Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/25

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe Novi Pazarit

 Flori Briqi

Dëbimi i Shqiptarëve në vitet 1877-1878 i referohemi  emigrimit me dhunë të popullatës shqiptare nga zonat që iu bashkëngjiten Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Malit të Zi në vitin 1878.

Këto luftëra, së bashku më Luftën Ruso-Osmane (1877-1878) përfunduan me disfatën e Perandorisë Osmane.

Si pasojë Perandoria Osmane humbi territore te gjera bazuar ne vendimet e Kongresit të Berlinit.

Në prag të konfliktit mes Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane (1876-1878), një pjesë e madhe e popullatës shqiptare banonte në Sanxhakun e Shkodrës.

Gjatë luftës malazeze-osmane pati rezistencë të fortë ndaj forcave malazeze në Podgoricë

 

dhe Shpuzë , gjë që u pasua me largimin e popullsisë shqiptare dhe sllavo-myslimane, të cilat u zhvendosën në Shkodër. Në prag të konfliktit mes Serbisë dhe Perandorisë Osmane (1876-1878), popullsia shqiptare e Sanxhakut te Nishit ishte kompakte dhe kryesisht rurale.

Ajo bashkëjetonte ne këtë zonë me popullsinë turke (një pjesë e së ciles ishte me origjinë shqiptare) dhe serbe.

Gjatë kohës së luftës, popullata shqiptare në varësi të zonës ka reaguar në mënyra të ndryshme ndaj hyrjes së forcave serbe në Sanxhakun e Nishit, duke bërë rezistencë ose ikur drejt maleve përreth dhe në Kosovën që ishte territor osman.

 Ndërsa pjesa më e madhe shqiptarëve u dëbuan nga forcat serbe, një pjesë e vogël u

lejua të qëndrojë ne tokat e veta në luginën e Jabllanicës, ku jeton edhe sot.

Serbët nga Llapi u zhvendosën në Serbi gjatë dhe pas raundit të parë së luftës në 1876, kurse refugjatët shqiptarë të ardhur pas 1878 ripopulluan fshatrat e tyre.

 Refugjatë shqiptarë gjithashtu u vendosën pranë kufirit verilindor Serbi - Perandori Osmane, në zonat e ndryshme urbane dhe mbi 30 vendbanime në anën qendrore dhe jug-lindore të Kosovës.

 Autoritetet osmane kishin vështirësi në plotësimin e nevojave të refugjatëve dhe ata ishin armiqësorë ndaj popullsisë t ë serbeve vendor kur ata kryenin hewrë pas  sulme hakmarrëse ndaj shqiptarëve. Dëbimi  i popullsisë shqiptare nga këto rajone është bërë në një mënyrë që sot do të karakterizohej si pastrim etnik. Këta refugjatë shqiptarë dhe pasardhësit e tyre u bënë të njohur si Muhaxhirë, një term i përgjithshëm për refugjatët myslimanë (huazuar nga fjala osmanisht: Muhacir dhe rrjedh nga fjala arabisht: Muhajir).

Ngjarjet e kësaj periudhe gjeneruan shfaqjen e konfliktit serbo-shqiptar dhe marrëdhëniet e tensionuara midis të dy popujve.

Toponime të tilla si Arbanashkë (sërbisht Arbanaška) dhe Gjakë (Đjake) tregojnë se prania shqiptare në rajonet e Toplicës dhe Moravës jugore (që ndodhet në veri-lindje të Kosovës bashkëkohore) daton që nga mesjeta e vonë.

 Pas luftërave Osmane-Habsburge, me nxitjen e autoriteteve osmane shqiptarët nga Shqipëria veriore dhe Kosova perëndimore bashkëkohore u vendosën nëpër troje te tjera të Kosovës dhe rajonet e Toplicës dhe Moravës.

 Këto vendojse datojnë në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të.

 Në prag të shpërthimit të raundit të dytë të konflikteve mes Serbisë dhe Perandorisë Osmane në 1877, një popullsi e madhe muslimane banonte në rrethet e Nishit, Shehirqojt (sot: Pirot), Vranjës, Leskocit(serbisht Leskovac), Prokuplës dhe Kurshumlisë. 

Pjesët rurale të luginave të Toplicës, Kosanicës, Pustarekës dhe Jabllanicës dhe zonat fqinje gjysmë-malore ishtin të banuara nga një popullsi kompakte muslimane &  shqiptare, ndërsa serbët në ato zona jetonin pranë grykë- derdhjeve të lumenjve dhe në shpatet malore. Të dy popujt banonin edhe rajone të tjera të pellgut jugor të Moravës. 

Popullsia myslimane në pjesën më të madhe të zonës përbërëhej nga shqiptarë folës të dialektit geg.

 

Kishte gjithashtu edhe turq të cilër ishin të vendosur në qendrat e ndryshme urbane. Një pjesë e turqve ishin në fakt me origjinë shqiptare.

 Muslimanët në qytetet Nish dhe Shehirqoj (sot: Pirot) ishin turqishtfolës; në Vranjë dhe Leskoc ishin turqishtfolës dhe shqipfolës; në Prokuplë dhe Kurshumli ishin shqipfolës.

 Romët myslimane ishin gjithashtu të pranishëm brenda kësaj zone dhe më gjerë.

 Ndërkohë, ka pasur edhe një numër të refugjatësh çerkezë që u vendosën në zonë nga osmanët gjatë viteve 1860, pikërisht në afërsi të kufirit të atëhershëm të rrethinave të Nishit.

 

Shifrat e popullatës

Vlerësimet për madhësinë e popullatës myslimane brenda këtyre zonave ndryshojnë sipas burimeve të ndryshme. Në studimet e tij , historiani amerikan Justin McCarthy flet për popullsinë myslimane të Sanxhakut te Nishit dhe jep një shifër prej 131,000 muslimanësh në vitin 1876, ndërsa për vitin 1882 jep një shifër prej 12,000 muslimanësh.

 Ndërsa historiani Noel Malcolm e vendos popullsinë shqiptare tek shifra 110,000 banorë.

 Historianë shqiptarë si  professor Sabit UKa i ndjerë, shkruajnë se ishin  110,000 shqiptarë , që është një vlerësim konservator i bazuar në statistikat e Austro-Hungarisë dhe japin një shifër më të lartë, rreth 200,000.

 Studiuesë të tjerë shqiptarë si professor Emin Pllana,professor  Skënder Rizaj dhe historiani turk Bilal Şimşir e vendosin numrin e refugjatëve shqiptarë nga rajoni midis 60.000 deri 70,000 mijë njerëz.

 Ndërsaetnografi kanadezo –shqiptar professor Robert Elsie e vlerëson numrin e refugjatëve shqiptarë rreth 50.000 njerëz.

Akademiku serb Jovan Cvijić vlerësonte se numri i refugjatëve shqiptarë nga Serbia ishte rreth 30.000, një shifër e mbeshtetur nga historianë serbë si professor Dušan Bataković. Ky numër u pranua nga historiografia serbe dhe mbeti padiskutueshme për gati një shekull. Mbeshtetur tek arkivat dhe dokumentet e udhëtarëve serbë, historiani Miloš Jagodić beson se numri i shqiptarëve dhe myslimanëve që u larguan nga Serbia ishte "shumë më i madh".profesor Đorđe Stefanović mbeshteste shifren prej 49,000 refugjatë shqiptarë nga të paktën 71,000 muslimanë që u larguan nga zona.

Çdo here ka pasur arsye të shumta të mbajtura nga qeveria serbe për dëbimeve.

