Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/20

Ambasadori i Izraelit në Beograd “dridhë“ Vuçiqin: Puna e Kosovës është punë e kryer

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 4 shtator dhe se puna e njohjes reciproke më nuk është çështje diskutimi. Vilan ka thënë se tashmë Izraelit i mbetet të shohë se si një v eprim i tillë të mos ndikojë në raportet në mes të Izraelit dhe Serbisë. “Nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën, sepse Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator, dhe tashmë na mbetet të mos lejojmë që një v eprim i tillë të ndikojë në raportet në mes të Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan, shkruan N1, transmeton Gazeta Express. Tutje Vilan ka thënë se Izraeli s’ka nënshkruar asgjë në Izrael dhe që s’ka qenë pjesë e Samitit në Washington, derisa shton se njohjen reciproke e ka mirëpritur kryeministri izraelit. Ambasadori izraelit ka treguar se Vuçiqit nuk i ka pëlqyer vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se nuk mbështet një vendim të tillë të Izraelit. Megjithatë, Vilan thonë se Izraeli është shtet i pavarur dhe se vendimi për njohjen e Kosovës është vendim shtetëror.

Tomë Gashi: Kallëzim penal dhe padi për Dick Martyn e Carla Del Ponte, për njollosjen e UÇK-së

Avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se është duke përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zvicëran Dick Marty, ish- kryeprokurores Carla Del Ponte si dhe Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuader të UNMIKU-t. “Në cilesinë e avokatit dhe sipas autorizimit të z.Mersin Katuçi është duke u përgaditur kallezim penal si dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty i cili kishte shkuar në menyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtepinë e z.Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqiperise, edhe pse në shtepinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnje prove per trafikim te organeve njerezore, Dick Marty e mashtroi-e vuri ne lajthim Keshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetare te UÇK-se gjatë luftes dhe pas perfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb, rom, në menyre të kunderligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrare, dhe u kishin hequr organet trupore per trafikim nderkombetar”, ka shkruar Gashi, transmeton IndeksOnline. “Kallezim penal dhe padi civile do te ushtrohet edhe kunder ish Kryeprokurores te Tribunalit te Hages znj.Carla Del Ponte, sepse ne librin e saj perdori te dhena të rrejshme per krimet e pretenduara te UÇK-se e qe ishte shfrytezuar nga Dick Marty per raportin e tij famëkeq”, shtoi ai. Njoftimi i tij i plotë: Kallezim penal do te ushtrohet edhe kunder Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyres per persona të zhdukur dhe mjekesi ligjore ne kuader te UNMIKU-t i cili poashtu ne menyre te pa autorizuar-klandestine kishte shkuar tek shtepia e familjes Katuçi, ne kerkim te provave per trafikim te organeve njerezore te cilat kurre nuk kishin ndodhur. Raporti i rrejshem i Dick Martyt vuri ne lajthim Këshillin e Evropes i cili autorizoi prokurorin amerikan ne kuader të EULEX-it Clint Ëilliamson qe të hetoj keto pretendine, dhe 82 deputet e Republikes se Kosoves në gusht të vitit 2015, u vunë në lajthim pa e poseduar fare raportin e Clint Ëilliamson, votuan Gjykaten Speciale. Raporti i Clint Ëilliamson nuk vertetoi pretendimet e rrejshme te Dick Martyt. Institucionet e Kosoves dhe të Shqiperise duhet të kerkojnë raportin e Prokurorit Clint Williamson, dhe meqenese në atë raport nuk janë vertetuar pretendimet dhe deklarimet e rrejshme të Dick Marty dhe me kete jane venë në lajthim deputetet e Kuvendit te Kosoves, kur votuan Gjykaten Speciale, atehere duhet qe te fillojne procedurat ligjore për zhberjen-anulimin e Gjykates Speciale të krijuar me shpifje dhe deklarime te rrejshme. Është detyrë e Shqiperisë dhe e Kosoves qe ta dijnë të verteten dhe e verteta është se gjithqka ishte aranzhuar rrejshem nga Dick Marty, pasojat e të cilave janë Gjykata Speciale, eshte njollosur i gjithe kombi shqiptar me genjeshtra te Dick Martyt. Është njollosur Kosova në veqanti dhe posaqërisht ish pjesetarët e UÇK. Është obligim që e verteta të vie në vend, është obligim që të paditet Dick Marty dhe të tjeret për njollosje të kombit shqiptar të Kosoves, të pjesetareve të UÇK dhe të familjes Katuçi. Ja qfarë thonë familja Katuçi, me datë 07.03.2021 -Dick Marty përgaditi nje raport dhe hodhi një akuzë perseri ndaj kesaj familje pa u bazuar ne asnje dokomuent. Kontrolli ështe ushtruar në mënyrë të pa ligjshme pa asnje vendim prokurorie