Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/11/20
Të gjitha gjurmët e përçarjes së faktorit politik shqiptar të çojnë në Beograd!
Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi
Kur qeveria serbe pagoi anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty, që të publikonte “akuzat” me shpifje për “ekzistencën e një shtëpie të verdhë në Mat të Shqipërisë dhe transplantimin e organeve të pengjeve serbe aty”, kjo akuzë-shpifje u bë kryefjala e diskursit politik anti-shqiptar dhe vuri në vështirësi gjithashtu miqtë e shqiptarëve. Ishte një akuzë e rëndë, e fabrikuar në atë mënyrë që të nxiste reaksion të madh te opinioni publik. Në këto kushte Shqipëria ishte e detyruar të pranonte hetimin e çeshtjes në territorin e saj, sepse vetëm kjo masë do të provonte se shpifja e Beogradit është thjesht një sajesë. Po ashtu Kuvendi i Kosovës ishte i detyruar të miratonte gjykatën speciale të saj, me qëllim hetimin e akuzës që mori dhenë dhe u përhap me shpejtësi në çdo cep të globit.
Aso kohe, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u betua se do ta hedhë Dick Marty-n në gjyq për shpifje. Por nuk ndodhi kjo, sepse zoti Thaçi u tremb nga disa akuza të tjera, për të cilat sot ai është në Hagë. Dick Marty dhe qeveria serbe arritën kështu suksesin më të madh në luftën speciale kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës. Arritën që të përhapin një shpifje makabre, pa shkaktuar kundër-reaksion te politika shqiptare, me qëllim ndëshkimin e autorëve të kësaj shpifjeje.
Edhe sot dhjetë vite pas akuzës serbo-dick, jemi përballë pasojës që kishte parashikuar që atë kohë skenari serb i përçarjes së shqiptarëve. Në vend që politika të bëhet bashkë e të gjejë mënyra se si do të duhet demantuar kjo politikë serbe e transmetuar nga Dick Marty, ajo me grindjet e saj po bën lojën e Beogradit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është vënë në krye të orkestrës dhe dirigjon gjithë këtë skenar serb. Ndërsa për publikun shfaqet si i merakosur për ish-komandantët e UÇK-së, të cilët me po ato akuza gjenden në Hagë. Në vend të sulmojë shpifjet e Beogradit e të Dick Marty-it, sajon shpifje dhe trillime kundër kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Bashës. Në vend të kërkojë hetime dhe ndëshkim për shpifjen e Dick Marty-t dhe të Beogradit, vazhdon retorikën e “Shtëpisë së Verdhë” dhe të transplantimit e tregtisë me organet e viktimave serbe”! Në vend të kërkojë nga miku i tij Vuçiç ndjesë për këtë shpifje si dhe për krimet mizore të tij kundër shqiptarëve, e përligj miqësinë me Beogradin përmes thënies “Mjaft me të shkuarën”! Madje në emisionet televizive të sponsorizuara prej Beogradit, ai ende vazhdon të nxitë këshilltarët e tij të flasin për atë se “çfarë përfaqëson Shtëpia e Verdhë”!
Ndërsa i thotë “mjaft të shkuarës me terroristët serbë”, shpif dhe dreqos njëmijë kalkulime kundër politikanëve shqiptarë, si Lulzim Basha, Ilir Meta, Sali Berisha, Ramush Haradinaj, Albin Kurti etj. Në vend të ulet vetë e të japë shpjegime për akuza të personaliteteve ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Ramës në projektin serb të ndarjes së Kosovës, i kërkon kreut të opozitës që të “shpjegojë” shpifjet e babaleve të Kosovës, marioneta të Serbisë në duart e Edi Ramës! Në vend të japë llogari, ky kryeministri ynë, Edi Rama, vetëm se kërkon llogari dhe çirret e bërtet kundër kujtdo, me akuza, fyerje e bullizëm të skajshëm.
