përsëri me të vjetrën. Për të penguar pavarësinë e Kosovës, ato vunë në zbatim projektin e importimit të islamit politik në Kosovë, gjë që në të njëjtën kohë po e bënin shërbimet sekrete maqedone tek shqiptarët e Maqedonisë. Në kuadrin e këtij projekti synohej që sa më shumë të arabizohej vizuelisht dhe mentalisht shoqëria kosovare, duke filluar nga rinia e saj, në mënyrë që të frikësohej Perëndimi me idenë se një shtet i pavarur i Kosovës do të ishte ekuivalent me lindjen e një shteti islamik në Europë. E tëra po zhvillohej sipas metodës së vjetër të Pashiqit : që ta dobësoni nacionalizmin shqiptar, forconi dallimet fetare midis shqiptarëve, investoni në këto dallime, bëni që shqiptarët t’i japin përparësi identitetit të tyre fetar, në raport me atë kombëtar, investoni që shenjat e identitetit të tyre kombëtar të duken të parëndësishme përballë shenjave të tyre fetare. Kur kjo të realizohet, atëherë do të krijohet hendeku kulturor midis shqiptarëve dhe Perëndimit dhe si rezultat të drejtat e Serbisë mbi Kosovën do të rinjihen sërish prej tij. Fakti tjetër që e favorizonte këtë skenar të Serbisë ishte rifuqizimi i populizmit djathtist gjithandej Europës, populizëm i cili karakterizohet nga një animozitet ideologjik për Islamin. Institucionet tona shtetërore dhe politikanët tanë, nuk është se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për këtë projekt, por të dhënë pas pushteteve të tyre personale e grupore, pas grumbullimit të vota me çdo mjet, e pas pasurimit të familjeve të tyre, i kanë mbyllur sytë dhe mosreagimin e tyre e kanë justifikuar përmes minimizimit të rrezikut. Tani jemi në gjëndjen të cilën mund ta shohë e kuptoj secili. Përpjekja serbe për ta fetarizuar misionin e UÇK-së ia ka dalë të futet edhe në dosjet e Gjykatës Speciale, ku krerët e UÇK-së akuzohen se kanë persekutuar edhe pjestarë të komunitetit katolik, edhe pse duket fare qartë se një akuzë e tillë është krejtësishtt absurde dhe absolutisht e rreme. Kur presidenti Klinton kishte vizituar Kosovën pas luftës, na kishte dhënë një këshillë : Ne e fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqen! Ne nuk e morrëm asnjëherë seriozisht këtë këshillë të shpëtimtarit tonë, këshillë prapa të cilës qëndron një rregull e vjetër i historisë : paqja është vazhdim i luftës me mjete të tjera. Tani duhet të përballemi me pasojat. _________ Formula e Pagëzimit, e 8 nëntorit të vitit 1462, deri me tani, konsiderohet si dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar. Autori i këtij dokumenti është Pal Ëngjëlli, këshilltari dhe diplomati i Skënderbeut.Paramendojeni, para 558 vitesh, kur edhe gjuhët e mëdha europiane ende ishin në fillet e tyre të shkrimit, dikush mendonte që shqiptarët duhej t'i drejtoheshin Zotit në gjuhën e tyre dhe pas 558 vitesh ende ka të atillë që kundërvihen kësaj ideje madhështore.

2020-11-07

Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të në historinë amerikane më 20 janar 2021.

Joe Biden, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara 1 orë më herët Joe Biden. Joe Biden. Shpërndaje Print Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka shpallur kandidatin demokrat, Joe Biden, president të Shteteve të Bashkuara. Mediat amerikane kanë thënë se Biden ka fituar në shtetin e Pensilvanisë, duke tejkaluar shifrën e 270 votave të Kolegjit Elektoral, që nevojiten për ta bërë atë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore. “Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve - pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Ai ka mundur presidentin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit. Fitorja në Pensilvani, me 20 vota të Kolegjit Elektoral, i ka dhënë Bidenit të paktën 273 vota, ndërkohë që shtetet si Arizona, Nevada, Xhorxhia dhe Karolina Veriore ende nuk kanë shpallur fituesit. Disa media amerikane i kanë dhënë Bidenit edhe 11 votat e Arizonas. Profil: Kush është Joe Biden? Video e publikuar më 15 gusht Profil: Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden Profil: Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden The code has been copied to your clipboard. Fitorja e Bidenit, 77-vjeçar ka ardhur pas më shumë se tri ditëve të paqartësive, teksa zyrtarët zgjedhorë kanë numëruar votat përmes postës. Kamala Harris, e cila pritet të bëhet nën-presidentja e parë amerikane me ngjyrë, ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë më të rëndësishme sesa fitorja e Bidenit dhe e saj. “Ka të bëjë me shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Ne kemi shumë punë përpara nesh. Le të fillojmë”. Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush më 1992.

