Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/15

NATO dhe UNMIK deklarohen për paralajmërimin e Vuçiqit

Një zyrtar i NATO-s tha për Radion Evropa e Lirë se për tërheqjen eventuale të trupave të KFOR-it nga Kosova, paraprakisht duhet një dakordim i aleatëve. "Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë. Në përgjigjen e NATO-s është thënë se aleanca veriatlantike ka kontribuuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vjet dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për rajonin. “Misioni ynë i KFOR-it ka për bazë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s. NATO dhe UNMIK deklarohen për paralajmërimin e Vuçiqit Një zyrtar i NATO-s tha për Radion Evropa e Lirë se për tërheqjen eventuale të trupave të KFOR-it nga Kosova, paraprakisht duhet një dakordim i aleatëve. "Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë. Në përgjigjen e NATO-s është thënë se aleanca veriatlantike ka kontribuuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për shumë vjet dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për rajonin. “Misioni ynë i KFOR-it ka për bazë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s. Ilustrim. LEXONI EDHE KËTË: UNMIK-u vazhdon rolin ndërmjetësues mes Kosovës dhe INTERPOL-it Ndërkaq, zëdhënësja e UNMIK-ut, Sanam Dolatshahi, tha për Radion Evropa e Lirë se për ndryshimet eventuale të prezencës në Kosovë së forcave ndërkombëtare të sigurisë, kërkohet vendim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përcakton mandatin e prezencës civile ndërkombëtare dhe të asaj të sigurisë në Kosovë, prandaj çdo ndryshim në mision duhet të bëhet me vendim të Këshillit të Sigurimit”, tha Dolatshahi. Misioni i Përkohshëm i OKB-së, UNMIK-u u vendos në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe. Ky mision është vendosur në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999 dhe e cila është ende në fuqi. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, UNMIK-u ia ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Në shkurt të vitit 2019, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se institucionet e Kosovës nuk kanë komunikim me misionin e UNMIK-ut, duke shtuar se Kosova nuk sheh “asnjë interes që Kombet e Bashkuara t’i përfaqësojë një strukturë që quhet UNMIK”. Megjithatë, Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme kishin thënë se kanë komunikim me UNMIK-un dhe bashkëpunojnë me këtë mision për fushën e sigurisë. UNMIK-u shërben si ndërmjetësues mes institucioneve të Kosovës dhe INTERPOL-it. Ndërkaq, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, po ashtu është vendosur në Kosovë më 12 qershor, 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova. Fillimisht, ishin rreth 50,000 mijë ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet që janë pjesë e aleancës së NATO-s. Aktualisht, në Kosovë janë rreth 3,500 trupa të KFOR-it.

Çfarë qëndron pas përleshjeve në Jerusalem?