Kryeministri serb  Jovan Ristić, dëshironte një shtet homogjen me një popullsi të besueshëm në ato rajonet. Ristić shikonte rajonet të banuar me shqiptarë si të rëndësishme strategjik dhe që përfaqësonte si një bazë të ardhmen për Serbinë dhe zgjerimi i saj në rajonet osmane të Kosovës dhe Maqedonia. Ndërsa gjenerali Kosta Protić, i cili udhëheq ushtrinë serbe gjatë luftës nuk dëshironte Serbia të ketë "Kaukazin e saj", sepse një pakicë shqiptare ishte parë si një shqetësim e mundshme të sigurisë. Mbështetje për pikëpamjet e  gjeneral Protićit për dëbimin e popullatës myslimane, duke përfshirë edhe shqiptarët, ishin shumica e oficerëve të lartë të ushtrisë serbe si  dhe vetë  princi  serb Milan.

Dëbimi I shqiptarëve nga trojet etnike

Luftimet u shpërthyen më 15 dhjetor 1877, pas një kërkese ruse për Serbinë të hyjë në konflikt.

 Ushtria serbe kaloi kufirin në dy drejtime. Objektivi i parë ishte për të kapur qytetin Nish dhe e dyta për të thyer linjat e komunikimit Nish-Sofje të forcave osmane. Pas rrethimit të Nishit, forcat serbe u drejtuan në jug-perëndim nëpër luginën e Toplicës për të parandaluar një kundërsulm nga forcat osmane. Prokupla ishte marrë në ditën e tretë të luftës dhe shqiptarët vendas u larguan nga shtëpitë e tyre në drejtim për malin Posjaçë (serbisht . Pasjača), duke i lënë kafshët dhe pronën tjetër prapa. Disa shqiptarë u kthyen dhe dorëzuan autoriteteve serbe, ndërsa të tjerët u larguan për në Kurshumli.

Avancimi i forcat serbe që shkuan për në Kurshumli erdhën mespërmes refugjatëve shqiptarë që rezistonin dhe ishin përhapur në vargjet malore përreth që refuzonin të dorëzohen. Shumë sende personale si qerret ishin shpërndarë dhe lënë prapa në pyje.

Qyteti  Kurshumlia ishte marrë shpejt pas Prokuplës, ndërsa refugjatët shqiptarë kishin arritur shpatet jugore të vargu malor i Kopaonikut.

 Forcat osmane u përpoqën të kundërsulmojnë prej luginës se Toplicës që e  lehtësonin rrethimin e Nishit, ku rajoni u shndërrua si një fushëbetejë më refugjatë të dëbuar  shqiptarë që ngelën  në malet aty pranë. Me qytetin Nish kapur në fund, refugjatët prej luginën e Toplicës nuk ishin në gjendje të kthehen në fshatrat e tyre.

 Forca të tjera serbe u drejtuan për në jug nëpër luginën e Moravës dhe shkuan për në Leskoc.(Serbisht Leskovac) .

Shumica e muslimanëvee urbane ikën, duke marrë shumicën e sendeve të tyre para se të arrinte ushtria serbe.

 Ushtria serbe gjithashtu mori qytezën Shehirqoj (Pirot) dhe turqit ikën në Kosovë, Maqedoni dhe disa tjerë ikën në drejtim për në Traki.

Forcat osmane dorëzuan qytetin e Nish më 10 janar 1878 dhe shumica e muslimanëve u nisën për në Prishtinë, Prizren, Shkup dhe Selanik…

 Forcat serbe kanë vazhduar avancimin e tyre jugperëndimore dhe hyjnë në luginat e Kosanicës, Pustarekës dhe Jabllanicës.

 Forcat serbe në luginën e Moravës vazhduan të shkojnë për Vranjë, me qëllim që të pastaj të kthyer në perëndim dhe të hyjnë në Kosovë.

 Avancimi i ushtrisë Serbe në jugperëndim ishte i ngadaltë, për shkak të terrenit kodrinor dhe shumë rezistencë nga ana e shqiptarëve vendas të cilët mbronin fshatrat e tyre dhe ishin gjithashtu të strehuar nëpër vargmalet  e afërta malore Raden (sr. Radan) dhe Majdan.

 Forcat serbe morën këto fshatra një nga një dhe shumica mbetën të zbrazura.

Refugjatë shqiptarë vazhduan të tërhiqeshin në drejtimit të Kosovës dhe Marshimi i tyre u ndalua në malet e Gallap kur  u shpall një armëpushimi u Ushtria serbe që vepronte në luginën e Moravës vazhduan për në jug në drejtim të dy kanioneve: Gërdelica (në mes të Vranjës dhe Leskocit) dhe Veternica (në jugperëndim të Gërdelicës).

 Pas marrjës së Gërdelicës forcat serbe morën Vranjen. Myslimanët vendore kishin ikur me sendet e tyre mëparshme  nga forcat serbe duke arritur në qytezën, ndërsa muslimanët rurale të tjerë kishin përjetuar tensionet me fqinjët serbë që luftuan kundër dhe përfundimisht që i dëbuan muslimanët prej atij  rajonei.Të dëbuarit  shqiptarë e mbrojtën kanionin Veternicë, para se të tërhiqeshin për në malet Gallapit. Shqiptarët që jetonin aty pranë në rajonit Masuricë nuk iu rezistuan forcave serbe, ndërsa gjenerali serb Jovan Belimarković refuzoi për të kryer urdhërat nga Beogradi për deportimin e këtyre shqiptarëve duke ofruar dorëheqjen e tij. 

Burimet historike osmane tregojnë se forcat serbe gjatë luftës shkatërruan xhamitë në Vranjë, Leskovc dhe Prokuple.

 

Pas përfundimit të luftës, Kongresi i Berlinit njohu ato fitimet territoriale dhe tokat u bë pjesë e Mbretërisë së Serbisë, i njohur si Novi Krajevi/Novi oblasti apo krahinat të reja.

 Për shkak të shpopullimit dhe konsideratat ekonomike disa numra shqiptarë u lejuan të mbeten dhe të kthehet edhe pse jo në vendbanimet e tyre të mëparshme dhe në vend ishin përcaktuar disa fshatra si tufëz të koncentruar në tre rajone: Toplicë, Masuricë dhe Jabllanicë.

 

 Nga ata, vetëm në luginën e Jabllanicës përqëndruar rreth qytezën Medvegjë kanë mbetur një numër të vogël e shqiptarëve dhe pasardhësit e tyre. Kjo ishte për shkak të një komandant vendas osmane shqiptar Shahid Pasha nga rajoni i Jabllanicës, bëri bisedime në marrëdhënie të mira me Princin Milan që garantoi praninë e tyre.

 

Disa shqiptarë të tilla si tregtarët u përpoqën të mbeten në Nish, por ikën pas ndodhjen e vrasjeve dhe më pas pronat e tyre ishin shitur në vlera të ulëta. Ndërsa në vitin 1879, disa të dëbuar  shqiptarë nga rajoni i Leskocit u ankuan në një peticion që pronat e tyre dhe ndërtesa myslimane ishin shkatërruar për të parandaluar rikthimin e tyre. Vetëm një popullsi tjetër  muslimane ishte lejuar të mbetet dhe ato ishin romët musliman që në vitin 1910 numëruan 14,335 në tërë Serbi me 6,089 që ndodheshin në Vranjë.  Shumica e shqiptarëve të mbetur u detyruan të largohen në vitet e mëvonshme për Perandorisë Osmane dhe Kosovës në veçanti.

