Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/11/09

Basha-Ramës: Lëri shpifjet, pse nuk e hap Covid 4?

Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili pyeste kryedemokratin se çfarë dosje ka përgatitur “për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të”. Basha i thotë Ramës që të lerë shpifjet dhe të përgjigjet për situatën e pandemisë në vend. “Pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, shkruan Basha në Twitter. /tvklan.al Rama: Lulzim e sqaron dot se çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë? Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.

Rama: Lulzim e sqaron dot se çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet e tij në rrjetet sociale në lidhje me votën e Shqipërisë për raportin e Dick Marty mbi UÇK-në. Rama pyet sërish Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha se pse votuan pro atij raporti. Sot kryeministri pyet edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. E ndërsa një ditë më parë e pyeste për sekrete hetimore, sot i thotë të tregojë se çfarë dosje ka përgatituur për Shtëpinë e Verdhë Bashkë me një mjek peruan. “Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkruan Rama.

Rama thirrje Bashës: Dil e sqaro popullin për kontributin tënd në raportin e Dick Marty

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë kundër Lulzim Bashën dhe i kërkon shpjegim për kontributin e tij në raportin e Dick Marty. Në një reagim në mediat sociale Rama i kërkon Bashës që të sqarojë pozicionin e tij. “Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty, aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK, ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar!”, shkruan Rama. Më tej kreu i qeverisë shton se Bashën nuk e mbrojnë sharjet për qeverinë nga hija e tij në të shkuarën e Kosovës. “Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor pse në Shqipëri numrat e të infektuarve po rriten si kudo, s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës që këto ditë të rênda për Kosovën, vetëm zmadhohet e rëndohet nga bishtnimi yt! Dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm!”, përfundon Edi Rama.

Rama-Bashës: S’ kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK 10:29 09/11/2020 Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sërish shpjegime Lulzim Bashës, për akuzat e Dick Marty për liderët e UÇK-së.Në një postim në mediat sociale, Rama i bën thirrje Bashës që të sqarojë pozicionin e tij lidhur me hetimet e kryera për luftën e Kosovës, ku kreu i PD ka qenë pjesë e UNMIK. Kreu i qeverisë citon dhe një raport nga Human Right Ëatch, në të cilin thuhet se Basha ka qenë në vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë. “Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”, Human Right Ëatch”, është ky reagim i Ramës.

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sërish shpjegime Lulzim Bashës, për akuzat e Dick Marty për liderët e UÇK-së.Në një postim në mediat sociale, Rama i bën thirrje Bashës që të sqarojë pozicionin e tij lidhur me hetimet e kryera për luftën e Kosovës, ku kreu i PD ka qenë pjesë e UNMIK. Kreu i qeverisë citon dhe një raport nga Human Right Ëatch, në të cilin thuhet se Basha ka qenë në vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë. “Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”, Human Right Ëatch”, është ky reagim i Ramës.

Vijojnë replikat, Rama-Bashës: Mos u fshih pas Covid, përgjigju për dosjen e Shtëpisë së Verdhë

Edi Rama @ediramaal · Nov 8 Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty! https://twitter.com/ediramaal/status/1325402277008601088?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325402277008601088%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fvijojne-replikat-rama-bashes-mos-u-fshih-pas-covid-pergjigju-per-dosjen-e-shtepise-se-verdhe%2F Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryedemoratin Lulzim Basha në lidhje me dosjen në Shtëpinë e Verdhë. Kreu i qeverisë i thotë Bashës që të mos fshihet pas pandemisë, por të përgjigjet për faktin që ka qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë. Ai i bën gjithashtu thirrje që të tregojë mendimin e tij për votën e PD-së dhe LSI-së pro raportit të Dick Marty-t. “Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty”, tha Rama.

Mbi 300,000 persona të vdekur nga koronavirusi në Evropë

Në Evropë është tejkaluar shifra e 300,000 të vdekurve nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, teksa shtetet nga Rusia e deri tek Italia, kanë regjistruar rekord të personave të infektuar brenda një dite. I gjithë kontinenti evropian tani pothuajse ka rikthyer kufizimet në lëvizje, me qëllim të frenimit të pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar për një rekord të ri të personave të infektuar brenda një dite në nivel global. Evropa ka regjistruar 300,688 të vdekur nga virus, bazuar në të dhënat e agjencisë së lajmeve AFP, ndërkohë që dy të tretat e viktimave janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Francë, Spanjë dhe Rusi. Rritja e shkallës së infektimit ka ndikuar në mbushje të kapaciteteve spitalore në këtë kontinent. Kjo pasi, zyrtarët shëndetësorë janë duke paralajmëruar se vala e dytë e infektimit është më e fuqishme dhe më serioze. Ndonëse Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë ka paralajmëruar se dyfishimi i numrit të pacientëve me COVID-19, në njësitë e kujdesit intensiv çdo 10 ditë, është i papërballueshëm, spitalet në këtë shtet kanë vazhduar të pranojnë pacientë të sëmurë nga kufiri francez. Më shumë se 85 për qind e shtretërve për kujdes intensiv në Francë janë të zënë me pacientë të infektuar me koronavirus, apo mbi 4,000. Të hospitalizuar janë mbi 30,000. Situata është duke u përkeqësuar edhe në Rusi, aktualisht vendin e katërt me më së shumti të infektuar në botë. Rusia ka raportuar 20,396 persona të infektuar më 7 nëntor, duke e çuar në mbi 1.7 milion, numrin e personave të prekur nga COVID-19. Për dallim nga pjesët tjera të Evropës, Rusia nuk ka vënë kufizime në lëvizje dhe as nuk ka mbyllur bizneset. Autoritetet ruse kanë thënë se nuk ka nevojë për diçka të tillë, sepse sistemi shëndetësor mund t’i përballojë rastet. FLORI bRUQI

Shkon në mbi 50 mln numri i të infektuarve në botë

Numri i të infektuarve me Sars Cov2 po shtohet me ritme të shpejta në të gjithë botën. Një pjesë e vendeve në të gjithë planetin po përballen me një valë të dytë të COVID-19 dhe sistemi shëndetësor po shikon një ngarkesë të papërballueshme. Sipas universitetit Jons Hopkins sot është regjistruar një tjetër rekord, pasi numri i të infektuarve ka arritur në mbi 50 milionë. Po ashtu bëhet me dije se numri i atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi është më shumë se 1.25 milion. Por shifrat mendohet të jenë shumë më të larta para në shumë vende nuk bëhen mjaftueshëm testime për të zbuluar të infektuarit. Evropa është kontinenti me më shumë se raste, rreth 12.5 milionë dhe 305,700 vdekje dhe është duke u përballur me valën e dytë. Po ashtu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me raste të shumta, ku janë regjistruar më shumë se 125,000 në tre ditët e fundit Flori Bruqi

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...