Disa javë të përleshjeve të dhunshme në Jerusalemin Lindor kanë nxitur luftimet më të ashpra në vitet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës. Në qendër të dhunës, që ka lënë të vdekur dhjetëra persona, janë tensionet në mes të izraelitëve dhe palestinezëve për Jerusalemin, në të cilin gjenden zonat e shenjta për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët. Ndërkohë që të dyja palët janë të vendosura për të vazhduar luftimet, më poshtë janë të renditur disa faktorë që kanë nxitur përshkallëzimin e situatës.Protestat në Ramazan, dëbimet në Jerusalem Prej nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit, në mesin e muajit prill, palestinezët janë përballur gati çdo natë me policinë izraelite në Jerusalemin Lindor, e cila ka vendosur kufizime për organizime në mbrëmje në zonën e vjetër të qytetit.Palestinezët kanë thënë se kufizimet kanë pasur synim bllokimin e organizimeve të tyre. Policia ka thënë se ka pasur qëllim të ruajë rendin. Tensionet kanë qenë të larta edhe për shkak të një rasti ligjor, që mund të rezultojë me dëbim të shumë familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre, ashtu që hebrenjtë – me përkrahje të gjykatës izraelite – të mund të banojnë aty. Dhuna është përhapur shpejt në zonën e vjetër të qytetit, ku gjendet xhamia Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, njëherësh hapësira më e ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez. Palestinezët kanë thënë se kufizimet kanë pasur synim bllokimin e organizimeve të tyre. Policia ka thënë se ka pasur qëllim të ruajë rendin. Tensionet kanë qenë të larta edhe për shkak të një rasti ligjor, që mund të rezultojë me dëbim të shumë familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre, ashtu që hebrenjtë – me përkrahje të gjykatës izraelite – të mund të banojnë aty. Dhuna është përhapur shpejt në zonën e vjetër të qytetit, ku gjendet xhamia Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, njëherësh hapësira më e ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.Qindra palestinezë janë plagosur në luftimet me policinë në dhe rreth pjesës së vjetër të qytetit, në kohën e fundit.“Linja e kuqe” Udhëheqësit islamistë të Gazas, Hamasi dhe grupe tjera militante në këtë enklavë, kanë paralajmëruar vazhdimisht Izraelin se luftimet në Jerusalem përbëjnë kalim të “linjës së kuqe” dhe janë zotuar për hedhje të raketave nëse policia izraelite nuk ndal bastisjet në zonën afër Al-Aksas. Teksa Izraeli ka shënuar pushtimin e Jerusalemit Lindor në luftën e vitit 1967 me një marsh të hënën e kësaj jave, Hamasi dhe grupi militant Xhihadi Islamik kanë nisur raketa drejt Jerusalemit dhe lagjeve në afërsi. Izraeli “ka nisur zjarr në Jerusalem dhe Al-Aksa dhe zjarri është zgjeruar në Gaza, andaj është përgjegjës për pasojat”, ka thënë lideri i Hamasit Ismail HaniyeIzraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit në Gaza. Luftimet midis forcave izraelite dhe grupit militant u përshkallëzuan qysh më 10 maj. Që nga ajo ditë, së paku 56 palestinezë janë vrarë në Gaza - në mesin e tyre 14 fëmijë, thanë autoritetet shëndetësore. Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në Izrael, thanë zyrtarët shëndetësorë atje. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se komandanti i brigadës për qytetin e Gazës është në mesin e pjesëtarëve të vrarë të Hamasit. “Ky është vetëm fillimi. Ne do t'i godasim ata ashtu siç nuk mund as të ëndërrojnë”, tha ai. Menjëherë pas njoftimit, Hamasi sulmoi me raketa qytetin izraelit të Ashodit, ndërsa mediat izraelite thanë se ushtria po përgatitet për sulme të reja në zonën e Tel Avivit. Hamasi, i cili kontrollon Gazën, konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të “udhëheqësve të tjerë”. “Përballja me armikun është e hapur”, tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh. Çfarë qëndron pas përleshjeve në Jerusalem? Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë. Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Bregun Perëndimor, si dhe në qytete të tjera izraelite me popullsi të madhe arabe. “[Situata] po përshkallëzohet drejt një lufte në shkallë të plotë”, tha të mërkurën i dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por shtoi se populli palestinez gjithashtu ka të drejtë në siguri.

Shefi i OBSH-së: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm

Ai ka shtuar: “Çfarë kemi parë në Kinë, dhe për çfarë jam i bindur, ashtu sikur edhe shumë kolegë të mi është se sapo të anulohen masat për mbajtje të distancës dhe qëndrim në shtëpi – kur të kthehet sërish rutina e punës dhe njerëzit t’iu kthehen planeve të tyre, dhe të jenë në aeroplanë, trena, metro, autobusë dhe hapësira të popullura, koronavirusi do të kthehet edhe në Kinë”.

Jeta në "izolim"

“Sfida kryesore në këtë pikë është se intervenimet jofarmaceutike (ose ilaçet nëse janë të qasshme) duhet të ruhen – për aq kohë sa virusi është duke qarkulluar në popullsi apo derisa të zbulohet vaksinë”, është thënë në raport. Michael Osterholm, që ka paralajmëruar më 2017 në librin e tij, Armiku më Vrasës: Lufta Jonë Kundër Mikrobeve Vrasëse, se koronaviruset si SARS dhe MERS kanë qenë “paralajmëruese të gjërave që mund të vijnë”, javën e kaluar e ka cilësuar situatën me Covid-19 si “tentim për të ndalur erën”.