Të gjitha këto ai nuk i bën për shkak të asaj që thotë: “Ja ky jam, kështu jam unë”! Përkundrazi, Edi Rama e kalkulon çdo gjë në interesin e pushtetit të tij personal. Edhe kur tha para pak ditësh se “Akuzat ndaj Lulzim Bashës nuk kanë të bëjnë me politikën”, menjëherë lëshoi frazën politike, sipas së cilës “Ai duhet të përgjigjet se pretendon që nesër të marrë në dorë fatet e shtetit”! Ai që nuk u përgjigj kurrë, për asnjë nga skandalet e tij, ai që e dhunon shtetin në emër të pushtetit të tij personal, ky person, pra Edi Rama, kërkon të futë në lojën e vet të shpifjes kreun e opozitës, edhe pse e di fort mirë se gjithçka që ai e ka sajuar së bashku me Beogradin është një fabrikim.
Ylli Manjani kishte të drejtë kur thoshte se akuzat kundër Bashës çojnë ujë në Beograd. Unë do të shtoja se të gjitha gjurmët e kësaj lufte politike të çojnë gjithashtu në Beograd. Dje përdorin Dick Marty-in, sot përdorin Edi Ramën që të ringjallë fantazmën e disk Marty-it. Ndryshe nuk ka pse në emisionet televizive të Edi Ramës ende flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe organet serbe të transplantuara, kur vetë Prokuroria dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë e ka hedhur poshtë këtë akuzë makabre. Dhe kjo ka ndodhur falë vendimit të drejtë të qeverisë shqiptare të vitit 2011, për t’i dhënë dritën jeshile EULEX-i që të hetojë edhe në Shqipëri. Pa atë hetim nuk do të ishte mbyllur kjo plagë e rëndë në trupin e shoqërisë sonë.
Pas këtij suksesi, politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë duhet të merren vesh për mënyrat se si të ndëshkohen shpifësit e Beogradit dhe bashkë me ta Dick Marty, e jo të sajojnë shpifje të reja për të maskuar dhe mbyllur kërkesat e shqiptarëve për ndëshkim ndaj tyre! Edi Rama nuk ka asnjë merak për këtë. Shqetësimi i tij i vërtetë si ta fshehë përgjegjësinë e Aleksandër Vuçiç për shpifjen makabre kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër Shqipërisë.
Duda Balje “çartet”: 'A e dini çfarë mesazhi të keq keni qu dje'
Deputetja Duda Balje ka reaguar ashpër pas debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës dhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit.
Në takimin e Komisionit per te Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona te Pagjetur dhe Peticione, Balje u është drejtuar anëtarëve të komisionit, duke i pyetur nëse janë në dijeni për mesazhin e keq që e kanë përcjellë.
“…kam pa edhe disa media në Serbi, shumë mesazh të keq kemi çu dje. Mos e përmendni pozitën e opozitën këtu, nuk është fer për të pagjeturit. A e dini bre çfarë mesazhi kemi çu?…”, ka thënë Balje.
Albulena Haxhiu s’ia përmend emrin Driton Selmanajt dhe kërkon shkarkimin e tij
Haxhiu s’ia përmend emrin Driton Selmanajt dhe kërkon shkarkimin e tij
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po kërkon që Driton Selmanaj të shkarkohet nga pozita e zëvendëskryeministrit.
Gjithashtu, Haxhiu thotë që pas Selmanajt duhet të rrëzohet edhe Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.
Lexoni edhe:
Nënë e bijë pilote, historia e dy grave që po frymëzon të rinjtë
“D.Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë e pas tij e gjithë Qeveria!”, ka shkruar Haxhiu, e cila s’ia ka shkruar zëvendëskryeministrit emrin e plotë në reagimin e saj.
Ky reagim i Haxhiut ka ardhur pas një debati në Kuvendin e djeshëm për të pagjeturit, e cili më pas u trajtuar edhe në emisionet televizive politike.
Saranda Bogujevci: Deklaratat e Driton Selmanajt më kanë fyer
Saranda Bogujevci: Deklaratat e Driton Selmanajt më kanë fyer
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selamanaj dje ka folur rreth çështjes së të pagjeturve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në seancën e djeshme, për të cilët ka thënë se është i lodhur duke dëgjuar për këso raste.