 Serbët nga krahina e Llapit  u zhvendosen në Serbi, gjatë dhe pas luftës së vitit 1876 dhe refugjatët hyrës që ishin pothuaj  shqiptar (muhaxhirë) ripopulluan fshatrat e tyre….

Përveç krahinës së Llapit, numrat konsiderueshme të refugjatëve shqiptarë ishin zhvendosur në pjesë të tjera e Kosovës veriore pranë kufirit osmano-serb të rinjë. Ndonëse shumica e refugjatëve shqiptarë ishin zhvendosur mbi 30 vendbanimet e mëdha rurale në Kosovën qendrore dhe juglindore.

 Shumë refugjatë ishin shpërndarë dhe të zhvendosur në qendrat urbane që rriti popullsinë e tyre të konsiderueshme.

 Diplomatët perëndimor raportuan në vitin 1878 se numrit I familjeve refugjate në Maqedoni ishin 60,000 familje, me 60.000 deri 70,000 refugjatë nga Serbia të shpërndara brenda vilajetit të Kosovës.

 

 Guvernatori osman i vilajetit të Kosovës, vlerësoi në vitin 1881 se numri i refugjatëve ishte  rreth 65.000 me disa zhvendosur në sanxhaqe e Shkupit dhe Novi Pazarit.

Numri i refugjatëve shqiptarë që  ishin zhvendosur ishin edhe  në pjesë të tjera të Perandorisë Osmane, si rajonin Samsun të Detit të Zi.

 

 Tensionet brenda Kosovës ndërmjet refugjatëve shqiptarë dhe shqiptarëve vendor  u ngrit mbi burimet, si Perandoria Osmane e kishte të vështirë për të akomoduar nevojat e tyre dhe kushteve të jetesës. Këta refugjatë u bëneë  gjithashtu një grup i fortë i opozitës për qeverisjen nga Sulltani.

Tensionet në formën e sulmeve hakmarrëse u ngrit nga refugjatët shqiptarë të ardhur mbi serbët vendas të Kosovës që kontribuan në fillimet e konfliktit të vazhdueshëm serbo-shqiptare në dekadat e ardhshme.

 Dëbimet e pastajme  shkaktuan  shfaqjen e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), si një reagim për të parandaluar territore të tjera me popullsi shqiptare nga dhënja Serbisë dhe Mali të Zi.

 Në mes të këtyre ngjarjeve, gjatë pranverës/verës 1879, bastisjet e shumta të dhunshme dhe grabitqare janë kryer në Serbi nga grupet e refugjatëve shqiptarë në ish-tokat e banimit, nganjëherë me pranimin e autoriteteve osmane.

 Në pasojat e luftës dhe dëbimeve, presioni diplomatik britanike për disa kohë ishte aplikuar mbi Serbinë për të lejuar refugjatët shqiptarë për të shkuar dhe për t'u kthyer në shtëpitë e tyre, por më vonë presioni diplomatik u ulë.

 Perandoria Osmane ishte vakët për rikthimin e refugjatëve në Serbi, sepse refugjatët ishin parë si integral në forcimin demografikisht elementin mysliman në territoret e saj të mbetura si vilajetit të Kosovës ende nën sovranitetin osmane.

 

Në prill 1878, konsulli austro-hungarez Jelinek, raportoi se refugjatët myslimanë erdhën në Kosovë osmane, me ndodhitë tifoide dhe disa refugjatë ishin zhvendosur tronditës në rajonet të Prizrenit dhe Gjakovës se në të gjitha kanë kontribuar në gjendjen e tyre të mjerueshme. 

Jelinek gjithashtu vërejti armiqësinë e refugjatëve shqiptar mbi serbët e Kosovës dhe aktet e kryera të dhunës kundër tyre. 

Në pjesën e dytë të vitit 1878 rezidenti britanik në Beograd Gerald Francis Gould ishte ankuar Zotit Salisbury për dëbimeve dhe raportoi se "banorët paqësore dhe të zellshëm" e "luginave të Toplicës dhe Vranjës u dëbuan pa mëshirë me radhë prej pronat e tyre nga serbët".

Gould gjithashtu vërejti se refugjatët u "enden rreth në një gjendje të uritur" dhe ai ishte instrumental për disa kohë të aplikonte presion britanik diplomatike mbi Serbisë për të lejuar refugjatët të kthehen prap në shtëpitë e tyre.

 Ndërsa nënkonsulli i Rusisë në vilajetit të Kosovës Ivan Yastrebov këshilloi guvernatorin vendor osman Nazif Pasha për të parandaluar kthimin e refugjatëve në Serbi, sepse prania e tyre brenda zonës së Kosovës do të përforconte elementin vendore musliman.

Josif H. Kostić, një drejtor i shkollës nga Leskoci dëshmoi ikjen e refugjatëve gjatë dimrit 1877 dhe vërejti se shumë prej tyre ishin larguar nga shtëpitë e tyre me veshje të varfër dhe që nga "gryka e Gërdelicës dhe larg deri Vranjë dhe Kumanovë, ju mund të shihni kufoma e braktisur e fëmijëve, si dhe pleq të ngrirë deri në vdekje". Ndërsa gazetari Manojlo Đjorđjević argumentonte për pajtimin paqësor me shqiptarët dhe dënoi politikat e ndërmarra nga shteti serb.

 Në vitet e mëvonshme kishte pikëpamjet retrospective  në lidhje me këto ngjarje.

Para luftërave ballkanike, udhëheqësi i komunitetit serb të Kosovës Janjićije Popoviq tha se luftërat e viteve 1876-1878 kishin  "trefishuar" urrejtjen e turqve dhe shqiptarëve, sidomos të popullatës refugjatëve ndaj serbëve me kryerjen e akteve të dhunës ndaj tyre. Profesor serb nga Beogradi  Živojin Perić deklaroi në vitin 1900 se trajtimi pajtuese ndaj shqiptarëve nga shteti Serbe për të lejuar të mbeten në tokat të tyre mund të kishte parandaluar armiqësi të tillë dhe ndoshta fituar simpatitë shqiptare. Ndërsa studiuesi Jovan Haxhi Vasiljević theksoi në 1909 se motivimi i përgjithshëm për dëbimin ishte për të "krijuar një komb të pastër serb" përmes "spastrimit" rajonet prej popull që nuk ishin krishterë.

Këto ngjarje në vitet e mëvonshme do të shërbejë gjithashtu si një zgjidhje të mundshme të Serbisë ndaj çështjes shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni për individët, si Vaso Čubrilović, i cili mbronte masa të ngjashme për shkak të suksesit të tyre.

 Rajonet zbrazur prej popullsisë shqiptarë u ripopulluan shpejt nga serbët nga Serbia qendrore dhe Serbia  lindore dhe disa malazezë të cilët u vendosën përgjatë kufirit me Kosovën.

 

 Sot, pasardhësit e këtyre refugjatëve shqiptarë (Muhaxhirë) përbëjnë një pjesë të popullatës shqiptare të Kosovës dhe ata janë një nëngrup aktive dhe të fuqishme në sferat politike dhe ekonomike të Kosovës. Ata kanë krijuar edhe shoqatat vendore të cilat dëshmojnë dhe synojnë të ruajnë kulturën e tyre rajonale shqiptare të origjinës.

 Shumë mund të identifikohet me mbiemrin e tyre, që pas adetet  shqiptar shpesh është  edhe vendi i origjinës.

