Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/18

Arbëria po fundoset, zot shpëtoje Arbërinë!

 


NGA: FAHRI XHARRA


E shohim apo jo, që një rrezik i madh është duke i tundur tokat tona? A mos vallë na duket si ëndërr dhe me shpresë se kur të zgjohemi  shohim atë  që pamë  si diçka të pa besueshme?

“Trillimet e regjimeve politike dhe Historitë e tyre Shtetërore se Osmanët janë pushtues të tokave shqiptare assesi nuk qëndron me natyrshmërinë e Historisë Akademike ngase Perandoria Osmane në ato kohëra të largëta nuk pushtoi tokat shqiptare por pushtoi tokat Venedikase dhe ato Serbe...

Prandaj shoqëria shqiptare duhet të dijë se, Bota Perëndimore me Myslimanët ka problem ideologjik, sepse Nacionalizmi dhe Komunizmi, dhe ai që quhet Evropianizim është ndërtuar si AntiIslamizëm, një veçori vdekjeprurëse për shqiptarët që duhet të luftohet si ideologji nacionaliste brenda mesit të shqiptarëve sot.

Të gjitha ‘’Izmat’’ duhet të luftohen shkaku se… Kombi është letërnjoftimi i identitetit personal dhe ai lokal, kurse Feja është pasaporta universale që hapë rrugët e dy botëve të përhershme ekzistuese! – Savash VELIU.....Në këtë kurth dinak të mesjetës ra pre edhe Skënderbeu i dirigjuar e i joshur me peshqeshe nga Venediku, Napoli dhe Vatikani i cili luftonte si vasali i tyre në dëm të principatave shqiptare një sindrom (traditë) vijuese që vazhdon edhe tek politikanët tanë të sotëm. Dhe kështu; “Çdo shoqëri e cila humb civilizimin do të humb origjinalitetin e të menduarit”, (siç kemi humbur origjinalitetin e të menduarit të drejtë) thotë Malik ibën Nebi.

Secili prej nesh ka të drejtë natyrore nga Zoti, të mbrojë personalitetin, lirinë dhe pronën e vet. Këto janë tre kërkesat bazë jetësore tek çdo shoqëri e përparuar. Kushdo ka të drejtë të mbrojë mendimin e vet, madje me forcë, por jo ajo të jetë e ngritur mbi verbëri vasale e veçmas të ca ‘’kuazi-intelektualëve’’ shqiptar kinse Perandoria Osmane ua dhuroi ose ua shiti tokat shqiptare serbo-grekëve qorrazi, por Historia Akademike tregon atë ndryshe; ”Në atë vit që ne fituam pavarësinë (1912) janë vrarë 55.ooo ushtarakë turk, për ta mbrojtur Shqipërinë nga Serbët dhe Grekët.” këtë e thotë Akademiku Abdi Baleta (ish ambasador i Shqipërisë në OKB).

“Me marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë (Zajdnica ose Republika serbe), e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, e ratifikuar dhe

nga Kuvendi në vitin 2015, me kompetenca shtetërore dhe kompetenca mbi pronat tokësore dhe kulturore, Kosova, duke pasur parasysh armiqësinë e pashembullt ndërpartiake për pushtet, pasuri dhe nepotizëm, varfërinë dhe migrimin masiv të rinisë dhe kokës intelektuale, brenda pak vitesh e tëra do të shkatërrohet.

Personalisht,  ashtu edhe siç kam kërkuar dhe në letrën publike drejtuar Kryetares, Kryeministrit, Qeverisë dhe Kuvendit, nuk e kuptoj pse Kuvendi, në bazë të vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk e anulon marrëveshjen në fjalë, duke cilësuar si vepër antikombëtare dhe nënshkruesit e mbështetësit, qoftë edhe virtual,  t'i gjykoj për tradhti kombëtare, para se Serbia, Evropa edhe Amerika të kërkojnë zbatimin e saj.Në këtë vend, ftoj të gjitha forcat atdhetare  që të jenë aktiv në kërkesa për të  mos lejuar,  me asnjë kusht krijimin e kësaj bashkësie në formën e nënshkruar,  qoftë me shkrime në mediumet elektronike, qoftë me protesta masive paqësore.

Të gjithë ata shqiptar të cilët mendojnë se këtë marrëveshje nuk do ta lejoj Amerika, duke anuluar në miqësi, partneritet apo interes, janë tërësisht gabim, sepse interesi strategjik anti-Rusi  i Amerikës dhe  Evropës për Serbinë është më i madh se për Kosovën.”

“Në veri na fyhen, rrahën, lëndohen dhe na vriten policët, e në Qeveri dhe në Kuvend mbrohet Serbia dhe Rusia, në qytete shëtitje, shaka, pije, kënaqësi e paparë!

Sot Kosova po rrezikohet jo vetëm nga Serbia dhe nga Rusia,  por edhe  shumë nga tregtarët dhe tradhtarët e brendshëm Këta po komunikojnë edhe me Amerikën dhe Evropën me një qëllim të vetëm, "Rrëzimin e Qeverisë Kurti" dhe shpëtimin e vetvetes për tradhtinë ndaj tërësisë territoriale të vendit, të nënshkruar vite më parë me Serbinë, Malin e Zi dhe me Maqedoninë!Rrini, heshtni, flini,  se edhe dheu nuk ka me ju pranuar! “

 “Eh, Arbëria ime! Sa shume e sa gjatë të lodhen, Zonjë e rëndë,  Mbretnesha Jone e Përjetshme! Qe kur biri yt, më i madhi që Ti linde e u rrite, Gjergj Kastrioti ndërroi jetë, e që kur bijtë e tu, burrat e dheut bashkëkohës të tij e të tjerë më vonë, u vranë e u syrgjynosen, Ti jeton si nëna pa djalë. Ka më shumë se 500 vjet që dhunohet shtati e shpirti yt i shenjtë. Heqin e shkatërrojnë shenjat e tua, pjesët më të bukura, e nga ana tjetër vendosin "copëza Azie" pa fund mbi trupin tend... Kurrë s'tu ndanë osmanët e vjetër e të rinj, sllavet e grekët. S'u lodhën kurrë bishat e shushunjat duke të rënë e duke të ngrënë. Gjithmonë me ta bashkëveprojnë pa u lodhur pjella e tyre e keqe, ndonëse flasin gjuhën që na mësove .