ne teritorin e shtepise sime. Ndoshta keto gjera shteti shqiptar i di por i mbanë shume sekret, këto ndoshta mund ti di ish prokurori Arben Dyla, dhe inspektori i policise se zones Astrit Perleshi. Në keto rrethana Dick Marty ishte lejuar nga policia dhe një ish perfaqesues i parlamentit Shqiptar pa autorizim për kontrollë. Dick Marty ishte në makine i maskuar, ne dhe gjithë zona i kemi zenë në prite, eshte njoftuar policia dhe prokuroria dhe i gjithe shteti shqiptare, menjehere ka ardhe policia dhe i ka nxjerre. Mua me është pergaditë një procesverbal që kinse kam bllokuar autoritetet e huaja. I kemi kerkuar shtetit shqiptar dhe gjithe botes drejtesi dhe çdo akuze qe mund te hidhet ndaj UÇK-së unë e deshmoj që ketu as ushtaret e UÇK-se as Kosovaret në këtë zonë nuk kanë kaluar dhe për këtë mbaj përgjegjësi ligjore deri ne fund. Kërkoj të perballem siç perballet Hashim Thaçi dhe të tjeret në Hagë, për të vërtetuar një të pa vertetë qe është berë ndaj familjes sime. -I pyetur se a ka ardhë Hose Pablo Baraybar në kuader te UNMIKUT dhe çka ka kerku ai ? “Ka kerkuar nje shtepi me qera këtu kinse per rrugen e Arberit, ai ka ikur dhe te nesermen ka vazdhuar po te njejten internarë…” Gjatë kontrollit që është berë kane dashur t’i zhfarosin eshtrat e banorëve të fshatit nga varezat. Nuk e di pse shteti shqiptar i ka lejuar pa autorizim ?! -A e keni pare Dick Martyn? “ Po, pasi kemi debatu ai ka qene ne makine, ka dal perkthyesi e kam pyetur kush je ti, ai ka thene jam perkthyes dhe ul koken per mos me u pa. Na kapnin per krahu na thonin se do te ju qojme ne burg, ne i pyetnim pse, thonin se ne kemi blloku rrugen. Ne ate moment policia ka marre Vershin, Marsinin, vellaun e tij dhe nje nip tonin dhe i kane qu ne Polici. Mua me kane kap per krahu policia e Burrelit. Te huajt jane futur brenda me prokurorin me force, kane marre me prishe dyshemene, kane prish rrobat tona, dhe na kane nxjerr jashte ne ftohte, ishte shume ftohte, 4Shkurt. Kane hedh kemikale edhe ne buke. Kane pyetur per disa njolla te gjakut i kam tregu qe kam lind femije dhe kemi pre mishin.Kane gjetur nje mbulese buke, me kane pyetur per cka e perdorni kete?”. -Per sa kohe ju mbajten jashte shtepise? -Per 10 ore. -A ju dhane vertetim per bastisje ? -Jo, na kane rrethu policia. -A ju dhane ndonje raport te Dick Martyt apo prokurorit Clint Ëilliamson? -Jo, asgje. -Pas 16 viteve a tentoi shteti shqiptar se paku te ju kerkoj falje qe i ka leju? -Jo. -Dick Marty ne menyre te rrejshme ka perpiluar nje raport kinse ne shtepine tuaj ka ndodhur trafikim i organeve njerezore. Ne 2015 u formua Gjykata Speciale, tani kemi 7 pjesetar te UÇK-se qe jane ne paraburgim ne Hage. A e dini qe eshte demtuar Kosova dhe UÇK-ja, a kerkoni qe kjo te zbardhet ? -Po ne kerkojme nga drejtesia nderkombetare qe kjo te zbardhet perpos per UÇK dhe Kosoven edhe per familjen time. -Ne te gjithe e dijme qe ketu nuk ka ndodhur asgje,a mendoni qe duhet ti padisim te gjithe ata? -Po perpos tjerash edhe lufta e UÇK-se te dal e drejte. -Te varrezat qe deshen me i zhvarrose, a reagoi u gjithe fshati apo vetem ju? -Gjithe fshati. -A nuk doli asnje avokat shqiptar gjate ketyre viteve dhe u desh te me angazhoni mua ? -Është fati im dhe i familjes sime dhe nje nder per Kosoven qe nje avokat Kosovar mbron nje shqiptar…Avokatet shqiptar kane qene te gatshem oer kete veprin, mirepo shteti shqiptar nuk i ka dhene te drejte. -Shteti i Shqiperise me gjithe keta kryeministea nder keto vite, asnjehere nuk tentoi qe ta bie drejtesine ne vend, te ushtroj padi? -Nuk i di hallet e tyre si i kane pas, por nuk arriten ta zbardhin kete, as per shtetin e vet as per familjen time.Kjo pra eshte nje enderr e pa besueshme. -A besoni qe Institucionet e Shqiperise duhet te angazhojne ekspert te caktuar per ngritje te padive per shkak te prishjes se imazhit tuaj dhe Kombit shqiptar apo mendoni qe kjo ka mbete vetem çeshtje private? -Per 16 vite nuk e kane prishe terezine e tyre, hallet e mia nuk i kane zgjidh asnjehere, i kam trokite gjithe Institucioneve te shtetit shqiptar nga Kryeministei e deri tek Institucioni me i fundit i drejtesise, i kam edhe letrat çka me kane thene. Tani kjo pune ka ngel privatisht, shteti mua nuk me perfaqeson por nje avokat vella shqiptar. A e keni takuar prokuroren Ina Rama? -Jo, por kam disa shkresa nga ajo. Si pronar te shtepise pasi çdo gje ishte e rrejshme a mendoni se do duhej te zhbehej Gjykata Speciale? -Po, ajo është e pa drejte. -A ka qene ndonjehere ndonje zyrtar i Republikes se Kosoves, ose pjesetar i UÇK-se per vizite? -Asnjehere, as nuk ma ka permend askush emrin fare, askush nga Kosova pos ju.

