Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/11/11
Ambasadori britanik Nicholas Abbott viziton Kompleksin memorial të Familjes Jashari, mbron luftën e UÇK-së për liri
Walker për akuzat ndaj UÇK: Kosova dhe Serbia nuk po trajtohen njësoj, ndaj Vuçiq asnjë akuzë
Gjeneral Rexhep Selimi: Jam veç një çlirimtar që luftën për liri e ka nisur me Adem Jasharin dhe që e kemi përfunduar me Wesley Clark
2020/11/09
Z.Baraybar, në “Le Temps” ju keni thënë se keni parë një raport në lidhje me trafikimin e organeve, me dëshmitarë dhe prova. A mund të na tregoni se cila ishte rruga e trafikimit, sepse nëse raporti që keni lexuar ishte një hetim i plotë ai do të duhej të kishte emrat e protagonistëve të tjerë të këtij të ashtuquajturi trafik, njerëz që blejnë këto organe, destinacionet e tyre dhe përbërës të tjerë . A mund të shtjelloni më shumë rreth kësaj…
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër?
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet e tij në rrjetet sociale në lidhje me votën e Shqipërisë për raportin e Dick Marty mbi UÇK-në. Rama pyet sërish Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha se pse votuan pro atij raporti.
Sot kryeministri pyet edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. E ndërsa një ditë më parë e pyeste për sekrete hetimore, sot i thotë të tregojë se çfarë dosje ka përgatituur për Shtëpinë e Verdhë Bashkë me një mjek peruan.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkruan Rama.
Rama-Bashës: S’ kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sërish shpjegime Lulzim Bashës, për akuzat e Dick Marty për liderët e UÇK-së.Në një postim në mediat sociale, Rama i bën thirrje Bashës që të sqarojë pozicionin e tij lidhur me hetimet e kryera për luftën e Kosovës, ku kreu i PD ka qenë pjesë e UNMIK.
Kreu i qeverisë citon dhe një raport nga Human Right Ëatch, në të cilin thuhet se Basha ka qenë në vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë.
“Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”, Human Right Ëatch”, është ky reagim i Ramës.
Akuzat e Ramës, Basha: Është bërë zëdhënës i Beogradit
Akuzat e Ramës, Basha: Është bërë zëdhënës i Beogradit

Akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen e Shtëpisë së Verdhë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi t’u përgjigjet nga Twitter-i.
Basha thotë se në vend që të bëjë detyrën, Rama është bërë zëdhënës i Beogradit. Kryetari i opozitës kalon vëmendjen tek situata e pandemisë dhe thotë se kryeministri është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve.
“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, tha Basha.
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...