 Për shembull: Shulemaja nga fshati Shulemajë (sr. Šilomanja), Gjikolli nga Gjikoll (Džigolj), Pllana nga Pllanë e Madhe dhe Vogël (Velika dhe Mala Plana), Retkoceri nga Retkocer (Retkocer), 

Huruglica nga Huruglicë (Oruglica), Hergaja nga Hergajë (Rgaje), Byçmeti nga Byçmet i Epërm, Mesëm dhe Poshtëm (Donji, Gornji dhe Srednji Bučumet), Nishliu nga qyteti i Nish (Niš) dhe më tepër.

 Brenda Serbisë sot, por luftërat serbe-osmane të 1876-1878 janë përmendur në librat shkollore, dëbimi i popullsisë shqiptar i bërë prej ushtrisë serbe nuk përfshihet.

 Kështu, njohuri të studentëve serbe për ngjarjeve është i pakët që çuan marrëdhëniet e këqija në mesin e të dy popujve.

 

Sanxhaku i Pazarit të Ri ka qenë një sanxhak osman i krijuar më 1865. U riorganizua mes viteve 1880 dhe 1902.

Kontrolli i Perandorisë Osmane në këto vise mbaroi më 1912 në sajë të Luftës Ballkanike. Sanxhaku i Pazarit të Ri shtrihej me territore në veri-lindje të Malit të Zi të sotshëm dhe Serbisë Jug-perëndimore, duke përfshirë edhe disa vise të Kosovës Veriore. Krahina njihet ende si Sanxhaku ,ndërsa nga serbët si Rashka.

Për shkak të rrethanave politike është bërë shpërndarja e sanxhakut, mirëpo banorët vendas të sanxhakut këtë ndarje ende nuk e kanë pranuar.

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37,775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27,980 banorëve muslimanë

(shqiptar) dhe të 19,795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë shqiptare dhe serbe). 

 

Sanxhaku i Pazarit të Ri ka qenë një sanxhak osman i krijuar më 1865.

U riorganizua mes viteve 1880 dhe 1902. Kontrolli i Perandorisë Osmane në këto vise mbaroi më 1912 në sajë të Luftës Ballkanike.

 Sanxhaku i Pazarit të Ri shtrihej me territore në veri-lindje të Malit të Zi të sotshëm dhe Serbisë Jug-perëndimore, duke përfshirë edhe disa vise të Kosovës Veriore. Krahina njihet ende si Sanxhaku, ndërsa nga serbët si Rashka.

 

Novi Pazari u krijua dhe u zhvillua përgjatë rrugëve, të cilat para 5 shekujve kalonin nëpër këto treva. Ngritjen e shpejtë, posaçërisht gjatë shekullit XVI dhe XVII e arrin para se gjithash falë rrugëve, të cilat kalonin nëpër këtë regjion dhe rrugën e njohur të Bosnjës, e cila nga Sarajeva shkonte nëpër Foqë deri në Plevle. Mandej, rruga shkonte për Prijepole, Senicë, N. Pazar, Mitrovicë dhe tutje nëpër Kaçanik për Shkup e Selanik. Ndërsa, krahu tjetër nga Prishtina në drejtim të Nishit, Sofje e tutje drejt Pllovdivit dhe Stambollit.

Pazari i Ri është kryeqytet I Sanxhakut .  Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pas 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.

Pazari i Ri (ose Tregu i Riserbisht Нови Пазар/Novi Pazar) është qytet në Serbinë Jugore, qendra e  Sanxhakut themeluar më vitin 1456 nga Isa-beu, menjëherë pasi osmanët morën qytetin e vjetër të quajtur Ras. Kur turqit morën qytetin Ras ata ia dhanë emrin Pazar, sepse ky vendbanim ishte i njohur si vend tregtarësh. Qysh në vitin 1461 janë shënuar ardhja e tregtarëve të Venedikut.

 Për shkak se ky vend ishte i njohur edhe më herët si vend tregtarësh turqit pastaj e quajtën Yeni Pazar.

Novi Pazari u krijua dhe u zhvillua përgjatë rrugëve, të cilat para 5 shekujve kalonin nëpër këto treva. Ngritjen e shpejtë, posaçërisht gjatë shekullit XVI dhe XVII e arrin para se gjithash falë rrugëve, të cilat kalonin nëpër këtë regjion dhe rrugën e njohur të Bosnjës, e cila nga Sarajeva shkonte nëpër Foqë deri në Plevle. Mandej, rruga shkonte për Prijepole, Senicë, N. Pazar, Mitrovicë dhe tutje nëpër Kaçanik për Shkup e Selanik. Ndërsa, krahu tjetër nga Prishtina në drejtim të Nishit, Sofje e tutje drejt Pllovdivit dhe Stambollit.

Pazari i Ri është kryeqytet i  Sanxhakut . Pra, është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pas 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.

Me gjithë pasuritë e mëdha natyrore dhe vitalitetit të popullsisë, në trojet e banuara me shqiptarë mbretëronte një prapambeturi e theksuar ekonomike dhe kulturore. Ndryshe nga popujt tjerë të mbretërisë Jugosllave, shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë kulturore, demokratike dhe njerëzore. Shqiptarëve, jo vetëm që u mohohej shkollimi në gjuhën amtare, por atyre u bëheshin pengesa të llojllojshme për t’u shkolluar edhe në gjuhën serbe. Në vitin 1939-1940, në Kosovë, nga 37 885 nxënës të shkollave fillore, vetëm 11. 876 ishin shqiptarë, kurse në gjimnaze, numri i nxënësve ishte jo më tepër se 2% e të gjithë nxënësve. Mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën serbe e malazeze. Në këto rrethana, mbi 90% e popullsisë shqiptare ishte analfabete.

Në tërë Sanxhakun në vitin 1931, kanë ekzistuar vetëm 127 shkolla fillore katër klasëshe. Shkollat kryesisht ishin në vendbanime të mëdha, ndërsa fshatrat malore, sidomos ato të Peshterit, ishin pothuajse pa asnjë shkollë, prandaj popullata kishte mbetur fare e paarsimuar.

Në tërë Sanxhakun në këtë kohë ekzistoni vetëm katër gjimnaze katërvjeçare (gjimnazi i ulët), të cilat herë punonin e herë ishin të mbyllur. Pazari i Ri kishte vetëm një gjimnaz të ulët tetëvjeçar, edhe kjo shkollë mandej zbret në at katërvjeçar, kështu që vetëm Plevle kishte një gjimnaz tetëvjeçar në tërë Sanxhakun. Shkollat ishin me numër të vogël të nxënësve. Prindërit nuk ishin të interesuar t’i shkollojnë fëmijët e tyre. Ata rezistonin t’i dërgonin fëmijët në shkolla. Posaçërisht popullsia myslimane nuk i dërgonin vajzat në shkollë. Kjo gjë u shkonte për shtati pushtetarëve të atëhershëm. Njerëzit me ndikim, posaçërisht në Peshter edhe pas viti 1935, kanë lutur deputetin e vet që në trevat e tyre mos të hapen shkolla. Si është e mundur një gjë e tillë, do të mundohem ta shtjelloj më tutje. 

