Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/22
Përse Berisha zgjodhi këtë shtet për të paditur zyrtarin e DASH? Analisti i njohur shqiptar flet nga Franca dhe nxjerr prapaskenat: Shpalljen ‘non-grata’ e meritonte Saimir Tahiri dhe...
Analisti Genc Burimi ka komentuar shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH dhe lëvizje e menjëhershme që bëri ish-kryeministri i Shqipërisë menjëherë pasi iu komunikua ky vendim.
Burimi u shpreh për emisionmin ‘Breaking’ se Amerika po bën një gjë të tillë për interesin e vet, duke marrë edhe rrezikun që të zhgënjejnë shqiptarët. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zbatojnë standarde të njëjta për të gjithë.
|“Pse nuk bëjnë një gjë të tillë me të tjerët? Manipulimi i zgjedhjeve, hyrjen në data-bazë të qytetarëve, këto duhej të kishin një lloj hetimi. Është edhe një mesazh për Bashën, ose të hysh në koalicion me Partinë Socialiste ose do të të ndodhë e njëjta gjë edhe ty”, tha Burimi.
I pyetur në lidhje me avokatin francez që Berisha ka zgjedhur që të mbrohet, analisti i njohur u shpreh se ka zgjedhur Francës pasi është më pak pro Amerikane në Perëndim.
“Franca nuk është mik i madh i Amerikës. Një avokat karizmatik. Zgjodhi atë që në Francë të ketë një lloj ndikimi që Amerika bën çfarë të dojë kudo. Ky avokat ka marrë në mbrojtje edhe Sarkozinë indirekt”, tha Burimi.
Ky i fundit shtoi se ky vendim i Amerikës nuk i prish aspak imazhin Shqipërisë. “Kjo u thotë vendeve si Franca apo Gjermania që e njohin pak Shqipërinë, se shiko edhe aty po fillon që të funksionojë drejtësia. Në Francë u dënua Sarkozi, kjo do të thotë se edhe më i forti gjykohet. Ishim vendi më pro amerikan, e me këtë po prishin imazhin e tyre. Nuk i marrin dot shqiptarët për budallenj. E meriton Berisha, por edhe Rama, e meritonte edhe Saimir Tahiri”, tha analisti i njohur.
“I ka duart e lyera me gjak”/ Nuk përmbahet Artan Hoxha, ia numëron ‘një për një’ të gjitha krimet Sali Berishës dhe bën deklaratën e papritur edhe për Ramën: Më i trembur nga SHBA është ai!
Gazetari Artan Hoxha teksa po pritse dje që ish-kryeministri Sali Berisha të dilte në konferencë të jashtëzakonshme, e ironizoi në rrjetetsociale dhe e paralajmëroi që tashmë të veshë jo vetëm jelek antiplumb, por edhe të brekë antipulmb.
Pikërisht në këtë postim ka komentuar një qytetare, e cila i shkruan se Berisha nuk është zemërlepur.
“Ehu Artan doktori nuk eshte zemer lepur. Halle per kredi boronicash e toka te Begejave ish pronar, te kishin kryeministrat tane se do ishim Vend anetar ne EU sot”, i shkruan qytetarja.
Mirëpo pas këtij komenti e menjëhershme ishte përgjigjia e gazetarit Hoxha.
“Oo ma mbushen mendjen, kur te shoh eshtrat e zhdukura te Remzi Hoxhes, ata 26 te vraret e Gerdecit qe te ngrihen me kembe, Kosta Trebicken, ata 4 “kokepalaret” qe i ekzekutoi ne mes te bulevardit me duar ne xhepa si qene rrugesh, mos harro piramidat dhe 3000 te vraret e 97-es...
Nesa keta te tjeret, jane te korruptuar, narkotrafikante etj, Berisha i ka duart e lyera me gjak shqiptaresh te pafajshem. Eshte kriminel dhe po damkoset si kriminel...