Natasha Kandiq: “I kam parë vetë krimet serbe

Natasha Kandiq, aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, flet për bombardimet dhe luftën e Kosovës. Ajo ka qenë edhe vetë shpesh në Kosovë, në kohën e luftës. „Pak kohë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, pra me 25 mars në orët e para të mëngjesit, diku nga ora dy apo tre, ra zilja e telefonit”, kujton Natasha Kandiq. „Ishte Nekibe Kelmendi. Më tha se policia është futur në shtëpinë e tyre dhe ka marrë me vete burrin e saj Bajramin, një avokat shumë i njohur, dhe dy djemtë e tyre. Nuk e di çfarë të bëj. I them se është mirë që po punojnë linjat telefonike dhe nesër në mëngjes menjëherë duhet të shkojë në polici apo shërbimin sekret të shtetit dhe të kërkojë sqarime… Këtë bisedë nuk do ta harroj kurrë. Një ditë më pas kanë gjetur trupat e pajetë të Bajramit dhe dy djemve, pranë një pike të karburanteve, në dalje të Prishtinës. Policia thoshte se ka nisur hetimet. Por ky ishte vetëm maskim i një krimi, sepse këtu nuk ka pasur hetime, nuk ka pasur asgjë. Nekibe Kelmendi ka vdekur në vitin 2011 dhe kurrë nuk e ka kuptuar zyrtarisht se kush i ka vrarë burrin dhe dy djemtë e saj. Ka mbetur vetëm vajza e saj, e cila ende kërkon të vërtetën. Edhe ne në Fondin për të Drejtën Humanitare po kërkojmë të vërtetën, por pa sukses.” Natasha Kandiq ka qenë një ndër të rrallët në Beograd, që ka justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe këtë e ka thënë hapur. Ajo më pas ka mbështetur edhe pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Ishte mysafirja e vetme nga Serbia në Kuvend, në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë. Kosovo Albaner fliehen Themelimi i Fondit për të Drejtën Humanitare „Fondi për Drejtën Humanitare është themeluar në vitin 1992″, thotë Kandiq, “me qëllim dokumentimin e krimeve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Serbi, atje ku jetojnë grupet etnike – shqiptarët në Kosovë dhe myslimanët në Sanxhak.” Natasha Kandiq ka diplomuar në vitet 70-të në Fakultetin filosofik në Beograd, në sociologji. Në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë ka punuar në Shoqatën e Sindikatave, ndërsa në vitet 80-ta ka qenë bashkautore e librit “Nyja e Kosovës”, në të cilën kritikohen ashpër autoritetet serbe në Kosovë, për politikë dhune, pas ardhjes së Sllobodan Millosheviqit në pushtet. Pas botimit të këtij libri, Kandiq e ka ndërprerë punën në sindikatë dhe ka filluar hulumtimet e opinionit publik. Në fund të vitit 1992 e ka themeluar Fondin për të Drejtën Humanitare. Gjatë luftërave të viteve 90-të, Fondi ka mbledhur të dhënat për krimet e luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Këto dokumenta kanë qenë më pas ndër dëshmitë kryesore në proceset e Tribunalin e Hagës për krime lufe në ish-Jugosllavi. Kosovë – aktive prej vitit 1996 „Zyrën e parë në Prishtinë e kemi hapur në vitin 1996″, thotë Kandiq. “Aty kanë punuar së bashku shqiptarë dhe serbë. Detyra e tyre ka qenë mbledhja e të dhënave për gjendjen. Gjatë vitit 1997 kemi mbledhur të dhëna për ftesat masive të njerëzve në të ashtuquajtura biseda informative në polici. Gjatë marrjes në pyetje, ka pasur kërcënime masive ndaj atyre që janë angazhuar për pavarësinë e Kosovës. Atyre u është thënë se ky është terrorizëm dhe u është mohuar e drejta që me mjete paqësore të angazhohen për idetë e tyre politike.” Bildergalerie Kosovo Krieg 15 Jahre 01.04.1999 Flüchtlinge Kosova ishte lënë pasdore në kohën luftës në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Lëvizja paqësore e shqiptarëve të Kosovës, në krye me Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin, ka ofruar rezistencë paqësore gati një dekadë të tërë. Ata kanë organizuar edhe sistemet paralele të pavarura në shkolla dhe shëndetësi. Sistemi paralel ka funksionuar me vite. Në vitin 1997, në skenë është paraqitur edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe situata ka ndryshuar radikalisht. Në vitin 1998 kanë filluar konfliktet e armatosura mes forcave serbe dhe UÇK. Bashkësia ndërkombëtare, e cila me vite të tëra kishte injoruar lëvizjen paqësore të rezistencës, tani përpiqej të ndalte luftën. Në vitin 1999 janë mbajtur edhe negociata në Rambuje të Francës, por pala serbe nuk e ka nënshkruar marrëveshjen paqësore. Fillimi i bombardimeve Pas dështimit të bisedimeve në Rambuje, NATO filloi aksionin e bombardimeve me emrin „Operation Allied Force”, me 24 mars 1999. „Ditën e tretë pas fillimit të bombardimeve jam nisur për Kosovë. Nuk e kam ditur se çfarë po ndodh me bashkëpunëtorët tanë në Prishtinë. Ka qenë problem të shkosh në Kosovë, sepse nuk ka pasur mjete transporti. Kam marrë një taksi nga Beogradi deri në Bujanovc. Por taksia fillimisht është dashur të sigurojë benzinë, sepse në ato kohëra nuk ka pasur mjaft. Në Bujanovc mbërritëm disi, por nuk dija si të shkoj deri në Prishtinë. E pyeta taksistin të më çojë deri atje. Ai kishte shumë frikë, por kur i thashë se atje ka