Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/15

Krimet special të luftës, të kryera nga Serbia me bombat e NATO-s, në Korishë

  • Është shënuar përvjetori i masakrës së Korishës, në të cilën janë vrarë 73 qytetarë shqipëtar, të cilët ishin përdorë si “mburojë e gjallë” nga forcat serbe. Ky ishte rasti i katërt, që forcat serbe praktikonin mënyra perfide të luftës së ndaluar.
  • Rasti i parë, ishte më 14 prill 1999, në afërsi të Gjakovës, ku  forcat serbe kryen krime me bombat e NATO-s, e këtë praktikë e avansuan.  Së paku edhe për disa raste, ka dyshime tejet të fuqishme që Serbia i bëri edhe ndaj popullatës së saj, si në rastin e 23 prillit 1999 me rastin e bombardimit të ndërtesës së Radio televizionit shtetëror të Serbisë, edhe pishin paralajmëru që do sulmohej, qëllimisht përmes dezinformatave nuk e kishin larguar stafin.

    Serbia është e njohur për inskenime të rasteve të krimeve të luftës, madje historikisht ka kryer akte të tilla. Ashtu edhe në Luftën e II Botërore, rasti i masakrës ndaj nxënsëve serb  të shkollës fillore në Kragujevc etj, të cilën ia mveshi nazistëve gjerman. Por për më keq edhe në konfliktet e fundit në Kosovë, janë disa dhejtëra raste të tilla, përfshirë edhe ndaj civilëve të  përkatësisë kombëtare serbe, p.sh: rasti Panda. Ligjet Ndërkombëtare Humanitare, ndalojnë përdorimin e “mburojës së gjallë”  dhe çdo formë dhe mënyrë të detyrimit të Sipas Human Rights Watch, kanë ndodhur rreth 90 incidente me viktima civile gjatë kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s kundër Jugosllavisë, prej tyre 55 kanë ndodhur në Serbi, përfshirë edhe 5 në Vojvodinë, 3 në Mal të Zi dhe 32 në Kosovë, derisa 62-66% e viktimave totale civile janë shkaktuar në 12 incidente dhe atë  279 deri 318 prej viktimave ose 56-60% e tyre janë nga Kosova, kurse në Serbi 201 përfshirë edhe 5 në Vojvodinë dhe 8 në Mal të zi.[1]

    Tabela 1. Incidentet dhe “incidentet” ku pati civilë të vrarë gjatë bombardimit të NATO-s.[2]

                Nga të dhënat e mësipërme mund të shohim që mbi 62% e viktimave të këtyre “gabimeve” të NATO-s, janë shënuar në Kosovë; vërejmë poashtu që rastet e këtyre “gabimeve” janë shumë të rënda në Kosovë( dmth me numër shumë të madh të viktimave); vërejmë që nuk janë vetëm 1 ose dy raste që mund të jenë të rastësishme a si raste të izoluara, por janë të mirorganizuara dhe të praktikuara gjatë kohë dhe jepen indikatorë që janë institucionalisht të organizuara, pas rastit të Gjakovës.

                Bombardimi i civilëve Shqipëtar në Korishë më 13 maj 1999, në ora 11:30 pm, nga tre avion të NATO-s, bombarduan bazën serbe, ku u vranë edhe një numër i madh i refugjatëve Shqipëtar që ishin përdorur si mburojë e gjallë. Sipas burimeve serbe, jepeshin shifra për 87 të vrarë dhe 78 të lënduar, kurse në Librin e Bardhë të botuar nga Minsitria e Jashtme e Jugosllavisë, theksohej për së paku 48 të vrarë, shumica fëmijë, gra dhe pleqë dhe për së paku 60 të plagosur, prej tyre 11 fëmijë nën moshën 15 vjeçare. Një numër i konsiderueshëm i traktorëve me të cilët udhëtonin refugjatët, ishin shkatërruar dhe dëmtuar nga sulmi. Fshati kishte qenë i sulmuar edhe nga forcat serbe në mars dhe prill 1999 dhe ishte granatuar, e që popullata civile nuk kishte arritur të ikte në Shqipëri por ishte strehuar në male për një kohë të gjatë. Derisa në këtë fshat vepronte edhe UÇK-ja.[3]

