Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/15

Protesta në mbështetje të HAMAS-it, të njejtët dje dërguan në ISIS, nesër në HAMAS


E pritshme ishte që skena të ngjajshme si në Beograd, të kishte edhe në Republikë të Kosovës, e të mos kishte në kryeqendrat e tjera të vendeve të Ballkanit, e që duket sheshazi që janë të porositura nga Serbia.

Është e tmerrshme se çfarë ndodhë në Republikën e Kosovës. Vetëm një ditë pas Beogradit, të njejtat pamje shihen edhe në Kosovë, e për më shumë edhe me shumë karakteristika të ngjajshme qoftë të fjalorit, por edhe pjesëmarrsëve. Tituj nëpër shumicën e medieve vizive dhe të shkruara, që i jepnin edhe më shumë hapësirë, një grupi të organizuar nga një OJQ e komunitetit romë, ashkali, egjiptas dhe çerkez dhe hoxhallarë çerkez, të cilët ishin akuzuar edhe më parë për radikalizim të të rinjëve nëpër të vetëquajtura “xhami”, e të cilat u mbyllën nga Institucionet relevante të Republikës së Kosovës.

Kam harxhuar më shumë se 20 orë duke lexuar, pyetur, studiuar, analizuar dhe gjurmuar, më shumë se 5000 adresa private të rrjeteve sociale të personave të ndryshëm,[1] faqe të ndryshme sidomos në rrjetet sociale, në grupet private në rrjetet sociale, kryesisht në facebook, instagram, youtube etj. Kryesisht të kategorive të caktuara të personave nga Lugina e Preshevës, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut etj, prej nga  shihen të dhëna shqetësuese.

Terroristët islamik të HAMAS-it, nxitën qëllimisht konfliktin izraelito-palestinez, në festën e Bajramit, me qëllim për të arritur manipulim të masës së gjerë të besimtarëve musliman. Prandaj këto ditë, në ambiente private, duke shfrytëzuar sidomos festimin e festës së Bajramit, janë përdorur si mënyra propagandimi në mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Institucionet tona edhe në Republikë të Kosovës heshtën, siç kishin heshtur edhe në fillim në rastin e ISIS-it. Madje dy shtetet tona heshtin, ndaj kësaj propaganda terroriste islamike palestineze në mbështetje të HAMAS-it, që operativ të shërbimeve serbe dhe turke, që keqpërdorin institucionin e imamit dhe në cilësi të tjera( si bashkëpunëtorë të MUP-it, si mësues, artist e grupe të tjera) etj, që hapur veprojnë në Luginë të Preshevës dhe në pjesën Shqipëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Karakteristikat që janë vërejtur tek grupi i organizuar i protestuesëve  që mbështeste propagandën terroriste islamike palestineze të Hamas-it ishin:

  1. Qëllimi i protestës nuk ishte i sinqertë, por ishte makinacion dhe propagandë e qëllimshme në shërbim të Serbisë dhe jo vërtetë në mbështetje të viktimave palestineze. Kanë pasur mijëra arsye për të protestuar, mes tyre edhe: kërkimi i të zhdukurve, mbështetja e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës dhe Shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut, e shumë të tjera. Por duke qenë se nuk i përkitnin komunitetit Shqipëtar, nuk gjetën asnjëherë arsye, që të protestojnë për të drejtat dhe liritë për Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, apo për kauza që lidhen me neve Shqipëtarëve.

Nuk ka ndonjë raport kredibil ndërkombëtar, që në këtë rast në kundërpërgjegjen ushtarake të Izraelit kundër terroristëve islamik të HAMAS-it, të ketë tejkalu proporcionin e përdorimit të forcës apo të ketë shkelur Ligjet Humanitare Ndërkombëtare. Madje ka indikatorë të qartë, që përgjegjësojnë dhe fajësojnë HAMAS-in, për shkeljen drastike të Ligjeve Humanitare Ndërkombëtare, si përdorimin e “civilëve palestinez si mburojë e gjallë”, nxitjen e terrorit shtetëror si formë e akteve terroriste, shkrepjen nga vendbanimet civile palestineze kundër vendbanimeve civile hebreje etj. Viktimat civile palestineze janë kryesisht të shkaktuara nga mbajtja peng e tyre si mburojë e gjallë nga terroristët islamik të HAMAS-it dhe duke qenë se paraprakisht Ushtria Mbrojtëse Izraelite telefonon çdo familje, në afërsi të vendit ku synon ta bombardoj, kjo e zvogëlon në minimum mundësinë për viktima kolaterale civile palestineze.

Mirëpo nga ana tjetër, kemi pa viktima civile izraelite, të cilat u shkaktuan nga terroristët islamik palestinez kryesisht ata të HAMAS-it, por që këta protestues të porositur në Kosovë nuk e kanë pasur porosinë që t’i mbështesin të gjitha viktimat por vetëm viktimat e caktuara. Prandaj çdo viktimë civile është e barabartë dhe s’do duhej të dallohej

  • Struktura e protestuesëve ishte tregues më i qartë i përkatësisë së tyre etnike joshqipëtare, i lidhjeve të tyre ideologjike me terrorizmin islamik dhe islamin politik dhe veçmas lidhje të fuqishme me Serbinë dhe njerëzit e lidhur me Serbinë nga rajoni.