vetëm forca serbe, ai pranoi. Zyra jonë ishte thyer, kompjuterët ishin plaçkitur. I kam gjetur bashkëpunëtorët tanë nëpër shtëpi, të gjithë ishin tepër të frikësuar dhe nuk e dinin çfarë të bëjnë. U kam propozuar të shkojmë së bashku në Maqedoni, por ky u dëshmua si një plan i keq dhe nuk u realizua. Në Prishtinë ishte tmerr, në rrugë nuk kishte më shqiptarë. Kur kam shkuar të kërkoj një bashkëpunëtore të Fondit, para godinës së saj ishin mbledhur shumë njerëz. Policia i nxirrte me dhunë nga godina dhe i urdhëronte të shkojnë në drejtim të stacionit hekurudhor, e pastaj në Shqipëri. Pas katër ditësh në Prishtinë, katër shqiptarë dhe unë, me një taksi, jemi nisur për në Beograd. Taksisti ishte një njeri i mirë, ai e shihte se çfarë po bëjnë me shqiptarët. Nuk fliste shumë. E pyeta a është i gatshëm të transportojë katër shqiptarë për në Beograd, sepse duhet të kalojmë kontrollet policore? Le ta provojmë, tha ai. Kontrollin e parë kaluam pa problem. Në pikën e dytë na ndalën. Unë heshta, ndërsa shoferi i taksisë e pyeti policin, ku mund të gjej karburante, sepse nuk kam asnjë pikë? Polici u përqendrua tek pyetja dhe nuk na kontrolloi fare. Kaluam.” Zgjatja e luftës Strategët e NATO-s kishin planifikuar një luftë më të shpejtë. Ushtria dhe policia serbe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë tepër të madhe ndaj bombardimeve të NATO-s, por janë fshehur mirë dhe kanë evituar humbjet e mëdha. Lufta u zgjat, ndërsa vuajtjet e popullit në Kosovë shtoheshin nga dita në ditë. Bildergalerie Kosovo Krieg 15 Jahre Rugova und Milosevic „Unë kam shkuar në Kosovë gati çdo dhjetë ditë”, kujton Natasha Kandiq. “Gjithmonë me të njëjtin taksist, i cili mësoi rrugën dhe njihte njerëzit në rrugë. Kam shkuar dhe kam kërkuar miqtë shqiptarë, kam shikuar a janë ende gjallë. Kam qenë në Prishtinë tek disa miq, kur erdhi lajmi për ndalimin e Fehmi Aganit, gruas së tij dhe djalit të tyre. Më lajmëruan se e kanë marrë, ndërsa një ditë më vonë është gjetur trupi i tij i pajetë. Agani është vrarë ndërkohë që Millosheviqi i lejoi Rugovës të dalë nga vendi. Fehmi Agani ka menduar se edhe ai duhet të dalë nga Kosova dhe t’i bashkohet Rugovës. E gjithë fuqia e Rugovës ka qenë në mençurinë e Fehmi Aganit. Vdekja e Aganit është një humbje tepër e madhe jo vetëm për shqiptarët, por për tërë rajonin. Po të kishte mbetur gjallë ai, zhvillimet pozitive do të ishin më të shpejta dhe të gjitha do të ishin më ndryshe.” Libri i kujtimeve në Kosovë Në vitin 2015, Fondi ka botuar “Kosovske Knjige Pamćenja” (Librat e Kujtimeve në Kosovë). Synimi i këtij projekti ishte përcaktimi i numrit të saktë të viktimave në Kosovë. Koordinatore e projektit ishte Natasha Kandiq. Numri i të vrarëve në periudhën prej 1 janarit 1998 deri me 31 dhjetor 2000 është 13.535 persona. Prej tyre 10.812 janë shqiptarë, 2.197 serbë, ndëra 526 janë romë, boshnjakë, malazezë dhe të tjerë. Früherer serbischer General und Kriegsverbrecher Vladimir Lazarevic Fondi për të Drejtën Humantiare në Beogad dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kanë botuar në vitin 2014 listën e personave të vrarë si pasojë e bombardimeve të NATO-s. Nga bombardimet kanë humbur jetën 754 persona, 454 civilë dhe 300 pjesëtarë të forcave të armatosura. Ndër civilët janë 207 serbë dhe malazezë si dhe 219 shqiptarë civilë, 14 romë dhe 14 të nacionaliteteve të tjera. Ky burim thotë se janë vrarë 274 ushtarë dhe policë të ish-Jugosllavisë dhe 26 pjesëtarë të UÇK. Mbledhja e këtyre të dhënave ka filluar që në kohën e luftës. „Mendoj se gati të gjithë do të reagonin si unë, po të shihnin këto kolona të refugjatëve, frikën dhe tmerrin që mbretëronte. Një ditë shkova për të blerë bukë në një dyqan në Prishtinë, në rend ishte një shqiptare. Dy serbe të tjera filluan të bërtisnin dhe nuk e lejuan të blejë bukë. Fillova edhe unë të bërtas kundër tyre… këto janë gjëra që nuk mund t’i harrosh. Në situata të këtilla e harron sigurinë personale, ajo më nuk është me rëndësi”, kujton Kandiq. Udhëtimet e mija në Kosovë kanë qenë të tmerrshme, sepse kam parë edhe vet se çfarë po ndodhë. Shqiptarët kanë qenë në fillim të mbyllur në shtëpitë e tyre, nuk kanë guxuar të dalin në rrugë. Kam parë kolona të gjata refugjatësh, njerëz me qese në dorë, të humbur dhe pa orientim. Kur i pyesja ku po shkoni?, ata thoshin: Policia serbe na ka urdhëruar të shkojmë në Shqipëri. Njerëzit iknin në Shqipëri, ndërkohë që askush nuk i ndihmonte, nuk kishte asnjë organizatë të huaj humanitare atje. U ktheva në Beograd dhe shihja njerëzit që rrinin nëpër kafene, shikonin drejt qiellit dhe flisnin për kinse padrejtësitë e mëdha që po i bëhen Serbisë me bombardime. Kurrë askush nuk më ka pyetur se çfarë po ndodh në Kosovë, si është gjendja atje! Më ka zemëruar tepër një letër e një grupi intelektualësh të organizuar nga Open Society, me të cilën kërkohet përfundimi i bombardimeve në Serbi. Më ka zemëruar ky fokusim tek vetvetja, pa kurrfarë interesimi për atë se çfarë