    Edhe ky incident ishte shumë i ngjajshëm me rastin e bombardimit të konvojit të refugjatëve të brendshëm në Gjakovë, më 14 prill 1999, edhe në këtë rast Pentagoni raportonte se mund të ishte rast i granatimit të rëndë nga forcat serbe në atë zonë. Forcat serbe pretendonin që NATO-ja kishte hedhur bomba kasetore, këtë pretendim e mohonte NATO, duke theksuar se në pozicionet jashtë fshatit Korishë, kurse Human Rights Watch konfirmon që janë përdorur bomba thërmuese.[4] NATO konfirmon se kishte bombarduar 10 armët artilerike të Serbisë nga dy avion me nga dy bomba me dirigjim laserik dhe pastaj 10 minuta më pas avioni i tretë ka lëshuar 6 bomba pa dirigjim në cak.[5]

    NATO në vazhdimësi insistonte që kishte goditur cak të ligjshëm ushtarak.[6] Ndërsa më 16 dhe 17 maj 1999,  Peter Daniel dhe Jamie Shea të NATO-s, deklaruan që forcat serbe mund t’i kenë sjellur atje refugjatët Shqipëtar si mburojë e gjallë. Edhe më 17 maj 1999 zëdhënsi i Pentagonit Kenneth Bacon, vlerëson se 1/3 deri ½ e civilëve të vrarë në kampanjës ajrore të NATO-s,  janë sjellur qëllimisht nga forcat serbe përskaj caqeve, e që citonte edhe të mbijetuarit e Korishës nga ky sulm.[7] Madje Jamie Shea citonte burimet Shqipëtare të Kosovës, që theksonin se ishte komanda ushtarake serbe në kampin ku ishin mbajtur si mburojë e gjallë civilët në natën e sulmit.[8] Edhe më 18 maj 1999, deklarohej që rasti i Korishës, forcat serbe i kishin përdorur civilët si mburojë e gjallë.[9] Këtë e mbështesnin edhe raportet e gazetave  siç ishte edhe The Times, ku theksohej që gra dhe fëmijë ishin mbajtur në katin e sipërm, kurse në katin përdhes ishte  vendosur shtabi dhe artileri  serbe, e kështu ishte vepruar në 3-4 objekte duke mbajtur 200 ose 300 gra e fëmijë.[10]

    Autoritetet serbe, morën një ditë pas sulmit gazetarët e huaj që të shohin skenën e ngjarjes.[11] Në vendin e ngjarjes ishin pa ende gjurmë të mbetjeve të ushtrisë jugosllave.[12]

    Raportin final të Prokuroit të Komitetit të themeluar për rishikimin e kampanjës së bombardimit kundër republikës federative të Jugosllavisë, theksohet që pilotët e NATO-s, nuk mund të shihnin natën se çfarë kishte brenda shtëpive në afërsi të kampit të ushtrisë serbe në Korishë, por sipas të dhënave të NATO-s dhe burimeve të tjera, ajo zonë ishte spastruar etnikisht që nga fillimi i konfliktit në Kosovë, edhe pse disa informata kishte që ishin risjellë forcërisht civilë për t’i përdorë si mburojë civile, por që ishin ndërmarrë të gjitha masat për paralajmërimin e tyre, prandaj nuk kishte bazë për akuza kundër NATO-s.[13]

    Natyrisht asnjë Shqipëtar, nuk ka dyshuar a akuzuar NATO-n, as për këtë rast e as për rastet e tjera, por në vazhdimësi edhe familjarët e viktimave dhe të viktimat e mbijetuara kanë fajësuar dhe akuzuar forcat serbe për përdorim si mburojë e gjallë, apo për vrasje e masakra pas bombardimit të NATO-s( duke përdorur granata dore-granata thërmuese).

    Dhe si përfundim, asnjë veprim hetimor i Prokurorisë Speciale të Kosovës, as EULEX-it dhe UNMIK-ut, por sipërfaqësisht nga Tribunali i Hagës, janë trajtuar thjeshtë si krime lufte.

    Më:14.05.2021

    Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

    Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


    [1] https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm#P217_53015https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm  ; https://www.icty.org/en/press/final-report-prosecutor-committee-established-review-nato-bombing-campaign-against-federal#IVA5.

    [2] https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-04.htm#P1691_263917

    [3] https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 62; https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm#P349_96527

    [4] https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm#P349_96527

    [5] https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 63; https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm#P349_96527 ; https://www.icty.org/en/press/final-report-prosecutor-committee-established-review-nato-bombing-campaign-against-federal#IVB5, paragrafi 87.

