2021-05-22

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i frikësuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se ka marrë disa paralajmërime të pakëndshme në lidhje me Kosovën, por nuk ka specifikuar se për çfarë mendonte kur e tha këtë. “Gjithçka rreth Kosovës po ecën, por kam frikë se këto ditë do të fillojnë me çudira të ndryshme… Bëhet fjalë për ngjarje politike. Lloje të ndryshme të presionit rreth Kosovës… Por ne do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion”, tha Vuçiç. Më tej presidenti serb tha se “nëse nuk do ta kishim problemin rreth Kosovës, i cili pritet të na përplaset në kokë, do të mund të flisja sa ka përparuar Serbia dhe sa do të përparojë”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dy ditë më parë, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor. “Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë pushimi për mua do të shkoj, por nëse jo atëherë do të kërkoj që takimi të caktohet për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe dialog”, kishte deklaruar presidenti serb. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur dhjetë vjet më parë. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nis puna për hartimin në Akademinë e Shkencave

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nisi puna për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Në ASH nga Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike (QBAE) e drejtuar nga prof. Irakli Koçollari, u nënshkrua kontrata me grupin e punës për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Sipas materialit që ka publikuar Akademia e Shkencave në faqen Facebook, kryetari Skënder Gjinushi tha se po hidhet një hap përpara për të filluar një punë mjaft të madhe të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet e tjera, sidomos me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me universitetet, për të hartuar “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, "Historinë e shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë kombëtare". Sipas akademik Gjinushit, në hartimin e fjalorit bashkëpunojnë profesorët më të shquar të gjuhësisë dhe leksiokografët më të mirë. Sipas ASH, akademik Jani Thomani tha se për gjuhën shqipe janë hartuar deri më sot fjalorë të rëndësishëm, por është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh si ky që t’u shpërbejë gjithë shqiptarëve. "Fjalori i madh i gjuhës shqipe” do të jetë një vepër normative leksikografike, ai është i domosdoshëm për të pasqyruar dhe për të hedhur në përdorim pasurinë e madhe frazeologjike e semantike të gjuhës shqipe. Redaksia e hartimit të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” përbëhet nga akad. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, akad. Gjovalin Shkurtaj, prof. dr. Valter Memishaj, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof.dr. Shezai Rrokaj, akad. Francesco Altimari. Do të marrin pjesë si bashkëhartues leksikografët: prof. dr. Hajri Shehu, prof. dr. Thanas Feka, prof. dr. Artur Lamaj, prof. dr. Tomorr Plangarica, prof. dr. Anila Omari, prof. asoc. dr. Idriz Metani, prof. dr. Kristina Jorgaqi, prof. dr. Ali Jashari, prof. dr. emal Murati, prof. asoc. dr. Anila Kananaj, Adrian Vehbiu, dr. Gëzim Gurgaj, dr. Naim Berisha, akad. Bardh Rugova, të cilët do të bashkëpunojnë me të tjerë studiues nga institucionet e gjuhës shqipe në universitete në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe me arbëreshët e Italisë.