Lidhje të theksuara, të shtuara dhe që përputheshin me Serbinë dhe me protestën e ngjajshme në Beograd. Pastaj lidhjet e tyre edhe me persona, hoxhallarë vehabi, persona të komuniteteve të tjera dhe të huaja, nga rajoni e më gjerë.

Mes grupës, shihen disa të rinjë, por që disa prej tyre kanë familjarë që janë hoxhallarë vehabi, derisa vetë dërguesit e këtyre të rinjëve, nuk kanë marrë pjesë, kjo vërehet në rastin e dy të rinjëve nga Peja. Kurse pak vajza të reja kryesisht të mbuluara, të tilla të minoritetit boshnjak, turk etj, që botërisht dihen si teomercenare.

Pastaj vërehen pjestarë më të shumtë të komuniteteve, kryesisht rom, bosnjak, ashkali, turq dhe nga fjalori që është dëgjuar dukeshin edhe serb pasi që ngjajshëm siç mund ta flaës një serb kanë fol disa persona(  e që mund të jenë serb të Kosovës).

  • Shpikja e gjoja organizimit të protestës nga organizata fantome dhe të panjohura më parë të grave, është tragjedi në vete. Madje organizata e tillë, gjoja që lufton për emancipim dhe barazi gjinore e komuniteteve RAE, organizon protestë të tillë, derisa këto komunitete janë të margjinalizuara dhe kanë shumë më shumë arsye të tjera që të ngrisin vetëdijën tek romët, ashkalitë, egjiptianët, çerkezët etj. Një pjesë shumë e madhe e komunitetit romë, ashkali, egjiptian dhe çerkez sidomos ata nga Fushë Kosova, Prishtina, Mitrovica dhe Peja, kanë lidhje familjare dhe të tjera kryesisht Beograd, Kragujev, Nish etj. Keqpërdorimi i OJQ-së  së komunitetit romë, ashkali, egjiptas dhe çerkez, nga hoxhallarët çerkez. Njëri prej organizatorëve, i komunitetit rom nga Fushë Kosova me inicialet G. Q., kurse organizatori tjetër( më kryesorë por në hije) një hoxhë vehabi i komunitetit çerkerz H. A., që gjatë konfliktit civilo-sektar të Sirisë kishte një të vetëquajtur “xhami” në Prishtinë, e cila u mbyll nga Institucionet kompetente të vendit.
  • Shumica e tyre kanë treguar shenja të qarta për përcaktimin e tyre politik, që duket se janë partizan të një deputeti, të një partie politike, i cili është shquar për frymë të islamit politik edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
  • Fryma e qartë e këtyre protestuesëve të porositur nga Serbia, Turqia dhe islami radikal, dukej në parullat, në deklarimet por edhe në postimet dhe komentet e tyre që kanë bërë kryesisht në adresat e tyre të facebook-ut. Mes tyre shprehej që “Liria e jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”, duke mohuar  Gjakun e Dëshmorëve tonë, Gjakun e 1500 fëmijëve, të zhdukurve dhe kontributin e Aleatëve tonë e veçmas i SHBA-së, e që pa “lirinë” e një “republika srpska”( nënkupto Palestine) në Izrael nuk qenka e plotë. Autori i kësaj thënije, nëse shikohet dhe analizohet në postimet e tij në adresën e tij të facebook-ut, propagandon shpesh propaganda të Serbisë, që Luftën dhe Heronjët tonë i ngjyros me petkun fetar-ashtu siç Serbia na akuzonte për terrorist islamik. Autori dhe së paku një prej shokëve të tij, të ndikuar nga një hoxhë A. P. dhe nga një i “talebanizuar”  M, P., familjarë i tyre, tregojnë më së miri sesa edhe në këtë fazë kaq të hershme të propagandës në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it, janë të gatshëm për lirinë e “republikës srpska” të Izraelit( Palestinës). Gatishmërinë e tillë për terrorizëm islamik, njëri nga këta edhe në facebook-un e tij e shpreh hapur, duke theksuar që “burrat e ummetit dalin veq prej xhamis, amo jo veq mu fal, go home gom mesxhid jo jo ashtu, por si ky.”, e që shpërndante videon nga youtube të “Gaza Imam Brandishes Gun In Sermon: These Weapons Are Our Only Means To Establish The Islamic State”. Pa hy në detaje të tjera, e që sheshazi duken lidhjet e tyre të thelluara me radikal islamik dhe hoxhallarë vehabi nga disa vende të rajonit, me frymën dhe armiqësi antiamerikane që do ishte dashur Institucionet e Republikës së Kosovës ta kishin trajtuar rastin me kohë.

Si me rastin e ISIS-it, sërish parashenjat e para janë që e njejta filloi të përsëritet. Bashkësia Islame e Kosovës, siç kishte reaguar në rastin e fillimit të konfliktit civilo-sektarist në Siri, duket ngjajshëm për të mos thënë të njejtin fjalorë e përdorë edhe në rastin e konfliktit izraelito-palestinez. Gjerësisht nëpër xhami, ambiente private sidomos me rastin e festës së Bajramit, e më pak në deklarime publike, sidomos në Luginë të Preshevës, në pjesën Shqipëtare të Maqedonisë së Veriut, por edhe në shumë raste edhe në Republikë të Kosovës, kanë bërë gjoja predikime fetare, por që në realitet janë propagandë e pastër në mbështetje të tërthorë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Tashmë siç në rastin e ISIS-it, edhe në këtë rast, kemi pa disa hoxhallarë të caktuar, që kanë qenë prijës të kësaj proteste në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it. Hoxhallarët e njejtë, kryesisht “çerkez”, boshnjak, të vetëquatjtur turq a osmanli, që ishin të përfshirë edhe në propagandën më të hapur në mbështetje të ISIS-it, të njejtën  duket se janë edhe në këtë rast.