    [6] https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 67.

    [7] The Spokesman, Issues 65-69, 1999, faqe 73; https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 64.

    [8] https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 66.

    [9] https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 64; The Spokesman, Issues 65-69, 1999, faqe 73.

    [10] https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 66; The Spokesman,

    Issues 65-69, 1999, faqe 74.

    [11] https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 64; https://www.icty.org/en/press/final-report-prosecutor-committee-established-review-nato-bombing-campaign-against-federal; The Spokesman, Issues 65-69, 1999, faqe 73.

    [12] https://www.theguardian.com/world/1999/may/16/edvulliamy.patrickwintourhttps://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 66.

    [13] https://www.icty.org/en/press/final-report-prosecutor-committee-established-review-nato-bombing-campaign-against-federal#IVB5, paragrafi 88, 89.

  • .

    1
    Viktimat civile në rastin e “bombardimit të NATO-s”
    Data e ngjarjes Vendi i ngjarjes Numri i viktimave civile
    5 prill 1999 Aleksncë 10
    12 prill 1999 Gryka e Gërdelicës 20
    14 prill 1999 Gjakovë 73
    23 prill 1999 Beograd 16
    27 prill 1999 Surdulicë 11
    1 maj 1999 Lluzhan 39
    3 maj 1999 Savine Vode( afër Radavcit) 17
    7 maj 1999 Nish 14
    13 maj 1999 Korishë-Kosovë 48-87
    21 maj 1999 Dubravë, Kosovë 96
    30 maj 1999 Surdulicë 23
    31 maj 1999 Novi Pazar 11
    Tabela 1. Incidentet dhe “incidentet” ku pati civilë të vrarë gjatë bombardimit të NATO-s.
    2
    1
    https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm#P217_53015;
    https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm ; https://www.icty.org/en/press/final-report-prosecutor-
    committee-established-review-nato-bombing-campaign-against-federal#IVA5.
    2
    https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-04.htm#P1691_263917
    1
  • Nga të dhënat e mësipërme mund të shohim që mbi 62% e viktimave të këtyre
    “gabimeve” të NATO-s, janë shënuar në Kosovë; vërejmë poashtu që rastet e këtyre “gabimeve”
    janë shumë të rënda në Kosovë( dmth me numër shumë të madh të viktimave); vërejmë që nuk
    janë vetëm 1 ose dy raste që mund të jenë të rastësishme a si raste të izoluara, por janë të
    mirorganizuara dhe të praktikuara gjatë kohë dhe jepen indikatorë që janë institucionalisht të
    organizuara, pas rastit të Gjakovës.
    Bombardimi i civilëve Shqipëtar në Korishë më 13 maj 1999, në ora 11:30 pm, nga tre
    avion të NATO-s, bombarduan bazën serbe, ku u vranë edhe një numër i madh i refugjatëve
    Shqipëtar që ishin përdorur si mburojë e gjallë. Sipas burimeve serbe, jepeshin shifra për 87 të
    vrarë dhe 78 të lënduar, kurse në Librin e Bardhë të botuar nga Minsitria e Jashtme e
    Jugosllavisë, theksohej për së paku 48 të vrarë, shumica fëmijë, gra dhe pleqë dhe për së paku 60
    të plagosur, prej tyre 11 fëmijë nën moshën 15 vjeçare. Një numër i konsiderueshëm i traktorëve
    me të cilët udhëtonin refugjatët, ishin shkatërruar dhe dëmtuar nga sulmi. Fshati kishte qenë i
    sulmuar edhe nga forcat serbe në mars dhe prill 1999 dhe ishte granatuar, e që popullata civile
    nuk kishte arritur të ikte në Shqipëri por ishte strehuar në male për një kohë të gjatë. Derisa në
    këtë fshat vepronte edhe UÇK-ja.
    3
    Edhe ky incident ishte shumë i ngjajshëm me rastin e bombardimit të konvojit të
    refugjatëve të brendshëm në Gjakovë, më 14 prill 1999, edhe në këtë rast Pentagoni raportonte se
    mund të ishte rast i granatimit të rëndë nga forcat serbe në atë zonë. Forcat serbe pretendonin që
    NATO-ja kishte hedhur bomba kasetore, këtë pretendim e mohonte NATO, duke theksuar se në
    pozicionet jashtë fshatit Korishë, kurse Human Rights Watch konfirmon që janë përdorur bomba
    thërmuese.
    4
    NATO konfirmon se kishte bombarduar 10 armët artilerike të Serbisë nga dy avion
    me nga dy bomba me dirigjim laserik dhe pastaj 10 minuta më pas avioni i tretë ka lëshuar 6
    bomba pa dirigjim në cak.
    5
    NATO në vazhdimësi insistonte që kishte goditur cak të ligjshëm ushtarak.
    6
    Ndërsa më 16