Ti, nëna Arbëri. Kanë shkatërruar e po shkatërrojnë në trupin tënd më të bukurat e dheut, kështjella, kisha, por dhe bukuri të tjera që natyra të dhuroi Ty. Pra më e dhimbshmja është se edhe njerëzit që flasin gjuhën Tënde, po me atë gjuhë mendojnë, bëjnë e thonë të pavërteta për Ty, duke fshehur sa mundin prezencën dhe tjetërsuar formën e përmbajtjen e shpirtit dhe të qenies Tënde të bekuar. ... Dhe e keqja e madhe nuk është se gënjejnë e falsifikojnë, por se ndikimi i tyre është i madh edhe tek bijtë e Tu, që do të donin të të njihnin, madje dhe të krenoheshin me Ty, por që për shkak të tyre (falsifikatorëve dhe të atyre që e shtrembërojnë përditë historinë), Ti po mpakesh (zvogëlohesh) përherë e më shumë. Ti dhe biri yt, Gjergji, kujtoheni dhe jeni më prezentë përtej detit, në Kalabri, Bazilikata, Siçili e kudo gjetiu në Europë, sesa në trojet e Ilirikut, ku u ngrite e fortë e madhështore për rreth 3-4 shekuj.. Gjithsesi, unë besoj në shpirtin tënd të shenjtë, jo vetëm se u ungjillëzove e u pagëzove ndër të parat e botës, Arbëria ime, që në vitin 57 prej Palit dhe apostujve të tjerë, me "porosi-testament" të Jezu Krishtit, apo për shkak edhe se bijtë e Tu, më të mëdhenjtë e njerëzimit: Kostandini, Justiniani e Gjergj Kastrioti, përhapën e mbrojtën atë frymë, por dhe për faktin se për mbi 500 vjet ushtrim dhune e shkatërrimi mbi Ty, përsëri Ti qëndron, je aty e pavdekshme. Prandaj unë besoj në ripërtëritjen dhe në rilindjen tënde, Arbëria ime e dashur!"

 Por,Nëse e vërtetë, Yllirë i mbirë me dritën e Yllit. Jemi të ç'thurur, të përçarë, të kufizuar në interes vetjake të dobëta dhe të zymta, larg rrënjëve Yllire të lashta, larg misterit të Zeusit dhe perëndive Ylliropellazge, larg kulturës sonë që është në harresë, larg gjuhës sonë që është huazuar dhe kuptimet e saj kanë humbur bukurinë dhe qëllimin e saj misteriozë, të zhytur në politikë të përditshme dhe të lënë në harresë ngjarjet e përditshme të vet jetës njerëzore, artistike dhe kulturore të cilat huazohen dhe jeta bazohet në kulturat e huaja dhe në mrekullimin e tyre,  dhe mohimin e vlerave tona të mëdha që kanë ndërtuar qytetërimet e mëdha të kësaj Bote.

Kokëfortë sa më s'ka, që çdo ditë humbasin drejtimin, qëllimin, kuptimin, thelbin, e jetës së përbashkët vëllazërore dhe harrojnë pasojat e së kaluarës për rreziqet që na  presin, të zhveshur dhe këmbëzbathur, nga Bota e armatosur. Të krahasosh lavdërimet e poetit për udhëheqësin Yllirë që asnjëherë nuk cenoi askënd veçse Shqipëria jetonte në vend të vet dhe me forcat e veta, përkundrazi Poeti i çmimit mbështeti fashizmin e Serbëve që luftoi dhe vrau Kosovën tonë si dhe popujt e tjerë, eh.....  Kjo është me të vërtetë një sëmundje që duhet dënuar ashtu siç dënonte Egjypti në kohën e lashtë për pakënaqësinë e njeriut, që për këtë ndëshkohej.

Sigurisht që kemi dhe yjet Yllirë që shkëlqejnë që duan këtë vend dhe vlera dhe që vonë a shpejtë do të prijnë Yllirinë dhe ajo do të njoh lavdinë.

NGA SKENDER MUSLIU : A e tradhtoi PDK-ja, familjen Jashari?

 

Bekim Jashari, Sami Lushtaku; foto ilustrim nga "Bota sot"

Në zgjedhjet komunale të 17 Tetorit, PDK-ja duke kandiduar Fadil Nurën si kundërkandidat të Bekim Jasharit për garën e kryetarit të Skenderajt, shkaktoi një tërmet duke lëkundur themelet e vlerave të vërteta të luftës, të Adem Jasharit, komandantit legjendar dhe familjes Jasharaj.

A thua, është dashur të priten zgjedhjet e 17 Tetorit 2021 për t’i nxjerrë në shesh manipulimet, mashtrimet dhe keqpërdorimet e PDK-së, që janë bërë në emër të familjes Jashari?! PDK-ja në këto zgjedhje nuk e përkrahi kandidaturën nga iniciativa qytetare të Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt, por propozoi kandidatin e PDK-së Fadil Nura, edhe pse në mandatin e kaluar Bekim Jashari u kandidua me insistimin e vazhdueshëm të PDK-së.

