Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/01/27
Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë aderon në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit
Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të aderuar në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit shpallet me rastin e 27 janarit, që është Dita Ndërkombëtare e Kujtesës Institucioni më i lartë akademik në Republikën e Shqipërisë është bërë pjesë e institucioneve simotrave në luftën kundër antisemitizmit. Akademia e Shkencave të martën ka miratuar vendimin për aderim në Lëvizjen për Luftën kundër Antisemitizmit. Përmes një letre që është nisur në adresë të Robert Singerit, kryesues i Qendrës Hebraike në Lëvizjen për Luftimin e Antisemitizmit, si dhe ambasadorit izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, kryeakademik Skënder Gjinushi ka njoftuar për vendimin e Kryesisë së Akademisë shqiptare për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, duke e miratuar përkufizimin e përdorshëm për antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. “Duke qenë se shteti shqiptar është vend bashkëthemelues i Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, duke qenë se shteti shqiptar si vend organizator i Forumit të Ballkanit kundër Antisemitizmit ka pranuar interpretimin e antisemitizmit sipas përcaktimit nga Lëvizja kundër Antisemitizmit dhe është anëtarësuar në këtë lëvizje, duke qenë se Akademia e Shkencave është bashkëhartuese e Ligjit për Ditën e Kujtesës dhe organizatore e shumë konferencave shkencore në përputhje me të, duke qenë se botimet shkencore të Akademisë së Shkencave dhe bashkëpunëtorëve të saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë SHOAH-ut, Asambleja e Akademisë së Shkencave ka vendosur të aderojë si institucion në nismat ndërkombëtare IHRA (International Holocaust Remembrance Alliance) dhe CAM (Combat Anti-Semitism Movement)”, thuhet në letrën e Gjinushit. Ky vendim, sipas ASH-së, shpallet me rastin e 27 janarit, që është Dita Ndërkombëtare e Kujtesës. Ndërkaq, Shaban Sinani, sekretar shkencor në ASH, ka thënë se vendimi i Asamblesë së institucionit më të lartë akademik në Shqipëri u është përcjellë organizatave ndërkombëtare. Vetë kryetari i Qendrës Hebraike, Robert Singer, duke reaguar ndaj vendimit të ASH-së, e ka quajtur këtë si “vendim të jashtëzakonshëm” duke e cilësuar si hap kolosal që edhe një institucion akademik jo vetëm përcakton pozicionin e vet në lidhje me termin antisemitizëm në kuptimin e sotëm dhe në kushtëzimet që ka termi me Holokaustin, por ndikon që edhe institucione të tjera akademike e universitare në Ballkan të ndjekin një hap të tillë. Edhe ambasadori izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, në letrën e dërguar në adresë të kryetarit të ASH-së, ka theksuar se “populli shqiptar ka mbajtur gjithnjë anën e vërtetë të historisë”.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta rikandidojë shkrimtarin Ismail Kadarenë për “Nobel”
Në 85-vjetorin e lindjes së akademikut Ismail Kadare, Akademia e Shkencave do të propozojë rikandidimin e tij për çmimin Nobel në Letërsi. Ky vendim do të njoftohet në një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” që do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”. Lajmi është bërë me dije në një njoftim për mediat nga Akademia e Shkencave.
“Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”. Veprimtaria do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”. Në këtë veprimtari, fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.
Më pas do të vijojë kumtesa me temë “Kadare në letërsinë europiane botërore”, që do të mbahet nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, z. Pirro Misha, dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, , me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para “Kadareja në kritikën franceze”.”
Pas këtyre kumtesave, do të jepet njoftimi për rikandidimin e shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin Nobel në Letërsi nga kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, dhe më pas do të çelet ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.
2021/01/26
‘Janë bërë gabime trashanike', mjekja shqiptare jep alarmin: Kujdes me këto trajtime kundër COVID-19!

Mjekja shqiptare në Gjermani, DR.Aurora Dollenberg teksa ka folur në lidhje me trajtimin e covidit-19, thotë se antiviralët janë dhënë në mënyrë të ekzagjeruar, ndërsa përdorimi i oksigjenit tej normës së duhur ka sjellë dëmtimin e mushkërinjve.
Ajo i ka cilësuar si gabime trashanike mënyrën e marrjes së medikamenteve në sasi të tepruar.
“Janë blerë medikamente pafund. Antiviralët janë dhënë në mënyrë të ekzagjeruar dhe sidomos ato më të shtrenjtit. Ka pasur raste kur janë dhënë edhe 2 antiviralë të njëkohësishme me besimin e mirë që do të funksionojë edhe më tepër. Janë bërë gabime trashanike në disa lloj aspektesh mjekësore.
Tendenca që të gjithë shqiptarët të kenë një bombol oksigjeni dhe ta gëzojnë sipas një rekomondimi të mjekut, por jo shumë të qartë është shumë e lartë dhe mund të themi që kjo ka çuar në një dëmtim masiv edhe të mushkërinjve sepse pjesa më e madhe e tyre tentojnë që t’i japin oksigjenin deri në 10 litra po të jetë e mundshme gjë që ka edhe efekte toksike për mushkëritë”- shtoj Dollenberg.
Me më shumë se 4.000 dhoma po ndërtohet godina në veri të Kinës.