Popullata e Kosovës, e Sanxhakut dhe viseve të ndryshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ndonëse u gjind nën sundimin e pushtuesit të ri nazifashist, e përjetuan këtë si lehtësim, madje edhe si shpëtim. Bashkimi i pjesës më të madhe të tokave shqiptare me Shqipërinë, u prit me një entuziazëm të madh nga popullsia shqiptare. Këtë bashkim, edhe pse erdhi si rrjedhojë e interesave strategjike të shteteve të Boshtit, shqiptarët, të cilët kishin përjetuar dhunë e terror të paparë, e konsideronin si çlirim kombëtar. Pra, pajtimi i shumicës së shqiptarëve me situatën e re të krijuar ishte si rrjedhojë e politikës gjenocidale që kishte zbatuar Mbretëria Jugosllave, përkatësisht pushteti serb. Ky diskriminim kishte arritur deri në ato përmasa, saqë te shqiptarët ishte krijuar bindja se cilido pushtues që do të vije, nuk mund të t’ishte më i egër se ai serb. Ndonëse Lufta e Dytë botërore mund të ishte një fat historik për mundësinë e bashkimit të Shqipërisë Etnike e të kombin shqiptar, sepse shpërbëu Jugosllavinë versajase, aleatët nazifashist: Italia, Gjermani dhe Bullgaria e ndanë Shqipërinë Etnike në pjesë të interesit. Komitët bullgarë e grekë dhe çetnikët serbo-malazez në viset kufitare të ShqipërisëEtnike,  skenuan vrasje e  ploja mbi individët dhe masat shqiptare. Megjithatë,  Masakra e Bihorit, në Sanxhak, për nder të "Bozhiçeve serbe", në natën e 5 dhe 6 janarit 1943 , mbetët masakra më e madhe në Ballkan gjatë Luftës së Dytë botërore.  Cetnikët serbo-malazez të mbështetur në logjistikën e ushtrisë fashiste italiane, plaçkitën dhe i kallën me zjarr 82 fshatra shqiptare e boshnjake therën, pushkatuan dhe kallën në shtëpia rreth 4.600 shqiptarë e boshnjakë dhe morën me vete 251 vajzë dhe nuse të reja dhe të gjitha i masakruan.

 Me të vranë e të therët edhe në vise të Peshterrit, të Tutinit, të Pazarit etj., numri i të masakruarëve kalonte 6.000-shin.

 Reagimi i botës ndaj kësaj masakre ishte i ngjajshëm me reagimet për pastrimet e tjera nga popullsia myslimane në teritorin e ashtuqujturës " Koritës së Ballkanit “.Por kjo nuk është e tëra ka edhe shumë analiza dhe argumenta që vertetojne spastrimet etnike të boshnjakëve të Novi Pazarit dhe rretheve me popullsi etnikisht të pastër boshnjake dikur edhe shqiptare. Lidhje e Sanxhakut me Serbinë është kujtesa për dhunën dhe gjenocidin serb mbi Sanxhakun iliro-bosnjak, sikurse qe mbeti edhe për shumicën shqiptare qe dikur jetuan në tokat stergjyshore të Sanxhakut të NIshti. 

 

 

Deri në 1912 Sanxhaku I Novipazarit  përbëhej nga kazatë : 

·         Kazaja e Novipazarit,

·         Sjenicës,

·         Kollashinit,

·         Akovës,

·         Novavaroshit

·         dhe Prepoljes.

Kazaja e Novipazarit ishte një njësi administrative ( kaza) Brenda Sanxhakut  të Novi Pazarit   që funksionoi gjatë Perandorisë Osmane   deri në 1912, me shpalljen e Pavarësë së Shqipërisë .

Kazaja e Sjenicës ishte një njësi administrative (kaza) brenda Sanxhakut  të Novi Pazarit    që funksionoi gjatë Sanxhakut  të Novi Pazarit    edhe gjatë Perandorisë Osmane   deri në 1912, me shpalljen e Pavarësë së Shqipërisë .

 

Kazaja e Akovës ishte një njësi administrative (kaza ) brenda Sanxhakut  të Novi Pazarit    që funksionoi gjatë Sanxhakut  të Novi Pazarit   

 gjatë Perandorisë Osmane   deri në 1912, me shpalljen e Pavarësë së Shqipërisë .     

etj.

Kolonizimi i trojeve shqiptare

 


                                                                   Nga Ismet Azizi

Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene gjatë sundimit të saj, si qëllim të parë dhe të fundit kishte ndërrimin e strukturën etnike në trojet shqiptare. Për të arritur këto synime dhe për të pasur mbështetje formale juridike kundrejt opinionit të huaj, ajo nxori edhe legjislacionin agraro-kolonizues. Duke shfrytëzuar “Ligjin mbi mbrojtjen e shtetit”, në hullinë e sulmeve kundër Xhemijetit autoritete serbe burgosën tipografët e gazetës “HAK” dhe më pas e ndaluan zyrtarisht gazetën, duke akuzuar se botonte informata që cenonin autoritet serbe. Sa i përket Sanxhakut, pjesa e tij e ndodhur në Mal të Zi, kishte pësuar shumë keq, në krahasim me atë të Serbisë. Masakra në Shahoviq, Pavino Pole, Vranesh dhe fshatrat përreth, ishte krimi më i madh kundër popullsisë të përkatësisë myslimane gjatë kohës së paqes në Mbretërinë SKS. Për këto rrethana të vështira, gazeta “Hak” shkruan se “shumë vëllezër shqiptar u mbuluan me tokë, ndërsa shumë të tjerë u shpërndanë andej e këndej në gjendje fare të keqe”. Në këto rrethana Bajram Curri dhe Hasan Prishtina arritën të protestojnë në shtator të viti 1924, pranë Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Në zgjedhjet e vitit 1925, Nikolla Pashiqi me dhunë detyroi myslimanët (shqiptarët e boshnjakët)  e Sanxhakut të votojnë partinë e tij Radikale. Për këtë, ai me kohë kishte përgatitur skenarin. Ejub Mushoviq, në librin e tij “Novi Pazar i Okolina” përshkruan si është zhvilluar ky skenar.

“Në prag të zgjedhjeve, në Novi Pazar, qëndroi edhe prefekti nga Çaçaku. Ai zhvilloi një aktivitet të madh parazgjedhor, vazhdoi t’i përvetësonte myslimanët për Partinë Radikale. I tuboi, bile edhe hyri nëpër xhami a dhe bisedoi me popullatën. Ishte hapur lajmi se myslimanët  duan të lidhen me Kroacinë dhe për këtë arsye u dyshuan disa persona dhe ishin penguar ta bëjnë këtë. Në ditën e zgjedhjeve, më 8 shkurt 1925, kaloi i përcjellë me terror të madh. Në prag të zgjedhjeve u gjuajt me armë për të frikësuar popullatën. Në orët e hershme të mëngjesit nga fshatrat kishin ardhur masë e madhe e fshatarëve serb, të ndarë në grupe, iu kishin bashkuar patrulluesve xhandarë, të cilët lëviznin nëpër rrugë me qëllim të frikësimit të popullatës. Pas orës 10h filloi  maltretimi i qytetarëve eminentë, mandej i atyre për të cilët mendohej se ishin kundër Partisë Radikale. Popullata filloi të largohej nga rrugët, të mbyllet në shtëpitë e tyre. Madje edhe ata të cilët ishin caktuar në vendvotimi të përcjellin zgjedhjet, i kishin lëshuar vendet e tyre dhe ishin futur brenda shtëpive të tyre. Pas orës 11h, nuk ka pasur asnjë qytetarë mysliman në rrugë. At ditë, sipas Mija Radoviqit, janë rrahur, rreth 200 myslimanë. Në zgjedhjet e zhvilluara në ato kushte fitoi Zhivko Shushiq”.

Për t’i frikësuar edhe më tepër dhe për t’i detyruar që të shpërngulen, në Pazar të Ri janë vrarë qytetarët eminentë: imam Selim Dugopolani, Emin Peçanin (Peja), Bedri beu Eminbegoviq, Vëllezërit Bajramoviq, ndërsa atentat të pasuksesshëm është kryer edhe ndaj Emin beg Nuribegoviqit.