A thua bëhet fjalë për plasaritje në PDK? Jo, nuk është plasaritje, por kjo tregon fytyrën e vërtetë të PDK-së, gjeneralëve dhe komandantëve të vetshpallur, sepse pikërisht ata që më së shumti përdorën emrin e familjes Jashari, duke mos patur më nevojë për te, po ia kthejnë shpindën. Këta janë po të njejtit ata që gjatë luftimeve në Prekaz me ushtrinë dhe policinë serbe, kur u shua e tërë familja Jasharaj,që ndërgjegjësoi botën, i lan të vetëm pa ju ofruar ndihmë. Ashtu siç nuk i ofruan ndihmë familjes Jashari në Prekaz, edhe tani PDK-ja e shpërfilli kandidaturën e Bekim Jasharit, fatkeqësisht sikur historia po përsëritet. PDK-ja, bizarisht, ende udhëhiqet nga « krahu i luftës » përmes kryetarëve kukulla.

Deklarata e kryetarit të PDK-ës, Memli Krasniqit, se PDK-ja është ADN-i dhe shtëpia e UÇK-së, po del se paska qenë fallso, sepse që nga paslufta e deri tani, kjo parti, gjeneralët dhe komandantët e vetshpallur, vazhdimisht janë thirrë dhe kanë përdorë emrin e familjes Jasharaj për interesa partiake dhe personale, e jo atdhetare. Madje shumë politikan të kësaj partie, janë shtyer me « bërryla « për të dëshmuar se kush prej tyre ka qenë më i afërt me Adem Jasharin.

Se PDK-ja ka përdorë emrin e familjes Jashari dhe Ademin në mënyrë fallso, vërtetojnë edhe përgjimet e aferës « Pronto », me ç’rast dy zyrtarë të lartë të PDK-ës, në kontekst të bisedës, përdhosin rëndë familjen Jashari.

Se PDK-ja ka banalizuar me vlerat e luftës, tregon numri i veteranëve të luftës. Kjo parti e asistuar edhe nga AAK-ja, për përfitime personale dhe korruptive kanë rritur numrin e veteranëve të luftës në 60 mijë, kur mirëfilli dihet se maksimumi i maksimumit kanë qenë 18 mijë. Mirëpo me drejtësinë e kapur, nga vet këta, ky proces ka përfunduar në mënyrë skandaloze.

Tani merreni me mend, se sa do të ishte i lartë pensioni i veteranëve të merituar sikur buxheti i 60 mijë veteranëve t’iu ndahej 18 mijë veteranëve të vërtetë. Llogartia është e thjeshtë, pensioni i veteranit do të ishte tri herë më i lartë. Nga këto keqpërdorime të PDK-së me statusin e veteranëve, sot në Kosovë ka shumë veteranë që jetojnë në varfëri të skajshme, pa kulm mbi kokë, janë shpërngulur jashta vendit dhe më e keqja është se shumë nga ata nga situata e vështirë kanë bërë vetvrasje. Kjo është sa e turpshme po aq e papranueqshme nga këta politikan të korruptuar dhe të papërgjegjshëm. PDK-ja në vend që t’i mbrojë vlerat e luftës, ajo i ka degraduar dhe denigruar ato tejmase për përfitime personale. Nuk është e rastit se pikërisht gjeneralët dhe komandantët e vetshpallur u bënë milionera në Kosovës e pasluftës.

Prandaj rasti i Bekim Jasharit – Fadil Nurës ( PDK-së), është moment reflektimi për elektoratin e PDK-së, mbi vlerat e vërteta të kësaj partie, duke i rishikuar ato, sepse ky rast, PDK-në e nxjerri lakuriq nga patriotizmi dhe vlerat e luftës, që ajo, pat të drejtë, në vazhdimsi thirret.

Me këtë rast vlenë të përshëndetet gjesti i partive politike, që në respekt të familjes Jashari, nuk propozuan kundërkandidat ndaj Bekim Jasharit.

A thua këto qenkan vlerat e PDK-së, dhe jo vetëm, në cilat ata thirren?!


Huazuar nga Bota sot.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë.: Paqja duhet forcuar, stabiliteti të mos cënohet



Forcimi i paqes dhe ruajtja e stabilitetit në rajon, rritja e bashkëpunimit diplomatik dhe konfirmimi i mbështetjes së Shqipërisë ndaj njohjes së Kosovës si shtet i pavarur janë temat qendrore të bisedimeve që zhvilloi në Tiranë të hënën (18.10)  zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, me homologen e saj në Shqipëri, ministren e Jashtme, Olta Xhaꞔka.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në deklaraten e përbashkët për shtyp e quajti „ të ashpërsuar shumë gjuhën e Serbisë gjatë javëve të fundit”: „ Duhet të jemi të kujdesshëm që paqen e brishtë në rajon ta forcojmë dhe të gjithë së bashku të ndikojmë që të mos cënohet stabiliteti. Kosova e ka të qartë orientimin e saj në BE dhe NATO dhe është skeptike ndaj koncepteve konkurruese ndaj BE-së", tha ministrja Gërvalla.

Ministrja Xhaçka e vlerësoi dialogun Kosovë - Serbi  si ”të vetmen rrugë për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve”: "U takon auroriteteve të Kosovës të udhëheqin me forcën e shembullit në këtë drejtim", theksoi ajo.

"Rezultati i dialogut duhet të jetë një marrëveshje e qendrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në BE dhe OKB dhe trajtimin e drejtë të minoriteteve konform Kushtetutës së Kosovës", theksoi ajo.

