Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/09/18

KTHEHU SALI BERISHA KOMBI KA NEVOJE PER JU LIRINE QE I SOLLET JU KOMBIT SHQIPTAR MUND TJA KETE SJELLE VETEM SKENDERBEU.

 


Neser nje 20 shkurt i ri! Qytetaret drejt fitores!
Te dashur miq, protesta jone me 12 mars eshte proteste, si asnje here me pare ne histori, per jeten dhe sigurine tone dhe te femijeve tane. Kjo eshte proteste kunder klikes ne pushtet, te akuzuar me ze dhe me figure nga deputeti Doshi dhe doresi Bami, qe me skenarin e vet ogurzi Ilir Meta deshi te vrasi dy deputete, te fajesoje opoziten dhe zhyse vendin ne nje konflikt civil te permasave te paparashikuara dhe pasojave katastrofale per jeten e qytetareve shqiptare.
Neser ne ora 11:00 ne sheshin "Skenderbej" protestojme kunder pushtetareve kriminel, qe pasi iu deshtoi 6 muaj me pare skenari ogurzi i vrasjes ma para te deputeteve Doshi dhe Fufi, fshehen per 6 muaj denoncimin e krimit qe kishte bere deputeti Doshi.
Neser ne protestojme kunder pushtetareve te lidhur koke e kembe me krimin, qe pasi deshtuan me skenarin e vrasjes se dy deputeteve, organizuan gjate ketyre 6 muajve dy atentate per zhdukjen e dy deshmitareve kryesor te skenarit ogurzi, doresit Bami dhe ndermjetesit dhe paguesit te parave ne emer te Ilir Metes, Tonit, njeriut kyç te LSI ne Kombinat!
Neser ne protestojme kunder byrazereve te krimit Rama - Meta - Tahiri, te cilet per te zhdukur gjurmet e skenarit te tyre ogurzi, perjashtuan per 6 muaj Prokurorine nga hetimi dhe ngarkuan per hetimin e skenarit te eleminimit te dy deputeteve, kryetarin e PS per Tiranen, Sajmir Tahiri, i cili gjeti, ashtu siç u porosit, se skenari nuk ka ekzistuar!!
Neser ne protestojme per doreheqjen e Ilir Metes, i cili i akuzuar me ze dhe figure 6 muaj me pare nga Tom Doshi dhe doresi Durim Bami, iu deklaron tani qytatereve se Tom Doshi e ka akuzuar Meten vetem pas perjashtimit te tij nga grupi parlamentar i PS, kurse para kesaj kohe, sipas tij Doshi ka akuzuar Berishen dhe familjaret e tij. Sipas njeriut te mbytur qe kerkon te kapet ku te mundet del se Meta - Rama - Tahiri kane mbajtur 6 muaj te fshehte akuzat e Doshit ndaj Sali Berishes per vrasjen e dy deputeteve dhe fshehur per llogari te tij krimin.
Neser ne protestojme qe Ilir Meta te japi doreheqjen, pasi pas akuzave direkte ndaj tij, ai per te akuzuar opoziten thirri ne takim familjare te deputetit Fufi per t'i mashtruar ata per qellimet kriminale te Sali Berishes qe ka planifikuar vrasjen e vellait te tyre.
Ne protestojme qe Ilir Meta te japi doreheqjen dhe t'i hapi rruge drejtesise, ai po perdor karrigen per te bllokuar drejtesine dhe beson se do mund te dale i lare duke iu shitur shqiptareve Tom Doshin si deputet te PD.
Neser ne protestojme kunder tritolit, maskave, kokaines, vrasjeve e bandave te lidhura me pushtetin qe bejne ligjin, marrin jete njerezish, ne çdo qoshe, ne çdo rruge, shesh apo bulevard te vendit dhe bejne te pasigurte jeten tone!!
Neser do mblidhemi te gjithe pa asnje dallim ne sheshin "Skenderbej" ne protesten me te fuqishme per te rrezuar murin e krimit qe shtrihet ne majat me te larta te pushtetit. Neser shqiptaret do bashkohen te gjithe pa asnje dallim partiak, nen moton: "te hedhim, te hedhim murin e krimit"! T'i hedhim, t'i hedhim, t'i hedhim qelbesirat! sb

Sali Berisha mbetet një lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi të gjitha!