Në fillim të viti 1924, shkatërrohet partia Demokratike, ndërsa në vitin 1926, pas vdekjes së N. Pashiqit, edhe Partia Radikale.

Pasi kishte humbur pikëmbështetjen në Novi Pazar dhe në Partinë Demokratike, mbreti Aleksandër më 6.01.1929, futi diktaturën, shkarkoi parlamentin në Beograd dhe ndaloi veprimtarinë e partive politike. Nga kjo kohë deri me vrasjen e tij në Marsej në vitin 1934, kur vritet nga atentatori bullgar, ai ishte mbështetë në ushtri dhe xhandarmëri.

Për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në këtë kohë, dr. Ali Hadri thotë: “Kur të merret parasysh pozita dhe gjendja jashtëzakonisht e vështirë e shqiptarëve në Jugosllavinë borgjeze, është plotësisht i arsyeshëm mendimi se Jugosllavia e vjetër për shqiptarët ishte burg me kuptimin e plotë të fjalës”.

Në fillim të raportiti të CIA-s për Kosovës që mban datën 7 janar 1953, jepen specifikat për shqiptarët në ish Jugosllavi: Numrin e popullsisë dhe ngjarjet e ndodhura deri në vitin 1944. Raporti saktëson se pasi që Konferenca e Londrës në vitin 1913, Kosovën  ia shkëputi Shqipërisë dhe ia dhuroi atë Serbisë, shumë patriotë kosovarë u vendosën në qytete e Shqipërisë, si: në Fushë-Krujë, në Elbasan, në Mamurras, në Myzeqe etj.

Këtu bëjnë pjesë shumë personalitete të kishës katolike dhe familjet fisnike, At Shtjefën Kurti, Mikel Shala, Gjon Bicaku shpëtuan gjallë, duke ikur në Shqipëri në vitin 1929. Në të njëjtën kohë qeveria e Shqipërisë dërgoi notë të fortë proteste në  Lidhjen e Kombeve për vrasjen e At Shtjefën Gjeçovit. Vrasja përshkruhet në librin e Dr. Vasfi Samimi, Tiranë 1943.

Kolonizimi i trojeve shqiptare ishte një proces që kishte filluar që në vitin 1912. Ai mori hov gjatë viteve ‘30, kur qëndresa e armatosur ishte më e dobët. Duke bazuar planin e kolonizimit të viseve etnike shqiptare, kolonët vendoseshin në radhë të parë në pikat strategjike të këtyre trojeve, siç ishte brezi kufitar me shtetin shqiptar. Kolonët sllavë vendoseshin gjithashtu gjatë nyejve të komunikacionit rrugor dhe hekurudhor, si dhe në luginat e fushata pjellore. Gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore, në tokat shqiptare janë vendosur rreth 15 000 familje kolonësh me rreth 75 000 frymë. Sipas disa të dhënave, gjatë periudhës 1918-1941, në viset etnike shqiptare janë ngritur 1000 koloni sllave. Si rrjedhojë e zbatimit të politikës agrare-kolonizuese, u ashpërsuan marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbo malazezëve.

Deri në fillim të vitit 1941, nga reformat agrare kolonizuese u prek rreth gjysma e tokave bujqësore dhe u godit gjysma e popullsisë fshatare shqiptare. Statistikat e marrjes së tokave të kaçakëve dhe e tokës së braktisur nga familjet shqiptare që kishin filialet agrare ishte kjo gjendje: në filialin e Mitrovicës, në të cilën bënin pjesë  këto rrethe administrative: Mitrovicë, Dezheva (Pazar të Ri) Senica, Shtavica (Tutini) Vuçitërna, Llapi, dhe Drenica, u morën tokë të kaçakëve 170, 86 ha, e tokë e lënë shkretë 4090,40 ha, tokë e punueshme 3900 ha.

Përveç këtyre, si rrjedhojë e shpronësimit të fshatarësisë shqiptare dhe e kolonizim të tokave të tyre, ndryshime të dukshme pësoi edhe struktura etnike. Më 1912 shqiptarët përbënin 90% të popullsisë, kurse në vitin 1941, përqindja e tyre ra më rreth 70 %. megjithatë, falë qëndresës së organizuar të popullit shqiptarë, nuk u arrit objektivi i Mbretërisë Jugosllave për ndryshimin rrënjësor të strukturës etnike në favor të minoritetit sllav.

Qarqet sunduese, kulturore e shkencore serbe dhe veçanërisht ideologët e krijimit të hapësirave të pastra etnike, me gjithë masat e ndërmarra ndaj shqiptarëve, nuk ishin të kënaqur me rezultatet e kolonizimit dhe të shpërnguljes së shqiptarëve në vendet tjera. Edhe përkundër të gjitha masave drastike, numri i shqiptarëve nuk u zvogëlua, por, përkundrazi, shënoi rritje në saje të natalitetit të lartë në kushtet e rënda të jetës e të punës. Prandaj, pushteti i atëhershëm vendosi që këto qëllime të vetat t’i realizojë me shpërnguljen me dhunë e terror të gjithë shqiptarëve nga trualli i Kosovës dhe territoreve rreth saj, në një anë, dhe kolonizimin sa më intensiv të serbëve në Kosovë, por edhe në Maqedoninë Perëndimore. Për këto qëllime dhe u përpiluan një varg elaboratesh dhe planesh.

Elaboratit me karakter fashizoid, me titull “Shpërngulja e shqiptarëve”(Iseljavanje Arnauta), i paraqitur në klubin Kulturor Serb më 7 mars 1937, të cilin e hartoi Dr. Vasa Çubriloviq, i parapriu një sërë veprimesh të kreut politik serb. Me këtë rast, po paraqesim dy dokumente që i paraprijnë elaboratit të Çubriloviqit dhe nënshkrimin e Konventës në mes Jugosllavisë dhe Turqisë.

Dokumenti i parë është Procesverbali i konferencës ndërministrore, e cila u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë më 20 shtator të vitit 1935, në të cilën u diskutua për dëbimin e popullatës jo-sllave nga Serbia Jugore.

Teksti i dytë paraqet projekt planin për shpërngulje, të cilin e ka hartuar komiteti i ngushtë ndërministror, që është miratuar në mbledhjen e 24 shtatorit 1935, në Beograd. Ndër konkluzionet e këtij projekti, të cilin e kanë përpiluar së bashku përfaqësuesit e pesë ministrive dhe Gjeneralshtabit dominon nevoja e miratimit urgjent të konventave dypalëshe me Turqinë dhe Shqipërinë, ndërsa në rast të problemeve me shpërnguljen e shqiptarëve në Shqipëri, është propozuar të zhvendosen nga zonat kufitare në brendësi të territorit të Jugosllavisë. Lehtësime tatimore janë paraparë për ata të cilët do të hiqnin dorë vullnetarisht nga shtetësia, ndërsa për transport pa pagesë deri në Selanik mund të llogarisnin vetëm ata të cilët pasurinë e tyre të paluajtshme ua lënë shtetit. Pothuajse të gjithë propozimet e përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm u miratuan unanimisht si masa, të cilat projekti propozon për “shpërngulje të suksesshme dhe më të shpejtë të popullsisë jo-sllave në Turqi ose Shqipëri”: Shtypjen e propagandës kundër dëbimeve që vinin nga Tirana, si dhe thirrjet sa më të shpeshta të regrutëve nga rrethet kufitare në stërvitje ushtarake dhe manovra, ndalimin e pranimit në shërbimin civil “të personave të cilët vijnë në shprehje për dëbim”, transferimi e zyrtarëve shqiptarë në pjesë të tjera të vendit, nacionalizimin e toponimeve dhe mbishkrimeve, etj. Të dy këto dokumente janë ruajtur në Arkivin e Jugosllavisë, në kuadër të Fondit të Ambasadës së Mbretërisë së Jugosllavisë në Turqi-Stamboll, Ankara (370), dosje 9, njësia arkivore 42, faqe 637-643.