Xhaçka: Anëtarësimi i Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare

"Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e Kosovës, mbështetësja më e fortë dhe avokatja pa pakompromis e Kosovës. Jemi angazhuar për bashkëpunim strategjik në politikën e jashtne  për të harmonizuar veprimet dhe aksionet e diplamacive tona për arritjen e objektivave strategjikë, ku përparësi mbetet anëtarësimi i Republikëssë Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare”, tha ministrja e Jashtme, Olta Xhaꞔka në deklaratën e përbashkët për mediat, me homologen nga Kosova Donika Gërvalla.

Ajo theksoi, se "Sekretariati i Përnbashkët do të jetë një strukturë operative, efikase për të ndjeur ecurinë dhe realizimin e marrveshjeve dy palëshe të deritanishme dhe atyre në  të ardhmen.”

Aksioni i përbashkët diplomatik do të mbështetet nga "shtimi i përfaqësive të përbashkëta në Afrikë dhe Azi dhe ndërthurrja e punës së diplomatëve të dy vendeve”, theksoi ministrja Xhaçka.

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shprehu në takim  vullnetin politik të qeverisë së Kosovës me kryeministër Albin Kurtin për të forcuar më tej marrdhëniet me Shqipërinë "në të gjitha fushat”.

" Do të bëjmë një bilanc të mirë të bashkëpunimit tonë dhe një strategji  të qartë se ku duam ta shohim Kosovën dhe Shqipërinë në të ardhmen” theksoi Gërvalla.

Ajo u prit sot edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, që vlerësoi procesin zgjedhor për  zgjedhjet lokale që u zhviluan në Kosovë të dielën (17.10) "një shembull për rajonin sesi duhen zhvilluar dhe administruar zgjedhjet”

Vjosa Osmani: Serbia minon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

 Në Beograd u mbajt samiti dyditor me rastin e 60-vjetorit të konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve. Për Kosovën një samit i tillë në Serbi është përpjekje e Serbisë që ta minojë shtetin e Kosovës.




Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi ndaj Beogradit zyrtar, pasi në Serbi u zhvillua Samiti i Vendeve të Painkuadruara. Serbia në këtë organizatë ka statusin e vendit vëzhgues. Presidentja e Kosovës akuzoi Beogradin zyrtar, se po "vazhdon me përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrativë e argumente të falsifikuara, me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës. "Nën udhëheqjen e kasapit Sllobodan Millosheviq, Serbia ka shkaktuar shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë, duke shkaktuar gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, si dhe duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të NAM-it. Si vend kolonizues, me politika destabilizuese, me mohim të gjenocidit të kryer ndaj civilëve të pafajshëm e me veprime që çdo ditë bien ndesh me përpjekjet për paqe e stabilitet në rajonin tonë, Serbia dëshmon se është në kundërshtim me vlerat, mbi të cilat është ndërtuar NAM”, ka thënë presidentja Osmani.

Thirrje të gjitha vendeve të NAM-it të njohin Kosovën

Presidentja e Kosovës theksoi në reagimin e saj, se pavarësia e Kosovës është njohur nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të NAM-it. Ajo thotë se "Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare”. Osmani ftoi të gjitha shtetet e NAM që nuk kanë njohur Kosovën që të udhëhiqen nga ky interpretim i GJND-së.

"Republika e Kosovës e vlerëson mbështetjen, të cilën ia kanë dhënë disa vende të NAM-it, në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrëse në konferencën e NAM-it, në Beograd do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë”, është shprehur Osmani.

Ungarn I Budapester Demografiegipfel

Presidenti serb zt.Aleksandër Vuçiq: Serbia lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial

Para liderëve të vendeve të paikuadruara foli presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha  se "Beogradi ishte, është dhe do të jetë nikoqiri i të gjithë atyre që përçojnë mesazhin e paqes", dhe shtoi se "Serbia është promovuese e idesë së multilateralizmit". Duke folur për cështjen e Kosovës Vuçiq tha se "dialogu me Kosovën nuk ka alternativë”. "Serbia lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, mbron të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kombeve të Bashkuara dhe se është e angazhuar për dialog me Kosovën. E mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është çelësi për sukses në dialog pasi ai nuk ka alternativë", tha Aleksandër Vuçiq.

Në samitin dyditor që shënon 60-vjetorin e konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve morën pjesë  më shumë se 105 vende dhe nëntë organizatave ndërkombëtare. Kjo lëvizje u themelua nga mesi i Luftës së Ftohtë si një kundërpeshë ndaj blloqeve kundërshtare të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm (BRSS) dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA).

Përpjekje për rikthim në dialog

Përplasjet deklarative me akuza dhe kundër akuza ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po bëhen pikërisht në kohën kur Bashkimi Evropian dhe SHBA po bëjnë përpjekje që të ulin sërish në tryezën e dialogut të nivelit të lartë, politikanë të Kosovës dhe Serbisë. Tre javë më parë  tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën pas vendosjes nga qeveria e Kosovës të masës së reciprocitetit në targa të veturave. Pas disa ditë barrikadash nga serbët lokalë të veriut të Kosovës dhe me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare u arrit marrëveshja për përdorimin e targave të veturave duke mbuluar të dyja vendet inicialet shtetKosovë - Serbi: Zhbllokohen tërësisht pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakërore.

USA New York | Pressekonferenz Josep Borrell

Josep Borrell

Pas kësaj marrëveshje, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell the se "Kosova dhe Serbia duhet t'i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve”. "Kosova dhe Serbia tani duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, tha shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.     