u ndodhte të tjerëve, pa kurrfarë interesimi për ndalimin e veprimeve të policisë dhe ushtrisë, vrasjeve, djegieve dhe shkatërrimeve në Kosovë.” “E vërteta” kombëtare Kandic, Terselic und Tokaca Pas përpjekjeve intensive diplomatike të trojkës së drejtuar nga presidenti finlandez, Marti Ahtisari, e ku ishin edhe diplomatët amerikaën dhe rusë Strob Talbot dhe Viktor Çernomirdin, në qershor të vitit 1999, Sllobodan Millosheviqi pranoi kushtet e NATO-s. Me 9 qershor 1999 në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja për tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosja e misionit paqësor KFOR në Kosovë. Lufa përfundoi ndërsa nga Kosova u largua një numër i madh i serbëve nga frika e hakmarrjes. Ata që kanë mbetur kanë jetuar në frikë nga mundësia e krimeve, të cilat kanë ndodhur kohë pas kohe edhe një vit më pas. Fondi ka mbledhur fakte edhe për këto krime. „Ne shohim sot se në Serbi ekziston vetëm “një e vërtetë”, e vërteta kombëtare. Është krijuar edhe një komision për hetimin e pasojave të bombardimeve të NATO-s, me qëllim që të dëshmohet se Serbia ka qenë viktimë. Paraqiten shifra që nuk kanë lidhje me faktet dhe harrohet në tërësi përgjegjësia e forcave serbe për një numër të madh të njerëzve të vrarë atje”, thotë Kandiq. “Harrohet se pse dhe si erdhi deri tek ndërhyrja e NATO-s. Çfarë i ka paraprirë ndërhyrjes dhe cili ishte roli i Serbisë në këtë mes. Ndërhyrja e NATO-s ka qenë një masë drastike, por mjeti i vetëm për të ndaluar ushtrinë dhe policinë serbe.” Natasha Kandiq ka marrë një numër të madh vlerësimesh ndërkombëtare për punën e saj. Në vitin 2003 ka qenë edhe në listën e 36 heronjve evropianë, të botuar në revistën „Time”. Në vitin 2005 është shpallur qytetare nderi e Sarajevës dhe person i vitit në Bosnje-Hercegovinë, sipas revistës „Slobodna Bosna”. Me 2013 është nderuar me çmimin Hrant Dink në Turqi, ndërsa kongresmenët amerikanë Eliot Engel dhe Roger Viker e kanë propozuar Natasha Kandiqi në vitin 2018 edhe për çmimin Nobel për paqen. Autor: Zoran Solumun

Një nismë me vlera të çmuara e poetes Armela Hysi

Poetja, shkrimtarja, përkthyesja e librave për fëmijë dhe redaktorja, zonja e nderuar Armela Hysi, e cila punon dhe jeton familjarisht në Athinë, pati përgatiur dhe çuar në shtyp librin mjaft interesant “Antologji letrare”, me titull “Merr një varg dhe eja”, të cilin, para pak kohësh, pra, pas Vitit të Ri, e nxori nga shtypi Shtëpia Botuese “Koliqi”. Ky është një libër befasues në llojin e vet. Kjo për arsye se bota e fëmijëve është një pasuri enciklopedike kuriozitetesh nga më të paimagjinueshme. Duke u marrë me përkthimin e letërsisë për fëmijë, zonja Armela, si poete dhe shkrimtare e talentuar, ka zbuluar dhe vazhdon të zbulojë me shumë kërshëri larminë e formimit psikologjik të fëmijëve. Domosdo, se poetët dhe shkrimtarët, në dallim nga njerëzit e zakonshëm, falë talentit të tyre, kanë lehtësinë e bekuar hyjnore për të hyrë në të fshehtat e shpirtit fëminor, çka më sjell në kujtesë psikologun dhe psikiatrin amerikan Erik Bern (Eric Berne – 1910-1970), i cili thotë: “Vetëm një sasi e vogël njerëzish kanë aftësinë ta ruajnë në kujtesë perceptimin e botës sipas mënyrës së fëmijëve”. Me të vërtetë. Sepse bota fëminore, njerëzve të letrave u zbulon një Gjithësi të tërë. Në parathënie të këtij libri, zonja Armela thekson: “Libri që kemi në dorë është edhe akoma më i veçantë dhe i vyer. Është një buqetë e bukur (nga ku ka marrë origjinën edhe vetë fjala antologji) në gjuhën tonë të lashtë e të shenjtë, e shkruar nga fëmijë që gjenden larg atdheut tonë. Fëmijët tanë të talentuar, të lindur e rritur në diasporë, me krenari e ndjeshmëri krijojnë në gjuhën shqipe dhe secili ka diçka për të rrëfyer me fjalën e gjallë, të thjeshtë e të sinqertë të shpirtit plot dritë”. Në këtë antologji janë përfshirë krijime në poezi dhe në prozë të 53 fëmijëve të moshës nga 7 deri në 15 vjeç. Është një antologji me të vërtetë emocionuese, në të cilën shpaloset bota shpirtërore e vogëlushëve të talentuar, mes të cilëve ka edhe fitues çmimesh. Në nderim të atyre vogëlushëve për krijimet e tyre letrare, emrat po ua rendis në vijim: Rebeka Zero, Melisa Galloshi, Asja Galloshi, Maria Musaraj, Xhoana Delija, Vasil Bilushi, Melina Bilushi, Arianit Gjoka, Ristotel dhe Natalia Zenelaku, Alesia Hysa, Amelia Maksutaj. Patricia Bliku, Dejvi Bliku, Klaudio Doko, Mateo Doko, Rafaela Aliu, Vonesa Juniku (autore e poezisë emocionuese “Shtëpia jonë”), Elisa Juniku, Ema Berisha, Ronaldo Zhupa, Katerina Malaj,Rezhina Gjoka (autore e poezisë mallëngjyese “Atdheu im”), Dionis Jashari, Monika Jashari, Sesila Zëra, Chiara Xoxi, Sidorela Kristo, Rebeka Zero (shkruan nga Modena e Italisë: “Merr një varg dhe eja, / si një rreze drite, / të këndojmë bashkë / në gjuhën tonë shqipe!), Marilena Pasho, Meriglena Bushpepa, Elias Syla, Xhoja Kurti, Aldo Prendi, Erlinda Nebiu, Iliando Simoni (autor i prozës “Shqipëria ime”: “… Është Shqipëria… Do të doja të jetoja