Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/17

Ismail Kadare: “Albin Kurti është shpresa e vetme për Kosovën, drita e vetme…”

Ismail Kadare është shkrimtari me i madh i letërsisë shqipe dhe jo vetëm, ai gjithashtu është kandidat i çmimit nobel në letërsi.

I pyetur për zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër ai ka thënë se e sheh të Albin Kurti shpresën e vetme për Kosovën.


Shumë përpara divorcit, Bill Gates kishte një reputacion për sjellje të dyshueshme me punonjëset

Kur Melinda French Gates vendosi t’i japë fund martesës së saj 27-vjeçare me Bill Gates, burri i saj njihej publikisht si pionier i programeve kompjuterike, miliarder dhe filantropist global. Por në rrethe të tjera Bill Gates kishte krijuar një reputacion për sjellje të dyshueshme në ambjentet e punës, dhe këto të fundit po marrin vëmendje tani gjatë divorcit të një prej çifteve më të fuqishme të botës. Në 2018, zonja French Gates nuk ishte e kënaqur me trajtimin që burri i saj po bënte ndaj një pretendimi për ngacmim seksual nga financieri i vjetër i Bill. Kur zoti Gates lëvizi për ta mbyllur çështjen në mënyrë konfidenciale, zonja French Gates insistoi për një hetim të jashtëm. Por menaxheri i tij Michael Larson, mbetet në vendin e tij të punës. Në të paktën disa raste, zoti Gates kishte përndjekur femra që punonin për të në kompaninë Microsoft dhe në fondacionin Bill e Melinda Gates, sipas personave me njohuri për çështjen. Në vitin 2019, bordi i drejtorëve të Microsoft, ku merrte pjesë dhe zonja Gates, hapi një hetim për një nga rastet kur Bill raportohet se “kishte kërkuar marrëdhënie intime me një punonjëse në vitin 2000,” tha dje Frank X. Shaw, zëdhënës i Microsoft. Një vit më vonë zoti Gates dha dorëheqjen nga bordi Microsoft. “Ka pasur një çështje para 20 vjetësh që u mbyll në mënyrë miqësore,” tha Bridgitt Arnold, zëdhënësja e Gates. “Vendimi tij për largimin nga bordi nuk kishte lidhje me këtë çështje”, shtoi ai. Dhe më pas është çështja e Jeffrey Epstein, me të cilin Gates ishte njohur që prej vitit 2011, tre vjet pas akuzave të para për trafik seksual ndaj Epstein, dhe nxitje të prostitucionit nga vajza minorene. Zonja French Gates kishte shprehur sikletin e saj për shoqërimin e të shoqit me një shkelës seksual të dënuar, por zoti Gates vazhdoi ta bënte këtë. Kështu që kur në vitin 2019, marrëdhënia mes Gates dhe Epstein doli në syrin e publikut, zonja French Gates nisi procedurat e divorcit duke u konsultuar me avokatët, procesi që kulminoi këtë muaj me njoftimin zyrtar. Shumë burime thonë se zoti Gates është përfshirë në disa marrëdhënie në ambjente pune, që nuk i shkojnë per shtat drejtuesit të një prej kompanive më të mëdha të botës dhe një prej filantropëve më me influencë. Zoti Gates e zonja French Gates takoheshin në punë dhe teknikisht ai ishte shefi i saj. Ai drejtonte grupin Microsoft, ku ajo kishte nisur të punonte prej vitit 1987. Gjatë marrëdhënies së tyre ata shpesh përmendin detaje romantike të lidhjes së tyre. Por pas martesës së tyre në 1994, Gates raportohet se nisi ‘ndjekjen’ e grave nëpër zyrat e tij, siç ishte rasti i vitit 2006, kur pas prezantimit të një punonjëse të Microsoft, Gates, i kërkoi asaj të dilnin për darkë bashkë. “Nëse kjo të vë në siklet, hiqu sikur nuk ka ndodhur kurrë”, i shkruante ai mes të tjerash punonjëses së tij.

Prsidenti serb Aleksandër Vuçiç ha byrek përpara takimit me Kurtin: Do jetë javë e vështirë!

Përmes një fotoje në profilin e tij në Instagram, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tregoi sesi po përgatitet për javën e ardhshme, kur e pret një darkë pune në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. “Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme e besoj dhe të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Europën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në krah të fotos. Takim joformal, i thirrur nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell shihet si një zhvillim i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve. Ai do të përbëjë të parën herë që Vuçiç dhe kryeministri Kurti takohen përballë. Një ditë më parë, presidenti serb iu rikthye temës së ndryshimit të kufijve, duke thënë se është kundër saj, por shtoi se një ide e tillë do të mund të gjente zbatim nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër. Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Covid shpejton plakjen/ Të sëmurët pas shërimit shfaqin probleme serioze në lëkurë