Të dëbohët ambasadorja amerikane KIM në USA, dhe të shpallët "persona non grata"





 Ambasadorja e Shteteve tē Bashkuara tē Amerikēs,Yuri  Kim, dha njē mesazh tē qartē pas takimit qē pati me Lulzim Bashēn nē selinē Blu. Para gazetarēve, ambasadorja iu drejtua Lulzim  Bashēs, duke ia bērē tē qartē qē SHBA, e cila ka shpallur Prof.Dr.Salih Berishēn ‘ persona non-grata’, nuk e do kētē tē fundit si deputet nē parlament.

 Ultimatumi i ambasadores, Kim pēr mosfutjen e ish-kryeministrit Salih  Berisha nē Parlamentin e ri shqiptar nē shtator 2021 , nuk ēshtē pritur mirē nga tē gjithē shqiptarët kudo që janë Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera . 

 Nuk ēshtē surprizuar nga deklarata e ambasadores sē SHBA-ve dhe as nga levizja e  Lulzim Bashes pēr perjashtimin e ish-kryeministrit dr Salih Berisha nga grupi parlamentar i PD-se. 

Ambasadorja amerikane sipas disa analistëve zonja Kim duhet tē dēbohet nga Shqipēria dhe tē shpallet "persona non-grata", pas ultimatumit detyrues qē qe i ka vendosur Lulzim Bashes, për dr.Berishën , si të sihte kjo Guvernatore e Shqipërisë Londineze. 

Kolegēt e saj  ambasadorë nēpēr botē dēbohet pēr shumē mē pak, pasi puna e njē ambasadoreje nuk ēshtē qē tu tregojē shqiptarēve se çfarē tē bējnē apo tē bējē rolin e gazetēs sē maxhorancēs. 

 Opozita shqiptare  duhet pērfundimisht tē ndēpresē çdo kontakt me tē dērguarēn e SHBA-ve në Tiranë pasi i ka fyer duke u dhēnē urdhra dhe ultimatume , siç ishte dhe kērkesa pēr mosfutjen e ish-kryeministrit dr. Salih Berisha nē Në Parlamentin Shqiptar dhe zbatimin e këtij urdhëri nga ana e zotit Lulzim Basha."Guvermentja"Amerikane në Tiranë duhët të hajë vetë barin, duke e dëbuar në USA.






2021/09/07

Serbia e provokoi Kosovën ne Cetinë


Shkruan Fahri Xharra

Ngjarjet e djeshme në Cetinë të Malit të Zi, ku Serbia me dhunë e shuguroi “Krye peshkopin”  serb në Malin e Zi me qëllime shumë të errta, qëllimi i sëcilës ishte të krijoj gjakderdhje dhe me këte të hapë rrugën e  saj për ripushtim të Malit të Zi.

Serbia edhe pse e di që Mali i Zi, që moti i ka thënë asaj lamtumirë dhe se Mali i Zi është shtet i pavarur nën mbrojtjen e NATO-s , por prapë se prapë Kisha Sllave Serbe  ideatore e të gjitha tragjedive në ish-Jugosllavi  e do një tjetër luftë të përgjakur. Asaj nuk ia ndien për renomenë e saj në botë, sepse Europa dhe Amerika janë duke e përgshelur në mënyrë që ajo të ndërron mendje dhe ti bashkohet Europës; por këto harraojnë se Serbia është shtet vazal i Rusisë dhe që nuk guxon të bëj një hap pa lejen e Rusisë.

Të shkojmë më tutje, malazezët nuk janë sllavë, janë dokleat dhe kurrsesi gjaku i tyre nuk përputhet me ate serb, jo që po e them unë por këte publikisht e deklarojnë edhe populli , politika dhe Akademia e Shkencave Malazeze.

Se si erdhi ortodoksia  në Malin e Zi me anën e Rusisë këte e dimë ne edhe  edhe serbët e edhe malazezët.

Serbia do t`ia mohoj Malit të Zi ortodoksinë esaj me qëllim të futjes në kthetra këte shtet të pavarur dhe sovran.

Të spjegojmë :“Sipas lajmeve nga mediat serbe , në Patrikanen e Pejës qenka shënuar 800 vjetori i Autoqefalisë së Kishës pravosllave serbe ( SPC).

(https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/u-peckoj-patrijarsiji-obelezeno-osam-vekova-autokefalije-spc-8-10-2019 ). Po, pse në Pejë ? “

( Provokim i rëndë  për Kosovën )

Me të vërtetë kjo rrenë serbe më indinjon, kur ata e dinë shumë mirë që Rusia dhe Otomanët në bashkëpunim e krijuan kishen pravosllave serbe. Lere, ata që që rrejnë  por edhe duan t`ia imponojnë Malit të Zi.