Akademia e Shkencave, veprimtari shkencore në nderim të veprës së Naim Frashërit

Në 175-vjetorin e lindjes së poetit rilindës Naim Frashëri, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike organizuan të premten më 21 maj veprimtari shkencore në nderim të veprës së tij letrare dhe atdhetare. Me këtë rast Akademia e Shkencave ka çelur të parën veprimtari në rendin e një vargu veprimtarish, që ka parashikuar të zhvillojë këtë vit në jubileun e lindjes së kësaj figure emblematike të Rilindjes Kombëtare, që gjatë këtij viti do të ndiqet nga konferenca e botime të tjera, veprimtari nderimi dhe studimi. Në fjalën e hapjes së veprimtarisë akademik Skënder Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave tha se Naim Frashëri dhe Jeronim de Rada janë dy figurat më të rëndësishme të shekullit të formimit të vetëdijes kombëtare shqiptare. Akad. Gjinushi tha më tej se Naim Frashëri i erdhi Shqipërisë si një projekt ardhmërie. “Dhe nuk erdhi nga boshi. Ajo u parapri nga ideologjia e shekullit të 18-të, që tek arbëreshët u quajt albanesità, gjatë së cilës emri Shqipëri dhe emri shqiptar u përgjithësuan ndër tërë bashkatdhetarët, për të kulmuar me shprehjen lapidar për vendin e tyre prej Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder/ më jep emrin shqiptar”. Imazhi i Shqipërisë ekziston në shumë forma: ka një Shqipëri politike, ka një Shqipëri ekonomike, një Shqipëri zakonore, një Shqipëri gjuhësore. Por Shqipëria më e bukur është Shqipëria letrare dhe midis Shqipërive letrare ajo e Naimit është shkëndijuese, po aq shkëndijuese sa edhe Arbëria e lavdisë së epokës së Gjergj Kastriotit në poemat e De Radës”, tha akad. Skënder Gjinushi. Në fjalën e përshëndetjes Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i bektashinjve tha se kur në prag të shekullit të njëzetë, mendimi i burrave të mëdhenj të viseve shqiptare kish nisur të sendërtohej, shumica prej tyre e kthyen vështrimin nga Frashëri, nga ai vend simbol i vetëdijes sonë nacionale. “Shtëpia historike e vëllezërve Frashëri, por edhe teqeja e bekuar e bektashinjve, ishin shndërruar në Mekën e Shqiptarëve, në yllin polar prej nga mund të orientoheshin ende pa dalë prej natës së gjatë otomane. Koha që erdhi më pas, vërtetoi katërcipërisht se të dy këta objekte, mbetën të Shenjtë dhe të gjallë në memorien e kombit tonë”, tha ai. Akad. Pëllumb Xhufi Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (ASH) në kumtesën e tij “Naim Frashëri dhe vizioni i tij i hapjes dhe i tolerancës”, e cilësoi këtë rilindas të shquar si novatorin më të madh në traditën e letrave shqipe dhe atdhetar të madh e humanist me vizion europian.

“Berisha është i vetmi njeri që kam frikë”, Nano flet për herë të parë për kërcënimet që ka marrë nga ish-kryeministri: Ai ka qenë një horr, vrasës!

Analisti Mustafa Nano u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘të paekspozuarit’ se Sali Berisha është i vetmi person të cilin ka frikë. Ai gjithashtu tregoi se ka marrë kërcënime prej tij dhe se kjo ishte hera e parë që po tregonte diçka të tillë.Pjesë nga diskutimi: Nano: Çani mos e moho që ke frikë nga Berisha. Berisha është i vetmi njeri që kam frikë, kam marrë kërcënime. Hera e parë që po e them. Çani mos më thuaj që ti nuk ke frikë Berishën? Çani: Jo fare. Unë kam qenë në një gazetë që e sulmonte dhe kam bërë shkrime në gazetë ndaj tij me emër. Frikë nga ai nuk kam pasur, lere mos e nxirr si gogol tani. Nano: Berisha është një horr i madh në historinë e këtij vendi dhe fakti që po merret një vendim i tillë nga DASH është vendim i madh. Ai ka qenë një horr, vrasës.

Përse Berisha zgjodhi këtë shtet për të paditur zyrtarin e DASH? Analisti i njohur shqiptar flet nga Franca dhe nxjerr prapaskenat: Shpalljen ‘non-grata’ e meritonte Saimir Tahiri dhe...

Analisti Genc Burimi ka komentuar shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH dhe lëvizje e menjëhershme që bëri ish-kryeministri i Shqipërisë menjëherë pasi iu komunikua ky vendim. Burimi u shpreh për emisionmin ‘Breaking’ se Amerika po bën një gjë të tillë për interesin e vet, duke marrë edhe rrezikun që të zhgënjejnë shqiptarët. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zbatojnë standarde të njëjta për të gjithë. |“Pse nuk bëjnë një gjë të tillë me të tjerët? Manipulimi i zgjedhjeve, hyrjen në data-bazë të qytetarëve, këto duhej të kishin një lloj hetimi. Është edhe një mesazh për Bashën, ose të hysh në koalicion me Partinë Socialiste ose do të të ndodhë e njëjta gjë edhe ty”, tha Burimi. I pyetur në lidhje me avokatin francez që Berisha ka zgjedhur që të mbrohet, analisti i njohur u shpreh se ka zgjedhur Francës pasi është më pak pro Amerikane në Perëndim. “Franca nuk është mik i madh i Amerikës. Një avokat karizmatik. Zgjodhi atë që në Francë të ketë një lloj ndikimi që Amerika bën çfarë të dojë kudo. Ky avokat ka marrë në mbrojtje edhe Sarkozinë indirekt”, tha Burimi. Ky i fundit shtoi se ky vendim i Amerikës nuk i prish aspak imazhin Shqipërisë. “Kjo u thotë vendeve si Franca apo Gjermania që e njohin pak Shqipërinë, se shiko edhe aty po fillon që të funksionojë drejtësia. Në Francë u dënua Sarkozi, kjo do të thotë se edhe më i forti gjykohet. Ishim vendi më pro amerikan, e me këtë po prishin imazhin e tyre. Nuk i marrin dot shqiptarët për budallenj. E meriton Berisha, por edhe Rama, e meritonte edhe Saimir Tahiri”, tha analisti i njohur.

