Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/22
Tribunal Correctionnel De Paris/ Del blof Sali Berisha, zbardhen detajet e forta të Gjykatës ku do ankohet dhe historia e lavdishme e avokatit që ka mbrojtur politikanë të fuqishëm dhe miliarderë: Mbi vendimin e DASH s'ka...
Tribunal Correctionel De Paris është një dhomë e Gjykatës së Shkallës së Parë franceze në Paris e cila gjykon kundravajtje dhe krime që dënohen më pak se 10 vite.Kjo Gjykatë Funksionon në kuadër të gjykatës së Parisit, e cila ndahet në disa dhoma për të gjykuar krimet e rënda dhe që quhet Gjykata e Vlerësimit, krimet deri ne 10 vite siç është gjykata penale ku do apeloje edhe Berisha e me pas është Gjykata e Policisë për kundravajtjet e lehta. Kjo gjykatë të drejtë lëndore për të gjykuar çështjet kanë të bëjnë me kundravajtje, çështje civile që kanë si dënim penal maksimumi deri në 10 vite sipas ligjit Francës.
Kjo nuk është një gjykatë ndërkombëtare që do të thotë se territori i çështjeve që mbulon është Parisi për krime që kryen aty apo të prekur janë shtetas francez. Ish kryeministri Berisha tha se padinë, avokati i tij Jean-Yves Le Borgne e bëri në gjykatën korreksionale të Parisit. Kjo gjykatë nuk ka asnjë juridiksion ndaj vendimeve të Departamentit të Shtetit, apo edhe vetë Sekretarit të Shtetit Blinken.
Avokati francez që tregoi ish kryeministri është një nga juristët ultra klasikë francezë angazhimi i të cilëve është shumë i kushtueshëm. Avokati ka një histori të lavdishme të mbrojtjes së politikanëve francezë dhe veçanërisht miliarderëve. Ai ka mbrojtur me sukses biznesmenin Carlos Ghosn, një miliarder në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për abuzime me fondet e kompanisë NISSAN dhe i arrestuar në Japoni. Ai u arratis në Liban me ndihmën e një kompanie private sigurie.
Për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsion biznesmeni ka zgjedhur të njëjtin avokat si Berisha. Avokati 71-vjeçar që është edhe kreu i urdhrit të avokatit në Francë ka mbrojtur edhe personazhe të botës së spektaklit si dhe politikanë të njohur francez të akuzuar për korrupsion.
Gjyqi në Hagë/ Hashim Thaçi bën kërkesën e rëndësishme, zbulohet për çfarë bëhet fjalë
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij për gjyqin në Gjykatën Speciale të Hagës.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se avokati David Hooper është tërhequr, dhe Thaçi ka bërë kërkesë që avokati i tij në vijim të jetë Gregory Ë. Kehoe.
Kehoe nuk është një emër i panjohur pasi më parë ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina.
Thaçi prej muajsh ndodhet në paraburgimin e Hagës pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte vitin e kaluar që e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i frikësuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se ka marrë disa paralajmërime të pakëndshme në lidhje me Kosovën, por nuk ka specifikuar se për çfarë mendonte kur e tha këtë.
“Gjithçka rreth Kosovës po ecën, por kam frikë se këto ditë do të fillojnë me çudira të ndryshme… Bëhet fjalë për ngjarje politike. Lloje të ndryshme të presionit rreth Kosovës… Por ne do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion”, tha Vuçiç.
Më tej presidenti serb tha se “nëse nuk do ta kishim problemin rreth Kosovës, i cili pritet të na përplaset në kokë, do të mund të flisja sa ka përparuar Serbia dhe sa do të përparojë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dy ditë më parë, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor.
“Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë pushimi për mua do të shkoj, por nëse jo atëherë do të kërkoj që takimi të caktohet për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe dialog”, kishte deklaruar presidenti serb.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur dhjetë vjet më parë. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nis puna për hartimin në Akademinë e Shkencave
Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nisi puna për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Në ASH nga Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike (QBAE) e drejtuar nga prof. Irakli Koçollari, u nënshkrua kontrata me grupin e punës për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Sipas materialit që ka publikuar Akademia e Shkencave në faqen Facebook, kryetari Skënder Gjinushi tha se po hidhet një hap përpara për të filluar një punë mjaft të madhe të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet e tjera, sidomos me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me universitetet, për të hartuar “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, "Historinë e shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë kombëtare". Sipas akademik Gjinushit, në hartimin e fjalorit bashkëpunojnë profesorët më të shquar të gjuhësisë dhe leksiokografët më të mirë. Sipas ASH, akademik Jani Thomani tha se për gjuhën shqipe janë hartuar deri më sot fjalorë të rëndësishëm, por është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh si ky që t’u shpërbejë gjithë shqiptarëve. "Fjalori i madh i gjuhës shqipe” do të jetë një vepër normative leksikografike, ai është i domosdoshëm për të pasqyruar dhe për të hedhur në përdorim pasurinë e madhe frazeologjike e semantike të gjuhës shqipe. Redaksia e hartimit të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” përbëhet nga akad. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, akad. Gjovalin Shkurtaj, prof. dr. Valter Memishaj, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof.dr. Shezai Rrokaj, akad. Francesco Altimari. Do të marrin pjesë si bashkëhartues leksikografët: prof. dr. Hajri Shehu, prof. dr. Thanas Feka, prof. dr. Artur Lamaj, prof. dr. Tomorr Plangarica, prof. dr. Anila Omari, prof. asoc. dr. Idriz Metani, prof. dr. Kristina Jorgaqi, prof. dr. Ali Jashari, prof. dr. emal Murati, prof. asoc. dr. Anila Kananaj, Adrian Vehbiu, dr. Gëzim Gurgaj, dr. Naim Berisha, akad. Bardh Rugova, të cilët do të bashkëpunojnë me të tjerë studiues nga institucionet e gjuhës shqipe në universitete në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe me arbëreshët e Italisë.