    dhe 17 maj 1999, Peter Daniel dhe Jamie Shea të NATO-s, deklaruan që forcat serbe mund t’i
    kenë sjellur atje refugjatët Shqipëtar si mburojë e gjallë. Edhe më 17 maj 1999 zëdhënsi i
    Pentagonit Kenneth Bacon, vlerëson se 1/3 deri ½ e civilëve të vrarë në kampanjës ajrore të
    NATO-s, janë sjellur qëllimisht nga forcat serbe përskaj caqeve, e që citonte edhe të mbijetuarit
    e Korishës nga ky sulm.
    7
    Madje Jamie Shea citonte burimet Shqipëtare të Kosovës, që theksonin
    se ishte komanda ushtarake serbe në kampin ku ishin mbajtur si mburojë e gjallë civilët në natën
    3
    https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 62;
    https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm#P349_96527
    4
    https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm#P349_96527
    5
    https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 63;
    https://www.hrw.org/reports/2000/nato/Natbm200-01.htm#P349_96527 ; https://www.icty.org/en/press/final-report-
    prosecutor-committee-established-review-nato-bombing-campaign-against-federal#IVB5, paragrafi 87.
    6
    https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 67.
    7
    The Spokesman, Issues 65-69, 1999, faqe 73;
    https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 64.
    2
  • e sulmit.
    8
    Edhe më 18 maj 1999, deklarohej që rasti i Korishës, forcat serbe i kishin përdorur
    civilët si mburojë e gjallë.
    9
    Këtë e mbështesnin edhe raportet e gazetave siç ishte edhe The
    Times, ku theksohej që gra dhe fëmijë ishin mbajtur në katin e sipërm, kurse në katin përdhes
    ishte vendosur shtabi dhe artileri serbe, e kështu ishte vepruar në 3-4 objekte duke mbajtur 200
    ose 300 gra e fëmijë.
    10
    Autoritetet serbe, morën një ditë pas sulmit gazetarët e huaj që të shohin skenën e
    ngjarjes.
    11
    Në vendin e ngjarjes ishin pa ende gjurmë të mbetjeve të ushtrisë jugosllave.
    12
    Raportin final të Prokuroit të Komitetit të themeluar për rishikimin e kampanjës së
    bombardimit kundër republikës federative të Jugosllavisë, theksohet që pilotët e NATO-s, nuk
    mund të shihnin natën se çfarë kishte brenda shtëpive në afërsi të kampit të ushtrisë serbe në
    Korishë, por sipas të dhënave të NATO-s dhe burimeve të tjera, ajo zonë ishte spastruar etnikisht
    që nga fillimi i konfliktit në Kosovë, edhe pse disa informata kishte që ishin risjellë forcërisht
    civilë për t’i përdorë si mburojë civile, por që ishin ndërmarrë të gjitha masat për paralajmërimin
    e tyre, prandaj nuk kishte bazë për akuza kundër NATO-s.
    13
    Natyrisht asnjë Shqipëtar, nuk ka dyshuar a akuzuar NATO-n, as për këtë rast e as për
    rastet e tjera, por në vazhdimësi edhe familjarët e viktimave dhe të viktimat e mbijetuara kanë
    fajësuar dhe akuzuar forcat serbe për përdorim si mburojë e gjallë, apo për vrasje e masakra pas
    bombardimit të NATO-s( duke përdorur granata dore-granata thërmuese).
    Dhe si përfundim, asnjë veprim hetimor i Prokurorisë Speciale të Kosovës, as EULEX-it
    dhe UNMIK-ut, por sipërfaqësisht nga Tribunali i Hagës, janë trajtuar thjeshtë si krime lufte.
    Më:14.05.2021
    8
    https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 66.
    9
    https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 64; The Spokesman, Issues 65-
    69, 1999, faqe 73.
    10
    https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 66; The Spokesman,
    Issues 65-69, 1999, faqe 74.
    11
    https://www.amnesty.org/download/Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 64;
    https://www.icty.org/en/press/final-report-prosecutor-committee-established-review-nato-bombing-campaign-
    against-federal; The Spokesman, Issues 65-69, 1999, faqe 73.
    12
    https://www.theguardian.com/world/1999/may/16/edvulliamy.patrickwintour; https://www.amnesty.org/download/
    Documents/140000/eur700182000en.pdf, faqe 66.
    13
    https://www.icty.org/en/press/final-report-prosecutor-committee-established-review-nato-bombing-campaign-
    against-federal#IVB5, paragrafi 88, 89.
    3
  • Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
    xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
    Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake

2021/04/25

Katër dragojtë e epokës së re të Kosovës

 


Vjosa Osmani, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Donika Gërvalla , përkatësisht Kryetarja e Shtetit, Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Kryediplomatja e Kosovës janë katër Dragojt e Epokës së Re të Kosovës të cilët do të përballen me kulshendrën dhe vampirin Serbi, e cila është dhe mbetet agresive,kriminale dhe shoviniste antishqiptare në gen edhe sikur qoftë edhe një dhëmb po t’i mbetet në gojë. Serbisë, Rusisë dhe tentakulave e zgjatimeve të tyre Rama-Thaçi-Haxhiu në Tiranë e Prishrinë do t’u shkatërrohen planet e marrëveshjeve antiKosovë, do t’u dështojë plan idea e tyre për ndarjen e Kosovës, ajo e minishengenit antishqiptar dhe marrëveshjet ekonomike dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe të cilat e rikthenin Serbinë në Kosovë. Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla do të “përleshen” guximshëm kundër edhe të gjitha të këqijave, për ta çliruar Kosovën dhe shoqërinë kosovare, pasi ata do të përballen e do të sfidojnë edhe një kulshedër tjetër e cila është ajo e krimit, e korrupsionit, e hajnisë, e tradhtisë dhe me politikën inatqore, egoiste me vizon ligësie shpirtërore, me diapazon politik katundaresk dritëshkurtësie, politikë të cilën e ndëshkoi dhe i shfronësoi nga pushteti forca, vullneti, guximi, mençuria dhe patriotizmi i popullit heroik të Kosovës, toka e së cilës lindi e rriti heroj e burra të mëdhenj patriotë e kombëtarë si: Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni , Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi, Azem Galica, Shaban Polluzha; Kosova dardane e betejave të mëdha luftarake te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Kosova dardane e kryengritjeve të mësha që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë; Kosova e Demonstratave të viteve 1968 dhe 1981 dhe e Lëvizjes politike, demokratike e paqësore e I. Rugovës për Republikën dhe shtetin e Kosovës; Kosova e Epopesë Legjendare të Familjes Jashari dhe e Luftës së Lavdishme të UÇK-së. Lufta dhe përpjekja e popullit të Kosovës në këto 150 vite u kurorëzua me sukses me 12 Qershor 1999, kur Kosova fitoi lirinë duke e mundur dhe dëbuar njëherë e përgjithmonë Serbinë kolonizatore, kriminale e genocidiste nga trojet e Dardanisë. Mirëpo fatkeqësisht në këto 20 vite Kosovën e mbërtheu një tjetër kulshedër, ajo e krimit, hajnisë, korrupsionit , tradhtisë dhe e injorancës politike prej të cilave Kosovës i erdhën dëme dhe të këqija të tjera, duke u bërë kështu rrezik dhe kërcënim për sovranitetin e shtetit. Prandaj si detyrë populli i Kosovës ia ngarkoi dhe ia besoi LVV, Albinit dhe Glaukut dhe “Guxo”, Vjosës e Donikës, me besimin dhe shpresën si me ta në krye, Kosova dhe populli i saj do ta fitojnë paqen dhe triumfin mbi shtetin, politikën dhe mbi diplomacinë agresive dhe antishqiptare të Serbisë dhe të aleateve të saj; shqiptarët ia besuan LVV dhe “Guxo” pushtetin me shpresën dhe besimin për ndëshkimin dhe çmontimin e krimit, korrupsionit dhe të hajnisë nga sistemi, ia besuan çkapjen e shtetit prej tyre në mënyrë që t’i hapet rruga Kosovës për zhvillimin, progresin, për sundimin e ligjit dhe të drejtësisë si dhe për integrimin në BE duke realizuar e kororëzuar kështu përpjekjet, sakrificat dhe amanetin e herojve dhe të popullit martir të Kosovës për lirinë dhe për shtetin kombëtar e demokratik të zhvilluar e të mirëqënë.