“I ka duart e lyera me gjak”/ Nuk përmbahet Artan Hoxha, ia numëron ‘një për një’ të gjitha krimet Sali Berishës dhe bën deklaratën e papritur edhe për Ramën: Më i trembur nga SHBA është ai!

Gazetari Artan Hoxha teksa po pritse dje që ish-kryeministri Sali Berisha të dilte në konferencë të jashtëzakonshme, e ironizoi në rrjetetsociale dhe e paralajmëroi që tashmë të veshë jo vetëm jelek antiplumb, por edhe të brekë antipulmb. Pikërisht në këtë postim ka komentuar një qytetare, e cila i shkruan se Berisha nuk është zemërlepur. “Ehu Artan doktori nuk eshte zemer lepur. Halle per kredi boronicash e toka te Begejave ish pronar, te kishin kryeministrat tane se do ishim Vend anetar ne EU sot”, i shkruan qytetarja. Mirëpo pas këtij komenti e menjëhershme ishte përgjigjia e gazetarit Hoxha. “Oo ma mbushen mendjen, kur te shoh eshtrat e zhdukura te Remzi Hoxhes, ata 26 te vraret e Gerdecit qe te ngrihen me kembe, Kosta Trebicken, ata 4 “kokepalaret” qe i ekzekutoi ne mes te bulevardit me duar ne xhepa si qene rrugesh, mos harro piramidat dhe 3000 te vraret e 97-es... Nesa keta te tjeret, jane te korruptuar, narkotrafikante etj, Berisha i ka duart e lyera me gjak shqiptaresh te pafajshem. Eshte kriminel dhe po damkoset si kriminel... Per te tjeret aty, i kemi i ne liste pritje, do e ndjekin nga mbrapa, por ta hapi rrugen njehere ky hallexhiu fukara qe mezi i del pensioni me mbajtur vilat ne Gjirin e Lalzit, apartamentin ne Qender re Tiranes dhe zyrat ne katin e 13 te Coin te Bashkim Ulajt.... Me ikjen e tij e para qe fiton eshte PD, pastaj Shqiperia....” Përse Berisha zgjodhi këtë shtet për të paditur zyrtarin e DASH? Analisti i njohur shqiptar flet nga Franca dhe nxjerr prapaskenat: Shpalljen ‘non-grata’ e meritonte Saimir Tahiri dhe... A duhej të kishte reaguar kryeministri Rama për shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH? Arian Çani e thotë troç në mes të emisionit "Po akuzohet nga DASH me video të montuara në zyrën e Ramës?", Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së Berishës dhe goditja e madhe që ai do të marrë pas padisë së Francës “Duket qe nuk ke qene ndonjehere target i sulmeve, kercenimeve, lincimeve publike apo shpifjeve të tij dhe qytetarit digital. Kur te kercenojne me vrasje pse ke denoncuar narkotrafikun, apo ta gjesh djalin ne shtepi me dy plumba në zarf pse ke publikuar videon e 21 janarit do me kuptosh. Kur ti gjesh prinderit duke qare në shtepi pse ky korifeu jot ka sulmuar të birin pse i publikon zhdukjen e Remzi Hoxhes, shfarosjen dhe dhunimin e varreve të Haklajve, 4 të vraret në Bulevard do me kuptosh. Deri kur të te ndodh kjo je në rregull, Saliu eshte me i miri... Por nje gje po te them, me kete qe beri USA me i trembur eshte Rama se Berisha, sepse loja sapo nisi por nuk e dime kur do mbaroj... Nese mendon si Saliu se ja futi Soros, kjo eshte fusha e Alfred Cakos nuk te ndjek dot”

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...