Kjo vlen të analizohet mirë dhe me këtë do të duhej të merreshin ekspertë të ndryshëm të historisë dhe sociologë nga Kosova dhe Sanxhaku, sepse, në këtë kohë vjen deri te një kthesë diplomatike serbe ndaj popullsisë myslimane të Sanxhakut, të cilët ata tashmë do t’i trajtojnë si popullsi sllave të përkatësisë islame. Në një dokument thuhet: “Ligji mbi Shtetësinë e bëri të mundur për dëbimin e popullatës jo-sllave, por megjithatë ka disa vështirësi nga ana jonë. Në radhë të parë është vërejtur se është bërë një gabim, për shkak se në mesin e deklaratave për largim gjinden edhe një numër i madh i kërkesave të myslimanëve nga Sanxhaku, të cilët janë megjithatë njerëz tanë. Prandaj nuk ka arsye që ata të largohen nga vendi. Ne ia kemi tërheqë vëmendjen Ministrisë së Brendshme se deklarata të tilla në të ardhmen të popullatës sonë sllave mos të pranohen”.

Propaganda më e madhe për shpërnguljen e shqiptarëve filloi në “Klubit Kulturor Serb”, me ligjëratën e Dr. Borivoje Panjevqit, i cili, në vështrimin e tij, thekson: “Rrezik është që po shumohen shqiptarët në jug dhe në këtë drejtim ai rrezik do të jetë gjithnjë më i madh për elementin serb”. Aq larg kishte shkuar sa që rrezikun e shihte se te shqiptarët po zgjohet gjendja nacionale, dhe në vend se të asimilohet siç është dëshira e shtetit në realitet po ndodhë e kundërta, sepse fëmijët e kolonëve, në vend që t’ua mësojnë atyre gjuhën serbe, ata po e mësojnë gjuhën e tyre dhe kështu elementi sllav po asimilohet. Rreziku më i madh sipas tij qëndron se te gjithnjë e më pak po vërehet gjendja turkofile, të cilët gjuhën dhe plisin nuk e harrojnë.

Studimi që shkaktoi më së tepërmi  erupsion për të ndërmarrë aksione brutale që ka qenë ndër akuzat më të rënda kundër pushtetit që nuk “interesua” për ta asimiluar popullsinë shqiptare, është padyshim elaborati i Vasa Çubriloviqit “Shpërngulja e shqiptarëve”.

Në elaboratin e sipërpërmendur me karakter fashizoid e gjenocid, me  titull “Shpërngulja e shqiptarëve” (“Iseljavanje Arnauta”), i paraqitur në Klubin Kulturor Serbia më 7 mars 1937, të hartuar nga Dr, Vasa Çubriloviq ( 1898-1990)[1], thotë se pasi që “ndjekja e shqiptarëve me kolonizimin tonë gradual është jo efikase, mbetët që shpërngulja e tyre  të jetë sa më masive. Me këtë rast, dy vende vijnë në konsideratë dhe atë Shqipëria dhe Turqia”.

Dr. Vasa Çubrilloviqit në “Shpërngulja e shqiptarëve” për  problemin e shqiptarëve, thekson ai, nuk lindi sot, por ai ishte problem edhe në Mesjetë. Praninë e shqiptarëve Çubrilloviqi e quante “Pykë të rrezikshme”. Mprehtësinë e kësaj “pyke”, sipas tij, Qeveria serbe e kishte dobësuar qysh nga Kryengritja e Parë Serbe. Për të pasur efekt pozitiv, theksonte ai, duhet krijuar psikoza të nevojshme në këto forma: Është e njohur se masa shqiptare bie shumë vështirë nën ndikim dhe bindjet e veta i ruan me fanatizëm. Për këtë, në mes masave tjera,  kësaj radhe po përmendim atë që preferon në lidhje me ligjet, të cilat duhet shfrytëzuar deri në maksimum, në mënyrë që t’i vështirësohet jeta me anë të gjobave, burgimeve, me përdorimin e të gjitha formave të paskrupullta, të gjitha metodave policore me dënime në masë. Mandej me anë të masave sanitare, rrëzimin e mureve dhe gardhiqeve, masave në veterinari, rritjen e tatimeve etj. Shqiptari duhet të ngacmohet, duke ua prishur varret, ndalimin e martesave, duhet detyruar që fëmijët të dërgohen në shkollat, ku fyhet elementi shqiptar dhe ku nxënësve u thuhej se shqiptarët janë njerëz me bishta[2]. Nga ligjërata  e V. Çubriloviqit, “Shpërngulja e shqiptarëve”, të mbajtur në Klubin Kulturor serb më 7 mars 1937, i dëshpëruar për shkak s sipas tij  kolonizimi kishte dështuar, në elaboratin e tij përveç të tjerash  theksonte: Në rastin tonë  duhet pasur parasysh aq më parë që kemi të bëjmë me një racë të gjallë, të fuqishme dhe të pëlleshme, për të cilën  i ndjeri Cvijiq ka thënë se është raca më ekspansive në Ballkan. Gjermania  prej viti  1870 deri në vitin 1914 ka shpenzuar shumë miliarda marka që, gradualisht, duke e blerë tokën nga polakët, t’i kolonizojë trevat e veta lindore. Por pjellshmëria e nënave polake ka ngadhënjyer mbi organizimin gjerman dhe paratë gjermane. Në vitin 1928 e mori prapë Poznanjin e vet. Statistikat tona të viti 1921 dhe të viti 1931, që i përmendëm më parë, tregojnë se edhe  pjellshmëria e grave shqiptare ka ngadhënjyer mbi politikën tonë të kolonizimit.

Hajredin Hoxha, në punimin e tij në “Përparimi” thotë se politika e regjimit ishte eliminimi i shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë së vjetër. Edhe Gjoka Perina, po ashtu mbështeste pikëpamjet e Çubriloviqit karshi shqiptarëve. Ky titullar i lidhjes së Kooperativave Serbe në Sarajevë, theksonte praninë e shqiptarëve në regjionin e Sanxhakut. Sipas Perinës popullsia shqiptare në Kosovë paraqet rrezik të përhershëm, prandaj preferonte shpërnguljen ciklike brenda për brenda shtetit, sepse ndërrimi i këtillë i popullsisë nuk kërkon mjete të mëdha, ndërsa popullsia shqiptare, thotë ai, “do të humbasë në detin e gjerë sllav”.

Në Kosovë është vendosur regjimi i terrorit dhe i eksploatimit. Nëpunësit fundërrina të Mbretërisë Jugosllave u futën në Kosovë për t’u pasuruar. Gjuha shqipe është larguar nga jeta publike, ndërsa shkollat nuk u hapën. Për shkak se në alfabetin serb cirilik dhe latin, nuk ka shkronja për të gjithë tingujt e shqipes, shpesh ka ndodhur që gjatë regjistrimeve, emrat dhe mbiemrat të ndryshohen.(TITULLI I REDAKSISE).