Akademia e Shkencave, veprimtari shkencore në nderim të veprës së Naim Frashërit
Në 175-vjetorin e lindjes së poetit rilindës Naim Frashëri, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike organizuan të premten më 21 maj veprimtari shkencore në nderim të veprës së tij letrare dhe atdhetare. Me këtë rast Akademia e Shkencave ka çelur të parën veprimtari në rendin e një vargu veprimtarish, që ka parashikuar të zhvillojë këtë vit në jubileun e lindjes së kësaj figure emblematike të Rilindjes Kombëtare, që gjatë këtij viti do të ndiqet nga konferenca e botime të tjera, veprimtari nderimi dhe studimi. Në fjalën e hapjes së veprimtarisë akademik Skënder Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave tha se Naim Frashëri dhe Jeronim de Rada janë dy figurat më të rëndësishme të shekullit të formimit të vetëdijes kombëtare shqiptare. Akad. Gjinushi tha më tej se Naim Frashëri i erdhi Shqipërisë si një projekt ardhmërie. “Dhe nuk erdhi nga boshi. Ajo u parapri nga ideologjia e shekullit të 18-të, që tek arbëreshët u quajt albanesità, gjatë së cilës emri Shqipëri dhe emri shqiptar u përgjithësuan ndër tërë bashkatdhetarët, për të kulmuar me shprehjen lapidar për vendin e tyre prej Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder/ më jep emrin shqiptar”. Imazhi i Shqipërisë ekziston në shumë forma: ka një Shqipëri politike, ka një Shqipëri ekonomike, një Shqipëri zakonore, një Shqipëri gjuhësore. Por Shqipëria më e bukur është Shqipëria letrare dhe midis Shqipërive letrare ajo e Naimit është shkëndijuese, po aq shkëndijuese sa edhe Arbëria e lavdisë së epokës së Gjergj Kastriotit në poemat e De Radës”, tha akad. Skënder Gjinushi. Në fjalën e përshëndetjes Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i bektashinjve tha se kur në prag të shekullit të njëzetë, mendimi i burrave të mëdhenj të viseve shqiptare kish nisur të sendërtohej, shumica prej tyre e kthyen vështrimin nga Frashëri, nga ai vend simbol i vetëdijes sonë nacionale. “Shtëpia historike e vëllezërve Frashëri, por edhe teqeja e bekuar e bektashinjve, ishin shndërruar në Mekën e Shqiptarëve, në yllin polar prej nga mund të orientoheshin ende pa dalë prej natës së gjatë otomane. Koha që erdhi më pas, vërtetoi katërcipërisht se të dy këta objekte, mbetën të Shenjtë dhe të gjallë në memorien e kombit tonë”, tha ai. Akad. Pëllumb Xhufi Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (ASH) në kumtesën e tij “Naim Frashëri dhe vizioni i tij i hapjes dhe i tolerancës”, e cilësoi këtë rilindas të shquar si novatorin më të madh në traditën e letrave shqipe dhe atdhetar të madh e humanist me vizion europian.
“Berisha është i vetmi njeri që kam frikë”, Nano flet për herë të parë për kërcënimet që ka marrë nga ish-kryeministri: Ai ka qenë një horr, vrasës!
Analisti Mustafa Nano u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘të paekspozuarit’ se Sali Berisha është i vetmi person të cilin ka frikë. Ai gjithashtu tregoi se ka marrë kërcënime prej tij dhe se kjo ishte hera e parë që po tregonte diçka të tillë.Pjesë nga diskutimi:
Nano: Çani mos e moho që ke frikë nga Berisha. Berisha është i vetmi njeri që kam frikë, kam marrë kërcënime. Hera e parë që po e them. Çani mos më thuaj që ti nuk ke frikë Berishën?
Çani: Jo fare. Unë kam qenë në një gazetë që e sulmonte dhe kam bërë shkrime në gazetë ndaj tij me emër. Frikë nga ai nuk kam pasur, lere mos e nxirr si gogol tani.
Nano: Berisha është një horr i madh në historinë e këtij vendi dhe fakti që po merret një vendim i tillë nga DASH është vendim i madh. Ai ka qenë një horr, vrasës.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...