Krimet serbe kundër shqiptarëve në luftërat ballkanike

Ragip Guraziu Krimet ndaj shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike, të kryer nga ushtria serbo-malazeze, përfshijnë ekzekutime masive, masakrime të popullatës civile, pastrime etnike, konvertime me dhunë në fenë ortodokse dhe persekutime. “Që qeveria serbe të ketë mendimin se Kosova është pjesë e Serbisë, në vetvete nuk është befasi. Kjo është ajo që thotë kushtetuta serbe. Sa i përket Vuçiqit, do të ishte e përshtatshme që një hetim ndërkombëtar të shqyrtonte rolin e tij në kohën e luftës. Mbi të gjitha, ai ishte Ministër i Informacionit nën Millosheviçin nga viti 1998 deri në 2000”, ka deklaruar Christian Hoferer Për krimet e ushtrisë serbo-malazeze gjatë pushtimit të tokave shqiptare më 1912 e 1913 kanë raportuar shtypi evropian, amerikan dhe shtypi opozitar serb. Për hulumtimin e krimeve Shoqata për paqe në botë Karnegie më 1913 kishte formuar një komision të posaçëm dhe e kishte dërguar në Ballkan.[1] Pas vështrimit të gjendjes në trevat shqiptare, anëtarët e komisionit kishin konstatuar: Shtëpitë dhe fshatra të tëra ishin shndërrua në hi, popullata e pafajshme dhe e paarmatosur është masakruar masovikisht, akte të pabesueshme të dhunës, plaçkitje dhe krime të çdo lloji-ishin mjete të cilat i kishte përdorur dhe ende i përdor ushtria serbo-malazeze, me qëllim të asgjësimit të plotë etnik të trevave të banuar tërësisht me shqiptarë. Raport i komisionit ndërkombëtar për Luftërat Ballkanike Numri i viktimave në Vilajetin e Kosovës nën kontrollin serb vetëm në muajt e parë llogaritet të jetë rreth 25.000 njerëz.[3] Numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë viteve 1912 dhe 1913 në të gjtha trevat shqiptare nën kontrollin serb Kosta Novakoviq llogarit të jenë rreth 120.000 të dy gjinive dhe të moshave të ndryshme. Qëllimi i krimit ishte që kërkesat serbe të ndihmuara me "spastrimin etnik" dhe me manipulim statistikor para konferencës së fuqive të mëdha e cila do të konfirmojnë kufijtë e rinj.[5], Qeveria serbe shumicën e raporteve për krimet e luftës i ka pritur duke i mohuar zyrtarisht.[6] Edhe disa autorë të më vonshëm serbë të dhëna e përmendura për krimet e luftës i reduktojnë në "propagandën austro-hungareze" e cila kishte "përhapë thashethemet për mizoritë e ushtrisë serbe në Shqipëri dhe Maqedoni ndaj popullsisë myslimane." Ngjarjet e luftërave ballkanike kanë kontribuar në masë të madhe në rritjen e konfliktit serbo-shqiptar. Raport i komisionit ndërkombëtar për Laftërat Ballkanike Për krimet e ushtrisë serbe dhe të njësive paraushtarake ndaj popullatës shqiptare ka raportuar shtypi evropian (frëng, austriak, italian, gjerman, anglez, danez, rumun, rus,), amerikan dhe ai i opozitës serbe. Raporte të shumta flasin për ekzekutimet masive të popullatës shqiptare, shkatërrimi i rëndë i qyteteve shqiptare, djegien e fshatrave, grabitjen e shtëpive, therjen e anëtarëve të familjes, përdhunimin e grave dhe vajzave dhe mizorive kundër popullatës civile. Krerët e familjeve shqiptare u masakruan gjatë kontrollit të shtëpisë, madje edhe kur nuk u gjetën armë.[8] Të burgosur shqiptarë dhe turq u detyruan të marshonin qindra kilometra, dhe në qoftë se dikush nuk qëndronte nga lodhje, binte për tokë, ai do there me bajoneta dhe lihet të kalbet në rrugë.[8] Për vrasjen e ushtarit serbë u kryen hakmarrje të pa kursyeshme ndaj popullatës civile.[8] Në shumë treva shqiptare autoritetet serbe kanë ngritur trekëmbësh për vrarje.