Pse serbët nuk e kishin Autoqefalinë e tyre deri vonë, dhe kur e morën ? Deri më tani e kanë gënjyer botën dhe neve po ashtu. Por, ortodoksisë  serbe (pravosllavisë ) iu dha një grusht i rëndë: rrenave të tyre , e morën grushtin e rëndë kohën e fundit, nga Bartolomeu i Stambollit , fjalët e të cilit po i përcjelli : : Serbëve pra, iu bëri të ditur që Autoqefalia e tyre kishtare pravosllave iu dhe shumë vonë, në vitin 1922,pasi që e blenë duke paguar patriarkun e kohës, jo më pak se një milion e gjysmë milioni franga të Zvicrës? Paramendoni se sa të mëdha ishin ato pare në atë kohë !

Pra, kur Kisha e Stabollit nuk iu njihte Autoqefalinë deri në vitin 1922, ata e dinin se Kisha ortodokse ishte në duar  të tjetërkujt ( lexo:shqiptarëve ). Pra Kisha serbe kishte rrejtur mbi 800 vjet

Atëherë sa ka të drejt SPC –ja me një autoqefali të blerë të  bëhet patron kishtar i një populli të pavarur ? Por Kisha Serbe nuk ka as moral e as dinjitet kishtar, por është parti e fortë politike mveshur në petkun fetar.

Bota duhet të dijë të vërtëtën serbe , se pse ajo historikisht fund e krye është një imagjinatë ruse, me qëllime të caktuara.

Fjalët e Ptriarkut Bartolomeu, serbëve ishin: “ E keni paguar Autoqefalnë me pra të gatshem sepse një mëvehtësi e pavarësisë së nuk është  askund në dokumentat kishtare. Për shkak të rrenëve të herëshme arkiepeshkopi i Ohrit Detemetros Chomatenos i kishte kërcnuar me mallkim dhe përjashtim.  Serbët vetëm rrena i mbanë.

Provokim i rëndë për Kosovën;  “Kur ushtria serbe kthehet në Kosovë” Kjo këngë është kënduar nga klerikët e Kishës Ortodokse serbe në ceremoninë shugurimit në Mal të Zi..

A nuk ishte ky nje provokim i rëndë për Kosovën ?

Edhe në Shqipëri duhet të bëhet kujdes se elementet grekofile munden në çdo kohë ta tensionojnë situatën e sigurisë në të njejtën mënyrë.

Fahri Xharra, Gjakovë

06.09.21


MSh-ja përmes një njoftimi ka ftuar qytetarët të aplikojnë sa më shumë për terminet për marrjen e vaksinave anti-COVID si dhe të mbajnë maskën, higjienën e distancën.

 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot një person mund të aplikojë në “eKosova” për caktimin e 10 terminëve për vaksinim, pra edhe për familjarë e të tjerë.

MSh-ja përmes një njoftimi ka ftuar qytetarët të aplikojnë sa më shumë për terminet për marrjen e vaksinave anti-COVID si dhe të mbajnë maskën, higjienën e distancën.

“Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se përveç shtimet të terminëve të reja për vaksinim kundër COVID-19, me rastin e aplikimit dhe caktimit të terminëve për vaksinim, platforma eKosova mundëson që tani, një qytetar të caktojë termine për 10 persona të tjerë”.

Terminin për vaksinim mund ta bëni në këtë link: 

https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

“Ku mbahet synetia”, kujtimet e delegatëve në 31-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut

 Feride Hyseni është një nga delegatet e Kuvendit të Kosovës, e cila mori pjesë në miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut 31 vjet më parë.

Derisa me emocione rrëfen rrugën për në Kaçanik, Hyseni thotë se kujtimet i ka ende të freskëta.

“Nuk e kemi ditë të gjithë ku, po ka qenë ashtu që kur të mbërrijmë në Kaçanik, në një vend te lisat, me pyet ku është synetia dhe ashtu kam shkuar edhe unë. Por, unë realisht kam shkuar deri në Elez Han për me taku një vendas të Kaçanikut për me më fut ai me automjet me regjistrim të Shkupit, për mos me rënë në sy”, tha Hyseni.