Per te tjeret aty, i kemi i ne liste pritje, do e ndjekin nga mbrapa, por ta hapi rrugen njehere ky hallexhiu fukara qe mezi i del pensioni me mbajtur vilat ne Gjirin e Lalzit, apartamentin ne Qender re Tiranes dhe zyrat ne katin e 13 te Coin te Bashkim Ulajt....
Me ikjen e tij e para qe fiton eshte PD, pastaj Shqiperia....”
Përse Berisha zgjodhi këtë shtet për të paditur zyrtarin e DASH? Analisti i njohur shqiptar flet nga Franca dhe nxjerr prapaskenat: Shpalljen ‘non-grata’ e meritonte Saimir Tahiri dhe...
A duhej të kishte reaguar kryeministri Rama për shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH? Arian Çani e thotë troç në mes të emisionit
"Po akuzohet nga DASH me video të montuara në zyrën e Ramës?", Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së Berishës dhe goditja e madhe që ai do të marrë pas padisë së Francës
“Duket qe nuk ke qene ndonjehere target i sulmeve, kercenimeve, lincimeve publike apo shpifjeve të tij dhe qytetarit digital. Kur te kercenojne me vrasje pse ke denoncuar narkotrafikun, apo ta gjesh djalin ne shtepi me dy plumba në zarf pse ke publikuar videon e 21 janarit do me kuptosh. Kur ti gjesh prinderit duke qare në shtepi pse ky korifeu jot ka sulmuar të birin pse i publikon zhdukjen e Remzi Hoxhes, shfarosjen dhe dhunimin e varreve të Haklajve, 4 të vraret në Bulevard do me kuptosh. Deri kur të te ndodh kjo je në rregull, Saliu eshte me i miri...
Por nje gje po te them, me kete qe beri USA me i trembur eshte Rama se Berisha, sepse loja sapo nisi por nuk e dime kur do mbaroj...
Nese mendon si Saliu se ja futi Soros, kjo eshte fusha e Alfred Cakos nuk te ndjek dot”
“Dosja e DASH u përgatit në Tiranë”/ Deputetja e PS-së del me reagimin e fortë pas deklaratës së bujshme të Sali Berishës për Ramën: Ka dalë nga binarët!
Deputetja e zgjedhur e PS-së në Pogradec, Blerina Gjylameti komentoi sot për emisionin ‘Ditari’ deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA.
“Ndër vite në Shqipëri, për shkak edhe të drejtësisë së kapur, në shumë raste nuk ka pasur drejtësi, shumë herë të dhimbshme për shqiptarët, si Gërdeci apo “21 janari”. Sot jemi në një moment që kemi një drejtësi të pavarur nga politika”, u shpreh Gjylameti.
Sa iu përket akuzave të Berishës, se dosja është përgatitur në Tiranë, Gjylameti e hodhi poshtë kategorikisht një gjë të tillë.“Nuk e di si mund të interpretohet një deklaratë e tillë, e cila mendoj se është një dalje nga binarët për momentin, por nuk mendoj se është diçka e mirëmenduar me një logjikë të pastër. Nuk mund ta mendojmë se Sekretari i Shtetit mund të përgatisë një deklaratë të tillë, në bazë të një informacioni që i çon një shtet përkatës”, u shpreh Gjylameti.
Për Gjylametin, nëse drejtësia shqiptare do të kishte qenë e pavarur nuk do të kishim persona të shpallur non grata nga SHBA.Nëse do të kishim pasur një drejtësi të pavarur do të kishim marrë përgjigje për shumë situata që kanë dëmtuar interesin e Shqipërisë ndër vite. Nuk besoj se do të kishim ardhur deri në këtë pikë që të kishim të shpallur “non grata” njerëz të një niveli të lartë politik”, u shpreh Gjylameti.
“Vajza ime dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuara nga OKB”/ Por çfarë kishte punuar e bija e Sali Berishës në Kosovë që erdhi me shuma marramendëse
Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit' Opinion' se vajza e tij dhe bashkëshorti i saj janë kthyer në Shqipëri me 1 milion dollarë, që kanë fituar gjatë punës 7-vjeçare në Kosovë. Por, çka ka punuar vajza e Berishës?