Në Kinë vazhdon që numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet. Nga të dhënat e fundit zyrtare dhe në përgjigje të një vatre të re të koronavirusit në Shijazhuang, një qytet me më shumë se 10 milionë banorë ka nisur të ndërtohet një godinë gjigante.
Pamjet satelitore të siguruara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, tregojnë ndryshimet e kryera përgjatë 10 ditëve në një zonë, ku kishte pasur vetëm tokë.
Me më shumë se 4.000 dhoma po ndërtohet godina në veri të Kinës.
Mediat vendase shkruajnë se deri më 19 janar kanë qenë gati rreth 600 dhoma, ndërsa priten që shumë shpejt të ndërtohen 3.600 të tjera.
Kujtojmë që vitin e kaluar dy spitale, Housheshan dhe Leshenshan, u ndërtuan brenda ditësh për të trajtuar pacientët me COVID-19 në qytetin e Wuhan, ku u zbulua për herë të parë koronavirusi.
JULIA VRAPI : Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

Letërsia shqipe dhe kritika letrare për studiues të ndryshëm duhet të jenë më cilësore, edhe pse problemet që përballet krijimtaria nuk janë të pakta. Në muajin e parë të këtij viti shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati thotë se për letërsinë shqipe shpreson që të bëjë hapa drejt vlerave, sepse në raste të shumta kanë munguar. Për studiuesin Xhahid Bushati, personaliteti i shkrimtarit në vendin tonë të mos jetë mjeran dhe shpreson, që ai të marrë vendin që meriton me aktivitetin e tij. “Shpresoj, që dinjiteti dhe personaliteti i shkrimtarit shqiptar të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon, të respektohet për vlerat që sjell. E kam fjalën për krijuesin e vërtetë”, shprehet mes të tjerave studiuesi Bushati. Duke folur për problemet në fushën e letërsisë, Bushati thotë se duhet të ketë më shumë vëmendje edhe për bashkëpunimet me Kosovën për krijimtarinë letrare. Për studiuesin Bushati, urat e bashkëpunimit me Kosovën duhet të jenë të dukshme, sepse kanë munguar. “Duke shpresuar që t’i kthehemi normalitetit të jetës, për vitin 2021 që sapo kemi filluar, do të doja që letërsia shqipe të ishte më cilësore, të bënte hapa të mëtejshme drejt hierarkisë së vlerave, sepse në të shumtën e rasteve kanë munguar ato. Për një plotësim të mëtejshëm të portretit të kësaj letërsie, urat e bashkëpunimit me letërsinë që zhvillohet në Kosovë, të ishin më të dukshme, më të dobishme dhe më të shfaqshme. Përgjithësisht kanë munguar”, shprehet në një reagim të tij shkrimtari Xhahid Bushati. Herë pas here si autor Xhahid Bushati ka reaguar për problemet me të cilat përballen shkrimtarët në vendin tonë, por sipas tij pak bëhet për njohjen e zhvillimeve të letërsisë të Shqipërisë dhe asaj që shkruhet në Kosovë. “Më duket se zhvillimet e letërsisë shqipe, si Shqipëria, si Kosova nuk i njohin njëra-tjetrës. Pak përpjekje bëhen në këtë drejtim. Nuk mund të flasim për letërsinë shqipe pa e njohur të plotë atë. Gjithashtu pa njohur edhe krijuesit e talentuar, që jetojnë në Evropë e më larg. Mendoj, se letërsia shqipe do të jetë gjysmake. Kjo nuk është mirë”, vijon më tej shkrimtari.
Hapa para në krijimtari
Jemi në muajin e parë të vitit 2021 për të cilin shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati thotë se pret që të evidentohen vlerat, që janë harruar. Sipas tij, në krijimtarinë tonë letrare kujtesa duhet të jetë më e pranishme, sepse do të shërbejë për një gjykim më realist të vlerave. “Në këtë vit pres që studimet letrare dhe kritika letrare të bëjnë më shumë hapa. Evidentimi i vlerave të traditës së harruar apo pak të studiuar të shumë fenomeneve letrare, të veprave apo krijuesve mbetet udhërrëfyese për këto shkenca. Kujtesa duhet të jetë më e pranishme dhe e dukshme, sepse produkti i zhvillimeve letrare në kohë e hapësirë, do të na shërbejnë për një gjykim më realist e jashtë standardeve shpesh të realizmit socialist, që mjerisht ende ka ndikim”, vijon më tej ai. Si autor Xhahid Bushati është i njohur dhe me krijimtarinë letrare për fëmijë, ku prej vitesh vazhdon të sjellë libra të ndryshëm. Ai thotë se sa i takon letërsisë shqipe për fëmijë, veçanërisht disa gjini, si: poezia, novela, romani të kishin kuota të reja rreth problematikave të jetës së fëmijëve. “Kjo sepse, aktualisht këtë letërsi, por veçanërisht atë parashkollore dhe shkollore, të mos e kërcojnë botimet pa vlerë e komerciale, didaktike me shabllonizmat e moralizimet steriotipe, etj. Pra, letërsia shqipe të ketë frymëmarrje më të gjerë jetësore”, shprehet Bushati. Si autor Xhahid Bushati është i pranishëm me botimet e tij jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, Maqedoni e Ulqin. Para dhe pas viteve ’90 është nderuar me çmime kombëtare të organizuar në konkurse të ndryshme letrare dhe artistike, që janë organizuar nga institucione, por dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj, si dhe nga organe të ndryshme letrare- artistike. Xhahid Bushati shkruan poezi, prozë, merret me publicistikë e studime të letërsisë.
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...