Ndërsa, Saranda Boguejvci thotë se e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.
“Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, msohesh me gjet mënyrën me jetu nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe une do të jetoj me këtë pjesë deri sa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci.
MSH-ja lejon testimet diagnostike rapide për detektimin e antigjeneve të COVID-19
Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.
Selmanaj i tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij.
Modeli i urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin
Akademk Prof.DR.Eshref Ymeri,Ph.D.
Ndoqa emisionin “Open” të moderators Eni Vasili, me titull “Pandemia, politika, negociatat, rindërtimi, kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve”, të transmetuar më 12 nëntor. Të ftuar përmes skaipit (skype) ishin gazetarët-analistë Abilekaj dhe Gjekmarkaj.
Dy gjëra më lanë mbresa të thella në atë emision.
Së pari, deklarata e kryeministrit Rama, sipas të cilit kushtet në spitalet tona, gjatë përballimit të pandemisë, nuk paskan asnjë ndryshim nga kushtet në spitalet e vendeve perëndimore!!! Kjo deklartatë përcillte një mashtrim të kulluar. Sipas deklaratës së kryeministrit, Shqipëria “paska të njëjtat standarde jetese, si edhe vendet perëndimore”, ndërkohë që dihet shumë mirë se çfarë standardi jetese ka vendi ynë. Sepse shëndetësia dhe arsimi janë dy treguesit kryesorë që shërbejnë për të gjykuar se ku është standardi i jetesës së një vendi. Pikërisht këta dy tregues dëshmojnë më së miri se në ç’nivel të mjeruar e ka vendi ynë standardin e jetesës.
Së dyti, urrejtja patologjike, deri në tërbim, e kryeministrit Rama për doktor Berishën. Me paturpësinë më të madhe, duke nxjerrë në pah edukatën e vet të shëmtuar përmes përdorimit të një fjalori të stilit rrugaçëror, ai e etiketoi doktor Berishën “mbeturinë organike e papërpunueshme”. Ky fjalor rrugaçëror ishte një fyerje e rëndë për mbarë teleshikuesit me dinjitet personal, për dy analistët e ftuar dhe për vetë moderatoren Eni Vasili. Normalisht, moderatorja duhej t’i kishte tërhequr vërejtjen kryeministrit Rama dhe ta paralajmëronte t’i merrte mbrapsht ato fjalë të turpshme për emisionin e saj, se përndryshe do ta mbyllte atë emision. Por ajo, çuditërisht, luajti rolin e mumjes mediatike para një kryeministri gojështhurur, krejtësisht të papërgjegjshëm. Edhe dy analistët, në respekt të dinjitetit personal, duhej të kishin reaguar ashpër, duke e braktisur emisionin.
Me fjalorin e stilit rrugaçëror për doktor Berishën, kryeministri Rama dëshmoi më së miri se ai përfaqëson mrekullisht modelin e urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin dhe e zotëron deri në përsosmëri artin e një urrejtjeje të tillë. Në këtë mënyrë, ai, si edhe shumë herë të tjera në sytë e publikut, e vërtetoi përfundimisht se është trashëgimtar i mendësisë së kryediktatorit Enver Hoxha në shfaqjen e urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin, se ai përfaqëson kësisoj modelin e përçarjes së shqiptarëve, çka dëshmon në mënyrën më të përkryer se ai i shërben me shumë zell strategjisë së grekoserbizmit për jetësimin e një përçarjeje të tillë. Fjalorin e stilit rrugaçëror kryeministri Rama nuk duhet ta përdorë as kundër Vuçiçit, i cili në paçavurekushtetutën e Serbisë vazhdon të mbajë nenin për Kosovën si pjesë e Serbisë, e jo më kundër shqiptarit, kundër bashkatdhetarit të vet, si doktor Berisha.