Është koha, që tash të ndalohen këto propaganda të tërthorta terroriste islamike palestineze të HAMAS-it. Sepse çdo ditë e më vonë, pasojat do jenë në çdo aspekt më të rënda për Republikën e Kosovës, për familjarët dhe vetë “terroristët potencial”. Duke qenë se janë në shumicën e rasteve të njejtët persona që edhe në vitet 2012-2016, kanë propaganduar islamin politik, që për pasojë radhitën Republikën e Kosovës, ndër kontributorët më të mëdhej të terroristëve islamik të ISIS-it. Nesër të njejtët do e radhisin sërish Republikën e Kosovës, edhe më lartë, për terrorist islamik për Palestinë, prandaj dje dërguan në ISIS, nesër dërgojnë në Palestinë. Janë shumë arsye që do duhej të kishin vigjilencë dhe veprim më të shpejtë që në fazat fillestare të Institucioneve tona kompetente, sepse mund të jenë shumë më e rëndë situata sesa që ishte më 2012-2016, në rastin e ISIS-it. Ndër të tjerash arsye, që situatën e bëjnë edhe më serioze, janë:

  1. Përfshirja aktive e Turqisë në konfliktin Izraelito-palestinez derisa fryma turkofile, në vendin tonë është tejet e theksuar, si rezultat edhe i trashëguar nga asimilimi i dhunshëm në turq i Shqipëtarëve nga Jugosllavia, por edhe nga unisimi i asimilimit të Shqipëtarëve nga Perandoria Osmane pas vitit 1835-1836.
  2. Deklarimet e publike dhe me tone krenarie të disa hoxhallarëve të komunitetit çerkez, apo hoxhallarëve që kanë lidhje gjaku me boshnjakët dhe disa hoxhallarëve shqipëtar, që paguhen në mënyra të ndryshme nga Turqia( sidomos përmes shkollimit të fëmijëve të tyre), në mbështetje të Erdoganit, Turqisë, Palestinës, Al-Aksas etj.
  3. Propaganda kundër Izraelit, e propaganduar nga hoxhallarë të ndikuar nga Serbia( në kohën e Tito-s) në Trojet tona, e veçmas në Luginë të Preshevës dhe tek Shqipëtarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, datojnë që pas Luftës së II Botërore. Derisa e njejta propagandë krijonte simpati për terroristët islamik palestinez, gjegjësisht për viktimat palestineze, si mënyrë e tërthortë e mbështetjes së hapur të terrorizmit islamik palestinez.
  4. Në krahasim me “Tokën e Shamit” ku e përfshinin edhe Sirinë, të cilën në propagandën e këtyre hoxhallarëve paraqitej si pjesë e “Tokës së Shenjtë”, në rastin e Palestinës dhe xhamisë Al-Aksa, edhe më shumë e kanë përdorur në predikimet propaganduese politike edhe në të kaluarën. Që do të thotë se edhe më shumë do kenë sukses propaganduesit, në dërgimin e “terroristëve potencial” për në Palestinë.

Tashmë bota perëndimore, është deklaruar qartë dhe hapur në raport me konfliktin izraelito-palestinez, por jo edhe Institucionet tona. Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe si Shqipëtar, aspirojmë integrimet Euro-atlantike dhe nuk lejojmë që grupe servile, të paguara dhe të porositura nga qarqet serbe dhe turke, e veçmas komunitetet rome, ashkalike, egjiptase e çerkeze të flasin në emër tonë e të ndikojnë në Ardhmërinë tonë. Kombi yn, ka qenë historikisht me fat të ngjajshëm si populli hebre, që kemi shpëtuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin në kohë të ndryshme. Ishin hebrenjët të parët që botës perëndimore në vitet 1878-1912 dëshmuan gjenocidin sllav kundër Shqipëtarëve të Sanxhakut të Nishit e deri në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, kur sllavët e paraqisnin si luftë antiosmane dhe të vrarët si ushtar turq. Pastaj ishim Shqipëtarët që shpëtuam hebrenjët gjatë Luftës së II Botërore. Në Luftën e Kosovës ishin hebrenjët që dhanë kontribut të veçantë, gjegjësisht lobi hebre-amerikan. Nga ana tjetër në Palestinë, ansamblet çetnike serbe festonin me vëllezërit e tyre palestinez, gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj Shqipëtarëve të Kosovës, ndaj fëmijëve dhe grave të Kosovës, derisa edhe për Krishtlindjet ortodokse Palestina e ftonte Millosheviqin për ta festu në Jerusalem. Kurse Izraeli kërcënonte me arrestim të Millosheviqit nëse vizitonte Jerusalemin, kryeministri Izraelit mirëpriste refugjatët e Kosovës dhe Izraeli dërgonte ndihma humanitare dhe mjek për refugjatët Shqipëtar në kampet e refugjatëve në Maqedoni, Shqipëri.  Dhe si përfundim Izraeli njeh Pavarësinë e Kosovës, kur ka probleme shumë më të mëdha me shovenizimin arab, sesa Spanja, derisa përfaqësues të vetëquajturës shtet i Palestinës, deklarohen edhe sot, kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës. Prandaj:

  1. Institucionet e sigurisë duhet të ndërmarrin veprimet hetimore në hetimin e rasteve në pajtim me ligjet penale, përfshirë edhe: parandalimin e propagandës dhe çdo formë të mbështetjes dhe solidarizimit gjoja me viktimat palestineze, e që në realitet nënkupton mbështetje të HAMAS-it. Sepse njejtë edhe në rastin e ISIS-it, të tillët solidarizoheshin me viktimat civile siriane, por që përfundonin si pjestarë të ISIS-it dhe grupeve të tilla. Të parandalohet dhe kontrollohet çdo lëvizje-udhëtim i qytetarëve të Kosovës dhe Shqipëtarëve në përgjithësi, për linjat tokësore, ajrore për në vendet e Lindjes, veçmas Turqi, Palestinë etj.
  2. Bashkësia Islame e Kosovës në kordinim me Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të ndalojë çdo predikim, këshillim privat a publik apo simpatizim a mbështetje të tërthortë a të drejtëpërdrejt ndaj  viktimave palestineze( që nënkupton mbështetje të terrorizmit islamik palestinez të HAMAS-it).
  3. Partitë duhet të distancohen dhe marrin masa kundër zyrtarëve të tyre dhe të distancohen nga aktivistët, që kanë marrë pjesë në protesta të tilla që janë kundër Interesit Kombëtar Shqipëtar dhe të deklarohen publikisht në lidhje me orientimin e tyre ndaj orientimit të Republikës së Kosovës karshi integrimeve Euro-Atlantike.
  4. Qeveria do duhej të radhitej hapur në krahë me SHBA-në dhe Europën perëndimore, për sa i përket konfliktit izraelito-palestinez dhe të dënojë terrorizmin islamik palestinez të HAMAS-it.

Më:15.05.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] Në këtë shkrim përpos disa inicialeve nuk do të përfshihen emrat, pasiqë është e rëndësishme trajtimi i dukurisë dhe jo i individëve, e që individët e tillë do duheshin trajtuar nga Instituconet kompetente.

Donikë, ja disa këshilla që babi s’mund të t’i japë



Isa ZymberiNGA ISA ZYMBERI 
Donika Gërvalla

Me pozitën që ke sot, Babi do të ishte krenar. Pasi që ai nuk është në jetë, ti vetë duhet të jesh krenare edhe për të. Për pozitën tënde janë krenarë, në radhë të parë, nëna Suzana, fëmijët, vëllezërit Premtoni e Ergoni, bashkëshorti Stefani, i gjithë farefisi, miqtë e shumtë të Jusufit, por edhe pjesa dërmuese e shqiptarëve në të gjitha anët e kufijve. Meritat nuk i ke vetëm në vijën familjare, nga babë e babgjysh si dhe farefisi, por edhe nga vetë kontributi personal për Kosovën për gati tri dekada.

Edhe Babi do ta kishte ditur se këtë pozitë e ke marrë që në fund të dalësh më e kënaqur e jo më e pasur, të dalësh me ndjenjën se ke bërë çdo përpjekje me të gjitha aftësitë që ke për të mirën e Kosovës në këtë periudhë të stuhishme.

Mos lejo të të bëjë përshtypje dhe të të pëngojë në punën tënde katrahura e krijuar ditëve të fundit rreth disa qëndrimeve tuajat para pesë-gjashtë vitesh. Puna jote është shumë herë më me rëndësi sesa kritikat pa asnjë bazë deri në fyerje personale. Për çështjet që ke folur atëherë tash ka një gjykatë që është themeluar me vetë bekimin e disa prejt të akuzuarve, dhe të shumë prej këtyre që tash po çojnë pluhur. Kjo gjykatë nuk është si gjykatat tona vendore ku ligjet dredhen e përdredhen në të mirën e të fortëve dhe ku e pësojnë vetëm njerëzit e rëndomtë, ata që nuk kanë shpinë të fortë e pozicione politike.

Parimi themelor i kësaj gjykate është barazia e armëve për akuzuesin dhe të akuzuarin. Natyrisht, është obligim ligjor që, ata që kanë njohuri për çfarëdo krimi, ta paraqesin atë pranë gjykatës, ashtu siç është edhe obligim madje dhe moral që të gjithë ata që kanë të dhëna për të kundërtën, t’i paraqesin këto në favor të mbrojtjes.

Për këtë çështje mos u lodh t’i përgjigjesh askujt, sidomos jo atyre që jargaven në parlament, që humbin kontrollin e të shprehurit normal dhe nuk ngurrojnë të dalin madje dhe racistë. (Në vende me demokraci të mirëfilltë, për një fjalë me konotacion racizmi, mund të dënohesh me dy vite burg.)

Mos lejo të të bëjnë përshtypje as thirrjet jashtë parlamentit, Janë njësoj të parëndësishme.

Ata që të shtrojnë pyetje, falenderoji për pyetjet dhe jepju përgjigjet që ke. Sillu njësoj edhe me ata që të kritikojnë, sepse kritika të jep mundësi të sqarohesh dhe të mos lësh dyshime.

Kritikat kurrë nuk mund të jenë më të forta vetëm pse shoqërohen me fyerje e me sjellje të pahijshme.