Më 7 shtator 1990, në mënyrë të fshehtë delegatët e Kuvendit të asaj kohe miratuan Kushtetutën e Kosovës, e që njihet si Kushtetuta e Kaçanikut.

E kryetari i Kuvendit në atë kohë, Ilaz Ramajli, thotë se organizimi ka qenë i menduar gjatë.

Përvoja e kaçanikasve në organizimin e tubimeve të tilla, të cilat mbaheshin fshehur e pozita gjeografike që e bënte më të lehtë largimin e delegatëve, sipas Ramajlit, janë arsyet pse u zgjodh që miratimi i Kushtetutës të bëhej atje.

Nga të gjitha momentet, ish-kryetari thotë se nuk do ta harrojë vendosmërinë e delegatëve pjesëmarrës.

“Mua nuk më hjeket nga mendja dhe sytë fotografia. Fytyrat e buzëqeshura të delegatëve gjatë gjithë kohës së mbajtjes së mbledhjes. Unë thjeshtë e kuptova që ata nuk janë farë nuk merren me atë çfarë do të ndodh me ta”, u shpreh Ramajli.

E 31 vjet pas, pavarësisht se e vlerësojnë punën e bërë, delegatët Ilaz Ramajli e Feride Hyseni nuk janë të kënaqur me atë që është arritur.

“Unë e shoh si një shtet të mirëfilltë. Megjithatë, a ka vend për më mirë? Gjithmonë ka vend për ma mirë edhe potencial kemi vetëm duhet t`i angazhojmë njerëzit që ja duan të mirën këtij vendi”, deklaroi Hyseni.

“Nuk është ajo qe ne e kemi parafytyru se si do ta qeverisin dhe çka do ta bëjmë Kosovën”, shtoi Ramajli.

Derisa një vit më parë për shënimin e 30-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut është mbajtur seancë solemne, këtë herë kjo ngjarje është kujtuar vetëm përmes rrjeteve sociale.

Presidentja Vjosa Osmani është e vetmja nga tre krerët e institucioneve që ka kujtuar këtë datë, duke thënë se “Kushtetuta e Kaçanikut është guri themeltar i rendit juridik të shtetit të Kosovës”

Ish-zëvendësministri i MPB-së: Projekti serb mund të nxis luftëra të reja, mjerisht po e përkrah një politikan shqiptar







Eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava, ka thënë se ideja e ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin për “Botën serbe” mund të nxis tensione dhe luftëra të reja në rajon.     Në një intervistë për media shqiptare prof.Hajrullah 

Tërnava ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, se po e përkrah këtë projekt, duke i lejuar Serbisë dalje në detin Adriatik.Ai ka folur edhe për armatimin modern, donacion për Kosovën nga Amerika, i cili sipas tij, i dërgon mesazh Serbisë se shteti i Kosovës është i pavarur dhe se SHBA më tutje do të qëndrojë pranë saj.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, ka treguar sfidat me të cilat do të përballen institucionet e Kosovës, lidhur me strehimin e refugjatëve afganë, duke thënë se nuk do të ketë mosmarrëveshje në nivele të larta.

Intervista e plotë:

 Z. Tërnava, 111 afganët e parë të ardhur në Kosovë janë strehuar në ish-kampin e Bechtelenkas, afër Bondsteel-it. Ku do të mund të vendosen grupet tjera që pritet të vijnë në Kosovë?

Hajrullah Tërnava: Meqë Kosova është një ndër ato shtete që kanë pranuar strehimin e afganëve në Kosovë, tani ky veprim duhet të kryhet në mënyrë më të sigurt dhe të shpejtë, dhe është e kuptueshme që vendosja e 111 afganëve të ndodhë në Bechtelenka, afër Bondsteel-it. Nëse tani grupi i parë u vendos aty, edhe grupeve të tjera do t’iu gjenden vend strehime të sigurta, prandaj, tani për tani nuk është e njohur në tërësi se ku do të vendosen ata që ende nuk kanë ardhur, dhe vendosja e tyre që do të vijnë do të mbetet e sigurt, dhe për këtë janë institucionet e Kosovës që vendosin dhe merren me këto vendosje të refugjatëve afganë.

 Si duhet të veprojë Kosova, në mënyrë që të parandalojë që talibanë të inflirtuar, të mos kenë mundësi të strehohen ne Kosove.