Mr. Nezir Beqiri: Shpërngulja e popullatës shqiptare nga Sanxhaku i Nishit



Nga Prokupla, Leskovci, Nishit, Vranja, Kurshumlia dhe Piroti numri i shqiptarëve të shpërngulur drejt Kosovës, Maqedonisë, Turqisë dhe vende tjera ka qenë shumë më i madh. Gjatë vitit 1878 nëpërmjet të Selanikut një numër i emigrantëve u dërgua në Anadoll dhe Siri. Me Paqen e Shën Stefanit me 3 mars 1878 Rusia krijoi Bullgarinë e Madhe, Serbia zgjerohej në drejtim të Novi Pazarit kah Kosova me një pjesë të territorit të Sanxhakut të Prishtinës. Në tërritorin që shtrihet në mes të Kurshumlisë dhe të Prokuples nuk kishte mbetur asnjë shqiptar, sepse ishin detyruar ta lëshonin vendin dhe të shpërnguleshin në drejtim të Kosovës. Mbi 100 fshatra shqiptare në luginën e Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan nga serbët në mënyrë të pamëshirshme nga vendbanimet e tyre. Shqiptarët janë bartur poshtë e lart, duke vuajtur nga uria në vendin e egër përtej kufirit të ri serb.Shpërngulja e popullit Shqiptar nga trojet e veta stërgjyshore, ishte bërë me një dhunë sistematike nga serbët që nga 1877, si nga sanxhaku i Nishit, e nga Leskovci, Vranjë, Prokuplë, Krushevcit, Kurshumlisë e me radhë, ku gjatë një periudhe kohore shumë të gjatë bën një gjenocid serbët, dhe shpërngulën me dhunë shqiptarët nga vendbanimet e tyre Ilire Dardane, sidomos në kohën e Lidhjes së Prizrenit të vitit 1877-1878. Serbët duke shpërngulën Shqiptarët vetëm se për të arritur qëllimet e tyre ogurë zeza sllave, e bënë spastrim etnik, me represalje serbët gjithë popullin shqiptarë e larguan nga vatrat e tyre. Shqiptarët i lanë pasurit e tyre, ashtu si zogu kur len folen u bën muhaxher prej tokës vetë, që e kishin lënë dhe murën rrugën e panjohur për në mbrendësi në drejtim të Kosovës, e drejt Maqedonisë dhe Turqisë e vende tjera. Shqiptarët kurrë nuk u kthyen dot aty ku ishin, mbetën toponimet sot e asaj dite. me emrtime në gjuhën shqipe. Mbi 740 fshatra të banuar me shqiptare prej Sanxhakut të Nishit u përdjekën  nga toka e vet u shpërngulën me dhunë, të vazhdushme, sistematike në dimrin e vitit 1877 me plot acar që vdiqën fëmit e pleqt rrugës bagëti e bujqësi, e në tokat shqiptare, vendosën serb nga anët e ndryshme të Serbisë që serbët janë stacionuar fshat për fshat e gjithë pasurin e shqiptarëve e murën falas. Në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, sidomos në atë të Prokuples dhe të Kurshumlisë, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët. Në kohën e depërtimit të ushtrisë serbe në këtë rajon të gjithë shqiptarët u shpërngulën për në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe në vende të tjera. Lidhja e Prizrenit në vendimet e para në Librin e vendimeve kundërshtonte dhe protestonte për shpërnguljen e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit. Në kohën e Krizës së madh lindore 1875-1878, në Gadishullin Ballkanik u bënë ndryshime të mëdha shoqërore politike dhe etnike. Në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, sidomos në atë të Prokuples dhe të Kurshumlisë, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët. Nishi kishte rreth 2000 shtëpi shqiptare, Piroti kishte 400 shtëpi shqiptare, Leskovci kishte 1000 shtëpi shqiptare, Prokupla kishte 650 shtëpi shqiptare, Tërni  kishte 15 shtëpi shqiptare, Vranja kishte 800 shtëpi shqiptare dhe Kurshumlia me 150 shtëpi shqiptare. Rrethi i Kosanicës 5951 shqiptarë banorë. Shqiptarët nuk ishin të privilegjuar nën sundimin e të huajve. Në Kosovë janë shpërngulur më shumë se 30.000 shqiptarë. Para aneksimit të qytetit të Nishit nga Serbia, në qytet kishte 300 shtëpi me 1500 shqiptarë. Në rrethet e Bujanovcit, të Preshevës, në Kumanovë dhe vende të tjera gjenden muhaxhirë shqiptarë të ardhur nga kazaja e Pirotit dhe Nishit. Shqiptarët e kazasë së Vranjës janë shpërngulur në drejtim të Preshevës, Bujanovcit, Kumanovës, Shkupit dhe në vendet tjera në Maqedoni.

Toplica shqiptare   dhe    Sjenica

Shqiptarët nuk kishin leje të mbledhin te lashtat e tokës së tyre, të cilat korreshin nga ushtarët serbë. Shumica e muhaxhirëve shqiptarë u vendosën në Vilajetin e Kosovës, në sanxhakun e Prishtinës, sidomos në rrethinën e Vuçitërnës, të Gjilanit, të Mitrovicës, e më pak në Rrafshin e Dukagjinit. Në maj të vitit 1878 janë shpërngulur 5000 Shqiptar nga rrethina e Vranjes. Shqiptarët janë shpërngulur në kushte shumë të vështira në dimër të viteve 1877-1878, masivisht, kanë lanë shtëpitë dhe gjënë e gjallë, me fëmijë në dorë, këmbë pa ushqim, zbathur e të zhveshur. Më 24 korrik 1879, në Qarkun e Toplicës gjithë treva prej Merdari deri ke Prokupla është e zbrazur, nga shqiptarët. Shumë prej tyre janë ngrirë nga të ftoftit dhe kanë vdekur gjatë rrugës.

Shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore Ilire, ishte bër nën kërcemin e armëve e të dhunës të organizuar nga serbosllavët ishin përndjekur shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit dhe viset tjera të banuara kryesisht me shqiptar autokton, që ishin në tokat e tyre, në pasurin e vet e në shtëpit e tyre. Shqiptarëve ju mohua e drejta për të jetuar në trojet e veta, që sot e asaj dite kanë mbetur pasuria në duart e atyre serbëve që kurr nuk u ngopën me trojet e shqiptarve, që bën reprezalje të pa para deri në atë kohë ndaj popullatës shqiptare dhe shpërngulën me dhunë mbi 740 fshatra të pastërta etnike shqiptare, gjitha këto ndodhën gjatë viteve 1877-1878, dhe kështu shpërngulën, shqiptarët, si për Kosovë në brendësi të saj në Vushtri, Gjilan, Mitrovicë, në Rrafshin e Dukagjinit, dhe në Maqedoni dhe për në Turqi e vende tjera. Në Vendbanimet e shqiptarve si të Sanxhakut të Nishit, Leskovcit,Vranjës, Kurshumlisë, Novi Pazarit, Prokuplës, Toplicës, i vendosën me serb nga pashallaku i Beogradit dhe nga viset e Vojvodinës dhe viseve tjera qendrore të Serbisë. Gjinden emra të fshatrve me emërtime e toponime në gjuhën shqipe si Brestovc, Huruglica, Devqët nga fshati Devqa e Poshtme dhe e Epërme, Kostanicët nga fshati Kostanica, Lepajët nga fshati Lepaja, Pojatët nga Pojata, Reçicët nga Reçica etj. Lidhja e Prizrenit reagoi në gjitha mënyrat e mudshme, por kjo nuk mundi të ndal shpërnguljen më masive që ishte deri në ato kohra që ishin ditët më të vështira për popullin shqiptar, që kurrë nuk do të harrohen, se thonë të vjetrit po e harruat të kaluarën ajo do përsëritet përsëri, kombi shqiptar do të shiqoj drejt së ardhmës por duke mos harruar kurrë të kaluarën e tij.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...