As eskalimi i situatës brenda parlamentit deri në përplasje fizike, mos të të bëjë përshtypje. Këto janë bërë të rëndomta në të gjitha shtetet e rajonit dhe në ato që mund të quhen shtete batakçi (rogue states). Në Kosovë, si shtet i ri, në ndërtim e sipër, mbase kjo edhe është e arsyeshme, megjithëse e papranueshme.

Në çdo rrethanë, evitoje ngarkimin emocional, jep përgjigje racionale me qetësi pa u udhëhequr nga instinkti. Përpiqu të mos japësh shenja zemërimi kur përgjigjesh dhe mos kthe dorë, pra, mos kundërsulmo me mjetet e kritikuesit. Dëshmo se je ndryshe nga ai/ajo apo ata që sillen keq.

Kritika e pabazë shfaq mangësitë e kritikuesit, jo tuat.

Bëje dallimin midis kritikës konstruktive dhe negative. E para të ndihmon, ka qëllime pozitive, kurse e dyta përpiqet të te lëndojë. Janë ata, që lëshojnë vërejtje përvëluese dhe përpiqen të te lëndojnë, të cilët kanë nevojë për ndihmë, e kurrsesi jo ti.

Bëj përpjekje t’i trajtosh me respekt madje edhe ata që t’i drejtojnë kritikat më të rënda dhe më qëllimkëqija.

Çfarëdo qëndrimi që merr, do të ketë edhe kritika. Kritika nuk mund t’i mohohet askujt dhe ajo nuk duhet të merret personalisht, mirëpo sado e rëndë të jetë ajo, mos lejo kurrë të të dërmojë, por as mos hiq dorë nga misioni yt.

Secilit problem qasju me ndershmëri dhe vërtetësi dhe përpiqu ta trajtosh me elegancë.

Përpiqu t’u biesh në fije arsyeve të kritikave negative.

Shfaq modesti për punën që bën dhe trego se je e hapur për kontributin e të tjerëve. Edhe kur nuk ke arsye, bëje zemrën gurë dhe falënderoji kritikuesit.

Ndonjëherë, heshtja është përgjigja më e mirë, sidomos kur kritika bie në nivele të papranueshme.

Edhe pse politika për nga natyra është konfrontuese, ku edhe emocionet e zemërimi kanë ndonjëherë funksion të caktuar, çdo parlamentar duhet ta dijë se deri ku mund të shkohet në këtë drejtim. Përçartja në parlament, e ulë dhe zhvlerëson në mënyrë drastike rolin e tij në një shoqëri që synon të jetë demokratike. Këshillat e mësipërme vinë si nga urtësia shqiptare, ashtu dhe nga të tjerë që merren me këto probleme profesionalisht.

Për ata që nuk e dinë, bashkëshorti yt, S. Schwarz, si kur ka qenë anëtar i Parlamentit Gjerman, ashtu dhe jashtë tij, ka kontribuar në shumë çështje për Kosovën, duke përfshirë edhe pavarësinë e saj, madje më tepër se shumë prej anëtarëve të parlamentit tonë të sotëm. Këtu nuk po i përfshij ata që kanë qenë në moshë të re në kohën e përplasjeve të mëdha të Kosovës.

Donikë, e di se në disa pikëpamje, Babi, në moshën kur është vrarë, do të kishte pasur qëndrime më të rrepta, sepse kujtoj se e kam njohur fort mirë, por jam i sigurt se mosha do t’ia kishte zbutur zemrën edhe atij.

I bëra këto këshilla publikisht, shumë prej tyre mbase dhe të panevojshme sepse jam i sigurt se i di, por me shpresë që të mund t’u hyjnë në punë edhe të tjerëve.

Fatkeqësisht, jo të gjithë janë në gjendje dhe as që përpiqen t’i kuptojnë ata që, nga një dorë e fshehtë, u është vrarë babai, vëllai, motra apo ndonjë i afërm.

UÇK-ja ka luftu për të, e këtij idiotit i duket Liria e Kosovës e “paplotë”, pa lirinë e Palestinës


                                                 Kimete Berisha


Shih ti çfarë megalomanieTë protestosh kundër dhunës pa dallime etnike dhe fetare, thjesht të protestosh kundër dhunës dhe vrasjeve pa marrë parasysh ku ndodhin ato, të protestosh për paqe në përgjithësi, në rregull, s'ka më mirë, ama të shkosh aq larg sa të të duket Liria e Kosovës gjysmake, është e neveritshme.

Mos jeto pa Palestinën, mos u mundo për së gjalli pa të, askush s'të ndalon t'ia bësh si Romeo, shkriju për dashni, çka po pret!

Por ajo nuk ia bën për Ty si Xhulieta, mjeranDashuria është shkalla më e lartë e inteligjencës, nuk është qysh po kujton Ti - vetëmohim.

Nëse dashuria është vetëmohim, pse pra s'po e mohon veten, por po pret që Liria e Palestinës të të vijë dhuratë nga qielli.

UÇK-ja me NATO-n kanë luftuar për Ty, qyrr, e Ti gjithë ditën i mban duart në prapanicë dhe e mohon Lirinë që në Kosovë e solli Perendimi!

Ti urdhëro, plotësoje Lirinë, kush po të ndal!

Pse s'po të duket atraktive për t'ia plotësuar Lirinë-Mitrovicës së Veriut, për shembull, ku pas luftës janë vrarë nga serbët dhjetëra shqiptarë dhe na kanë dëbuar qindra të tjerëve, pa gjë krye shpirti.

Nuk të duket Mitrovica interesante se Veriu të duket ortodoks Ty.