Ndërsa ju përgjigj akuzave të DASH, ngritur ndaj tij dhe familjes duke i penguar hyrjen në SHBA, Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike.
Duke ju referuar vajzës së tij, Berisha tha se pas 7 viteve punë në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuar nga OKB.
“Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha, duke shtuar se fëmijët e tij nuk e kanë përdorur kurrë pushtetin e tij për influencë.
Për punët që ka bërë në Kosovë, vajza e Berishës, Argita Malltezi, ka treguar në CV’në e saj.
Ajo ka treguar se që nga viti 2000 e deri në vitin 2005, ka punuar si juriste në Kosovë, në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Nga viti 2000 deri në 2002, ajo ka punuar si jurist në Zyrën e Prokurorit Ndërkombëtar Prishtinë, DoJ, UNMIK.
Më pas ka punuar në Divizionin Ndërkombëtar të mbështetjen Ligjore, për të kaluar në Zyrën e Gjyqtarit Ndërkombëtar.
Puna e fundit që ka bërë në Kosovë ka qenë si juriste në Dhomën Speciale të Gjykatës së Lartë të Kosovës, për çështjet e privatizimit. Në këtë pozitë, ajo ka punuar deri në nëntor të vitit 2005.
“Më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë"/ Pas ish ambasadorit, edhe gazetari i njohur plas “bombën”: Krahut të djathtë të Ramës iu hoq brenda 24 orëve “non grata” në SHBA, si e bindi Fatos Nano DASH-in?
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, gazetari i njohur Basir Çollaku ka hedhur akuza të forta për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Gazetari ka shkruar se në vitin 2004 iu hoqë “non grata” në SHBA brenda 24 orësh.Çollaku pyet sesi ia doli kryeministri i kohës Fatos Nano që të bindte DASH-in në tërheqjen e një vendimi të tillë, dhe ironizon me pretendimet e DASH se ka dosje në rastin e Berishës.
“Si u hoq brenda 24 oreve “non grata” nga DASH per Gramoz Ruçin ne vitin 2004?? Si i bindi Fatos Nano amerikanet te nderronin mendje kaq shpejt?! Meqe DASH ka dosje…”, shkruan Çollaku në postimin e tij në rrjetet sociale.
“Më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh
Një pretendim të tillë, që një zyrtar i nivelit të lartë në PS ishte shpallur non grata në SHBA, e tha disa ditë më parë dhe diplomati Agim Nesho, por ai nuk përmendi emra.
“Para disa kohësh një zyrtari të lartë të Shqipërisë nuk i jep viza për në SHBA. Më thirri Nano e më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë. Kam qenë personalisht atje dhe kam bërë takimet.
Çova ftesë personale dhe ky personi non-grata u ul me motrën e Bush. Nga PS-ja në Kongresin Amerikan. Tani ështën ë pozicione të larta. Nuk dua të them emra, nuk merrem me njerëzit”, u shpreh Nesho.
Paditi për shpifje Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Saimir Vishaj parashikon ‘ditë të errëta’ për Sali Berishën: Është i humbur!
Ish- kryeministri, Sali Berisha, ka vendosur të padisë Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur ‘non-grata’, duke e konsideruar “të korruptuar”.
Avokati Saimir Visha u shpreh prerazi se në këtë betejë, ish-kryeministri Berisha është i humbur. Sipas avokatit, nuk mund të shkohet në një gjykatë pa një provë.
“Në momentin që ka zgjedhur për të vendosur dinjitetin e tij në një gjykatë ndërkombëtare, është i humbur përpara se të ngrihet një padi. Sepse në Konventën e Vjetës të vitit 196, ku kanë aderuar dhe SHBA-të dhe shumë shtete evropiane, mënyra e vendimmarrjes së një shteti, i cili disponon me vendim për mënyrën se simund të të shpallë ‘Non-grata’ që shqipërohet i padëshirueshëm, nuk të jep arsyet. Dhe nuk mund të shkosh në një gjykatë, për të zgjidhur ose për të kërkuar një të drejtë, pa një provë.”
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...