Prezenca e ish strukturave të LKJ-së në institucionet e Kosovës,është rrezik dhe kërcënim për demokracinë!

AKADEMIK Isuf B.Bajrami Kohët e fundit,diskutimet mbi të kaluarën,kanë marrë tone të nxehta,me gjithë që debati mbi këtë temë,nuk është i ri! Debate imponuese,me të cilat tentohet të mjegullohet e kaluara dhe testohet opinioni shqiptarë për periudhën sundimit të jugo-komunistëve! Për “demokracinë” pluri-par-titiste që kemi, populli nuk ka menduar se duhet ta kishte sot! Se ku është motivi,shkaqet e këtij përfundimi,nuk janë të pakët ata që do të përgjigjeshin,pa u menduar gjatë:gjendja e mjerueshme në vend,pasiguria për jetën,për punën e për pronën! Kjo,parregullsi sigurisht nuk u krijua sot,por është e trashëguar dhe si pasojë vazhdimësie e ish sistemit jugo-komunist! Pasojat e keq-qeverisjes së tyre,vendi po i ndjenë e do t`i vuajë gjatë. Njerëzit e thjeshtë,nuk dinë të bëjnë teorizime,por dinë të bëjnë krahasime. Këtu duhen kërkuar zhgënjimi i njerëzve,lëkundja e besimit në demokraci dhe kthimi i shikimit tek e kaluara e hidhur,e cila,ishte siç ishte,por fenomenet që do të shihte në demokraci,nuk i kishte parë e nuk i kishte njohur. Kjo është vështirë të thuhet. Por, ajo që mund të thuhet pa frikë është se keq qeverisja e jugo-komunistëve dhe “demokratëve”,një grupi të përzierë hibrid e të sajuar,nga bashkimi i ish jugo-komunistëve,të kthyer brenda natës në “demokratë”,të cilët janë pjesa më e keqe e më e rrezikshme për demokracinë e mirëfilltë,me ish jugo-komunistët dhe bashkëpunëtorët e Beogradit,apo trashëgimtarët e tyre,që menduan se ka ardhur,më në fund koha,për hakmarrje,për revansh e luftë të re klasash,e dëmtuan dhe e komprometuan,që në nisje,demokracinë, imazhin dhe të ardhmen e saj. Sulmet që nisën menjëherë pas Luftës Çlirimtare,përpjekjet për të mohuar e nxirë gjithçka nga e kaluara pozitive kombëtare,u ndërmorën,mesa duket për të justifikuar e për të mbuluar të bëmat e tyre me korruptime e grabitjen e pasurive kombëtare. Krijuan diferencimet,që realisht e privuan shumicën e shqiptarëve nga integrimi në një shoqëri demokratike dhe e zhytën në pesimizëm,duke i detyruar rininë të largohen nga vendi! Me këto veprime, menduan se do t`u sigurohej jugo-komunistëve e “demokratëve” prapë, një qeverisje e gjatë dhe pa telashe!? Mirëpo,para-llogaritë i kanë bërë gabim! Sulmi ndaj Luftës Çlirimtare,shumë shpejt do t’u kthehet në bumerang,në formën e zemërimit e të kundërshtimit,në raport e në përgjigje të akteve të pa matura të pushtetarëve jugo-komunistë e pa kulturë të mirëfilltë demokratike! Populli,i gjunjëzuar nga varfëria,mund të justifikonte e të duronte vështirësitë e momentit që kalonte vendi,me ndërrimin e sistemit,por jo edhe “gjuetinë e dhompirave” që e nisen jugo-komunistët “demokratë” me Isa-Titën në krye! Këta përmbysën historinë e mirëfilltë kombëtare,mohuan Luftën Çlirimtare,gjakun e derdhur të dëshmorëve e sakrificave që u bënë,në emër të lirisë e të pavarësisë së atdheut! Këto veprime u bënë me paramendimin e qëllimin e vetëm, që t’ju hapej rruga e rehabilitimit dhe rikthimit në pushtet të jugo-komunistëve,që populli i njih mirë. Sulmet ndaj çlirimtarëve nxiten e mbështeten dhe nga disa ndërkombëtarë të pandërgjegjshëm,nga kjo “valle e dreqit”,nuk mund të bëhet përjashtim as një grupim destruktiv nga Shqipëria! Bile këtu,jugo-komunistët e gjeten terrenin e brishtë,një kontingjent të përbërë nga kolaboracionistë,apo pasardhës e trashëgimtarë të tyre,dhe,ashtu, të mënjanuar e të pezmatuar,jashtë rrjedhave të demokracisë bashkëkohore,nuk arritën t`u qasen proceseve të mirëfillta demokratike dhe emancipuese,që do të përparonin shoqërinë shqiptare,por e shkatërruan çdo gjë që u ndërtua me shumë mundi e sakrificë! E mbetën në luftën e klasave,të zhytur në botën e mediokritetit e të thash e themeve,që ushqejnë e mbajnë gjallë ndjenjën e hasmërisë e hakmarrjes! Këta “demokratë’,ish-komunistë tani “anti-antikomunistë”,akoma s`e kanë kuptuar,se kjo s’do të thotë asgjë. Të qenit në njërën parti apo tjetrën,është çështje personale e secilit,por kjo nuk të bën automatikisht as patriot e as njeri të ndershëm. Demokracia e mirëfilltë,në parim,është mënyra më tërheqëse për të organizuar pushtetin në një shoqëri demokratike. Pa demokraci të mirëfilltë gjithçka duket ndryshe! Dyshimi,i lindur me ish struktura jugo-komuniste,me shkaktimin e krizës në përfaqësimin e metodave dhe praktikave nga e kaluara e kanë rraskapit punën produktive,ndër të tjera,i kanë lënë vendit mosbesim dhe zemërim me pretendimet e tyre djallëzuse! Ky kompleks faktorësh e bënin atë agresive e të papërmbajtur, në përpjekjet për të përmbysur e shkatërruar gjithçka e çdo gjë nga