Pacientët, të cilët kanë kaluar Covid-19, përveç patologjive të tjera, të cilat u janë rendur po manifestojnë edhe probleme serioze në lëkurë deri dhe plakje të saj. Mjekja dermatologe Monika Fida thotë se ka një numër të konsiderueshëm pacientësh të cilët paraqiten për vizitë për shkak të ndryshimeve që kanë pësuar në lëkurë post Covid. Mjekja dermatologe Fida sugjeron të gjithë ata që kanë kaluar Covidin të konsultohen me dermatologët pasi përveç patologjive për të cilat ata kanë vuajtur më parë, si ekzemat dhe të tjera që janë agravuar, ka pacientë tek të cilët janë shfaqur rishtas sëmundje të lëkurës. Por, ndërkohë që janë vënë re dëmtime të thonjve dhe të flokëve. Si për plakjen e lëkurës por edhe për sëmundjet e saj ndikon se në çfarë gjendje e kanë kaluar sëmundjen e Covid qytetarët, pasi sa më rëndë ta kenë kaluar aq më shumë pasoja post Covid manifestojnë.

Alergjikët duhet të vaksinohen/ Por para vaksinimit duhet të bëjnë testin se nga çfarë kanë alergji

Personat alergjikë janë ata të cilët janë të pasigurtë dhe druajnë të marrin vaksinën antiCovid. Madje, kjo është pyetja që ata nuk reshtin ta bëjnë sapo takojnë një mjek. Por, alergologu Mehmet Hoxha, mjek në shërbimin e alergologjisë në spitalin francez, në QSUT, thotë se çdo pacientë që ka alergji nga polenat, ushqimet apo medikamentet duhet të vaksinohet. Kur shkon për tu vaksinuar në pyetësor ka një pyetje nëse je alergjik i formës së lehtë, të mesme apo të rëndë. Por, ne të gjitha rastet ka një zgjidhje, thekson Prof. Hoxha, mjafton të konsultohesh me mjekun alergolog. Sipas tij një personi alergolog mund ti duhet thjesht të bëjë një përzgjedhje të vaksinës, nëse ai është alergjikë ndaj disa substancave që gjendet tek parfumet apo edhe medikamentet. Pacientë alergjikë, më parë duhet të bëjnë testin e alergjisë për të vërtetuar ekzaktësisht se kush ia shkakton alergjinë. Jo të gjithë pacientët alergjikë do të duhet të përzgjedhin llojin e vaksinës që duhet të aplikojnë.

Masakër mbi palestinezët/ Erdogan kërkon ndihmën e Papës-sanksione Izraelit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi Papa Françeskut të ndihmojë në mobilizimin e botës për të miratuar sanksione kundër Izraelit për "masakrën" e tij ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës. Turqia ka shtuar angazhimin diplomatik për situatën në Gazaa dhe telefonata midis Erdoganit dhe Papa Françeskut u zhvillua në këtë vijë. Erdogan i tha Papa Françeskut se "palestinezët do të vazhdojnë t'i nënshtrohen një masakre nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon Izraelin me sanksione", tha presidenca turke. Sipas Turqisë, mesazhet e Papës janë të një rëndësie të veçantë për të “mobilizuar botën e krishterë dhe bashkësinë ndërkombëtare". Të dielën, Papa Françesku, tha se humbja e jetëve të pafajshme në Gaza ishte "e tmerrshme dhe e papranueshme".Erdogan, i cili ka mbështetur çështjen palestineze gjatë qeverisjes së tij 18-vjeçare, ka folur vazhdimisht kundër veprimeve të Izraelit. Ai i tha Papës se "i gjithë njerëzimi duhet të jetë i bashkuar kundër" Izraelit. Në përpjekje për të marrë mbështetje ndërkombëtare për sanksione të mundshme ndaj Izraelit, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu bisedoi me homologun e tij britanik, Dominic Raab. Cavusoglu i tha Raabit se është "thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të bëj një reagim të fortë" ndaj agresionit të Izraelit, tha një burim i ministrisë së jashtme turke.

Kosova i del në krah Izraelit: Ka të drejtë të mbrohet nga Hamasi!

 

Përmes një deklarate të ministrisë së jashtme, Kosova e bëri të qartë se në cilën anë rreshtohet në konfliktin mes izraelitëve e palestinezëve, i cili shpërtheu sërish duke i dhënë fund një periudhe qetësie.

Në deklaratë thuhet se “Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë popullin e tij kundër 2,000 raketave të shkrepura ndaj civilëve, vetëm nga Hamasi”. Ky ishte reagimi i parë zyrtar i Kosovës, që prej përshkallëzimit të dhunës mes Izraelit dhe grupit militant që udhëheq me Rripin e Gazës. Në reagimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se Hamasi po i mban civilët palestinezë si pengje të luftës së tij, ndërsa bëhet thirrje për ndalimin e dhunës dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore.

Vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit shkurtin e këtij viti, Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që e hidhte një hap të tillë.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës u tha atëherë se vendosja e selisë së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem bazohej në Marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit dhe zotimit të qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë izraelite dhe administratës amerikane si dhe veprimet e ndërmarra nga 1 shkurti.

Palestina ndërkohë nuk e njeh Kosovën, por e konsideron pjesë të Serbisë.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...