 

Historia e Kosovës është histori e njerëzve të saj

 Këshilli i Sigurimit zhvilloi ( 15.10) takimin e dytë këtë vit për Kosovën. Tensionet e javëve të fundit zunë pjesën më të madhe të fjalimeve. Presidentja Osmani tregon për Kosovën e transformuar. 


UN Sicherheitsrat | Kosovo-Meeting

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, flet për një situatë konkrete. Ja cili është versioni i tij i ngjarjeve: "Mungesa e mirëkuptimit politik dhe komunikimit çon në rritjen e tensioneve, sidomos kur mungon mosbesimi. Kjo fjali pasohet nga tregimi për ngjarjet e 20 shtatorit kur policia "pa njoftuar më parë” kreu një aksion në veri të vendit, për të zbatuar regjimin e ri të targave të makinave. Kur protestuesit bllokuan rrugën, njësitë speciale të policisë përdorën gaz lostjellës. Me kalimin e ditëve numri i protestuesve dhe i policisë u rrit dhe më 26 shtator qendra e regjistrimit në Zubin Potok u dogj. Ushtria serbe shtoi prezencën në veri të kufirit dhe zhvilloi fluturime ushtarake. Edhe të mërkurën e kaluar policia zhvilloi një ndërhyrje kundër kontrabandës në veri, i cila po ashtu u shoqërua nga protesta. "Këto ngjarje kanë thelluar mosbesimin e popullsisë serbe në veri dhe kanë sjellë reagime të ashpra të Beogradit”, thotë Tanin. Ai thotë se ngjarjet e javëve të fundit "duhet të jenë paralajmërim për të gjithë anëtarët Këshillit të Sigurimit”. 

Serbia sheh vetëm zi 

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, shprehu mbështetjen e plotë për UNMIK-un dhe shqetësimin për "rritjen e numrit të incidenteve dhe sulmeve me bazë etnike” në gjashtë muajt e fundit. Ai tha se sulmet janë të "përditshme” dhe kanë venë në rrezik serbët në Kosovë. Ai u ndal tek ngjarjet e 30 shtatorit dhe kërkoi ndalimin e ndërhyrjeve të policisë. Ai tha se, ndërhyrjet e policisë kundër kontrabandistëve kanë qenë "sulme të armatosura kundër civilëve të paarmatosur”. Aksionin për zbatimin e rregullave për targat e makinave, ai e quajti në kundërshtim me marrëveshjet e arritura dhe kundër lëvizjes së lirë. Ndërhyrjet e forcave të policisë, të cilat ai thotë përbëhen vetëm nga shqiptarë janë provokime me potencial të madh rreziku për destabilizimin e sigurisë. Selakoviq i quan aksionet e policisë provokime që synojnë të shuajnë arritjet e dialogut. Burimi i destabilizimit janë institucionet e Kosovës, thotë ai. Ai i kujtoi Prishtinës edhe mospjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur, nismë bashkëpunimi midis Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.  

Fjalimi i Selakoviqit që zgjat rreth 18 minuta është i mbushur me ankime për atë çka po u ndodh serbëve në Kosovë. Ai nuk sheh as njeh ndonjë shenjë pozitive, asnjë zhvillim që duhet përkrahur, asnjë hap përpara, asgjë për t'u përmendur nga Kosova. Por ato i dëgjon menjëherë pas mbarimit të fjalimit, kur fjalën e merr presidentja e Kosovës. 

prof.dr.Vjosa Osmani: Kosova është transformuar 

Vjosa Osmani-Sadriu, presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, e nisi fjalimin e parë të mbajtur para Këshillit të Sigurimit, duke kujtuar se 22 vjet më parë i ka ndjekur takimet e OKB duke kërkuar shpëtim për kokën nëpër male, sepse Ushtria serbe kishte nisur sulmet kundër gjithë kosovarëve. "Unë ndodhem sot këtu për shkak të vendosmërisë, këmbënguljes dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për ta parë vendin të lirë, të pavarur dhe sovran,” tha presidentja Osmani dhe falenderoi aleatët dhe ata, që i qëndrojnë Kosovës pranë edhe sot. Ajo shprehu besimin, se Kosova do të ulet një ditë në tryezën e Këshillit të Sigurimit si anëtare me të drejta të plota e familjes së kombeve. 

Populli i Kosovës beson tek liria, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe demokracia, tek një e ardhme me mundësi më të mëdha punësimi, me barazi të plotë, gjithëpërfshirje dhe respekt ndaj të gjithëve, tha Osmani duke theksuar se "besimi i qytetarëve tek institucionet e tyre nuk ka qenë kurrë kaq i madh”. Presidentja tregon se Kosova ka rritje dyshifrore ekonomike, se investitorët gjejnë të rinj të talentuar, me njohuri të gjuhëve të huaja, me 70 përqind të popullsisë nën moshën 35 vjeçare, një vend me sistem të ulët taksash dhe infrastrukturë ligjore të përshtatshme me legjislacionin e BE, një vend me përhapje interneti prej 90 përqind dhe njohuri teknologjie. 

Presidentja Osmani thotëz, se historia e Kosovës është historia e njerëzve të saj dhe tregon për vajzat që kanë marrë medaljet e arta në Lojërat Olimpike, tregon për gratë e Krushës dhe Fahrije Hotin, për Vasfije Krasniqin dhe Saranda Bogujevcin. "Votat e dhëna në zgjedhjet e fundit krijuan një parlament ku përqindja e grave është më e madhe se sa mesatarja e BE-së.”  