e kaluara, duke mos kursyer dhe disa arritje të rëndësishme në fusha të caktuara të jetës shoqërore dhe ekonomike, pasi qenkan krijuar në komunizëm. Injoranca dhe egërsia, që do të shfaqnin sapo nisi hedhja e hapave të parë në rrugën e demokracisë, prirjet për të shkatërruar e rrënuar çdo gjë nga e kaluara, të kujtonin Lëvizjen Çartiste në Angli, që urrejtjen ndaj kapitalizmit e shprehu në shkatërrimin e makinerive, shpikjeve më të fundit teknike, që kishin revolucionarizuar prodhimin. Sulmet ndaj të kaluarës këtu, synonin paraqitjen e vendit pa jetë, pa punë, pa kurrfarë progresi, një ferr të zhytur në krime e dënime, të mbushur me burgje! Qytetari kudo,duhet ta shpreh qartë e hapur mospajtimin ndaj të kaluarës,ndaj diktaturës sllavo-komuniste. Natyrisht,duhet kuptuar drejt kërkesat për rishikimin e të kaluarës,si një kërkesë e nevojë objektive,që saktëson e pasuron mbi bazën e të dhënave e dokumenteve! Realizimi i kësaj,nuk do të ishte i lehtë e pa probleme,jo vetëm për shkak të vështirësive të këtij procesi,por dhe të faktorëve kompleks,që ende ekzistojnë në vende udhëheqëse! U bëj thirrje specialistëve në fusha të caktuara profesionale,të përcaktojnë atë që është bërë nga ky sistem politik dhe shkaktimin e shumë krizave të mëdha që ka hasur në vitet e fundit vendi. Aspiratat demokratike,të shprehura në të gjithë Kosovën,nuk kanë qenë kurrë kaq të forta,por përveç që shtypen ashpër nga ish pushtetarët, ato bashkëjetojnë me një rritje të kërkesës autoritare,që konstatohet veçanërisht nga suksesi elektoral i të ashtuquajturave parti “pluri-par-titiste”! Reflektimi mbi zhvillimet e ngjarjeve nga e kaluara,kërkojnë që,Institucion profesional e i besueshëm dhe i pavarur,të merret me seriozitetin e duhur,në qetësi,e jo në panik. Sepse qytetarët që e kanë jetuar këtë periudhë,nuk i pranojnë reagimet jo të sakta dhe pa kulturë demokratike,nuk duhet të ketë hezitim,që në raste të caktuara të shprehen vlerësime të pa matura,për të kaluarën! Njeriu i ndershëm mbetet i ndershëm dhe,në asnjë rrethanë,nuk del jashtë vetes e jashtë realitetit të jetuar. Dhe të tillë,që në një mënyrë a një tjetër,e shprehin mospajtimin me revanshin ndaj të kaluarës! Sot duhet të jemi të kthjellët për të bërë vlerësimin e duhur. Prandaj,nuk ka vend,nuk u shkon për shtat,të paktën historianëve e studiuesve,që të vënë gishtin tek njëri apo,cilado qoftë ai, pa shikuar njëherë saktë çdo veprim. Propaganda e anti-komunizmit nuk mund të përdoret,në mënyrë spekulative,si çertifikatë shfajësimi,për krimet e tradhtitë ndaj vendit! Për llogari të tyre,ata kryen akte, që dënohen në çdo vend demokratik e në çdo kohë. Në rrethanat e krijuara,është imperativ i kohës rishikimi i të kaluarës më se i nevojshëm,njëherësh edhe i mundur juridikisht,duke u mbështetur në Dokumentet e Këshilli i Europës,dhe më vonë Bashkimi Europian, të cilët ndërmorën një sërë iniciativash dhe rezolutash në ndihmën e procesit të ndarjes nga totalitarizmat-komuniste. Këto dokumente duhet të jen bazë edhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës,si; - Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”(1996); - Deklarata e Pragës “Mbi ndërgjegjen europiane dhe komunizmin”(2008),që përcakton angazhimin për të dënuar krimet e komunizmit,sipas praktikës së Gjyqit të Nyrenbergut,si krime kundër njerëzimit; - Dëgjesa Publike Europiane mbi “Krimet e Kryera nga Regjimet Totalitare”(2008), dhe të; - Asamblesë Parlamentare të KE mbi “Domosdoshmërinë për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”(2006), etj. Përmes këtyre rezolutave,u bëhet thirrje që të distancohen qartësisht nga krimet e regjimeve komuniste totalitare dhe t’i dënonin ato pa asnjë ambiguitet. Madje,më 2 prill 2009,Parlamenti Europian duke apeluar në një rezolutë të re “Mbi ndërgjegjen europiane dhe totalitarizmin” dhe rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtesës mbi të shkuarën sepse “nuk mund të ketë pajtim pa të vërtetën dhe përkujtimin”. Populli nuk është aq injorant e indiferent, sa të mos i shikojë, të mos bëjë krahasime e të mos nxjerrë përfundime. Në vazhdën e këtij procesi, Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një Rezolutë “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi serbo-jugosllav komunist në Kosovë”. Pas miratimit të kësaj Rezolute, do hapen e dhe arkivat, do të flasin qytetarët më lirshëm për vuajtjet dhe pasojat e së kaluarës diskriminuese,historianët e studiuesit në radhë të parë do të merren në mënyrë profesionale për pasqyrimin e të vërtetës, duke ikur nga censura e auto censura,shfrytëzimi i arkivave dhe duke krijuar premisat e duhura për kryerjen e kësaj detyre. Vendi i Lekës;11.07.2020