atje. Atje ku gjuha shqipe tingëllon më bukur se në çdo vend tjetër”, – shkruan nga Athina ky nxënës në moshën 8 vjeç), Sara Fatmir Bicari,Tergita Asllani (autore e shkrimit “Vizita ime në Atdhe”: kjo vogëlushe kosovare shkruan nga Londra me shumë përmallim për Kosovën), Arianit Gjoka, Adela Kelmendi, Erika Vishkurti, Xhesika Pira (autore e shkrimit “Jam e lumtur që mësoj gjuhën shqipe”: “Jam shumë e lumtur që po mësoj gjuhën shqipe. Sa dëshirë kam të lexoj e të shkruaj libra për fëmijë në gjuhën shqipe!” – shkruan nga Greqia kjo vogëlushe 10 vjeçe), Rea Fatmir Mone, Angjello Alkanjari, Margarita Ilir Braho, Arbër Kelmendi, Janula Lushka, Veriola Pashaj, Dafina Agim Papaj, Xhina Cenolli, Asqeri Velmishi, Nadia dhe Agjelo Liço (autorë të përshkrimit “Udhëtimi në Kosovë dhe në Shqipëri: “Në prill të vitit 2019 Ministria e Diasporës e Kosovës organizoi një ekskursion për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”), Ana Xhaferri, Sabina Maria Kocibelli. Ajo çka zonja Armela nënvizon në vijim në parathënien e kësaj antologjie, është me të vërtetë mbresëlënëse dhe lexuesit i bën të përsiatin thellë. Aty theksohet: “Ishte një nismë e Shoqatës Kulturore “Korça” në Athinë, në vazhdën e aktivitetit të vet për përhapjen e kulturës dhe gjuhës shqipe, dhe kryetares së saj, shkrimtares tashmë të njohur, të talentuarës dhe aktivistes në diasporë, Elona Gjergo Tanka, që mori tanimë rrugëtimin e një tradite. Sivjet kjo nismë mori shtytje me mbështetjen e dy organizmave të tjerë; Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, spikatur kohët e fundit me aktivitetin e shumëllojtë në diasporë e shtetet tona amë (i cili është dhe sponsori që bëri të mundur botimin e këtij vëllimi, që u përgatit me përkushtim vullnetar nga bordi ekzekutiv dhe do t’u dhurohet me dashuri të gjithë krijuesve të vegjël pjesëmarrës) me presidenten Brikena Qama dhe Swiss Albanian Event me drejtoreshën Aina Hoti. Është e nevojshme të ndalem te këto tri zonja të nderuara dhe arsyeja kryesore për të cilën do ta bëja është ndjeshmëria e tyre për fëmijët dhe për gjuhën shqipe. Si shkrimtare (përfshirë dhe të disa botimeve të suksesshme për fëmijë) dhe nënë e dy vajzave të lindura e rritura në Athinë, zonja Elona Gjergo Tanka e kuptoi mjaft mirë presionin me trajtat e një problemi të asimilimit të gjuhës shqipe në diasporë, për brezin e parë e më tej të fëmijëve të emigrantëve. Qe, pra, ajo që hodhi idenë e këtij konkursi dhe organizoi me Shoqatën “Korça” edicionin e parë të tij. Brikena Qama është poetja e njohur e katër librave artistikë, aktiviste e shquar në tërë kordat e veprimtarisë në emigracionin shqiptar të Greqisë e në vitet e fundit presidente e Lobit EuroAtlantik. Ajo ka përvojë të gjatë pedagogjike për fëmijët e moshave parashkollore dhe është njëkohësisht redaktore e disa titujve të përkthyer në gjuhën shqipe botimesh për fëmijë. Zonja Aina Hoti është aktiviste dhe organizatore e një sërë aktivitetesh në komunitetin shqiptar të Zvicrës, impenjuar gjithmonë për ruajtjen e gjuhës dhe të traditave shqiptare në emigracion. Si administratore e Swiss Albanian Event veçohen seminaret shumë të vlefshme, edukative mbi psikologjinë, mbi rritjen dhe edukimin e fëmijëve në familje e shoqëri. Kështu u përforcua kjo nismë e cila hapi krahët me gjithë kushtet e vështira e të pashembullta globale të këtij viti. Ky organizim bëri të mundur bashkimin e shumë shqiptarëve, intelektualë e krijues letrarë të njohur e me tipare të veçanta nga tërë diaspora, veçanërisht në radhët e jurisë, të bordit ekzekutiv për përgatitjen e antologjisë, të komunikimit e përçimit mediatik, si dhe në mbështetjet individuale e dhënien e kurajës. Anëtarët e jurisë… (Ndue Lazri, Ardita Jatru, Bes Camaj, Eleana Zhako Ornela Musabelliu) ishin ata që sollën prestigjin profesional e rëndësinë e mëtejshme për angazhimin e mirëvajtjes përballë fëmijëve krijues. Me fisnikëri mbështetën thirrjen për pjesëmarrje edhe një numër i përkushtuar mësuesish të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në emigracion. Është për t’u dalluar e admiruar vetëprania e këtyre mësuesve, të cilët patën dëshirë të përcjellin tek nxënësit e tyre ushtrimin e fjalës letrare, zbulimin e aftësive e talentit krijues, inkurajimin si dhe nxitjen për të marrë pjesë në konkurrim”. Të 53 nxënësit krijues, zonja Armela i ka sjellë në këtë antologji nga hapësira e gjerë e diaporës shqiptare në Evropë, duke filluar që nga Greqia deri në Londër, që nga Italia deri në Norvegji. Fisnikërinë e vet intelektuale, zonja Armela e ka shprehur edhe përmes mirënjohjes dhe vlerësimit të veçantë që ka bërë për punën e përkushtuar të mësuesve, kujdestarëve e prindërve të fëmijëve pjesëmarrës. Krijimet e fëmijëve nga shkollat në Redi dhe Aspropirgo, në Greqi, kanë ardhur nën kujdesin e mësueses Lefteri Metkaj. Krijimet e nxënësve të kursit të gjuhës shqipe pranë Shtëpia Shqiptare “Porta” në Athinë, kanë ardhur nën kujdesin e mësueseve Alma Zekollari dhe