Kosova është sot një vend paqedashës që ndihmon në kultivimin e paqes në gjithë botën, tha presidentja duke kujtuar se ushtarët e Kosovës që ndodhen krah trupave amerikane në misionet paqeruajtëse, tregojnë profesionalizëm të madh. Kosova bëri vend për qytetarët e Afganistanit dhe duke qenë vetë ish-refugjatë, kosovarët i kuptojnë shumë mirë vuajtjet e afganëve. 

Presidentja kërkoi që UNMIK- i krijuar si mision i përkohshëm, të mos kthehet në mision të përhershëm, por t'i jepet fund dhe paratë e tij të përdoren për qëllimet të tjera. Ajo kërkoi që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera si UNESCO, INTERPOL, OBSH. "Ne jemi pro-evropianë të pasionuar, po atë pasion e ruajmë ndaj NATO-s. Ne besojmë në një Evropë të bashkuar, si projekt politik të bazuar në vlera. Por besojmë thellësisht edhe në një botë të udhëhequr nga vlerat që mishërojnë Kombet e Bashkuara,” tha presidentja Osmani.  

UN Sicherheitsrat | Kosovo-Meeting

Gratë janë çelësi i paqes 

Përfaqësuesi i Nigerisë, kërkoi nga qeveria e Kosovës që të sigurojë pjesëmarrjen e grave në të gjitha aspektet e jetës shoqëroro- sociale. Në reformimin e programit të qeverisë së Kosovës duhet të përfshihen shtimi i përpjekjeve për sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirjen sociale. 

Përfaqësuesja e Francës, tha se tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit janë çështje të sigurisë europiane dhe i kërkoi të dy palëve që të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme në çështjet e diskutueshme. Ajo përshëndeti takimin e 30 shtatorit me Miroslav Lajcakun. Të gjitha marrëveshjet e arritura që nga viti 2011 kanë sjellë përfitime konkrete për popullsinë. Ajo tha se e ardhmja e sigurt e Serbisë dhe Kosovës ndodhet në Bashkimin Europian. BE është partneri kryesor tregtar, donator dhe në investime në të dy vendet. 

Përfaqësuesi i Indisë tha, se megjithëse takimi i fundit Prishtinë Beograd nuk ka sjellë rezultat, është i rëndësishëm që takimet të mbahen pa vendosur kushte. Të dy palët duhet të angazhohen në dialog dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të zgjidhin çështjet politike, etnike dhe çështjet e tjera. 

Sonia Farrey, përfaqësuese e Mbretërisë së Bashkuar thotë se "ne të gjithë vemë re trajektoren pozitive që ka marrë Kosova, gjë që lexohet edhe në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe raportin e Zahir Taninit”. Ajo vlerësoi mbështetjen e OKB-së sidomos në punën e misionit për kthimin e personave të zhvendosur dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore. "Ne duhet të vlerësojmë gjykimin e parë të sukseshëm të dhunës gjinore në konflikt të bërë në muajin korrik, si hap të rëndësishëm si për të mbijetuarit ashtu edhe për dënimin kombëtar të krimeve të luftës.” Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe kërkoi rishikimin e rolit të UNMIK-ut. 

Ambasadorja e Irlandës, Geraldine Byrne Nason deklaroi për mediat para fillimit të takimit, se nga takimi nuk pritet arritja e ndonjë "produkti”. Ambasadorja thekson nevojën e Kosovës dhe Serbisë për tu angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog. Ajo i bëri thirrje të dy palëve të respektojnë marrëveshjet e arritura, të mos kryejnë aksione të njëanshme dhe të mos përdorin retorikë përçarëse. Byrne Nason vlerësoi punën e UNMIK-ut për të luftuar dhunën me bazë gjinore. "Dhuna me bazë gjinore në Kosovë është rritur vit pas viti duke filluar nga 2016. Megjithëse janë bërë hapa për të luftuar dhunën, pritet ende për të bërë,” tha ambasadorja. Irlanda përshëndet rritjen e pjesëmarrjes së grave në parlament dhe në qeverisje, dhe kërkon që kjo tendencë në nivel kombëtar të kalojë edhe tek autoritetet lokale. Vetëm 11 përqind e kandidatëve për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen janë gra. "Gratë nuk kanë mbështetjen dhe burimet e duhura për të kandiduar në nivel lokal”, tha ajo. Ambasadorja e Irlandës pranë OKB vlerësoi rolin e UNMIK për mbështetjen e grupeve më të dobta shoqërore të Kosovës. 

SHBA: OKB mund të luajë rol të rëndësishëm në Kosovë edhe pa UNMIK-un 

Ambasadori Jeffrey DeLaurentis foli shkurt. Këshilltar politik në përfaqësinë amerikane pranë OKB, ai e quajti marrëveshjen e arritur për targat e makinave "hap përpara për Kosovën dhe Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Ai inkurajoi palët të zbatojnë marrëveshjen e arritur, të mos provokojnë, të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme dhe të angazhohen për të zgjetur zgjidhje për çështjet e tjera në dialogun e organizuar prej BE. "Ne vërejmë se UNMIK nuk ka luajtur rolin e duhur për zgjidhjen e tensioneve të fundit misid Kosovës dhe Serbisë, për targat e makinave. Çtensionimi i gjendjes me ndihmën e dhënë nga KFOR -i tregon se organizatat e tjera mund ta luajnë këtë rol më mirë,” tha ambasadori. DeLaurentis shtoi se ngjarjet e fundit kanë treguar se UNMIK e ka përmbushur mandatin e dhënë fillimisht. "OKB mund të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e normave dhe institucioneve demokratike. Por ky rol nuk kërkon mision paqeruajtës,” tha ai dhe kërkoi që Këshilli i Sigurimit të ndihmojë në kalimin tek një prezencë më efektive e OKB në Kosovë. 