[9] shumë shkolla në gjuhën shqipe u mbyllën. Publicisti vjenez Leo Freundlich (Freundlich Leo), i cili ka mbledhur deklarata në lidhje me krimet serbe të luftës nga shtypi evropian ka publikuar librin Golgota shqiptare, ku paraqet se masakrat janë kryer njëri pas tjetrit që kur ushtria serbe kaloi kufirin dhe pushtoi tokat e banuar nga shqiptarët.[8] Ai përfundon se krimet e Ushtrisë së Serbisë dhe repartet çetnike kryesisht ishin të drejtuara kundër myslimanëve dhe katolikëve të zonave të sapo pushtuara.[8] The New York Times më 31 dhjetor, 1912, vlerëson se këto "mizori të tmerrshme" janë rezultat i politikës së qëllimshme për zhdukjen e myslimanëve. L'Humanité parisien publikoi një raport zyrtar të Konsullit francez në Selanik, në të cilin aktivitetet serbe në Shqipëri përshkruhen si plaçkitje, shkatërrime dhe masakra[8] Fritz Magnussen, korrespondent lufte i gazetës daneze Riget raporton :. "Aktivitetet e ushtrisë serbe në Maqedoni morën karakter të një shfarosje të popullsisë shqiptare." Mjeku rumun, Dr. Leonte në gazetën e Bukuresht Adevarul të 6 janarit 1913 vlerëson se tmerret të cilat i kishte parë, të kryera nga ushtria serbe, ka tejkaluar frikën e tij më të keqe. Leon Trocki, një korrespondent lufte në Ballkan (më vonë udhëheqës i famshëm i Ushtrisë së Kuqe), në gazetën ruse Luch në janar 1913, shkruan se "serbët në Serbi e vjetër, në përpjekjet e tyre kombëtare për të korrigjuar të dhënat në statistikat etnologjike që nuk janë në favor të tyre, thjesht kanë shfarosën popullsinë myslimane në fshatra, qytete dhe në rrethe të tëra. " Kosta Novakoviç, politikan i opozitës serbe i cili ishte anëtar i Trupave të ekspeditës serb në Shqipëri, thotë se" Qeveria imperialist e Serbisë nuk la asgjë pa bërë ndaj shqiptarëve gjatë pushtimit." Novakovic konstaton se shfarosja e shqiptarëve të Kosovës është kryer me qëllim të kolonizimit të Kosovës me serb , në të vërtetë për serbizimin e Kosovës. Dimitrije Tucoviqi opinionit serb ia ka tërheqë vërejtjen se "është bërë përpjekje për vrasje me paramendim të një kombi të tërë," e cila është "vepër kriminale", për të cilën me doemos ka për të vuajtur". Komisioni ndërkombëtar, bisedon me refugjatët Sipas disa raporteve, pas fitores serbe në betejën e Kumanovës, të cilin propaganda serbe portretizuar si "hakmarrje" ndaj myslimane për humbjen në Betejën e Kosovës në vitin 1389[14] turqit dhe shqiptarët e vrarë së bashku janë varrosur në një varrezë të përbashkët. Kryepeshkopi i Shkupit Lazër Mjeda raporton se pas hyrjes së ushtrisë serbe në fshatrat e Kumanovës, shumë banorë të fshatrave janë fshehur tavanet e shtëpive të tyre. Ushtria pastaj dogjën shtëpitë, duke vrarë të burgosur të cilët kishin tentuar të dilnin nga dyert e përparme të cilët ishin duke u përpjekur për të shpëtuar nga zjarri. I njëjti burim thotë se fëmijët janë vrarë me bajoneta, sepse nuk ishte një nevojë për të përdorur municione me ta. Korrespondenti i Luftës i gazetës së Kievës (Kievskaya Mysl ) nga Ballkani, Leon Trocki, transmeton dëshminë e ushtarit serb që shumë fshatra përreth Kumanovës janë djegur dhe se kjo skenë është përsëritur përgjatë gjithë rrugës deri në Shkup. The New York Times, mbi masakrën serbe ndaj shqiptarëve. The New York Times thekson se midis Kumanovës dhe Shkupit janë vrarë 3,000 persona. Shkupi ishte selia administrative e Vilajetit të Kosovës para luftës, sipas disa vlerësimeve, kishte rreth 60.000 banorë, nga të cilat gjysma shqiptarë dhe turq. Edhe pse ushtria serbe hyri pa rezistencës në Shkup, raportohet se repartet serbe në periudhën vijuese çdo natë hodhën në lumin Vardar nga 20-30 shqiptarë.