Si gjithmonë, ajo që u lë vragë të thellë mbarë shqiptarëve me dinjitet personal dhe me vetëdije kombëtare, është gjendja në partinë socialiste, të cilën Rama e ka shndërrur në një pellgaçe ndotëse, në një kalbësirë politike, ku askush nuk ndihet për i gjallë. Kjo gjendje të kujton partinë e punës apo partinë e dhunës, në të cilën njeriu askush me emrin Enver Hoxha, sillej si t’ia donte qejfi, sepse mumjekomunistët shqiptarë nuk qenë të aftë të nxirrnin që në fillim në udhëheqje të partisë një shqiptar me dinjitet të lartë kombëtar, por lejuan që Beogradi t’u vinte në krye argatin e vet, i cili, në qëndrimin ndaj shovinizmit serbomadh, nuk kishte as nder as dinjitet.
Fjalori i stilit rrugaçëror, si shprehje e tërbimit të papërmbajtur të kryeministrit Rama kundër doktor Berishës, dëshmon për dy gjëra mjaft thelbësore që e turbullojnë keq qenien e tij.
Së pari, Ramën e bluan përbrenda kompleksi i inferioritetit, çka e shtyn të përdorë fjalë të rënda fyese kundër doktor Berishës, si kundërshtar politik. Përgjithësisht, kompleksi i inferioritetit e bën njeriun të papërmbajtur, madje deri në agresivitet, kundër të tjerëve, për të cilët mendon se ata tallen me të.
Së dyti, Ramën e bren pa pushim në heshtje frika për humbjen e pushtetit. Prandaj tani ai është në ethe, në gjendje ankthi, sepse ka 22 vjet që është dashuruar keq me pushtetin. Ai ka dyshim se nuk është krejtësisht i sigurt nëse pas zgjedhjeve të 25 prillit do ta vazhdojë ose jo mandatin e tretë si kryeministër. Ky dyshim Ramën e tmerron, e bën agresiv, e bën të përdorë vulgaritete të pështira leksikore, se, duke ecur në gjurmët e Putinit në etjen për pushtet, ai nuk e përfytyron dot veten jashtë ushtrimit të pushtetit politik. A e përfytyrojnë dot shqiptarët se me çfarë mund të merret Rama, pa qenë në krye të pellgaçes politike me emrin parti socialiste? A iu kujtohet shqiptarëve se me çfarë u mor askushi me emrin Enver Hoxha kur e dëbuan nga Liceu i Korçës dhe erdhi në Tiranë? Në kafe “Flora” ai merrej me kontrabandë cigaresh, kurse historianët mashtrues na e kanë përshkruar ardhjen e tij në Tiranë, si të dërguar me mision nga grupi komunist i Korçës, duke na gënjyer pa iu nxirë faqja fare, kur dihej shumë mirë se ai nuk kishte qenë kurrë anëtar i grupit komunist të Korçës. Edhe Rama. sipas shembullit të askushit Enver Hoxha, pa kreun e partisë socialiste dhe jashtë politikës, me çfarë mund të merret? Me kontrabandë ikonash? Se Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama:
“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?” (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019).
Pas këtij denoncimi puiblik, partia socialiste ka heshtur, organet e drejtësisë kanë heshtur dhe, ç’është më e çuditshmja, vetë Rama ka heshtur. Deri kur kështu?!
Historia e një prej fotografive më të dhimbshme nga lufta e Kosovës
Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan që ka shpërfaqur në mediat botërore edhe fotografitë e pamjeve të luftës së fundit në Kosovë.
Por ekziston një fotografi që arrin të depërtoj në ndjenjat e të gjithë atyre që e shohin. Një pikëllim i tillë e ka përshkuar edhe autorin e fotografisë, të cilin edhe për shumë vite e ka përcjellë dëshpërimi i pamjes së personazhit të fotografisë.
Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Një burrë nga qyteti i Mitrovicës që sapo ishte liruar nga një burg serb dhe ishte detyruar të kalonte kufirin në Shqipëri. Momenti më prekës i kësaj fotografie është kur ai ka nxjerrë dy fotografi të fëmijëve të tij që ai druhej se u vranë nga serbët mirëpo pas kthimit në Kosovë pas luftës e kishte kuptuar se familja e tij është gjallë dhe e sigurt.