Hajrullah Tërnava: Meqë Kosova tani është shtet i pavarur dhe i njohur nga 117 shtete, e duke e ditur se shteti ynë i ka institucionet e veta si: ushtrinë, policinë, AKI-në dhe institucionet tjera, prandaj për këto ndodhi se a mos po përvidhet ndonjë taleban-terrorist, duhet t’i heqim këto dilema, sepse sikur e shpjegova, shërbimet që i luftojnë terrorizmin dhe krimet në përgjithësi janë të specializuara për këto veprime. Institucionet e sigurisë do të duhej të jenë gjithnjë të gatshme për më të keqen dhe të ndërmarrin ato masa të luftimit të atyre njerëzve që kanë ardhur për qëllime terroriste e të këqija në Kosovë. Prandaj, shërbimet e zbulimeve duhet të veprojnë në baza ligjore si dhe kushtetuese, në mënyrë që të parandalojnë që talebanë të infiltruar, të mos kenë mundësi të strehohen në Kosovë. Çdo i huaj që kërkon azil apo strehim në shtetin tjetër, duhet t’iu përshtatet ligjeve të atij shteti, prandaj nëse nuk i përshtatet ligjeve të atij shteti gjithsesi mund që të mos i pranohet qëndrimi në shtetin ku ka krijuar strehim si në rastin e Kosovës.

 Cilat mund të jenë sfidat e Kosovës për këtë çështje dhe si do të ndikojë kjo në aspektin e sigurisë në vend?

Hajrullah Tërnava: Ardhja e një popullate të huaj me shumë ligje dhe kultura të ndryshme ndaj kosovarëve, është e kuptueshme se mund të ketë diferenca dhe ndoshta edhe mos adaptim të shpejt të tyre në vendin tonë. Prandaj, këto mund të jenë sfidat e Kosovës për këtë çështje dhe kjo do të ketë reperkusione në aspektin e sigurisë në vend. Por, sikur e shpjegova më lartë, ne nuk duhet të jemi skeptikë sa u përket këtyre banorëve, sepse ata kanë ardhur nga zori për t’i shpëtuar kokat e veta, prandaj nuk mendoj se do të ketë mosmarrëveshje në nivele të larta.

SHBA i kanë dhuruar si donacion Kosovës 55 automjete ushtarake, ndërkohë që flitet se së shpejti vijnë edhe helikopterët. Në Serbi këtë po e shohin si “përgatitje për luftë”. Cili është mesazhi i gjithë kësaJ

Hajrullah Tërnava: Mesazhi i gjithë këtij furnizimi me armatim modern është vërejtje Serbisë, se shteti i Kosovës tani është i pavarur dhe si i tillë do të jetë deri në ekzistimin e tij, dhe se pranë shtetit të Kosovës edhe më tutje do të qëndrojë Amerika. Prandaj, ky armatim është mesazhi ndaj shteteve fqinje që mos të provojnë me ndërhy në Kosovë, sepse mund t’iu ndodhë si Olluja në Kroaci.

Si e shihni idenë e ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin, për “Botën serbe”? A mund të nxis tensione në rajon ky projekt?

Hajrullah Tërnava: Ideja e ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin për “Botën serbe” është një dëshirë e tij, por kjo nuk do të thotë se mund të realizohet ndonjëherë. Kjo i bie se të gjithë serbët do të jenë në një shtet dhe me këtë qëndrim vërehen pretendimet serbe për Serbinë e madhe, e kur dihet qartë se Serbia ishte shkaktarja e luftërave ballkanike të viteve 1990-1999. Gjithsesi se ky projekt mund të nxis tensione në rajon dhe luftëra të reja, por mjerisht ka disa bashkëmendimtarë si Edi Rama që po e përkrahin dhe po lejojnë një dalje në detin Adriatik shqiptar. Ata po i harrojnë ato krime dhe masakra që serbët na i kanë bërë në vitet 1878, 1912, 1999.

 Cili është vlerësimi juaj për punën e Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë? A ka arritur përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit?

 Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Ekaterina Trendafilova, ka caktuar përbërjen e panelit që do të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Sa janë gjasat për lirimin e tij të përkohshëm?

Hajrullah Tërnava: Një ushtrim i tillë i ankesës është mirë të provohet, pse jo, por gjasat që të arrihen rezultate janë të pakta, sepse gjasat për lirimin e tij të përkohshëm janë të vogla. Një vendim i tillë do ta devalvonte-zhbënte krijimin e Gjykatës Speciale, por megjithatë është mirë të ushtrohet një ankesë e tillë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...