Eriketa Kollçaku Qorlazja. Krijimet e fëmijëve nga kursi i gjuhës shqipe në Athinë kanë ardhur nën kujdesin e mësuesit Pjerin Lleshi. Krijimet e nxënësve nga Dhomoko, Greqi, kanë ardhur nën kujdesin e mësueses Alma Hani. Krijimet e fëmijëve me banim në Norvegji kanë ardhur nën kujdesin e zonjës Lumnije Tafolli Salihu, nga Shoqata “Fehmi Agani”. Krijimet e fëmijëve me banim në Londër kanë ardhur nën kujdesin e zonjës Juliana Shalla – organizatore e talenteve të reja në Londër. Kur vjen në fund të kësaj antologjie, lexuesi i vëmendshëm bie në mendime dhe rri e vret mendjen: po shteti amë, Republika e Shqipërisë, çfarë ka bërë për fëmijët e diasporës për t’i mbajtur afër, për t’i ndihmuar në aktivitetet e tyre edhe materialisht? Nga kjo antologji, e përgatitur për botim nga zonja Armela dhe të gjithë bashkëpunëtorët e nderuar që u përmendën më lart, rezulton se ministria e diasporës në qeverinë Rama, në dallim të theksuar nga ministria e diasporës në Republikën e Kosovës, është një hallkë krejtësisht parazitare, e cila nuk e ka vën absolutisht ujët në zjarr për fatin e fëmijëve të diasporës shqiptare. Vetë fakti që në krye të asaj ministrie, Rama ka vënë një shqiptar me prejardhje bullgare, një mumje-ministër me emrin Pandeli Majko, dëshmon më së miri se qeveria Rama as që do t’ia dijë fare për fatin e diasporës. Madje gjatë këtyre 8 vjetëve të qeverisjes antikombëtare, ajo e ka thelluar varfërinë deri në atë shkallë, me qëllim vënien në zbatim gradualisht të strategjisë së kahershme së grekosllavizmit, dhe sidomos të grekoserbizmit, për shpopullimin e trojeve tona etnike. Los Anxhelos, Kaliforni

Enver Bytyci “Historia e shqiptarëve për të huajt”?! Çfarë do të thotë kjo? Nga Luigj Shkodrani

Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Qeveria e neo – socialistëve në Shqipëri ka planifikuar miliona dollarë amerikanë për të shkruar një histori të shqiptarëve, siç e quan ajo, në tri volume, prej antikitetit e deri në rënien e diktaturës komuniste në vitin 1990. Sipas deklarimeve kjo histori do të shkruhet në tri volume dhe do të adresohet për studiuesit e huaj. Edhe Ramiz Alia në vitet e qeverisjes së tij në vitet 1980 inicoi dhe realizoi një tekst të Historisë së Shqipërisë në katër volume, por pa e specifikuar si destinacion për të huajt. Duket se ideologjizimi nis që në momentin kur një punim shkencor realizohet me qëllime propagandistike. Ndryshe nuk kishte kuptim nocioni “Historia e Shqiptarëve” për të huaj. Ndërkaq është e ditur se studiuesve të huaj nuk ua imponon askush çfarë referimesh të kenë në kërkimet e tyre shkencore! Nuk kam dashur të paragjykoj asgjë për një iniciativë të tillë. Por debatet e zhvilluara këto kohët e fundit për realizimin e një projekti si ky i kanë shtuar dyshimet në sensin e dilemës, nëse do të kemi përfundimisht një histori reale e jo të njëanshme të popullit shqiptar. Historianët e ngarkuar për realizimin e këtij projekti edhe pse të njëanshëm nga përkatësia nuk do të kishte sens t’i paragjykonim thjesht për këtë shkak. Në fund të fundit secili ka të drejtën të mendojë e të besojë atë që dëshiron. Megjithatë diskutimet në studiot televizive na japin përshtypjen se këta historianë janë historianë të llogoreve. Shumica prej tyre qëndrojnë fort në llogoren e pozicionit doktrinar të diktaturës së komunizmit. Ndonjë prej tyre madje në konflikt interesi në raportin që ka me vetë familjen e diktatorit. Edhe pse i kualifikuar për historinë e mesjetës, një historian i tillë nuk ngurron të flasë p.sh për “nacionalizmin e diktatorit Hoxha”! Ndërsa një bashkëkoleg i tij e ndan historinë e diktatorit në dy pjesë e në dy ngjyra, bardh e zi,, gjë që nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ndërkohë ngurron haptazi të ridimensionojë historinë e Mbretërisë Shqiptare! Në vend që të diskutohet metodologjia e hartimit të këtij projekti për historinë e shqiptarëve, diskutohet përmbajtja ende pa nisur të skedohen dhe sistemohen të dhënat që ekzistojnë. Dhe ende pa nisur puna, grupi i historianëve që do ta shkruajë “historinë” ka formuluar qëndrimin për epokat dhe personalitetet kombëtare shqiptare të historisë. Ajo që bie në sy në debatet televizive lidhet sidomos me përpjekjet për të justifikuar krimet e diktaturës komuniste dhe për të rënduar pozitën e Mbretit Zog me deklarata politike të kohës?! Shkurt, “historianët” e indoktrinuar do të bëjnë “historinë e paanshme”! Dhe se këta historianë janë të tillë na njoftuan ende pa nis puna përmes studiove televizive. Na thanë se kjo histori nuk do të ketë asnjë ndryshim përmbajtësor me tekstet e kaluara. Për mua një tekst i Historisë së Shqipërisë është i vonuar. Realizimi i një vepre të tillë është domozdoshmëri, ashtu si edhe pastrimi i teksteve shkollore dhe universitare nga indoktrinimi dhe ideologjia e së majtës ekstreme. Një histori e tillë nuk ka pse të cilësohet si “Histori për të huajt”, siç u paraqit projekti në studiot televizive! Asnjë vend i botës nuk ka dy