Në një artikull të News Week, autori ka treguar gjithë historinë e kësaj fotografie që nga momenti kur i është afruar Mustafa Xajes e deri tek kthimi i fotografit për të kuptuar më shumë rreth jetës së tij.
“Më ra në sy sepse dukej si një burrë i madh dhe i fuqishëm por ai fshehte brenda vetes shumë pikëllim. Ai e nxori kuletën e tij dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe vajze të mrekullueshme”, ishte shprehur vite më parë fotografi Peter Tunley.
Kjo fotografi ishte vendosur para dy dekadave në ballinën e NEWSWEEK International ndërsa për këtë të përjavshme, autori i fotografisë kishte treguar i kënaqur që gjendja e tij tani po kapërcente pranë syve të shumë njerëzve.
“Ai duke qarë, i vuri fotografitë pranë fytyrës së tij. Fotoja më pas u vendos në koperinë dhe unë isha i gëzuar që kaq shumë njerëz e panë gjendjen e Mustafës, por nuk e dija se çfarë i kishte ndodhur atij më pas”, kishte thënë fotografi Tunley.
Pas disa vitesh ai ishte kthyer përsëri në Kosovë, ndërsa kishte marr rrugën për në Mitrovicë, në vendin ku jeton Mustafa Xaja dhe kjo për të kuptuar fatin e Xajes dhe familjes së tij.
“Shumë më vonë u ktheva në Kosovë dhe shkova në Mitrovicë, në qytetin e Mustafës. I tregova fotografitë njerëzve në rrugë dhe e gjeta Mustafën duke qëndruar vetëm pak metra larg meje. Më gëzoi më së shumti fakti që bashkëshortja dhe fëmijët e tij ishin gjallë dhe familja ishte ribashkuar. Gjetja e tyre së bashku ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë fund vitit”, kishte përfunduar fotografi Peter Tunley.
(Kosova Sot Online)
Ah lufta....
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Driton Selmanajt se janë lodhur duke dëgjuar për çështjet e të pagjeturve.
Kryeziu përmes një postimi në Facebook tha se të lodhur, sepse të nëpërkëmbur dhe të ofenduar, mund të jenë vetëm familjet e viktimave të luftës dhe të të pagjeturve.
Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Kizhevak të Komunës së Rashkës.
Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të pagjeturit tha se zona ku janë gjetur mbetjet mortore ka qenë një zonë e betonuar dhe sipër saj kishte shtëpi, ndërsa u shpreh i bindur se numri i trupave të pajetë duhet të jetë shumë më i madh seç raportohet.
Ishte 13 vjeç kur humbi familjen dhe i mbijetoi 16 plumbave, kush është Saranda Bogujevci?
E.K /
Ishte 13 vjeç kur humbi familjen dhe i mbijetoi 16 plumbave, kush është Saranda Bogujevci?
Saranda Bogujevci, shpesh në organizime të ndryshme ka shpalosur dhimbjen e saj pasi që një pjesë e familjes ju vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Saranda Bogujevci, iu mbijetoi 16 plumbave, dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një sulmi brutal të ushtrisë serbe, gjatë luftës së vitit 1998-99, në Kosovë.
Me përfundimin e luftës dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ajo u kthye në atdheun e saj në vitin 2014.
Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç.
Familja e Bogujevcit u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si ‘Akrepat’. Viktima më e re ishte dy vjeçe. Pesë burra u burgosën për këto vrasjet dhe në vitin 2013, Saranda Bogujevci u kthye në Beograd, aty ku ajo kishte dëshmuar kundër tyre, për të organizuar një ekspozitë rreth vrasjeve në familjen e saj.
Ekspozita e titulluar “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, u hap me 18 dhjetor, në Galerinë “Podroom” në Qendrën Kulturore në Beograd. Ekspozita nga Qendra kulturore në Beograd, ishte vlerësuar si një projekt me kontekst politik, por para së gjithash, një rrëfim për tragjedinë personale.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...