[8] Sipas raporteve të ndryshme, krimet më të rënda kryenin grupet paraushtarak, komitet serbe, të cilët kanë kryer terror ndaj popullsisë myslimane. , Grupet e ushtarëve të dehur gjatë natës thyen dyert dhe hyrën bë shtëpitë grabitën, masakruan, therën, dhe janë regjistruar raste të shumta të dhunimit të grave dhe vajzave. Ka ndodh se çetnikët serbë vranë shqiptarët në rrugë, pa i dhënë askujt kurrfarë llogarie. Shqiptarët e vrarë shpesh nuk janë varrosur, sepse toka ishte ngrirë gjatë dimrit, dhe kufomat u hodhën në puse. Me sa duket janë numëruar 38 puse në rrethinën e Shkupit plot me kufoma shqiptare. Kryepeshkopi Lazër Mjeda raporton se prapa kalasë së qytetit ishte një hendek i madh, në të cilën u hodh mbi njëqind kufomave shqiptare dhe se në vendin Kisella Vodë është një varr masiv i 80 shqiptarëve. Rajhpost (Reichspost) citon rastin e pacientëve shqiptarë në një spital në Shkup, në të cilin gjatë vizitës së parë ishin 132 ndërsa në ditën tjetër ishin 80 dhe një ditë pas vetëm 30. Pacientëve shqiptare iu është hequr ushqimi dhe uji , dhe disa vdiqën nga uria. Shumë u hodhën të gjallë në Vardari. Dëshmitarët okularë raportuan se ushtarët mes veti kanë biseduar në lidhje me vrasjen dhe plaçkitjen shqiptarëve, sikur të ishte diçka normale. Masa e njerëzve erdhën madje edhe nga Shumadia për të plaçkitur fshatrat shqiptare përreth. Disa merrnin kuaj dhe bagëti, madje disa kanë hequr dritaret dhe dyert shtëpive të shqiptarëve. Raporti i komisionit ndërkombëtar citon deklaratën e Vasil Smilev, mësuesit nga Shkupi, i cili ishte dëshmitar kur trupat serbe masakruan refugjatët shqiptarë , gjashtëdhjetë burra dhe gra, në afërsi të fshatit e Butel. Smilev këtë krim e kishte raportuar në konsullatën ruse. Konsulli austro-hungarez në Shkup fon Hajmrot raporton se i gjithë Shkupi ka parë duke u djegur fshatrat. Është vlerësuar se rreth 2,000 shqiptarë mysliman janë masakruar në trevën e Shkupit. Zyrtari gjerman kërkon hetim ndërkombëtar ndaj Vuçiqit Kryetari i Rinisë Paneuropiane në landin e Bavarisë dhe nënkryetari federal i Rinisë Paneuropiane në Gjermani, Christian Hoferer, ka thënë se nuk është i befasuar që president serb Aleksandar Vuçiq, e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Hoferer ka thënë se veprimet si ai i Vuçiqit, që e publikoi hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, janë jo produktive për dialogun Kosovë-Serbi. Ai shtron pyetjen se a është Serbia e interesuar vërtetë për dialog serioz me Kosovën. “Veprime të tilla janë joproduktive për dialogun Kosovë-Serbi. Ato ngrenë pyetjen nëse qeveria serbe është vërtet e interesuar për një dialog serioz me Kosovën”, ka thënë Hoferer. Sipas tij, nuk është befasi që Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj. Ndërsa, sa i përket presidentit serb Aleksandar Vuçiq, zyrtari gjerman ka kërkuar hetim ndërkombëtar, i cili do ta shqyrtonte rolin e tij në kohën e luftës në Kosovë. “Që qeveria serbe të ketë mendimin se Kosova është pjesë e Serbisë, në vetvete nuk është befasi. Kjo është ajo që thotë kushtetuta serbe. Sa i përket Vuçiqit, do të ishte e përshtatshme që një hetim ndërkombëtar të shqyrtonte rolin e tij në kohën e luftës. Mbi të gjitha, ai ishte Ministër i Informacionit nën Millosheviçin nga viti 1998 deri në 2000”, ka deklaruar Christian Hoferer

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...