Aq merr vesh ti kah pëshurr pula sa që nuk e di se myslimanë e ortodoksë janë më jarana mes vete se katolikët me ortodoksë!

Gjynah për çiftin e tij që janë sakrifikuar UÇK-ja.

Thjesht gjynah.

Dhe nuk do ta kishin dhënë Lirinë e tyre, sikur ta kishin derdhur gjakun, djersën dhe paret e veta për këtë Liri, por çifti i tij e jep gjakun e dëshmorëve shqiptarë, pa dhimbtë, për një Liri që as nuk e njeh, as nuk i hyn në udhë.

Pse?

Sepse Liria e Kosovës i ka pikur prej qielli, dhuratë!

Ish zëvendësministri ‘godet’ krahun e luftës: UÇK-ja themelin e ka nga Jusuf Gërvalla


NGA: N.SH  

Jusuf Gërvalla

Në Kosovë, nuk pranohet vlerat e të tjerëve. Kështu po mendon ish zëvendësministri i MPB-së, dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai  thotë se, sikur të pranoheshin këto vlera, atëherë do të ishte dashur të pranohen vlerat e themeleve të UÇK-së, të cilat paraqiten nga Jusuf Gërvalla.

Tutje Tërnava ka mbrojtur fuqishëm ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.




“Sikur të ishim të vetëdijshëm si popull dhe ti pranonim vlerat edhe të tjerëve që kontribuojnë, atëherë ishte dashur të pranohet se vlerat e themeleve të UÇK-së, paraqiten në fillim me aktivitetin dhe kontributin e rrallë të familjes Gërvalla në krye me Jusuf Gërvallën, që në ato kohëra edhe të ish Jugosllavisë, ishte enigmë dikush të vepronte kundra ati regjimi, dhe si të tillë shërbimet sekrete të atyre kohërave të Jugosllavisë e patën likuidua Jusufin me vëllain e tij Bardhin dhe Kadri Zekën, prandaj Donika do ishte nderë që qysh nga lufta e këndej të ishte në institucionet e shtetit të Kosovës e jo të përbuzet si deri me tani”, thotë ai.

Ai thotë se, fatmirësisht që në këto zgjedhjet e fundit Donika Gërvallën populli e shpërblyen me votë dhe u bë deputete e parlamentit.

Image
Kolonel prof.Hajrullah Tërnava

“Tani në këtë Qeveri u emërua në krye të Ministrisë së PJ dhe Zëvendës Kryeministër e Qeverisë, një kontribuuese e kamotshme që edhe që jetojke jashtë Kosovës në Gjermani, asnjëherë nuk është ndalur me aktivitetet kombëtare qysh nga vitet e 90 e deri më tani, na kujtohen paraqitjet e saja në TV gjermane e sidomos të pasluftës kur folke për çështjen e Kosovës, dhe ndodhke që në ato paraqitjet televizive gjermane u ballafaqonte me përfaqësuesit dhe prijësit e Serbisë, dhe me fakte e argumente i lejke pa tekst për të këqijat kriminale dhe gjenocidin që ia kanë bërë Kosovës, përfaqësuesit serbë për gjatë luftës, dhe si ngadhënjimtare në ato duele edhe paraqitjet e saja në TV na e përmirësonin imazhin e shqiptarëve të Kosovës edhe të popujt tjerë në Gjermani”, pohon ai.


https://www.youtube.com/watch?v=dgbCkjP9d5k





Tërnava thotë se, është me u habitë me sjelljet e përfaqësuesve-prijësve të LDK-së, ndaj sajë, ku ajo ishte anëtarë e kësaj partie dhe me sjelljet e tyre që ishin të trishtuara ndaj sajë, na kujtohen ato intervenimet dhe ngrehjet zhag të saja nga ana e ruajtësve të rendit në mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm të vitit 2015.



https://www.youtube.com/watch?v=Kav0M6UCO3A


“Atëherë askush nga prijësit nuk u interesonte që ti dilke në krah asaj, por jepnin urdhra edhe ma të rrepta që mos ti lejohet hyrja në sallë, krejt kjo situatë e krijuar në këtë rast na jepte me kuptue se ata prijës të asaj partie ma të vjetër të pluralizmit politik shqiptar të Kosovës që ishte LDK-ja, e në këtë kohë kryetar i sajë ishte Isa Mustafa, që ishte dashur që Donika të shpërblehet me poste të larta për ato kontribute që rrallë kush që i kishte, e duke ia njohur babën e Donikës si kontribut dhënës të madhe për çështjen shqiptare e që edhe gjatë luftës ka pasur luftëtar që kanë qenë të frymëzuar nga veprimtarja e tij patriotike e Jusufit, dhe sikur që dihet se Jusufi është vra si atdhetar nga shërbimet sekrete të Serbisë”, shton ai.

Sipas tij, në krye të LDK-së, atëherë ishte Isa Mustafa, dhe kjo sipas tij moti ka qenë shërbëtor i armiqve tonë.