Rusia nuk do ndryshime  

Ambasadori rus Vassily Nebenzia, foli gjatë. Ai i quajti "përralla” arritjet e treguara nga presidentja Osmani për Kosovën në paqe multietnike dhe me progres në demokraci dhe prosperitet. "Ato nuk kanë të bëjnë me realitetin,” thotë ambasadori rus, që nuk ka qenë ndonjëherë në Kosovë. Ai thotë se gjendja në Veri krijon shqetësim të madh. Ai tregoi versionin e tij të ngjarjeve në Veri të Kosovës në shtator dhe në tetor. "Hapa të tillë të bërë nga Prishtina ne i konsiderojmë të qëllimshme për të përshkallëzuar situatën, për të bërë presion mbi serbët që ata të largohen nga Kosova,” tha ambasadori që e mban këtë post që nga viti 2017. Sipas tij numri i sulmeve është dyfishuar që nga viti 2020. 

Ai iu kthye pastaj kolegëve perëndimorë që nuk japin sipas tij deklarata të ndershme për zhvillimet e fundit dhe nuk dënojnë fushatat për "Shqipërinë e Madhe” të Tiranës dhe Prishtinës. Ai e quajti problem serioz krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij ka muaj që Prishtina po minon dialogun duke përdorur taktika provokative, sepse nuk do që të krijojë komunat serbe, siç e kërkon marrëveshja e 2013. Ai i kërkoi Brukselit që të vazhdojë të luajë rolin e ndërmjetësit në dialog. "Roli i kolegëve amerikanë që kanë influencë në Prishtinë është i madh. Ne shpresojmë që Prishtina ta kuptojë se rruga e vetme për të zgjidhur problemet e Kosovës është dialogu,” tha ambasadori rus. Sipas tij zgjidhja duhet të bazohet në rezolutën 1244, të përshtatet me të drejtën ndërkombëtare dhe të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit. Prandaj, "ne kundështojmë futjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Vetëm misioni i OKB ka mandatin të përfaqësojë provincën,” tha ambasadori rus, Vassily Nebenzia. 

Po Kina çfarë thotë? Qëndrimi i Kinës ndaj Kosovës ka mbetur njësoj, thotë zëvendësambasadori kinez Geng Shuang. Kina respekton integritetin territorial të Serbisë, i kupton shqetësimet e Serbisë për Kosovën dhe i kërkon Serbisë që të gjejë një zgjidhje të pranueshme për Kosovën. "Të dy palët duhet të gjejnë zgjidhje nëpërmjet konsultimeve,” thotë ai duke shtuar se "aktivitetet e njëanshme të Kosovës e kanë shqetësuar Kinën”. 


Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell

 Kosova reagon pas deklaratës së kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ndër të tjera, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Kosovës e cilësoi si një veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.


Frankreich Straßburg | Europäisches Parlament | Josep Borrell

Në Prishtinë dhe tek një pjesë e komunitetit ndërkombëtar ngjalli reagimedeklarata e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili në thirrjen e tij për ndaljen e akteve të dhunshme në veri të Kosovës, u shpreh edhe mbi "veprimet e një anshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme”. Kjo deklaratë nga autoritetet e Prishtinës u interpretua si një kritikë e Borrellit, për aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës. Ky aksion u shoqërua nga një rezistencë e ashpër e serbëve lokalë, ku si pasojë 8 policë dhe 10 qytetarë u lënduan, pati shkrepje armësh zjarri në drejtim të policisë, u përdor gazi lotsjellës dhe u sulmuan edhe mediet që raportonin nga vendi i ngjarjes.

"Incidentet e dhunshme në veri të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin”, shkroi Josep Borrell në Twitter.

Kosovo Unruhen in Mitrovica

Trazira në Veriun e Kosovës pas aksionit kundër kontrabandës

Reagimi nga Kosova - Krimi nuk ka etni

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në reagimin e saj për aksionin e policisë kundër kontrabandës me mallra, tha se "krimi s'ka etnitet dhe se kushdo që e kundërshton aksionin e policisë është në anën e krimit të organizuar”. "Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e pakompromis. Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës. Krimi s'ka etnitet dhe duke e lidhur në mënyrë false aksionin e sotëm me grupe etnike është thellësisht e papërgjegjshme dhe do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve. Kushdo që është kundër këtij aksioni është në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të BE-së”, shkroi Presidentja Osmani.

Edhe kabineti i kryeministrit Albin Kurti tha se "luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë e shtetit sovran”. "Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s'është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran”, shkroi Luan Dalipi shef i kabinetit të kryeministrit Kurti.

Ambasada amerikane: E papranueshme dhuna ndaj autoriteteve, mediave, qytetarëve

Edhe ambasada amerikane në Prishtinë u rreshtua në anën e policisë së Kosovës dhe aksionit të tyre  kundër kontrabandës. Zëdhënësi i ambasadës, Eric Brassil, ka thënë se "ambasada amerikane e cilëson të papranueshme dhunën ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve”. "SHBA është e shqetësuar nga përgjigja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit”, tha zëdhënësi Brassil.

Kosovo Unruhen in Mitrovica

Reagim më të ashpër në drejtim të kreut të diplomacisë evropiane Josep Borrell bëri eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, e cila tha se "Borrell duhet të kritikojë shtetet, ku sundimi i ligjit nuk po implementohet”. "Ju lutemi kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk zbatohet. BE duhet të mbështesë vendet që luftojnë Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, shkroi Viola Von Cramon në Twitter.