SHKRIME NË WEB FAQËN SHQIPTARO -ITALIANE DRITARE INFO NGA FLORI BRUQI

Prof.Dr.Flori Bruqi https://dritare.info/?s=FLORI+BRUQI Maxhun Bruqi ( 25 dhjetor 1928 - 2 prill 2016). Maxhun (Rexhep) Bruqi , lindi në fshatin Isniq të Deçanit , më 25 dhjetor 1928.... Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Flori Bruqit, si një dëshmi... 22 Tetor 2020 Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D Enciklopedia e urrejtjes serbe Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e... Flori Bruqi 12 Tetor 2020 Flori Bruqi · Përurim libri nga Akademia e. shkencave Amerikane Të shtunën, më 10 tetor 2020, në ambientet e Biblotekës Kombëtare të Prishtinës, u përurua libri im... Prof.Dr.Flori Bruqi 1 Tetor 2020 Pas pandemisë, së shpejti përurohet libri akademik "Leksikon enciklopedik" Nga Flori Bruqi. Për herë të parë në trojet tona shqiptare, me një punë të palodhshme... Prof.Dr.Akademik Flori Bruqi 26 Shtator 2020 I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd,... Prof.Dr.Akademik FLORI BRUQI: 18 Shtator 2020 AKADEMIK DIBRAN FYLLI,RiBOTOI LIBRIN MONOGRAFIK HASAN PRISHTINA STËRNIP I ABDULLAH VELiQIT, SHB ''PROKULT'' PRISHTINË, 202 FLORI BRUQI: Hasan Prishtina tha: Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë),... Nga Flori Bruqi 3 Shtator 2020 Së shpejti përurohet libri akademik “Leksikon enciklopedik” – Për herë të parë në trojet shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës,... Shkruare Akademik Prof.Dr. FLORI BRUQI: 18 Gusht 2020 AKADEMIK PROF.GJIN KOL MUSA FLORI BRUQI AKADEMIK PROF.GJIN KOL MUSA Gjin Kol Musa ka lindur me 15.06.1952, në fshatin Nanmavriq të Bajrakut të Shalës, Dukagjin,Republika e... Akademik,Prof.Dr. Flori Bruqi 24 Maj 2020 A PULIC LETTER FOR MRS MELANIE TRUMP, THE FIRST LADY OF THE USA! ... Prof.Dr.Flori Bruqi 4 Maj 2020 Cilat janë shenjat dhe simptomat e depresionit? Nga Flori Bruqi Çfarë duhet të dini për depresionin Depresioni është sëmundje reale. Depresioni është gjendje serioze. Depresioni nuk është thjesht një...

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...