“Kur dihet karriera e Isa Mustafes në kohën e komunizmit, dhe kujt i ka shërbye ai në ato kohëra, por jo vetëm si anëtar i komunizmit që ka qenë, sepse atëherë shumica e shqiptarëve që punonin duheshin të ishin anëtar të asaj partie të PKJ-së, e që ishte si e vetmja parti, por disa nga ta ishin shërbëtor të ati sistemi në mënyra të ndryshme e sidomos ata që ishin në shërbim të sigurimit shtetëror e që kontribuonin për atë shërbim, dhe të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të atyre shërbimeve në ato kohëra, edhe sot janë të detyruar me punua për atë shërbim që tani është i Serbisë, sepse po nuk punuan për atë shërbim serb, ata janë në gjendje ti shantazhojnë për të gjitha të këqijat për të cilat i kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre vendit dhe kombit të tyre, sepse ai shërbim ka fakte dhe argumente si shërbëtor të ati shërbimi që ishin, dhe po u shantazhuan sikur në këtë mënyrë që e shpjegova, për ata shërbëtor do ishte ma e lehtë të bëjnë vetëvrasje se të jetojnë ma”, potencon eksperti i sigurisë.

Prandaj sipas tij, e keqja e kësaj kohe është që ata shërbëtor të shërbimeve sekrete të Serbisë, në kohëra tani të pas luftës janë ende në shërbim të ati shërbimi sekret, dhe tani kur po i shohim sjelljet e dyshimta edhe në poste të larta shtetërore dhe parlament, po na dalin të tillë shumë.

https://www.youtube.com/watch?v=lM2w7PcAQxs



“Vetë reagimet ndaj qëndrimit ligjor të Ministres Donika Gërvalla nga përfaqësuesit e PDK-së, po e konfirmojnë  këtë çka e thash më lartë, populli i Kosovës me vetë faktin që ia dha në mënyrë absolute votën kësaj Qeverie LVV dhe Vjosës, ata si të dëshpëruar deri me qeverisjet e deritanishme, tani po presin që po këta, që deri me tani ishin te pastër dhe në suaza ligjore e në shërbim të popullit, tani te ta i kanë shpresat se do ti luftojnë gjitha të këqijat sikur kanë premtua gjatë zgjedhjeve, dhe me ato të mira që do ia bëjnë vendit, tia kthejnë shpresën dhe dinjitetin e të jetuarit në Kosove qytetarëve të sajë. Edhe këtë Gjykatë Speciale të krijuar nga Parlamenti i Kosovës, e formuan vetë përfaqësuesit e PDK-së në krye me Hashim Thaçin, dhe bënin presion edhe atë me kërcënime ndaj deputetëve tjerë që të krijohet ky gjyq, dhe kush nuk e voton këtë gjyq e konsideronin tradhtar, e vetmja parti që nuk e votoj këtë gjyq ishte LVV, dhe tani bash ata që bërën atë presion për krijimin e këtij gjyqi, tani po bojnë çmos për ta asgjësue këtë gjyq që tani është tepër vonë. Vendimet e marra në parlament për pagesën e avokatëve që duhen ti mbrojnë të akuzuarit, të cilët janë milionerë, është diçka e pakuptimtë sepse të akuzuarit do të përgjigjen për vrasjen e shumë aktivistëve të LDK-se, që i bien se ata qytetar që iu kanë likfidue anëtarët e familjes, duhen me parat e tyre ti paguajnë vrasësit e familjarëve të tyre”, deklaron Tërnava.

Ai tutje shprehet se, pran këtyre fakteve dhe argumenteve, si mund të lejojnë disa nga deputetet e PDK-së, tani ta kërcënojnë Ministren Donika Gërvallën, dhe ta ofendojnë atë me fjalët më të ndyra kur dihet mirë e kaluara e sajë, dhe kontributi i sajë familjar.

“Ka deputet në Parlamentin e Kosovës që nuk kanë qenë të lindur fare në kohën e Jusuf Gërvallës kur ai kontribuonte si askush për çështjen kombëtare dhe si i tillë, u vra në Gjermani. Dhe ma në fund këtë Gjyqin Special a e kanë krjua kryesisht deputete e PDK-së, me seli në Hagë, që dihen me emra kush e ka votua këtë gjyq, pse tani ka nevojë të krijohen dyshime dhe kërcënime të tilla rreth sulmeve që iu bëhen Donika Gërvallës dhe Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për kinse akuzat ndaj UÇK-së, kur në Hagë janë vetëm disa nga ata të akuzuar si të dyshimtë, që ishin të përfshirë në luftë dhe do të shkojnë edhe disa të tjerë si të dyshuar, gjë që askush nuk po garanton se gjithsesi do të dënohen ata, sepse nëse nuk kanë bërë vepra të dënueshme ata do te lirohen, dhe në të kundërtën edhe nëse dënohen ata, paskan krye ato vepra kriminale për të cilat po dyshon Gjyqi Special, prandaj në të mirën e popullit është e sidomos të atyre që me vite i presin zbardhjet e vrasësve të familjareve të tyre. Kurse njollosja për UÇK-në, do të ishte sikur tu burgoseshin të gjithë luftëtaret-veteranet e luftës pa fakte dhe argumente, por deri nuk është kjo ne pyetje, assesi nuk duhet të përballet UÇK-ja me ato ngarkesa, dhe te gjithë pjesëtarët e sajë duhen të jenë krenar që i kanë takua këtyre njësive luftarake, prandaj pasi të mbaron gjykimi i të dyshuarve, atëherë do shihet qartë se disa në numër të vogël paskan bërë ato vepra kriminale për të cilat duhen të përgjigjen dhe të dënohen, dhe në këtë mënyrë tani do të është e pastruar UÇK-ja në tërësi, dhe vetëm atëherë do të krenohen ata luftëtarë të pastër që i kanë sakrifikua jetërat e tyre për atdheun e tyre të shenjët Kosovën”, përfundon Hajrullah Tërnava.