histori, një për të huajt dhe një për vendasit! Vetë koncepti “Histori për të huajt”, është dëshmi e politizimit ose njëanshmërisë së këtij punimi. Nëse e pranojmë këtë tezë, atëherë duhet pranuar se grupi i punës do të bëjë një histori të modelit komunist, me të cilën t’i paraqesë shqiptarët para botës si njerëz , të cilët “Në gojë të ujkut hedhin valle”! Nga ana tjetër thuhet se kjo do të jetë “Historia e Shqiptarëve” dhe jo “Historia e Shqipërisë”! Por askush nuk e di se si do të trajtohet kjo histori! Çdo të thotë “Histori e Shqiptarëve” dhe çfarë është “Historia e Shqipërisë”?! Nëse deri në vitin 1913 historia e shqiptarëve ishte e njejtësuar, kjo nuk do të thotë se territoret shqiptare në Ballkan deri në këto kohë nuk i korrespondonin së paku si njësi gjeografike edhe Shqipërisë! Nëse pretendohet që të trajtohet si e tillë historia e Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë së saj e deri sot, në kushtet e vendosjes së sundimit serb në Kosovë dhe territoret shqiptare përtej kufijve, atëherë kjo histori është e ndarë në pikëpmje të zhvillimeve politike, demografike, deri diku edhe kulturore, përveçse zakonore e gjuhësore. Si do të bëhet kjo? A ka historianë të Kosovës dhe shqiptarë të Maqedonisë të inkuadruar në këtë projekt? Apo historianët e Tiranës do t’u imponohen atyre në Prishtinë e në Shkup?! Kush do të merret me Kosovën, me historinë e shqiptarëve të Maqedonisë, atë të Luginës, shqiptarëve të Malit të Zi dhe me Çamërinë?! Pa pretenduar të bëja një punim shkencor në këtë rast për këtë temë, mua më shqetëson gjithashtu fakti se cila do të jetë metodika e hartimit të kësaj historie! Do të jetë një kronologji ngjarjesh? Do të jetë një histori vetëm politike e nacionale, apo edhe me studime në fushën e kulturës, demografisë, ekonomisë, mirëqenies, besimit fetar për çdo epokë? Historiani i ideologjizuar do të shkruajë edhe zhvillimet dhe shkallën e emancipimit shoqëror e kulturor, apo do të ketë studiues të fushës përkatëse?! Po për strukturën e shoqërisë do të shkruhet? Dhe jo vetëm kaq, por në studiot televizive kërkojnë përgjigje disa momente kyçe gjithashtu. P.sh si do të zhvishet historia jonë nga mitet politike e historike, të cilat pengojnë të thuhet e vërteta?! A do të flitet për kulturën në qytet e kulturën në fshat, për arsimimin dhe krijimin e elitave, për kriminalitetin dhe banditizmin, kur fenomene të tilla e kanë zotëruar sjelljen e shqiptarëve, për lëvvizjen e popullsisë dhe migracionin, si dhe shkaqet e tij, duke filluar nga mesjeta e këtej. A do të zenë vend modeli familjar, reformat e shumta nga antikiteti e deri sot, tradita e zejtarisë dhe proto-industrializimit, çeshtjet e mentalitetit dhe sistemit ekonomik, ato të urbanizimit, civilizimit dhe socializimit, si dhe ruralizimit?! Si do të trajtohet oksidentalizmi dhe antioksidentalizmi në psikologjinë, marërdhëniet shoqërore, kulturore dhe politike? Çfarë vendi do të zejë raporti midis mangësive akademike dhe zhvillimeve në këtë fushë, ose ai midis kulturës së përgjithshme dhe kulturës së lartë të elitave?! E deri te ajo se cila është shkalla e kulturës politike dhe e organizimit shoqëror në çdo fazë të zhvillimit historik të vendit! Cili është (ishte) modeli kushtetues dhe ligjor gjithashtu! Tri volumet do të shtrihen deri në vitin 1990, kur u shemb deiktatura komuniste. Ndërkaq mbeten të palëvruara tri dekadat e fundit. D.m.th do të ketë përsëri një histori të paplotë. Do të mungojnë në të ndryshimet kushtetuese, strukturore, ekonomike, politike të post diktaturës. Nuk do të njohin ende shqiptarët shkaqet dhe pasojat e anarkisë së vitit 1997. Nuk do të mësojnë për proceset integruese në strukturat euro-atlantike. Nuk do të plotësojnë dijet e tyre me zhvillimet në Kosovë ose në Maqedoni e e gjetkë ku jetojnë shqiptarët. Do mungojë historia e krijimit të shtetit paralel në Kosovë, historia e luftës dhe e bombardimeve të NATO-s për çlirimin e saj, historia e krijimit të shtetit etj. Pse? Sepse qeveria dhe Akademia e Shkencave janë në dilemë: – Nuk duan të ndajnë fajet dhe sukseset me të të tjerët! Askush nuk e di gjithashtu, nëse kjo histori do të ketë referenca krahasuese me fqinjët ose jo si në sistemin politik ashtu dhe në qëndrimet dhe formulimet politike, në zhvillimin ekonomik e të mirëqenies, në zhvilimin arsimor e kulturor, në urbanizim e deri te aleancat! Pra, do të ketë përsëi një histori skematike me ngjarje dhe personazhe politike e ushtarake të saj, apo do të kemi një histori gjithëpërfshirëse?! Për t’u dhënë përgjigje të gjitha këtyre dilemave, që duken proçeduriale e metodike, por në fakt formësojnë përmbajtjen e punimit, duhet një ekip, i cili të ishte i zhveshur nga paranojat, konceptet dhe ideologjitë e njëanshme dhe i pandikuar nga politika ditore! Pikërisht këto i mungojnë këtij projekti shumë të rëndësishëm për të hartuar një “Histori” të pretenduar për shqiptarët dhe jo për Shqipërinë!

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...