 EU Abgeordnete Viola von Cramon-Taubadel

Viola von Cramon-Taubadel

Rohde: Jo krahasime me natën e kristaltë

Një krahasim i shefit të Listës Srpska Goran Rakiq i cili tha se në veri të Kosovës po ndodh si "Nata e kristaltë”, nxiti reagimin e menjëhershëm të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Përmes një shkrimi në Twitter, Rohde tha se "është i papranueshëm krahasimi i aksionit të policisë në veri me natën e kristaltë”. "Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me "natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. Mbroni Faktet”, shkroi ambasadori Rohde në Twitter.

Kosovo I Deutscher Botschafter Jörn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde

 

Situata në veri të Kosovës të enjten, një ditë pas aksionit të policisë kundër kontrabandimit me mallra paraqitet e qetë.  

Kosovë: Pas zgjedhjeve lokale gjysma e komunave në balotazh

 Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zgjedhjet ishin të qeta, me një pjesëmarje rreth 43%. Vetëvendosja e  Albin Kurtit, ka pësuar debakël,e cila ka garuar më" duar në xhepa"  nuk e fitojë asnjë komunë në raundin e parë, të zgjedhjeve komunale në Dardani.


Kosovo - Wahl

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë  demokratike, pa incidente dhe me një pjesëmarrje të kënaqshme. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 43 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, dolën në zgjedhje, një dalje e ngjashme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017. KQZ-ja thotë se mbi 776 mijë qytetarë votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave dhe asambletë komunale në 38 komunat e Kosovës. Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë ndërsa, 18 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 nëntor. Rezultati është ende i paqartë në dy komuna. Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që udhëheq qeverinë, në zgjedhjet e së dielës nuk arriti të fitojë pa balotazh asnjë komunë, por në disa nga to prin në rezultate.

Në bazë të rezultateve paraprake të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Lista Srpska ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës pesë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dy. Fitore që në raundin e parë janë shënuar në: Deçan (AAK), Kaçanik (PDK), Mitrovica e Jugut (PDK), Leposaviq (Lista Serbe), Lipjan (LDK), Novobërda (Lista Serbe), Peja (LDK), Shtërpca (Lista Serbe), Suhareka (AAK), Ferizaj (PDK), Zubin Potoku (Lista Serbe), Zveçani (Lista Serbe), Hani i Elezit (PDK), Graçanica (Lista Serbe), Ranillugu (Lista Serbe), Parteshi (Lista Serbe), dhe Mitrovica e Veriut (Lista Serbe), Skenderaj (PDK).

Kosovo - Wahl

Balotazhi më 14 nëntor

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitija (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV). Në një komunw në afërsi të Prishtinës Fushë Kosovë, rezultati është ende i paqartë.  Sipas ligjit për zgjedhjet lokale dhe  sistemit të aplikuar zgjedhor, postin e kryetarit të komunës e siguron në raundin e parë kandidati që merr 50 për qind plus një votë, ndërsa nëse kjo nuk arrihet, atëherë organizohet raundi i dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota.

Lista Serbe: Duam themelimin e Asociacionit

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq në një konferencë për media pas fitores së partisë së tij, u shpreh se ata "janë duke luftuar për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”. "Në qoftë se nuk fillojnë bisedimet për Asociacionin në muajin e ardhshëm, nuk do të ketë më as institucione të Kosovës ”, tha Rakiq. Dalja më e madhe e votuesve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është shënuar në katër komunat e banuara më shumicë serbe në veri të Kosovës.


Shoqëria civile: Integriteti i zgjedhjeve i parrezikuar

Koalicioni i organizatave joqeveritare, "Demokracia në Veprim", e cila vazhdimisht monitoron proceset zgjedhore në Kosovë, konstatoi se në zgjedhjet e së dielës nuk ka pasur incidente serioze, që do të mund të komprometonin integritetin apo kredibilitetit zgjedhor. Eugen Cakolli nga DnV, tha se "në zonat rurale ka pasur më shumë shkelje, qoftë të masave kundër koronavirusit, por edhe kanë parë persona që kanë qëndruar pranë qendrave të votimit. Ndërsa në pjesën veriore të vendit, procesi i votimit ka rrjedhur i qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident që do të mund ta cënonte integritetin e procesit zgjedhor”, tha Cakolli. "Karakteristikë e komunave veriore, e në veçanti e Mitrovicës së Veriut është dalja e jashtëzakonshme e qytetarëve në zgjedhje, e cila është të paktën dy fish më e lartë se mesatarja e vendit gjatë pjesës së ditës”, tha Eugen Cakolli nga demokracia në veprim.

Rreth 1.9 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote, 166 kandidatë të partive politike garuan për kryetar komunash, kurse mbi 5 mijë kandidatë të tjerë, garuan  për deputetë të kuvendeve komunale.

Kosovo - Wahl

Pjesëmarrje e vëzhguesve ndërkombëtarë

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit  2021 u vëzhguan nga rreth 25 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë. 200 vëzhgues ishin nga Bashkimi Evropian dhe ambasadat e vendeve të ndryshme në Kosovë. Mbarëvajtja e procesit u sigurua nga mbi 3 mijë e 300 pjesëtarë të policisë dhe rreth 100 prokurorë e gjykatës. Votimet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit u mbajtën në kohë pandemie, ku vendosja e maskave, distanca fizike dhe tubimet e më shumë se 50 personave mbeten në fuqi, ndonëse përgjatë gjithë fushatës njëmujore zgjedhore nuk janë respektuar nga partitë politike. 

Presidentja e Kosovës Prof.dr.Vjosa Osmani, tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët Kosovës, dhe ajo bëri thirrje për proces të qetë dhe pjesëmarrje sa më të gjerë në votime. 

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit nga analistët shihen si një sprovë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe lëvizjen Vetëvendosje, parti kjo që  doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...