Çdo ditë e më “larg” BE-së, paralajmërimi që “dridh” Serbinë, ja çfarë e pret nga shteti i Kosovës shumë shpejt

 

NGA: M.H. 
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti, foto ilustrim 

Kosova dhe Serbia priten të rifillojnë dialogun në qeshor të këtij viti.

Ishte përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, I cili njoftoi se në qeshor do të rinis dialogu mes dy shteteve.

Pavarësisht kësaj, Serbia ende po vazhdon të provokoj shtetin e Kosovës me deklarata të ndyrshme.

I fundit që lëshoi një deklaratë provokuese për Kosovën ishte Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq i cili tha ditë më parë se askush nuk mund të presë nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nëse dikush pret nga Serbia që thjeshtë ta njoh pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë, atëherë nuk do të ndodhë kjo. Nuk është e lehtë. Ne besojmë se mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje mund të jetë nëpërmjet kompromisit, por këto kompromise nënkuptojnë se të dyja palët në këtë proces nuk do të jenë plotësisht të kënaqura dhe asnjëra palë nuk do të marrë çdo gjë”, ka thënë Selakoviq në një intervistë.

Në lidhje me këtë temë Mirsad Voca, doktor shkence dhe ligjërues i gjeopolitikës në Paris,  u shpreh se qëndrimi politik serb ndaj Kosovës është I njejti me atë të viteve të 1990-ta mirëpo që Kosova nuk duhet të merret shumë me deklarata të zyrtarëve serbë.

Image
Mirsad Voca

“Qëndrimi politik serb ndaj Kosovës por dhe rajonit është i njëjtë me atë të viteve të 1990-ta dhe Kosova nuk duhet të merret shumë me deklarata tashmë të njohura të zyrtarëve serb.

Serbia nuk do të mund të afrohet me BE, pa e njohur Kosovën, dhe kjo është mjaft mirë e qartësuar nga BE dhe SHBA”, tha Voca.

Tutje, ligjëruesi shton se Serbia edhe zyrtarët serbë nuk po arrijnë të shohin realitetin për Kosovën dhe merren me këto lloj deklaratash.

Gjithashu shton se fryma e politikës së Serbisë nuk përkojnë me frymën e shteteve perëndimore apo në BE.

“Zyrtarët serb vazhdojnë me diskurse agresive ndaj Republikës së Kosovës, dhe ky qëndrim nuk do e afroj Serbinë me BE. Ata vazhdojnë me politiikën e tyre të vjetër sepse nuk dijnë dhe nuk dëshirojnë ndryshe.

Ti rezistosh realitetit të ri në Ballkanin perëndimor është një humbje kohe dhe stagnim në proceset integruese euroatlantike dhe për këtë mbanë barrën Shteti serb, politika e të cilit nuk dëshiron orientim në frymën e shteteve perëndimore apo në BE”, u shpreh Voca.

Profesoi nga ana tjetër thotë se shtet serb nuk shkëputet nga e kaluara e saj, nuk gjen dhe kthen trupat e personave të zhdukur që nga viti 1999, nuk dëmshpërblen dhe njeh Kosovën.

Voca paralajmëron Serbinë që do ta pres një padi e rëndë për veprim gjenocidi nga Kosova dhe duhet të jetë e fokusuar në këtë drejtim.

“Kosova në dialog me Serbinë nuk ka çfarë të negocioj as për fqinjësi të mirë si dy shtete që duan të integrohen në BE, po që se ky shteti serb nuk shkëputet nga e kaluara e saj, nuk gjen dhe kthen trupat e personave të zhdukur që nga viti 1999, nuk dëmshpërblen dhe njeh Kosovën dhe nuk kërkon falje për dëmet e luftës. Për më tepër, Serbinë e pret një akuzë tjetër e rëndë për veprim gjenocidial ndaj Kosovës pranë Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë. Këto janë parime dhe elemente mbi të cilët Kosova duhet përqëndruar, pa u fokusuar në diskursin e kahmotshëm politik agresiv serb me tipare hegjemonike”, nënvizon  Mirsad Voca .

Gjenerali amerikan Howell që çoi drejt vdekjes liderin e ISIS’it

 


Një komandant i ushtrisë amerikane, nga Kentucky është identifikuar si një nga drejtuesit  i misionit që ndihmoi për të vrarë liderin e ISIS’it Abu Bakr al-Bagdadi

Gjenerallejtënant Scott Howell, nga Cadiz, Kentucky, i është besuar, të ndihmojë në planin dhe të drejtojë bastisjen dramatike për të vrarë al-Bagdadi në Siri natën e së shtunës.

Al-Bagdadi hodhi veten në erë pasi u rrethua nga forcat amerikane, teksa ndodhej në një tunel brenda kompleksit të tij në Siri.

Kongresmeni i Kentucky James Comer lavdëroi gjenerallejtënant Howell të për udhëheqjen e misionit.

https://www.gazetaexpress.com/

Rrëfen Imami, Policia e AKI’ja po na mbikëqyrin nëpër xhami

 Duket se institucionet e sigurisë po përkujdesen që të përgjojnë edhe institucionet fetare.

Fadil Musliu, imam nga Prishtina, e ka thënë këtë në emisionin Zona Express.

Klikoni për detaje në videon e mëposhtme.

https://www.gazetaexpress.com/l

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...