Para dhe pas shpërthimit të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje zyrtarëve që të “monitorojnë me kujdes heqjen e masave kufizuese dhe organizimin e tubimeve publike”, për shkak të mundësisë së mbetjes së ndonjë zinxhiri të përhapjes së sëmundjes Covid-19. Kjo Organizatë ka thënë mes tjerash se zyrtarët duhet të tregojnë “gatishmëri për të reaguar menjëherë në rast të raportimit të ndonjë rasti të ri me Covid-19, pas heqjes së masave kryesore në kuadër të strategjisë së kontrollit”. Ekipi i Kolegjit Imperial në Britani, raporti i të cilit më 16 mars ka shtyrë qeveritë në Shtetet e Bashkuara dhe Britani për të marrë më shumë masa, me qëllim të luftimit të virusit, po ashtu ka paralajmëruar për cenueshmërinë e përpjekjeve për “shtypje” të virusit përmes të ashtuquajturave intervenime jofarmaceutike, siç është vetizolimi dhe mbyllja e zonave ku mund të grumbullohen personat.

Vetëm një betejë

Misioni i kryer me qëllim të “uljes së numrit të tasteve me Covid-19 në gjithë Kinën është i vërtetë”, dhe statistikat e javës së kaluar duket se vërtetojnë këtë gjë. Megjithatë, mbetet pikëpyetje deri kur do të vazhdojë kjo situatë në Kinë, teksa pjesa më e madhe e botës është duke tentuar të luftojë përhapjen e pandemisë. Më 19 mars në Vuhan nuk është raportuar për asnjë rast të lokal të prekur për të dytën ditë me radhë. Disa prej zonave në Provincën Hubei u është hequr masa e izolimit javën e kaluar si dhe janë hequr kufizimet e udhëtimit.

Si të ndihmoni fëmijët të përballen me stresin gjatë shpërthimit të koronavirusit?

E përditshmja amerikane The New York Times ka kalkuluar që të paktën 760 milionë kinezë kanë qenë subjekt i një shkalle të izolimit nëpër shtëpi. Identifikimi i fytyrës, inteligjenca artificiale dhe përpjekje tjera për të siguruar “të dhëna” kanë qenë në fokus për atë arritur atë që OBSH-ja e ka përshkruar si “ndjekje e kontaktit dhe menaxhim të popullsisë primare”. Organizata Ndërkombëtare, Human Rights Watch është ankuar publikusht për izolimin e rëndë në Kinë, ndalimet arbitrare dhe lloje tjera të brutalitetit, duke përfshirë edhe një listë të viktimave të paqëllimta, duke përmendur një djalë me nevoja të veçanta, i cili ka vdekur si pasojë e neglizhimit, meqë familjarët e tij kanë qenë subjekte të karantinës së dhunshme. Kjo Organizatë pati bërë thirrje për përmbajtje nga Pekini në një raport të publikuar më 30 janar me titullin, Kina: Respektoni të Drejtat e Njeriut teksa i përgjigjeni koronavirusit. Ndërkohë kanë filluar që të bëhen publike tregimet, kur ishin përfshirë lloje të ndryshme të vëzhgimit të qytetarëve në Kinë. Një pronar i një restoranti në Hubei është vizituar në orët e vona të natës nga një polic - pasi ai kishte shkuar nga zona e shpërthimit në shtëpinë e tij në Siçuan – për ta urdhëruar që të mbyllet në karantinë për dy javë, pati raportuar, Al-Jazeera. Kur ai ka shkuar për të blerë perime, ai është parë nga kamerat e vëna në lagje dhe pajisjet për identifikim të fytyrës. “Këto masa nuk janë strikte” Franca e deri në Republikën Çeke, madje edhe në Itali, zyrtarët jashtë Kinës janë përballur me dilemat në mes të nevojës për monitorim dhe “distancimit shoqëror”, por dhe masave tjera mbrojtëse në njërën anë dhe dhe hezitimin për të mos tingëlluar si shumë të vrazhdë në anën tjetër. Gjatë një vizite informuese në veri të Italisë më 19 mars, një zyrtar i Kryqit të Kuq Kinez, Sun Shuopeng, ka përmendur “trendin në ulje” të rasteve të të infektuarve në Vuhan, pas një muaji prej kur kishin filluar së aplikuari politikat e izolimit. “Këtu në Milano, në zonën e prekur më së keqi nga Covid-19”, ka thënë ai “nuk ka masa të ashpra të izolimit”.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...